Jump to content

Revani (Nestrami)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Revan
Διποταμιά
Fshat

Revan (greqisht: Διποταμιά/Dipotamiá) është fshat në qarkun i Kosturit, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Ρέβανη/Révani.[1]

Nga veriu Revani kufizohet me Ponçarën, nga perëndimi me Mirasin (ish Bozhigrad), nga lindje me Gërlenin dhe nga jugu me Zelengradin.

Toponimet të fshatit Revan:(Para vitit 1923)[2]

  • Alevicë/a - mal, në J.
  • Arat e Lumit - ara afër qendrës.
  • Branenicë/a - pyll e ara, në J.
  • Borroviq/i - kodër e ara, kullota, në JL.
  • Bregu i Vidhit - breg e ara, në VL.
  • Cekrovë/a - ara, në L.
  • Cingaret - ara, në V.
  • Çurnok/u – ara, në L.
  • Dushnatrap/i - ara, në L.
  • Furiqi i Shqiponjës - shkëmb ku pillte vezët shqiponja, në J.
  • Fush’ e Revanit – fushë, në VP.
  • Granopolet - fushë, në VL.
  • Gungat – ara, në J.
  • Gjeraqinë/a - kodër, në P.
  • Kamen/i - kodër, në P.
  • Karavidhe/ja - fushë e ara, në P.
  • Karoz/i - arë e krua, në J.
  • Klish e Vogël - gërmadhë kishe dhe varre, në qendër.
  • Kodër e Abdullës - kodër e ara, në L.
  • Kodër e Gjelit - kodër e ara, në V.
  • Kodër e Sime - kodër e ara, në P.
  • Koqë/a – ara, në L.
  • Koria e Bekulit - kodër me shkurre, në L.
  • Koria e Hysit - kodër me shkurre, në L.
  • Koria e Selmaniçit - pyll me dushk, në L.
  • Koria e Xhemkës - korie, në VL.
  • Koria e Zeqos - korie me lisa e lajthi, në P.
  • Koriet e Sul Kamenit - korie me lisa, etj.
  • Kroi i Bereqetit - krua, në qendër.
  • Kroi i Betallës - krua dhe një arë pranë, në P.
  • Kroi i Cafalit - krua pranë lumit, ara, në JP.
  • Kroi i Zeqo Farros – krua, në J.
  • Kroi i Kotes - krua, në V.
  • Kroi i Mullahut - krua në një faqe kodre me të njëjtin emër, në P.
  • Kroi i Pajkës - krua e arë, në P.
  • Kroi i Stankos - krua, në P.
  • Kroi i Shagut – krua, në V.
  • Kroi i Shalës - krua në një bregore, në J.
  • Kroi i Zekës - krua, në JP.
  • Kryjzet - ara, në J.
  • Lajthi e Xhanos - pyll me lajthi e ara, në J.
  • Luadh i Thatë - ara në fushë, në V.
  • Lum’ i Karavidhës - përrua, në L.
  • Lum i Math.
  • Lum i Slivanjit - lumi që ndan fshatin.
  • Lum i Vogël.
  • Llazinë - arë, në P.
  • Mejtepi - ish shkollë turke, në qendër.
  • Mezhdat e Vrenit - ara, në V.
  • Mulliri i Braho Rrodhes - mulli, në V.
  • Mulliri i Bushit – mulli, në qendër.
  • Mulliri i Demko Rrodhes – mulli, në V.
  • Mulliri i Pupes - mulli, afër qendrës.
  • Nanatumbë/a - shesh e arë, pyll në mal, në J.
  • Nënëvarre - shesh e arë, në L.
  • Përroi i Cekrovës - përrua e ara, në L.
  • Përroi i Ormanit – përrua, në P.
  • Pluk/u – ara, në V.
  • Poçinovë/a - kodër e sheshe, në P.
  • Qeramidhice/a - ara në fushë, në P. Dikur aty janë prodhuar qeramidhe.
  • Rafshtira/t - kodra të ulëta, në VL.
  • Rakickë/a - kodra me korie e ara, në P.
  • Sepet/i - kullotë, në J.
  • Stanobërdhë/a - kodër mes fushës, në V.
  • Shardhagane - vreshtë, në V.
  • Shimitër - gërmadhë kishe e kullota, në afërsi të fshatit.
  • Shinepremte – ara, në L.
  • Shollagan/i - ara në fushë, në V.
  • Shpell e Alevicës – shpellë, në mal, në J.
  • Ura - urë, në qendër.
  • Verret e Klishës - varre, në VP.
  • Vranomat - ara, në P.
  • Xhamia - ish xhami, sot grekët e kanë kthyer në kishë.
  • Xhumb/a e Shqipes – kodër, në VL. Vendasit tregojnë se në kohë të lashtë kur vëndi u pushtua nga bullgarët, këta nuk e lejuan popullin e Revanit të fliste më shqip, po vetëm bullgarisht. Populli u mërzit shumë për këtë dhe një ditë fshati vendosi të mblidhet në kuvend për të vendosur që këtej e tutje të mos flasin më bullgarisht po vetëm gjuhën e tyre shqipen. Dhe ashtu bënë. U mblodhen në kuvend te Xhumba e Shqipes dhe vendosën që këtej e tutje kush do të fliste bullgarisht do të dënohej me vdekje dhe e lanë që të nesërmen ai që do të thotë bullgarisht “mirëmëngjes”, do ta zinin e do ta vrisnin. Të nesërmen që në mëngjes lopçari i fshatit dolli e thirri: “O sello terja govendi (o fshat lëshoni lopët). U ngrit fshati dhe “o burra ta kapim” dhe e zunë dhe e shpunë e vranë te Xhumba e Shqipes. Kur e vranë paria e fshatit i tha popullit: “Këtu i thonë Xhumb e Shqipes, kush të flasë më nonjë tjetër bullgarçe, këtu të Xhumb e Shqipes e ka vëndin, pranë lopçarit”.
  • Zanog/u - ara, në V.

Familjet në fshatin Revan:(Para vitit 1923)[3]

Ametlinj, Begolli, Bekulli, Beulka, Çoçore, Faro, Gjeli, Korçarë, Liçre, Lika, Mangollinj, Manoku, Nuhre, Pasho, Pupe, Rrodhe, Xhurre, Ystre, Zypret.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Πανδέκτης: Révani - Dipotamiá
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 505-507. Treguan: 1) Emin Liçi, 73 vjeç, nga Revani i Kosturit, refugjat i vitit 1923, sot me banim në Lushnjë, Lushnjë, 5.8.1976. 2) Neim Myslym Begolli, 72 vjeç, nga Revani, refugjat i vitit 1923, sot banon në Vlorë. Vlorë, janar 1970. 3) Ali Liçi, 68 vjeç, nga Revani, refugjat i vitit 1923, sot me banim në Lushnjë. Lushnjë, 5.8.1976.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 505.