Jump to content

Gazeta Bujku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bujku
LlojiGazetë ditore
FormatiBerliner
Pronar(ë)N.Sh.P. Rilindja
BotuesiN.Sh.P. Rilindja
Themeluar18 janar 1991
SeliaPrishtinë

Gazeta "Bujku" ishte gazetë e përditshme informative në Kosovë gjatë viteve ‘90, si vazhdim i Gazetës “Rilindja”. U botua në Prishtinë. Kryeredaktor u.d. i gazetës ishte Behlul Jashari, më vonë Avni Spahiu, Binak Kelmendi etj..

Për një periudhë ishte gazeta e vetme ditore në gjuhën shqipe në Kosovë deri në fillimin e publikimit të Gazetës “Koha Ditore” më 1997.

Në fjalën e redaksisë të numrit të parë të 18 janar 1991 të titulluar “Sërish Bujku” thuhet se në numrin e parë gazeta po botohet për të mbushur “boshllëkun e madh informativ që u krijua pas ndalimit të përkohshëm të punës së RTP-së – programit në gjuhën shqipe dhe të gazetës së përditshme Rilindja. [1]

NSH e Revistave brenda Rilindjes po fillonte sërish botimin “si gazetë e përkohshme informative për probleme të fshatit.” “Bujku, prandaj, del sërish e sot si numër i jashtëzakonshëm edhe për shkak të nevojës që edhe lexuesit shqiptarë në Kosovë, në mungesë të gazetës së përditshme, të kenë informacione sa më të gjera e me kohë në gjuhën shqipe për ngjarjen që filloi të tronditë botën - fillimin e luftimeve në Gjirin Persik.[2]

Gazeta për disa vite u bë shtyllë e informimit në Kosovë nën kushtet e shtypjes nga autoritetet serbe të viteve ‘90.

  1. ^ Gazeta Bujku, 18 janar 1991, fq. 1
  2. ^ Gazeta Bujku, 18 janar 1991, fq. 1