Epoka e Re (gazetë)
![]() | |
| Lloji | Gazetë ditore |
|---|---|
| Botues | Muhamet Mavraj |
| Redaktor | Mal Qorraj |
| Autorë stafi | Drejtor: Sadik Zeqiri & Dizajni: Shkembim Krasniqi |
| Themeluar më | 1999 |
| Selia | Prishtinë |
| Uebfaqja | Official website |
Epoka e Re është një gazetë e përditshme e cila botohet në Kosovë që nga viti 1999. Mendohet se është e afërt me Partinë Demokratike të Kosovës, por si gazetë njihet për kritikat ndaj të gjitha partive politike, duke përfshirë edhe PDK-në. Themelues dhe kryeredaktor i gazetës Epoka e Re është Muhamet Mavraj, aktivist dhe ish-udhëheqës i studentëve të Universitetit të Prishtinës gjatë protestave studentore të vitit 1997.
Epoka e Re, është gazetë e rregullt ditore e cila botohet deri më sot pa ndërprerje që nga viti 1999. Drejtues - editor i kësaj gazete është Muhamet Mavraj, personalitet i njohur gjatë demonstratave studentore të 1997'ës. Epoka e Re shquhet për shkëputjen e saj nga shablloni zyrtar i kohës, në të cilin amullojnë të gjitha gazetat e tjera "të pavarura" në Kosovë. Epoka e Re, shquhet për kuadrin e saj kritik gazetaresk, i cili pikësynon arritjen e një informacioni të ri në mjedisin shqiptar dhe formësimin e audiencës kritike.
