Ymer efendi Prizreni
Ymer ef. Prizreni | |
---|---|
U lind në | 1820 |
Vdiq | qershor 12, 1887 |
Kombësia | Shqiptar |
Emrat e tjerë | Ymer Prizreni Müderris Haxhí Ymer Efendi Prizreni Müderris Ymer Prizreni Ymer Bey Prizreni |
Shtetësia | osman |
Profesioni | myderiz, hoxhë |
Organizata | Lidhja e Prizrenit |
Prind/ër | Sulejman Ali Nuhi |
Haxhi Ymer efendi Prizreni (Zgatar, 1820/21 - Ulqin, 12 qershor 1887) ka qenë hoxhë, myderriz, anëtar i tarikatit Nakshbendi, deputet i të parit parlament të Perandorisë Osmane dhe veprimtar aktiv i Lidhjes së Prizrenit.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 1820 në Zgatar të Opojës, i biri i myderrizit Sulejman Ali Nuhit, bir i një familjeje myderrizësh dhe pronarësh në viset e Zgatarit. Gjyshi i tij, myderriz Ali Nuhi, njihej si themeluesi i xhamisë së parë të Opojës në Zgatar më 10 maj 1814. Nuk dihet se kur i ati i Ymerit u zhvendos në Prizren, ku ishte pronar dyqanesh, mullinjsh dhe shërbeu si imam në Xhaminë Bajraklie. Të tre djemt e Sulejmanit, Aliu, Ymeri dhe Osmani u shkolluan.
Ymeri ndoqi shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje, më pas shkoi në Stamboll ku studjoi teologjinë dhe jurisprudencën islame. Pas studimeve punoi në medresenë e Prizrenit, ku u shqua si mbështetës i shtresave të ulëta kundrejt shtypjes së administratës osmane të kohës.
Pasi plasi Lufta Ruso-Turke, organizoi me parinë shqiptare komitetet e mbrojtjes territoriale të viseve shqiptare. Po atë vit u zgjodh deputet në Mexhlisin Osman në Stamboll dhe u anëtarësua në Komitetin i Stambollit kryesuar nga Abdyl bej Dume-Frashëri, me të cilin do të kishte lidhje gjithë jetën. Kryesoi mbledhjen e komitetit të Prizrenit në mbledhjen e janarit 1878 që në qershor të atij viti do të themelonte Lidhjen e Prizrenit.
Kur do të ndërmerrej Aksioni i Gjakovës në zgrip të shtatorit 1878, ishte pjesë e përfaqësuesve të Prizrenit kundër aksionit luftarak, sipas dokumenteve austro-hungareze.[2] Por sipas burimeve britanike dy vite më pas, ai mbahet si njeriu që qëndronte pas organizimit jo vetëm të vrasjes së Mehmet pashë Maxharrit, por edhe telegrafistit të tij para tij. Pasi ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes tetorin e 1879 autoritetet osmane e çmoshin te konsujt britanikë si gati të plotfuqishëm në vilajetin e Kosovës, dhe se kish tradhëtuar interesat e Portës.[3]
Në janar 1881 u bë kreu i qeverisjes autonome, që drejtoi lëvizjen autonomiste e cila u shtyp me forcë nga ushtritë osmane të drejtuara nga Dervish Pasha prillin e po atij viti. Prej ndjekjeve shkoi njëherë të strehohej në fisin e Krasniqes në Malësi të Gjakovës, familja iu internua në Selanik dhe më pas në Stamboll.[4] Ymer efendiu më pas u vendos në Ulqin, ku vdiq dhe gjendet dhe varri i tij.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Herzog, Christoph; Sharif, Malek; Bilmez, Bülent; Clayer, Nathalie (2016). "A PROSOPOGRAPHIC STUDY ON SOME 'ALBANIAN' DEPUTIES". The First Ottoman Experiment in Democracy (PDF) (në anglisht). Würzburg: Orient-Institut Istanbul (Max Weber Stiftung). ISBN 978-3-95650-191-3. ISSN 1863-9461. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 nëntor 2021. Marrë më 4 dhjetor 2021.
- Elsie, Robert (2012), A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht), I. B. Tauris, ISBN 978-1780764313, arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2021
- Iseni, Bashkim (2008), La question nationale en Europe du Sud-est: Genèse, émergence et développement de l'identité nationale albanaise au Kosovo et en Macédoine (në frëngjisht), Lang, Peter Bern, ISBN 978-3039113200, arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2021
- Schmidt-Neke, Michael (1987), Entstehung und Ausbau der Königsdiktatur in Albanien : 1912–1939 : Regierungsbildungen, Herrschaftsweise u. Machteliten in e. jungen Balkanstaat (në gjermanisht), vëll. 84, Münih: Oldenbourg, ISBN 9783486543216, OCLC 220454794
{{citation}}
:|archive-date=
ka nevojë për|archive-url=
(Ndihmë!); Parametri i panjohur|archiveivurl=
është injoruar (Ndihmë!); Parametri i panjohur|erişimtarihi=
është injoruar (sugjerohet|access-date=
) (Ndihmë!); Parametri i panjohur|seri=
është injoruar (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|archive-date=
(Ndihmë!)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Bilmez, Bülent; Clayer, Nathalie (2016). "A prosopographic study one some 'Albanian' deputies". The First Ottoman Experiment in Democracy (PDF) (në anglisht). Würzburg: Ergon Verlag in Kommission. fq. 170–174. ISBN 978-3-95650-191-3.
- ^ Meta, Beqir; Duka, Ferit; Verli, Marenglen (2008). Dokumente austro-hungareze për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Vëll. 1. Tiranë-Prishtinë: Albanica. fq. 285. ISBN 9789951873536.
- ^ Dauti, Daut (2012). Çështja shqiptare në diplomacinë britanike 1877-1880. Shkup-Prishtinë-Tiranë: Logos-A. fq. 133, 144. ISBN 9789989584657.
- ^ Belegu, Xhafer (1939). Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë. Tiranë: Kristo Luarasi. fq. 190–191.