Autoudha R6
Autoudha R6 (Autoudha Prishtinë-Shkup ose Autostrada Arbën Xhaferi) është autostradë me lokacion në Kosova. Është e gjatë rreth 60 km dhe është duke u ndërtuar me një buxhet prej € 600 milion. Duke formuar një pjesë të E65, autostrada e dytë e Kosovës e lidh kryeqytetin e saj Prishtina me kufirin maqedonas te Hani i Elezit, që është rreth 20 km larg kryeqytetit maqedonas Shkupi. Punimet në autostradë filluan në Korrik 2014 dhe kanë përfunduar më 29 Maj 2019.
Ndërtimi i autostradës filloi në korrik të vitit 2014. Më 31 dhjetor 2016 u hapën për qarkullim 23 kilometrat e para nga Prishtina në Babush të Muhaxherëve. Më 22 dhjetor 2017 janë hapur për qarkullim edhe 11 kilometra të tjera nga Babushi i Muhaxherëve deri në Ferizaj. Në qershor të vitit 2018 është hapur për qarkullim një pjesë tjetër nga Ferizaj në Kaçanik. Në maj të vitit 2019 u hap pjesa e fundit e autostradës nga Kaçaniku deri në Han të Elezit.