Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit (filmi)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit është një film anglo-amerikan i zhanrit fantazi i vitit 2005 me regji të Mike Newell i hedhur në treg nga Warner Bros. Pictures.
Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit | |
---|---|
Regjia nga | Mike Newell |
Shkruar nga | Steve Kloves |
Bazuar në | Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit nga J. K. Rowling |
Prodhuesi | David Heyman |
Luajnë | Daniel Radcliffe Rupert Grint Emma Watson Micheal Gambon Maggie Smith Robbie Coltrane Timothy Spall Gary Oldman Jason Isaacs Alan Rickman Ralph Fiennes Brendan Gleeson |
Kinematografia | Roger Pratt |
Montazhi | Mick Audsley |
Muzika | Patrick Doyle |
Kompanitë prodhuese | |
Shpërndarë nga | Warner Bros. Pictures |
Data e publikimit | 6 nëntor 2005 (Odeon Leicester Square) 18 nëntor 2005 (Mbretëri e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara) |
Kohëzgjatja | 157 minuta |
Shtetet | Mbretëri e Bashkuar Shtetet e Bashkuara |
Gjuha | Anglisht |
Buxheti | 150 milionë dollarë |
Fitimi | 896.9 milionë dollarë |
Ky film është i bazuar në novelën me të njëjtin titull të shkruar nga J. K. Rowling. Filmi, i cili është strumbullari i katërt i serive të Harri Poterit, është i shkruar nga Steve Kloves dhe u realizua nga David Heyman. Historia ndjek vitin e katërt të Harri Poterit në shkollën e Hoguortsit ku ai përzgjidhet nga Kupa e Zjarrit për të konkurruar në Turneun e Tri Magjistarëve.
Në film interpreton Daniel Radcliffe, në rolin e Harri Poterit, së bashku me Rupert Grint dhe Emma Watson, në rolin e dy shokëve më të ngushtë të Harryt, Ron Uizli dhe Hermionë Granxher. Është filmi pasues i Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit dhe ndiqet nga filmi i Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit.
Xhirimet nisën që në fillim të vitit 2004. Skenat e Hoguortsit janë filmuar në Leavesden Film Studios. Pesë ditë pas shfaqjes së tij filmi ka mbledhur një fitim prej mbi 102 milionë dollarë në Amerikën e Veriut, e cila është fitimprurja e tretë më e lartë për fundjavën e parë për filmat e Harri Poterit pas Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes – Pjesa 1 dhe Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes - Pjesa 2. Kupa e Zjarrit pati një fitim të jashtëzakonshëm duke fitur botërisht 896 milionë dollarë. Ai u rendit si filmi i parë më fitimprurës i vitit 2005 dhe i teti në renditjen kinematografike të të gjitha kohërave. Me ardhjen e prillit të 2017-tës, ai është filmi i gjashtë me fitimin me të madh ndër filmat e Harri Poterit dhe i 44-tërti nërenditjen botërore.
Filmi është nominuar për Academy Award si Best Art Direction dhe ka fituar çmimin BAFTA Award për Best Production Design. Kupa e Zjarrit është filmi i dytë i serive që është shfaqur në kinematë IMAX. Filmi është një nga prodhimet më të vlerësuar nga kritika, i lavdëruar për nivelin e lartë të përsosjes dhe modernizimit të personazheve të tij, skenarit, shkrimit dhe performancës së aktorëve kryesorë.
Skenari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]14-vjeçari Harri Poter sheh në ëndërr Frenk Brajs, i cili vritet pasi dëgjon pa dashje Lordin Fluronvdekje teksa diskuton planet e tij me Piter “Bishtnxehtë” Pavlerin dhe Barti Krouçin e Ri. Në Kupën e Botës në Kuidiç, hamortët i terrorizojnë spektatorët, dhe Krouçi i Ri thërret Damkën e Zezë, të njohur ndryshe si mallkimi (Morsmordre). Në Hoguorts, Albus Urtimori prezanton ish-aurorin Alastor “Mësysh” Mudin si mësuesin e ri të Mbrojtjes Kundër Arteve të Errëta. Ai gjithashtu shpall se në shkollën e tyre do të mbahet Turneu i Tre Magjistarëve.
Kampionët zgjidhen nga Kupa e Zjarrit: Sedrik Digori nga Baldoskuqi zgjidhet si përfaqësues i Hoguortsit, Viktor Krum do të përfaqësojë Institutin Durmstrang, dhe Flër Delakur do të përfaqësojë Akademinë e Magjisë Bobaton. Kupa befas zgjedh një kampion të katërt: Harrin. Urtimori nuk ia del ta nxjerrë minorenin Harri prej turneut, sepse kampionët kanë lidhur kontratë magjike, dhe rrjedhimisht Harri detyrohet të garojë, përballë rrezikut të një ndeshjeje fatale.
Për provën e parë të turneut, secili kampion duhet të rrëmbejë një vezë të artë të ruajtur nga një dragua. Harri thërret bishtin e tij të fshesës për ta marrë vezën, e cila përmban informata mbi provën e dytë. Zhvillohet Balloja e Krishtlindjes, në të cilën vajza që Harri pëlqen, Ço Çangu, shkon me Sedrikun, ndërsa Hermionë Granxheri shkon me Viktorin, gjë që e bën Ron Uezlin xheloz. Në provën e dytë, kampionët duhet të zhyten nën ujë për të shpëtuar secili gjënë më të shtrenjtë të tyre. Harri del në vend të tretë, por vendoset në vendin e dytë pas Sedrikut për vlera morale sepse shpëtoi motrën e Fler, Gabrielën, së bashku me Ronin edhe pse supozohej të shpëtonte vetëm këtë të fundit. Më pas, zyrtari i ministrisë Barti Krouç i Vjetri, gjendet i vdekur nga Harri. Në provën e tretë dhe të fundit, garuesit vendosen brenda një labirinti me mure shkurrore dhe duhet të arrijnë te Kupa e Tre Magjistarëve. Viktori, nën mallkimin Imperius, nxjerr nokaut Flërin. Pasi Harri dhe Sedriku shpëtojnë njëri-tjetrin, bien dakord ta quajnë barazim dhe e kapin Kupën së bashku. Kupa rezulton një Magjibartës që i transporton të dy në një varrezë ku Bishtnxehti dhe Fluronvdekja po presin. Bishtnxehti vret Sedrikun me mallkimin Avada Kedavra dhe më pas kryen një ritual që rimishëron Fluronvdekjen, i cili pastaj thërret dhe hamortët. Teksa Harri ndeshet me Fluronvdekjen, shkopi i tij e detyron atë të Fluronvdekjes të nxjerrë në shesh shpirtrat e njerëzve që janë vrarë me anë të tij më së fundmi, përfshirë prindërit e Harrit dhe Sedrikun. Për një kohë fare të shkurtër, Harrin e mbrojnë shpirtrat dhe ai arratiset së bashku me trupin e Sedrikut.
Menjëherë pas kthimit, Harri i thotë Urtimorit se Fluronvdekja është kthyer dhe është përgjegjës për vdekjen e Sedrikut. Mësyshi e merr Harrin me vete në zyrën e tij, kyç derën dhe i zbulon se ishte vetë ai që e kishte futur emrin e Harrit në kupë, që kishte mallkuar Viktorin dhe se ishte përgjegjës për të gjitha gjërat që kishin shkuar keq. Ai tenton të sulmojë Harrin, por Urtimori, Pitoni dhe MekGuri shpërthejnë derën, e kalamendin Mudin, dhe e detyrojnë të pijë Shurupin e së Vërtetës. Këtu del se ai nuk ishte Mësyshi i vërtetë (i cili qe burgosur në fundin e një bauleje magjike). Shurupit shumëlëngjesh të konsumuar nga Mësyshi fals i venitet efekti dhe zbulohet se ai është në fakt Barti Krouç i Ri, vartës i Fluronvdekjes.
Pak më pas, Hoguortsi, Durmstrangu dhe Bobatoni bashkohen për t’i dhënë lamtumirën Sedrikut.
Kasti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Daniel Radcliffe në rolin e Harri Poter.
- Rupert Grint në rolin e Ron Uezlit, shokut të ngushtë të Harrit.
- Emma Watson në rolin e Hermionë Granxher, shoqja tjetër e ngushtë e Harrit.
- Robbie Coltrane në rolin e Rubeus Hagridit, gjysmë-katanaja rojtar dhe mësues i Mbrojtjes për Krijesat Magjike gjithashtu i dashuruar pas Olimpia Maksimit.
- Ralph Fiennes në rolin e Fluronvdekjes, armikut numër një të Harrit që kërkon të pushtojë botën e Magjisë, gjithashtu lider i Hamortëve.
- David Tennant në rolin e Barti Krouç i Riu, një Hamort i maskuar si Alastor Mudi për të qenë përkrah Harrit.
- Michael Gambon në rolin e Albus Urtimorit, drejtorit të Hoguortsit.
- Brendan Gleeson në rolin e Alastor Mudit, mësuesi i ri i Mbrojtjes Kundër Arteve të Errëta.
- Jason Isaacs në rolin e Lusius Mallfoit, babai i Drako Mallfoit dhe një Hamort i shquar.
- Katie Leung në rolin e Ço Çangut, vajzës pas së cilës dashurohen Harri dhe Sedriku.
- Gary Oldman në rolin e Sirius Blekut, nuni i Harrit i arratisur nga Azkabani.
- Miranda Richardson në rolin e Rita Skiterit, një gazetare e Gazetës së Profetit.
- Alan Rickman në rolin e Severus Pitonit, mësuesit të Shurupeve dhe mësuesit kujdestar të Gjarpërblertit.
- Maggie Smith në rolin e Minerva MekGurit, mësueses së lëndës se Shndërrimit dhe mësueses kujdestare të Grifartit.
- Timothy Spall në rolin e Piter Petigru, shërbëtor i Fluronvdekjes, ai që tradhëtoi Poterët.
- Frances de la Tour në rolin e Olimpia Maksimit, drejtoreshës së Akademisë së Bobatonit, gjithashtu gruaja pas së cilës është dashuruar Hagridi.
- Bonnie Wright në rolin e Xhini Uezlit, motra e Ronit, pjesëtarja më e vogël e familjes Uizli.
- Roger Lloyd-Pack në rolin e Barti Krouçit,organizatorit të Turneut të Tri Magjistarëve.
- Robert Pattinson në rolin e Sedrik Digëroit (kampioni i Hoguortsit).
- Stanislav Ianevski në rolin e Viktor Kramit (kampioni i Durmstrangut).
- Clémence Poésy në rolin e Flër Delakurit (kampione e Bobatonit).
Prodhimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rregjisori britanik Mike Newell ishte zgjedhur për të drejtuar filmin pasi regjisori i Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit Alfonso Cuarón shpalli se ai do të udhëhiqte vetëm një film nga filmat e Harry Potter. Në një deklaratë shpjeguese të ndërrimit të rregjisorëve, producenti i serive David Heyman tha:
Kur Alfonso mori vendimin të fokusohej ta përmbyllte punën e tij me Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit, u përballëm me një kërkesë të vështirë për të gjetur një rregjisor që t’u bënte ballë sfidave të Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit dhe të ndiqte hapat e Chris Columbus dhe Alfonso Cuarónit. Trajta e pasur dhe diversiteti i punës së Mike e tregojnë atë si zgjedhja perfekte. Ai ka punuar me fëmijët, i bën të qeshin dhe na mban të ulur në cepat e karrigeve tona. Është i mrekullueshëm me aktorët dhe i mbush të gjithë përsonazhet, të gjithë filmat e tij, me një humanizëm të madh. Jam i emocionuar.
Fotografimi parësor për Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit nisi në 4 Maj të 2004-ës. Skenat që përfshijnë aktorët kryesorë të filmit filluan të xhirohen më 25 qershor të 2004-ës në studiot Leavesden të Anglisë.
Steve Kloves, shkrimtari i filmave të mëparshëm, u rikthye për Kupën e Zjarrit. Duke përshtatur librin me 734 faqe në një film me metrazh të gjatë, Kloves komentoi se “ne gjithmonë menduam se do të ishin dy filma, por nuk arritëm të gjenim një mënyrë si ta ndanim atë me dy pjesë. Kështu që do të jetë një përvojë e ndryshme nga libri.
Sheshxhirimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filmimi në një liqen të vërtetë do të kishte qenë shumë i ftohtë dhe jo praktik. Ne u munduam të përdornim një teknikë ku aktori qëndron pezull në ajër dhe i fryhet erë për të dhënë iluzionin se është nën ujë por flokët nuk valëzonin në mënyrë të bindshme.
—Heyman, për skenat nën ujë.
Ashtu si edhe në xhirimet e mëparshme, Stuart Craig mundësoi artin dhe Stephenie McMillan dizajnin e sheshxhirimit. Për filmin e ri do të kishte shumë sheshxhirime të reja dhe transformime të atyre të vjetra të krijuara më parë. McMillan ishte tepër entuziaste rreth ri-dizenjimit të Sallës së Madhe për skenat që do të përfshinin Mbrëmjen e Vallëzimit të Krishlindjeve. “Fillimisht menduam për perde të argjendta, mbulesa tavolinash të argjendta dhe një pistë vallëzimi prej akulli,” tha McMillan, “ por kjo u zgjat e u stërzgjat.” Rrobaqepësi i perdeve propozoi: “Pse të mos i ngjisim copat në mur?” Çdo sfidë e Turneut të Tri Magjistarëve kërkonte një sheshxhirim masiv. Një shesh shkëmbinjsh për sfidën e parë, ku Harry përballet me Bishtbririn Hungarez, u xhirua me dy pjesë në Studion Leavesden. Craigu e quajti atë “si një nga sheshxhirimet më gjigande që kemi ndërtuar ndonjëherë për ndonjë nga filmat”. Për sfidën e dytë, që përfshinte pjesën e filmuar nën ujë, skuadra e filmit dizenjoi dhe ndërtoi një rezervuar me ekran blu të mbushur me rreth 2.3 milionë litra ujë. Sa për sfidën finale, e cila u zhvillua në labirinth, muret e së cilës varionin nga 6 deri në 12 metra, u realizua e u përmirësua me imazherinë kompjuterike.
Muzika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]John Williams, i cili ka punuar edhe me tre filmat e parë të Harry Potter, nuk mundi të kthehej për të katërtin për shkak të një axhende të ngarkuar të vitit 2005. Patrikck Doyle, i cili kishte punuar me Nevell në Into the West dhe Doni Brasko, e zëvendësoi atë si kompozitor. Kërkesa fillestare ishte që Doyle të punonte me materialin e Williams por vetëm “Kolona zanore e Heduigut”, lajtmotivi kryesor i serive, mbeti nga kompozimet e mëparshme. Solisti i grupit muzikor Pulp, këngëtari Jarvis Cocker, ishte një nga muzikantët e ftuar prej Doyle, me të cilin ai kishte punuar në kolonën zanore të Great Expectations, për të shkruar një këngë për një grup roku magjistarësh. Pasi Doyle zgjodhi kompozicionin e Cocker, ai dhe muzikantë të tjerë britanikë si Jonny Greenwood dhe Phil Selway të Radiohead u përzgjodhën për të luajtur rolin e pjesëtarëve të bandës si dhe për të performuar këngët për kolonën zanore të filmit.
Ndryshimet e librit nga filmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duke qenë se novela Kupa e Zjarrit ishte sa dyfishi i “I burgosuri i Azkabanit”, skenaristët dhe producentët shkurtuan disa pjesë dhe koncepte të caktuara për të bërë kalimin nga libri në skenë. Rregjisori Majk Nevell e përshkroi problemin si “ngjeshja e një libri të madh në boshtin e një filmi”. Kjo gjë u arrit duke vënë mënjanë të gjitha pjesët e novelës të cilat nuk lidheshin drejtëpërdrejtë me Harryn dhe udhëtimin e tij.
Kupa e Zjarrit është filmi i parë i përshtatur që nuk fillon me Privet Drajvin; pas sekuencës hyrëse, Harri zgjohet tek Strofka mëngjesin e Kupës së Botës në Kuidiç. Luajtja e ndeshjes në Kupën Botërore të Kuidiçit është hequr për arsye minutazhi, duke lënë një kalim tepër drastik në kohë, e cila për disa kritikë u konsiderua e shëmtuar ose “e nxituar”. Sipas librit, Harri dhe shumë nga Uezlit bëjnë tifo për Irlandën, ndërsa në film Harry dhe Roni bëjnë tifozllëk për Bullgarinë. Gjithsesi, ata e duan Viktor Kramin nga Bullgaria.
Skena të tjera janë shkurtuar dhe shkrirë së bashku për të përfshirë vetëm detajet më kryesore të skenarit: gjyqi i tre Hamortëve që Harri ndjek në mendimore është përmbledhur në një sekuencë të vetme; perzonazhet e Bill Uezlit, Çarli Uezlit, Ludo Bagmanit, Uinkit, Narcisa Malfoit dhe Berta Xhorkinsit mungojnë, njësoj si edhe Dobi, i cili supozohej të ndihmonte Harryn të gjente frymalgën për sfidën e dytë. Në fakt kjo skenë u ndryshua që të përfshinte Nevill Longbotomin. Nuk ka një skenë treni në fund kur Rita Skiter del se është një animagus e paregjistruar. Nuk shihet fare që Harri të japë apo të marrë 1000 galeonë në fitoren e çmimit të tij. Të gjitha pjesët e Sirius Bllekut janë shkrirë në një bisedë të vetme në zjarrin e oxhakut. Skena në të cilën Krouçi i Riu futet sërish në Azkaban është ndryshe nga e librit, në të cilin atij i jepet puthja nga një marrosës i thirrur nga Gjelsheqeri. Gjithashtu nuk ka asnjë bisedë në të cilën Gjelsheqeri refuzon të besojë se Fluronvdekja është rikthyer por kjo shpjegohet në filmin tjetër.
Shpërndarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Marketingu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pamjet e para ekskluzive të filmit u shfaqën në ABC gjatë një premiere televizive të Harry Potter dhe Dhoma e Të Fshehtave në 7 Maj 2005. Reklama e parë e filmit u transmetua online në 8 Maj 2005. Reklama ndërkombëtare u shfaq online në 23 Gusht 2005. Videoloja, e dizenjuar nga EA UK, u lëshua me 8 Nëntor 2005. Mattel lëshoi një linjë figurines dhe artefaktesh te bazuara te filmi. Ndër këto ishte dhe botimi i parë i Harry Potter “Scene It?” që përmban mbi 1000 pyetje rreth katër filmave.
Vlerësimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kupa e Zjarrtë ishte filmi i parë i serisë që u konsiderua PG-13 nga MPAA për "skena dhune fantazie dhe imazhe të frikshme", M nga ACB dhe 12A nga BBFC për temat e zymta, dhunën, kërcënimet dhe imazhet e frikshme.
Proçesi gjyqësor me motrat Wyrd
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Warner Bros. kërkoi leje nga një grup folku kanadez të quajtur “Wyrd Sisters” për të përdorur emrin “The Weird Sisters” për bandën e në Kupën e Zjarrit. Kur marrëveshja nuk u arrit, banda Kanadeze paraqiti një padi prej 49 milion dollarësh amerikanë kunder Warner Bros., shpërndarësit të filmit në Amerikën e Veriut, si dhe pjesëtarëve të bandës në film (pjesëtarë të bandave Radiohead dhe Pulp, ndër të tjerë) për keqpërdorimin e emrit të grupit të tyre. (Në një skenë të fshirë, ata prezantohen thjesht si "banda që nuk ka nevojë për prezantim"). Banda kanadeze gjithashtu solli një vendim gjyqësor për të ndaluar nxjerrjen e filmit në shtetin e saj sepse përmbante një performancë nga banda e trilluar me të njëjtin emër. Një gjykatës në Ontario e hodhi poshtë këtë veprim, dhe për të shmangur debate të mëtejshme, Warner Bros. e lanë bandën pa emër në film dhe në shumë produkte të lidhura me të. Megjithatë, grupi nga Winnipeg e vazhdoi ta ndiqte padinë; vokalistja Kim Baryluk deklaroi se "përdoruesit do të arrjnë në përfundimin se banda e vogël dhe më pak e njohur kanadeze po përpiqet të përdorë famën e Harri Poterit duke kopjuar emrin e bandës, kur në fakt është e kundërta." Vendimi gjyqësor u hodh poshtë dhe banda u urdhërua të paguante shpenzimet. Që prej marsit 2010, padia u mbyll me detaje që nuk dihen.
Shfaqja në kinema
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kupa e Zjarrit është filmi i dytë nga seritë e Harry Potter që iu dha mundësia të shfaqet njëkohësisht në teatret tradicionale dhe IMAX. I dubluar si "Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit: Eksperienca e IMAX-it", filmi u perfeksionua dixhitalisht për IMAX-in nga forma e tij 35mm për të marrë pjesë në një “ strategji fuqizuesë komerciale” në bashkëpunim midis IMAX dhe Warner Bros. Pictures.
Filmi u shfaq në shumicën e vendeve brenda një përiudhe 2-javore duke filluar nga 18 nëntori i 2005 në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, me një shfaqje në Australi në 1 dhjetor të 2005. Në Shtetet e Bashkuara, filmi u shfaq në një maksimum prej 3,858 kinemash duke përfshirë shumë ekrane IMAX-i.
Premiera botërore e filmit u mbajt në Londër, Angli në 6 nëntor të 2005. Një nga veçoritë e premierës ishte një bishtbri hungarez zjarrlëshues animatronik. Dragoi 12 metra i gjatë, i përdorur në skenat ku Hagridi dërgon Harryn në pyll një natë përpara sfidës së parë, ishte dizenjuar dhe ndërtuar nga mbikëqyrësi i efekteve speciale të filmit John Richardson dhe mbikëqyrësi i efekteve të krijesave dhe trukimit Nick Dudman.
Videoteka
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filmi u hodh në DVD në Amerikën e Veriut në 7 mars 2006. Ka qenë i disponueshëm në versione me një dhe dy disqe, si dhe pjesë e një seti me 8 disqe që përfshinte të katër filmat e bërë deri në këtë periudhë. Së bashku me disqet vinin si shtesë dhe tre lojëra ndërvepruese si dhe shtatë xhirime të prapaskenave. Filmi gjithashtu u hodh edhe në formatin UMD për PSP.
Në ditën e parë të tij të lëshimit në Amerikën e Veriut, u shitën mbi 5 milionë kopje, duke regjistruar shitjen më të lartë për ditën e parë. Brenda javës së parë u shitën në total mbi 9 milionë copë të versioneve widescreen dhe full-screen DVD.
Edicioni i Mbretërisë së Bashkuar u nxor në DVD në 20 mars 2006 dhe u bë DVD-ja e shitur më shpejt që mund të kishte pasur ndonjëherë Anglia, duke shitur 6 kopje për sekondë në ditën e parë të lëshimit. Sipas Official Charts Company, si DVD u shitën plot 1.4 milionë kopje vetëm në javën e parë. Është gjithashtu i disponueshëm edhe në një edicion me 2 disqe me veçori speciale të ngjashme me edicionin me 2 disqe të Amerikës së Veriut. Aktualisht, DVD-ja mban rekordin botëror të Guinesë për DVD-në me shitjet më të shpejta të të gjithë kohërave. Kjo arritje është shtuar në edicionin e vitit 2007 të librit të Rekordeve Botërore të Guinesë, i cili përfshin një foto të çmimit që i jepet Dan Radcliffe në setin e Urdhrit të Feniksit në prill të 2006 në Leavesden Film Studios.
Në SHBA, 5 filmat e parë të Harry Poterit u hodhën në HD DVD dhe në disqe Blu-ray në 11 dhjetor 2007. Filmi i katërt ka qenë i mundur në kuti setesh të panumërta që mbanin dhe filma të tjerë të serisë, duke përfshirë “Harry Potter: Koleksioni i plotë i tetë filmave” dhe “Harry Potter: Koleksioni i magjistarit”. Edicioni i plotë i Kupës së Zjarrit u hodh në 19 tetor 2010, së bashku me filmime të prapaskenave, reklama, skena shtesë dhe një film special me metrazh të gjatë të quajtur “Krijimi i Botës së Harri Poterit Pjesa 4: Tingujt dhe Muzika”. Pavarësisht se nuk u përfshi në Edicionin final, një version i zgjatur është shfaqur gjatë transmetimeve televizive me një metrazh prej 167 minutash.
Reagimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Suksesi Financiar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas një dite hapëse ku arriti shifrën 40 milion dollarë në kinematë amerikane dhe pasi qëndroi në vend të parë për 3 javë, Kupa e Zjarrit shijoi një shfaqje të suksesshme në kinema për 20 javë që përfundoi në 6 prill 2006. Filmi vendosi shumë rekorde duke përfshirë atë për filmi me më tepër fitime në fundjavën e premierës së tij jo në maj në SHBA dhe arriti 14.9 milionë paund në premierën e tij në Britaninë e Madhe, një rekord që është thyer së fundmi prej filmit të James Bond, Quantum of Solace, që arriti shifrën 15.4 milionë paund. Kupa e Zjarrit arriti 102.7 milionë dollarë në fundjavën e premierës së saj në kinematë amerikane duke vendosur kështu një tjetër rekord në fitimet e premierave të serisë dhe gjithashtu arriti të ishte filmi me fitimet më të larta që debutoi në nëntor, shifër që më pas u kalua nga Saga e Muzgut: Hëna e Re në 2009. Shiti thuajse aq bileta sa dhe Harry Potter dhe Guri Filozofal në fundjavën e premierës së tij për publikun. Ky rekord u kalua nga Harry Potter dhe Dhuratat e vdekjes – Pjesa e parë në 2010, që arriti shifrën 125 milionë dollarë dhe më pas nga Harry Poter dhe Dhuratat e vdekjes – Pjesa e dytë më 169.1 milionë dollarë. Premiera e Kupës së Zjarrit shënoi filmin e katërt në histori që arrinte 100 milionë dollarë në fundjavën e premierës së tij dhe sipas korrikut 2011 qëndron në vend të shtatëmbëdhjetë në renditjen e filmave me më tepër fitime në fundjavën e premierës së tyre. Në Mainland të Kinës filmi arriti të grumbullonte 93 milionë juan.
Kupa e Zjarrit fitoi thuajse 897 milionë dollarë amerikanë në mbarë botën duke u bërë kështu filmi me më tepër fitime i vitit 2005. Vetëm në kinematë IMAX filmi arriti një total prej 20,033,758 dollarësh amerikanë në mbarë botën me një mesatare prej 188,998 për çdo dhënie të filmit duke vendosur kështu një rekord dhe duke shënuar një moment historik për realizimet 2-D dixhitale IMAX.
Në janar 2006, Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit tejkaloi fitimet e Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave për t’u shndërruar në filmin e tetë me më tepër fitime në atë kohë dhe të dytin në serinë e Harry Potter pas Harry Potter dhe Guri Filozofal. Sipas korrikut 2011 është i gjashti për sa u përket fitimeve në serinë Harry Potter pas Harry Potter dhe Guri Filozofal, Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit, Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier, Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes – Pjesa e parë dhe Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes – Pjesa e dytë.
Filmi qëndron i treti në renditjen amerikane të vitit 2005 pas Lufta e Yjeve: Episodi 3 – Hakmarrja e Sith dhe Kronikat e Narnias: Luani, shtriga dhe gardëroba edhe pse që të dy këta filma qëndrojnë poshtë Kupës së Zjarrit në rang botëror.
Vlerësimet e kritikëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit u përgëzua shumë nga kritika. Në Rotten Tomatoes filmi ka një vlerësim 88% bazuar mbi 246 kritika, me një vlerësim mesatar rreth 7.5/10. Konsensusi kritik i faqes thotë “Personazhet kryesore janë të arrirë dhe krijuesit e filmit janë po ashtu duke u përmiresuar në artin e tyre; efektet speciale vibrante dhe performancat e sigurt çojnë në atë që tashmë është filmi më kompleks prej filmave të Harry Potter."
Bazuar në 35 kritika, filmi mori 81 pikë nga 100 në Metacritic, që nënkupton "i lavdëruar universalisht". Sipas CinemaScore audienca i dha filmit një notë mesatare A në sistemin A+ - F. Gazeta New York Daily News e përgëzoi filmin si për tonin e tij humoristik po ashtu dhe për atë të zymtë. Aktorët e rinj u përgëzuan pasi demonstruan “një spektër të gjerë emocional”, në veçanti Daniel Radcliffe, varieteti i të cilit u përshkrua si “Një performancë plot ngjyra”. Të tjerë që u përgëzuan ishin Brendan Gleeson në rolin e tij të Alastor Mudit me një performancë “plot jetë”, skenat e Miranda Richardson si Rita Skiter të cilat u quajtën “të mrekullueshme” dhe portreti i Fluronvdekjes i luajtur nga Ralph Fiennes i cili u përshkrua si “i ligu sublim”.
Ajo që u bëri përshtypje shumë kritikëve ndër të tjerë ishte pjekuria e Harrit, Ronit dhe Hermionës. Ndërsa personazhet kryesorë ishin portretizuar si fëmijë në filmat e mëparshëm, “ata tashmë janë bërë adoleshentë” (në Kupën e Zjarrit) sipas një vlerësuesi të USA Today. Desson Thomson i Washington Post e quajti filmin “me shumë gjasë një nga filmat më tërheqës të serive të Harry Potter të krijuar deri më tani”. Joe Morgenstern nga gazeta Wall Street Journal deklaroi “Studio, si Harri guximtar, e kalon lëndën shkëlqyeshëm. Filmi i ri, drejtuar nga Mike Newell me një skenar tjetër të mprehtë nga zoti Kloves, është edhe më i plotë e i pasur si dhe dramatikisht më i errët . Është e frikshme sa i mirë është ky film.”
Kritikat negative përfshijnë ato prej The Arizona Republic, që e përshkroi ritmin e filmit si “tepër episodik” dhe ato të CNN.com që e përshkruan atë si të “mërzitshëm dhe çoroditës”. Një kritikë tjetër ishte se shumë prej personazheve dytësor nuk patën mjaftueshëm kohë televizive. Filmi u rendit në vend të 36-të nga Entertainment Weekly në listën e 50 filmave më të mirë për shkollat e mesme duke lavdëruar Rowling për "shkrirjen gjeniale të dy traditave letrare, fantazinë dhe librat për adoleshencën”.
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filmi u nominua për Academy Award for Best Art Direction në ceremoninë e 78-të të Academy Awards. Në 2006 tek Teen Choice Awards, Kupa e Zjarrit fitoi çmimin Choice Movie Drama. Filmi gjithashtu fitoi çmimin BAFTA Award for Best Production Design duke u bërë kështu filmi i parë Harry Potter që fitoi një çmim BAFTA. Po në 2006, te Kid’s Choice Awards, Kupa e Zjarrit fitoi çmimin për Filmin e Preferuar, duke u bërë i pari dhe i vetmi film i Harry Potter që ka fituar një film të tillë.