Shko te përmbajtja

Raúl Albiol

Artikull i mirë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Raúl Albiol
Albiol më kombëtaren spanjolle në 2009
Të dhënat vetjake
Emri i plotë Raúl Albiol Tortajada
Data e lindjes 4 shtator 1985 (40 vjeç)
Vëndi i lindjes Vilamarxant, Spanjë
Gjatësia 1.90 m (6 ft 3 in)
Pozicioni Mbrojtës
Team information
Ekipi aktual
Villarreal
Numri 3
Karriera me të rinjtë
1994–1996 Ribarroja
1996–1997 Vilamarxant
1997–2003 Valencia
Karriera seniore*
Years Team Apps (Gls)
2003–2004 Valencia B 35 (2)
2004–2009 Valencia 131 (5)
2004–2005Getafe (huazim) 17 (1)
2009–2013 Real Madrid 81 (1)
2013–2019 Napoli 180 (6)
2019– Villarreal 140 (1)
International career
2004 Spanja U19 7 (0)
2003–2005 Spanja U20 4 (0)
2005–2006 Spanja U21 8 (0)
2007–2021 Spanja 58 (0)
* Club domestic league appearances and goals as of 10 nëntor 2019

Raúl Albiol Tortajada (lindur më 4 shtator 1985) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mbrojtës për klubin spanjoll Villarreal dhe kombëtaren spanjolle.

Albiol është një lojtar fizikisht i fortë, i cili është i fortë në ajër si dhe shquhet për shkathtësinë e tij. Ai mund të luaj si qëndër-mbrojtës, mbrojtës i djathtë ose mesfushor mbrojtës.[1] Ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës me Valencian dhe Real Madridin, duke fituar pesë trofe madhor me të dyja klubet; ai mblodhi gjithsej 229 ndeshje në La Liga dhe shënoi shtatë gola në dhjetë sezone. Ai gjithashtu ka shpenzuar edhe disa vite në Itali me Napolin.

Një lojtar ndërkombëtar i Spanjës që nga viti 2007, Albiol ka luajtur në dy edicione të FIFA Kupës së Botës dhe UEFA Kampionatit Evropian, duke fituar tre turnamente përfshirë Kupën e Botës 2010.

Albiol filloi te luante futboll në moshën 9 vjeç, ku u aktivizua në skuadrën e të rinjëve të Ribarroja. Në vitin 1996, ai u largua nga klubi për të kaluar te Vilamarxant. Qëndrimi i tij atje ishte i shkurtër, dhe në vitin 1997 kaloi te akademia e Valencias.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Vilamarxant, Komuniteti Valencian, Albiol filloi të luante futboll me dy klube modeste të rajonit të tij, dhe më pas kaloi te gjigandët e Valencia CF para se të festonte ditëlindjen e tij të 10të. Ai debutoi me ekipin e parë më 24 shtator 2003 në një ndeshje të raundit të parë të Kupës UEFA-s kundër AIK Fotboll, në moshën 18 vjeç e 20 ditë.[2] Pavarësisht debutimit, ai e shpenzoi sezonin me ekipin B.

Në gusht 2004, gjatë kohës që po udhëtonte për të firmosur me Getafen në formë huazimi, Albiol u përfshi në një aksident serioz rrugor, duke bërë që të vendosej në kurë intensive.[3] Ai u rikuperua plotësisht, dhe pasi u rikthye në janar, u bë një lojtar i rendësishëm i klubit kryeqytetas në luftën e tyre për mbijetesë; ai debutoi në La Liga më 15 janar 2005 në barazimin 1–1 ndaj Atlético Madrid,[4] dhe shënoi golin e parë ndaj një tjetër klubi kryeqytetas, Real Madrid, në një triumf 2–1 në shtëpi dy muaj më vonë.[5]

Albiol u rikthe në Stadiumin Mestallasezonin 2005–06, dhe shpejt u bë titullar në skuadër për shkak të shkathtësisë së tij. Në ndeshjen hapëse të sezonit 2006–07 në ligë, ai shënoi golin e fitores (goli i vetëm i tij gjatë sezonit) kundër Real Betis në një fitore 2–1 në shtëpi.[6] Ai gjithashtu shënoi një gol nga distanca kundër Olympiacos F.C. më 12 shtator 2016, në UEFA Ligën e Kampioneveatij viti, duke ndihmuar Valencian të fitonte 4–2;[7] gjatë qëndrimit të katër-vjeçar në klubi, shifra e tij më e ulët gjatë një sezoni ishte 29 ndeshje, të cilat ai i regjistroi gjatë sezonit 2007–08, duke ndihmuar gjithashtu skuadrën të fitonte edicionin 2007–08Copa del Reyt.[8]

Albiol në një duel ndaj Lucho GonzálezMarseilleLigën e Kampioneve në vitin 2009.

Më 25 qershor 2009, Albiol firmosi me Real Madridin si lojtar i lirë për një shifër rreth 15 milion ,[9] duke u bërë spanjolli i parë i blerë nga Florentino Pérez në rikthimin e tij si president. Më 2 korrik, ai u prezantua zyrtarisht në Stadiumin Santiago Bernabéu ku mori fanellën me numrin 18 nga Rubén de la Red, i cili do të humbiste sezonin për shkak të problemeve në zemër.[10]

Albiol shënoi golin e tij të parë për klubin më 8 dhjetor 2009 në fitoren 3–1 kundër francezëve të Olympique de MarseilleUEFA Ligën e Kampioneve.[11] Ai ishte një titullar i padiskutueshëm në kampionat, më së shumti për shkak të dëmtimit në gju të Pepes.[12]

sezonin 2010–11, Albiol u ul në stol pasi Real Madridi bleu një lojtar të pozicionit të tij, portugezin Ricardo Carvalho (ai u ble nga trajneri i ri i skuadrës, portugezi tjetër José Mourinho); kjo gjë bëri që minutazhi i Albiol të paksohej e ai të në kampionat vetëm kur lojtarët titullar kishin dëmtime ose pezullime (Pepe sërisht mungoi në disa ndeshje për shkak të problemeve fizike).[13][14] Ai megjithatë luajti si titullar në kupë, duke ndihmuar skuadrën të arrinte në finalen. Më 26 janar 2011, në ndeshjen e parë gjysëm-finale kundër Seviljes (fitore 1–0 jashtë fushe), ai largoi në vijën fatale një top të goditur nga Luís Fabiano;[15] më 16 prill, ai u nxorr jashtë me karton të kuq për një faull ndaj ish shokut të tij te Valencia, David Villa brënda në zonë gjatë El Clásicos, nga i cili erdhi goli i parë në një barazim 1–1 në shtëpi,[16] duke bërë që të humbiste finalen e kupës katër ditë më vonë – për shkak pezullimi – ndaj të njëjtit kundërshtar.

Më 6 gusht 2012, Albiol rinovoi kontratën me klubin deri në qershor 2017.[17] Më 27 nëntor, në ndeshjen e parë si kapiten skuadre në një ndeshje kupe ndaj CD Alcoyano, ai u nxorr jashtë me barrelë pas vetëm një minute për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës; ky dëmtim e la jashtë fushave për rreth një muaj.[18]

Albiol shënoi golin e dytë zyrtar për Real Madridin më 8 maj 2013, duke shënuar me kokë pas një korneje golin e parë të skuadrës në fitoren 6–2 ndaj Málagës.[19]

Albiol në aksion gjatë një ndeshje miqësore ndaj Barcelonës në Camp Nou.

Më 21 korrik 2013, Albiol u shit te S.S.C. NapoliItali për 12 miljon €, duke firmosur një kontratë katër-vjeçare me ekipin.[20] Në ekip ai gjeti edhe Rafael Benítezin, trajnerin me të cilin ai punoi gjatë periudhës së tij te Valencia.[21] Albiol mori fanellën numrin 33.[22]

Ai bëri debutimin e tij në Serie A më 25 gusht, duke luajtur si titullar në fitoren 3–0 ndaj Bolonjës.[23]

Albiol shënoi golin e tij të parë me Napolin më 25 janar 2014, golin e barazimit në minutën e 88të në një barazim 1–1 në shtëpi ndaj Chievo Veronës.[24] Më 3 maj, ai luajti si titullar gjatë gjithë finalesCoppa Italias, duke ndihmuar skuadrën të mposhte Fiorentinën me rezultatin 3–1.[25][26]

Më 22 dhjetor 2014, Albiol fitoi trofeun e dytë me Napolin, Superkupën e Italisë ndaj Juventusit; ai luajti 120 minuta me sfidën që u mbyll në barazim 2–2 e më pas shkoi te gjuajet e penalltive, ku Albiol shënoi penalltinë e tretë të ekipit në një fitore 6–5 në Stadiumin Jassim Bin Hamad.[27]

Më 10 janar 2016, Albiol shënoi gol pas dy vitesh në një ndeshje ndaj Frosinone, duke hapur serinë e fitores 5–1 me një gol në minutën e 20të; kjo fitore i dha ekipit kryen e renditjes.[28] Ai zhvilloi paraqitjen e tij të 100të në Serie A më 3 shkurt 2016 në fitoren 2–0 në Romë ndaj Lazios.[29] Albiol ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit gjatë sezonit 2015–16, duke luajtur në 36 nga 38 ndeshjet e kampionatit,[30] të cilën Napoli e mbylli në vendin e dytë mbrapa Juventusit, pavarësisht se koleksionoi 82 pikë.

Në shtator 2016, Albiol firmosi një kontratë të re deri në qershor 2020 me klubin.[31] Në qershor 2018, ai rinovoi kontratën e tij edhe me një vit, duke zgjatur qëndrimin e tij në Napoli deri në qershor 2021.[32]

Më 4 korrik 2019, Albiol u rikthye në Spanjë dhe firmosi një kontratë tre-vjeçare me Villarreal.[33] Ai bëri debutimin e tij më 17 gusht, në barazimin 4–4 në shtëpi kundër Grandës në ndeshjen hapëse të La Ligas 2019–20.[34] Më 15 dhjetor, Albiol regjistroi golin e parë me Villarrealin në fitoren 2–1 në transfertë ndaj Seviljes, duke shënuar golin e parë të takimit në minutën e 13të.[35]

Kariera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Raul Albiol (#2) gjatë një ndeshjeje miqësore ndaj Kilit në vitin 2013

Pasi luajti për Spanjën nën-21, Albiol luajti ndeshjen e parë për ekipin e të rriturve më 13 tetor 2007 në një fitore 3–1 ndaj Danimarkës e vlefshme për kualifikueset e UEFA Euro 2008.[36] Ai u thirr në fazën finale të turnamentit, të cili ekipi e fitoi për herë të dytë në histori, duke luajtur dy herë, kundër Suedisë (si zëvëndësues për të dëmtuarin Carles Puyol) dhe Greqisë.[37]

Trajneri i ri i kombëtares Vicente del Bosque e përfshiu Albiolin në listën e ekipit që do të luante në Kupën e Konfederatave 2009Afrikën e Jugut. Ai luajti si titullar në ndeshjen e parë të ekipit kundër Zelandës së Re, duke qënë në qëndër të mbrojtjes sëbashku me Puyolin dhe duke lënë mbrapa shokun e skuadrës te Valencia Carlos Marchena; Spanja fitoi me rezultatin tenistik 5–0.[38]

Albiol u zgjodh edhe për 2010 FIFA Kupën e Botës, por nuk luajti asnjë ndeshje gjatë turnamentit për shkak dëmtimi në stërvitje me ekipin që doli triumfues.[39] Ai u thirr edhe për në UEFA Euro 2012 që u zhvillua në Poloni dhe Ukrainë, por sërisht si lojtar rezervë, me Spanjën që arriti një tjetër sukses.

Albiol u thirr në listën fillestare prej 30 lojtarësh për të luajtur në 2014 FIFA Kupën e Botës,[40] dhe po ashtu edhe në listën përfundimtare.[41] Ai luajti ndeshjen e tij të parë në një Kupë Bote në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Australisë me Spanjën që ishte eliminuar; ai luajti gjatë gjithë ndeshjes në mbrojtje sëbashku me Sergio Ramosin duke kontribuar në një fitore 3–0.[42]

Në shtator 2018, Albiol mori një thirrje nga trajneri Luis Enrique për ndeshjet hapëse të UEFA Ligës së Kombeve kundër Anglisë dhe Kroacisë, duke u rikthyer në kombëtare pas tre vitesh. Megjithatë, ai ishte një zëvëndësim i papërdorur në të dyja ndeshjet.[43][44] Albiol u thirr sërisht një muaj më vonë,[45] duke luajtur si titullar për 90 minuta në një miqësore të fituar ndaj Uellsit 4–1, duke regjistuar ndeshjen e parë me Furinë e Kuqe në tre vite.[46]

Pseudonimi i Albiol është "El Chori".[47] Vëllai i tij më i madh, Miguel, ka qënë gjithashtu një futbollist i cili luante si mesfushor. Ai u formua në akademinë e Valencias, dhe luajti një ndeshje në ligë me ekipin e parë, por e shpenzoi shumicën e karrierës duke përfaqësuar Rayo Vallecanon. Babai i tij, gjithashtu i quajtur Miguel, luajti në ligat e ulëta më së shumti me Benidorm CF, dhe gjithashtu luajti dy herë në Segunda División për CE Sabadell FCsezonin 1979–80; vëllai i tij më i vogël, Brian, u emërua në nder të Brian Laudrup, i cili adhurohej nga Raúli për shkak të sukseseve të tij me kombëtaren daneze.[48][49][50]

Albiol është i babai i dy vajzave me gruan e tij Alicia; Azahara, lindur më 16 mars 2009 dhe Alma, lindur më 7 janar 2010.[51][52] Në vitin 2008, ai, sëbashku me Guillermo Francon dhe Marcos Sennën, themeluan Evangélico FC, një organizatë me 140 atletë dhe 16 trajnerë që synonin të promovonin vlerat e krishtere te atletët e rinjë në Spanjë.[53]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Raul Albiol duke luajtur për Napolin në një ndeshje në UEFA Ligën e Evropës kundër Dinamo Moskës në vitin 2015.
Përditësuar më 17 shtator 2023[54][55]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Valencia B 2002–03 Segunda División B 143143
2003–04 353352
Gjithsej 495495
Getafe (huazim) 2004–05 La Liga 17120191
Valencia 2003–04 La Liga 2[a]020
2005–06 291403[b]0361
2006–07 3614212[c]1524
2007–08 321607[c]0451
2008–09 342206[a]02[d]0442
Gjithsej 1315162301201798
Real Madrid 2009–10 La Liga 330208[c]1431
2010–11 200606[c]0320
2011–12 100205[c]000170
2012–13 181503[c]01[d]0271
Gjithsej 811150221201192
Napoli 2013–14 Serie A 321509[e]0461
2014–15 3503012[f]01[g]0510
2015–16 361003[h]0391
2016–17 260306[c]0350
2017–18 313008[i]0442
2018–19 201006[j]0261
Gjithsej 1807110440102368
Villarreal 2019–20 La Liga 36120381
2020–21 3501011[h]2472
2021–22 2802112[c]01[k]0431
2022–23 250101[l]0270
2023–24 30000030
Gjithsej 127161242101584
Gjithsej karriera 5711650312045074623
  1. 1 2 Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
  2. Të gjitha ndeshjet në UEFA Kupën Intertoto
  3. 1 2 3 4 5 6 7 8 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  4. 1 2 Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España
  5. Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, tre ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve
  6. Dy ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, dhjetë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  7. Një ndeshje në Supercoppa Italiana
  8. 1 2 Të gjithë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  9. Shtatë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, një ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  10. Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, asnjë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  11. Ndeshje në UEFA Super Kupë
  12. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Konferencave

Burimi:[56][57]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Spanja 200720
200880
2009110
201020
201180
201270
201360
201460
201510
201810
201940
202120
Gjithsej580
Valencia[54]
Real Madrid[54]
Napoli[54]
Albiol (#2) duke festuar triumfin e SpanjësKupën e Botës 2010.
Spanja
  1. Luca Ruggiero. "Raul Albiol" (në italisht). Area Napoli. Marrë më 1 maj 2015.
  2. "El Valencia toma la iniciativa" [Valencia merr iniciativën] (në spanjisht). UEFA. 25 shtator 2003. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2016. Marrë më 9 mars 2014.
  3. "Albiol reaparece tras su accidente" [Albiol rishfaqet pas aksidentit]. El Mundo (në spanjisht). 12 janar 2005. Marrë më 13 prill 2009.
  4. "El Getafe paraliza a un Atlético inefable" [Getafe paraliza e padëgjuar e Atléticos]. El Mundo (në spanjisht). 16 janar 2005. Marrë më 8 gusht 2015.
  5. "Getafe, otra tumba para el Real Madrid" [Getafe, një tjetër varr për Real Madridin]. El Mundo (në spanjisht). 15 mars 2005. Marrë më 8 gusht 2015.
  6. "Valencia 2–1 Real Betis" (në anglisht). ESPN FC. 26 gusht 2006. Marrë më 12 dhjetor 2012.
  7. "Olympiacos undone by magic Morientes" [Olympiacos zhbëhet nga magjiku Morientes] (në anglisht). UEFA. 12 shtator 2006. Marrë më 12 prill 2009.[lidhje e vdekur]
  8. "Cup triumph salvages Valencia season" [Triumfi në kupë shpëton sezonin e Valencias] (në anglisht). UEFA. 17 prill 2008. Marrë më 8 gusht 2015.
  9. "Real Madrid sign Raul Albiol and step up Karim Benzema chase" [Real Madridi firmos me Raul Albiol dhe hap ndekjen e Karim Benzemas]. The Daily Telegraph (në anglisht). 25 qershor 2009. Marrë më 25 qershor 2009.
  10. "De la Red will get his number back when he returns – Real Madrid's Albiol" [De la Red do të marr numrin e tij kur të rikthehet – Albioli i Real Madridit] (në anglisht). Goal.com. 3 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2014. Marrë më 6 korrik 2009.
  11. "Madrid march on as Marseille miss out" [Madridi marshon, Marseja humbet] (në anglisht). UEFA. 8 dhjetor 2009. Marrë më 8 gusht 2015.
  12. "Grave lesión de Pepe: se pierde el resto de la temporada" [Dëmtimi serioz i Pepes: ai humbet pjesën e mbetur të sezonit]. La Nación (në spanjisht). 13 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 8 gusht 2015.
  13. "Albiol, el último de la fila" [Albiol, i fundit në rresht]. ABC (në spanjisht). 4 shkurt 2012. Marrë më 8 gusht 2015.
  14. "Mallorca, último tren para Albiol" [Mallorca, treni i fundit për Albiol] (në spanjisht). Libertad Digital. 11 maj 2012. Marrë më 8 gusht 2015.
  15. "Benzema advantage" [Avantazhi i Benzemas] (në anglisht). ESPN FC. 26 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 3 shkurt 2011.
  16. "Ronaldo earns draw in el clasico" [Ronaldo sjell barazimin në el clasico] (në anglisht). ESPN FC. 16 prill 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 20 prill 2011.
  17. "Official announcement" [Njoftim zyrtar] (në anglisht). Real Madrid C.F. 6 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2012. Marrë më 6 gusht 2012.
  18. "Albiol, de tres a cuatro semanas de baja" [Albiol, tre deri në katër javë jashtë]. Marca (në spanjisht). 27 dhjetor 2012. Marrë më 28 dhjetor 2012.
  19. "Madrid make Barca wait" [Madridi bën Barçën të presë] (në anglisht). ESPN FC. 8 maj 2013. Marrë më 10 maj 2013.
  20. "Il Napoli ufficializza l'acquisto di Raul Albiol" [Napoli bën blerjen e Raul Albiolit zyrtare] (në italisht). S.S.C. Napoli. 21 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2013. Marrë më 21 korrik 2013.
  21. "Il Napoli ufficializza l'acquisto di Raul Albiol" [Napoli zyrtarizon blerjen e Raul Albiolit] (në italisht). S.S.C. Napoli. 21 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2013. Marrë më 15 nëntor 2018.
  22. "Assegnati i numeri di maglia: il 9 ad Higuain, per Callejon il 7 e per Albiol il 33" [Shpërndarja e numrave të fanellës: 9-ta te Higuain, për Callejon 7-ta dhe për Albiol 33-sh] (në italisht). ilmattino.it. 30 korrik 2013. Marrë më 20 shkurt 2019.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  23. "Napoli-Bologna 3–0: apre Callejon, poi la doppietta di super Hamsik" [Napoli-Bologna 3–0: Callejon e nis, më pas e dyfishon një super Hamsik]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). 25 gusht 2013. Marrë më 11 dhjetor 2013.
  24. "Napoli held at home" [Napoli ndalet në shtëpi] (në anglisht). Sky Sports. 25 janar 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
  25. "Napoli fiton "Kupën e Italisë" (VIDEO)". Sport.albeu.com. 3 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2014. Marrë më 7 maj 2014.
  26. "Napoli fiton Kupën e Italisë, mund Fiorentinën 1-3". Ora News. 3 maj 2014. Marrë më 7 maj 2014.
  27. "Napoli thyen Juventusin në Superkupën e Italisë, vendosën penalltitë". Sot.com.al. 23 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2020. Marrë më 18 shkurt 2019.
  28. "Napoli tani është lideri i Seria A". Spektrum.al. 10 janar 2016. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2020. Marrë më 19 shkurt 2019.
  29. "Lazio vs. Napoli 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 3 shkurt 2016. Marrë më 19 shkurt 2019.
  30. "Games played by Raul Albiol in 2015/2016" [Ndeshje të luajtura nga Raul Albiol në 2015/2016] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 19 shkurt 2019.
  31. "Zyrtare: Napoli blindon edhe një mbrojtës (Foto)". Telegrafi.com. 23 shtator 2016. Marrë më 19 shkurt 2019.
  32. "Albiol vendos të qëndrojë tek Napoli". Sportplus.al. 28 qershor 2018. Marrë më 19 shkurt 2019.[lidhje e vdekur]
  33. "Zyrtare: Albiol i bashkohet Villarrealit". Telegrafi.com. 4 korrik 2019. Marrë më 13 korrik 2019.
  34. "Villarreal dhe Granada japin spektakël në xhiron e parë të La Ligës". Indeks Online. 17 gusht 2019. Marrë më 21 shkurt 2020.
  35. "Sevilla vs. Villarreal 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 15 dhjetor 2019. Marrë më 15 prill 2020.
  36. "España sale del túnel tras su triunfo en Dinamarca (1–3)" [Spanja del nga tyneli pas fitores në Danimarkë (1–3)]. 20 minutos (në spanjisht). 13 tetor 2007. Marrë më 28 dhjetor 2015.
  37. "Russia 2–0 Sweden & Greece 1–2 Spain" [Rusia 2–0 Suedia & Greqia 1–2 Spanja] (në anglisht). BBC Sport. 18 qershor 2008. Marrë më 28 dhjetor 2015.
  38. "La Roja lean to the left" [La Roja mbështetet në të majtë] (në anglisht). FIFA. 16 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2016. Marrë më 18 prill 2017.
  39. "Breaking (ouch!) news: Raúl Albiol injured" [Lajmi (ouch!) fundit: Raúl Albiol dëmtohet] (në anglisht). World Cup Blog. 26 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 nëntor 2010. Marrë më 3 korrik 2012.
  40. "World Cup 2014: Diego Costa and Fernando Torres in Spain squad" [Kupa e Botës 2014: Diego Costa dhe Fernando Torres në ekipin e Spanjës] (në anglisht). BBC Sport. 13 maj 2014. Marrë më 14 maj 2014.
  41. "World Cup 2014: Spain drop Alvaro Negredo and Jesus Navas" [Kupa e Botës 2014: Spanja largon Alvaro Negredon dhe Jesus Navas] (në anglisht). BBC Sport. 31 maj 2014. Marrë më 31 maj 2014.
  42. Saj Chowdhury (23 qershor 2014). "Australia 0–3 Spain" [Australia 0–3 Spanja] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 24 qershor 2014.
  43. "Enrique e nis me këmbë të mbarë, Spanja triumfon ndaj Anglisë". Lajmi.net. 8 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2018. Marrë më 19 shkurt 2019.
  44. "Spanja shkatërron Kroacinë, 'Furia e Kuqe' i shënon gjashtë herë nënkampionëve botëror". Telegrafi.com. 11 shtator 2018. Marrë më 19 shkurt 2019.
  45. "Spanja, Luis Enrique rikthen Jordi Albën në kombëtare". Top-Channel.tv. 8 tetor 2018. Marrë më 19 shkurt 2019.
  46. "Walles vs. Spain 1 – 4" [Uellsi vs. Spanja 1 – 4] (në anglisht). Soccerway. 11 tetor 2018. Marrë më 19 shkurt 2019.
  47. "Nos vemos con fuerza para superar al Barça" [Ne e shohim veten për të mposhtur Barçën]. Diario AS (në spanjisht). 6 janar 2010. Marrë më 16 maj 2012.
  48. "Vilamarxant se emociona con Albiol" [Vilamarxant emocionohet me Albiol]. Levante-EMV (në spanjisht). 13 korrik 2010. Marrë më 2 maj 2016.
  49. "Los hermanos Albiol frente a frente" [Vëllezërit Albiol ball për ball]. Diario AS (në spanjisht). 26 tetor 2010. Marrë më 2 maj 2016.
  50. "RealAlbiol: "Mourinho nos ha dado carácter. Día a día demuestra lo gran entrenador que es"" [RealAlbiol: "Mourinho ka ndërtuar karakterin tonë. Çdo ditë ai tregon se sa trajner i mirë është"] (në spanjisht). Real Madrid C.F. 17 dhjetor 2011. Marrë më 27 maj 2012.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  51. "Acuerdo entre el Valencia y el Madrid por Albiol" [Marrëveshja ndërmjet Valencias dhe Madridit për Albiolin]. El País (në spanjisht). 25 qershor 2009. Marrë më 15 korrik 2009.
  52. "El 'alma' valenciana de Albiol" [Shpirti valencian i Albiolit]. Las Provincias (në spanjisht). 9 janar 2010. Marrë më 2 maj 2016.
  53. "Marcos Senna presentó el Evangélico FC, equipo de fútbol inspirado en los valores cristianos" [Marcos Senna prezanton Evangélico FC, ekipin e futbollit të frymëzuar nga vlerat krishtere] (në spanjisht). Protestante Digital. 20 tetor 2008. Marrë më 18 janar 2019.
  54. 1 2 3 4 "Raúl Albiol" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 18 shkurt 2019.
  55. "Raúl Albiol" (në anglisht). Football Database. Marrë më 18 shkurt 2019.
  56. Benjamin Strack-Zimmerman. "Raúl Albiol" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 16 shkurt 2019.
  57. "Raúl Albiol". EU-Football.info (në anglisht). Marrë më 24 maj 2018.
  58. "Experts' UEFA Europa League squad of the season" [Skuadra e sezonit e UEFA Ligës së Evropës nga ekspertët] (në anglisht). UEFA. 28 maj 2015. Marrë më 7 janar 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]