Shqiptarët në Vendet Nordike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Albanians in the Nordic countries
Popullsia e përgjithshme
rr. {{{1}}} 100.000
Rajone me popullsi të konsiderueshme
 Sweden 15,070–54,000a[1][2]
 Norway 18,524a[3]
 Finland 12,359[4]
 Denmark 8,223a[5]
 Faroe Islands 1[6]
Gjuhët
Fetë

a The estimation contains nationals from Albania and Kosovo.

Shqiptarët në vendet nordike u referohet migrantëve shqiptarë në vendet dordike si Danimarka, Ishujt Faroe, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia dhe pasardhësit e tyre.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë origjinë nga vendet Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut dhe në një masë më të vogël nga territore të tjera shqipfolëseGadishullit Ballkanik . Numri i saktë është i vështirë të përcaktohet, për shkak se një pjesë e shqiptarëve etnikë mbajnë nënshtetësi të ndryshme nga ajo shqiptare apo kosovare.

Shqipëria dhe Kosova mbajnë lidhje të ngushta dhe miqësore diplomatike dhe politike me vendet nordike. Danimarka, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia kanë qenë ndër vendet e para që njohën zyrtarisht Pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e saj. [7] [8] [9] [10]

Norvegji[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bazuar në të dhënat e Statistisk Sentralbyrå të vitit 2018, paraqiten rreth 18.500 shqiptarë të shpërndarë gjeografikisht në territorin e Norvegjisë të përbërë nga 15.642 shtetas kosovarë dhe 2.111 persona me kombësi shqiptare. Numri i saktë i shqiptarëve në vend mund të jetë më i lartë, duke përfshijë shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, ose territoret e tjera që flasin shqipGadishullin Ballkanik, por të dhënat në Norvegji nuk paraqesin informacion mbi prejardhjen etnike . Konfliktet historike në Ballkan, veçanërisht Lufta e Kosovës, krijuan lëvizje të mëdha të popullatës së shqiptarëve etnikë në vend dhe vende të tjera. Rreth 6.000 shqiptarë nga Kosova u evakuuan në Norvegji nga Maqedonia e Veriut në 1999. [11]

Rajonet me përqendrimin më të rëndësishëm të shqiptarëve janë Akershus, Buskerud, Oslo, Ostfold dhe Rogaland kryesisht në Norvegjinë jugore. Në numër më të vogël gjenden në rajonet Finnmark, Sogn og Fjordane dhe Nordland Qyteti, rajoni dhe zona metropolitane e Oslos në Norvegjinë e Jugut mbeten destinacionet kryesore të migrantëve shqiptarë në vend.


Qytetet e Norvergjise
Fylker i Norge
Flag of Albania.svg Shtetas Shqiptare
2018[12]
Flag of Kosovo.svg Shtetas Kosovare
2018[12]
Stampa:Coat of arms 315 2,298
Stampa:Coat of arms 12 304
Stampa:Coat of arms 64 1,545
Stampa:Coat of arms 9 31
Stampa:Coat of arms 19 426
Stampa:Coat of arms 107 389
Stampa:Coat of arms 54 151
Stampa:Coat of arms 31 87
Stampa:Coat of arms 43 319
Stampa:Coat of arms 1,010 2,924
Stampa:Coat of arms 132 2,792
Stampa:Coat of arms 106 1,220
Stampa:Coat of arms 10 39
Stampa:Coat of arms 27 750
Stampa:Coat of arms 50 51
Stampa:Coat of arms 36 356
Stampa:Coat of arms 43 940
Stampa:Coat of arms 43 1,020
 Norway 2,111[13] 15,642[13]

Danimarkë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqiptarët kanë emigruar në Danimarkë në dy grupe kryesore - së pari përmes migracionit ekonomik jugosllav, gjatë viteve 1960 në 1970, dhe më vonë si rezultat i luftërave në Ish Jugosllavi. Përafërsisht 2,000 shqiptarë etnikë mendohet të kenë mbërritur nga Maqedonia. Në Kopenhagë, një pjesë e shqiptarëve etnikë janë nga Tetova, Reseni dhe rajonet përreth tyre.

Mendohet se ka rreth 15,000 shqipfolës në Danimarkë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Shqipja është mësuar vazhdimisht në Kopenhagë dhe në disa rajone të tjera për ca kohë. [14]

Rajonet me përqendrimin më të rëndësishëm të shqiptarëve në Danimarkë janë Hovedstaden dhe Syddanmark, kryesisht në jug dhe juglindje të Danimarkës. Numri më i vogël është gjetur në Nordjylland në veri të vendit.


Zonat e Danimarkes
Regioner i Danmark
Flag of Albania.svg Shtetas Shqiptare
2018
Flag of Kosovo.svg Shtetas Kosovare
2018
Stampa:Country data Hovedstaden 381 479
Stampa:Country data Sjælland 54 521
Stampa:Country data Syddanmark 104 1,396
Stampa:Country data Midtjylland 105 505
Stampa:Country data Nordjylland 29 258
 Denmark 673[15] 3,159[15]

Finlandë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqiptarët në Finlandë janë aktivë në ngjarje kulturore dhe takime të tjera të ngjashme. Shoqata Shqiptare "Bashkimi" është një shoqatë kulturore e themeluar në vitin 1998, në Turku, një qytet në jug të Finlandës ku jetojnë afro 1.800 shqiptarë. Një raport demografik i marrë kohët e fundit ka zbuluar se ca. 20,000 shqiptarë emigruan në vend midis 1990 dhe 2016.

Suedi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Numri i saktë i shqiptarëve etnikë në Suedi nuk dihet. Sipas Ministrisë së Diasporës kosovare, ka rreth 140,000 shqiptarë etnikë që jetojnë në Suedi . Vlerësohet se 70,000 shqiptarë të Kosovës kanë emigruar në Suedi që nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.

Ministria e Diasporës e Kosovës ka deklaruar se "Suedia ka kushtet më të mira për diasporën shqiptare". Suedia është shembullore në promovimin e mësimit të shqipes në shkolla. Një nga tre qendrat shtetërore kulturore të diasporës shqiptare është në Suedi, me vendndodhjeHalland.

Albanska Fotbolls Föreningen "Albanska FF" dhe Rinia Idrottsförenig "Rinia IF" janë dy ekipe të futbollit shqiptar në Suedi. [16]

Radio Dituria është një radiostacion shqiptar i vendosur në Borås . [17] Radio ka në fokus kulturën dhe traditën shqiptare.

Njerëz të shquar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Diaspora shqiptare
  • Emigracioni në Danimarkë
  • Emigracioni në Finlandë
  • Emigracioni në Norvegji
  • Emigracioni në Suedi
  1. ^ "Population by country of birth, age and sex. Year 2000 - 2018". scb.se (në anglisht). Statistiska Centralbyrån.
  2. ^ "Total Population of Albanians in the Sweden". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "05183: Immigrants and Norwegian-born to immigrant parents, by sex and country background". ssb.no (në anglisht). Statistisk Sentralbyrå.
  4. ^ "Emigration in Kosovo (International Emigation) – Page 32-38". Kosovo Agency of Statistics, KAS. Arkivuar nga origjinali origjinali më 2014-06-15. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "National statistics of Denmark". Dst.dk. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2010. Marrë më 22 shtator 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Filipinsk og teilenskt vunnu fram sum móðurmál". Marrë më 10 gusht 2018. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Denmark recognizes Kosovo as an independent state". ambbeirut.um.dk (në anglisht). Ministry of Foreign Affairs of Denmark. 12 maj 2008. Arkivuar nga origjinali origjinali më 19 korrik 2011.
  8. ^ "Finland recognised the Republic of Kosovo". formin.finland.fi (në anglisht). Ministry of Foreign Affairs of Finland. 7 mars 2008.
  9. ^ "Norway recognises Kosovo as an independent state". regjeringen.no (në anglisht). Ministry of Foreign Affairs of Norway. 28 mars 2008.
  10. ^ "Sweden recognises the Republic of Kosovo". sweden.gov.se (në anglisht). Ministry of Foreign Affairs of Sweden. 5 mars 2008.
  11. ^ "Review of ODA reporting of the costs of refugees in donor countries DCD/DAC(2000)22/ADD". Organisation for Economic Co-operation and Development. 1 dhjetor 2000. f. 10. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ a b Statistisk Sentralbyrå. "Immigrants and Norwegian-born to immigrant parents–09817: Immigrants and Norwegian-born to immigrant parents, by region, immigration category, country background, contents and year". ssb.no (në anglisht).
  13. ^ a b Statistisk Sentralbyrå. "Immigrants and Norwegian-born to immigrant parents–05183: Immigrants and Norwegian-born to immigrant parents, by country background, contents and year". ssb.no (në anglisht).
  14. ^ "Ja numri i saktë i shqiptarëve nëpër botë". www.zeri.info. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ a b "FOLK1C: Population at the first day of the quarter by region, sex, age (5 years age groups), ancestry and country of origin". Statistics Denmark. Marrë më 2 dhjetor 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Albanska Fotbolls Föreningen — Herrlaget". Svenskalag.se. Marrë më 2010-07-26. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Radio Dituria". Radiotorget.net. Marrë më 2010-08-01. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)