Shqiptarët në vendet nordike
Popullsia e përgjithshme | |
---|---|
rr. 100.000 | |
Rajone me popullsi të konsiderueshme | |
Suedia | 15,070–54,000a[1] |
Norvegjia | 18,524a[2] |
Finlanda | 12,362[3] |
Danimarka | 8,223a[4] |
Ishujt Faroe | 1[5] |
Gjuhët | |
Fetë | |
a Vlerësimi përmban shtetas nga Shqipëria dhe Kosova. |
Shqiptarët në vendet nordike u referohet migrantëve shqiptarë në vendet nordike si Danimarka, Ishujt Faroe, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia dhe pasardhësit e tyre.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë origjinë nga vendet Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut dhe në një masë më të vogël nga territore të tjera shqipfolëse të Gadishullit Ballkanik. Numri i saktë është i vështirë të përcaktohet, për shkak se një pjesë e shqiptarëve etnikë mbajnë nënshtetësi të ndryshme nga ajo shqiptare apo kosovare.
Shqipëria dhe Kosova mbajnë lidhje të ngushta dhe miqësore diplomatike dhe politike me vendet nordike. Danimarka, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia kanë qenë ndër vendet e para që njohën zyrtarisht Pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e saj.[6][7][8]
Norvegji
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Shqiptarët në Norvegji
Bazuar në të dhënat e Statistisk Sentralbyrå të vitit 2018, paraqiten rreth 18.500 shqiptarë të shpërndarë gjeografikisht në territorin e Norvegjisë të përbërë nga 15.642 shtetas kosovarë dhe 2.111 persona me kombësi shqiptare. Numri i saktë i shqiptarëve në vend mund të jetë më i lartë, duke përfshijë shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, ose territoret e tjera që flasin shqip në Gadishullin Ballkanik, por të dhënat në Norvegji nuk paraqesin informacion mbi prejardhjen etnike . Konfliktet historike në Ballkan, veçanërisht Lufta e Kosovës, krijuan lëvizje të mëdha të popullatës së shqiptarëve etnikë në vend dhe vende të tjera. Rreth 6.000 shqiptarë nga Kosova u evakuuan në Norvegji nga Maqedonia e Veriut në 1999.[9]
Rajonet me përqendrimin më të rëndësishëm të shqiptarëve janë Akershus, Buskerud, Oslo, Ostfold dhe Rogaland kryesisht në Norvegjinë jugore. Në numër më të vogël gjenden në rajonet Finnmark, Sogn og Fjordane dhe Nordland Qyteti, rajoni dhe zona metropolitane e Oslos në Norvegjinë e Jugut mbeten destinacionet kryesore të migrantëve shqiptarë në vend.
Qytetet e Norvergjise Fylker i Norge |
Shtetas Shqiptare 2018[10] |
Shtetas Kosovare 2018[10] |
---|---|---|
Akershus | 315 | 2,298 |
Aust-Agder | 12 | 304 |
Buskerud | 64 | 1,545 |
Finnmark | 9 | 31 |
Hedmark | 19 | 426 |
Hordaland | 107 | 389 |
Møre og Romsdal | 54 | 151 |
Nordland | 31 | 87 |
Oppland | 43 | 319 |
Oslo | 1,010 | 2,924 |
Østfold | 132 | 2,792 |
Rogaland | 106 | 1,220 |
Sogn og Fjordane | 10 | 39 |
Telemark | 27 | 750 |
Troms | 50 | 51 |
Trøndelag | 36 | 356 |
Vest-Agder | 43 | 940 |
Vestfold | 43 | 1,020 |
Norvegjia | 2,111[11] | 15,642[11] |
Danimarkë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Shqiptarët në Danimarkë
Shqiptarët kanë emigruar në Danimarkë në dy grupe kryesore - së pari përmes migracionit ekonomik jugosllav, gjatë viteve 1960 në 1970, dhe më vonë si rezultat i luftërave në Ish Jugosllavi. Përafërsisht 2,000 shqiptarë etnikë mendohet të kenë mbërritur nga Maqedonia. Në Kopenhagë, një pjesë e shqiptarëve etnikë janë nga Tetova, Reseni dhe rajonet përreth tyre.
Mendohet se ka rreth 15,000 shqipfolës në Danimarkë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Shqipja është mësuar vazhdimisht në Kopenhagë dhe në disa rajone të tjera për ca kohë.[12]
Rajonet me përqendrimin më të rëndësishëm të shqiptarëve në Danimarkë janë Hovedstaden dhe Syddanmark, kryesisht në jug dhe juglindje të Danimarkës. Numri më i vogël është gjetur në Nordjylland në veri të vendit.
Rajonet e Danimarkës Regioner i Danmark |
Shtetas Shqiptare 2018 |
Shtetas Kosovare 2018 |
---|---|---|
Rajoni i Madh i Danimarkës | 381 | 479 |
Rajoni Zelanda | 54 | 521 |
Rajoni i Danimarkës Jugore | 104 | 1,396 |
Rajoni i Danimarkës Qendrore | 105 | 505 |
Rajoni i Danimarkës Veriore | 29 | 258 |
Danimarka | 673[13] | 3,159[13] |
Suedi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Shqiptarët në Suedi
Numri i saktë i shqiptarëve etnikë në Suedi nuk dihet. Sipas Ministrisë së Diasporës kosovare, ka rreth 140,000 shqiptarë etnikë që jetojnë në Suedi . Vlerësohet se 70,000 shqiptarë të Kosovës kanë emigruar në Suedi që nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.
Ministria e Diasporës e Kosovës ka deklaruar se "Suedia ka kushtet më të mira për diasporën shqiptare". Suedia është shembullore në promovimin e mësimit të shqipes në shkolla. Një nga tre qendrat shtetërore kulturore të diasporës shqiptare është në Suedi, me vendndodhje në Halland.
Albanska Fotbolls Föreningen "Albanska FF" dhe Rinia Idrottsförenig "Rinia IF" janë dy ekipe të futbollit shqiptar në Suedi.
Radio Dituria është një radiostacion shqiptar i vendosur në Borås. Radio ka në fokus kulturën dhe traditën shqiptare.
Finlandë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Shqiptarët në Finlandë
Shqiptarët në Finlandë janë aktivë në ngjarje kulturore dhe takime të tjera të ngjashme. Shoqata Shqiptare "Bashkimi" është një shoqatë kulturore e themeluar në vitin 1998, në Turku, një qytet në jug të Finlandës ku jetojnë afro 1.800 shqiptarë. Një raport demografik i marrë kohët e fundit ka zbuluar se ca. 20,000 shqiptarë emigruan në vend midis 1990 dhe 2016.
Njerëz të shquar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Population by country of birth, age and sex. Year 2000 - 2018". scb.se (në anglisht). Statistiska Centralbyrån.
- ^ "05183: Immigrants and Norwegian-born to immigrant parents, by sex and country background". ssb.no (në anglisht). Statistisk Sentralbyrå.
- ^ "Emigration in Kosovo (International Emigation) – Page 32-38" (në anglisht). Kosovo Agency of Statistics, KAS. Arkivuar nga origjinali më 2014-06-15.
- ^ "National statistics of Denmark" (në anglisht). Dst.dk. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2010. Marrë më 22 shtator 2010.
- ^ "Filipinsk og teilenskt vunnu fram sum móðurmál" (në faroisht). Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2018. Marrë më 10 gusht 2018.
- ^ "Denmark recognizes Kosovo as an independent state". ambbeirut.um.dk (në anglisht). Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës. 12 maj 2008. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2011.
- ^ "Finland recognised the Republic of Kosovo". formin.finland.fi (në anglisht). Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës. 7 mars 2008.
- ^ "Norway recognises Kosovo as an independent state". regjeringen.no (në anglisht). Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë. 28 mars 2008.
- ^ "Review of ODA reporting of the costs of refugees in donor countries DCD/DAC(2000)22/ADD" (në anglisht). Organisation for Economic Co-operation and Development. 1 dhjetor 2000. fq. 10.
- ^ a b Statistisk Sentralbyrå. "Immigrants and Norwegian-born to immigrant parents–09817: Immigrants and Norwegian-born to immigrant parents, by region, immigration category, country background, contents and year". ssb.no (në anglisht).
- ^ a b Statistisk Sentralbyrå. "Immigrants and Norwegian-born to immigrant parents–05183: Immigrants and Norwegian-born to immigrant parents, by country background, contents and year". ssb.no (në anglisht).
- ^ "Ja numri i saktë i shqiptarëve nëpër botë". www.zeri.info.
- ^ a b "FOLK1C: Population at the first day of the quarter by region, sex, age (5 years age groups), ancestry and country of origin" (në anglisht). Statistikat e Danimarkës. Marrë më 2 dhjetor 2017.