Japonia: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti largoj: tl:Hapon (bansa) (strong connection between (2) sq:Japonia and tl:Hapon)
Rreshti 9: Rreshti 9:
{{kryesor|Historia e Japonisë}}
{{kryesor|Historia e Japonisë}}
=== Parahistoria ===
=== Parahistoria ===
==== Koha Paleolitike ====
Koha Paleolitike
Koha paleolitike japoneze ([[Gjuha japoneze|japonisht]] 旧石器時代, kyū-sekki-jidai) mbulon një periudhë kohore rreth viteve 100,000 deri 30,000 para erës sonë, kur janë gjetur edhe [[Vegla Hekuri|veglat e para të hekurit]], të cilat mendohet se datojnë diku rreth viteve 12,000 para erës sonë, në fund të ''Periudhës së Akullnajave'' dhe i përkasin fillimit të ''Periudhës Mesolitike'' ([[Gjuha japoneze|japonisht]] Jōmon). Një datë fillimi prej rreth 35,000 vjet Par.K. pranohet më gjerësisht<ref>[http://www.t-net.ne.jp/~keally/palaeol.html Japanese Palaeolithic Period], Charles T. Keally</ref>. [[Arkipelag]]u Japonez unda nga kontinenti pas periudhës së akullnajave, diku rreth 11,000 Par.K. . Pas zbulimit të një gënjeshtre për historinë paleolitike të Japonisë nga një kërkues amator, shumë vende ku janë gjetur mbetje të kësaj kohe kanë kaluar në hetim të hollësishëm.
Koha paleolitike japoneze ([[Gjuha japoneze|japonisht]] 旧石器時代, kyū-sekki-jidai) mbulon një periudhë kohore rreth viteve 100,000 deri 30,000 para erës sonë, kur janë gjetur edhe [[Vegla Hekuri|veglat e para të hekurit]], të cilat mendohet se datojnë diku rreth viteve 12,000 para erës sonë, në fund të ''Periudhës së Akullnajave'' dhe i përkasin fillimit të ''Periudhës Mesolitike'' ([[Gjuha japoneze|japonisht]] Jōmon). Një datë fillimi prej rreth 35,000 vjet Par.K. pranohet më gjerësisht<ref>[http://www.t-net.ne.jp/~keally/palaeol.html Japanese Palaeolithic Period], Charles T. Keally</ref>. [[Arkipelag]]u Japonez unda nga kontinenti pas periudhës së akullnajave, diku rreth 11,000 Par.K. . Pas zbulimit të një gënjeshtre për historinë paleolitike të Japonisë nga një kërkues amator, shumë vende ku janë gjetur mbetje të kësaj kohe kanë kaluar në hetim të hollësishëm.



Versioni i datës 9 prill 2013 20:38



Atlasi

</noinclude>

Japonia (japonisht: Nihon ose Nippon, zyrtarisht 日本国 About this soundNippon-koku ose Nihon-koku) është një shtet ishullorAzinë lindore. Ndodhet në Oqeanin paqësor, shtrihet në lindje të Detit të Japonisë, Republikës Popullore të Kinës, Koresë veriore, Koresë jugore dhe Rusisë, nga Deti Okhotsk në veri tek Deti i Kinës Lindore dhe Taivani në jug. Shkronjat japoneze (kanji) që e përbëjnë Emrin e Japonisë nënkuptojnë "shteti i origjinës së diellit", që është arsyeja pse Japonisë shpesh identifikohet si "Toka e Lindjes së Diellit".

Japonia përbëhet prej më se 3,000 ishuj[1] që e bëjnë atë arkipelag. Ishujt më të mëdhenj janë Honshū, Hokkaidō, Kyūshū dhe Shikoku që së bashku përbëjnë 97% të sipërfaqes tokësore të Japonisë. Shumica e ishujve janë malorë dhe vullkanikë; për shembull, pika më e lartë e Japonisë, Mali Fuxhi, është vullkan. Japonia renditet e 10-ta në botë sipas numrit të popullsisë, me rreth 128 milion banorë. Zona Tokyo i Madh, e cila përfshin kryeqytetin de facto Tokyo dhe disa prefektura përreth, është zona më e madhe metropolitane në botë, me mbi 30 milion banorë.

Historia

Parahistoria

Koha Paleolitike 

Koha paleolitike japoneze (japonisht 旧石器時代, kyū-sekki-jidai) mbulon një periudhë kohore rreth viteve 100,000 deri 30,000 para erës sonë, kur janë gjetur edhe veglat e para të hekurit, të cilat mendohet se datojnë diku rreth viteve 12,000 para erës sonë, në fund të Periudhës së Akullnajave dhe i përkasin fillimit të Periudhës Mesolitike (japonisht Jōmon). Një datë fillimi prej rreth 35,000 vjet Par.K. pranohet më gjerësisht[2]. Arkipelagu Japonez unda nga kontinenti pas periudhës së akullnajave, diku rreth 11,000 Par.K. . Pas zbulimit të një gënjeshtre për historinë paleolitike të Japonisë nga një kërkues amator, shumë vende ku janë gjetur mbetje të kësaj kohe kanë kaluar në hetim të hollësishëm.

Periudha Jōmon

Pikturë në mur nga shekulli i 8të

Periudha Jōmon-e apo Mesolithike zgjati prej vitit 14,000 par.K. deri më 300 par.K. . Shenjat e para të qytetërimit dhe modelet stabile të jetesës u paraqitën rreth 14,000 vjet par.K me kulturën Jōmon. Thurja ishte ende e panjohur dhe rrobat bëheshin me lëkurë kafshe. Populli Jōmon filloi të krijonte enë prej dheut, duke i dekoruar ato me modele të bëra nga balta e lagët, copat e drurit etj. duke formuar korda (Jōmon do të thotë "modele të kordave").

Disa nga shembujt më të vjetër të qeramikës në botë mund të gjinden në Japoni, duke u bazuar nga përcaktimi i vjetërsisë me anë të Karbonit, së bashku me thika, krehër të bërë nga gëzhoja etj. dhe sende të tjera që datojnë nga Mileniumi i 11të par.K.[3].Megjithëse data specifike nuk dihet saktësisht. Figura të baltës gjithashtu ishin gërmuar. Këto sende shtëpiake sugjerojnë se ka pasur rrugë tregtie me vendet aq larg sa Okinawa. Analiza ta ADNsë sugjerojnë se populli Ainu, një popull vendas që ka jetuar në Hokkaidō dhe në pjesën veriore të Honshū janë pasardhës të Jōmon-ëve dhe ksi rezultat janë pasardhësit e popullit të parë në Japoni.

Periudha Yayoi

Periudha Yayoi (japonisht 弥生時代 ) zgjati prej rreth 400 ose 300 vjet par.K. deri 250 vjet pas.K.. Emrin e ka marrë nga qyteza Yayoi, një vend në Tokyo ku hetimet arkeologjike zbuluan gjurmët e para të kësaj periudhe.

Fillimi i periudhës Yayoi shënoi influksin e praktikave të reja si thurja, kultivimi i orizit, produkte të hekurit dhe bronzit të sjellura nga Korea ose China. [4] Për shembull disa kërkime shkencore tregojnë se kultivimi i Orizit të lagur nisi diku rreth 8000 vjet par.K në Delt%n e Lumit Yangtze dhe u përhap nëpër japoni rreth 1000 vjet par.K.[5].

Japonia së pari u paraqit në burime të shkruara 57 vjet pas.K. me këto shënime në librin Kinez Hani i Mëvonshëm: Matanë oqeanit nga Luoyang janë populli i quajtur Wa. Të përbërë nga më shumë se njëqin klane, ata vijnë herë pas here the japin haraçin. Libri Wei i shkruar në shekullin e 3të veçon se vendi ishte bashkim i rreth 30 klaneve ose shteteve të vogla dhe sundohej nga një mbretëreshë shamane e quajtur Himiko nga Yamataikoku.

Periudha Antike

Yamato quhej forca kryesore në Japoni nga mesjeta deri në vitin 710. Periudha Kofun (shekulli i 3të – shekulli i 6të), karakterizohet si një periudhë kur janë krijuar shumë statuja të njohura si tumuli e që kishin formën e vrimës së çelësit. Në fillim të periudhës Asuka (nga shekulli i 6të – 710), kryeqyteti u zhvendos në Asuka, pjesa më jugore e Nara Basin. Dallimi kryesor midis periudhës Yayoi dhe Kofun-Asuka është zhvillimi nga një kulturë fshatare dhe agrokulturore tek një kulturë më ushtarake nga Kina nëpërmes Koreas. Kjo u zëvendësua nga Dinastia Tang dhe ndikimi kinez gjatë periudhës Nara e cila prezantoi qeverisje të cantralizuar dhe imperiale, zhvillime në fe në vend të ushtrisë gjatë periudhës Kofun-Asuka.[6][7]

Periudha e Feudalizmit

Feudalizmi, ashtu si në shumë vende të tjera të globit, u zhvillua edhe në Japoni. Në njohje të parë, Japonia është një varg ishujsh në Oqeanin Paqësorë. Jeta feudale në Japoni mori nuanca të ndryshme nga ato të bashkësive evropiane dhe shumë shpesh, për shkak të largësisë së saj me Shqipërinë, ajo trajtohet në mënyrë shumë të vakët në librat shkollorë ose jashtë shkollorë shqipëtarë. Për të pasur një imazh të qartë të feudalizmit në këtë vend, duhet parë fillimi dhe organizimi shoqëror në kohën para feudale. Si burim më i mirë mund të përdoren pjesë nga novelat japoneze si edhe copëzat të shkruara në atë periudhë kohe.

Marko Polo shkruan në librin e tij, “Përshkrimi i Botës” për disa njerëz mbresëlënës që jetonin në lindje të Kinës. Pa dyshim që ai e kishte fjalën për popullsinë japoneze që jetonte e izoluar nga pjesa tjetër e botës, në një varg ishujsh në Japoni. Është e pamundur të kuptosh historinë e një populli pa ditur origjinën e tyre më parë. Në këto ishuj, në fillim jetonin një popullsi e quajtur Ainu, të cilët zakonisht ishin peshkatarë dhe gjuetarë. Peshkimi kushtëzohej nga rrethimi i ishujve me oqeanin dhe ishte një mjet i mirë fitimi (në aspektin ushqimor). Më pas, njerëzit që erdhën nga territoret e brendshme, sollën me vete kulturën e orizit. Filloi kështu punimi i tokës duke formuar fshatrat, por zejtaria dhe punimet e bronzit nuk mbetën pas. Më vonë, japonezët do të influencoheshin nga idetë kineze, ku mund të përmendet shkrimi hilografik (Katakana dhe Hiragana, që kanë në thelb mënyrën e shkrimit kinez), megjithatë japonezët ruajtën traditat e tyre dhe zakonet tradicionale për shkak të izolimit të tyre në atë tokë vullkanike mbi Paqësor.

Si një vend në pjesën veriore të brigjeve të Azisë, Japonia përbëhet nga katër ishuj të mëdhenj, Hokaido, Kjushu, Sikoku dhe Honshu. Edhe pse tokat në këtë vend janë përgjithësisht pjellore, relievi i pasur malor lë vend shumë pak për fushat e mbjellshme. Rreth 20 përqind e tokave mund të përdoren për bujqësi. Në mënyrë për të fituar më shumë toka pjellore, u donte formimi i bregoreve në kodra. Dhe si gjithmonë, në çdo vend, mungesa e tokave do të sillte luftëra të shumta në vazhdim.

Për të theksuar është se feudalizmi në Japoni, lindi pak më parë se në Evropë dhe përfundoi shumë më vonë.

Politika

Japonia është monarki kushtetuese ku fuqia e Perandorit është shumë e kufizuar. Si figurë ceremoniale, kushtetuta e favorizon si "Simbol i Shtetit dhe Unitet i Popullit". Pushteti qëndron në duart e kryeministrit dhe anëtarëve të Diet-ës Kombëtare, përderisa sovraniteti i takon popullit. Perandori luan rolin e kreut të shtetit në çështjet diplomatike. Akihito është Perandori aktual i Japonisë. Naruhito si Princi i Kurorëzuar i Japonisë qëndron si pasuesi i kurorës Perandorake.

Organi legjistlativ i Japonisë është Diet-a Kombëtare, Parlament me dy dhoma. Diet-a përmban: Dhoma e Përfaqësuesve, me 480 vende, të zgjedhur me votën e popullit çdo 4 (katër) vjet ose vota mund të ndërrojë çdo gjë, dhe Dhoma e Këshilltarëve që ka 242 vende, ku mandati zgjat 6 (gjashtë) vjet. Në Japoni ekziston e drejta e votës përmbi moshën 20 vjeçe me fletë të fshehta votimi. Programi liberal konservativ i Partisë Liberale Demokratike të Japonisë ka bërë qe kjo parti të jetë në pushtet që nga viti 1995, përveç një koalicioni shumë të shkurtër qeveritar i formuar nga partitë opozitare në vitin 1993. Partia më e madhe opozitare në Japoni është Partia Demokratike Social-Liberale e Japonisë.

Kryeministri është kreu i Qeverisë, i ardhur në pushtet me aprovimin e Perandorit të Japonisë pas diskutimeve ne Diet-ën Kombëtare dhe nevojitet edhe miratimi i Dhomës së Përfaqësuesve që kryeministri të marrë pozitën. Kryeministri është kreu i Kabinetit dhe ka rol vendim-marrës në të gjitha ministritë. Yukio Hatoyama është kryeministri aktual i Japonisë, nga Partia Demokratike e Japonisë.

Njësitë administrative

Tokyo
Osaka

Në Japoni janë tetë regjione ndërsa administrimi i nivelit të parë (I) fillon në 47 njësitë të llojit të prefekturave. Secila nga këto ka zgjedhë guvernatorin, legjislacionin dhe zyrtaret administrativ. Qyteti i Tokios, tani Tokio Citi ndahet në 23 njësi speciale të barabarta dhe funksionojnë si qytete.

Në Japoni është bërë dukuri e zakonshme grupimi i qyteteve, vendbanimeve dhe fshatrave në bashkësi të përbashkëta. Ky proces e zvoglonë numrin e nën prefekturave (II) administrative dhe mendohet se zvogëlohen shpenzimet.

Japonia dhjetëra qytete të rëndësishme që luajnë rolë të rëndësishëm në kulturën, traditën dhe ekonominë japoneze Më poshtë është paraqitur një listë me qytete më të rëndësishme që njëherit janë edhe qendra të prefekturave.


Qyteti njësi pop.[8]
1 Tokyoa Tokyo 12,790,000
2 Yokohama Kanagawa   3,654,427
3 Osaka Osaka 2,635,420
4 Nagoya Aichi 2,223,148
5 Sapporo Hokkaidō 1,888,953
6 Kobe Hyōgo 1,528,687
7 Kyoto Kyoto 1,472,511
8 Fukuoka Fukuoka 1,414,417
9 Kawasakib Kanagawa 1,342,262
10 Saitama Saitama 1,182,744

a 23 komuna. Po ashtu edhe kryeqytet i Japonisë.
bQytet qendër e guvernatorit.

Gjeografia

Skeda:Mountfujijapan.jpg
Mali Fuxhi me pemë qershie dhe një shinkansen — të trija janë simbole për Japoninë.

Japonia është një shtet i përbërë prej mbi tre mijë ishuj, të cilët shtrihen përgjatë bregdetit të Oqeanit PaqësorAzisë. Ishujt kryesorë, nga veriu në jug, janë Hokkaidō (Hokaido), Honshū (ishulli kryesor), Shikoku dhe Kyūshū (Kjushu). Ishujt Ryukyu, përfshirë Okinawa, janë një zinxhir ishujsh në jug të Kyushū. Së bashku ato shpesh njihen si Arkipelagu Japonez.

Rreth 70% deri 80% e vendit është e mbuluar me pyje, male,[9][10] dhe është e papërshtatshme për përdorim agrikulturor, industrial, ose rezidencial. Kjo për shkak të relievit kryesisht të pjerrët, klimës dhe rrezikut të rrëshirave që shkaktohen nga tërmetet, tokës së butë dhe shiut të ashpër. Kjo ka shkaktuar një dendësi të madhe në zonat e banueshme që janë kryesisht zonat bregdetare. Japonia është një nga më dendësisht të banuara në botë.[11]

Vendndodhja e saj në Unazën Pacifike të Zjarrit, në takim të tri pllakave tektonike, i jep Japonisë dridhje të intensitetit të ulët të herpasharshme dhe aktivitet vullkanink relativisht të shpeshtë. Tërmete shkatërruese që shpesh rezultojnë me cunami, rastisen disa herë çdo shekull.[12] Tërmetet kryesore të fundit janë Tërmeti 2004 Chūetsu dhe Tërmeti i madh i Hanshin më 1995. Burimet e ngrohta janë të shpeshta dhe janë zhvilluar si pushimore.[13]

Klima e Japonisë është kryesisht e qëndrueshme, por dallon majft nga veriu në jug.[14]

Faktorët gjeografikë të Japonisë e ndajnë atë në gjatë zona klimatike:

  • Hokkaidō: Zona më veriore ka klimë të qëndrueshme me dimra të gjatë dhe të ftohtë dhe vera të freskëta.
  • Deti i Japonisë: Në bregdetin perëndimor të Honshū, era veriperëndimore gjatë dimrit sjell rreshje të mëdha dëbore. Gjatë verës, ky regjion është më i freskët se zona Pacifike, megjithëse nganjëherë përjeton temperatura tejet të larta, për shkak të fenomenit të njohur si era foehn.
  • Rrafshnalta Qendrore: Një klimë tipike kontinentale, me dallime të mëdha klimatike mes verës dhe dimrit, dhe mes ditës e natës.
  • Deti i Brendshëm Seto: Malet e regjioneve Chūgoku dhe Shikoku e mbrojnë regjionin nga erërat sezonale, duke sjellë klimë të butë gjatë vitit.
  • Oqeani Paqësor: Bregdeti lindor përjeton dimra të ftohtë me pak dëborë dhe vera të nxehta dhe të lagështa për shkak të erës juglindore sezonale.
  • Ishujt Ryukyu: Ishujt Ryukyu kanë klimë subtropikale, me dimra të ngrohtë dhe vera të nxehta.

Temperatura më e lartë e shënuar ndonjëhrë në Japoni është — 40.9 gradë Celzius — më 16 Gusht, 2007.[15]

Ekonomia

Japonia është ndër vendet më të zhvilluara të botës. Për numrin e ndërmarrjeve industriale e prodhimin, si dhe shumëllojshmërinë e produkteve, ajo zë vendin e parë në Azi dhe të dytin në botë, pas ShBA. Në disa degë të vecanta, si në ndërtimin e anijeve, të automobilave, makinave automate, etj. ajo qëndron në vendin e parë në botë.

Demografia

Japonia ka një popullsi prej 127 433 494 banorë. Shtimi natyror është i ulët. Dendësia mesatare e popullsisë është 337 banorë\km². Shpërndarja e saj është e pabarabartë. Pjesa më e madhe e popullsisë është përqendruar kryesisht në ultesira, fushëgropa, rrafshina aluvionale dhe gjatë bregdetit. Popullsia në Japoni është homogjene. Gjuha zyrtare është japonishtja. Popullsia është e besimit shinto, budist dhe kristianë. Në Japoni jetojnë edhe 2 milionë banorë të huaj, si: koreanë, kinezë, brazilianë, filipinas, amerikanë, tajlandezë, etj. Rreth 79% e popullsisë është përqendruar në qytete. Kryeqyteti i vendit është Tokio, i cili është një ndër qytetet më të mëdha në botë. Qytete të tjera të mëdha janë: Osaka, Kobe, Nagoi dhe Jakohama etj.

Kultura

Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi

Lidhje të jashtme

 Commons: Japonia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Japonia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale


Burime tëdhënash

  1. ^ Nihon Rettō | url = http://dic.yahoo.co.jp/dsearch?enc=UTF-8&p=%E3%81%AB%E3%81%BB%E3%82%93%E3%82%8C%E3%81%A3%E3%81%A8%E3%81%86&dtype=0&stype=1&dname=0ss | publisher = Daijirin / Yahoo Japan dictionary | accessdate = 2007-05-07
  2. ^ Japanese Palaeolithic Period, Charles T. Keally
  3. ^ "The earliest known pottery comes from Japan, and is dated to about 10,600 BC. China and Indo-China follow shortly afterwards" ("Past Worlds" The Times Atlas of Archeology. p. 100, 1995). Alternatively, the Metropolitan Museum of Art's Timeline of Art History [1] notes "Carbon-14 testing of the earliest known shards has yielded a production date of about 10,500 BC, but because this date falls outside the known chronology of pottery development elsewhere in the world, such an early date is not generally accepted". [2]. Calibrated radiocarbon measures of carbonized material from pottery artifacts: Fukui Cave 12500 +/-350 BP and 12500 +/-500 BP (Kamaki & Serizawa 1967), Kamikuroiwa rockshelter 12, 165 +/-350 years BP in Shikoku (Esaka et al. 1967), from "Prehistoric Japan", Keiji Imamura, p46.
  4. ^ "Yayoi Period History Summary," BookRags.com; Jared Diamond, "Japanese Roots," Discover 19:6 (June 1998); Thayer Watkins, "The Genetic Origins of the Japanese"; "Shinto — History to 1900," Encyclopædia Britannica.
  5. ^ Earlier Start for Japanese Rice Cultivation, Dennis Normile, Science, 2003
  6. ^ "Buddhist Art of Korea & Japan," Asia Society Museum; "Kanji," JapanGuide.com; "Pottery," MSN Encarta; "History of Japan," JapanVisitor.com.
  7. ^ Delmer M. Brown (ed.), red. (1993). The Cambridge History of Japan. Cambridge University Press. fq. 140–149. {{cite book}}: |editor= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); George Sansom, A History of Japan to 1334, Stanford University Press, 1958. p. 47. ISBN 0-8047-0523-2
  8. ^ Japan—City Population
  9. ^ http://encarta.msn.com/encyclopedia_761566679/Japan.html |title="Japan" |publisher=Microsoft Encarta Online Encyclopedia |year=2006 |accessdate=2006-12-28
  10. ^ url=http://www.worldinfozone.com/country.php?country=Japan |title=Japan Information—Page 1 |publisher=WorldInfoZone.com |accessdate=2006-12-28
  11. ^ url=http://esa.un.org/unpp/ |title=World Population Prospects |publisher=UN Department of Economic and Social Affairs |accessdate=2007-03-27
  12. ^ url=http://volcano.und.edu/vwdocs/volc_images/north_asia/japan_tec.html |title=Tectonics and Volcanoes of Japan |publisher=Oregon State University |accessdate=2007-03-27
  13. ^ http://www.jnto.go.jp/eng/arrange/attractions/hotSprings.html |title=Attractions: Hot Springs |publisher=JNTO |accessdate=2007-04-01
  14. ^ url=http://www.jnto.go.jp/eng/arrange/essential/climate.html |title=Essential Info: Climate |publisher=JNTO |accessdate=2007-04-01
  15. ^ url=http://www.japannewsreview.com/society/national/20070816page_id=1553 |title=Gifu Prefecture sees highest temperature ever recorded in Japan - 40.9 |publisher=Japan News Review Society |date=2007-08-16| accessdate=2007-08-16