Shqipëria: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Drejtshkrim
→‎Lidhje të jashtme: - interwiki vo
Rreshti 237: Rreshti 237:
[[tr:Arnavutluk Cumhuriyeti]]
[[tr:Arnavutluk Cumhuriyeti]]
[[uk:Албанія]]
[[uk:Албанія]]
[[vo:Volapük]]
[[zh:阿尔巴尼亚]]
[[zh:阿尔巴尼亚]]
[[zh-min-nan:Shqipëria]]
[[zh-min-nan:Shqipëria]]

Versioni i datës 20 korrik 2006 15:13

Republika e Shqipërisë
Emblema - Shqipëria
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin shqipëtar
Vendndodhja - Shqipëria
Vendndodhja - Shqipëria

Shqipëria është një vend mesdhetar në juglindje të Evropës, në perëndim të Gadishullit Ballkanik, me koordinatat gjeografike: 39 16' gjatësi dhe 42 39' gjerësi, me largësi pothuajse të barabartë nga Ekuatori dhe Poli i Veriut. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28.748 km². Ajo kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndim, Kosova në veri, nga Maqedonia në lindje dhe Greqia në jug. Në kufirin natyror perëndimor Shqipëria ka dalje të hapur në Detin Adriatik dhe në jugperëndim Detin Jon, i cili ka një shtrirje të gjerë nga Veriu deri në Jug. Gjatësia e vijës kufitare të [[Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve.

Historia

Artikulli kryesor: Historia e Shqipërisë

Mijëra vjet më parë Pellazgët kanë banuar në territorin e brendshëm dhe malor të Gadishullit Ilirik (sot Gadishulli Ballkanik), si edhe në zonat pranë territorit maqedonas dhe shtet-qyteteve greke. Pasardhësit e Pellazgëve janë Ilirët.

Ilirët, parardhësit dymijë vjeçarë të kombësisë së sotme me prejardhje të disa individëve me lidhje gjaku 100% shqiptare, vërtetuar edhe nga studimet e botimet e fundit nga institutet kërkimore shkencore ne Europë, USA e Kanada, nga specialistët e huaj dhe shqiptarë të shkencave antropologjike, gjenetike e arkeollogjike, banonin që nga pjesa veri-perëndimore e Detit Adriatik deri në Detin Jon, si dhe përgjatë kufirit tokësor të Gadishullit Ilirik me Dalmatët, Maqedonasit dhe Grekët.

1478- 1912, Shqipëria në atë kohë ishte nën sundimin politiko-militar otoman.

Rilindja Kombëtare Shqiptare, shpallja e pavarësisë shqiptare dhe formimi i shtetit Shqiptar.

Politika

Artikulli kryesor: Sistemi shtetëror në Shqipëri

Shqipëria është Republikë Parlamentare në të cilën roli dominues i administrimit të punëve të shtetit i bie kryeqeveritarit (sistemet "demokratike" shtetërore perëndimore).

Njësitë administrative

Artikulli kryesor Njësitë administrative të Shqipërisë

Shqipëria ndahet në 12 njësi administrative të quajtura "qarqe", të cilat ndahen më tej në 36 "rrethe". Kryeqyteti Tirana ka një status të veçantë. Qarqet administrative në Shqipëri janë si me poshtë:

Rrethet e Shqipërisë

Ekonomia

Artikulli kryesor: Ekonomia e Shqipërisë

Përpara vitit 1991, Partia Komuniste atëhere në pushtet e drejtonte ekonominë e vendit me anë të një serie planesh pesë-vjecare. Të gjitha degët prodhuese kontrolloheshin nga shteti, bujqësia ishte kolektivizuar plotësisht dhe industria ishte pronë e popullit, ndërsa sipërmarrjet private ishin të ndaluara rreptesisht. Pervec kësaj Kushtetuta e Republikës Socialiste të Shqipërisë e ndalonte qeverinë të kërkonte ndihma nga jashtë, të pranonte borxhe apo të lejonte investime të huaja në vend. Dështimi i kësaj ekonomie të kontrolluar e shtyu qeverine paskomuniste të decentralizojë proçesin e vendimmarrjes ekonomike. Ndalimi i tregtisë private është shfuqizuar qysh nga fundi i viteve 80-të, qeveria ka kohë që pranon borxhe dhe kredi të huaja, dhe përpiqet të krijojë vende të reja pune, me anë të bashkëpunimeve me partnerët nga jashtë. Këto masa kanë për qëllim rritjen e industrisë së lehtë, prodhimet ushqimore dhe bujqësore, si dhe ekonominë në tërësi. Progresi i viteve të fundit është i dukshëm, tregu permban te gjithe artikujt e nevojshëm industrialë dhe bujqësorë, ekonomia në përgjithësi po ecën me hapa të shpejta dhe po zhvillohet gradualisht duke pasur për çdo vit një rritje mesatarisht shumë të lartë vjetore në krahasim me vendet e tjera të Evropës Juglindore.

Shqiperisë ka nevojë per me shume ekspertë të specializuar, teknikë dhe për adminstratorë publikë, studentë të rinj të diplomuar jashtë shtetit, të cilët janë arsimuar me metoda dhe standarte evropiano-perëndimore.

Demografia

Artikulli kryesor: Demografia e Shqipërisë

Shqipëria ka 3.370.000 banorë. Shqiptarë jetojnë edhe në vende të tjera të Ballkanit, në Kosovë 2.5 milionë, mbi 600,000 jetojnë në Greqi, 700,000 në Maqedoni dhe gati 100,000 mijë shqiptarë jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (Komuna nën administrimin serb). Në Itali, afër 300,000 arbëreshë, 500,000 në SHBA dhe rreth 7,000,000 të kombësisë shqiptare në Turqi. Shqipëria ka disa minoritete, rreth 25,000 grekë kanë residencat në zonat rurale në Shqipëri dhe kryesisht në zonat minoritare në kufi me Greqinë të qarkut të Sarandës dhe në Dropull të Gjirokastrës.

Gjeografia

Skeda:Albanien-Position.png
Vendndodhja e Shqipërisë
Skeda:304px-Satellite image of Albania in June 2000.jpg
Pamje satelitore e Shqipërisë (Qershor 2000).
Artikulli kryesor: Gjeografia e Shqipërisë

Pozita gjeografike
Shqipëria ndodhet në Europën Juglindore, në pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik e shtrihet midis koordinatave gjeografike 39 gradë e 38' dhe 42 gradë e 39' te gjërësisë veriore dhe 19 gradë e 16' te gjërësisë lindore, ne largësi pothuajse të barabartë nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.

Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrore. Kryeqyteti i saj është Tirana.

Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokësor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor.

Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqine një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga deti Adriatik e në jug-perëndim nga deti Jon.

Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugeve më të shkurtëra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht, lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës deri në Kepin e Gjuhëzes. Në gjirin e Vlorës e në drejtim të jugut, bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalëzit, i Durrësit, i Karavastasë dhe i Vlorës, në hyrje të së cilës gjendet ishulli i Sazanit.

Relievi
Relievi i Shqipërise është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësine e Albanideve, që aktualisht përbëjne tokën e nëntoken e Shqipërise. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Europës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).

Fushat zene kryesisht pjesën perëndimore, pergjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçes, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjate lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme komunikimi.

Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike):


  • Lagunat kryesore janë: Laguna e Lunrës (Vilunit), e Patokut, e Bishtrakës,
    e Karavastasë, e Nartës dhe e Pashalimanit.
  • Plazhet kryesore janë: Plazhi i Velipojës, i Shëngjinit, i Talës, i Durrësit,
    i Divjakës, i Semanit, i Vlorës, i Dhërmiut, i Himarës dhe ai i Sarandës.
  • Kepat kryesore janë: Kepi i Rodonit, i Bishtit të Pallës dhe ai i Gjuhezës.

Klima
Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën klimaterike mesdhetare, me dimër relativisht të shkurtër e te butë dhe me vere të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërise ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperature, reshje, ndricimin diellor, lagështiren e ajrit, etj.

Ndricimi diellor lëviz nga 2731 orë në vit në Xarë të Sarandës, në 2722 orë në vit në Vlorë, 2560 orë në vit në Tiranë, 2246 orë në Peshkopi dhe 2046 orë në vit në Kukës.

Bien mesatarisht 1430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje.

Portet

Që në kohët e lashta në bregdetin shqiptar kanë funksionuar skela si në Durrës (Dyrrah), Ulqin, Tivar, Vlorë (Aulone), Apoloni, Sarandë (Onhezmi), etj. Gjatë shekujve VII-XII Durrësi ishte skela kryesore në perëndim të Perandorisë Bizantine. Gjatë periudhës së principatave arbërore u ngritën skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjeve në Shirgj (Bunë), Shëngjin, Shufada (Mat), Rodon, Bashtovë (Shkumbin), Pirg (Seman), Spinaricë, zhvillimi i të cilave u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman.

Gjatë viteve 1928-1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe disa pontile druri në Sarandë, Vlorë e Shëngjin, të cilat u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga viti 1945 deri në vitin 1952, u rindertua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni në Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj (Lukovë) që shërbenin kryesisht për transport agrumesh. Porti kryesor i vendit është ai i Durrësit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit të anijeve.

Kultura

Artikulli kryesor: Kultura e Shqipërisë
Artikulli kryesor: Arsimi në Shqipëri
Artikulli kryesor: Muzika në Shqipëri
Artikulli kryesor: Sporti në Shqipëri
Artikulli kryesor: Feja në Shqipëri
Artikulli kryesor: Turizmi në Shqipëri

Shiko edhe këtë



Koordinatat gjeografike: 41° 21' Gjer. Ver., 19° 59' Gjat. Lind.
41° 21' Gjer. Ver., 19° 59' Gjat. Lind.

Lidhje të jashtme

 Commons: Shqipëria – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale


Stampa:Europa