Carralluga
Carralluga
Qarralugu | |
---|---|
Fshat | |
Shteti | Kosova |
Komuna | Malishevë |
Rajoni | Rajoni i Prizrenit |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 9,9 km2 (38 sq mi) |
Popullsia | |
• Gjithsej | 2.488 banorë |
Targat | 04 |
Carralluga është një vendbanim në komunën e Malishevës, Kosovë. Pas vitit 1999, fshati është i njohur edhe me emrin Qarralug. Gjendet rreth 7 kilometra në veri të qendrës së Malishevës, në anën e majtë të rrugës rajonale Malishevë-Prishtinë dhe është vendbanim kodrinor i tipit të shpërndarë.[1]
Në fshat ekzistojnë dy objekte shkollore nëntëvjeçare, punkti shëndetësor, zyra e ofiçarisë, disa dyqane tregtare, punëtori zejtare dhe biznese private.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si vendbanim është mjaft i vjetër. Në vendin e quajtur Bregu i Bunarit gjenden gjurmët e tumave ilire. Në veri të fshatit janë gjurmët e një kishe dhe është ruajtur mikrotoponimi Arat e Kishës. Nga dokumentet e shkruara, përmendet në defterin kadastral osman të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, ku thuhet se kishte 26 shtëpi. Në defterët e Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1530 është i regjistruar si vendbanim me emrin Qirnelug, që i takonte Hoçës dhe kishte 17 shtëpi.
Me emrin Qernolluka është i regjistruar si vendbanim me shënimet përkatëse në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të viteve 1893, 1896, dhe 1900. Sipas një dokumenti arkivor të vitit 1913, ky fshat kishte 120 shtëpi, nga të cilat, në atë kohë, ishin djegur 33 dhe ishin vrarë disa persona. Në vitin 1936-37, në këtë vendbanim ishin vendosur 22 familje kolone malazeze e serbe, të cilat kishin qëndruar aty deri në prill të vitit 1941, ku me ndihmën e popullatës vendëse shqiptare, u përcollën deri në qytet dhe u shpërngulën.
Familjet dhe mikrotoponimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet kryesore të Carrallugës janë: Hoti, Thaçi, Krasniqi, Gashi dhe Haxhaj, ndërsa mikrotoponimet më karakteristike në fshat janë: Grapi, Gavedaq, Arat e Kishës, Arat e Pojatës, Arat Anej, Rrafshet, Zhari, Breget e Vneshtave, Lugu Dragobilit, Lugi Livadhit të Macave, Lugjet e Murave, Bllata e Lkenit, Bregu i Bunarit, Gjyldenet, Guri i Shpunë, Vorret e Kokës, Lluga e Dajçit, Arat Miloshe, Arat e Lisit, Arat e Gata, dhe Arat e Llazit.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti i regjistrimit | Numri i popullsisë | Numri i shtëpive |
---|---|---|
1879 | - | 35 |
1913 | 433 | - |
1918 | 320 | 45 |
1921 | 570 | 56 |
1948 | 601 | 74 |
1953 | 636 | 83 |
1961 | 769 | 100 |
1971 | 1111 | 117 |
1981 | 1546 | 244 |
1999 | 2488 | 271 |
Koha e Luftës së Kosovës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga sulmet ushtarake e policore, janë djegur dhe shkatëëruar 240 shtëpi, dy objektet shkollore, shtëpia e kulturës, kroi i shkollës, objekti i paraleles së ndarë, ambulanca, zyra e vendit, dhe objekti i kooperativës bujqësore. Është marrë dhe shkatërruar i gjithë dokumentacioni i zyrës së vendit dhe arkivat shkollore. Janë vrarë dhe masakruar 36 persona, një luftëtar i UÇK-së dhe është zhdukur një plak. Pas qëndrimit nëpër fshatra të tjera, një pjesë e popullatës deportohet në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër qëndron nëpër male.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Osmani, Jusuf (2006). Vendbanimet e Kosovës - Malisheva. Vëll. 19. Prishtinë: Shkrola. fq. 152. ISBN 9951-8658-3-6.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Astrazupi | Balinca | Banja | Bellanica | Berisha | Bubaveci | Bubli | Carrallugë | Carravrana | Damaneku | Dragobili | Gajraku | Garaçeva | Golluboci | Guriqi | Jançishti | Joviqi | Kërvasari | Kijeva | Lubizhda | Lladroci | Lladroviqi | Llapçeva | Llashkadrenoci | Llazica | Magjera | Millanoviqi | Maralia | Mirusha | Mleçani | Ngucati | Pagarusha | Panorca | Pllaçica | Qypeva | Ruda | Seniku | Shkarashniku | Temeçina | Tërpeza | Tërpeza e Poshtme | Turjaka | Vërmica