Jump to content

Himara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Himarë)
Himara
Popullsia
6.954
{{{postal_code_type}}}
9425
Faqja zyrtareBashkia e Himarës

Himara (forma e pa shquar: Himarë) është nje qytet i vendosur në rrethin Vlorës në jug te Shqiperise

Deti i Himarës

Himara ka shtate katunde: Palasa, Dhërmiu, Vuno, Qeparo , Kudhës , Pilur , dhe Ilias.

Himara si krahinë shtrihet në jug-perëndim të Shqipërisë në anë të bregdetit të detit Jon. Krahina e Himarës ka një sipërfaqe me gjatësi rreth 50 km dhe gjerësi rreth 10 km.

Rajoni është vend malor dhe karakterizohet nga male e kodrina që thepisën drejtpërdrejt në një det të kristaltë, dhe është një vend detar me klimë mesdhetare. Himara bën pjesë në Qarkun e Vlorës.

Etimologjia popullore e shkoqit si Hi+Marë, pra "Eja Marë", ku Marë përbën një trajtë vendase e emrit Maria. Nje tjeter teori esht se vjen nga bashkimi I fjaleve Him (fjale e perdorur ne disa vende ne jug per grurë) edhe Arë duke formuar Himarë.

E ndërtuar në pjesën jugore të bregdetit shqiptar, qyteza e Himarës ka qenë gjithmonë qendër e një zone që ka përfshirë jo vetëm fshatrat e jugut, por edhe Labërinë e Kurveleshin.

Në kohët e lashta quhej vendbanimi Kërkyrë me rrethinat e tij. Në Mesjetë ky emërtim u zgjerua edhe mbi dy vendbanime të tjera[1].

Historia moderne duket se fillon në 1199, kur në qytet u vendos sundimi i Venedikasve. Fqinjet tanë veriorë nuk mundën ta mbanin për shumë kohë dhe në shekullin e XIII zona e Himarës u përfshi nga Karli i Anzhuinëve në atë që ai e quajti Mbretëria e Arbërisë. Zona ka qenë gjithmonë me një popullsi autoktone shqiptare, kryesisht me origjinë nga ajo njihet si zona e Labërisë dhe duke filluar që nga shekulli i XV edhe me të ardhur nga zonat e Mirditës dhe Krujës.

1431 Himara u përfshi nga Perandoria Osmane si pjesë e Sanxhakut Arvanid, turqit kuptonin me këtë term fshatrat në bregdetin midis Rrugës së Bardhë dhe Sarandës. Venedikasit futnin aty edhe të gjithë fshatrat (21) të brendatokës, që ishin ende të krishterë. Por kur ato u kthyen e u bënë myslimane mes 1690 dhe 1790-ës, me emrin Himarë kuptoheshin vetëm shtatë fshatrat, që paguanin taksën e qirasë (mukatá, 0,035 napolona taksë vjetore për person). Pas vendosjes së Tanzimatit në krahinë më 1880, u vendos administrata turke (kajmekamllëk). Kazaja e Himarës më 1906 me dhjetëra fshatra dhe 12 mijë banorë përfshihej në sanxhakun e Gjirokastrës[1].

1482 disa familje u larguan nga qyteti për në Siçili, dhe atje u është dhënë tokë në afërsi të qytetit të Palermas. Këtij vendbanimi apo fshati më pas ju dha emri Hora e Arbëreshëvet (Qyteti i Shqiptarëve), banorët e të cilit flasin edhe sot gjuhën shqipe (arbërishtjën) dhe mirëmbajnë zakonet, veshjet popullore dhe besimi ortodoks. Duke filluar që nga shekulli i XVI, si pasojë e disa kryengritjeve, Himara, ashtu si edhe Mirdita, siguroi një sërë privilegjesh dhe një lloj autonomie, që e lejoi të ruante fenë dhe flamurin Shqiptar. Fatkeqësisht, mungesa e rrugëve dhe zona malore krijoi vështirësi në komunikimin e saj me zonat e brendshme të vendit. Perveç gjuhës amtare Shqipe, duke shfrytëzuar detin banorët e këtyre anëve vendosën lidhje tregtare me Greqinë e Venedikun e kryesisht me Korfuzin dhe Gjiritin dhe si pasojë e këtyre lidhjeve, filloi te përdorej edhe gjuha Greke e Italiane për qëllime tregtare.

1912 Himara ngriti flamurin e pavarësisë dhe dërgoi përfaqësinë e saj në Vlorë.

Zona dhe Objekte kulturore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

KËSHTJELLA E HIMARËS – Qyteti i vjetër i Himarës, dhe kalaja në vetvehte janë monumente të rëndësishme që kanë nevojë për mbrojtje që të mos pësojnë dëme të pandreqshme. Në kështjellë (kala) ekzistojnë shenja të pranisë së pandërprerë të banorëve vendorë Iliro-Shqiptarë për më shumë se 3500 vjet. Në këtë kështjellë vlen të veçohen objektet :

SHËN MARIA – Kishë e stilit Bizantin me ikonën e Shën Marisë që konsiderohet çudibërëse. Në kohë thatësirash ikonën Himarjotet e nxirrnin për litani (lutje) popullore. Populli lutesh për të rënë shi. Gojëdhëna është se më të vërtetë çudia ndodhte.

KISHA E EPISKOPALE – Kishë e stilit Bizantin. Para ndërtesës së sotme të kësaj kishe, në portën e saj, ekziston basoreliefi prej mermeri me shqiponjën dykrenare Iliro-Shqiptare. Ndërtesa e Kishës Episkopale i ka themelet mbi një ndërtesë të vjetër që ishte faltorja e Apolonit të Ilirisë.

KISHA E GJITHËSHENJTOREVE – Ndërtuar më 1775 në hyrje të kalasë. Sot kjo kishë e rindërtuar funksionon si Mitropolia [Kisha Qendër] e Himarës.

MANASTIRI I SHËN MARISË – Atje ku fillon rrugën e tij rrëzë malit përroi i Gjipesë, në lindje te fshatit Ilias, gjëndet Manastiri i Shën Mërisë. Në lashtësi, ne epokën prekristiane, ka qenë një faltore e perëndeshes Artemisi. Atje shkohet vetëm me këmbë nga Iliasi, përgjatë bregut të thatë të përroit të Gjipesë.

KISHA E SHEN THEODHORIT – Midis fshatrave Ilias dhe Dhërmi gjëndet Manastiri i Shën Theodhorit.

MANASTIRI I SHËN MARISE NE DHERMI– Ky manastir ndodhet në majën e fshatit Dhërmi. Është shumë i bardhë dhe shquhet për arkitektonikën e tij të veçantë.

Objekte të tjera me rëndësi kulturore po ashtu janë edhe:

KËSHTJELLA E BUKUR (Palermo) – Në Jug të Himarës, në një gadishull të vogël, brenda gjirit të sigurtë me të njëjtin emër, ndodhet kështjella e Bukur, e ndërtuar në fillim të shekullit 19të nga Ali Pashai i Janinës dhe që sot ruhet në gjëndje shumë të mirë. Kështjella është ndërtuar në vendin e gërmadhave të një kalaje të vjetër dhe të një manastiri që ekzistonte atje, sipas përshkrimit të udhëtarit Anglez Lik që ka vizituar vendin. Në vendin ku gadishulli lidhet me tokën ndodhet kisha e Shën Nikollës, për të cilën ekzistojnë shumë legjenda dhe histori për ndërtimin e kështjellës.

QEPAROI I VJETËR (i sipërm) – Gjithë fshati ka pamje të bukur dhe arkitektonikë tradicionale. Gjithë rrugicat me kalldrëm dhe kishat e vjetra përbëjnë një figurë magjepsëse. Interes të veçantë paraqesin epigramet Iliro-Kaone në muret e ndërtesave të ndryshme. Nga ky fshat e ka origjinën ish Drejtori i CIA Amerikane Xhorxh Tenet.

KISHA E SHEN DHIMITRIT – Në fshatin e poshtëm Qeparo, ndodhet manastiri i Shën Dhimitrit, i bardhë dhe i rindërtuar si dhe kisha më të njëjtin emër.

KESHTJELLA E SOPOTIT – Afër fshatit Borsh, në majën e kodrës, gjënden gërmadhat e kështjellës Shqiptare te Sopotit. Rruga për të vajtur atje është e vështirë dhe shkohet vetëm në këmbe.

SHPELLA E PIRATEVE – Në veri të Himarës, anës detit ndodhet një shpellë e madhe, në të cilën mund të hysh vetëm nga deti. Mjedisi është interesant dhe bregu ideal për të bërë banjë i vetëm. Legjenda flet se kjo shpellë dikur ishte strehe e piratëve.

PLAZHET – Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle por edhe me rërë te bardhë e të imët. Spilea, është plazhi qëndror i Himarës, me shumë vizitore në verë, më tutje janë Prino, Potami, Filikuri, më në Jug Llamana, Qeparoi, Borshi, brigjet e Piqernit (Buneci), Lukova dhe Kakomea në Nivica (por me rrugë të vështirë). Poshtë kalasë së Himarës ndodhet Livadhi dhe në veri Jali, Fusha, Ziso, Gjipea, Karkaniqi, Dhërmiu, Palasa dhe Dhralea. Në shumë vende në brigjet e Himarës, uji është shumë i ftohtë, për shkak të ujërave nëntokësore. Po të largohesh disa dhjetra metra nga këto pika temperatura e detit merr vlerat fiziologjike. Në muajt e verës, afrohen barkat e shpejta për të bërë shëtitje në brigjet që ndodhen afër me Spilenë.

Himara ka një kulturë të lashtë shqiptare dhe një popullsi autoktone Shqiptare. Nga familjet e njohura dhe me vazhdimësi të hershme në Himarë janë familjet: Gjoleka, Kolila, Gjini, Kokaveshi, Cani, Gjicali, Marku, Gjergji,Çeço, Prifti, Koleka, Kokaj, Zaho, Gjoka, Nikolla, Duna, Kushta, Kocana, Pali, Dudushi, Vreto, Memi, Zoti, Duka, Konomi, Cipa, Gjezo, Xhagjika, Milo, Kokushta, Nushi, Kasneci, Gjonmema, Ndrenika etj. Me të prurat e lëvizjes së popullsisë për arsye ekonomike dhe sociale familje të sapoardhura i janë bashkuar krahinës së Himarës këto kohët e fundit. Ka familje për shembull që janë vendosur në Himarë në 20 vitet e fundit, duke ardhur nga krahina e Kurveleshit. Himara mirëpret njerëz dhe familje nga çdo anë e Shqipërisë, sepse Himara është e njohur për mikpritjen e saj të veçantë dhe bujare Shqiptare.

Himariotët kanë emigruar në vende të ndryshme të botës, si në Itali, Francë, SHBA, Greqi, etj. Kjo ka bërë që ata të ndihmojnë vendlindjen me njohuritë dhe të ardhurat e tyre.

Kultura, Gjuha dhe Besimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kishë e besimit Kristian të Traditës në Himarë

Himara ka një kulturë të lashtë shqiptare dhe një popullsi autoktone Shqiptare që ruan traditat dhe doket e kësaj anë që nga kohët e hershme. Dallohet sidomos për këngët me shumë zëra (polifonike), për vallet e shtruara dhe veshjet tradicionale në raste gëzimesh. Po ashtu vajet e Himarës janë të dëgjuara në tërë Shqipërinë e Jugut. Zhvillim në Himarë ka edhe letërsia dhe artet. Petro Marko - një nga mjeshtrat e gjuhës dhe letërsisë shqipe ishte nga Dhërmiu i Himarës.

Himara ka hapur një nga shkollat e para shqipe rreth vitit 1160-1161 dhe më pas duke vijuar më 1660-1661 nga Onufër Kostandini, Shqiptar i shquar i asaj kohe, megjithë kushtet e rënda të pushtimit Osman. Përpjekjet për vazhdimësinë e shkollës Shqipe u bartën edhe më tutje nga të tjerë, si është Zef Skiro (ltalisht Giuseppe Schirò), prift ortodoks dhe Vikar Apostolik në mision tek Himara, Arbëresh i shquar i kohës së tij. Kjo e bëri Himarën një nga nismëtaret e para të Rilindjes Shqiptare.

Ne fakt, Shkollat shqip me germa latine, fillimisht ne vitin 1628 - 1661 ne Dhermi te Himares dhe me vone edhe ne disa qendra te tjera te krahines, u ngriten nga Misionaret Baziliane, shumica e te cileve ishin Arbereshe te Italise se Jugut te vendosur aty ne vitin 1482. Edhe perpara kesaj periudhe Himariotet kishin emigruar me shumice ne Itali, por edhe djemte himariote shkonin per shkollim ne Itali, ndersa eshte i njohur fakti qe dhjetra Kapedane Himariote,qe kishin mbaruar Akademine Ushtarake ne Itali, me ushtare te tyre kane bere emer dhe histori te lavdishme ne luftra te shumta ne Itali dhe ne shume vende te Europes. Midis tyre, jane shume te permendur gjenerali Dhimiter Leka dhe Merkur Bua etj. Nga kjo lidhje dhe ky emer, ishin edhe Misionaret Baziliane. Misionare te tille ishin Rodhinos, Katalano, Nilo Borghia etj, te cilet kane qendruar ne kete zone per rreth dy shekuj e gjysme deri ne mesin e shekullit 19, periudhe dhe veprimtaria e te cileve eshte e dokumentuar ne Raportet periodike qe dergonin ata ne Itali si dhe ne vepra, libra e dokumenta te shumta qe gjenden edhe sot ne arkivat e Vatikanit e gjetke. Eshte e domozdoshme te sqarohet fakti se pse e ndaluan me tej veprimtarine keta Misionare dhe pse nuk e vazhduan ate edhe ne fillim shekullin e 20-te. Nje nga shkaterruesit kryesore te ketyre shkollave ishte Kisha Ortodokse Greke per te dominuar mbi rrezikun per perhapjen e Katolicizmit ne kete zone dhe te shkollave shqipe dhe per ti zevendesuar ato me meshen dhe shkolla ne gjuhen greke, gje qe keshtu ndodhi ne fakt. Petro Marko, nje nga korifejte e letrave shqip, duke qendruar ne France dhe Itali, kishte hulumtuar dhe gjetur dokumenta qe vertetonin faktet e siperpermendura dhe Historia e shkollave shqip ne Shqiperi besohet se do te fillonte me shkollat e Misionareve Baziliane ne Himare gati 250 vjet me perpara asaj te Petro Ninit dhe Papa Kristo Negovanit ne Korce. 

Dialekti/theksi i Shqipes së folur në Himarë është në hulli të Labërishtes. Labëria shtrihet duke u kufizuar në jug me një krahinë tjetër Shqiptare - Çamërinë (në veriperëndim të Greqisë). Popullsia autoktone Shqiptare e Camërisë dhe Arbëreshët e Greqisë përbëjnë më shumë se 4 milionë Shqiptarë etnikë në Greqi që jetojnë në trojet e tyre që prej dhjetë mijë vjetësh. Një numër të konsiderueshem Shqiptarësh në Greqi përbëjnë edhe Shqiptarët etnike që nga fillimet e viteve 90' kanë emigruar në Greqi për arsye ekonomike. Qeveria aktuale Greke nuk i njeh popullsitë etnike jo-Greke në Greqi, duke dalë kështu ndesh hapur me politikat e pranuara të Bashkimit Europian (nga ku Greqia merr ndihma të shumta falas cdo vit) dhe duke u rradhitur kështu me diktaturat tipike të Amerikës Latine apo të Afrikës.

Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore është i pranishëm në Himarë një minoritet grek, i cili, për qëllime politike estremiste, thotë se Himara është tani një qytet grek, çfarë shkakton probleme me komunitetin shqiptar që i ka mysafir për më shumë se 50 vjet në Himarë. Por ne fakt politika për greqizimin e Himares daton pak para shpalljes se Pamvarsise te Shqipërisë, ku Klane te fuqishme te Megaliidhese Greke dhe veçanërisht Kisha Ortodokse Greke, duke përçuar edhe politiken e shume qeveritareve greke, kane diktuar me elemente te ndryshëm si Spiro Milo e te tjere ne vijim, qysh nga viti 1912 e deri sot me idene se Himara është minoritet grek. Por historikisht himariotet nuk e kane mbështetur këtë politike dhe nder dekada ka luftuar me qarqet ekstremiste te paguara, për te mos realizuar asnjëherë endren greke për greqizimin e popullsisë himariote.

Banorët e krahinës së Himarës janë të besimit të krishterë Ortodoks, një besim fetar i cili ka bashkërenduar dhe ka formësuar shumë prej kulturës dhe traditave të trevës së Himarës. Faktet historike dëshmojnë se krishtërimi bizantin i hodhi rrënjët në Himarë që në shekujt e parë të përhapjes së fesë së krishterë. Këtë e dëshmon edhe prezenca në këtë trevë e shumë kishave bizantine të mesjetës së hershme, shek IV-VI pas.k. Ka të dhëna se në shekullin e nëntë, Himara ka pasur një peshkop.

  • Frashëri, Kristo (2005), Himara dhe Përkatësia Etnike e Himarjotëve. Shtëpia Botuese "Toena"
  • Çami, Muin (2004), Himara në 1912-1914 (Vështrimi historik), In: Nasi, Lefter, Kristaq
  • Prifti, et.al. (eds.), Himara në Shekuj, Tiranë: Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
  • Elsie, Robert (2001), Edward Lear in Albania.
  • Kostallari, Androkli.
  • Schiro, Giussepe.
  • Meillet, Antoine.
  • Swire, Joseph.
  • Cabej, Eqerem.
  • Buda, Aleks.
  • Marko, Petro. Interviste me veteveten.
  • Foto Bixhili, Jipet e Iperit.
  • Leibnitz, Godfried Wilhelm (1646-1717) - (NALB, 1981, 4.17).
  • Thunmann, Hans Erich (1746-1778) - "Research into the History of Eastern European People" (FESH, 1985, 1120).
  • Von Hahn, Johan Georg (1811-1869), 1854 - "Albanian Studies" (AT 1983, 1:43; FESH 1985, 358).
  • Bopp, Franz (1791-1867).
  • Meyer, Gustav (1850-1900), 1883 - "The Place of the Albanian Language in the Family of Indo-European Languages".
  • Scheinder, Edward, 1894 - "The Pellasgians and Their Descendants" (1894, 189-288).
  • Pedersen, Holger (1867-1953).
  • Sandfeld-Jensen, Christian (1873-1942).
  • Jokl, Norbert (1877-1942).
  • Lambertz, Maximilian (18882-1963), 1959 - "Course of the Albanian Language".
  • Jacques, Edwin E. - "The Albanians - An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present", McFarland.
  • Aref, Mathieu - "Albanie - Histoire at Langue".
  • Konferenca Panhimariote, Tirane 2005, Himare 2007, Dhermi 2011,
  • Gjicali, Irakli, "Strategjia e zhvillimit te Himares" v.2012
  • Irakli Gjicali, majlinda Naco, "Zhvillimi turistik i Himares, gjendja perspektiva, sygjerime", dhjetor 2005.

Njerëz të dalluar nga Himara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Damian Himarioti
  • Dhimitër Leka (Dhërmi 1779 - Napoli 1862), ose Demetrio Lecca, ushtarak dhe oficer i lartë në ushtrinë e mbretërise së Napolit, të cilit, arbëreshi i shquar Jeronim De Rada, i kushtoi "Këngët e Milosaos" duke lëvduar vlerat e tij morale dhe patriotike.
  • Zef Skiro (1690 - 1769), prift dhe shkrimtar arbëresh, kryepeshkopi i Durrësit dhe vikar apostolik-misionar në Himarë.
  • Janko Pali (1898 - 1994), mësues i Merituar dhe njohës i thellë i gjuhës së lashtë Shqipe, ndër të tjera përmendet edhe në librin "Historiku i Shkollës së Qeparoit" botuar nga shtëpia botuese Albin më 2008.
  • Neço Muka (1899 - 1934), artist me përmasa botërore.
  • Petro Marko (1913 - 1991), Shkrimtar nga Dhërmiu, mjeshtër i letrave Shqipe, luftëtar në Luftën e Spanjës.
  • Odhise Grillo (1932 - 2003), shkrimtar dhe poet.
  • Dhimitër Anagnosti (1936), regjisor i pamorit të madh (filmit me ekran të madh).
  • Koço Kokëdhima*nga Qeparoi(Botues i gazettes “Shekulli”, gazeta me tirazh mëtë madh në Shqipëri):
  • Prof. Dr. Paskal Milo (1949), kryetar i Partisë së Demokracisë Sociale të Shqipërisë, deputet në Parlamentin e Shqipërisë dhe Profesor dhe Studiues i Historisë dhe Letërsisë Shqipe dhe të Huaj. Njohës i thellë i rrënjëve historike Ilire të krahinës së Himarës.
  • Pirro Dhima, peshëngritës që ka marrë katër medalje Olimpike në rang botëror.
  • Dhimitër Konomi, mësues i shquar i Gjuhës Shqipe i vrarë për këtë shkak nga terroristë të paguar nga qeveria Greke.
  • Nikollë Neranxi, deputet në Parlamentin e Shqipërisë.
  • Prof. Petro Cani, Mjek kirurg, pedagog. U quajt babai i kirurgjisë bashkëkohore shqiptare.
  • Irakli Gjicali, kryetar i Shoqatës së Intelektualëve të Himarës. Ka dhënë ndihmesë të çmuar në nxjerrjen në dritë të ndihmesës së veçantë që ka dhënë Himara në historinë e Shqipërisë, si dhe në letërsinë, kulturën dhe shkencën Shqiptare.

Himara drejtohet nga Këshilli Bashkiak. Kryetar i Këshillit Bashkiak ne vitet 2003-2006 ka qene Z. Savo Prifti, ne vitin 2007-2011 ka qene perfaqesuesi i PDNJ; znj.Sivana Burbo dhe ne zgjedhjet e fundit 2011 Kryetari i Keshillit Bashkiak u zgjodh perfaqesuesi i PS; z. Stefan Kokedhima. Këshilli Bashkiak është organi vendor më i lartë qeverisës në Himarë.

Kryetari i Bashkisë zgjidhet për një periudhë 4 vjeçare. Mënyra se si u zgjodh Kryetari i Bashkisë (2007-2011) ka lënë një shije të hidhur dhe një ndjenjë frikësimi e terrori në popull. Flitet se procesi ka qenë i rremë, me ndërhyrje nga jashtë, jo demokratik dhe i blerë e nuk përfaqëson vullnetin e lirë të popullit të Himarës. Këtë e ka pohuar edhe Këshilli Bashkiak i Himarës dhe Kryetari i këtij Këshilli. Kryetari i Bashkise ne zgjedhjet e 8 majit 2011 u zgjodh z. Jorgo Goro, zgjedhje te cilat ishin te qeta, te rregullta dhe transparente, nje dukuri e vecante qe nuk kishte ndodhur ne zgjedhjet e meparshme. Bashkia e re e z.Goro, qe i perket Partise Socialiste, beri ndryshime te dukshme ne kete Bashki duke cmontuar themelin e politikes para rendese te mbarsur me nacionalizma e percarje te komunitetit dhe duke e hapur institucionin e Bashkise drejt politikave me eficente te zhvillimit ekonomik e shoqeror dhe te progresit ne harmoni te plote me te gjithe faktoret e brendshem dhe ne interes te te gjithe zones pa bere dallime e privilegje. Bunkerizimi dhe tkurrja e madhe qe kishte pesuar Bashkia Himare ne te djeshmen e qeverisjes se PBDNJ, kjo per shkak te politikave ekstremiste e destabilizuese, kerkonte detyrimisht Hapje ne te gjitha drejtimet per zhvillimin e saj, politike e shoqerore, ekonomike dhe sociale dhe nje dore ekulibruese per komunitetin. Ne kete veshtrim u ndertua Strategjia e zhvillimit si dhe politika qeverisese vendore per 10 vitet e ardheshme te Bashkise.

Himara ka të zhvilluar shtegtimin [turizmin], tregtinë, bujqësinë (më së tepërmi kultivimin e ullirit), peshkimin, dhe sipërmarrjen e mikpritjes (hotele, restorante, bujtina - sidomos në breg të detit).

  1. ^ a b Vlora E., Kujtime 1885-1925, përktheu A. Koçi, Tiranë: "IDK", 2003. fq. 192-193.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]