Përdoruesi:Trimi1994

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search


Wikipedia:Shqip
Emblema e Gjilanit Ky përdorues vjen nga Gjilani.
sq Gjuha amtare e këtij përdoruesi është shqipja.
Flag of Kosovo.svg Ky përdorues vjen nga Kosova.
bs-4 Ovaj korisnik tečno govori bosanski jezik.
Корисник течно говори босански језик
sr-4 Овај корисник течно говори српски језик.
de-1 Dieser Benutzer hat grundlegende Deutschkenntnisse.
Ky përdorues i takon besimit Islam (Musliman)

Gartoon-Evolution.png Posta Elektronike - Pyet këtu| Gartoon-Gedit-icon.png Ndryshimet e fundit tek Wikipedia Shqip | Gartoon-fs-ftp.png Artikulli i rasitit | Gnome-gimp.png Antarët e ri | Gnome-fs-trash-full.png Postimet e fshira | Gartoon-Galeon.png Postimet e lëvizura

Wikipedia-logo.png Wikifjalori shqip | Redhat-office.png Wiki Libra | Wikiquote-logo.svg Wiki Citate

commons


trimi1994 (DiskutimKontributezhvendosje)
IDENTIFIKIMI
:- Identiteti: L.Kurteshi
:- Vendlindja:Gjilan, Kosovë,
:- Profesioni: Nxënës i Gjimnazit Zenel Hajdini,
:- Vend ndodhja: Gjilan, Kosovë
:- Hobi: Kompjuteri, Interneti


Filluar apo krijuar nga unë[redakto | përpunoni burim]




                           'KRIMINELET E SISTEMIT'

Kur isha fëmije më kujtohen shpesh ato dy ditët e javës kur prindërit e mi ktheheshin nga shërbimi i natës, të dërmuar deri në atë pikë sa, kur më shikonin që isha duke bërë detyrat, me irritim më thoshin: Ti mjeke nuk do të bëhesh kurrë! Kurre! Mëso dhe mendo dicka tjetër! Një sjellje e tillë nuk ishte thjesht një zhgënjim për një zgjedhje të tyre të gabuar për kohën, por mbi të gjitha qe refuzim për një realitet që të bënte keq, që të vriste. Bëhet fjalë për periudhën e diktaturës në Shqipëri ku gjinekologu duhej të përgjigjej para gjykatës edhe për një dështim që mund t’i ndodhte një gruaje në një zonë të largët malore e që mund të mos kishte ardhur fare për vizitë. Mjeku qe përgjegjës për çdo gjë që u ndodhte njerëzve, populli ishte i pafajshëm, sistemi perfekt. Mjeku qe përgjegjës pse gruaja shtatzanë bënte punë të rëndë fizike, pse nuk kishte as përafërsisht ushqim të mjaftueshëm dhe, mbi të gjitha i vinte turp të shkonte shpesh për kontroll, pasi ndoshta i mungonin veshjet adekuate…Në këtë sistem “perfekt”, për çdo vdekje të pacientit, krimineli qe mjeku. Ai nuk e kishte shpëtuar pacientin nga mizerja me gjithë mizerjen në të cilën vetë qe i detyruar të punonte. Kjo është një histori e shkuar edhe pse dënimet e mjekëve kurrë nuk kanë rreshtur në shoqërinë tonë. Madje, në kohën moderne ato ligjoret janë më pak të ndieshmet kur krahasohen me dënimet publike që u bëhen atyre. Ju jeni të vetëdishëm se për çfarë e kam fjalën, pasi shpesh për çdo dhimbje a sëmundje që nuk na kalon, fajin na e ka mjeku i paaftë, ai që na ka lënë të presim shumë, na ka dhënë barna të gabuara etj, etj. Ata duhet të jenë gjithmonë në shërbim të popullit, ndërkohë që populli mbetet gjykatësi i përjetshëm i tyre. Tani nuk po flas më për prindërit e mi, po flas për kolegët e tyre Gani Ceku dhe Besim Kastrati që u paraburgosën para pak ditësh për vdekjen e fëmijës Redon Kelmendi dhe gjendjen kritike në cilën ndodhet i vëllai. E dhimbshme qe vdekja e papritur, e tmershme për prindërit e familjarët, sensacionale për mediat e irrituara, shumë e qartë për ligjin, skandaloze për popullin. Të gjithë u bënë bashkë kundër dy mjekëve të cilët i shpallën publikisht fajtorë, për popullin, kriminelë. Mjekët u futën në paraburgim në pritje të provave, ndërkohë që këto të fundit do të duhej t’i prinin paraburgimit. Te të dy vëllezërit Kelmendi si anestetik është përdorur preparati Propofol. Pikërisht Propofoli shkaktoi edhe vdekjen e Michael Jacksonit dhe përdorimi i tij u kthye në një debat të gjerë publik në Amekikë vitin e shkuar. Para disa muajsh dy kompani të mëdha farmaceutike në SHBA Teva dhe Hospira kanë tërhequr nga tregu më shumë se 57000 ampula të Propofolit, për shkak se kanë qenë të kontaminuara me nivel të lartë të endotoksinave bakteriale dhe grimcave të vogla subvizive te celikut të cilat kanë shkaktuar komplikime dhe vdekjen e disa pacientëve. Ndërkohë më 31 mars 2010 FDA (Federata per Kontrollimin e Drogave) ua tërheq këtë preparat nga qarkullimi këtyre dy kompanive dhe Tevas ia ndalon prodhimin, në Kosovë, në vendin ku me një copë letër në dorë mund të blesh anestetikë e çdo lloj droge tjetër në barnatore, jo vetëm që nuk bëhen kontrolle mbi barnat, por mungon totalisht edhe informimi adekuat. Megjithatë dy mjekët mbahen në paraburgim dhe me sa duket do të vuajnë gjynahe që më së paku u përkasin. Por të gjitha këto fakte nuk janë relevante, vecanërisht për popullin. Ai nuk fal. Ai kënaqet kur sheh arrestime bombastike të mjekëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për figura eminente të mjekësisë kosovare, kur i sheh ata me pranga e të nëpërkëmbur nëpër media, ndërkohë që kriminelëve ordinerë u fshihen fytyrat dhe u jepen vetëm inicialet. Ai akuzon në emër të jetës. Nuk tërhiqet, edhe pse ka trokitur me mijëra herë natën në derë të mjekut, duke i kërkuar jetë. Megjithatë, në këtë storie të dyja palët janë të prekura, të destinuara për të vuajtur pasojat. Vetëm diçka është e paprekshme, sistemi. Nuk duhet të jesh shumë i mençur për t’i kuptuar kushtet e stafit mjekësor në Kosovë. Për ata që kanë kohë që më nuk përballen me to, pasi i kryejnë jashtë Kosovës, do t’ju kujtoja se spitali i Prishtinës është brenda kornizave të qytetit dhe nga zyrat mund të arrijnë për 5 minuta apo, kam edhe një ide më të mirë, le ta thërrasin ambulancën për të kuptuar edhe efikasitetin e tyre.


Këtu nuk po flas për pagat, pasi ata vetë i nxjerrin me përtesë çdo muaj nga “xhepi” e nuk po flas as për vitet e stërgjata të shkollimit të këtyre “kriminelëve” që po na marrin shpirtin. Nuk po flas as për mbi 18 000 operacionet e suksesshme që janë bërë vetëm gjatë këtij viti në QKUK. Këtu po flas për sistemin. O Zot, ruana nga sistemi!