Jump to content

Rrapi i Marashit, Prizren

Coordinates: 42°12′44″N 20°44′44″E / 42.21209°N 20.745545°E / 42.21209; 20.745545
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rrapi i Marashit
ShtetiKosova Kosova
KomunaPrizren
Sipërfaqja0.05 ha
Krijimi1959

Rrapi i Marashit (Platanus orientalis) është një monument i mbrojtur i natyrës me karakter botanik i cili ndodhet në kuadër të Kompleksit të Mahallës së Marashit në qytetin historik të Prizrenit. [1]

Historiku

Rrapi i Marashit ndodhet në lagjen e MarashitPrizren, në bregun e majtë të Lumëbardhit të Prizrenit. Si i tillë ai është pjesë përbërëse e Kompleksit të Mahallës së Marashit. [2] Në lagjen "Marash" jo larg vendit ku sot gjendet rrapi dikur ishte një teqe. Tani aty vazhdon të jetojë trungu i rrapit që shfrytëzohet si një lloj vendpushimi dhe freskimi për njerëzit. Lidhur me këtë rrap ekzistojnë shumë gojëdhëna e të cilat flasin si për origjinën e tij ashtu edhe për ngjarjet historike që kanë ndodhur aty pranë. Gojëdhëna e cila vazhdon të qëndrojë edhe sot është se atë e mbolli i pari i teqes së dikurshme.[3] Rrapi është vënë nën mbrojtje ligjore në vitin 1959. [4] Supozohet se trungu ka një vjetërsi mbi 400 vjeçare (sipas gojëdhënave mbi 500 vjeçare). Rrapi i Marashit ka lartësinë 20,90 m, me një diametër të kurorës që shkon në 12 m. Rrethi i trungut të tij në bazë është rreth 3 m. Fletët i ka të gjata 13 - 14 cm. Lartësia mbidetare e këtij vendi ku gjindet rrapi është 417 m.[5] Me këto dimensione që ka ai paraqet një raritet të rrallë natyror. Duke marrë parasysh ndjeshmërinë ndaj ndryshimeve të temperaturës, posaçërisht atyre të ulëta, ky lloj tek ne, gjendet vetëm si i kultivuar dhe është mjaftë i rrallë. Njihet po ashtu si njëri prej trungjeve më të vjetra, më dekorative dhe më karakteristike në Kosovë dhe ka rëndësi shkencore (botanike), kulturore, edukative e arsimore, historike, peizazhore, rekreative dhe ekonomike. [6]

Shih edhe

Lidhje të jashtme

 Commons: Rrapi i Marashit në Prizren – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Burimi

  1. ^ Warrander, Gail; Knaus, Verena (2007). Kosovo. Bradt Travel Guides. fq. 201 & 295. Marrë më 14 maj 2019. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës:Kompleksi i Marash Mahallës (Prizren), Vizituar më 15 maj 2019.
  3. ^ Lisi i “Marashit” shëron sëmundjet e syve, 7 mars 2016, kosova-sot.info, 15 maj 2019.
  4. ^ http://www.ammk-rks.net/repository/docs/Profili_i_Zonave_te_Mbrojtura_minim.pdf
  5. ^ Oferta kulturore e Prizrenit Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine, Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren, Prizren 2013, fq. 62
  6. ^ "PLANI LOKAL I VEPRIMIT NĒ BIODIVERSITET TË KOMUNĒS SĒ PRIZRENIT 2013-2017". kk.rks-gov.net. Komuna e Prizrenit. Marrë më 30 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

42°12′44″N 20°44′44″E / 42.21209°N 20.745545°E / 42.21209; 20.745545