Jump to content

Wikipedia:Kuvendi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stema e Kuvendit
Kuvendi

If you have any problem and don't understand Albanian, please ask for assistance here.


Dritare
Pyetje e Përgjigje


Informacion baze

Si mund te shenojm nje ngjarje informacioni qe te jet ne faqen e wikipedia? 185.173.205.43 11 dhjetor 2024 19:44 (CET)[përgjigjuni]

185.173.205.43, përshëndetje! Mjafton të shtypni butonin "Redakto" te cilido artikull dhe mund ta shtoni. Ose të përdorni Ndihmësin e Artikujve për të krijuar një të ri nëse artikulli për atë temë nuk ekziston ende. — Klein Muçi (diskutimet) 13 dhjetor 2024 14:07 (CET)[përgjigjuni]
Kërkesë e zgjidhur
Klein Muçi (diskutimet) 16 dhjetor 2024 13:51 (CET)[përgjigjuni]

Pyetje (16 dhjetor 2024, 09:52)

Kur egziston konflikti i interesit? – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga 46.99.8.218 (diskutimiredaktime).

Shikoni Wikipedia:Konflikt interesi. --Olsi (diskutimet) 16 dhjetor 2024 11:10 (CET)[përgjigjuni]
Zyra e Ankesave


Administrata







Ofiçina


Forumi i Grisjes


Nuk shoh ndonjë shquarësi dhe referimet janë të dobëta. Intervista nëpër TV bëjnë plot njerëz, por jo të gjithë meritojnë artikuj në Wikipedia.

Votimi

Diskutimi

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte PËR

E propozova grisjen për mungesë shquarsie. Poashtu mua më duket si përdhosje imazhi (lexo fjalinë e fundit të paragrafit të parë). --Leutrim.P

Votimi

Diskutimi

U miratua — --Leutrim.P (diskutimet) 14 dhjetor 2024 23:40 (CET)[përgjigjuni]


Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte KUNDËR


Ekziston qe nga 06.2013, gjatësia e faqes 880 Bajt (nën standardin 1024 Bajt), stampa është shtuar me 27 Maj 2024, nga Përdoruesi:Sadko, kundërshtime ska, por nuk është cekur ndonjë arsye për grisje! - Leutrim.P

Votimi

KUNDËR Grisjes. Pas perditesimit nga @Fallbackintoreality, besoj se stampa mund te anulohet, dhe artikulli eshte me i kompletuar, i ploteson kriteret minimale prandaj them se mund ta mbajme dhe jam kunder grisjes. -- Leutrim.P

KUNDËR Ka nevojë për reformë themelore, por jo të griset. - Fallbackintoreality (diskutimet) 1 dhjetor 2024 15:18 (CET)[përgjigjuni]

ASNJANËS - Nuk jam i sigurt nëse ka shquarësinë e duhur për të pasur artikull në Wikipedia. Duke qenë se nuk ka ndonjë konflikt interesi apo reklamim, siç ndodh shpesh me disa artikuj, nuk po votoj për. ----Olsi (diskutimet) 9 dhjetor 2024 21:50 (CET)[përgjigjuni]

Diskutimi

Z. Kelmendi e ka një karrierë të gjatë dhe publike si gazetar, si drejtor i Klan Kosovës dhe si kolumnist. Kjo e bën të shquar meqë ai ka marrë vëmendje në lajme për sa i përket pezullimit të përkohshëm të Klan Kosovës. Një artikull për z. Kelmendi mundet me u hartu absolutisht, ama absolutisht jo në këtë formë dhe jo pa riparim themelor. me të duhet me ja nisë nga e para. Fallbackintoreality (diskutimet) 30 nëntor 2024 12:25 (CET)[përgjigjuni]



Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte PËR

Ska burime. Nuk po arrijë ta gjej artikullin e njejtë për këtë sekt në gjuhë të tjera që ta lidhë gjuhësisht. Poashtu nuk ka përmbajtje të mjaftueshme.

Votimi

Diskutimi



Arsyeja e shtimit të stampës: Kjo faqe nuk ka përmbajtje enciklopedike relevante.

Votimi

PËR Grisje. Përmbajtje pa relevancë enciklopedike, më shumë duket si biografi dëshmoreje. Ska citime. -- Leutrim.P

Diskutimi

- Arsyeja e shtimit të stampës: "Arsyeja nuk është përcaktuar". - @Fallbackintoreality kundërshtoi grisjen: "Aktorja në fjalë është e shquar në Kosovë, dhe ka mjaftueshëm mbulim në media për ta arsyetuar faqen".

Votimi

KUNDËR Grisjes. Yllka është aktore e mirënjohur që shumë vite në Kosovë -- Leutrim.P

KUNDËR Si kundërshtuesi, Znj. Gashi ka karrierë të mirëfilltë si aktiviste dhe aktore. Ajo ka mbulim më shumë se të mjaftueshëm medial për të merituar një faqe, si dhe për t'ia mbështetur të gjitha deklaratat në artikull. Ka nevojë për përmirësim gjithsesi. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 16 dhjetor 2024 22:04 (CET)[përgjigjuni]

Diskutimi

Arsyeja e shtimit të stampës: Pa referenca.

Votimi

PËR Grisje. Përmbajtje masive (25.858 Bajt). Asnjë citim i vetëm. Nëse lexoni tekstin më thellësisht, ska logjikë kuptimi i emrave, shembull "Perseu (lat.: Perseus) me kuptimin Përse" -- Leutrim.P

Diskutimi

Arsyeja e shtimit të stampës: Ads & Spam.

Votimi

PËR Grisje. Duket më shumë si reklamim sesa artikull enciklopedik -- Leutrim.P

Diskutimi

@Përdoruesi:Journabot, ketu mund ta argumentosh grisjen ose jo por edhe ta kundershtosh. --Leutrim.P (diskutimet) 13 dhjetor 2024 16:49 (CET)[përgjigjuni]

Nuk e kuptoj rëndësinë enciklopedike të takimeve të Edi Ramës jashtë vendit. Edi Rama zhvillon takime plot dhe nuk ka ndonjë arsye të krijohen artikuj për takimet e tij. Më shumë është temë për Wikinews sesa Wikipedia. Maksimumi mund të krijohet një seksion i veçantë te faqja e Edi Ramës, por jo të ketë artikull më vete për takimet e tij jashtë vendit. --Olsi (diskutimet) 3 dhjetor 2024 15:59 (CET)[përgjigjuni]

Votimi

PËR - Nuk shoh arsye që të ketë një artikull mbi takimet e Edi Ramës. Nuk ka ndodhur ndonjë gje e jashtëzakonshme në këto takime. --Olsi (diskutimet) 3 dhjetor 2024 15:59 (CET)[përgjigjuni]

KUNDËR Grisjes. Edi Rama është deri më sot i vetmi kryeministër i Shqipërisë që ka takuar shqiptarët nëpër botë, për t’i bërë të ndihen të vlerësuar dhe për të ngritur zërin mbi problemet e tyre.--Zbulimi‬ (diskutimet) 4 dhjetor 2024 10:44 (CET)[përgjigjuni]

PËR - Jam kunder perdorimit te wikipedias per axhenda politike. -- Leutrim.P (diskutimet)

ASNJANËS - Siç kam argumentuar dhe te faqja përkatëse e diskutimit të artikullit, megjithëse takimi i diasporës shqiptare nga një kryeministër shqiptar në detyrë mund të jetë risi (bashkëlidhur kjo dhe me votën e emigrantëve që sërish mbetet risi për Shqipërinë), nuk di të ketë pasur ende zhvillime të mëdha historiko-politike nga këto takime që të argumentojnë dokumentimin e tyre në një enciklopedi. Thënë këto ama, personalisht do të tregohesha disi i duruar me grisjen për të lejuar një kristalizim informacioni më të mirë përpara se të veprohet më tutje. Nëse do të kishim grisur artikullin e parë për këto takime, me shumë gjasë nuk do të ekzistonin 5 të tillë që u bënë më pas përmbajtja e mjaftueshme për të krijuar 1 të vetëm. Tani po flasim për bartje te artikulli përkatës i Edi Ramës, që gjithashtu mund të jetë një ide e mirë por që kjo të ndodhë, do të ishte më mirë të shihej dhe ca aktualiteti sa kjo temë të bëhej e vjetëruar që të gjykohej qartë se çfarë ia vlen të bartet e ku. - Klein Muçi (diskutimet) 4 dhjetor 2024 14:22 (CET)[përgjigjuni]

PËR - Takimet me diasporën e shtetit ndodhin tek udhëheqësit e ndryshëm, nuk është unike ndaj Edi Ramës. Megjithëse një artikull i tillë mund të jetë më relevant edhe enciklopedik nëse bëhet diçka siç e ka Wikipedia Anglisht — Diaspora politics in the United States. Këtu mund të ketë një artikull më të denjë nëse flitet për udhëheqësinë e Shqipërisë dhe marrëdhënien e vet me diasporën shqiptare në përgjithësi, e jo veç për Edi Ramën. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 12 dhjetor 2024 13:12 (CET)[përgjigjuni]

PËR - Duhet grisur direkt. Këto janë tubime puro partiake. --Ftillimi (diskutimet) 15 dhjetor 2024 21:35 (CET)[përgjigjuni]

Diskutimi

@Fallbackintoreality, Po të qëndrojë si; "Takimet e qeverisë shqiptare me shqiptarët jashtë vendit", besoj se do merrte kuptim. --Leutrim.P (diskutimet) 17 dhjetor 2024 09:22 (CET)[përgjigjuni]

Artikull i grisur në Wikipedian angleze për mungesë shquarësie. Krijuar nga një përdorues i bllokuar globalisht dhe me shumë mundësi në konflikt interesi me temën në fjalë. --Olsi (diskutimet) 6 dhjetor 2024 22:27 (CET)[përgjigjuni]

Votimi

PËR - Olsi (diskutimet) 6 dhjetor 2024 22:27 (CET)[përgjigjuni]

PËR - Nese mund te vertetohet qe eshte ne konflikt interesi. Nese jo, do isha kunder grisjes -- Leutrim.P (diskutimet)

KUNDËR - Ka shquarësinë e duhur,asnjë konflikt interesi nga ana ime si autor i artikullit.Lenti2026 (diskutimet) 8 dhjetor 2024 00:29 (CET)[përgjigjuni]

Diskutimi

Jam kunder grisjes se faqes sepse nuk kam konflikt interesi dhe njohshmeri me personin e artikullit qe kam shkruar, ashtu sic kam shkruar ne nje wiki tjeter simple per dike tjeter qe eshte pranuar si artikull, dhe edituar ktu tek wiki shqiptar, thjesht dashamiresisht, pa qene njohja reale,personi ka shquaresine e duhur per te qene ne wikipedian shqip qofte dhe ate kryesoren ( pertej peroblematikave te hasura), sepse kam hasur dhe ketu pa dashur te citoj...persona qe kane artikuj te krijiar per veten dhe me account me emrin e vetes se tyre..qe eshre dukshem konflikt interesi i hapur.dhe faqet e tyre jane aktive jo te grisura.Faleminderit Lenti2026 (diskutimet) 8 dhjetor 2024 00:27 (CET)[përgjigjuni]

Ne Wikipedian angleze shumica derrmuese votuan pro grisjes pikerisht per shkak te mungeses se shquaresise. Nese mendoni qe ka artikuj te tjere qe nuk kane shquaresi, mund t'i sillni ketu dhe te votojme per grisjen e tyre. Ne nuk kemi politiken tone te shquaresise dhe perdorim ate anglezen per mometin. Nese nje artikull nuk eshte i shquar mjaftueshem per Wikipedian angleze, s'duhet te jete as per Wikipedian shqip. --Olsi (diskutimet) 8 dhjetor 2024 00:38 (CET)[përgjigjuni]
Koha dhe momenti kur u publikua tek Wikipedia Anglisht ishte artikull i pa cituar sic duhet dhe permbajtja po ashtu... nuk besoj dhe mendoj se eshte kriter i njejte ose i forte per te dyja wikit respektivisht, se ka dhe artikuj jo te pranuar ose fshire nga wiki en dhe qe jane ketu ( me te drejte ne kete rast) shembull Ilir Shaqiri balerin dhe koregraf smund te thuash " nuk ka shquaresi" per faktin we i jane fshire fawqet dy here ne wikin anglisht. Lenti2026 (diskutimet) 8 dhjetor 2024 00:42 (CET)[përgjigjuni]


Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte PËR

Lista ka qëllim shumë të gjerë. Mund të përdoren kategoritë. Po e kaloj për diskutim meqë ka goxha vite si artikull.

Votimi

Diskutimi

@Aeternus, mund të kesh interes për votimin si propozuesi. -Klein Muçi (diskutimet) 12 dhjetor 2024 10:34 (CET)[përgjigjuni]

Gjithashtu duhet të grisen edhe këto: Lista_e_grupeve_muzikore:_A, Lista e grupeve muzikore: B... Pra, të gjitha në kategorinë Kategoria:Listat e muzikantëve. --Λeternus 13 dhjetor 2024 01:13 (CET)[përgjigjuni]
Pajtohem me Aeternus. --Leutrim.P (diskutimet) 13 dhjetor 2024 16:30 (CET)[përgjigjuni]
Në përgjithësi SqWiki vuan nga listat. Nuk e di të them me siguri nëse duhen grisur apo jo por përmbajtja e tyre, pavarësisht temës, lë gjithmonë për të dëshiruar. (Shikoni artikujt-lista për vitet e shekujt, për shembull.) - Klein Muçi (diskutimet) 13 dhjetor 2024 16:46 (CET)[përgjigjuni]


Mungesë shquarësie. Po e kaloj për diskutim meqë bëhet fjalë për një artikull të vjetër. - Klein Muçi (diskutimet)

Votimi

Diskutimi

@Fallbackintoreality, mund të kesh interes për diskutimin si propozuesi. - Klein Muçi (diskutimet) 12 dhjetor 2024 10:37 (CET)[përgjigjuni]

Fillimisht konsiderova grisjen e artikullit meqë ishte i lënë pas pa redaktorë të investuar, dhe nuk munda të gjeja informata nëse Skrill (ish Moneybooker) përdorej nga shqiptarët apo jo. Pas hulumtimit tim, mora vesh që jo vetëm përdoret nga një numër jo zero i personave, por që edhe ka pasur partneritet me Vodafone-in e Shqipërisë, gjë që e bën të shquar në të paktën ndonjë aspekt. Mirëpo ka nevojë për përmirësime, sepse artikulli homolog në anglisht është i mbushur me gjuhë reklamuese dhe e bën të vështirë neutralitetin. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 12 dhjetor 2024 13:03 (CET)[përgjigjuni]
@Leutrim.P, mbase grisja e artikullit në fjalë mund të konsiderohet ca e nxituar duke qenë se vetë propozuesi është kundër tashmë. - Klein Muçi (diskutimet) 15 dhjetor 2024 12:24 (CET)[përgjigjuni]
@Klein Muçi, mund edhe te jem nxituar pak. --Leutrim.P (diskutimet) 15 dhjetor 2024 14:49 (CET)[përgjigjuni]
Leutrim.P, e riktheva sërish derisa të mbyllet diskutimi. — Klein Muçi (diskutimet) 16 dhjetor 2024 00:48 (CET)[përgjigjuni]
Artikuj të mirë


Votimi

Diskutimi

Për të shpehur qendimin tuaj se duhet apo jo ky artikull të jetë perfekt votoni me PËR , ASNJANËS ose KUNDËR .

Artikuj të përkryer




Përdorimi i gjuhës shqipe

Përshëndetje! Po shfrytëzoj këto ditë të vetëdijes kombëtare për të propozuar një çështje që del vazhdimisht në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në "Wikipedia". Aktualisht artikujt nuk ndjekin një standard të mirëcaktuar kur vjen puna te përdorimi i emrave të ndryshme të njerzve, vendeve, veprave artistike, etj. Ato herë shkruhen me rregullat fonetike të gjuhës origjinale e herë përshtaten me ato të shqipes sipas dëshirës së përdoruesit që po merret me atë artikull. Duke qenë se ka kaluar goxha kohë që nga hera e fundit që është bërë një diskutim të tillë, përpara se të ndërmerret ndonjë fushatë masive ndryshimesh, do të propozoja që të vendosim për ndjekjen e një standardi të vetëm në këtë drejtim. Personalisht propozoj përshtatjen në shqip në këto raste. Kjo gjë diktohet nga rregullat e drejtshkrimit tonë e nuk shoh ndonjë arsye të qenësishme pse të mos ndiqet dhe në një enciklopedi shqipe ku veprimtaria bazë është po shkrimi. Propozimi im është që të nisim me përshtatjen e emrave të njerzve dhe gradualisht të vazhdojmë më tutje sipas nevojës duke fituar përvojë gjatë procesit. Mirëpriten dhe ide të tjera.

Diskutim

Po ftoj për diskutim përdorues të ndryshëm që kanë shfaqur interes në lidhje me temën kohën e fundit, ndihuni të lirë të shtoni dhe të tjerë.


@Leutrim.P, @Vyolltsa, @Berishasinan, @Edukatori, @Etnolinguistike - Klein Muçi (diskutimet) 29 nëntor 2024 12:23 (CET)[përgjigjuni]

Përshëndetje. Kjo mendoj që është një ndër çështjet më të diskutuara në Wikipedia dhe mesa di une, s'ka pasur ndonjëherë konsensus. Shumica e përdoruesve kanë qenë të mendimit që emrat e huaj të shkruhen në gjuhën origjinale. Wikipedia:Titujt e artikujve përmban edhe udhëzimet e nevojshme. Është e vërtetë qe ajo faqe është shkruar nga unë, por unë vetëm kam përmbledhur rregullat e pashkruara të diskutimeve në Kuvend. Unë personalisht mendoj që emrat duhet të shkruhen në gjuhën origjinale. Një argument që kam lexuar para disa vitesh thoshte që është e pamundur të ketë dakordësi për shqipërimin e emrave. P.sh. Donald Trump, duhet shkruar Donald Tramp, Donëlld Tramp, apo Donëlld Çramp? Unë mendoj se gjuha evoluon, por fatkeqësisht rregullat e drejtshkrimit s'kanë ndryshuar prej vitesh. Nëse do u përmbaheshim vetëm rregullave të drejtshkrimit dhe fjalorit të gjuhës shqipe, shumë artikuj, sidomos në fushën e informatikës, nuk do të mund të shkruheshin dot. Rregullat e drejtshkrimit, deri para vitit 2013, thonin që fjalët Zot, Allah, Krisht, Bajram, Pashkë, Krishtlindje etj. duhet të shkruheshin me gërmë të parë të vogël, vetëm sepse kishin urdhër për të sulmuar në çdo lloj forme besimet fetare. Wikipedia nuk është institucion shtetëror, as nuk preket nga ligjet e Republikës së Shqipërise, dhe për sa kohë rregullat bazë zbatohen, rregullat e tjera, si emrat e huaj, përdorimi i thonjëzave etj. mund të ndryshohen për sa kohë ka konsensus mes përdoruesve. Duke qenë se kjo është një temë që është diskutuar disa herë dhe është e rëndësishme dhe duke marrë parasysh që shumica e emrave janë në gjuhë origjinale, do propozoja që të mos nxitohemi për t'i ndryshuar rregullat, nëse nuk ka një konsensus të gjerë mes 15-20 përdoruesve. Nëse janë vetëm 5 përdorues që kanë të njëjtin mendim, pas 2 vitesh mund të vijnë 5 të tjerë që mund të kenë mendime të tjera dhe të gjitha zhvendosjet do ikin dëm. --Olsi (diskutimet) 30 nëntor 2024 00:47 (CET)[përgjigjuni]
Jam dakord në parim me çdo gjë që ke shkruar aty. Gjuha me të vërtetë duhet t'i kishte dhënë përgjigje zyrtare shumë çështjeve të reja këtyre viteve të fundit (një shembull që lidhet me këtë që po diskutojmë, si veprohet me firmat ku stilizimi është pjesë e emrit të vetë firmës, fjala bie, "iPhone"?) dhe Wikipedia nuk ka pse detyrimisht të funksionojë si institucion zyrtar i republikës së Shqipërisë. Por në sytë e mi, kjo çështje nuk vjen si nevojë për t'ju bindur ndonjë ligji më shumë se sa nevojës pragmatike të jetës së përditshme. Pasja e një standardi të përgjithshëm të njësuar do të ndihmonte këdo, pa dallime, duke përfshirë këtu dhe njerëzit që nuk dinë të lexojnë gjuhët e huaja dhe rregullat fonetike të tyre. Me popullarizimin e anglishtes, emrat që lidhen me të morën gradualisht një lejekalim të lirë (freepass) që të ruhen siç janë se "të gjithë e kuptojnë për çfarë bëhet fjalë". Kjo gjë nuk ndodh me emrat rus, fjala bie apo emrat arabë a kinezë, gjuhë që e konkurrojnë anglishten për numrin e folësve. Edhe në kohët kur Shqipëria kishte marrëdhënie të ngushta me republikat sovjetike dhe një pjesë e madhe e popullsisë kuptonte rusisht, nomenklatura përsëri përshtatej shqip dhe nuk merrej e mirëqënë që populli do ta kuptonte për çfarë bëhej fjalë a të dinte si ta lexonte. "Wikipedia" gjithmonë e ka pasur parim të përgjithshëm të sajin të jetë sa më e përdorshme nga kushdo (accessible), duke përfshirë këtu, për shembull, hapa shtesë që ne ndërmarrim për të shkruajtur tekstet përshkruese nëpër fotografi (alt text) që përdoren nga personat me probleme me shikimn kur lexojnë artikujt tanë. Në këtë kontekst, lënia e nomenklaturës në gjuhën origjinale paraqitet si barrë shtesë për këdo që nuk zotëron gjuhën në fjalë. Duke folur për veten, unë di mirë anglisht por nuk di aspak frëngjisht. Edhe sot e kësaj dite, nuk jam i sigurt si të lexoj emrat vijues: Jules Koundé, Warren Zaïre-Emery, Loïc Badé, Olivier Giroud, të gjithë lojëtarë me emër të kombëtares franceze në futboll. Shembuj të tillë ka nga çdo fushë, nga çdo gjuhë.
Afërmendsh, jam dakord dhe për dëshirën për të pasur një konsensus të gjerë, prandaj shkrova që të thërrasim kë të mundemi për të dhënë mendimin për këtë temë, qoftë dhe kundër asaj që shpreha unë – nëse mendon se mund të etiketosh të tjerë, të lutem bëje – por problemi është se zakonisht komunitetet tona aktive gjithmonë rreth 5 përdorues aktivë kanë pasur pak a shumë, ku 3 më të vjetrit janë zëvendësuar me 3 të rinj një herë në disa vite. Nëse arrijmë të mbledhim 15-20 veta në diskutim do të ishte mirë por edhe nëse nuk mundemi, mund të qëndrojmë të qetë mendoj duke ditur që rregullat në "Wikipedia" gjithnjë kanë pasur natyrë fluide. Nëse një grup i ri përdoruesish nuk bie dakord me vendimin tonë këtu pas gjysmëdekade apo një dekade, mund ta ndryshojnë sërish (përparimi i teknologjisë gjithmonë vjen duke lehtësuar më shumë punë në këtë drejtim). - Klein Muçi (diskutimet) 30 nëntor 2024 10:43 (CET)[përgjigjuni]
Përshëndetje, duke iu bashkangjitur mendimit të Kleinit do doja të shtoja disa argumente përse shqipërimi i fjalëve të përveçëm është i nevojshëm. Siç u shpreh dhe më lart jam i mendimit që gjatë shkrimit të artikujve bëhet e paqartë vija ndarëse se cilat emra duhen shkruar sipas shqiptimit apo në trajtën e tyre origjinale, duke përfunduar kështu në një miks, ku të dyja gjendet së bashku. Kjo nuk është aspak koherente.
Kam parë për shembull në emrat e futbollistëve që shfaqen ashtu siç shkruhen në gjuhën e huaj (Cristiano Ronaldo, Lionel Messi). Nga ana tjetër kam vënë re një punë shumë e mirë është kryer në listën e rajoneve të Italisë, që shumë saktë emrat e tyre janë shkruar siç shqiptohen, Rajonet e Italisë.
Shkrimi i fjalëve të huaja të përveçme sipas shqiptimit shqip është e rëndësishëm për këto arsye:
  1. Një shqipfolës ka tendencën ta kërkojë termin në motorin e kërkimit shqip, dhe pret që rezultatet e marra të jenë po në shqip.
  2. Një titull i shkruar sipas shqiptimit shqip, e identifikon menjëherë gjuhën e përmbajtjes dhe shmang ngatërresat.
  3. Shfaqja e emrit të shqipëruar ofron vetvetiu një informacion shtesë, i cili shpeshherë është i nevojshëm.
  4. Ky rregull është i gjendshëm dhe në gjuhët e tjera, të cilat përdorin gërmat latine. Për shembull mund të shikoni dhe në gjuhën azere artikullin e Cristiano Ronaldo.
  5. Momentalisht ekziston një miks artikujsh të cilat herë të shkruara sipas shqipërimit dhe herë në gjuhën origjinale, shiko psh. Mihael Shumaher. "O njëra o tjetra", siç i thonë.
  6. Kjo do të jetë shtysë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë për të ndrequr shqiptimet e gabuara që bëhen në gjuhën shqipe. Mendoj se Wikipedia e ka reputacionin dhe fuqinë për ta zgjidhur këtë gjë.
Gjithë të mirat!
-Druvari (diskutimet) 3 dhjetor 2024 00:25 (CET)[përgjigjuni]
- Përshëndetje, unë pajtohem me atë që tha Kleini më lartë. Duhet të theksoj se të gjitha versionet e Wikipedia-s përdorin terma në gjuhën e tyre për figurat e njëjta, dhe jo terma ndërkombëtarë. Nëse dikush ka ide të reja se si mund të veprojmë më mirë në raste apo tema të caktuara, do ta pasuronte idenë tonë, dhe suksesi do të ishte edhe më i qenësishëm.
Faleminderit për thirrjen! Unë pajtohem pjesërisht me secilin prej jush. Është goxha e vështirë të arrihet një marrëveshje që i vjen hakut secilit dhe, po qe se vendoset, nuk mendoj se do të ketë problem në të ardhmen e afërt kur redaktorë të rinj do t'i bashkohen komunitetit – për aq kohë sa nuk del një rregullore për këtë çështje nga akademitë shqiptare ose kosovare me një ide të qartë dhe me një përmbledhje emrash të vendeve ose të paktën kategori emrash – ndryshimet mund të bëhen me pak komanda. Edhe po u zgjidh çështja e emërtimeve të titujve, unë e kam hallin më shumë te lakimi i emrave gjatë përmbajtjes së teksteve në faqet Wiki. Nëse do ta shkruash Uashington (Uashingtonin) e Floridë (Floridës), si do ta shkruash Wyoming (Uajomingun)? Po të nisemi me parimin fonetik të shqipes, do të jetë e lehtë t'i lakojmë këta emra, derisa të vijë rasti të lakosh emra si Brigitte - Brizhitin, Brigitte-n, apo si do të jetë?! — Berishasinan (diskutimet) 3 dhjetor 2024 10:59 (CET)[përgjigjuni]
Çështja e lakimit është me të vërtetë me rëndësi dhe është shqetësuese se si gradualisht po i zhdukim dallimet rasore të shqipes duke i përdorur emrat përgjithmonë të ngrirë në emërore për shkak se refuzojmë t'i përvetësojmë në shqip me përshtatje. - Klein Muçi (diskutimet) 6 dhjetor 2024 00:24 (CET)[përgjigjuni]
Klein Muçi, Pershendetje Klein dhe te gjithe parafolesit. Ne fakt, une jam per shkrimin e fjaleve te huaja sipas sistemit fonetik te gjuhes shqipe. Eshte vendosur qe ne Kongresin e Manastirit qe fjalet do te shkruhen ashtu sic shqiptohen. Dhe, kjo gje vlen edhe per shkrimin e emrave te huaj te njerezve qe te shkruhen ashtu sic shqiptohen ne gjuhen nga jane huazuar.
Nuk deshiroj t'i futem detajeve te rregullave qe disa syresh permendin ne lidhje me rregullat e drejtshkrimit ne kane ndryshuar prej vitesh apo jo.
Ajo qe di nga projekte te ndryshme, kam pare se gjuhet e tjera nga cdo gje i shkruajne sipas sistemit te vet. Ketu flas per artikuj te shkruar ne gjuhe kartveliane, gjuhet muzikore (tonal languages) si: kinezce, japonisht, apo gjuhe te tjera si armenishtja apo greqishjta, arabe, farsi, etj. etjj., qe nuk kane perdorin alfabet latin, i kane te gjitha te pershtatura ne shkrimin e gjuhes se vet.
Nese do te vazhdojme me logjiken e shkrimit te emrave te huaj ashtu ne gjuhen e tyre native, atehere me thoni ju si lexohet ky emer: اسماعیل کدارے. Ose ky tjetri: 伊斯梅尔·卡达莱
Si perfundim, mendimi im eshte qe cdo gje ne Wikipedia te shkruhet shqip duke menduar qe Wikipedia ne gjuhen shqipe u perket cdo njeriu qe flet e lexon shqip pa dallim moshe. Ka shume njerez qe nuk flasin gjuhe te huaja dhe nuk dine si t'i lexojne. Faleminderit! — Vyolltsa (diskutimet) 5 dhjetor 2024 12:13 (CET)[përgjigjuni]
Përshëndetje të gjithëve,
Pas Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972 dhe publikimeve madhore që e pasuan, si Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe (1973) dhe Fjalori i Drejtshkrimit (1976), Shqipëria ka kaluar nëpër transformime të rëndësishme shoqërore por edhe gjuhësore. Në këto pesë dekada, është evidentuar nevoja për rishikim, përmirësim dhe përshtatje të normave ekzistuese për të përballuar sfidat e reja që i parashtrohen gjuhës.
Ndërsa puna për botimin e Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe është drejt përfundimit, po shqyrtohet organizimi i një kongresi të ri për të diskutuar propozimet e reja që synojnë përmirësimin e disa rregullave të standardit aktual. Ndër çështjet më të rëndësishme është edhe shqipërimi i emrave të huaj, ku praktikat e përkthyesve të shquar si Fan Noli, Robert Shvarci, Jusuf Vrioni, Ardian Klosi, Edmond Tupja, Robert Elsie edhe të tjerë ofrojnë modele të vlefshme për përpunimin dhe përshtatjen e emrave në shqip.
Në këtë kontekst, roli i platformave si Wikipedia në shqip është thelbësor për të promovuar dhe zbatuar këto norma, duke u ofruar përdoruesve një traditë të njësuar përdorimore. Të tilla qasje mbështeten edhe nga propozimet që profesorë si Rami Memushaj dhe Ali Dhrimo kanë ofruar për një drejtshkrim të përshtatshëm (Fjalor Drejtshkrimor 2011/2015), të qartë dhe të lehtë për përdoruesit. Kjo qasje synon të ruajë besnikërinë ndaj rregullave drejtshkrimore, ndërkohë që përmirëson dhe lehtëson përdorimin e shqipes standarde.
E thënë ndryshe, thjeshtë e shkurt, në Wikipedia shqip duhet të shkruhet shqip duke edukuar kështu edhe përdoruesit. Faleminderit dhe ndjesë për vonesën e përgjigjes. Etnolinguistike (diskutimet) 6 dhjetor 2024 17:11 (CET)[përgjigjuni]

- Nëse nuk e bëjmë shqipërimin, ta dini se jemi duke përdorur standarde të dyfishta (për disa ka shqipërim, për disa jo). Në këtë mënyrë, ne çdoherë humbasim kohë në debate ose rrezikojmë edhe luftë zhvendosjesh duke mos pasur qartësi se si duhet të veprohet. Pra, është krijuar një 'bottleneck', që do të zgjidhej me një vendim këtu.

- Ndryshimi i një emri të caktuar që ka për qëllim 'shqipërimin', duhet të bëhet në nivelin bazik (fillestar) të shqipërimit dhe jo në nivel të thellë. Shembull: "Donald Trump - Donald Tramp" dhe jo të thellohet niveli i shqipërimit si: "Donëlld Tramp". Dhe duhet të bazohet në gjuhën e shkruar, jo në të folurën, sepse në disa raste e folura ka tendencë t’i shtjellojë emrat gabimisht, në varësi të përdoruesit nga vjen, rajonit, dialektit, etj.

- Ky rregull i shqipërimit nuk e anulon/shtyen mundësinë që të përdoret emri origjinal deri sa të shqipërohet, nëse emri i njohur për atë titull/emër/term nuk ekziston për momentin në shqip. Shembull: "Religion - Feja". "Chutchi Sea - Deti Chutchi". (Kjo fare nuk përbën problem, pasi shumica dërrmuese do të jenë të shqipëruar).

- Duhet që: emri origjinal të jetë ridrejtim te artikulli të cilit emri i shqipërohet (shembull në rastin e personave si 'Michael Jackson'. Jo në raste si 'Azov Sea' te 'Deti Azov')."

- @Olsi, nuk besoj se ardhja e përdoruesve të rinj do të ndikojë në ndryshimin e rregullave të vjetra. Ky ndryshim bëhet për mirëqenien dhe ngritjen e cilësisë të projektit. Duhet të ecim përpara, respekt. --Leutrim.P (diskutimet)

Për t'ju përgjigjur të gjithëve nga pak. Së pari, rregulli prej vitesh ka qenë që emrat duhet të shkruhen në gjuhën origjinale. Nëse disa përdorues po i shkruajnë në gjuhën shqipe, do të thotë që po shkelin rregullat. Së dyti, nëse shkoni te artikulli Michael Jackson, meqë u mor si shembull këtu, do të shikoni se shumica e gjuhëve që përdorin alfabetin latin, e shkruajnë emrin në gjuhën angleze. Së treti, emri i shqipëruar mund të shkruhet në kllapa brenda artikullit dhe motorët e kërkimit mund ta gjejnë artikullin në Wikipedia, sidomos nëse ata që kërkojnë banojnë ne Shqipëri, pasi Google nxjerr në fillim artikujt e Wikipedias shqip. Po etiketoj edhe disa përdorues që kanë pasur redaktime gjatë muajit të fundit dhe kanë marrë pjesë në diskutime në të kaluarën: @Aeternus, @Arianit, @Flladimi, @Ftillimi, @Liridon, @Ritamaliqi, @Sadsadas. --Olsi (diskutimet) 3 dhjetor 2024 01:35 (CET)[përgjigjuni]

Unë kam argumentuar edhe në të kaluarën, e edhe tani qëndroj prapa mendimit që emrat në Wikipedian shqipe duhet të shkruhen në formën origjinale. Kam argumentuar që në këtë mënyrë i shmangemi luftave të pafundme potenciale rreth shqiptimit të ndryshëm të emrave të njëjtë. Kam argumentuar që brenda në artikull, afër emrit origjinal mund të vendosim në kllapa shqiptimin shqip të fjalës (më të përafërt, i cili mund të ndryshojë dhe nuk është fiks). Këto rregulla duhet të vlejnë edhe për emrat në gjuhët tjera, jo vetëm ata në gjuhën angleze. --Λeternus 3 dhjetor 2024 09:19 (CET)[përgjigjuni]

Dakordohem me @Aeternus & @Olsi, ashtu siç u përmend më herët, kjo temë sa e sa herë është diskutuar e prap vijm në përfundim se rregullat aktuale janë më mirë se sa të shpikim rregulla të reja. Nuk e di si funksionojnë gjuhët e tjera, a kanë institucione që vendos se si do shqiptojnë emrat e gjuhëve tjera, por se neve si wikipedianë është e pamundur të shqipërojme aq shumë gjuhë që ka. --Liridon (diskutimet) 3 dhjetor 2024 13:41 (CET)[përgjigjuni]

Dëshiroj të shtoj se emrat e përveçëm të personaliteteve (gjithnjë flasim për persona të huaj) duhen shkruar në fillim të artikujve përkatës në të dy format. P.sh., Kristiano Ronaldo (Cristiano Ronaldo). Më pas përdoret vetëm forma e shqipëruar, pra konkretisht Kristiano Ronaldo. Për personalitete të së shkuarës është mirë që të shtohen në kllapa edhe viti i lidndjes dhe i vdekjes, p.sh., Albert Ajnshtajn (Albert Einstein, 1879 - 1955). Pas herës së parë në të cilën emri shkruhet në të dy format, herët e tjera emri shkruhet vetëm në formën e shqipëruar. Sa i takon emrave të përveçëm të firmave e markave të njohura, sugjeroj që të shkruhen herën e parë fillimisht si në gjuhën e origjinës dhe të sqarohet në kllapa shqipërimi më i përafërt. P.sh. Microsoft (shqipto: 'majkrësoft). Pas herës së parë të shkruhet vetëm emri si në gjuhën e origjinës, pa sqarim të mëtejshëm, pra Microsoft, Microsoft-i, Microsoft-it etj.

Çështja që duhet shtruar për diskutim e votim në lidhje me emrat e personave është nëse artikujt e tyre duhet të standardizohen që të nisin me Kristiano Ronaldo (Cristiano Ronaldo) apo Cristiano Ronaldo (Kristiano Ronaldo). Unë parapëlqej që të nisin me Kristiano Ronaldo (Cristiano Ronaldo, 1985 -), por ndoshta nisja me Cristiano Ronaldo (Kristiano Ronaldo) mund të jetë më e lehtë në rastet e emrave me shkronja jolatine. --F10t2 (diskutimet) 7 dhjetor 2024 13:15 (CET)[përgjigjuni]

@F10t2, çdokush është i mirëpritur të diskutojë, por ju nuk keni faqe përdoruesi, as diskutime të mëparshme, keni shumë pak redaktime në Wikipedia dhe vini pas më shumë se 3 vitesh në Wikipedia dhe gjëja e parë që bëni është të votoni këtu. Mund ta di si ka ndodhur kjo? Pse erdhët pikërisht këtu pas më shumë se 3 vitesh pa redaktuar? --Olsi (diskutimet) 8 dhjetor 2024 01:06 (CET)[përgjigjuni]
@Olsi, kam përshtypjen që duhet të jetë ndonjë nga përdoruesit që ka parë njoftimin tim në kanalet e komunikimit të WOALUG. Unë lajmëroj vazhdimisht për diskutimet e rëndësishme në Kuvend në kanalin publik të "Telegram" dhe "WhatsApp" të grupit në fjalë për të shtuar ndërveprimin e për të pasur një shtrirje sa më të gjerë të veprimeve që ndërmerren këtu. Në rastin konkret kam lajmëruar 2 herë me shpresë për të rritur sa më shumë pjesëmarrjen dhe po diskutoja për të vënë dhe një lajmërim në mediet sociale të grupit në fjalë. Megjithatë mund të gabohem se nuk e njoh personalisht përdoruesin në fjalë e mund të ketë ardhur në ndonjë mënyrë tjetër, të shprehet vetë. (Thjesht bëj lidhjen që erdhi pak pas lajmërimit tim të dytë atje.) - Klein Muçi (diskutimet) 8 dhjetor 2024 02:40 (CET)[përgjigjuni]
Atëherë mua më duket si rast i en:Wikipedia:Sockpuppetry#Meatpuppetry dhe en:Wikipedia:Canvassing#Votestacking. Do ju lutesha të mos bëni njoftime të tilla jashtë Wikipedias pasi mund të shihet si një tentativë për të rekrutuar përdorues të ndryshëm për të votuar, që normalisht nuk do të votonin. Në të njëjtën mënyrë mund të krijoj edhe unë një grup me përdorues që kanë mendime të njëjta me mua dhe t'i njoftoj sa herë të ketë votime. Duke qenë se F10t2 erdhi këtu vetëm për këtë votim, vota e tij/saj nuk duhet të merret parasysh. --Olsi (diskutimet) 8 dhjetor 2024 12:43 (CET)[përgjigjuni]
@Olsi, praktika e shpërndarjes së lajmërimit në kanalet e komunikimit të grupeve zyrtare të përdoruesve të Wikipedia-s shqip ka vite që realizohet nga përdorues të ndryshëm. Lajmërimi që sheh aktualisht më sipër këtij për fushatën Kontrollo e Përditëso është shpërndarë sërish në të njëjtat kanale. Çdo lajmërim për diskutim e votime në lidhje me çështje teknike që është hapur nga unë këtu është shpërndarë sërish në të njëjtat kanale. Grupi në fjalë mban komunikime periodike mujore si pjesë e agjendës së tij zyrtare në lidhje me marrëdhënien me Wikimedia-n e programet e saj dhe ka takime të vazhduara fizike për punëtori me tema të ndryshme (si fushata e fundit) dhe diskutime për çështje si këto. Është vështirë të argumentohet nga një anë se personalisht kërkon pjesëmarrje më të gjerë dhe nga ana tjetër të ankohesh për canvassing kur kjo ndodh. Unë do të isha dakord të shpërndaje lajmin me përdorues që kanë mendime ose jo të njëjta me tëndin dhe t'i ftosh në diskutime sa herë të ketë votime, nëse përdoruesit në fjalë do të vinin me argumente përveç votave numerike. Kjo lloj përqasje e dyfishtë ngjan shumë w:en:Wikipedia:Wikilawyering. - Klein Muçi (diskutimet) 8 dhjetor 2024 13:03 (CET)[përgjigjuni]
Nuk shoh ndonjë problem me punëtoritë apo fushatat për përmirësimin e Wikipedias, por thirrja për votime më duket problem. Nëse pranojmë votat e përdoruesve të rinj, apo të atyre që nuk kanë ndonjë interes të redaktojnë në Wikipedia, do krijojmë një precedent jo të mire, pasi këtu mund të vijnë edhe partitë politike dhe të vendosin materiale propagandistike dhe t'i votojnë që të dalin dhe në faqen kryesore. Dhe ata kanë me qindra ose mijëra njerëz dhe mund ta bëjnë shumë lehtë këtë, por ne s'duhet ta lejojmë një gjë të tillë. F10t2, me rreth 20 redaktime, erdhi këtu pas 3 vitesh dhe u largua dhe as nuk përgjigjet më këtu. Unë vetëm thashë që të mos merret vendim nëse ka pak përdorues, por nuk thashë të njoftojmë përdorues jashtë Wikipedias të vijnë dhe të votojnë. Po vendos një shënim në votën e F10t2 që ta kenë parasysh edhe administratorët dhe përdoruesit e tjerë. Olsi (diskutimet) 9 dhjetor 2024 14:27 (CET)[përgjigjuni]

@Liridon, replike ndaj asaj qe ke shkruar tek votimi: Votimi behet per apo kunder shqiperimit te titujve te artikujve. Pastaj nese vendoset per, dikutohen kushtet, ne qfare rrethana se si te veprojme, nese kunder atehere mbesin te vlefshme rregullat ekzistuese. --Leutrim.P (diskutimet)

@Liridon, gradualisht nënkupton një përqasje rast pas rasti pasi moria e emrave të përveçëm është shumë e madhe për të nxjerrë një zgjidhje të vetme për çdo emër që ekziston në çdo gjuhë. Në vija të përgjithshme është thënë pak a shumë më sipër tashmë se si do të ngjajë ky proces nga përdorues të ndryshëm me shembuj konkretë si: Albert Ajnshtajn, Mark Tuejn, Majkëll Xhekson, Kristiano Ronaldo, Donald Tramp, etj... Ekzistojnë dhe rregulla drejtshkrimore për përshtatjen e fjalëve të ndryshme nga gjuhë të huaja në shqip (dhe madje një koment përfshin goxha modele gjuhësore ku mund të mbështetemi për këtë proces në rast mëdyshjeje). Para disa vitesh u diskutua dhe u vendos për të ruajtur origjinalitetin dhe unë megjithëse isha kundër rashë dakord me vendimin e marrë. Besoj se diskutimi aktual përfshin më shumë përdorues se ai i pari, është më i gjerë në argumente nga të dy palët si dhe kemi arritur të lajmërojmë më shumë njerëz (unë po vazhdoj të përpiqem të lajmëroj më shumë). Nëse pas disa kohësh do të ketë sërish një sasi të konsiderueshme përdoruesish kundër zgjedhjes së këtij diskutimi ciladoqoftë ajo mund të rihapet sërish. - Klein Muçi (diskutimet) 8 dhjetor 2024 02:53 (CET)[përgjigjuni]

Doja të shtoja edhe diçka tjetër. Si duhet ta quajmë trajnerin Giovanni De Biasi? Xhovani De Biazi? Në pasaportën e tij shqiptare shkruhet Giovanni De Biasi [1]. A nuk po i ndryshojmë emrin një shqiptari? Si do të ndiheshit ju nëse shkoni në një shtet tjetër dhe ju ndërrojnë emrin? --Olsi (diskutimet) 9 dhjetor 2024 15:44 (CET)[përgjigjuni]

Këtu bëhet fjalë për shqipërim të emrave, jo ndryshim të tyre. Për De Biazin, do pyesim 5 italianë dhe do e shkruajmë siç e dëgjojmë. Personalisht nuk e kam problem, kur një francez më thërret Dryvari. Gjithë të mirat! -Druvari (diskutimet) 9 dhjetor 2024 21:59 (CET)[përgjigjuni]
Puna është që De Biasi është edhe shqiptar tani dhe nëse e shkruajmë De Biazi po i ndryshojmë emrin. Republika e Shqipërise e njeh si De Biasi. Tani edhe në Shqipëri ka emra të huaj. Para pak kohësh degjova që një shqiptar e kishte emrin Andrew. Tani nëse ky bëhet i famshëm dhe meriton të ketë artikull në Wikipedia, duhet t'ia ndryshojmë emrin dhe t'ia bëjmë Endrju? Olsi (diskutimet) 9 dhjetor 2024 22:14 (CET)[përgjigjuni]

Votimi

Tani që duket se shumica e argumenteve janë dhënë nga të dyja këndvështrimet, besoj se një votim do të ndihmonte për të kuptuar më thjeshtë situatën. Po etiketoj për të votuar përdoruesit që kanë diskutuar me shpresë se mund të vijnë dhe të tjerë më pas: @Olsi, @Druvari, @Berishasinan, @Leutrim.P, @Aeternus, @Liridon, @Fallbackintoreality, @Velocitasgroningen1934, @Qendrimi15

Emrat e përveçëm duhet të përshtaten në shqip gradualisht.

 Shënim: F10t2 ka shumë pak redaktime dhe është rikthyer pas 3 vitesh vetëm për të votuar këtu.
  • KUNDËR - Emrat e përveçëm duhet të përshtaten në shqip gradualisht? Si do përshtaten? A ka një udhëzues me pika të detajuara? Nuk mund të hidhen në votim ndryshime rrënjësore me një rregull që ska as një paragraf përshkrues, do duhej të ishte një draft me pikat se në cilat raste si do transformohen në shqip.--Liridon (diskutimet) 7 dhjetor 2024 13:07 (CET)[përgjigjuni]
  • KUNDËR ... SHUMË MADJE Jam për ruajtjen e emrit origjinal dhe të shoqërohet me shqiptimin në kllapa. --Ftillimi (diskutimet) 10 dhjetor 2024 20:59 (CET)[përgjigjuni]
  • KUNDËR - sipas cilit udhëzues? Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 12 dhjetor 2024 15:53 (CET)[përgjigjuni]
  • KUNDËR - Jam kundër vendosjes së një rregulli të tillë, kjo nuk do të thotë se nuk jam për përshtatjen sipas shkrimit shqip të emrave të shkrimeve të ndryshme nga ai latin, por për sa i përket emrave në shkrime latine duhet të ruhet edhe identiteti grafik i emrit, pasi një emër mund të ketë versione të tjera në të shkrimit latin, zakonisht nga gjuha në gjuhë. Koncepti i shqipërimit është i ndryshëm nga ai i shkrimit sipas shqiptimit në shqip. Jam absolutisht kundër shqipërimit, por edhe shkrimi sipas shqiptimit duhet të kufizohet vetëm te shkrimet e tjera nga ai latin. Jam kundër që të shkruhen sipas shqipes emrat e personave në një gjuhë me shkrim latin, por nuk është se la, kundërshtim që emrat e vendeve bi fjala të shkruhen sipas shqipes, pasi p.sh.: emri Cristian, Christian, Kristian nga gjuhë të ndryshme me shkrim latin do ta humbasin dallimin dhe bëhen njëllojë të gjithë. Më duket absurde!!!. – Flladi (diskutimet) 13 dhjetor 2024 23:11 (CET)[përgjigjuni]