Jump to content

Luani Verior

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Luani Afrikanoqendror)

Luani Verior[1][2]
Një luan në Afrikën Perëndimore, Parku Kombëtar i Penjarit
Klasifikimi shkencor e
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Rendi: Carnivora
Nënrendi: Feliformia
Familja: Felidae
Nënfamija: Pantherinae
Gjinia: Panthera
Lloji:
Nënlloji:
P. l. leo
Emri trinomial
Panthera leo leo
(Linnaeus, 1758)
Sinonimet[3]
  • P. l. gambianus
  • P. l. kamptzi
  • P. l. nubica
  • P. l. persica
  • P. l. senegalensis

Luani Verior[1][2] (Panthera leo leo) është një nga dy nënllojet emërtuesë të luanit, i cili është i pranishëm në pjesën veriore të Afrikës (veçanërisht në Afrikën Perëndimore dhe në veri të Afrikës Qendrore) dhe në Indi.[4][5]

Rezultatet e një studimi filogjeografik tregojnë se popullatat e luanit në rajonin e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore janë gjenetikisht të afërta me popullatën në Indi, duke formuar një kollë të dallueshme nga popullatat e luanit në Afrikën Jugore dhe Lindore.[6] Në vitin 2017, Forca e Klasifikimit të Maceve nga BNRN-ja, ndau popullatat e luanit në dy nënlloje, të emërtuara P. l. leo dhe P. l. melanochaita. Luani Verior përbëhet nga katër popullata të njohura historikisht: luani barbar, luani Aziatik, Luani i Afrikës Perëndimore dhe Qendrore.[4]

Është rajonalisht i zhdukurEvropën Jugore, në Azinë Perëndimore dhe në Afrikën Veriore. Në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, luanët janë të kufizuar në popullata të fragmentuara dhe të izoluara, shumica e të cilëve janë në rënie. Në Indi, ekziston një popullatë e vetme e mbijetuar brenda dhe përreth Parkut Kombëtar të Girit.[7][8][9] Popullata e Afrikës Perëndimore renditet si e rrezikuar në mënyrë kritikeListën e Kuqe të BNRN-së; kjo popullatë është e izoluar dhe përmban më pak se 250 individë të pjekur.[10]

Historia taksonomike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një luan nga Konstandini në Algjeri ishte ekzemplari i tipit për emrin e veçantë Felis leo që u përdor nga Lineu në 1758.[11] Në shekujt 19 dhe 20, disa mostra të luanit në Afrikë dhe Azi u përshkruan dhe u propozuan si nënlloje:

Pas kësaj, ka pasur shumë debate midis zoologëve për vlefshmërinë e nënllojeve të propozuara:

  • Në 1939, Glover Morrill Allen njohu Felis leo kamptzi, F. l. bleyenberghi dhe F. l. azandicus si taksonë të vlefshëm midis dhjetë nënllojëve të luanit.[19][20]
  • Takonomisti britanik Reginald Innes Pocock nënklasifikoi luanin në gjininë Panthera në vitin 1930, kur përshkruajti luanin Aziatik.[21]
  • Tri dekada më vonë, John Ellerman njohu vetëm dy nënlloje të emërtuara si luani Afrikan (P. l. leo) dhe luani Aziatik (P. l. persica).[22]
  • Disa autorë e konsideronin P. l. nubicus si një nënlloj i ngjashëm dhe si sinonimi i P. l. massaica.[20][23][24]
  • Disa autorë e konsideronin P. l. azandicus si sinonimi i P. l. massaica, P. l. somaliensis, P. l. kamptzi dhe P. l. senegalensis.[20][23]
  • Në vitin 2005, Wallace Christopher Wozencraft njohu P. l. kamptzi, P. l. bleyenberghi dhe P. l. azandica si taksonë të vlefshëm.[3]
  • Në vitin 2016, vlerësuesit e Listës së Kuqe të BNRN-së përdorën P. l. leo për të gjitha popullatat e luanit të Afrikës.[4]

Në 2017, popullatat e luanit në Afrikën Veriore, Perëndimore, Qendrore dhe në Azi u përfshinë nën P. l. leo nga Forca e Klasifikimit nga BNRN, bazuar në rezultatet e hulumtimit gjenetik në mostrat e luanit.[4][7]

Kërkimet gjenetike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Vargu i përhapjes duke përfshirë dy nënllojet e propozuara (P. l. leo and P. l. melanochaita) sipas kërkimeve gjenetike

Që nga fillimi i shekullit 21, u zhvilluan disa studime filogjenetike për të ndihmuar në sqarimin e statusit taksonomik të mostrave të luanit të mbajtur në muze dhe të mbledhura në zona të egra. Shkencëtarët analizuan midis 32 dhe 197 mostra luani nga deri në 22 vende. Të gjithë pajtohen se speciet e luanit përbëhen nga dy grupe evolutive, një në pjesën veriore dhe lindore të vargut të tij historik, dhe tjetra në Afrikën Jugore dhe Lindore që evuluan midis 245,000 dhe 50,000 vjet më parë. Ata supozojnë se pyjet e shiut tropikal përbënin barriera të mëdha në mes të dy grupeve.[25][26][27][28][6]

Në një studim gjithëpërfshirës mbi evolucionin e luanëve, u ekzaminuan 357 mostra të 11 popullatave të luanit, duke përfshirë disa hibridë të luanit. Hibridët ishin krijuar nga luanët në Angolë dhe Zimbabvë dhe me sa duket nga Afrika Perëndimore apo Qendrore. Rezultatet treguan se katër luanë në Marok nuk shfaqnin asnjë karakteristikë unike gjenetike dhe haplotipet mitokondriale të përbashkëta H5 dhe H6 me luanë në Afrikën Perëndimore dhe së bashku me ta ishin pjesë e një grupimi të madh mtDNA (linja III) që përfshinte edhe luanët Aziatikë. Ky plan i veprineve ishte në përputhje me teoritë mbi evolucionin e luanit: linja III u zhvillua në Afrikën Lindore deri në veri dhe në perëndim në valën e parë të evulucionit të luanit rreth 118.000 vjet më parë. Me sa duket ai u shpërnda në haplotipet H5 dhe H6 brenda Afrikës, dhe pastaj në H7 dhe H8 në Azinë Perëndimore.[26]

Kafka e P. l. leo në Muzeun Historik të Pisës
Këlysh në Parkun Kombëtar të Penjarit, Benin

Lëkura e luanit ndryshon nga nje ngjyre e lehte deri në kafe të errët. Ka veshë të rrumbullakosura dhe një tufë të zezë ne koke. Gjatësia mesatare e kokës në trupin e luanëve është 2.47–2.84 metres (8 ft 1 in – 9 ft 4 in), me një peshë prej 148–190 kilograms (326–419 lb). Femrat janë më të vogla dhe më pak të rënda. Luani i Afrikës Perëndimore është i ngjashëm në pamjen dhe madhësinë e përgjithshme si luanët e tjerë afrikanë, por me një krifë më të vogël.[29]

Shpesh, luani Aziatik dhe ai i Afrikës Qendrore dhe Perëndimore kanë krifa më të vogla se luani i Afrikës Veriore.[30] Disa kërkime tregojnë se krifa e një luani ndryshon në varësi të klimës dhe ndoshta, meshkujt Aziatik kanë një krifë më të vogël për shkak motit të nxehtë në Azi.[30]

Shpërndarja dhe habitati

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Habitatet në:
Parku Kombëtar Niokolo-Koba
Parku Kombëtar i Pendjarit
Padku Kombëtar i Bënusë
Parku Kombëtar i Uazës
Parku Kombëtar i Gerambës
Vargmalet e Balës

Historikisht, vargu i nënllojit Verior përfshinte Afrikën Veriore, Evropën Juglindore, Gadishullin Arabik dhe Lindjen e MesmeAzinë Perëndimore.[4] Në këto rajone, luanët shtriheshin në:

Gambi, në Sierë Leonë, në Saharanë Perëndimore, në Marok, në Algjeri, në Tunizi, në Libi, në Egjipti, në Arabi Saudite, në Kuvajt, në Jordani, në Liban, në Siri, në Turqi, në Palestinë dhe Izrael, në Irak, në Iran, në Afganistan dhe Pakistan.[7] Sot, nënllojet ndodhen në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore dhe në Indi.[4]

Popullata Perëndimore dhe Qendrore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Luani Perëndimor shpërndahet në jugSaharasëSenegalperëndimNigerisë Lindore. Popullata në Afrikën Perëndimore ka humbur 99% të vargut të tij të mëparshme.[31] Ai është rajonalisht i zhdukur në Mauritani, në Gambi, në Guinenë e Bisaut, në Mal, në Siera Leone, Bregun e Fildishtë dhe në Togë, ndoshta i zhdukur dhe në Guinea.

Në vitet 1950 luanët ende ishin të pranishëm në pyjet e savanës në pjesët jugore të Mauritanisë, përkatësisht në rajonet e Neumit, veriut Tagant, Brakna, Hodh El Gharbi dhe Trarza, dhe përgjatë lumenjve Karakoro dhe Senegal. Në rajonin Guidimaka të vendit, luanët mbijetuan deri në fund të viteve 1980.

Luanët u regjistruan nga kamerat e vëna në provincën verioreKamerunit gjatë një sondazhi të kryer në mes të janarit 2008 dhe majit 2010.[32]

Në vitin 2015, një luan mashkull i rritur dhe një luaneshë u kthyen në Parkun Kombëtar i Moles në Ganë. Këto ishin shikimet e para të luanëve në vend në 39 vjet.[33]

Popullata e luanit Qendror shtrihen në pyjet e shiut dhe së savana. Në Kamerun, një popullatë prej 100 deri në 400 luanë shtrihen në Parkun Kombëtar të Bënusë. Grupet e vogla të luanit janë të pranishëm në Parkun Kombëtar të Uazës.[5] Republika e Afrikës Qendrore mund të ketë një numër prej 500 individësh. Vlerësime të tjera supozojnë janë 1,252 luanë në vend, por në përgjithësi numri i individëve në Afrikën Qendrore mendohet të jenë jo i besueshëm.[34]

Gabon, prania e luanëve në Parkun Kombëtar të Batekomit ishte e dyshimtë gjatë vitit 2010. Në vitin 2015, një kamer kurthe regjistroi një luan mashkull të vetëm në zonën e mbrojtur.[35][36] Vazhdimi i kapjes së kamerës në zonë për më shumë se një vit regjistroi të njëjtin luan në mënyrë të përsëritur. Mostrat e flokëve të luanit u mblodhën për analiza filogenetike dhe u krahasuan me mostrat e indeve të luanëve nga Gaboni dhe Republika e Kongos që u vranë në shekullin e 20-të. Rezultatet tregojnë se ky individ është i lidhur ngushtë me popullatën e luanit të zonës. Gjithashtu është menduar e mundur që ky luan të shpërndahet në Namibia ose Botsvanë.[37]

Në Parkun Kombëtar të Odzalës, Republika e Kongos, u konsiderua si një zonë e mbrojtur e luanit në vitet 1990. Deri në vitin 2014, asnjë luan nuk u regjistrua në zonën e mbrojtur, kështu që tani, speciet konsiderohen të zhdukura në këtë vend.

Çad, luanët jetojnë në Rezervën Mina Foll. Në vitin 2004, popullata e luanit në vend u vlerësua me 225 individë.

Në vitet 1980, luanët u raportuan në provincat Sudanit Jugor të Darfurit dhe në Jug të Kordofanit, që ndodheshin në perëndim të lumit Nil. Pak dihet për shpërndarjen e luanit dhe madhësinë e popullatës në Sudanin e Jugut. Luanët në Radom dhe Parqet Kombëtare të Jugut ndoshta lidhen me luanët në Republikën e Afrikës Qendrore.[38]

Tabela tregon numrin e individëve gjatë viteve 2002 dhe 2012:
Vargu i vendeve Arena e përdorur në km2 Nr. i njohur i individëve
Parku Kombëtar i Bënusë, Kamerun 14,682 200[39]
Parku Kombëtar i Uazës, Kamerun 1,452 17[40]
Republika e Afrikës Qendrore 339,418 rreth 1,297[41]
Parku Kombëtar i Garambës, Republika Demokratike e Kongos 115,671 175−320[42][8]
Çadi Juglindor 133,408 400[42]
Sudani Jugperëndimorë 331,834 375[42]
Parku Kombëtar i Bomës dhe i Gambelës, Sudani Jugor dhe Etiopia 106,941 500[42]
Parku Kombëtar i Omës, Sudan dhe Etiopi 22,483 200[42]
Zonat e tjera të mbrojtura dhe jo të mbrojtura, Etiopi 70,759 96[42]
Totali 1,136,648 3,260−3,305

Popullata Aziatike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Luani Aziatik është popullata e fundit e luanit në natyrë të Azisë dhe kufizohet me Parkun Kombëtar të Girit dhe në zonat përreth Gujratit, Indi. Ai është renditur si i rrezikuarListën e Kuqe të BNRN-së për shkak të madhësisë së tij të vogël dhe zonës së banimit.[43]

Ekologjia dhe sjellja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një çift luanësh në Pyjet e Girit

Në Parkun Kombëtar të Pendarit, Benin, grupet e luanëve variojnë nga 1-8 individë. Jashtë Parkut Kombëtar, grupet janë më të vogla dhe me një mashkull të vetëm.[44]

Në Parkun Kombëtar të Uazës, tre luanesha dhe dy meshkuj iu vendosën radio-kollare në vitin 1999 dhe u gjurmuan deri në vitin 2001. Femrat u zhvendosën në vargje territoresh prej 352 deri në 724 km2 (136 dhe 280 sq mi) dhe qëndruan brenda parkut gjatë perjudhës së studimit. Meshkujt përdorën një territor prej 428 deri në 1,054 km2 (165 dhe 407 sq mi), brenda dhe jashtë parkut, ku ata vazhdimisht vranë bagëti. Njëri u vra dhe tjetri u qëllua nga njerëzit lokalë. Pas heqjes së fishekëve, ai u rikthye dhe e zhvendosi gamën e tij të territorit në brendësi të parkut dhe nuk u vëzhgua të gjuante më.[45]

Luanët meshkuj Aziatik janë të vetmuar ose shoqërohen me më shumë se tre meshkuj që formojnë një tufë të lirshme. Çiftet e meshkujve pushojnë, gjuajnë dhe ushqehen së bashku, dhe shfaqin sjelljen e tyre në të njëjtin territor. Femrat shoqërohen me më shumë se 12 luanesha që formojnë një tufë më të fortë së bashku me këlyshët e tyre. Ata e ndajnë ushqimin midis njëra-tjetrës, por rrallë me meshkujt. Luaneshat dhe meshkuj shoqërohen zakonisht vetëm për disa ditë gjatë perjudhës së kryqëzimit, por rrallë udhëtojnë dhe ushqehen së bashku.[46][47]

Gjuetia dhe dieta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Luanët duke u ushqyer me një zebër.

Në përgjithësi, luanët preferojnë lloje të mëdha kafshësh për të gjuajtur brenda një peshe që varion prej 190 deri në 550 kilogram. Ata gjuajnë gjitarë të mëdhenj në rangun prej 40 deri në 270 kilogram, duke përfshirë zebrën, impalanë e Thomsonit, gjirafën dhe buallin e ujit.[48]Parkun Kombëtar të Girit të Indisë, luanët kryesisht gjuajnë buaj dhe bagëti, ndonjëherë edhe derrin e egër. Jashtë zonës së mbrojtur ku nuk ndodhin lloje të egra të gjahut, luanët gjuajnë buallin dhe bagëtinë, rrallë edhe deve. Pasi e vrasin prenë, e tërheqin atë deri në zona me bar të dendur për t'u ushqyer.[49]

Luani Afrikan dhe hiena e njollosur gjenden në një vend të ngjashëm ekologjik ku konkurrojnë për gjah; një rishikim i të dhënave në disa studime tregon një mbivendosje diete prej 58.6%. Luanët në mënyrë tipike injorojnë hienën e njollosur, përveç nëse luanët janë në një ndjekje të gjahut ose po ngacmohen nga hienat, ndërsa këto të fundit tentojnë të reagojnë dukshëm në praninë e luanëve, me ose pa praninë e ushqimit.[50]

Afrikë, luani rrezikohet nga humbja e presë dhe fragmentimi i habitatit. Luani Afrikan listohet si specie e cënuarListën e Kuqe të BNRN-së.[51]

Popullata e luanit në Afrikën Perëndimore është e fragmentuar dhe e izoluar, që përfshin më pak se 250 individë të pjekur.[10] Ajo kërcënohet nga tregtia ilegale e pjesëve të trupit. Pjesët e trupit të luanit në Benin trafikohen në Nigeri, në Gabon, në Breg të Fildishtë dhe në Senegal.[52] Në Nigeri, popullata e izoluar e luanit në Parkun Kombëtar Gashaka Gumti është gjuajtur dhe helmuar nga njerëzit vendas.[53]

Popullata e luanit në Afrikën Qendrore është e kërcënuar nga humbja e habitatit dhe baza e gjahut, dhe nga gjuetia për trofe. Midis shtatë dhe 12 trofeve të luanit eksportoheshin nga Kameruni çdo vit nga viti 1985 deri në vitin 2010.[8][54] Në Parkun Kombëtar të Bénoué, njerëzit lokalë u vëzhguan në një luan të vrarë duke prerë copa mishi[55] Njerëzit vendas që jetojnë në afërsi të zonës së mbrojtur justifikohen në intervista se luanët sulmojnë shpesh bagëtitë gjatë sezonit të thatë. Ata përdorin helm në kufomat për të vrarë mishngrënësit.[56] Në Parkun Kombëtar Waza, dy nga katër luanë me radio-kollare u vranë midis vitit 2007 dhe vitit 2008, dhe ndoshta edhe një femër e rritur, dy meshkuj të tjerë të rritur dhe tre këlyshë. Barinjtë nomadë përdorin hark dhe shigjeta të helmuar me helm kobre për të vrarë luanët në shenjë hakmarrjeje për sulme ndaj bagëtive.[40] Në pjesët veriore të Kamerunit, migracioni i shtuar i njerëzve nga Nigeria pas pasigurisë politike në rajon paraqet një kërcënim për popullata e luanit të zonës.[57]

Gjuetia pa leje e luanëve nga forcat paraushtarake është raportuar nga njerëz vendas që jetojnë në afërsi të Parkut Kombëtar të Gambella të Etiopisë.[58] Njerëzit lokalë rreth Parkut Kombëtar Chebera Churchura vrasin luanë, leopardë (Panthera pardus) dhe hiena të njollosura (Crocuta crocuta) duke përdorur kurthe për tu hakmarrë kundër sulmeve mbi bagëtitve të tyre.[59]

Luanë kaptivë në Kamerun, Afrika Qendrore
Dy këlyshë në kafaz, Nigeri

Në Indi, luani është i mbrojtur dhe përfshihet në Shtojcën I të MNTSR-së.[60] Luanët Afrikanë përfshihen në Shtojcën II të MNTSR-së.[7] Në vitin 2004, u propozua që të gjitha popullatat e luanit të përfshiheshin në Shtojcën I të MNTSR-së për të zvogëluar eksportet e trofeve të luanit dhe për të zbatuar një proces leje më të rreptë, për shkak të ndikimit negativ të gjuetisë për trofe.[61]

Në vitin 2006, u zhvillua një strategji për ruajtjen e luanit në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore në bashkëpunim midis zyrave rajonale të BNRN-së dhe disa organizatave të mbrojtjes së jetës së egër. Strategjia parashikon të ruajë habitatin e mjaftueshëm, të sigurojë një bazë të mjaftueshme për kafshët e egra, të bëjë bashkëjetesën luan-njeri të qëndrueshme dhe të zvogëlojë faktorët që çojnë në copëzimin e mëtejshëm të popullatave.[62] Sondazhet dhe intervistat me barinjtë përreth zonave të mbrojtura zbuluan se rrethimet e përmirësuara për bagëtitë ulën ndjeshëm grabitjet nga luanët, dhe kështu kontribuan në zbutjen e konfliktit luan-njeri.[63]

Efekti i gjuetisë së trofeve të luanit dhe nëse është një masë e qëndrueshme për ruajtjen, ka krijuar disa debate.[64][65] Në vitin 2016, një grup autorësh këshilluan një kuotë gjuetie prej një luani për 1 000 km2 në kompleksin e zonës së mbrojtur WAP, dhe të përmbahen nga imponimi i një embargo importi të trofeve të luanit nga ky rajon.[66] Kjo këshill u vu në dyshim dhe u kundërshtua fuqimisht, me argumentin se vlerësimi për madhësinë e popullatës së luanit në rajonin WAP nuk është i besueshëm dhe për këtë arsye kuota e sugjeruar është e papërshtatshme.[67]

Në vitin 2006, 1258 luanë kaptivë u regjistruan në Sistemin Ndërkombëtar të Informacionit të Specieve, duke përfshirë 13 luanë të regjistruar nën trinomenin P. l. senegalensis, 115 nga India dhe 970 me origjinë të pasigurtë.[25]

Domethënia kulturore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ashtu si me rajonet e tjera të Afrikës, luani është me rëndësi kulturore në Afrikën Perëndimore. Titulli "Luanesha Mali" i ishte dhënë Marijatas.[68][69]

Ekipi Ndërkombëtar i Futbollit të Kamerunit ndryshe quhet dhe si: "Luanët e Padurueshëm" bazuar në forcën e luanëve në Kamerun.[70]

  1. ^ a b Wood, John George (1865). "Felidæ; or the Cat Tribe". The illustrated natural history (në anglisht). Boradway, Ludgate Hill, New York City: Routledge. fq. 147. {{cite book}}: Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  2. ^ a b Wood, John George (1865). "Felidæ; or the Cat Tribe". Animal Kingdom (në anglisht). Boston: H. A. Brown. fq. 147. {{cite book}}: Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  3. ^ a b Wozencraft, W. C. (2005). "Panthera leo". përmbledhur nga Wilson, D. E.; Reeder, D. M. (red.). Mammal Species of the World: A Taxonomic and Geographic Reference (në anglisht) (bot. 3rd). Johns Hopkins University Press. fq. 546. ISBN 978-0-8018-8221-0. OCLC 62265494.
  4. ^ a b c d e f Kitchener, A. C.; Breitenmoser-Würsten, C.; Eizirik, E.; Gentry, A.; Werdelin, L.; Wilting, A.; Yamaguchi, N.; Abramov, A. V.; Christiansen, P.; Driscoll, C.; Duckworth, J. W.; Johnson, W.; Luo, S.-J.; Meijaard, E.; O’Donoghue, P.; Sanderson, J.; Seymour, K.; Bruford, M.; Groves, C.; Hoffmann, M.; Nowell, K.; Timmons, Z.; Tobe, S. (2017). "A revised taxonomy of the Felidae: The final report of the Cat Classification Task Force of the IUCN Cat Specialist Group" (PDF). Cat News (në anglisht) (Special Issue 11). ISSN 1027-2992.
  5. ^ a b Bauer, H.; Van Der Merwe, S. (2004). "Inventory of free-ranging lions Panthera leo in Africa". Oryx (në anglisht). 38 (1): 26–31. doi:10.1017/S0030605304000055.
  6. ^ a b Bertola, L.D.; Jongbloed, H.; Van Der Gaag, K.J.; De Knijff, P.; Yamaguchi, N.; Hooghiemstra, H.; Bauer, H.; Henschel, P.; White, P.A.; Driscoll, C.A. & Tende, T. (2016). "Phylogeographic patterns in Africa and High Resolution Delineation of genetic clades in the Lion (Panthera leo)". Scientific Reports. 6: 30807. doi:10.1038/srep30807. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b c d Bauer, H.; Packer, C.; Funston, P. F.; Henschel, P.; Nowell, K. (2016). "Panthera leo". IUCN Red List of Threatened Species. 2016. doi:10.2305/IUCN.UK.2016-3.RLTS.T15951A107265605.en. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b c Chardonnet, P. (2002). "Chapter II: Population Survey". Conservation of the African Lion : Contribution to a Status Survey. Paris: International Foundation for the Conservation of Wildlife, France & Conservation Force, USA. fq. 21–101. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Riggio, J.; Jacobson, A.; Dollar, L.; Bauer, H.; Becker, M.; Dickman, A.; Funston, P.; Groom, R.; Henschel, P.; De Iongh, H.; Lichtenfeld, L.; Pimm, S. (2013). "The size of savannah Africa: a lion's (Panthera leo) view". Biodiversity Conservation. 22 (1): 17–35. doi:10.1007/s10531-012-0381-4. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ a b Henschel, P.; Bauer, H.; Sogbohoussou, E. & Nowell, K. (2015). "Panthera leo (West Africa subpopulation)". IUCN Red List of Threatened Species. 2015. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Linnaeus, C. (1758). "Felis Leo". Systema naturae per regna tria naturae: secundum classes, ordines, genera, species, cum characteribus, differentiis, synonymis, locis (në latinisht). Vëll. 1 (bot. 10th). Holmiae (Laurentii Salvii). fq. 41. Marrë më 8 shtator 2008.
  12. ^ Meyer, J. N. (1826). Dissertatio inauguralis anatomico-medica de genere felium. Doctoral thesis, University of Vienna.
  13. ^ Blainville, H. M. D. de (1843). "F. leo nubicus". Ostéographie ou description iconographique comparée du squelette et du système dentaire des mammifères récents et fossils pour servir de base à la zoologie et la géologie. Vol 2. Paris: J. B. Baillière et Fils. fq. 186. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Gray, J. E. (1843). List of the specimens of Mammalia in the collection of the British Museum. London: Trustees of the British Museum. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Noack, T. (1891). "Felis leo". Jahrbuch der Hamburgischen Wissenschaftlichen Anstalten. 9 (1): 120. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Marschie, P. (1900). "Einige Säugethiere aus dem Hinterlande von Kamerun". Sitzungs-Berichte der Gesellschaft der Naturforschender Freunde zu Berlin. 3: 87–100. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Lönnberg, E. (1914). "New and rare mammals from Congo". Revue de Zoologie Africaine (3): 273–278. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Allen, J. A. (1924). "Carnivora Collected By The American Museum Congo Expedition". Bulletin of the American Museum of Natural History (në anglisht). 47: 73–281.
  19. ^ Allen, G. M. (1939). "A Checklist of African Mammals". Bulletin of the Museum of Comparative Zoology at Harvard College. 83: 1–763. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ a b c Hemmer, H. (1974). "Untersuchungen zur Stammesgeschichte der Pantherkatzen (Pantherinae) Teil 3. Zur Artgeschichte des Löwen Panthera (Panthera) leo (Linnaeus, 1758)". Veröffentlichungen der Zoologischen Staatssammlung. 17: 167–280. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Pocock, R. I. (1930). "The lions of Asia". Journal of the Bombay Natural Historical Society. 34: 638–665. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ Ellerman, J. R.; Morrison-Scott, T. C. S. (1966). Checklist of Palaearctic and Indian mammals 1758 to 1946 (bot. Second). London: British Museum of Natural History. fq. 312–313. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ a b Haas, S.K.; Hayssen, V.; Krausman, P.R. (2005). "Panthera leo" (PDF). Mammalian Species. 762: 1–11. doi:10.1644/1545-1410(2005)762[0001:PL]2.0.CO;2. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 korrik 2017. Marrë më 12 gusht 2020. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ P. M. West; C. Packer (2013). "Panthera leo Lion". përmbledhur nga Kingson, J.; Happold, D.; Butynski, T.; Hoffmann, M.; Happold, M.; Kalina, J. (red.). Mammals of Africa. Vëll. V. A & C Black. fq. 149−159. ISBN 978-1-4081-8996-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ a b Barnett, R.; Yamaguchi, N.; Barnes, I.; Cooper, A. (2006). "The origin, current diversity and future conservation of the modern lion (Panthera leo)" (PDF). Proceedings of the Royal Society B: Biological Sciences. 273 (1598): 2119–2125. doi:10.1098/rspb.2006.3555. PMC 1635511. PMID 16901830. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 gusht 2007. Marrë më 31 mars 2019. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ a b Antunes, A.; Troyer, J. L.; Roelke, M. E.; Pecon-Slattery, J.; Packer, C.; Winterbach, C.; Winterbach, H.; Johnson, W. E. (2008). "The Evolutionary Dynamics of the Lion Panthera leo Revealed by Host and Viral Population Genomics". PLOS Genetics. 4 (11): e1000251. doi:10.1371/journal.pgen.1000251. PMC 2572142. PMID 18989457. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja)
  27. ^ Mazák, J. H. (2010). "Geographical variation and phylogenetics of modern lions based on craniometric data". Journal of Zoology. 281 (3): 194−209. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ Bertola, L. D.; Van Hooft, W. F.; Vrieling, K.; Uit De Weerd, D. R.; York, D. S.; Bauer, H.; Prins, H. H. T.; Funston, P. J.; Udo De Haes, H. A.; Leirs, H.; Van Haeringen, W. A.; Sogbohossou, E.; Tumenta, P. N.; De Iongh, H. H. (2011). "Genetic diversity, evolutionary history and implications for conservation of the lion (Panthera leo) in West and Central Africa" (PDF). Journal of Biogeography. 38 (7): 1356–1367. doi:10.1111/j.1365-2699.2011.02500.x. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 qershor 2019. Marrë më 31 mars 2019. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ Guggisberg, C. A. W. (1975). "Lion Panthera leo (Linnaeus, 1758)". Wild Cats of the World. New York: Taplinger Publishing. fq. 138–179. ISBN 0-8008-8324-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ a b Hemmer, H. (1974). "Untersuchungen zur Stammesgeschichte der Pantherkatzen (Pantherinae) Teil 3. Zur Artgeschichte des Löwen Panthera (Panthera) leo (Linnaeus, 1758)". Veröffentlichungen der Zoologischen Staatssammlung 17: 167–280. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ Henschel, P.; Coad, L.; Burton, C.; Chataigner, B.; Dunn, A.; MacDonald, D.; Saidu, Y.; Hunter, L. T. B. (2014). Hayward, M. (red.). "The Lion in West Africa is Critically Endangered". PLoS ONE. 9 (1): e83500. doi:10.1371/journal.pone.0083500. PMC 3885426. PMID 24421889. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja)
  32. ^ de Iongh, H.H., Croes, B., Rasmussen, G., Buij, R. and Funston, P. (2011). "The status of cheetah and African wild dog in the Benoue Ecosystem, North Cameroon" (PDF). Cat News. 55: 29−31. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  33. ^ Angelici, F.M. and Rossi, L. (2017). "Further lion, Panthera leo senegalensis Meyer, 1826, sightings in Mole National Park, Ghana, and possible first serval Leptailurus serval Schreber, 1776 record after 39 years (Mammalia Felidae)" (PDF). Biodiversity Journal. 8 (2): 749−752. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 mars 2018. Marrë më 11 gusht 2018. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  34. ^ Riggio, J.; Jacobson, A.; Dollar, L.; Bauer, H.; Becker, M.; Dickman, A.; Funston, P.; Groom, R.; Henschel, P.; de Iongh, H.; Lichtenfeld, L.; Pimm, S. (2013). "The size of savannah Africa: a lion's (Panthera leo) view". Biodiversity Conservation. 22 (1): 17–35. doi:10.1007/s10531-012-0381-4. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ Henschel, P.H., Azani, D.E., Burton, C.O., Malanda, G., Saidu, Y.O., Sam, M.O., Hunter, L.U. (2010). Lion status updates from five range countries in West and Central Africa. Cat News 52: 34–39.
  36. ^ Hedwig, D., Kienast, I., Bonnet, M., Curran, B.K., Courage, A., Boesch, C., Kühl, H.S. and King, T. (2017). "A camera trap assessment of the forest mammal community within the transitional savannah‐forest mosaic of the Batéké Plateau National Park, Gabon". African Journal of Ecology. doi:10.1111/aje.12497. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  37. ^ Barnett, R., Sinding, M.H., Vieira, F.G., Mendoza, M.L., Bonnet, M., Araldi, A., Kienast, I., Zambarda, A., Yamaguchi, N., Henschel, P., Gilbert, M.T. (2018). "No longer locally extinct? Tracing the origins of a lion (Panthera leo) living in Gabon". Conservation Genetics. 19 (3): 1−8. doi:10.1007/s10592-017-1039-2. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  38. ^ Riggio, J.; Jacobson, A.; Dollar, L.; Bauer, H.; Becker, M.; Dickman, A.; Funston, P.; Groom, R.; Henschel, P.; De Iongh, H.; Lichtenfeld, L. (2013). "The size of savannah Africa: a lion's (Panthera leo) view". Biodiversity and Conservation. 22 (1): 17–35. doi:10.1007/s10531-012-0381-4. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ Croes, B. M.; Funston, P. J.; Rasmussen, G.; Buij, R.; Saleh, A.; Tumenta, P. N.; De Iongh, H. H. (2011). "The impact of trophy hunting on lions (Panthera leo) and other large carnivores in the Bénoué Complex, northern Cameroon". Biological Conservation. 144 (12): 3064−3072. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ a b Tumenta, P. N.; Kok, J. S.; Van Rijssel, J. C.; Buij, R.; Croes, B. M.; Funston, P. J.; De Iongh, H. H.; Udo de Haes, H. A. (2010). "Threat of rapid extermination of the lion (Panthera leo leo) in Waza National Park, Northern Cameroon". African Journal of Ecology. 48 (4): 888−894. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ Mésochina, P.; Mamang-Kanga, J. B.; Chardonnet, P.; Mandjo, Y.; Yaguémé, M. (2010), "Statut de conservation du lion (Panthera leo Linnaeus, 1758) en République Centrafricaine", Fondation IGF, Bangui {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ a b c d e f Riggio, J.; Jacobson, A.; Dollar, L.; Bauer, H.; Becker, M.; Dickman, A.; Funston, P.; Groom, R.; Henschel, P.; de Iongh, H.; Lichtenfeld, L.; Pimm, S. (2013). "The size of savannah Africa: a lion's (Panthera leo) view". Biodiversity Conservation. 22 (1): 17–35. doi:10.1007/s10531-012-0381-4. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ U. Breitenmoser; D. P. Mallon; J. Ahmad Khan; C. Driscoll (2008). "Panthera leo ssp. persica". IUCN Red List of Threatened Species. 2008. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ Sogbohossou, E. A.; Bauer, H.; Loveridge, A.; Funston, P. J.; De Snoo, G. R.; Sinsin, B.; De Iongh, H. H. (2014). "Social structure of lions (Panthera leo) is affected by management in Pendjari Biosphere Reserve, Benin". PLOS One. 9 (1): e84674. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ H. Bauer; H. H. De Iongh (2005). "Lion (Panthera leo) home ranges and livestock conflicts in Waza National Park, Cameroon". African Journal of Ecology. 43 (3): 208−214. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ Joslin, P. (1973). The Asiatic lion: a study of ecology and behaviour. University of Edinburgh, UK: Department of Forestry and Natural Resources. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ Meena V. (2008). Reproductive strategy and behaviour of male Asiatic Lions. Dehra Dun: Wildlife Institute of India. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ M. W. Hayward; G. I. Kerley (2005). "Prey preferences of the lion (Panthera leo)". Journal of Zoology. 267 (3): 309–322. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ Chellam, R. and A. J. T. Johnsingh (1993). "Management of Asiatic lions in the Gir Forest, India". përmbledhur nga Dunstone, N.; Gorman, M. L. (red.). Mammals as predators: the proceedings of a symposium held by the Zoological Society of London and the Mammal Society, London. Volume 65 of Symposia of the Zoological Society of London. London: Zoological Society of London. fq. 409–423. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ Hayward, M. W. (2006). "Prey preferences of the spotted hyaena (Crocuta crocuta) and degree of dietary overlap with the lion (Panthera leo)". Journal of Zoology. 270: 606–614. doi:10.1111/j.1469-7998.2006.00183.x. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 25 dhjetor 2018. Marrë më 12 gusht 2020. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ Goodrich, J.; Lynam, A.; Miquelle, D.; Wibisono, H.; Kawanishi, K.; Pattanavibool, A.; Htun, S.; Tempa, T.; Karki, J.; Jhala, Y. & Karanth, U. (2015). "Panthera tigris". IUCN Red List of Threatened Species. 2015: e.T15955A50659951. doi:10.2305/IUCN.UK.2015-2.RLTS.T15955A50659951.en. Marrë më 15 janar 2018. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  52. ^ Williams, V.L., Loveridge, A.J., Newton, D.J. and Macdonald, D.W. (2017). "Questionnaire survey of the pan-African trade in lion body parts". PLOS One. 12 (10): e0187060. doi:10.1371/journal.pone.0187060. PMC 5658145. PMID 29073202. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  53. ^ Nicholas, A. (2004). "An update on the status of important large Mammal species in Gashaka Gumti National Park, Nigeria". Antelope Survey Update (9): 40−42. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ B. M. Croes; P. J. Funston; G. Rasmussen; R. Buij; A. Saleh; P. N. Tumenta; H. H. De Iongh (2011). "The impact of trophy hunting on lions (Panthera leo) and other large carnivores in the Bénoué Complex, northern Cameroon". Biological Conservation. 144 (12): 3064−3072. doi:10.1016/j.biocon.2011.09.013. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ M. Schoe; H. H. De Iongh; B. M. Croes (2009). "Humans displacing lions and stealing their food in Bénoué National Park, North Cameroon". African Journal of Ecology. 47 (3): 445−447. doi:10.1111/j.1365-2028.2008.00975.x. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ B.M Croes; R. Buij; J. van Dalen; H. H. de Iongh (2008). "Livestock-carnivore conflicts: results of an inventory around Bénoué National Park, Cameroon". përmbledhur nga Croes, B.M., Buji, R., de Iongh, H.H. and Bauer, H. (red.). International seminar on the conservation of small and hidden species. Management and conservation of large carnivores in West and Central Africa. Leiden: Institute of Environmental Sciences, Leiden University. fq. 29−40. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e redaktorëve (lidhja)
  57. ^ Brugière, D., Chardonnet, B. and Scholte, P. (2015). "Large-scale extinction of large carnivores (lion Panthera leo, cheetah Acinonyx jubatus and wild dog Lycaon pictus) in protected areas of West and Central Africa". Tropical Conservation Science. 8 (2): 513–527. doi:10.1177/194008291500800215. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  58. ^ F. Gebresenbet; H. Bauer; J. M. Vadjunec; M. Papeş (2018). "Beyond the numbers: Human attitudes and conflict with lions (Panthera leo) in and around Gambella National Park, Ethiopia". PLOS One. 13 (9): e0204320. Bibcode:2018PLoSO..1304320G. doi:10.1371/journal.pone.0204320. PMC 6155518. PMID 30252886. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja)
  59. ^ A. Acha; M. Temesgen (2015). "Approaches to human-wildlife conflict management in and around Chebera-Churchura National Park, Southern Ethiopia". Asian Journal of Conservation Biology. 4 (2): 136–142. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  60. ^ Breitenmoser, U.; Mallon, D. P.; Ahmad Khan, J.; Driscoll, C. (2008). "Panthera leo ssp. persica". IUCN Red List of Threatened Species. 2008. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  61. ^ Nowell, K. (2004). "The Cat Specialist Group at CITES 2004". Cat News 41: 29. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  62. ^ IUCN Cat Specialist Group (2006). Conservation Strategy for the Lion West and Central Africa (PDF). Yaounde, Cameroon: IUCN. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 gusht 2020. Marrë më 19 mars 2022. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  63. ^ Bauer, H., de Iongh, H. and Sogbohossou, E. (2010). "Assessment and mitigation of human-lion conflict in West and Central Africa". Mammalia. 74 (4): 363–367. doi:10.1515/MAMM.2010.048. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  64. ^ Whitman, K.; Starfield, A. M.; Quadling, H. S.; Packer, C. (2004). "Sustainable trophy hunting of African lions". Nature. 428 (427): 175–178. Bibcode:2004Natur.428..175W. doi:10.1038/nature02395. PMID 14990967. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  65. ^ Loveridge, A.; Searle, A.; Murindagomo, F.; Macdonald, D. (2007). "The impact of sport-hunting on the population dynamics of an African lion population in a protected area". Biological Conservation. 134 (4): 548–558. doi:10.1016/j.biocon.2006.09.010. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  66. ^ Bouché, P.; Crosmary, W.; Kafando, P.; Doamba, B.; Kidjo, F. C.; Vermeulen, C.; Chardonnet, P. (2016). "Embargo on Lion Hunting Trophies from West Africa: An Effective Measure or a Threat to Lion Conservation?". PLOS One. 11 (5): e0155763. Bibcode:2016PLoSO..1155763B. doi:10.1371/journal.pone.0155763. PMC 4868358. PMID 27182985. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja)
  67. ^ Bauer, H.; Henschel, P.; Packer, C.; Sillero-Zubiri, C.; Chardonnet, B.; Sogbohossou, E. A.; De Iongh, H. H.; Macdonald, D. W. (2017). "Lion trophy hunting in West Africa: A response to Bouché et al". PLOS One. 12 (3): e0173691. Bibcode:2017PLoSO..1273691B. doi:10.1371/journal.pone.0173691. PMC 5360238. PMID 28323837. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja)
  68. ^ Lynch, P. A. (2004). African Mythology A to Z (në anglisht). Infobase Publishing. fq. 63. ISBN 0-8160-4892-4.
  69. ^ Hogarth, C.; Butler, N. (2004). "Animal Symbolism (Africa)". përmbledhur nga Walter, M. N. (red.). Shamanism: An Encyclopedia of World Beliefs, Practices, and Culture, Volume 1 (në anglisht). fq. 3–6. ISBN 1-57607-645-8.
  70. ^ "Cameroon wins Africa Cup of Nations". Daily Nation (në anglisht). Marrë më 2017-02-09.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]