Vinani
Vinan
Πύλη | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Vinanar |
Vinan (greqisht: Πύλη/Pili) është fshat në qarkun i Follorinës, Greqi. Përpara vitit 1926, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Βίνενι/Vineni.[1]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu Vinani kufizohet me liqenin e Prespës Madhe, nga jugperëndimi me Rehovën, nga lindja me liqenin e Prespës Vogël, nga perëndimi me Grazhdanin dhe nga verilindja me Nivicën. Para vitit 1923, Vinani kishte këto lagje: Mëhalla e Sipërme dhe Mëhalla e Poshtëme.[2]
Toponimet të fshatit Vinan:(Para vitit 1923)[3]
- Ara - ara, në L.
- Ara e Petkos - arë, në VL.
- Barburë/a - vend i veshur me dushk e bush, në V.
- Çok/u - kodër dhe lum, në P.
- Dher i Bardhë - bregore që dheun e ka të bardhë, në V.
- Fojë/a - një lloj druri si dëllënja apo pisha, në J.
- Fusha e Vinanit - fushë buzë liqenit të Prespës së Vogël, në J.
- Guna - vend me dushk, në VL. “Do vemi dë Guna”; shprehje për: do vemi te, apo në Guna,
- Gur i Shpuar - shkëmb me vrimë që hyn nga një anë e del nga tjetra anë e shkëmbit. Aty kalonin gra, pleq e të rinj për të fituar shëndet. Gratë shtatzëna për të mos pasur vështirësi në lindje duhet të kalonin aty që të mos rrezikoheshin në kohën e lindjes. Ndërsa njerëz të trashë nga trupi që nuk do t’ua nxinte trupin ajo vrimë, do të hidhte të holla në një vend të caktuar aty pranë.
- Guri i Yzos - shkëmb buzë liqenit, në VL.
- Hani i Manes - han dhe një dyqan pranë, në qendër.
- Hani i Shites - han i vjetër, në qendër.
- Ixvori - gurrë uji, në JL.
- Klishë/a - mure të rrëzuara të një kishe të vjetër, në L.
- Klish/a e Prishur - gërmadhë e një kishe mes një korie dushk, në P.
- Kopaç/i – pyll me dushk e ah, në JL.
- Korie/a - pyll me dushk, në V.
- Koria e Malos – korie, ka qenë pronë një farë Maloje.
- Koria e Meçes - pyll me dushk, në V.
- Krinë/a - breg shkëmbor, në VL.
- Kroi i Çokut – krua, në JL.
- Krypenicë/a - bregore, në V.
- Kulla e Hailit - kullë e karakollit grek, në VL.
- Kumbulla e Egërt - kodër ku ka qenë dikur një kumbull, në V.
- Kumbullat e Xhamisë - sot lëndinë, dikur aty ka pasë kumbulla, në V.
- Kurilë/a - kodër e lartë, në J.
- Kutlishtë/a - kodër me ara e pjesërisht e veshur me dushk, në V.
- Lëm i Shites - lëm, afër qendrës.
- Liqen/i - Liqen i Prespës Vogël, në JL.
- Lis i Xhamisë - breg ku ka qenë një lis shekullor.
- Luadhet - kullotë, në fushë.
- Lum i Çokut – lum i vogël.
- Llapa - ara, në VL.
- Llazorkë/a - breg i veshur me lis e dushk, në V.
- Maja e Çokut - majë kodrinore, në P.
- Maj/a e Fojës - majë kodrinore, vend shkëmbor, në VL.
- Maj/a e Golinës - majë e veshur me pyll, në VL.
- Maj/a e Kurilës - majë kodre, në P. e veshur me druj bushi shkoze e lisi.
- Maj/a e Plloshtës - majë kodrinore e veshur me dushk, në VL.
- Mburim i Barburës – burim, në V.
- Mejtep/i - gërmadhë e një shkolle ku është dhënë mësim në gjuhën turqisht.
- Monolidhe/ja e Gupes - ara e pyll me dushk, në V.
- Mulliri i Ri - gërmadhë e një mulliri, në J.
- Mulliri i Vjetër - gërmadhë mulliri, në J.
- Përzhiku - mal me përcëllimë, në P.
- Përroi i Stërmelit – përrua, në P.
- Përroi i Zodollit – përrua, në V.
- Plepishnjë/a - vend me plepa në fushë, në VL.
- Pllostë/a - mal i veshur me dushk, në J.
- Plenë/a - faqe mali veshur me dushk, në L.
- Pus i Hajdutëve - pus pranë një pylli, në JL.
- Pyll i Kurilës - pyll me dushk, shkozë etj., në P.
- Pyll i Osojt - pyll me lis, dushk e shkozë, krek, thanë etj., në P.
- Pyll i Polenës - pyll me dushk etj., në P.
- Ramina - vend me dushk, në V.
- Rëmb/i - fshat, çiflig i bejlerëve të Kolonjës. Këta bejlerë kanë pasë çifligje edhe Osomatin, Pretorin, Slimicën e Nakolecin. Buzë liqenit të Prespës së Vogël ndodhet edhe Pepla, fshat shqiptar nën Greqi dhe dhjetra të tjerë në brendësi të territorit që ju aneksua Greqisë në këto anë.
- Rogoz/i - ishull i vogël në liqenin e Prespës Vogël, në L.
- Rug e Barburës - udhë që të çon në fushë, në V.
- Rug e Klepishnjës - udhë që të çon në Rëmb (edhe ky çiflig i bejlerëve të Kolonjës, shtetëzuar nga grekët).
- Rug e Lisave - kanë qenë dy lisa shekullorë, në Rëmb, në VL.
- Rug e Osojt - të çon në fshatin maqedonas Drobitisht, në V.
- Rug e Vareve - udhë që të çon te varret e fshatit, në VL.
- Rug e Xhamisë - të çon në xhaminë e fshatit.
- Rrogoz/i - Rogozi, ishull i vogël i Vinanit në Prespë, në JP.
- Rrota - kodër shkëmbore, në VL.
- Selishtë - vend me lisa, në V.
- Soteske/a - fushë, në P.
- Trarët e Manes – kodër, në VP.
- Udh/a e Lopëve - udhë e malit ku çonin lopët për në kullotë, në V.
- Uj i Bekuar – burim, në V.
- Ura e Halilit - urë me dërrasa ku bashkohen të dy liqenet, ai i Prespës së Vogël dhe i Prespës së Madhe, në VL.
- Varri i Rexhepkës - var i Rexhepkës të cilën vranë forcat bullgare më 1914, kohë e luftës së parë botërore, në L.
- Vend/i i Babanckos - (i një kapedani të një çete komitësh bullgarë, në faqe mali. Vend ku ai fshihej me çetën e tij).
- Vertishte - vend në V.
- Vidra - ishull i vogël në Prespën e Vogël pranë Vinanit, në L.
- Vreshtë/a - vreshta në fushë, në V.
- Vresht i Rexhepkës - vresht, pronë e vejushës Rexhepkë, në VL.
- Zidoll/i - kodër me dushk, lis e shkozë, në V.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Vinan:(Para vitit 1923)[4]
Bode, Gupe, Merçellinj, Muhametllinj, Rustemllinj.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për nëntë muaj, fshati shqiptar Vinan u përpoq nëpërmjet peticioneve në Shqipëri, komisionit për shkëmbim të popullsisë, organet e qeverisë greke për të parandaluar deportimin e tyre në Turqi në vitin 1923.[5] Në 1925, 160 shqiptarë lanë Vinanin dhe gjatë udhëtimit të tyre detar në Turqi, 37 njerëz kanë vdekur dhe më pas u zhvendosen në qytetin Ezine në Çanakala.[5] Më pas fshati Vinan u ripopullua me vlleh.[6] Banorët e tjerë nga Vinani u zhvendosen në Shqipëri në fshatin Shëngjergj të rajonit i Korçës.[7] Në vitin 2011, një sher u ngrit kur disa njerëz në Shëngjergj deklaruan në regjistrimin të popullsisë që ata ishin me preardhje "grek" për shkak të origjinës së tyre nga Vinan.[7] Kjo gjendje ka shkaktuar shqetësim në mesin e fshatarëve të tjerë me preardhje nga Vinan.[7]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Πανδέκτης: Víneni - Píli
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 528.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 528-530. Treguan: 1) Servet Dalip Bode, 69 vjeç, analfabet, nga Vinani, refugjat, i 1924-s sot me banimm në Shyec të Devollit. 2) Jahja Dalip Gupe, 67 vjeç, autodidakt, nga Vinani, sot me banim në Shyec. Shyec, 18.7.1980.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 528.
- ^ a b Midhat Frashëri (1926). Kalendari Kombiar: për motin 1926. Tiranë f. 39-40.
- ^ Riki Van Boeschoten (2001). "Usage des langues minoritaires dans les départements de Florina et d’Aridea (Macédoine). Strates. para 15.
- ^ a b c "Korçë, një fshat deklarohet grek përplasje për censusin". Panorama. 04 tetor 2016. Lexuar më 29 gusht 2016.