Bakri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bakri
Bakri

Bakri (lat. Cuprum) është një element kimik i cili në sistemin periodik gjendet me simbolin Cu dhe numrin rendor 29. Është një metal i periodës së 4 në grupin e 11 të sistemit periodik. Ai po ashtu ka ngjyra te kuqe. Emri kuprum rrjedh prej fjalës cyprium "mineral nga ishulli i Qipros". Bakri ka qenë metali i parë i përdorur nga njëriu për prodhimin e veglave të ndryshme si dhe të armëve. Sende prej bakri (unaza, gjerdanë, byzylykë etj.) jan gjetur në Irak 8700 vjet para erës së re.

Është metal i butë dhe i lakueshëm i cili lehtë telëzohet. Ka përçueshmëri shumë të lartë të nxehtësisë dhe elektricitetit. Sipërfaqja e sapo-ekspozuar e bakrit ka ngjyrë të portokalltë në të kuqe, por në prani të lagështisë dhe dioksidit të karbonit formohet një shtresë e gjelbër e karbonatit bazik të bakrit (II) i cili e mbron nga oksidimi i mëtejshëm.

Në përbërjet kimike bakri mund të jetë në gjendjen e oksidimit +1 dhe +2. Gjendja +1 oksidohet lehtë. Ajo është e qendrueshme vetëm në përbërjet e patretshme si: CuCl, Cu2O dhe në përbërjet komplekse. Gjendja e oksidimit +2 është më e zakonshmja. Joni Cu2+ ngjyros në të kaltër tretësirat ku ndodhet. Sulfati i bakrit CuSO4 përdoret në bujqësi si dezinfektant. Perberjet e bakrit jane te gjitha helmuese.

Chuquicamata është një nga minierat e bakirit më të mëdha në botë.

Përfitimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lumë me bakër të saturuar në minierat Malet Parys
Nxjerrja e bakrit në 2005

Në natyrë bakri ndodhet në formë të mineraleve si: kupriti (Cu2O), kalkozina (Cu2S), kalkopiriti (CuFeS2), etj, por edhe në gjendje elementare (i pastër deri 99%). Industrialisht bakri përfitohet duke u nisur nga sulfuret si kalkopiriti dhe kalkozina.

Procesi i përfitimit të bakrit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zakonisht mineralet e bakrit kanë koncentrim të bakrit vetëm ~0.6%. Me metodën e frothit ose biokullimit (me ndihmën e organizmave) ky koncentrim rritet deri në 15%. Nxerja e këtij materiali me dioksid silikoni (SiO2) e heq shumicën e hekurit të padëshiruar, duke lënë pas një masë që përbëhet kryesisht nga Cu2S. Kjo masë piqet për të shndërruar sulfuret e bakrit në okside, sipas reaksionit:

Oksidi kuprik pastaj nxehet për të formuar bakrin, sipas formulës:

Bakri i përfituar në këtë mënyrë është bakër blistër (ose bakër brut), i cili është 99% i pastër, ndërsa pjesa tjetër është oksigjen, ar dhe platinë. Heqja e oksigjenit bëhet me kalimin e gazit natyror nepër bakrin blistër, ndërsa ari dhe platina hiqen me elektrolizë. Si hap i fundit për përfitimin e bakrit 100% të pastër përdoret elektro-rafinimi:

.

Përdorimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas hekurit dhe aluminit, bakri është metali që përdoret më së shumti. Përdoret kryesisht për prodhimin e telave, për mbulimin e çative, në hidraulikë, dhe në makineri industriale.

Telat dhe kabujt[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bakri është përcjellësi elektrik që preferohet më së shumti, përveç për përçimin e rrymës elektrike me anën e largpërçuesve ku përdoret alumini. Përdorimi i lartë i bakrit shpjegohet në sajë të vetive të tij: ai ka përçueshmëri të lartë të elektricitetit dhe nxehtesisë, është i butë, elastik, rezistent ndaj deformimeve dhe korrozionit, telëzohet dhe petëzohet lehtë, etj. Telat e bakrit përdoren për gjenerimin, përçimin, dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Gjithashtu përdoren për telekomunikim, për ndërtimin e qarqeve elektrike, dhe të një numri tejet të madh të pajisjeve elektrike. Rreth 50% e bakrit të prodhuar përdoret për prodhimin e telave dhe kabujve.

Pajisjet elektronike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bakri gjithmonë e më shumë po përdoret në ndërtimin e qarqeve të integruara (për shkak të përçueshmërisë së elektricitetit), ftohësve elektrikë (ventilatorëve dhe ftohësve me lëngje për shkak të vetive termike), elektromagnetëve, tubave të vakumit, etj.

Përdorimi në arkitekturë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga kohët e lashta bakri është përdorur në ndërtimtari për shkak të rezistencës së tij nga korrozioni dhe klima. Ai përdoret në çati, izolatorë, ullukë shiu, dhe dyer.

Edhe pse bakri elemental është i prekshëm nga lagështia, mbulesa e gjelbërt e tij që formohet nga lagështia atmosferike është më rezistente, prandaj përdoret më shumë.

Përfitimi i lidhjeve metalike (aliazheve)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bakri përdoret edhe për prodhimin e lidhjeve metalike (aliazheve) si: tunxhi (bakër dhe zink), bronzi (bakër dhe kallaj) dhe disa lidhje metalike speciale.

Kupronikeli (që është kombinim i bakrit dhe nikelit) është aliazh rezistent ndaj ndryshkjes që përdoret kryesisht për prodhimin e monedhave metalike.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


 Commons: Bakri – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.