Jump to content

Arti parahistorik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Në historinë e artit, arti parahistorik është gjithë arti i prodhuar para-shkrimit, kulturat parahistorike duke filluar diku nga historia e vonë gjeologjike dhe përgjithësisht duke vazhduar deri sa kjo kulturë zhvilloi shkrimin apo metoda të tjera regjistruese. Në këtë pikë fillon arti antik për kulturat më të vjetra shkruese. Data e mbarimit për çfarë përmbledh termi arti parahistorik ndryshon shumë ndërmjet pjesëve të ndryshme të botës.[1]

Artifaktet më të hershme njerëzore që tregojnë një punim me një qëllim artistik janë subjekt debatesh; është e qartë që një punim i tillë ekzistonte rreth 40 000 vjet më parë në epokën e paleolitit të lartë, megjithëse ka dëshmi të aktivitetit artistik që datojnë deri rreth 500 000 vjet më parë, të realizuara nga Homo erectusi.[2] Nga Paleoliti i lartë dhe në epokën Mezolitit mbizotëruan pikturat e shpellave dhe arti i bartshëm si figurinat dhe gjerdanët me figura dekorative të shfaqura edhe në disa objekte utilitare. Në epokën e Neolitit shfaqen dëshmi të qeramikës së hershme ashtu si skulpturat dhe ndërtimet megalitike. Arti i hershëm shkëmbor shfaqet edhe gjatë Neolitit. Ardhja e metalpunimit në epokën e bronxit solli mjete shtesë në dispozicion të krijimit artit, ashtu si dhe një rritje të diversitetit stilistik dhe krijimin e objekteve që nuk kishin ndonjë funksion tjetër të dukshëm veç artit. Në disa vende u vërejt edhe zhvillimi i artizanëve si një klasë e specializuar në prodhimin e artit ashtu si dhe sistemet e më të hershme të shkrimit. Në epokën e hekurit qytetërimet që përdornin shkrimin ishin përhapur nga Egjipti i Lashtë deri në Kinë.

Shumë popuj indigjenë përreth botës vazhduan të prodhojnë punime artistike të dallueshme nga zonat e tyre gjeografike dhe kulturore derisa eksplorimi dhe tregtia i përhapën sistemet e shkrimit tek ta. Disa kultura, si psh. qytetërimi Maja, zhvilluan në mënyrë të pavarur shkrimin gjatë kohës që lulëzuan, por që më vonë e humbën. Këto kultura mund të klasifikohen si parahistorike, veçanërisht në qoftë se sistemi i tyre i shkrimit nuk është deshifruar.

Epoka e Paleolitit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Paleoliti i Ulët dhe i Mesëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Varëse nga Paleoliti i Larte, Museo Archeologico (Palazzo del Podestà)

Arti më i hershëm dhe i padiskutuar lindi me kulturën arkeologjike të Aurignacian-it të epokës së paleolitit të Lartë. Megjithatë ka dëshmi se parapëlqimi për estetikën u shfaq në Paleolitin e mesëm nga 100 000 deri në 50 000 vjet më parë. Disa arkeologë disa artefakte i kanë interpretuar si të Paleolitit të mesëm si shembuj të hershëm të shprehjes artistike[3][4]. Simetria e artefakteve, dëshmi e vëmendjes ndaj detajeve të formës së veglave, i ka drejtuar disa hulumtues të mendojnë për veglat Akeuleane si të prodhuara me një shkallë të shprehjes artistike. Ngjashmërisht, një gravurë e bërë me dhëmb peshkaqeni në një guackë të ujrave të ëmbla rreth 500 000 vjet më parë (do të thotë. gjatë Paleolitit të Ulët), në kohën e Homo erectus-it, është propozuar si dëshmia më e hershme e aktivitetit artistik në 2014[5].

Maska e La Roche-Cotard-it është marrë si dëshmi e artit figurativ të Neandertalit edhe pse në një periudhë pas kontaktit të tyre me Homo sapiensin. Ka pretendime të tjera për skulptura të Paleolitit të mesëm, të ashtuquajturat “Venusi i Tan-Tanit” (mbi 300 000 vjet më parë)[6] dhe “Venusi i Berekhat Ram-it” (250 000 vjet më parë). Në 2002 në shpellën Blombos, në Afrikën e Jugut, u zbuluan gurë të gdhendur me vijëzime rrjetore të datuar afërsisht 70 000 vjet më parë. Kjo u sugjeroi  disa hulumtuesve se Homo sapiensi ishte i aftë për abstraksion dhe prodhim të artit abstrakt ose simbolik. Mjaft arkeologë, përfshirë Richard Klein-in e Stanfordit janë hezitues për të pranuar shpellat Blombos si shembulli i parë i artit të mirëfilltë.

Paleoliti i Lartë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Punimet më të vjetra të padiskutueshme të artit figurativ gjenden në Schwäbische Alb, në Baden-WürttembergGjermanisë. Më i hershmi i tyre, figurina e Venusit e njohur si Venusi i Hohle Fels-it dhe figurina e Löwenmensch datojnë afërsisht 40 000 vjet më parë.

Pamje nga pikturat e shpellës në Lascaux, Francë.

Art pikturues i mëtejshëm nga periudha e Paleolitit të lartë (rreth 40 000 deri në 10 000 vjet më parë) përfshin piktura shpelle (psh.: ato të Chauvetit, Altamiras, Pech Merles dhe Lascaux-it) si dhe art të bartshëm: figurinat e Venusit, si Venusi i Willendorf-it ashtu si gdhendjet zoomorfe si ajo e Swimming Reindeer-it, varësja wolverine e Les Eyzies dhe mjaft nga objektet e njohura si bâtons de commandement.

Pikturat e shpellave nga ishulli indonesian i Sulawesi-t në 2014 u zbulua se ishin 40 000 vjetë të vjetra, një datë e ngjashme me artin më të vjetër të shpellave evropiane, gjë që sugjeron një origjinë shumë më të vjetër për këtë lloj arti ndoshta që në Afrikë[7].

Venusi i Willendorfit

Arti monumental në qiell të hapur në Evropë nga kjo periudhë përfshinë Luginën Côa dhe Mazouco në Portugali, Domingo Garcia dhe Siega Verde në Spanjë si dhe Fornols-Haut-i në Francë.

Një shpellë në Turobong të Koresë së Jugut, që përmban mbetje njerëzore është zbuluar se përmban kocka të gdhendura dreri ashtu si dhe piktura të drerit që mund të jenë po 40 000 vjecare[8]. Petroglife dreri ose rene të gjetura në Sokchang-ri mund të datojnë gjithashtu në Paleolitin e lartë. Fragmente enësh balte në një stil përngjasues me punime të hershme japoneze janë gjetur në Kosan-ri në ishullin Jeju, i cili, falë nivelit të ulët të detit në atë kohë, mund të ketë qenë i arritshëm nga Japonia[9].

Petroglifet më të vjetër datojnë afërsisht në kohën e mezolitit dhe në kufirin e paleolitit të lartë, rreth 10 000 deri në 12 000 vjetë më parë. Arti më i hershëm shkëmbor, i padiskutueshëm i Afrikës daton rreth 10 000 vjet. Të parat piktura natyraliste të njerëzve të gjetura në Afrikë datojnë rreth 8 000 vjetë, të realizuara në luginën e lumit Nil dhe të përhapura në perëndim deri në Mali rreth 10 000 vjetë më parë. Site të njohura që përmbajnë art të hershëm përfshijnë Tassili n’Ajjer në Algjerinë jugore, Tadrart Acacus në Libi (një sit pjesë e Trashëgimisë Botërore të Unescos), si dhe malet Tibesti në Çadin verior[10]. Gdhendjet shkëmbore në Shpellën Wonderwerk në Afrikën e Jugut datojnë në këtë kohë[11]. Data të diskutueshme, deri në 29 000 vjetë më parë, janë regjistruar në një sit në Tanzani. Një sit në kompleksin e shpellave Apollo 11 në Namibi është datuar 27 000 vjetë më parë.

"Vajza që kërcen" në Mohenjo Daro, qytetërimi i luginës së Indusit

Azia ka qenë djepi i mjaft qytetërimeve domethënëse, më të njohurit ato të Kinës dhe Azisë së Jugut. Parahistoria e Azisë lindore është veçanërisht interesante, nga hyrja relativisht e hershme e shkrimit dhe regjistrimit historik në Kinë ka një impakt të dukshëm në kulturat dhe zonat gjeografike më të afërta. Pak nga tradita shumë e pasur e artit të Mesopotamisë llogaritet si parahistorik, megjithëse shkrimi hyri mjaft herët aty, ndërsa kulturat fqinje si Urartu, Luristani dhe Persia kishin tradita artistike domethënëse dhe komplekse.

Figurë mashkullore ndoshta në një posturë "yoge" rrethuar me kafshë, një imazh primitiv i perëndisë Shiva

Idhulli i Shigirit (rusisht: Шигирский идол), është skulptura e drurit më e vjetër në botë. Ajo është bërë gjatë Mesolitit, rreth vitit 7 500 para K. Idhulli u zbulua në 1894, në torfën moçalore të Shigirit, në shpatin e Uraleve Qëndrore (afërsisht 100 km nga Yekaterinburgu)[12]. Rusia perëndimore mori pjesë në mjaft faza të artit parahistorik evropian dhe Rusia jugore, si dhe Ukraina, janë zona kyçe ku gjendet arti nomad i Stepave.

Nën-kontinenti Indian

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pikturat më të hershme indiane ishin piktura shkëmbore të kohës parahistorike, ndërsa disa prej petroglifeve të gjetura në vende si Strehat Shkëmbore të Bhimbetka-s janë më të hershme se 5 500 para K. Qytetërimi i Luginës së Indusit prodhoi vula të vogla cilindrike si dhe skulptura, madje mund të ketë njohur edhe shkrimin, por pas kolapsit të tij mbetën pak dëshmi artistike deri në periudhën e zhvillimit të shkrimit. Kjo ndoshta për shkak të prishmërisë së materialeve të përdorura.

Kokë bronxi nga Sanxingdui

Veprat artistike parahistorike si qeramika e pikturuar në Kinën Neolitike mund të gjurmohen te kultura Yangshao dhe kultura Longshan të luginës së Lumit të Verdhë. Gjatë epokës së bronxit të Kinës, kinezët e Dinastisë Shang dhe Zhou prodhuan mizërira objektesh rituale prej bronxi, që ishin versione të përpunuara të vazove të zakonshme dhe objekte të tjera të përdorura në ritualet e adhurimit të paraardhësve, të dekoruara me motive taotie si dhe shkrimet kineze prej bronxi të periudhës së vonë të dinastisë Shang. Zbulimet në 1987 në Sanxingdui, në Kinën qendrore, shfaqën një kulturë të panjohur para-shkruese të epokës së bronxit, artifaktet e së cilës përfshinin figura spektakolare bronxi shumë të mëdha (shembulli këtu pranë), dhe të cilat shfaqen kulturalisht shumë të ndryshme nga bashkohëset e tyre të periudhës së vonë Shang, që ka bërë gjithëmonë pjesë në traditën e vazhdueshme të kulturës kineze.

Figurinë nga periudha Jomon e vonë, 1000-300 para Krishtit

Sipas evidencave arkeologjike populli Jōmon në Japoninë e lashtë ishte ndër të parët që zhvilluan qeramikën e cila daton që nga mijëvjeçari i 11-të para K. Me rritjen e sofistikimit, Jōmonët krijuan modele duke stampuar qeramikën e njomë me fije ose shkopinj, të gërshetuar ose jo.

Një enë neolitike e gjetur në Busan të Koresë, 3500 vjet para K. Marrë nga en:National Museum of Korea.

Shembujt më të hershëm të artit korean konsistojnë në punime të epokës së gurit që datojnë 3 000 vjetë para K. Këta shembuj kanë të bëjnë kryesisht me skulptura votive, megjithëse së fundmi janë zbuluar edhe petroglife. Gjithashtu të shumta qenë artet shkëmbore, veglat e gurit të përpunuara dhe qeramika.

Kjo periudhë e hershme u ndoq nga stilet e artit të mbretërive dhe dinastive të ndryshme koreane. Në këto periudha, artistët shpesh adoptuan stilin kinez në artin e tyre. Megjithatë, koreanët jo vetëm e adoptuan, por edhe e modifikuan kulturën kineze me një preferencë vendore për elegancën e thjeshtë, pastërtinë e natyrës dhe spontanitetin. Më vonë, ky filtrim i stilit kinez do të ndikonte traditën artistike japoneze, për shkak të rrethanave kulturore dhe gjeografike.

Parahistoria koreane mbaron me themelimin Tre Mbretërive të Koresë, të cilat janë të dokumentuara në Samguk Sagi, një tekst i shkekullit të 12-të i shkruar në Kinezçen Klasike (gjuha e shkruar e të diturve në Korenë tradicionale), duke filluar nga shekulli i I-rë para K.; në tekstet kineze, si ai i shek. të 3-të i Sanguo Zhi-së janë bërë gjithashtu disa aludime të historisë së hershme.

Dëshmi më të qarta të artit shfaqen në Neolitin e vonë, i njohur në Kore si periudha e qeramikës Jeulmun, me qeramikë të ngjashme me ato të gjetura në rajonet e afërta të Kinës, të zbukuruara me modele në formën Z-je. Siti më i hershëm neolitik me mbetje qeramike, për shembull Osan-ri, datojnë 6000-4500 vjetë para K.[9] Kjo qeramikë karakterizohej nga modelimet e krehërit, me enën shpesh me bazë majore. Zbukurimet nga kjo kohë përfshijnë maska të bëra me guacka, me gjetjet e shquara të Tongsam-dong-ut, Osan-ri-së dhe Sinam-ri-së. Në Nongpo-dong janë gjetur figurina qeramike në formë dore [13].

Enë depozituese nga epoka e bronxit, (800 vjet para K.) e gjetur në Jinju të Koresë. Marrë nga en:National Museum of Korea.

Gjatë periudhës së qeramikës Mumun, ndërmjet 1500 - 300 vite para K., u përhap bujqësia dhe u bënë të dukshme dëshmi në shkallë më të madhe të strukturave politike, ngaqë fshatrat u bënë më të mëdha dhe disa varre më të përpunuar. Varret megalitike dhe dolmenët nëpër Kore datojnë pikërisht në këtë kohë. Qeramika e kësaj kohe ka një stil dallues të padekoruar. Shumë nga këto ndryshime në stil mund të kenë ndodhur për shkak të emigrimit të njerëzve të rinj nga veriu, megjithëse kjo është objekt debati[14]. Në një numër sitesh në Korenë jugore ka panele të artit shkëmbor që mendohet se datojnë nga kjo periudhë, kryesisht për arsye stilistike[15].

Ndërkohë që data e saktë e hyrjes së punimit të bronxit në Kore është gjithashtu një çështje debati, është e qartë se bronxi u punua rreth 700 vjetë para K. Gjetjet përfshijnë thika, pasqyra dhe tokëza rripash stilistikisht të dallueshme, me evidenca të shekullit të I-rë para K. të një përhapje të gjerë, të dallueshme në shkallë vendore të kulturës së punimit të bronxit[16].

mural i varrit Goguryeo në Kore

Korea proto-historike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koha ndërmjet 300 vjetë para K. dhe themelimit e stabilizimit të Tre Mbretërive rreth vitit 300 pas K. është e karakterizuar artistikisht dhe arkeologjikisht nga tregëtia e rritur me Kinën dhe Japoninë, diçka që e konfirmojnë historitë kineze të kohës. Ekspansionizmi kinez pushtoi dhe vendosi njerëz të besuar në Korenë veriore që në shekullin e I-rë para K.; që i larguan në shekullin e 4-rt[17]. Mbetjet e disa prej tyre, veçanërisht ato të Lelang-ut, afër Pyongyang-ut modern, kanë prodhuar mjaft artifakte në stilin tipik Han[18].

Historitë kineze kanë regjistruar gjithashtu fillimin e punimeve të hekurit në Kore në shekullin e I-rë para K.  Punimet e gresit (një lloj qeramike shumë më e fortë) dhe qeramika e pjekur në furrë gjithashtu u shfaqën në këtë kohë, megjithëse ka polemika rreth datës[19]. Qeramikë me origjinë të dallueshme japoneze është gjetur në Kore ashtu siç janë gjetur punime metali me origjinë koreane në Kinën verilindore[20].

figurë dreri e artë skithe, 400-300 para K., e gjetur në kodërvarrin Kostromskoy në Kuban, nga Cleveland Museum of Art

Modele madhështore të artit të Stepave - kryesisht stoli ari dhe lidhëse për kuajt - janë gjetur në një shtrirje të madhe territoriale, që shkon nga Hungaria deri në Mongoli. Të datuara në periudhën midis shekujve të 7-të dhe të 3-të para K., objektet zakonisht janë të vogla, siç mund të pritet nga popujt nomad, gjithëmonë në lëvizje. Arti i stepave është më së pari një art zoomorf, do të thotë. dominojnë skena luftimi që përfshijnë disa kafshë (reale ose imagjinare) apo figura të veçuara kafshësh (si drerë të artë). Më i mirënjohuri ndër popujt e stepave janë skithët, në mbarim të stepës evropiane, të cilët me shumë gjasa varrosën pajisje prej ari.

Gjetjet më të famshme u bënë në 1947, kur arkeologu sovjetik Sergei Rudenko zbuloi një varr mbretëror në Pazyryk të maleve Altaj, ku veçohet - ndër mjaft objekte të rëndësishme – tapeti më i vjetër i mbijetuar, me gjasa i bërë në Persi. E pazakontë për varret parahistorike, pasi ata në pjesët veriore të territorit mund të ruajnë materiale organike si druri dhe tekstilet që normalisht do të prisheshin. Popujt e stepave dhanë dhe morën ndikime nga kulturat fqinje nga Europa deri në Kinë, kështu që gjetjet e vona skithe janë të ndikuara rëndshëm nga stili i Greqisë së Lashtë dhe me gjasa shpesh të bëra nga grekët në Skithi.

Arti i Paleolitit të Lartë përfshin gdhendje mbi brirë dhe kocka, veçanërisht kafshësh, ashtu si dhe të ashtu quajturat figurinat e Venusit dhe pikturat e shpellave. Megjithë klimën më të ngrohtë, periudha e Mezolitit tregon qartësisht një pakësim nga periudha pararendëse. Arti shkëmbor i gjetur në Skandinavi dhe Rusinë veriore ashtu si afër MesdheutSpanjën lindore si dhe vizatimet më të hershme shkëmbore në Valcamonica të Italisë veriore, por jo midis këtyre zonave[21]. Shembuj të artit të bartshëm përfshijnë guralec të pikturuar nga kultura Aziliane e cila pasoi kulturën Magdaleniane si dhe modele të objekteve utilitare si rremat nga Tybrid Vig-u në Danimarkë. Statujat mezolitike të Lepenski Vir-it te Porta e Hekurt në Serbi datojnë në mijëvjeçarin e 7-të para K. dhe shfaqin gjithashtu njerëz ose përzierje njerëzish dhe peshqish. Qeramika e thjeshtë filloi të zhvillohej në vende të ndryshme edhe në mungesë të bujqësisë.

Hyrja e varrit megalitik të Newgrange-it nga neoliti, Ireland

Europën Qendrore, mjaft kultura neolitike si Linearbandkeramic, Lengyel-i dhe Vinča, prodhuan statuja femërore (rrallë mashkullore) si dhe statuja kafshësh që mund të quhen art, ashtu si dhe zbukurime të përpunuara të qeramikës si psh. Želiesovce dhe stili i pikturuar Lengyel.

Monumentet megalitike (do të thotë gur i madh) gjenden në Epokën e Neolitit nga MaltaPortugali, nëpër Francë dhe përgjatë Anglisë jugore në pjesën më të madhe të Uellsit dhe Irlandës. Ata gjenden gjithashtu në Gjermaninë veriore dhe Poloni, ashtu si dhe në Egjipt, në shkretëtirën e Saharasë (në Nabta Playa dhe site të tjera).Tempujt më të ruajtur dhe më të vjetër me struktura me qëndrim të lirë në Tokë janë Tempujt Megalitik të Maltës. Ata fillojnë në mijëvjeçarin e 5-të, megjithëse disa autorë hamendësojnë për rrënjë mezolitike. Por për shkak të ripërdorimit të shpeshtë kjo është e vështirë të provohet. Ka shumë site të artit shkëmbor dhe të shpellave me skena të skalitura njerëzish dhe kafshësh në territorin Saharjan. Ndërkohë që më i mirënjohuri prej tyre është Stonehenge-i, ku struktura kryesore daton nga epoka e hershme e bronxit, monumente të tilla janë gjetur përgjatë shumicës së Europës perëndimore dhe veriore, veçanërisht në Karnak të Francës, në Skara Brae në ishujt Orkney të Portugalisë dhe në Wiltshire të Anglisë, zona e Stonehenge-it, Avebury circle, varret në West Kennet si dhe Woodhenge-i.

Kodërvarri i madh në Newgrange të Irlandës e ka hyrjen të shënjuar me një dizajn kompleks spiralesh të gdhendur në gur masiv. Kodërvarri i afërt në Knowth gjenden shkëmbinj të mëdhenj të sheshtë që kanë gdhendje në faqet vertikale përreth perimetrit të tyre, për të cilat janë sugjeruar kuptime të ndryshme duke përfshirë dhe pikturimin e luginës vendore dhe imazhin më të vjetër të Hënës. Shumë nga këta monumente ishin varre megalitike dhe arkeologët hamendësojnë se shumica kanë kuptim fetar. Knowth-i konsiderohet se ka afërsisht një të tretën e gjithë artit megalitik të Europës Perëndimore. Në Alpet qëndrore, Camunni ka rreth 350 000 petroglife.

Tre njerëz duke kryer një ritual, Bohuslän, Sweden

Gjatë mijëvjeçarit të 3-të para K. filloi Epoka e Bronxit në Evropë duke sjellë me vete një mjet të ri për artin. Efiçenca e shtuar e mjeteve të bronxit donte të thoshte edhe një shtim prodhimtarie, e cila çoi në një tepricë – hapi i parë në krijimin e një klase artizanësh. Për shkak të shtimit të mirëqenies së shoqërisë, filluan të krijohen objektet e luksit, veçanërisht armët e dekoruara.

Shembujt përfshijnë helmeta bronxi ceremoniale, sëpata dhe shpata të zbukuruara, instrumente të përpunuara si karremat dhe objekte të tjera ceremoniale pa një qëllim praktikë, si thika e stërmadhe e Oxborough-ut. Objekte të veçanta u bënë në ar; shumë më tepër objekte ari kanë mbijetuar në Europën Perëndimore dhe Qëndrore sesa në epokën e hekurit, mjaft objekte misterioze dhe të çuditshme që nga Iunula-t (objekte në formë gjysmëhëne), në dukje një specialitet irlandez, Mold Cape-i dhe kësula të arta. Qeramika nga Europa Qendrore mund të jetë përpikmërisht të formuara dhe zbukuruara. Arti shkëmbor që tregon skena nga ritualet fetare janë gjetur në shumë zona, si psh. në Bohuslän të Suedisë dhe në Val Camonica në Italinë veriore.

Mesdhe, qytetërimi Minoan ishte shumë i zhvilluar, me komplekse pallatesh, në faqet e të cilëve shfaqen afreske. Arti bashkëkohor i Egjiptit të lashtë dhe ai i kulturave të tjera të avancuara të Lindjes së Afërme mund të mos konsiderohen më “parahistorik”.

Ana e mbrapme e një pasqyre bronxi Keltike nga Desborough, Northamptonshire, England, qe shfaq zhvillimin e temave dekorative te spirales dhe trumbetes, stili i hershem Kelt La Tène ne Britani. Daton midis 50 para dhe pas K. Modeli simetrik fletë-mbulues i krijuar duke perdorur një kompas ose fije.
Pasqyrë bronxi kelte nga Desborough në Angli, dekoruar me spirale dhe trumbeta, stili i hershem La Tène. British Museum - Decorated bronze mirror Arkivuar 18 tetor 2015 tek Wayback Machine

Epoka e hekurit pa zhvillimin e skulpturave antropomorfe, si luftëtari i Hirschlanden-it dhe statuja nga Glauberg-u i Gjermanisë. Artistët e Hallstatt-it në epokën e hershme të hekurit parapëlqyen dizajne gjeometrike dhe abstrakte ndoshta të ndikuar nga lidhjet tregëtare me botën klasike.

Stili më i përpunuar dhe kurvilinear i La Tène-it u zhvillua në Evropë nga epoka e vonë e hekurit nga një qendër në luginën e Rinit, por shumë shpejt u përhap në të gjithë kontinentin. Klasa e pasur udhëheqëse duket se ka inkurajuar salltanetin dhe ndikimet klasike si gotat prej bronxi dëshmojnë një për një modë të re në pirjen e verës. Ngrënia dhe pirja e përbashkët ishin një pjesë e rëndësishme e shoqërisë dhe kulturës kelte dhe mjaft nga arti i tyre shpesh u shpreh nëpërmjet pjatave, thikave, kazanëve dhe gotave. Pikturimi i pajisjeve të kuajve dhe armët ishin gjithashtu subjekte që konsideroheshin të përshtatshme për tu përpunuar. Kafshët mitike ishin një motiv i zakonshëm së bashku me subjektet fetare dhe natyrale dhe pikturimi i tyre është një përzierje ndërmjet motiveve natyralise dhe atyre të stilizuara. Arti megalitik u praktikua akoma, ku shembujt përfshijnë kollonat në gur gëlqeror të gdhendur të faltores në Entremont të Francës moderne. Zbukurimet vetjake përfishinin gjerdanë të përdredhur ndërkohë hyrja e parasë ofroi një mundësi të mëtejshme për shprehjen artistike. Monedhat e kësaj periudhe janë derivate të tipeve greke dhe romake, por që shfaqin stilin artistik më të ekzuberant kelt.

Varreza e famshme e Waldalgesheim-it periudhës së vonë të shekullit të 4-rt para K. në Rhineland prodhoi mjaft shembuj të përkryer të artit të La Tène-it duke përfshirë një brokë bronxi dhe pllakata bronxi me figura njerëzore të stampuara. Shumë pjesë kanë stile organike lakore sido që i derivuar nga modelet klasike të dredhkave.

Në mjaft pjesë të Europës Perëndimore elementet e këtij stili artistik mund të dallohen të mbijetuara në artin dhe arkitekturën e kolonive romake. Në veçanti në Britani dhe Irlandë ka një vazhdueshmëri të dobët të periudhës romake, duke aftësuar motivet kelte të rishfaqen me një forcë të re në artin Ishullor të Krishtërimit nga shekulli i 6-të e në vazhdim.

Kultura e sofistikuar etruske u zhvillua nga shekulli i 9-të në të 2-tin nën ndikimin e konsiderueshëm të grekëve, para se më në fund të përthitheshin nga romakët. Nga fundi i periudhës së tyre ata zhvilluan shkrimin, por arti i hershëm etrusk mund të quhet parahistorik.

Egjipti i lashtë del jashtë qëllimit të këtij artikulli; ai kishte një lidhje të ngushtë veçanërisht me Sudanin, i njohur në këtë periudhë si Nubia, ku kishte kultura të avancuara që nga mijëvjeçari i 4-rt para K., si janë “Grupi-A”, “Grupi-C” dhe Mbretëria e Kushit.

Pikturë shkembore San në Drakensberg

Ekziston një trup domethënëse e pikturave shkëmbore në rajonin përreth Parkut Kombëtar të Matobo-s në Zimbabwe që daton që nga viti 6 000 para K. deri në vitin 500[22].

Pikura shkëmbore domethënëse San ekzistojnë në zonën Waterberg mbi lumin Palala dhe përreth Drakensberg-ut në Afrikën Jugore, disa prej të cilave konsiderohet vijnë që nga periudha 8 000 vjetë para K. Këto imazhe janë shumë të qarta dhe pikturojnë një varietet motivesh njerëzore dhe kafshësh të egra, veçanërisht antilopa. Në këtë zonë duket se ekziston një histori e gjatë e pikturave shkëmbore; Një pjesë e këtij arti daton qartësisht deri në shekullin e 19-të. Ai përfshin piktura kuajsh të kalëruar, të cilët nuk ishin futur në zonë deri në vitet 1820[23].

Namibia, përveç kompleksit Apollo 11, ka një shumë-llojshmëri të artit shkëmbor San afër Twyfelfontein-it. Ky art është disa mijëvjeçarë i vjetër dhe duket se mbaron me ardhjen e tribuve blegtorale në zonë.[24]

Kafshë brigjata pjese e artit shkembor në kompleksin Laas Geel.

Laas Geel-i është një kompleks me strehime shpellash dhe shkëmbinjësh në Somalinë veriperëndimore. Të famshme për artin e tyre shkëmbor, shpellat gjenden në një zonë rurale në skaj të Hargeisa-s. Ato përmbajnë disa nga pikturat më të hershme të njohura në Bririn e Afrikës, shumë nga të cilat pikturojnë skena blegtorale. Arti shkëmbor i Laas Geel-it është vlerësuar se daton diku midis 9 000 - 8 000 vjetë para K. dhe 3 000 vjetë para K.

2008-ën arkeologët deklaruan zbulimin e pikturave të shpellave edhe në rajonin e Dhambalin-ës veriore në Somali, të cilat kërkuesit sugjerojnë se përfshijnë një nga pikturat më të vjetra të njohura të një gjuetari mbi kal. Arti shkëmbor është në stilin etiopiano-arab, i datuar nga 3 000 deri më 1 000 vjet para K.[25][26]

Dëshmi të tjera të artit parahistorik në rajonin e Bririt përfshijnë megalite dhe skalitje, disa prej të cilave janë 3 500 vjeçare. Qyteti Dillo në Etiopi ka një majë kodre të mbuluar me stelae guri. Një prej këtyre siteve në Etiopinë jugore daton në periudhën historike (nga shekulli i 10-të deri në shekullin e 14-të)[27].

Arti i hershëm i këtij rajoni është ndarë në 5 periudha:

  • Periudha Bubalus, afërsisht 12 000 - 8 000 vjet më parë
  • Periudha Kokë-rrumbullakët, afërsisht 10 000 – 8 000 vjet më parë
  • Periudha Pastorale, afërsisht 7 500 – 4 000 vjet më parë
  • Periudha e Kalit, afërsisht 3 000 – 2 000 vjet më parë
  • Periudha e Gamiljes, 2 000 vjet më parë deri në të tashmen
petroglif shkembor elephanti në Tadrart Acacus të Libsë, tregues i ndryshimit dramatik të klimës në zonë.

Punime nga periudha Bubalus përshkojnë Saharanë me punime të përkryera, si skalitjet e pikturuara natyrshëm të megafanunës, të përqendruara në rrafshnaltat qendrore. Periudha Kokë-rrumbullakët është e dominuar nga piktura me forma të çuditshme njerëzore dhe pak kafshë, duke sugjeruar se artistët ishin mbledhës. Këto punime më së shumti të kufizuara në Tassili n’Ajjer dhe malet Akakus. Nga fundi i periudhës, imazhe të kafshëve të zbutura, ashtu siç duken veshje dekorative dhe kurora. Arti i Periudhës Pastorale ishte më i fokusuar në skena shtëpiake, duke përfshirë blegtorinë dhe kërcimin. Cilësia e punimeve bie duke parë që figurat bëhen më të thjeshtëzuara[28].

Periudha e Kalit fillon në Saharanë lindore dhe përhapet në perëndim. Piktura nga kjo periudhë përfshijnë skalitje dhe piktura kuajsh, qerresh dhe luftëtarë me armë metali, megjithëse ka edhe piktura të shpeshta të jetës së egër siç janë gjirafat. Njerëzit përgjithësisht janë pikturuar në një mënyrë të stilizuar. Disa nga qerret artistike përmbajnë ngjashmëri me skalitjet e tempujve të Egjiptit të Lashtë. Herë pas here panelet artistike janë shoqëruar nga shkrimi Tifinagh, akoma në përdorim nga berberët dhe tuaregët e sotëm; megjithëse tuaregët e sotëm janë përgjithësisht të paaftë të lexojnë këto mbishkrime. Periudha e fundme e Gamiljes vë në pah skalitje dhe piktura në të cilat mbizotëron gamilja, por përfshin edhe njerëz me shpata dhe më vonë armë zjarri; arti i kësaj periudhe është relativisht i papërpunuar[29].

Pamje ajrore e "The Great Serpent Mound", një nga shembelltyrat kodrinore parahistorike të kulturës Adema, në lumin Ohio, ShBA

Arti më i vjetër që i përket periudhës së gurit në Amerika është kocka e Vero Beach-it, me gjasa një kockë mamuthi, e skalitur me profilin e një mamuthi që ecën dhe që datohet 11 000 vjet para K[30]. Objekti më i vjetër i pikturuar në Amerikë është Voza me Kafkën e Bizontit midis 10 900 – 10 200 vjet para K[31].

Ena e Zogut dhe tasi i Olmekëve të lashtë, të dyja qeramikë që datonë afërsisht 1000 vjet para K. ashtu si dhe qeramika të tjera janë prodhuar në furra të afta të tejkalonin afërsisht 900 gradë celsius. E vetmja kulturë tjetër parahistorike e që ka arritur temperatura kaq të larta është ajo e Egjiptit të Lashtë[32].

Shumë nga arti Olmek është stilizuar në mënyrë të përkryer dhe përdor një ikonografi, pasqyruese e kuptimit fetar të punimeve. Një pjesë e artit Olmek, gjithësesi është befasisht natyralistik, që shfaq saktësi në pikturimin e anatomisë njerëzore ndoshta të krahasueshme vetëm nga arti epokës klasike Maja në Botën e Re para-kolombiane. Arti Olmek krijon statuja të theksuara monumentale dhe gdhëndje të vogla xhade. Një temë e zakonshme gjendet në pikturimet e xhaguarit hyjnor. Figurinat Olmeke gjenden me bollëk përgjatë periudhës së tyre.

Statuja Kokësh kolosale prej guri nga kultura Olmeke

Arti i epokës së gurit në Amerikën Jugore ngërthen piktura shkëmbore të kulturës së Monte Alegre-s të krijuara në Caverna da Pedra Pintada duke datuar 9 250 – 8 550 vjet para K[33][34]. Shpella Guitarrero në Peru përmban tekstilin më të hershëm në Amerikën Jugore që daton 8 000 vjet para K[35].

Peruja dhe Andet qendrore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Periudhat litike dhe para-qeramike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ene cerimoniale qeramike gryke-yzengji me dy koka bufi, nga periudha cupisnique e Peruse para-kolumbiane

Peruja, duke përfshirë një territor të Andeve qendrore që zgjatet nga EkuadoriKilin verior, ka një histori të pasur kulturore me dëshmi të banimit njerëzor që datojnë afërsisht 10 000 vjet para K.[36] Para shfaqjes së qeramikës në këtë rajon janë gjetur piktura shpelle dhe perla rreth 1 850 vjet para K. Këto gjetje përfshijnë piktura shkëmbore që në mënyrë kundërthënëse daton deri 9 500 vjet para K. në Shpellat Toquepala[37]. Vendvarrime në Peru, si ai në Telamachay i datuar 8600 – 7200 vjet para K., përmbajnë dëshmi të varrimit ritual, me gjerdane të kuq okre dhe perlash[38].

Qeramika më e hershme që shfaqet në Peru mund të ketë qenë importuar nga rajoni i Validivias; prodhimi i qeramikës vendore arriti në rrafshnaltë pothuaj në mënyrë të sigurtë rreth vitit 1800 para K. në Kotosh dhe në bregun e La Florida rreth vitit 1700 para K. Në Huaca Prieta, një sit që daton midis 2500 – 2000 vjet para K., janë gjetur enë më të vjetra kungulli kalabashi me fytyra njerëzore të djegura në to[39]. Huaca Prieta përmban edhe disa tekstile të hershme të modeluara dhe ngjyrosura të bëra nga fibra bimore të përdredhura[40].

Periudha Nistore dhe Shtresa e Parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një imazh i perendise Lanzón ne murin e madh te Chavín de Huantar ne Peru, sit i shtreses se pare

Periudha nistore në kulturat e Andeve Qendrore zgjati afërsisht nga vitet 1800 – 900 para K. Tekstile nga kjo kohë të gjetura në Huaca Prieta janë të një kompleksiteti mahnitës, duke përfshirë imazhe si gaforret, këmbët e të cilave shndërrohen në gjarprinjë, dhe zogjtë me dy koka. Shumë nga këto imazhe janë të ngjashme me iluzionet optike, ku çdo imazh dominon, pjesërisht në varësi të cilit shikuesi zgjedh të shikoi. Punime të tjera portabël nga kjo kohë përfshinë pasqyra të dekoruara, stoli prej kocke ose guacke si dhe shëmbëlltyra femërore balte të papjekura[41]. Arkitektura publike, duke përfshirë punime që mendohet se kërkojnë lëvizjen e më shumë se 100 000 tonë gurësh, gjenden në site si Kotosh-i, El Paraiso-ja, Peruja dhe siti arkeologjik La Galgada. Kotoshi, një sit në rrafshnaltat e Andeve, është veçanërisht i njohur si siti i Tempullit të Duarve të Kryqëzuara, në të cilin janë dy relieve me parakrahë të kryqëzuara, një palë mashkullore dhe një palë femërore[42]. Gjithashtu vlen të veçohet një nga sitet ceremonial më të mëdhenj të Amerikës së Jugut, Sechin Alto-ja. Kryevepra e këtij siti është një platformë dymbëdhjetë skenwshe me gurë të skalitur me tema ushtarake[43]. Arkitektura dhe arti i rrafshnaltave, në veçanti hodhën themelet për ngritjen e kulturës Chavin[44].

Kultura Chavin mbizotëroi Andet qendrore përgjatë Shtresës së Parë, duke filluar rreth vitit 900 para K. dhe është përgjithësisht e ndarë në dy faza. E para, duke vazhduar deri rreth vitit 500 para K., përfaqëson një bashkim kulturor domethënës të rrafshnaltës dhe kulturave të bregdetit në këtë kohë. Pamjet në të gjitha llojet e artit (tekstile, qeramika, argjendaria dhe arkitektura) përfshijnë mjaft herë pamje fantastike si xhaguarë, gjarpërinj dhe kompozite njerëzore e kafshërore shumë prej të cilit dukshëm i frymëzuar nga xhunglat në lindje[45].

Faza e mëvonshme e kulturës Chavin është më së pari e përfaqësuar nga një ekspansion domethënës arkitekturor i sitit Chavin de Huantar rreth vitit 500 para K, i shoqëruar nga një set ndryshimesh stilistike. Ky ekspansion përfshiu, ndërmjet ndryshimeve të tjera, mbi dyzetë koka të mëdha guri, pozicionet e rindërtuara të të cilave përfaqësojnë një transformim nga nga një pamje njerëzore në një pamje kafshe të mbinatyrshme. Shumë nga arti tjetër në në kompleks nga kjo kohë përmban pamje të tilla të mbinatyrshme[46]. Arti i bartshëm i lidhur me këtë kohë përmbledh punime metali të sofistikuara, duke përfshirë aliazhe metalesh dhe saldime[47]. Tekstile të gjetura në site si Karwa, pasqyrojnë qartësisht, ndikime të kulturës Chavin[48], ashtu si stili Cupisnique i qeramikës i përhapur nga Chavin-i do të përcaktonte standardet përgjatë gjithë rajonit për kulturat e mëvonshme[49]. (Ena e paraqitur në krye të këtij shkrimi, ndërkohë nga kultura e vonë Moche, është përfaqësuese e enëve grykë-yzengji të Chavin-it.)

Mantel Paracas, Peru, 200 para K. - 200 pas K. me fibra kamelide te qendisura - Los Angeles County Fund (67.4)
Periudha e hershme e Ndërmjetme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Periudha e hershme e ndërmjetme zgjati afërsisht nga viti 200 para K. deri në vitin 600. Vonë në Shtresën e Parë, kultura Chavin filloi të bjerë dhe kulturat e tjera, kryesisht në zonat bregdetare, filluan të zhvillohen. Më e hershmja e tyre ishte kultura Paracas, e vendosur në gadishullin Paracas të Perusë qendrore. Vepruese nga viti 600 para K. deri në vitin 175 para K., arti i tyre i hershëm tregon qartësisht ndikimin Chavin, megjithëse kishte zhvilluar një stil dhe teknikë lokalisht të dallueshme. Ajo karakterizohej nga një teknikë dhe një punim detaji të tejzgjatur, vizualisht plot ngjyra si dhe një mori elementesh vizuale. Diferenca teknike dalluese përfshijnë pikturimin në baltë të pjekur dhe qëndisjet mbi tekstile[50]. Një gjetje e shquar është një mantel që përdorej qartësisht për qëllime trainimi; ai tregon indikacione të qarta të ekspertëve duke bërë një pjesë të endjes, alternuar me një punim trajnues teknikisht më pak i arrirë[51].

Vijat Nazca ne Peru, duke treguar një kondor

Kultura Nazca e Perusë jugore, e cila është gjerësisht e njohur për figurat e pamasa të vizatuara në tokë me vijat Nazca në Perunë jugore, ndanë disa ngjashmëri me kulturën Paracas, por teknika (dhe shkallë) të ndryshme. Nazca-t qeramikat e tyre i pikturuan me mbulesa (slipcasting) dhe pikturuan edhe tekstilet[52]. Qeramika Nazca karakterizonte një varietet të gjerë subjektesh, nga të zakonshmet te fantastiket, duke përfshirë enë utilitare dhe shëmbelltyra figurash. Nazca-t shkëlqyen edhe në argjendari dhe krijuan flaute pani nga balta në një stil jo të pangjashëm me flautet që dëgjohen edhe sot në muzikën e Andeve[53].

Vijat e famshme Nazca janë shoqëruar nga ndërtime që ngjajnë si tempuj (duke treguar shenja të banimit jo të përhershëm) dhe plaza (sheshe publike) të hapura që mendohet se kishin qëllime rituale të lidhura me vijat. Vetë vijat janë shtrirë mbi një lloj dërrase të zezë natyrale, ku një shtresë e hollë guri të errët mbulon një më të zbardhur; vijat janë krijuar kështu thjesht nga heqja e shtresës së krejit ku dëshirohej, pas përdorimit të teknikave të planifikimit për të shtruar dizajnin[54].

një kokore Moche me zbukurime ne formen e Kondorit nga Koleksionet ne Larco Museum, Lima, Peru.

Gjatë kësaj kohe, në veriun e Perusë mbizotëroi kultura Moche. E njohur edhe si Mochika apo Chimu-ja e Hershme, kjo kulture luftarake dominoi zonën deri rreth vitit 500, me sa duket, duke përdorur pushtimin për të zotëruar burimet thelbësore përgjatë bregut të shkretë: toka e punueshme dhe uji. Arti Moche është sërisht veçanrisht karakteristik, ekspresiv dhe dinamik në një mënyrë që shumë kultura të tjera të Andeve nuk ishin. Njohuria mbi periudhën ka qenë veçanërisht e zgjeruar nga gjetjet si varret e paprishura mbretërore në Sipán[55].

Moche-t përthithën dukshëm disa elemente të kulturës Chavín, por përthithën edhe ide nga kulturat e vogla të afërta që ata asimiluan, si psh. kultura Recuay dhe ajo Vicús[56]. Ata bënë skulptura të plota qeramike me figura kafshësh, punime ari dhe tekstile të endura. Arti karakterizohet shpesh nga imazhe të përditshme, por me ç’duket, gjithëmonë me një synim ritual[57].

Në vitet e saja të vona, kultura Moche u vendos nën ndikimin e perandorisë në zgjerim, Huari. Siti i Cerro Blanco-s në Huaca del Sol duket se ka qenë qendra e kulturës Moche. Më së shumti u shkatërrua nga evente natyrore rreth vitit 600, u dëmtua edhe më tej nga pushtuesit spanjoll në kërkim të arit siç vazhdon akoma me plaçkitësit modern[58].

Perendeshe e besimit te Inca-sve, gjetur ne Tiwanacu, Bolivi

Shtresa e Mesme (arkeologjike) zgjati nga viti 600 deri në vitin 1000 dhe u dominua nga dy kultura: ajo Huari dhe ajo Tiwanaku. Kultura Tiwanaku (e shkruar edhe Tiahuanaco) lindi afër Liqenit Titicaca (në kufirin e sotëm midis Perusë dhe Bolivisë), ndërsa kultura Wari lindi në rrafshnaltat jugore të Perusë. Të dyja kulturat duket se kanë qenë të ndikuara nga kultura Pukara, e cila ishte aktive gjatë periudhës së Hershme të Ndërmjetme midis qendrave kryesore të asaj Wari dhe Tiwanaku[59]. Këto kultura kishin një hapësirë të gjerë ndikimi dhe ndanë disa karakteristika të përbashkëta në artin e tyre të bartshëm, por artet e tyre monumentale ishin disi të ndryshëm[60].

Arti monumental i kulturës Tiwanaku demonstron mjeshtërinë teknike në punimin e gurit, duke përfshirë relieve të detajuara shkëlqyeshëm dhe monolite si ai i Ponce-s (pamja pranë) si dhe Porta e Diellit të gjitha në sitin kryesor të Tiwanaku-t. Arti i bartshëm dallohej nga “enët portret”, me figura kokash në enë qeramike, ashtu si dhe imazhe natyrale si xhaguarë dhe zogj grabitqarë[61]. Një gamë e plotë materialesh, si qeramikat, tekstilet, druri, kocka dhe guacka, u përdorën në orvatjet krijuese. Tekstilet me një thurje prej 300 fije për inch (80 fije për cm) janë gjetur në sitet e Tiwanaku-t[62].

Kultura Wari dominoi një territor nga Peruja qendrore deri në Ekuador, me qendrën kryesore afër Ayacucho-s në Peru. Arti i tyre dallohet nga ai Tiwanaku nga përdorimi ngjyrave dhe modele më të gjalla[63]. Ndër gjetjet e kulturës Wari të shquara janë veshjet e tapicerisë, që mendohet se janë bërë për tu përdorur nga klerikët ose udhëheqësit, që shpesh përmbajnë dizajne gjeometrike abstrakte të një kompleksiteti domethënës, por që përmbajnë edhe imazhe kafshësh dhe figura[64]. Qeramikat Wari, gjithashtu të një cilësie teknike të lartë, janë të ngjashme në shumë anë me ato të kulturave paraardhëse, ku ndikimet vendore nga kulturat e rëna, si kultura Moche, janë akoma disi evidente. Punimi i metalit, edhe pse i gjetur rrallë për shkak të parapëlqimit nga plaçkitësit, tregon thjeshtësi elegante si dhe një nivel të lartë punimi[65].

Ene Lambayeque (Sican) me zogj deti
Periudha e Vonë e Ndërmjetme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke ndjekur rënien e kulturave Wari dhe Tiwanaku, zonat bregdetare veriore dhe qendrore ishin në njëfarë mase të dominuara nga kultura Chimú, e cila përfshin nënkultura të shquara si ajo Lambayeque (ose Sicán) dhe kulturat Chancay. Në jug, kulturat bregdetare dominuan në rajonin Ica dhe vërehen kryqëzime kulturore domethënëse në Pachacamac, afër Lima-s[66]. Këto kultura do të mbizotëronin afërsisht nga viti 1000 deri në vitet 1460 dhe 1470, kur Perandoria Inka fillon të marrë formë dhe përfundimisht të përthithi kulturat afërta, gjeografikisht më të vogla.

Kulturat Chimú dhe Sicán
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kultura Chimú në veçanti, ishte prodhuese e një numri skajshmërisht të madh punimesh arti. Kryeqyteti i saj, Chan Chan, duket se kishte ndërtesa që me sa duket funksiononin si muzeume – ato duket se kanë qenë përdorur për të shfaqur dhe konservuar punime artistike. Shumë nga puna artistike e Chan Chan-i në veçantit është plaçkitur, disa nga spanjollët pas pushtimit të tyre[66]. Arti nga kjo kohë ndonjëherë shfaq një kompleksitet të mahnitshëm, me punime “multimediale” që kërkojnë bashkëpunimin e artistëve në një shumëllojshmëri mediash, duke përfshirë materiale që besohet se kanë ardhur deri nga Amerika Qendrore. Objekte me bukuri ose vlerë në rritje u prodhuan, me sa duket pasi shoqëria u bë akoma më e shtresëzuar[67]. Po njëlloj, cilësia e një pjese të punimeve ra, pasi kërkesa për objekte e shtyu prodhimin të shtohej dhe vlerën të binte[68].

Objekte nga kultura Chimu, fotomontazh

Kultura Sicán lulëzoi nga viti 700 deri rreth vitit 1400, megjithëse ra nën dominimin politik të asaj Chimú rreth vitit 1100, kohë në të cilën shumë prej artistëve mund të jenë zhvendosur në Chan Chan. Kultura Sicán duket se kishte një punim bakri domethënës, duke përfshirë çfarë duket se qe një lloj monedhe e bazuar në objekte bakri që dukeshin si sëpata[69]. Punimet artistike përfshijnë maska varrimi, kupa dhe enë metali që kulturat e mëparshme tradicionalisht bënin prej balte. Punimi i metalit të Sicán-it ishte veçanërisht i sofistikuar, me risi që përfshinin relieve dhe guacka zbukuruese. Fleta metali përdoreshin gjithashtu shpesh për të mbuluar punime të tjera[70].

E spikatur në ikonografinë Sicán është perëndia e Sicán-it, e cila shfaqet në të gjitha mënyrat e punimit, që nga ai i bartshëm deri te ai monumental. Imazhe të tjera përfshijnë modele gjeometrike dhe valëzuese, ashtu si dhe skena peshkimi dhe zhytje për guacka[71].

Vazo dyfishe antropomorfe, kultura Chancay, Peru

Kultura Chancay  Kultura Chancay, para se të përthithej nga ajo Chimú, nuk karakterizohej nga një art i shquar monumental. Qeramikat dhe tekstilet bëheshin, por cilësia dhe niveli i aftësisë ishte i pakrahasueshëm.. Qeramikat përgjithësisht janë të zeza ose të bardha dhe shpesh vuajnë nga difekte si pjekja e dobët dhe pika shtrese të përdorura për ngjyrosje; gjithësesi shembuj të shkëlqyer ekzistojnë. Tekstilet janë përgjithësisht të një cilësie më të lartë, duke përfshirë përdorimin e thurjeve të ngjyrosura dhe teknika tapicerie si dhe prodhoheshin në sasi të mëdha[72]. Paletat e ngjyrave të Chancay-ve nuk ishin shumë të forta: mbizotëronin të artat, të kaftat, e bardha dhe e kuqja e ndezur[73].

Pachacamac-u Pachacamac-u ishte si tempulli në jug të Lima-s, që ishte një qendër e rëndësishme pelegrinazhi në kohën e kolonizmit spanjoll. Siti krenohet me ndërtimet tempullore nga periudha të ndryshme, duke kulminuar në ndërtimet inka që janë akoma relativisht në kushte të mira. Tempujt ishin pikturuar me murale që tregonin bimë dhe kafshë. Tempulli kryesor përmban skulptura druri të gdhendura të ngjashme me shtyllat totemike[73].

Panorame e rrenojave te Machu Picchu, Peru, një site Inca i shek. XV

Kultura Ica  Rajoni Ica, i cili ka qenë dominuar nga Nazca-t, ishte i fragmentuar në disa grupe politike dhe kulturore më të vogla. Qeramika e prodhuar në këtë rajon ishte e cilësisë më të lartë për kohën dhe estetika e tij do të adoptohej nga inka-t kur ata pushtuan zonën[74].

Shtresa e Vonë dhe Kultura Inkase
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo periudhë përfaqësonë epokën në të cilën kultura e Andeve qendrore është gati plotësisht e mbizotëruar nga Perandoria Inka, e cila e filloi ekspansionin e saj në 1438. Ajo zgjati deri në pushtimin spanjoll të Perandorisë Inka në 1533. Inkat përthithën shumë aftësi teknike nga kulturat që ata pushtuan dhe e përhapën atë nëpërmjet formave dhe modeleve standarde përgjatë zonës së tyre të influencës, e cila shtrihej nga Quito-ja në Ekuador deri në Santiago të Kilit. Punimi inka i gurit është veçanërisht i përsosur; gure gjigante janë vendosur aq të puthitur pa llaç sa një një presë thike nuk futet dot ndërmjet[75]. Shumë nga strukturat monumentale të inkave pasqyrojnë apostafat mjedisin natyror përreth tyre; kjo është veçanërisht e dukshme në disa nga strukturat në Maçu Piçu[76]. Inkat e vendosën qytetin Cusco në formën e një pume, me kokën e pumës në Sacsayhuaman[77], një formë që është edhe sot e dallueshme në pamjet ajrore të qytetit.

Ikonografia e artit inka edhe pse qartësisht e rrjedhur nga paraardhëset e saj të shumtë, është dallueshmërisht inka. Punimi i bronxit i dytyrohet qartësisht huazimit nga Chimú-t, ashtu si një numër traditash kulturore: punimet më të arrira i rezervoheshin udhëheqësve, të cilët vishnin tekstilet më të arrira dhe hanin e pinin nga enë ari dhe argjendi[78]. Si pasojë, metalpunimi inka është relativisht i rrallë dhe një burim i dukshëm plaçkitje për pushtuesit spanjollë.

Tekstilet ishin gjerësisht të shtrenjta në perandori, pjesërisht ngaqë ato ishin disi më portative në perandorinë e gjerë[79].

Qeramikat bëheshin në sasi të mëdha dhe, si me mjetet e tjera, në forma dhe modele të standardizuara. Një formë e zakonshme është urpu-ja, një formë e veçantë urne që pati një varietet të gjerë kapacitetesh standarde, ashtu si dhe kontenierët modernë[80]. Megjithë standardizimin, shumë zona vendore ruajtën disa aspekte dalluese të kulturës së tyre në punimet që ata prodhuan; qeramikat e prodhuara në zona nën kontrollin domethënës Chimú përpara dominimit Inka, mbajtën akoma karakteristikat dalluese të atij stili[81].

Duke ndjekur pushtimin spanjoll, arti i Andeve qendrore u prek në mënyrë domethënëse nga konflikti dhe sëmundjet e sjella nga spanjollët. Arti i periudhës së hershme koloniale filloi të tregonte ndikime si nga krishtërimi ashtu edhe nga idetë artistike dhe religjoze inkase, ashtu siç filloi të përfshij edhe teknikat e reja të sjella nga pushtuesit, duke përfshirë bojërat e vajit mbi kanavac[82].

Qeramikat e hershme në veriun e Amerikës së Jugut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dëshmitë më të hershme të qeramikës së dekoruar në Amerikën e Jugut gjenden në dy vende. Një llojshmëri sitesh në rajonin Santarém të Brazilit përmban fragmente qeramike që datojnë në periudhën midis viteve 5000 dhe 3000 para K.[83] Site në Monsú dhe San Jacinto të Kolumbisë, përmbajnë gjetje qeramike në stile të ndryshme dhe daton deri në 3500 para K.[84] Kjo është një zonë aktive kërkimi dhe prandaj subjekt i ndryshimeve[85]. Qeramikat dekoroheshin me skalitje kurvilineare. Një tjetër sit i lashtë në Puerto Hormiga, Departamenti Bolivar i Kolumbisë, që daton 3100 vjet para K. përmban fragmente qeramike që përfshijnë figura kafshësh në një stil të lidhur me gjetjet e kulturës së vonë Barrancoid në Kolumbi dhe Venezuelë[84]. Valdivia në Ekuador ka gjithashtu një sit që daton afërsisht 3100 vjet para K. dhe përmban fragmente të dekoruara, ashtu si dhe figurina, shumë prej të cilave përfaqësojnë femra nudo. Stili valdivian zgjatet deri në Perunë[86] veriore dhe ndoshta, sipas Lavallée-së, ende jep artifakte më të vjetra[83].

Rreth 2000 vjet para K. qeramika u shfaq edhe në Venezuelën lindore. Stili Gruta, shpesh i ngjyrosur me të kuqe ose të bardhë, përmbledh figura kafshësh të skalitura në qeramik, ashtu si dhe enë qeramike të formuara si shembëlltyra kafshësh. Stili i Rancho Peludo-s së Venezuelës perëndimore dallohet për dekorime dhe skalitje relativisht të thjeshta të tipit tekstil[86]. Gjetjet në Andet qendrore që datojnë 1800 vjet para K. dhe më vonë duket se rrjedhin nga tradita valdiviane e Ekuadorit[87].

Arti i hershëm në lindje të Amerikës Jugore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është njohur relativisht pak rreth ngulimit të hershëm të një pjese të madhe të Amerikës Jugore në lindje të Andeve. Kjo për shkak të mungesës së gurit (përgjithësisht i nevojshëm për të lënë artifakte rezistente) dhe një mjedisi xhungle që riciklon me shpejtësi materialet organike. Përtej rajonit të Andeve, ku banorët ishin më qartësisht të lidhur me kulturat e hershme të Perusë, gjetje të hershme janë përgjithësisht të kufizuara në zonat bregdetare dhe në ato zona ku shfaqet guri sipërfaqësor. Ndërkohë që dëshmia e banimit të hershëm njerëzor në Brazilin verior shkon deri në 8000 vjet para K.[88] si dhe arti shkëmbor i një kohe të panjohur (ose më mirë të pa sigurt), qeramikat duket se janë artifaktet më të hershme. Qytetërimi Mina i Brazilit (3000 – 1600 para K.) kishte enë të thjeshta të rrumbullakta të lyera me të kuqe, që ishin paraardhësit stilistik të kulturave më të vona Bahia dhe Guyanan[86].

Argjentina, Kili dhe Patagonia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtrirja jugore e Amerikës së Jugut tregon dëshmi të banimit njerëzor deri në 10 000 vjet para K. Një sit në Arroio do Fosseis të stepës në Brazilin jugor ka treguar dëshmi të besueshme të asaj kohe[89] ashtu si dhe Tierra del Fuego në skajin jugor të kontinentit ka qenë banuar që 7000 vjet para K.[90] Gjetjet artistike janë të rralla; në disa pjesë të Patagonia-s qeramikat nuk kanë qenë bërë kurrë, vetëm pasi u futën nga kontakti me europianët[91].

Artet vendore të Oqeanisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga kohët më të hershme, vendasit e Australisë, shpesh të njohur si aborigjenë, kanë pasë krijuar modele karakteristike arti. Shumë nga arti aborigjen është i përkohshëm, i vizatuar në rërë ose në trupin njerëzor për të ilustruar një vend, një kafshë totemike, ose histori tribale. Punime të hershme artistike të aborigjenëve, që kanë mbijetuar, janë kryesisht piktura shkëmbore. Shumë prej tyre janë quajtur pikturat rreze-X, sepse tregonin kocka dhe organe të kafshëve që ata pikturonin. Një pjesë e artit aborigjen duket abstrakt për shikuesit modern; arti aborigjen shpesh përdor figura gjeometrike dhe vija për të përfaqësuar një panoramë, e cila, shpesh, është treguar nga një shikim ajror i lartë. Për shembull, një simbolizëm aborigjen, një shtjellë ka kuptimin e një vrime ujitëse.

Bradshaws-it janë një stil arti shkëmbor i gjetur në Australinë Perëndimore. Ato janë kryesisht figura njerëzore të vizatuara në detaj me përmasa të sakta anatomike. Ato zakonisht janë datuar rreth 17 000 vjeçare dhe ka pasur sugjerime se ato mund të arrijnë deri në 70 000 vjeçare[92].

Vendasit e Polinezisë kanë një trashëgimi të dallueshme artistike. Ndërkohë që shumë nga artifaktet e tyre kanë qenë bërë me materiale organike dhe kështu humbën gjatë kohës, disa nga arritjet e tyre më të shquara mbijetojnë në baltë dhe gur. Midis tyre ka fragmente të shumta qeramike të Oqeanisë perëndimore që nga periudha e vonë e mijëvjeçarit të 2-të para K. Gjithashtu, vendasit e Polinezisë lanë të shpërndara nëpër ishujt e tyre petroglife, platforma guri ose Marae si dhe skulptura të figurave ançestrale, më të famshmet e të cilave janë skulpturat Moai të Ishullit të Pashkës.

Shiko gjithashtu

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parahistoria

Stonehenge

Historia e arteve

Historia e arteve pamore

Arti

Artet

  1. ^ "Termi "parahistorik" pushon së qeni i vlefshëm disa mijëra vjet para K. në lindjen e afërt, por mbetet një përshkrim i sigurt deri rreth vitit 500 pas K. në Irlandë", Përmbledhje nga "A. T. L." i Prehistoric Art nga T. G. E. Powell, The Journal of the Royal Society of Antiquaries of Ireland, Vol. 97, No. 1 (1967), fq. 95, Royal Society of Antiquaries of IrelandJSTOR
  2. ^ "'Arti' i guacave i bërë 300,000 vjet përpara se njerëzit evolonin - New Scientist". New Scientist.
  3. ^ New York Times
  4. ^ The Metropolitan Museum of New York City Introduction to Prehistoric Art Retrieved 2012-5-12
  5. ^ Joordens, Josephine C. A.; d’Errico, Francesco; Wesselingh, Frank P.; Munro, Stephen; de Vos, John; Wallinga, Jakob; Ankjærgaard, Christina; Reimann, Tony; Wijbrans, Jan R.; Kuiper, Klaudia F.; Mücher, Herman J.; Coqueugniot, Hélène; Prié, Vincent; Joosten, Ineke; van Os, Bertil; Schulp, Anne S.; Panuel, Michel; van der Haas, Victoria; Lustenhouwer, Wim; Reijmer, John J. G.; Roebroeks, Wil (2014). "Homo erectus at Trinil on Java used shells for tool production and engraving". Nature 518 (7538): 228–231. doi:10.1038/nature13962.
  6. ^ Chase, q. 145-146
  7. ^ "Indonesian Cave Paintings As Old As Europe's Ancient Art". NPR.org. 8 October 2014.
  8. ^ Portal, fq 25
  9. ^ a b Portal, fq 26
  10. ^ Coulson, fq. 150–155
  11. ^ Thackeray
  12. ^ është në shfaqje në museumin e Yekaterinburg
  13. ^ Portal, p. 27
  14. ^ Portal, fq. 29
  15. ^ Portal, fq. 33
  16. ^ Portal, fq. 34-35
  17. ^ Portal, fq. 38
  18. ^ Portal, fq. 39
  19. ^ Portal, fq. 40
  20. ^ Portal, fq. 41
  21. ^ Sandars, fq 75-98
  22. ^ Coulson, fq. 86
  23. ^ Coulson, fq. 80-82
  24. ^ Unesco World Heritage designation.
  25. ^ Mire, Sada (2008). "The Discovery of Dhambalin Rock Art Site, Somaliland Arkivuar 27 qershor 2013 tek Wayback Machine". African Archaeological Review 25: 153–168. doi:10.1007/s10437-008-9032-2. Retrieved 22 June 2013.
  26. ^ Alberge, Dalya (17 September 2010). "UK archaeologist finds cave paintings at 100 new African sites"The Guardian. Retrieved 25 June 2013.
  27. ^ Coulson, fq. 147
  28. ^ Coulson, fq. 156-160
  29. ^ Coulson, fq. 160-162, 205
  30. ^ "Ice Age Art from Florida Arkivuar 26 shkurt 2014 tek Wayback Machine." Past Horizons. 23 June 2011 (retrieved 23 June 2011)
  31. ^ Bement, Leland C. Bison hunting at Cooper site: where lightning bolts drew thundering herds.Norman: University of Oklahoma Press, 1999: 37, 43, 176. ISBN 978-0-8061-3053-8.
  32. ^ Friedman, Florence Dunn (September 1998)."Ancient Egyptian faience Arkivuar 24 shtator 2015 tek Wayback Machine". Retrieved2008-12-22.
  33. ^ Wilford, John Noble. Scientist at Work: Anna C. Roosevelt; Sharp and To the Point In Amazonia. New York Times. 23 April 1996
  34. ^ "Dating a Paleoindian Site in the Amazon in Comparison with Clovis Culture.Science. March 1997: Vol. 275, no. 5308, pp. 194801952. (retrieved 1 Nov 2009)
  35. ^ Stone-Miller, 17
  36. ^ Lavallée, fq. 88
  37. ^ Lavallee, fq. 94
  38. ^ Lavallee, fq. 115
  39. ^ Lavallee, fq 186
  40. ^ Bruhns, fq 80
  41. ^ Stone-Miller, fq 19-20
  42. ^ Stone-Miller, fq 21
  43. ^ Stone-Miller, fq 27
  44. ^ Stone-Miller, fq 22
  45. ^ Stone-Miller, fq 28-29
  46. ^ Stone-Miller, fq 40
  47. ^ Stone-Miller, fq 44
  48. ^ Stone-Miller, fq 46
  49. ^ Stone-Miller, fq 49
  50. ^ Stone-Miller, fq 50
  51. ^ Stone-Miller, fq 58
  52. ^ Stone-Miller, fq 67
  53. ^ Stone-Miller, fq 74-75
  54. ^ Stone-Miller, fq 78-82
  55. ^ Stone-Miller, fq 83
  56. ^ Stone-Miller, fq 88
  57. ^ Stone-Miller, fq 86
  58. ^ Stone-Miller, fq 92
  59. ^ Stone-Miller, fq 121-123
  60. ^ Stone-Miller, fq 119
  61. ^ Stone-Miller, fq 131-134
  62. ^ Stone-Miller, fq 136
  63. ^ Stone-Miller, fq 138 - 139
  64. ^ Stone-Miller, fq 146-148
  65. ^ Stone-Miller, fq 149-150
  66. ^ a b Stone-Miller, fq 151
  67. ^ Stone-Miller, fq 153
  68. ^ Stone-Miller, fq 154
  69. ^ Stone-Miller, fq 156
  70. ^ Stone-Miller, fq 156-158
  71. ^ Stone-Miller, fq 160
  72. ^ Stone-Miller, fq 175-177
  73. ^ a b Stone-Miller, fq 179
  74. ^ Stone-Miller, fq 180
  75. ^ Stone-Miller, fq 181
  76. ^ Stone-Miller, fq 190
  77. ^ Stone-Miller, fq 194
  78. ^ Stone-Miller, fq 186
  79. ^ Stone-Miller, fq 209
  80. ^ Stone-Miller, fq 215
  81. ^ Stone-Miller, fq 216
  82. ^ Stone-Miller, fq 217
  83. ^ a b Lavallée, fq 182
  84. ^ a b Bruhns, fq 116–117
  85. ^ Lavallée, fq 176-182
  86. ^ a b c Bruhns, fq 117-118
  87. ^ Bruhns, fq 119
  88. ^ Lavallée, fq 113
  89. ^ Lavallée, fq 108
  90. ^ Lavallée, fq 112
  91. ^ Lavallée, fq 187
  92. ^ Bradshaw Foundation. "The Bradshaw Paintings - Australian Rock Art Archive". Bradshaw Foundation.
  • Arbib, Michael A (2006). Action to language via the mirror neuron system: The Mirror Neuron System. Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-84755-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Bailey, Douglass (2005). Prehistoric Figurines: Representation and Corporeality in the Neolithic. Routledge Publishers. ISBN 0-415-33152-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Bruhns, Karen O (1994). Ancient South America (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-27761-7.
  • Chase, Philip G (2005). The Emergence of Culture: The Evolution of a Uniquely Human Way of Life. Birkhäuser. ISBN 978-0-387-30512-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Coulson, David; Campbell, Alec (2001). African Rock Art. Harry N. Abrams, Inc. ISBN 0-8109-4363-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Lavallée, Danièle (1995). The First South Americans. Bahn, Paul G (trans.). University of Utah Press. ISBN 0-87480-665-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Portal, Jane (2000). Korea: Art and Archaeology. Thames & Hudson. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Sandars, Nancy K., Prehistoric Art in Europe, Penguin (Pelican, now Yale, History of Art), 1968 (nb 1st edn.)
  • Stone-Miller, Rebecca (1995). Art of the Andes. Thames and Hudson. ISBN 0-500-20286-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Thackeray, Anne I.; Thackeray, JF; Beaumont, PB; Vogel, JC; etj. (1981-10-02). "Dated Rock Engravings from Wonderwerk Cave, South Africa". Science. 214 (4516): 64–67. doi:10.1126/science.214.4516.64. PMID 17802575. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • "Unesco World Heritage announcement on Twyfelfontein" (në anglisht). Marrë më 2008-11-13.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]