Jump to content

Estonia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Estoninë)
Republika e Estonisë
Eesti Vabariik (Estonisht)
Himni: 
Mu isamaa, mu õnn ja rõõm
(Shqip: "Atdheu im, lumturia dhe gëzimi im")
Vendndodhja e Estonisë
Vendndodhja e Estonisë
Kryeqyteti
dhe qyteti më i madh
Tallinn
59°25′N 24°45′E / 59.417°N 24.750°E / 59.417; 24.750
Gjuha zyrtareEstonishtja
Grupet etnike (2023[1])
Besimi
(2021[2])
NofkaEstonezët
Qeveria
Lloji i qeverisjesRepublika unitare parlamentare
Alar Karis
Kaja Kallas
Lauri Hussar
KuvendiRiigikogu
Pavarësia 
23–24 shkurt 1918
• U bashkua me Lidhjen e Kombeve
22 shtator 1921
1940–1991
20 gush 1991
1 maj 2004
Sipërfaqja
• Gjithsej
45,335[3] km2 (17,504 sq mi) (129thd)
• Ujë (%)
4.6
Popullsia
• Përllogaritje 2024
Neutral increase1,373,101[4]
• 2021 census
1,331,824[5]
• Dendësia
30.3/km2 (78.5/sq mi) (148th)
Ekonomia
PBB (PFB)Përllogaritje 2024 
• Gjithsej
Increase $60.997 billion[6] (113th)
• Për kokë banori
Increase $47,383[6] (41st)
PBB (zyrtare)Përllogaritje 2024 
• Gjithsej
Increase $41.799 billion[6] (102nd)
• Për kokë banori
Increase $33,018[6] (36th)
MonedhaEuro () (EUR)
Të dhëna të tjera
Gini (2021)Negative increase 30.6[7]
i mesëm
IZHNJ (2021)Increase 0.890[8]
shumë i lartë · 31st
Zona kohoreUTC+02:00 (EET)
• Verës 
UTC+03:00 (EEST)
Ana e drejtimit të makinësdjathtas
Prefiksi telefonik+372
Kodi ISO 3166EE
Kodi i internetit TLD.ee
  1. ^ Estonia rifitoi pavarësinë e saj de facto në 1991. Gjatë gjithë pushtimit sovjetik 1940–1941 dhe 1944–1991, vazhdimësia shtetërore de jure e Estonisë u ruajt nga përfaqësuesit diplomatikë dhe qeveria në mërgim.

Estonia[a], zyrtarisht Republika e Estonisë[b] është një vend Evropën Lindore. Kufizohet në veri me Gjirin e Finlandës përtej Finlandës, në perëndim nga deti përballë Suedisë, në jug me Letoninë dhe në lindje me Liqenin Peipsi dhe Rusinë. Territori i Estonisë përbëhet nga kontinenti, ishujt më të mëdhenj Saaremaa dhe Hiiumaa, dhe mbi 2,300 ishuj dhe ishullth të tjerë në bregun lindor të Detit Baltik, që mbulojnë një sipërfaqe prej 45,335 kilometra katrorë (17,504 mi katrorë). Kryeqyteti Tallinn dhe Tartu janë dy zonat më të mëdha urbane të vendit. Estonishtja është gjuha indigjene dhe zyrtare e Estonisë; ajo është gjuha e parë e shumicës së popullsisë së saj, si dhe gjuha e dytë finike më e folur në botë.

Pas shekujve të sundimit të njëpasnjëshëm nga Urdhri Teutonik, Danimarka, Suedia dhe Perandoria Ruse, një identitet i veçantë kombëtar estonez filloi të shfaqej në mesin e shekullit të 19-të. Kjo kulmoi me Deklaratën e Pavarësisë së Estonisë më 24 shkurt 1918 nga perandoritë e atëhershme luftarake ruse dhe gjermane. Demokratike gjatë pjesës më të madhe të periudhës ndërmjet luftërave, Estonia shpalli neutralitet në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, megjithatë vendi u kontestua dhe u pushtua vazhdimisht; fillimisht nga Bashkimi Sovjetik më [[Pushtimi sovjetik i shteteve baltike (1940)|1940], pastaj nga Gjermania Naziste më 1941, dhe përfundimisht u ripushtua më 1944 nga, dhe u aneksua në BRSS si një nënnjësi administrative (RSS Estoneze). Pas "Revolucionit të Këngëve" të Estonisë pa gjak të viteve 1988-1990, pavarësia de facto e vendit nga Bashkimi Sovjetik u rivendos më 20 gusht 1991.

Estonia ka qenë të populluara nga koha kur akulli i fundit i periudhës akullnajore shkriu në këtë pjesë të Evropës, diku rreth 11,000-13,000 vite më parë. Banorët më të vjetër llogaritet të kenë jetuar pran një lumi të quajtur sot Pärnu, afër qytetit Sindi (banorët e fshatit Pulli- në pjesën e djathtë të lumit). Këto vendbanime datojnë që nga mijëvjeçari i VIII p.e.s.

Krishterimi në Estoni u vendos me dhunë gjatë kryqëzatave nga vëllazëria gjermane "Livonian Sword Brethren". Danimarka pushtoi këtë vend në vitin 1227. Fuqi të cilat kanë pushtuar këtë vend kanë qenë të ndryshme si Danimarka, feudalë gjermanë, Suedia, Polonia dhe së fundi (1710 de facto, 1721 de juro me Traktatin e Nystad-it) Rusia. Po thuaj se gjatë këtyre pushtimeve paria dhe klasa lartë dhe mesme e shoqërisë Estoneze përbëhej nga shumica gjermanëve baltikë deri më 1918.

Pas shpërbërjes së Rusisë Imperialiste, pas Revolucionit të tetorit, Estonia deklarohet si Republikë e pavarur më 24 shkurt 1918. Pas Luftës Çlirimtare Estoneze dhe Traktatit të Tartuit të nënshkruar më 2 shkurt 1920, Estonia pat 22 vite pavarësi, me një qeverisje të ngjashme parlamentare si qeveria e rivendosur më 1992, pas rënies së Sovjetikëve BRSS. Ky lloj qeverie në Estoni thirret Riigikogu dhe parlamentarët zgjedhën nga gjithë banorët në Estoni, mbi moshën 18-vjeçare. Riigikogu, ishte shpërbërë në vitin 1934 dhe vendi udhëhiqej me dekrete të presidentit Konstantin Päts, deri më mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në vitin 1938

Në qershor të vitit 1940, Estonia pushtohet nga trupat sovjetike, si rrjedhë e paktit gjermano-sovjetik të nënshkruara nga Molotov-Ribbentrop në vitin 1939. Inteligjenca e vendit si dhe shumë politikanë ndër të cilët ishte edhe presidenti Konstantin Päts (u internua në Rusi), u vranë dhe u keqtrajtuan apo internuan në Rusi. Nga 1941-1944 Estonia ishte e pushtuar nga Gjermania fashiste, pra derisa forcat gjermane u munden nga sovjetikët. Pavarësinë, Estonia e ka rifituar më 20 gusht 1991 me Revolucionin e Këngës dhe me rënien e BRSS-së. Që nga kjo kohë ditë kombëtare në Estoni ka mbetur 20 gushti. Trupat e fundit sovjetike janë larguar nga Estonia më 31 gusht 1994,ndërsa më 29 mars 2004, Estonia iu bashkangjit Paktit Verior (NATO). Pranimi i saj në Bashkimin Evropian (BE) është bërë zyrtarisht më 1 maj 2004.

18 maj 2005, Estonia ka nënshkruar marrëveshjen për kufijtë me Rusinë, kufijtë e Estonisë kanë mbetur ata që kanë qenë përdorur që nga 1991-ta, dhe që parlamenti Riigikongu i ka ratifikua më 20 qershor 2005. Pas këtij ratifikimi nga ana e estonezëve ka reaguar Rusia, duke pohuar se në preambulën Estoneze përfshihen pjesë të territorit të Estonisë gjatë kohës së BRSS dhe indirekt ato e reflektojnë kohen e okupimit, dhe më së miri është që të i ri-fillojnë negociatat për këtë çështje.

Selia e parlamentit estonez në Kalanë Toompea

Estonia është një republikë parlamentare. Parlamenti njëdhomësh Riigikogu shërben si legjislativ dhe qeveria si ekzekutiv.[9]

Parlamenti estonez Riigikogu zgjidhet nga qytetarët mbi 18 vjeç për një mandat katërvjeçar me përfaqësim proporcional dhe ka 101 anëtarë. Përgjegjësitë e Riigikogu përfshijnë miratimin dhe ruajtjen e qeverisë kombëtare, miratimin e akteve ligjore, miratimin e buxhetit të shtetit dhe kryerjen e mbikëqyrjes parlamentare.

Kushtetuta e Estonisë ofron mundësinë për demokraci të drejtpërdrejtë përmes referendumit, megjithëse që nga miratimi i kushtetutës në 1992, i vetmi referendum ka qenë referendumi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në vitin 2003.[10]

Ushtarët estonezë në stërvitjen Operation Steadfast Javelin II 2014

Forcat e Mbrojtjes të Estonisë përbëhen nga forcat tokësore, detare dhe ajrore. Shërbimi aktual ushtarak kombëtar është i detyrueshëm për burrat e shëndetshëm midis moshës 18 dhe 28 vjeç, me rekrutët që kryejnë turne 8 ose 11 muajsh, në varësi të arsimit dhe pozicionit të tyre të ofruar nga Forcat e Mbrojtjes.[11]

Njësitë administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Njësitë administrative e Estonisë

Estonia është një vend unitar me një sistem të qeverisjes vendore me një nivel të vetëm. Çështjet lokale menaxhohen në mënyrë autonome nga pushteti vendor. Që nga reforma administrative në 2017, ka gjithsej 79 qeverisje vendore, duke përfshirë 15 qyteza dhe 64 bashki rurale. Të gjitha bashkitë kanë status të barabartë juridik dhe bëjnë pjesë në një maakond (qark), i cili është një nënnjësi administrative e shtetit. Organi përfaqësues i autoriteteve vendore është këshilli bashkiak, i zgjedhur në zgjedhje të përgjithshme të drejtpërdrejta për një mandat katërvjeçar. Këshilli emëron pushtetin vendor. Për qytetet, kreu i qeverisjes vendore është linnapea (kryetar bashkie) dhe vallavanem për famullitë. Për decentralizim shtesë, autoritetet lokale mund të formojnë rrethe komunale me autoritet të kufizuar, aktualisht ato janë formuar në Tallinn dhe Hiiumaa.[12].

Sipërfaqja e përgjithshme e Estonisë është 45,226 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 59 00 V, 26 00 L dhe 43,211 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 2,015 km2 ujë. Vija bregdetare e Estonisë është 3,794 km e gjatë. Estonia ka mbi 1000 ishuj dhe mbi 1400 liqene. Ishulli më i madh i Estonisë është Saaremaa, me sipërfaqe prej 2673 km². Liqeni më i madh në Estoni është liqeni Peipsi, me një sipërfaqe prej 3,555 km2 dhe ndahet mes Estoninsë dhe Rusisë. Võrtsjärv është liqeni i dytë në Estoni për nga madhësia.

Klima në Estoni është oqeanike me lagështi bregdetare, me dimër të butë ne krahasim me vende në të njëjtin paralel, dhe me verë të freskët. Temperaturat mesatare variojnë nga 16.3 °C (61.3 °F) në ishujt e Baltikut, deri në 18.1 °C (64.6 °F) në brendësi të vendit në korrik i cili është dhe muaji më i nxehtë, dhe nga −3.5 °C (25.7 °F) në ishuj, deri në −7.6 °C (18.3 °F) në brendësi në shkurt që është dhe muaji më i ftohtë i vitit.

Relievi i Estonisë është terren kryesisht i rrafshët në pjesën veriore dhe malorë në pjesën jugore. Pika më e ultë gjendet përgjatë bregdetit në detin Baltik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 318 metrave në vendin e quajtur Suur Munamägi (Mali i Madh i Vezës).

Estonia ka një natyrë të pasur, me mbi gjysmën e territorit të mbuluara nga pyjet. Pyjet në veri të vendit përbëhen kryesisht nga haloret, kurse në jug të vendit nga pyje të përzier me pisha, bredha, mështekna, panja e dushqe. Bota shtazore është e pasur gjithashtu. Gjitarët kryesorë janë ariu, ujku, rrëqebulli, dhelpra, dreri, dreri brilopatë, derri i egër, kastori, kunadhja, baldosa, lundërza, kaprolli, foka etj. Shpendët janë të shumëllojshëm, si p.sh. shqiponja, skifteri, lejleku, pulëbardha, gjeli i egër, patat e egra, mjellma, pelikani, kormorani, etj. Lumenjtë janë të pasur me peshq, si krapi, luçiperka, mlyshi, sharrmaku, salmoni, trofta, blini, etj, Estonia ka 5 parqe kombëtare:

  1. Parku Kombëtar Lahemaa;
  2. Parku Kombëtar Karula;
  3. Parku Kombëtar Soomaa;
  4. Parku Kombëtar Vilsandi;
  5. Parku Kombëtar Matsalu.
Moçali Viru në Parkun Kombëtar Lahemaa
Qendra e re e Talinit

Ekonomia e Estonisë është liberale dhe bazohet kryesisht në elektronikë, telekomunikacion, produkte ushqimore, veshmbathje, lëndë drusore, makineri, ndërtim anijesh dhe shërbime bankare. Ekonomia ka marrë zhvillim si pasojë e kryerjes së shumë shërbimeve online dhe sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe elektronikës ka rritje të hovshme vit pas viti, duke theksuar se Skype u krijuar në Estoni kryesisht nga inxhinierë estonezë. Estonia ka shumë porte nga ku transportohen mallra të ndryshme për dhe nga Rusia. Estonia ka një borxh të vogël, vetëm 6.7% te GDP. Estonia është në eurozonë që prej 1 janarit të 2011-ës. PBB për frymë në vitin 2015 ishte $28 781. Estonia doli e 8-ta në renditjen për liri ekonomike të vitit 2015, dhe e 4-ta në Evropë.[13] Forbes e renditi Estonisë në vend të 13, në listën e vendeve më të mira për të bërë biznes.[14] Rroga mesatare mujore bruto në tremujorin e tretë të 2016-ës ishte 1119€.[15] Shkalla e papunësisë në mars të 2016-ës ishte 6,4%. Partnerët kryesorë tregtarë të Estonisë janë Finlanda, Suedia, Letonia, Rusia, Gjermania, Norvegjia, Danimarka, SHBA-ja dhe Britania e Madhe. Eksportet kryesore janë makineri e pajisje, lëndë drusore e letër, tekstile, produkte ushqimore, mobilie, prodhime kimike dhe metalore.

Që prej 2013-ës të gjithë trenat elektrikë në Estoni u zëvendësuan me trena të rinj të pajisur me internet WiFi brenda

Duke pasur vetëm 1.3 milion banorë, Estonia është një ndër vendet më së paku të populluara në Bashkimin Europian. Rritja e popullsisë është 1.41 fëmijë në muaj .[16] Estonia ka pak qytete të mëdha, më të populluarat janë Talini, Tartu, Narva, Kohtla-Järve dhe Pärnu. Rajoni më i madh është pa dyshim ai i Talinit, përfshirë këtu qytetet Maardu, Saue dhe komuna më të vogla si Viimsi, Tabasalu, Vääna-Jõesuu and Männiku.

:
:
:
:
:
:

Feja në Estoni (2011)[17][18]

  Unaffiliated (64.87%)
  Ortodokse Lindore (19.87%)
  Luteran (12.02%)
  Krishterë të tjerë (1.20%)
  Pentecostal and other neoprotestant denominations (0.93%) (0.93%)
  Fe të tjera (1.10%)

Estonia ka një histori të larmishme fetare, por vitet e fundit ajo është bërë gjithnjë e më laike, me një shumicë të popullsisë që e deklaron veten jofetar në regjistrimet e fundit, të ndjekur nga ata që identifikohen si fetarisht "të padeklaruar". Grupet më të mëdha të pakicave janë besimet e ndryshme të krishtera, kryesisht luteranë dhe ortodoksë, me një numër shumë të vogël ithtarësh në besimet jo-krishtere, përkatësisht Judaizëm, Islam dhe Budizëm. Sondazhe të tjera sugjerojnë se vendi është gjerësisht i ndarë midis të krishterëve dhe atyre jo-fetarë/të padeklaruar nga ana fetare.

Përpara Luftës së Dytë Botërore, Estonia ishte afërsisht 80% protestante, kryesisht luterane, e ndjekur nga Kalvinizmi dhe degët e tjera protestante. Shumë estonezë deklarojnë se nuk janë veçanërisht fetarë, sepse feja gjatë shekullit të 19-të ishte e lidhur me sundimin feudal gjerman.[19] Historikisht ka pasur një pakicë të vogël, por të dukshme të [[Besimtarët e vjetër|besimtarëve të vjetër rusë pranë zonës së Liqenit Peipsiqarkun Tartu.

Sot, kushtetuta e Estonisë garanton lirinë e fesë, ndarjen e kishës nga shteti dhe të drejtat individuale për privatësinë e besimit dhe fesë.[20] Sipas Institutit Dentsu Communication Inc, Estonia është një nga vendet më pak fetare në botë, me 75.7% të popullsisë që pretendon se është jofetare. Sondazhi i Eurobarometrit 2005 zbuloi se vetëm 16% e estonezëve pohojnë besimin në një zot, besimi më i ulët nga të gjitha vendet e studiuara.[21]

Gjuha zyrtare e Estonisë është estonishtja, një gjuhë finike, dhe konvencionalisht klasifikohet si një anëtar i familjes së gjuhëve urale. Estonishtja është e lidhur ngushtë me finlandishten, dhe një nga gjuhët e pakta të Evropës që nuk është me prejardhje indo-evropiane. Ndryshe nga estonishtja dhe finlandishtja, gjuhët e vendeve fqinje të tyre më të afërta gjeografike, suedishtja, letonishtja dhe rusishtja, janë të gjitha gjuhë indo-evropiane.

Megjithëse gjuhët estoneze dhe gjermanike kanë prejardhje të ndryshme, mund të identifikohen shumë fjalë të ngjashme në estonezisht dhe gjermanisht. Kjo është kryesisht për shkak se gjuha estoneze ka huazuar gati një të tretën e fjalorit të saj nga gjuhët gjermanike, kryesisht nga saksonishtja e ulët (gjermanishtja e mesme e ulët) gjatë periudhës së sundimit gjerman dhe gjermanishtja e lartë (përfshirë gjermanishten standarde). Përqindja e fjalëve të huazuara në saksone të ulëta dhe gjermane të larta mund të vlerësohet në 22-25 përqind, me saksone të ulët që përbën rreth 15 përqind.

Gjuhët estoneze jugore fliten nga 100,000 njerëz dhe përfshijnë dialektet Võro dhe Seto. Gjuhët fliten në Estoninë Juglindore dhe janë gjenealogjikisht të ndryshme nga estonishtja veriore, por tradicionalisht dhe zyrtarisht konsiderohen si dialekte dhe "forma rajonale të gjuhës estoneze", jo gjuhë të veçanta.[22]

Kultura e Estonisë përfshin trashëgiminë indigjene, siç përfaqësohet nga gjuha estoneze dhe sauna, me aspektet kryesore kulturore nordike dhe evropiane. Për shkak të historisë dhe gjeografisë së saj, kultura e Estonisë është ndikuar nga traditat e popujve të ndryshëm finnikë, baltikë, sllavë dhe gjermanikë të zonës ngjitur, si dhe nga zhvillimet kulturore në ish-fuqitë dominuese Gjermania, Suedia dhe Rusia, për këtë arsye ai aspiron më shumë të konsiderohet një shtet nordik.[23][24]

Sot, shoqëria estoneze inkurajon lirinë dhe liberalizmin, me një përkushtim popullor ndaj idealeve të qeverisë së kufizuar, duke dekurajuar pushtetin e qendërzuar dhe korrupsionin. Etika protestante e punës mbetet një element kryesor kulturor dhe arsimi falas është një institucion shumë i çmuar. Si kultura kryesore në vendet nordike, kultura estoneze mund të shihet se ndërtohet mbi realitetet mjedisore asketike dhe mjetet e jetesës tradicionale, një trashëgimi e egalitarizmit relativisht të përhapur për arsye praktike dhe idealet e afërsisë ndaj natyrës dhe vetë-mjaftueshmërisë.

Akademia e Arteve e Estonisë po ofron arsim të lartë në art, dizajn, arkitekturë, media, histori arti dhe konservim ndërsa Akademia e Kulturës e Universitetit të Tartu Viljandi ka një qasje për të popullarizuar kulturën vendase përmes kurrikulave të tilla si ndërtimi vendas, farkëtaria vendase, dizajni vendas i tekstilit , artizanati tradicional dhe muzika tradicionale, por edhe muzika xhaz dhe kishtare. Në vitin 2010, kishte 245 muze në Estoni, koleksionet e kombinuara të të cilëve përmbajnë më shumë se 10 milionë objekte.[25]

  1. ^ estonisht: Eesti
  2. ^ estonisht: Eesti Vabariik
  1. ^ Rv0222U: Population by Sex, Ethnic Nationality and County, 1 January
  2. ^ "Estonia Census 2021" (në anglisht). Statistics Estonia. 29 prill 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 nëntor 2017. Marrë më 9 janar 2014.
  3. ^ "Estonia gains 95 islands, but loses 4 square kilometers with updated map" (në anglisht). ERR. 22 shkurt 2024. Marrë më 22 shkurt 2024.
  4. ^ "Estonia's population grew in 2023". 2 janar 2024. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Population census: Estonia's population and the number of Estonians have grown". Statistics Estonia. 1 qershor 2022. Marrë më 5 qershor 2022. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b c d "World Economic Outlook Database, October 2023 Edition. (Estonia)". International Monetary Fund. 10 tetor 2023. Marrë më 12 tetor 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Gini coefficient of equivalised disposable income". EU-SILC survey. Eurostat. Marrë më 22 qershor 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Human Development Report 2021/2022" (PDF) (në anglisht). United Nations Development Programme. 8 shtator 2022. Marrë më 8 shtator 2022.
  9. ^ Toots, Anu (mars 2019). "2019 Parliamentary elections in Estonia" (PDF) (në anglisht). Friedrich Ebert Foundation. fq. 3. Marrë më 4 janar 2020.
  10. ^ Liivik, Ero (2011). "Referendum in the Estonian Constitution" (PDF). Juridica International (në anglisht). 18: 21. Marrë më 14 janar 2020.
  11. ^ "Compulsory military service" (në anglisht). Estonian Defence Forces. 11 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2019. Marrë më 28 dhjetor 2019.
  12. ^ "Local Governments" (në anglisht). Estonian Ministry of Finance. 1 nëntor 2019. Marrë më 18 janar 2020.
  13. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 nëntor 2009. Marrë më 29 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  14. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2017. Marrë më 3 shkurt 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  15. ^ http://www.stat.ee/pressiteade-2016-128 Arkivuar 27 nëntor 2016 tek Wayback Machine
  16. ^ https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/en.html#Econ Arkivuar 12 prill 2009 tek Wayback Machine CIA Fact book
  17. ^ "PC0454: at least 15-year-old persons by religion, sex, age group, ethnic nationality and county, 31 December 2011". Statistics Estonia. 31 dhjetor 2011. Marrë më 9 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "PHC 2011: over a quarter of the population are affiliated with a particular religion". Statistics Estonia. 29 prill 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 nëntor 2017. Marrë më 9 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Estonia – Religion" (në anglisht). Country Studies. Marrë më 2 qershor 2010.
  20. ^ Chapter 2: Fundamental Rights, Liberties, and Duties Article 40.–42.
  21. ^ "Social Values" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 maj 2006. Marrë më 5 qershor 2011.
  22. ^ Laakso, Johanna; Sarhimaa, Anneli; Spiliopoulou Åkermark, Sia; Toivanen, Reeta (3 mars 2016). Towards Openly Multilingual Policies and Practices: Assessing Minority Language Maintenance Across Europe (në anglisht) (bot. 1). Bristol; Buffalo: Multilingual Matters. ISBN 9781783094950. Marrë më 23 dhjetor 2016.
  23. ^ Estonia as a Nordic Country – Välisministeerium
  24. ^ Nordic ideals of Estonia and Finland: a longing for a strong leader sets Finland and Estonia apart from Scandinavia – ICDS
  25. ^ Eesti 245 muuseumis säilitatakse 10 miljonit museaali. Postimees, 30 October 2011. (in Estonian)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Estonia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale