Jump to content

Nicklas Bendtner

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nicklas Bendtner

Bendtner duke luajtur një ndeshje me Arsenalin.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëNicklas Bendtner[1]
Datëlindja (1988-01-16) 16 janar 1988 (36 vjeç)
VendlindjaKopenhagen, Danimarkë
Gjatësia1.93 m (6 ft 4 in)[2]
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Rosenborg
Numri9
Karriera me të rinjtë
1992–1998Tårnby Boldklub[3]
1998–2004Kjøbenhavns Boldklub
2004–2005Arsenal
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2014Arsenal108(24)
2006–2007Birmingham City (huazim)42(11)
2011–2012Sunderland (huazim)28(8)
2012–2013Juventus (huazim)9(0)
2014–2016VfL Wolfsburg31(3)
2016–2017Nottingham Forest15(2)
2017–Rosenborg52(24)
Karriera ndërkombëtare
2004Danimarka U163(3)
2004–2005Danimarka U1715(6)
2006Danimarka U192(1)
2006Danimarka U214(2)
2006–Danimarka81(30)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 nëntor 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 26 gusht 2018

Nicklas Bendtner (Danisht: [neɡ̊las ˈb̥ɛnˀd̥nɐ]; lindur më 16 janar 1988) është një futbollist profesionist danez i cili luan me klubin Rosenborg Ballklub dhe me kombëtaren daneze. Pozicioni i tij i preferuar qëndër sulmues, por ai mund të luaj edhe krahun e djathtë të sulmit dhe zotëron një gjuajtje të fuqishme me kokë.[4]

Pasi luajti me skuadrat e të rinjëve të Tårnby Boldklub, Kjøbenhavns Boldklub dhe Arsenalit, Bendtner firmosi kontratën e parë si profesionist me Arsenalin në vitin 2005. Ai bëri debutimin e tij si profesionist në tetor 2005 në Kupën e Ligës, në një ndeshje kundër Sunderlandit. Për sezonin 2006–07, Bentner u huazua te skuadra e Birminghamit që luante një kategori më poshtë, duke luajtur 48 ndeshje. Pas rikthimit të tij te Arsenali, ai u bë lojtar i skuadrës së parë, por iku nga vëmëndja në sezonin 2010–11. Pas kësaj, ai u huazua te SunderlandiPremier League për sezonin 2011–12, ku arriti të luaj në 30 ndeshje. Ai e shpenzoi edhe sezonin 2012–13 si i huazuar te skuadra e Juventusit, ku arriti të luaj 10 ndeshje, duk mos shënuar dot asnjë gol por fitoi titullin e Serie A.

Bendtner ka luajtur për Danimarkën në kombëtaret U16, U17, U19, U21 dhe në kombëtaren e parë. Ai bëri debutimin me kombëtaren e parë më 16 gusht 2006, në një ndeshje miqësore kundër Polonisë, ku Bentner arriti të shënojë edhe golin e parë me kombëtaren. Që nga ajo ditë, ai ka luajtur në 56 ndeshje, dhe ka përfaqësuar DanimarkënKupën e Botës 2010 dhe në UEFA Euro 2012.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fëmijrinë e tij, Bendtner ka luajtur futboll me skuadrën e Tårnby Boldklub përpara se të bashkohej me Kjøbenhavns Boldklub në vitin 1998. Ai shënoi katër gola në gjashtë ndeshje me skuadrën daneze përpara se në verën e vitit 2004, ai u bashkua me Arsenalin.

Bendtner formoi një dyshe sulmi me Arturo Lupoli në skuadrën e rezervave të Arsenalit. Debutimi i tij me skuadrën e parë erdhi më 25 tetor 2005 në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër SunderlanditStadium of Light, ai hyri si zëvëndësim në minutat e fundit të ndeshjes në vend të Quincy Owusu-Abeyie.[5]

Huazimi te Birmingham City

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bendtner u huazua te Birmingham CityChampionship në gusht 2006, me qëllimin për të fituar më shumë eksperiencë për të luajtur me skuadrën e parë.[6] Bendtner bëri debutimin e tij me Birminghamin më 5 gusht 2006 në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Colchester United, duke hyrë si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të Stephen Clemence dhe në minutën e 79 shënoi gholin e fitores.[7] Ai luajti gjithsej 48 ndeshje në të gjitha kompedicionet duke shënuar edhe 13 gola. Pasi mbaroi huazimin, Bendtner u rikthye te Arsenali.[8]

Bendtner firmosi një kontratë të re pesë vjeçare me Arsenalin në maj 2007,[9] dhe u rikthye te klubi për sezonin 2007–08 të Premier Leagues. Pas sezonit impresionues te Birmingham City, sulmuesit të ri j'u shfaqën mundësi për tu huazuar te Olympique Lyonnais ose Milan, por preferoi të qëndronte te Arsenali dhe të luftonte për vendin e titullarit.[10]

Në ndeshjen e parë të tij në Emirates Stadium, një miqësore kundër Paris Saint-Germain për turnamentin para sezonal Emirates Cup, Bendtner shënoi një gol dhe dhuroi pasimin e golit të Mathieu Flamini. Forma e tij e mirë me Gunners vazhdoi pasi sulmuesi shënoi një tjetër gol në fitoren 2–0 kundër Newcastle United më 25 shtator 2007 në raundin e tretë të Kupës së Ligës. Më 23 tetor, Bendtner bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve kundër skuadrës çeke Slavia Prague, duke hyrë në 20 minutat e fundit të ndeshjes dhe duke shënuar golin e shtatë të skuadrës pas një pasimi të Emmanuel Eboué.

Ndeshja e tij e parë si titullar në Premier League erdhi kundër Evertonit më 29 dhjetor 2007, por u largua gjatë ndeshjes sepse mori dy kartona të verdhë.[11] Pas ndëshkimit, Bendtner shënoi golin e parë në FA Cup kundër Burnley në fitoren 0–2 më 6 janar 2008.[12]

Bentner duke luajtur një ndeshje me Arsenalin në janar 2008.

Bendtner shënoi golin e parë në Premier League më 22 dhjetor 2007 në fitoren 2–1 kundër rivalëve të Tottenham HotspurEmirates Stadium. Ai e shënoi golin e fitores me kokë pas një krosimi të Cesc Fàbregas vetëm 1.8 sekonda pasi hyri në fushën e lojës në vend të Emmanuel Eboué, duke thyer edhe rekodin e shkuar.[13][14]

Gjatë sezonit, trajneri Arsène Wenger u përpoq që ta vendoste Bendterin sëbashku me Emmanuel Adebayor në sulm, kurse Robin van Persie ishte duke u rikuperuar nga një dëmtim i pësuar. Megjithatë, kjo dyshe sulmi nuk funksoinoi.[15] Kjo gjë u bë e qartë në gjysmë–finalen e Kupës së Ligës kundër Tottenham Hotspur, ata patën një grindje gjatë ndeshjes kur rezultati ishte 4–1 në favor të Tottenhamit, kapiteni William Gallas, gjygjtari Howard Webb dhe shokët e tjerë të skuadrës ndërhynë për ti qetësuar.[16] Adebayor më pas kërkoi falje për veprimin e faqën zyrtare të Arsenalit në internet dhe Shoqata e Futbollit nuk pranoi që të marrë ndonjë masë ndëshkuese për të.[17]

Bendtner shënoi golin e barazimit në minutën e fundit në barazimin 2–2 kundër Aston Villës.[18]

Në ndeshjet miqësore para fillimit të sezonit, Bendtner shënoi plot gjashtë gola, duke përfshirë katër në fitoren 2–10 kundër skuadrës austriake Burgenland më 29 korrik 2008.[19] Ai shënoi golin e parë në Premier League për sezonin 2008–09 në fitoren 1–3 kundër Bolton Wanderers. Përpara se të shënonte golin në minutën e 27, ai dhuroi pasën e golit të Emmanuel Eboué në minutën e 26.[20]

Bendtner kaloi një periudhë të vështirë në muajt tetor dhe nëntor, por më 25 nëntor, ai i dhuroi fitoren 1–0 Arsenalit duke shënuar në minutën e 87 kundër Dynamo Kyiv duke vazhduar progresin në Ligën e Kampioneve. Ai e shënoi golin me këmbën e majtë pas një topi të gjuajtur nga Cesc Fàbregas. Bendtner u ndëshkua me karton të verdhë për shkak se hoqi fanellën kur festoi golin.[21] Në janar, ai shënoi edhe dy gola të tjera si zëvëndësues kundër Boltonit dhe Hull Cityt, të dy golat erdhën nga krosimet e Robin van Persie.[22][23]

Më 24 shkurt, ai humbi disa raste të pastra gol në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Romës.[24] Në javën tjetër, Bendtner shënoi dy gola në fitoren 3–1 kundër West Bromwich Albion në stadiumin The Hawthorns.[25] Tifozët e përkrahën akoma më shumë edhe pse Bendtneri humbi një varg me raste në ndeshjen kundër Blackburn.[26] Arsenali sërisht fitoi me rezultatin 4–0 me autogolin e André Ooijer, golin e Andrei Arshavin dhe dy golat Emmanuel Eboué. Bendtner shënoi një gol në fitoren 3–1 kundër Newcastle United, duke e shënuar golin me kokë pas një krosimi të gjatë.[27]

Bendtner duke luajtur kundër Stoke Cityt në maj 2009.

Më 5 maj 2009, Bendtner u pa të dilte nga një klub nate në orët e vona të natës pas humbjes 1–3 në shtëpi kundër rivalëe të Manchester United në gjysmë–finalen e Ligës së Kampioneve.[28]

Bendtner shënoi golin e vetëm në humbjen 1–4 kundër Çelsit në javën e 36të të Premier Ligës.[29] Ai e mbylli sezonin 15 gola të shënuar në 50 ndeshje.

Bendtner e filloi sezonin 2009–10 duke ndryshuar numrin e fanellës së tij. "Përpara se sezoni të fillojë, unë dua të ndryshoj numrin 26, që e kam pasur për disa sezone. Unë dua të zgjedh numrin 52 sepse është një numër i rëndësishëm për mua në aspektin personal, unë shpresoj që ky numër të më sjell fat për sezonin e ri".[30]

Bendtner shënoi katër gola në ndeshjet miqësore para fillimit të sezonit, duke shënuar dy gola kundër SC Columbias dhe Szombathelyi Haladás. Më 16 shtator, Bendtner shënoi golin e parë të sezonit në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Standard Liège. Arsenali fitoi ndeshjen me rezultatin 3–2 në Stade Maurice Dufrasne. Në mëngjesin e datës 27 shtator, ai u përfshi në një aksident rrugor gjatë kohës ku po ngiste makinën e tij A1.[31] Ai ndjeu shkurtime në gjurin e tij dhe dhimbje në shpatull, gjithashtu u detyrua të mos ta ngiste më makinën e tij Aston Martin.[32] Nga ky aksident, Bendtner humbi ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Olympiacos, ku Arsenali fitoi me rezultatin 2–0. Ai u rikthye më 4 tetor 2009 dhe shënoi golin e parë të sezonit në ligë në fitoren 6–2 të Arsenalit kundër Blackburn Rovers. Më 28 tetor, ai shënoi golin e fitores në fitoren 2–1 të Arsenalit kundër Liverpoolit në raundin e katërt të Kupës së Ligës.[33]

Më 10 nëntor, ai u nënshtrua një operacioni në Gjermani për shkak të një dëmtimi në ijë në fitoren 3–0 kundër Tottenham Hotspur më 31 tetor. Pritej se Bendtner do të qëndronte jashtë fushave të lojës për katër javë,[34] por u rikthye më 27 janar në barazimin e Arsenalit 0–0 kundër Aston VillësVilla Park.[35] Më 10 shkurt, ai luajti ndeshjen e parë si titullar pas rikuperimit nga dëmtimi në fitoren 1–0 të Arsenalit kundër Liverpoolit duke kompletuar rikuperimin e tij, duke u zëvëndësuar në minutën e 82 dhe në minutën e 64 kishte marrë karton të verdhë.[36]

Më 9mars, Bendtner shënoi tregolshin e parë në karrierën e tij profesioniste në fitoren 5–0 kundër Portos në ndeshjen e kthimit të raundit të parë me eleminim në Ligën e Kampioneve duke kualifikuar Arsenalin, ata kishin humbur ndeshjen e parë me rezultatin 2–1.[37] Më 6 prill, Bendtner shënoi golin e vetëm në humbjen 4–1 kundër Barcelonës në ndeshjen e kthimit të çerek–finales së Ligës së Kampioneve.[38] Në fillim të muajit prill, Bendtner u cilësua si "Lojtari i muajit" për Arsenalin pasi kishte marrë 33% të votave.[39]

Ai e mbylli sezonin 12 gola të shënuar në 31 ndeshje në të gjitha kompedicionet.

Bendtner duke u bërë gati me Arsenalin për një ndeshje në vitin 2010

Pas një dëmtimi të pësuar në Kupën e Botës 2010, Bendtner do të qëndronte jashtë fushave për katër muaj. Ai u rikthye që të luante ndeshjen e parë të sezonit për Arsenalin më 16 tetor në fitoren 2–1 kundër Birmingham Cityt.[40] Më 24 tetor, ai shënoi golin e parë të sezonit në fitoren 3–0 jashtë fushe kundër Manchester Cityt.[41] Tre ditë më vonë, Bendtner shënoi sërisht në fitoren 0–4 kundër Newcastle United në raundin e katërt të Kupës së Ligës në stadiumin St James' Park.[42] Ai shënoi edhe në raundin e pestë në fitoren 2–0 kundër Wigan Athletic. Ai më pas shënoi golin e parë për vitin 2011 më 25 janar kundër Ipswich Town në gjysmë–finalen e dytë të Kupës së Ligës.[43] Goli i tij kundër Ipswich u quajt edhe "Goli i muajit" për muajin janar.[44] Më 2 Mars 2011, Bendtner shënoi një tregolësh në fitoren 5–0 kundër Leyton Orient në raundin e pestë të FA Cup; ky ishte tregolshi i tij i parë pas gati më shumë se një viti dhe i pari tregolësh i shënuar nga një lojtar i Arsenalit në FA Cup që nga viti 1993. Lojtari i fundit që kishte shënuar tregolësh ishte Ian Wright kundër Yeovil Town.[45]. Ai e mbylli sezonin me 9 gola të shënuar në 32 ndeshje.

Huazimi tek Sunderland

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në ditën e fundit të merkatos verore të muajit gusht 2011, klubi i Premier Ligës Sunderland kompletoi huazimin një vjeçar të Bendtnerit, me sulmuesin i cili u vendos në formacionin e parë nën drejtimin e trajnerit Steve Bruce.[46] Bendtner tha se pas transferimit se ai nuk do të luante kurrë më për Arsenalin për shkak të mundësive të pakta që j'u ofruan që pas aksidentit me makinë.[47] Më 10 shtator 2011, në debutimin e tij, ai dhuroi një asist për Ji Dong-Won në humbjen 1–2 kundër Çelsit,[48] kurse goli i tij i parë erdhi më 1 tetor në barazimin 2–2 kundër West Bromwich Albion në minutën e 24 të ndeshjes.[49] Ai gjithashtu në të njëjtën ndeshje dhuroi asistin e golit të Ahmed Elmohamady.[50][51]

Goli i dyti i Bendterit erdhi në kohën shtesë në fitoren 0–2 kundër Bolton Wanderers më 22 tetor.[52] Ai shënoi edhe golin e tretë në fitoren 3–2 kundër Queens Park Rangers.[53] Më 21 janar 2012, Bendtner pësoi një dëmtim në hundë në fitoren e Sunderlandit 2–0 kundër Swansea City, që nga ai moment, ai vendosi një maskë dhe më pas u zëvendësua. Bendtner shënoi sërisht në Derbin Tyne-Wear kundër Newcastle United më 4 Mars, ai shënoi me penallti në minutën e 24 për ti dhënë avantazhin momental 1–0 Sunderlandit, në fund ndeshja përfundoi me rezultatin 1–1. Më 10 Mars, Bendtner shënoi golin e fitores kundër Liverpoolit. Ai vazhdoi formën e tij të mirë duke shënuar edhe në fitoren 3–1 kundër Queens Park Rangers, ai e shënoi golin me kokë nga 10 metra largësi. Ai vazhdoi formën magjike në muajin Mars duke shënuar edhe në barazimin 3–3 kundër Manchester Cityt.

Ai shënoi Golin e fundit të sezonit më 28 prill 2012 në barazimin 2–2 në shtëpi kundër Bolton Wanderers. Ai e mbylli sezonin me 8 Gola në 30 ndeshje në të gjitha kompedicionet duke u shpallur golashënuesi më i mirë i klubit sëbashku me Sebastian Larsson dhe Stéphane Sessègnon

Huazimi te Juventus

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në ditën e fundit të merkatos verore të muajit gusht 2011, Bendtner u bashkua me klubin e Serie A Juventus në formë huazimi për një sezon.[54] Më 22 shtator, Bendtner bëri debutimin e tij për Juventusin në fitoren 2–0 kundër Chievo VeronësJuventus Stadium, duke hyrë në fushë si zëvëndësim në pjesën e dytë në vend të Fabio Quagliarellës. Ai luajti ndeshjen e tij të parë si startues më 28 tetor në fitoren 1–0 kundër CataniasStadio Angelo Massimino. Ai filloi ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Cagliarit si titullar në dhjetor, gjatë ndeshjes ai përsoi një dëmtim në kofshë që kërkonte operacion, nga ky dëmtim, Bendtner qëndroi jashtë fushave të lojës për dy muaj.[55] Bendtner fitoi kampionatin Serie A me klubin, por dështoi të shënonte gol për klubin.[56] Juventus nuk bëri ndonjë lëvizje për të vazhduar kontratën e huazimit me Bendtnerin dhe pas përfundimit të sezonit 2012–13, duke bërë që ai të rikthehej te Arsenali.

Më 22 shtator 2013, Bendtner ishte një zëvëndësues i papërdorur në ndeshjen kundër Stoke City.[57] Më 25 shtator, Bendtner bëri rikthimin e tij me Arsenalin në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër West Bromwich Albion. Ndeshja përfundoi me rezultatain 1–1, ku ai dhuroi assistin e golit të Thomas Eisfeld, që më pas u anullua. Më pas ndeshja shkoi deri në kohën shtesë e deri te penalltitë, Bendtner luajti 120 minuta dhe shënoi penalltinë e parë, Arsenali fitoi 4–3 me penallti.[58] Më 4 dhjetor, në një ndeshje kundër Hull Cityt, Bendtner shënoi golin e parë të Arsenalit që nga Marsi i vitit 2011 me kokë në minutën e dytë.[59] Më 1 janar 2014, Bendtner shënoi golin e parë për vitin 2014 në fitoren 2–0 kundër Cardiff City.[60] Ai e shënoi golin në minutën e 88 duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, më pas ai u zëvendësua në minutën e 90 pasi gjatë shënimit të golit u dëmtua.[61]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Bendtner duke u stërvitur në prag të një ndeshje kundër Sllovakisë në vitin 2012.

Bendtner filloi karrierën e tij me kombëtaren duke shënuar tre gola në tre ndeshje me kombëtaren daneze U16 në shkurt 2004.[62] Ai më pas shënoi 6 gola në 15 ndeshje për kombëtaren daneze U17,[63] dhe në vitin 2004 u emërua si Lojtari danez nën-17 i vitit.

Bendtner ishte lojtari më i ri që luante me kombëtaren daneze nën-21; ai u thirr për tu luajtur në UEFA Euro nën-21 2006. Ai zëvëndësoi Morten Rasmussen në formacionin e parë dhe bëri debutimin e tij me ekipin nën-21 më 17 maj 2006 në moshën 18 vjeçare, ku ai shënoi të dy golat në fitoren 2–0 kundër Spanjës në një ndeshje miqësore.[64] Kur Bendtner u zëvendësua me Rasmussen në ndeshjen kundër Hollandës, Bendtner tregoi në shtyp se e gjeti Rasmussen si një lojtar të dobët. Bendtner u qortua nga ky veprim, por nuk u dënua dhe luajti në pjesën tjetër të turnamentit.[65]

Më 16 gusht 2006, Bendtner bëri debutimin e tij me Danimarkën, ende në moshën 18 vjeçare, duke u bërë lojtari i shtatë më i ri që debuton me kombëtaren.[66]. Ai ishte në formacionin e parë në ndeshjen miqësore kundër Polonisë, duke shënuar golin e parë pas 30 minutash duke ndihmuar Danimarkën të fitoj ndeshjen me rezultatin 2–0.[67] Më 1 shtator 2006, ai luajti edhe ndeshjen e dytë me kombëtaren, ai luajti si zëvëndësues në ndeshjen kundër Portugalisë. Ai shënoi golin e katërt në fitoren 4–2 të Danimarkës.[68] Ndëkohë, ai ende mund të luante për kombëtaren U–21. Bendtner e fitoi vendin e titullarit shpejtë duke arritur të shënojë dy gola në kualifikueset e UEFA Euro 2008.

Në kualifikueset e Kupës së Botës 2010, Bendtner shënoi golin e barazimit në fitoren 3–2 kundër Portugalisë.[69] Ai shënoi sërisht kundër Portugalisë në ndeshjen e kthimit që përfundoi me rezultatin 1–1.[70] Ai më pas shënoi 4 ditë më pas në barazimin 1–1 kundër ShqipërisëStadiumin Qemal Stafa. Ai dhuroi edhe assistin e golin të Jakob Poulsen në fitoren 1–0 kundër Suedisë, duke i dhuruar skuadrës së tij kualifikimin direkt për në Kupën e Botës 2010. Ai i mbylli kualifikueset me tre gola dhe për kontributin e dhuruar, ai u votua si Lojtari danez i vitit dhe goli i tij kundër Portugalisë fitoi çmimin "Goli i vitit".[71][72] Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, përzgjodhi Bendtnerin në skuadrën që do të luante në Kupën e Botës 2010 që u zhvillua në Afrikën e Jugut.[73] Bendtner shënoi një gol në ndeshjen e parë të fazës së kundër Kamerunit në fitoren 2–1.[74]

Më 12 maj 2011, Bendtner e hodhi poshtë mundësinë për të përfaqsuar kombëtaren U–21 në Kampionatin Evropian, ai mungoi për arsye familjare.

Ai shënoi dy gola në fitoren 2–0 kundër Norvegjisë më 6 shtator 2011. Më 7 tetor, Bendtner dështoi të gjente rrugën e golit në fitoren 4–1 kundër Qipros pas shumë rasteve të mira. Por katër ditë më vonë, ai shënoi në minutën e 63 kundër Portugalisë për të kualifikuar DanimarkënUEFA Euro 2012. Më 11 nëntor, ai shënoi kundër rivalëve të Suedisë në një ndeshje miqësore që përfundoi me fitoren e danezëve me rezultatin 2–0. Katër ditë më vonë, ai shënoi edhe kundër Finlandës në një ndeshje miqësore që përfundoi me një tjetër fitore të danezëve.

Bendtner ishte një nga lojtarët që u zgjodh për të luajtur me DanimarkënUEFA Euro 2012. Pas një vrojtimi të revistës Sports Illustrated, ata e përfshkruan Bendtnerin si: "i gjatë dhe i fortë, i aftë për të vepruar dhe për të shënuar, gjithashtu ka dhe një dhuratë teknike dhe është i aftë për të luajtur në krahë".[75] Më 13 qershor 2012, Bendtner shënoi dy gola në humbjen 2–3 kundër Portugalisë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve. Në golin e dytë, Bendtner tregoi logon e Paddy Power të të brëndëshve të tij. Për këtë veprim, UEFA e përjashtoi atë nga kualifikueset e Kupës së Botës 2014 dhe e gjobiti me 100,000 . Më pas, kompania Paddy Power i dhuroi para Bendterit për të paguar gjobën e vënë nga UEFA, kjo ishte një pagesë e veçantë nga paratë që u paguan fillimisht.[76][77] Më 12 tetor 2012, Bendtner shënoi golin e barazimit në ndeshjen kundër Bullgarisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2014

Në mars 2013, Federata Daneze e Futbollit e përjashtoi Bendtnerin nga kombëtarja për gjashtë muaj pasi ky i fundit ishte arrestuar për shkak se i kishte dhënë makinës në gjëndje të dehur. Sipas deklaratës së tyre: "FDF ka kërkuar që Bendtner të përjashtohet për gjashtë muaj në mënyrë që të mendoj për të ardhmen. FDF respekton të gjitha të drejtat e lojtarëve që kanë në jetën private, por ne gjithashtu kemi disa rregulla që lojtarët duhen ti zbatojnë në sjelljen e tyre publike".[78]

Bendtner ka lindur në Kopenhagen.

Në nëntor 2009, u raportua se Bendtner ishte parë në Parkun Hyde me Baroneshën Caroline luel-Brockdorff, një e shquar dhe mikeshë e ngushtë e Familjes Mbretërore Daneze.[79] Pas 13 vitesh marrëdhënje, në vitin 2008, ai u divorcua me bankieren Rory Fleming, nipin e shkrimtarit të James Bond, Ian Fleming. Bendtner me Rory kishin dy fëmijë.[80]

Çifti u takua ku Luel-Brockdorff ishte filmuar gjatë rinovimit të shtëpisë së saj familjare Valdemars Castle në një reality show. Bendtner ishte i ftuar dhe ata bënë një fotografi sëbashku për të promovuar paraqitjen e tyre. Në korrik 2010, Bendtner zbuloi nëpërmjet faqes së tij zyrtare se ai do të bëhet baba.[81] Më 16 dhjetor 2010, Luel-Brockdorff lindi me prerje cezariane në spitalin PortlandLondrës një djalë.[82]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 4 dhjetor 2013[83][84][85][86]
Divizioni Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Evropa Gjithsej
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Premier League Arsenal 2005–06 0 0 0 0 3 0 0 0 3 0
Championship Birmingham City (huazim) 2006–07 42 11 2 0 4 2 48 13
Premier League Arsenal 2007–08 27 5 2 1 5 1 6 2 40 9
2008–09 31 9 5 2 2 2 12 2 50 15
2009–10 23 6 0 0 1 1 7 5 31 12
2010–11 17 2 5 4 5 3 5 0 32 9
2011–12 1 0 0 0 0 0 0 0 1 0
2013–14 4 1 0 0 2 0 2 0 8 1
Gjithsej 103 23 12 7 18 7 32 9 165 46
Sunderland (huazim) 2011–12 28 8 2 0 30 8
Serie A Juventus (huazim) 2012–13 9 0 1 0 1 0 11 0
Gjithsej karriera 182 42 17 7 22 9 32 9 251 67
Redaktuar më 27 mars 2018[87]
Kombëtarja daneze
Viti Ndsh Gola
2007 4 2
2007 10 2
2008 8 3
2009 9 2
2010 4 2
2011 10 4
2012 10 4
2013 2 2
2014 7 2
2015 10 3
2016 0 0
2017 5 1
2018 2 0
Gjithsej 81 30

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rezultatet dhe golat me kombëtaren daneze.
Juventus
Arsenal
  1. ^ "Nicklas Bentner". Arsenal.com. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2014. Marrë më 25 tetor 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Player Profile: Nicklas Bendtner". Premier League. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2013. Marrë më 31 janar 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Hugman, Barry J., red. (2010). The PFA Footballers' Who's Who 2010–11. fq. 41. ISBN 978-1-84596-601-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  4. ^ "Nicklas Bendtner keen on return to centre stage for Arsenal". The Guardian. Londër. 22 shtator 2009. Marrë më 20 maj 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Nicklas Bendtner profile – Biography". Arsenal FC. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2013. Marrë më 20 tetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Birmingham capture third Gunner". BBC Sport. Marrë më 6 gusht 2006. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "On loan Bendtner scores winner on Birmingham debut". Arsenal.com. 7 gusht 2006. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2012. Marrë më 20 tetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Bendtner extends Blues stay". BCFC.com. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 20 tetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Bendtner signs five-year contract". BBC Sport. 23 maj 2009. Marrë më 23 maj 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Taylor, Daniel (31 tetor 2009). "Nicklas Bendtner ignores doubters to concentrate on his Arsenal masterplan". Londër: The Guardian. Marrë më 7 nëntor 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Everton 1–4 Arsenal". BBC Sport. Marrë më 29 dhjetor 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Clarke, Richard (6 janar 2008). "Burnley 0–2 Arsenal". Arsenal.com. Arsenal Football Club. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2012. Marrë më 28 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Clarke, Richard (22 dhjetor 2007). "Arsenal 2–1 Tottenham Hotspur". Arsenal.com. Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2010. Marrë më 28 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Nicklas Bendtner profile". ESPNsoccernet. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2010. Marrë më 28 janar 2011. Scoring his first Premier League goal – the winner against Tottenham in December 2007 which manager, Arsene Wenger indicated that Bendtner told him he would score before coming on – and picking up the record for the fastest goal ever scored by a substitute (1.8 seconds). {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Hytner, David (14 shtator 2009). "Robin van Persie voices Arsenal distate at Emmanuel Adebayor's antics". The Guardian. Londër. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Fifield, Dominic (23 janar 2008). "Arsenal at war as Adebayor clash bloodies Bendtner nose". The Guardian. Londër. Marrë më 20 maj 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Arsenal pair escape FA punishment". BBC Sport. 24 janar 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Hughes, Ian (1 mars 2008). "Arsenal 1–1 Aston Villa". BBC Sport. Marrë më 28 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Clarke, Richard (28 korrik 2008). "Burgenland XI 2–10 Arsenal". Arsenal.com. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2011. Marrë më 31 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Hassan, Nabil (20 shtator 2008). "Bolton 1–3 Arsenal". BBC Sport. Marrë më 31 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Winter, Henry (25 nëntor 2008). "Nicklas Bendtner sends Cesc Fabregas's Arsenal into Champions League last 16". Daily Telegraph. Marrë më 24 shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ Hughes, Ian (10 janar 2009). "Arsenal 1–0 Bolton". BBC Sport. Marrë më 31 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ Ashenden, Mark (17 janar 2009). "Hull 1–3 Arsenal". BBC Sport. Marrë më 31 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ Harris, Chris (24 shkurt 2009). "Arsenal 1–0 Roma". Arsenal.com. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2012. Marrë më 31 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ Hughes, Ian (3 mars 2009). "West Brom 1–3 Arsenal". BBC Sport. Marrë më 31 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ Clarke, Richard (14 mars 2009). "Arsenal 4–0 Blackburn Rovers". Arsenal.com. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2016. Marrë më 31 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ Hassan, Nabil (21 mars 2009). "Newcastle 1–3 Arsenal". BBC Sport. Marrë më 31 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Bendtner goes on bender". The Copenhagen Post. 7 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2010. Marrë më 8 dhjetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Arsenal 1–4 Chelsea". Arsenal Football Club. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2012. Marrë më 22 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Bendtner explains squad number change from 26 to 52". Arsenal F.C. Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2009. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Nicklas Bendtner out for Arsenal after being involved in car accident". The Guardian. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Nicklas Bendtner car crash photo: Arsenal striker's lucky escape". Daily Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2010. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Carling Cup fourth round: Arsenal 2–1 Liverpool". The Guardian. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Bendtner to undergo groin surgery". BBC Sport. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Aston Villa 0–0 Arsenal – Match Report". Arsenal.com. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Arsenal 1–0 Liverpool". Arsenal.com. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2015. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Arsenal striker Nicklas Bendtner able to enjoy last laugh after hat-trick against Porto". Telegraph. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "Barcelona 4-1 Arsenal (agg 6-3)". BBC Sport. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "Bendtner is EA SPORTS Player of the Month!". Arsenal.com. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2013. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "Match Report: Arsenal 2-1 Birmingham City". Arsenal.com. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ "Match Report: Manchester City 0-3 Arsenal". Arsenal.com. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ "Arsenal build on lucky rebound to swagger past Newcastle United". The Guardian. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ Fletcher, Paul (25 janar 2011). "Arsenal 3-0 Ipswich (agg 3-1)". BBC Sport. Marrë më 3 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ "Arsenal Goal of the Month". Arsenal F.C. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 23 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "FA Cup football as it happened". BBC Sport. Marrë më 23 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ "Arsenal's Nicklas Bendtner joins Sunderland on season-long loan". BBC Sport. 31 gusht 2011. Marrë më 1 shtator 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ "Sunderland loan signing Nicklas Bendtner vows never to return to Arsenal". Goal.com. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ "Sturridge sinks Black Cats - Sunderland 1-2 Chelsea". Sky Sports. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ "Sunderland 2-2 West Brom: Bendtner scores first goal as Bruce's men recover from disastrous first five minutes". Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2014. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ "Sunderland 2 – 2 West Brom". BBC News. 1 tetor 2011. Marrë më 2 tetor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ "Black Cats pair credited with goals". Sunderland. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ "Bolton 0 Sunderland 2: Late show bonus for Bruce as Coyle toils". Daily Mail. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ "QPR 2–3 Sunderland". The Guardian. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ "Bendtner completes Juventus switch". Juventus Football Club. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2012. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ "On-loan Arsenal striker Nicklas Bendtner undergoes thigh surgery". The Independent. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ "Bendtner: 'Horrible season at Juve'". Football Italia. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ "Arsenal 3-1 Stoke City". BBC Sport. 22 shtator 2013. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  58. ^ "West Brom 1-1 Arsenal". BBC Sport. 25 shtator 2013. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  59. ^ "Arsenal 2-0 Hull City". BBC Sport. 4 dhjetor 2013. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  60. ^ "Arsenali mbetet lider". Telegrafi. 1 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2014. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  61. ^ "Arsenal run out of fit strikers as Nicklas Bendtner is injured scoring vital goal". Mirror. 1 janar 2014. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  62. ^ "Danmark-Armenien 7–1". DBU. Marrë më 14 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  63. ^ "Nicklas Bendtner". Dansk Boldspil Union. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2010. Marrë më 14 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  64. ^ "Danmark-Spanien 2–0". Dansk Boldspil Union. Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2014. Marrë më 14 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  65. ^ Cornelius, Mette (27 maj 2006). "Bendtner undskylder i U21-lejren". DR. Marrë më 14 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  66. ^ "A-landsholdsspillere – Yngste debutant". Haslund.info. Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2011. Marrë më 14 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  67. ^ "Danmark-Polen 2–0". Dansk Boldspil Union. Marrë më 14 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  68. ^ "Danmark-Portugal 4–2". Dansk Boldspil Union. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2014. Marrë më 14 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  69. ^ "Danmark-Portugal 3–2". Dansk Boldspil Union. Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2012. Marrë më 7 shtator 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  70. ^ "Bendtner: Ærgerlig ad helvede til". Berlingske Tidende. 5 shtator 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  71. ^ "Bendtner voted Danish Player of the Year". Arsenal F.C. 10 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2009. Marrë më 11 nëntor 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  72. ^ "Bendtner voted best footballer". The Copenhagen Post. 10 nëntor 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  73. ^ "Olsen names final Denmark squad". UEFA. 28 maj 2010. Marrë më 2 qershor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  74. ^ "Danmark-Cameroun 2–1". Dansk Boldspil Union. Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2012. Marrë më 7 shtator 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  75. ^ Wilson, Jonathan (1 qershor 2012). "Euro 2012 Preview: Denmark". Sports Illustrated. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2012. Marrë më 5 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  76. ^ "Euro 2012: Nicklas Bendtner banned for underpants celebration". BBC Sport. 18 qershor 2012. Marrë më 18 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  77. ^ "Euro 2012: Bookmaker pays fine". The Guardian. Londër. 19 qershor 2012. Marrë më 19 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  78. ^ "Nicklas Bendtner gets Denmark ban after drink driving arrest". BBC Sport. 4 mars 2013. Marrë më 5 mars 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  79. ^ Clench, James (13 nëntor 2009). "Arsenal 1 Palace 1". The Sun. Londër. Marrë më 26 korrik 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  80. ^ "Fleming in £400m Divorce". Daily Express. 10 shkurt 2008. Marrë më 29 mars 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  81. ^ Littlejohn, Georgina (14 korrik 2010). "Nicklas Bendtner to become a father for the first time with fiancée 13 years his senior". Mail Online. Londër. Marrë më 26 korrik 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  82. ^ Thompson, Jody (30 dhjetor 2010). "Arsenal ace Nicklas Bendtner pays tribute to his new baby boy with thumb-sucking celebration". Daily Mail. Londër. Marrë më 30 dhjetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  83. ^ "Player profile: Nicklas Bendtner". Arsenal F.C. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2014. Marrë më 28 tetor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  84. ^ "Games played by Nicklas Bendtner in 2006/2007". Soccerbase. Marrë më 29 tetor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  85. ^ "Games played by Nicklas Bendtner in 2011/2012". Soccerbase. Marrë më 29 tetor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  86. ^ "Games played by Nicklas Bendtner in 2012/2013". Soccerbase. Marrë më 29 tetor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  87. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Nicklas Bendtner". National Football Team. Marrë më 23 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]