Sanxhaku i Pazarit të Ri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sanxhaku i Tregut të Ri)
Jump to navigation Jump to search
Padlock.svg
Redaktimi i nga përdoruesit e paregjistruar apo përdoruesit e rinj është çaktivizuar.
Përdoruesit e tillë mund të diskutojnë. Për ndryshime bëni kërkesë për lirim, hyni ose hapni një llogari.
Muzeu i Kosovës 25.JPG
Historia e Kosovës
Dardania
Mesjeta
Per. Osmane
Shqipëria
Jugosllavia
Republika
UNMIK
Kosova

Sanxhaku i Pazarit të Ri ka një sipërfaqe prej 8.687 km katrorë dhe 530 000 banorë. Kryeqyteti është Pazari i Ri (Novi Pazari). Kufizohet me Serbinë, Malin e Zi, Republikën e Kosovës, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë. E përbëjnë këto komuna: Pazari i Ri, Tutini, Senica, Prepoli, Nova Varosh, Bellopoja, Rozhaja, Plava, Plevla dhe Berana.

Për shkak të rrethanave politike është bërë shpërndarja e sanxhakut, mirëpo banorët vendas të sanxhakut këtë ndarje ende nuk e kanë pranuar.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Beteja e Pazarit të Ri.

Sanxhaku është një territor i veçantë administrativ. Në aspektin ushtarak emri "Sanxhak" do të thotë " Flamur". Gjatë sundimit otoman emri Sanxhak ka nënkuptuar territor ushtarak. Më vonë ka paraqitë territor i shkalles së dytë pas Vilajetit apo Pashallëkut.

Gjatë Perandorisë Osmane[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë sanxhak jetonin 37,775 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 27,980 banorëve mysliman (shqiptar) dhe të 19,795 krishterë (ortodoks të racës/kombësisë shqiptare dhe serbe)[1] Deri në 1912 përbëhej nga kazatë e mëposhtme:[2]

Në mes Dy Luftërave Botërore[redakto | redakto tekstin burimor]

Arsimi në mes të dy Luftërave Botërore[redakto | redakto tekstin burimor]

Në tërë Sanxhakun në vitin 1931 kanë ekzistuar vetëm 127 shkolla fillore katër-klasëshe. Shkollat kryesisht ishin në vendbanime të mëdha, ndërsa fshatrat malore, sidomos ato të Peshterit, ishin pothuajse pa asnjë shkollë, prandaj popullata kishte mbetur e paarsimuar. Në tërë Sanxhakun ekzistonin katër gjimnaze katërvjeçare (gjimnazi i ulët), të cilat herë punonin e herë ishin të mbyllur. Novi Pazari kishte vetëm një gjimnaz të ulët tetëvjeçar që zbret në katërvjeçar, kështu që vetëm Plevle kishte një gjimnaz tetëvjeçar në tërë Sanxhakun.[3]

Në Sanxhak situata ishte edhe më e rëndë për boshnjakët e sidomos për shqiptarët të cilët luftonin në mënyra të ndryshme kundër asimilimit. Deri në vitet ‘90 shekullit të kaluar, gjegjësisht fundi i viteve të 80-ta nuk kishim analiza, shkrime apo të dhëna të sakta për gjendjen dhe pozitën e popullsisë së Sanxhakut. Ndër të parët dhe të rrallët është autori Avdia Avdiq, i cili u mor me këtë problematikë. Për pozitën arsimore kulturore të Sanxhakut shkruan: “Për arsimin, kulturën dhe shëndetësinë në periudhën në me të dy luftërave botërore, është vështirë të flitet, posaçërisht nga viti 1930, kur popullata, pothuajse tërësisht ishte analfabete. Sanxhaku ka qenë i njohur jo vetëm si regjion i pazhvilluar, por edhe për prapambeturin në aspektin kulturor dhe arsimor. Në fshatra të tëra nuk ka pasur kush të lexojë ndonjë shkresë, gjë që është dashur të udhëtohet me orë të tëra. Novi Pazari ishte qyteti në Jugosllavinë e atëhershme më i madhi për nga numri i analfabetëve. Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 1931, 60% meshkujve të moshës mbi 10 vjeçare ishte e paarsimuar, ndërsa ajo e femrave ishte 92 %. Duhet pasur parasysh se bëhet fjalë për popullsinë e përgjithshme, mandej pjesa dërrmuese ishte popullsi fshatare, e cila jetonte në kushte të vështira jetësore. Dallimet e mëdha ishin edhe sipas qyteteve, p. sh., qarku i Tutinit, që ishte i banuar vetëm me shqiptarë dhe boshnjakë, shkalla e analfabetizmit ishte 89%, ndërsa ai i Novi Pazarit 63%. Posaçërisht në Sanxhak, popullsia myslimane (shqiptare dhe boshnjake) ishte e tëra pothuajse analfabete. Ishte rast i rrallë që ndonjë myslimane të jetë e arsimuar. Faktorët për një gjendje të tillë ishin të shumëfishtë, nga ai, popullsia myslimane nuk ka dashur ta pranojë shkrim leximin serb, ndërsa të vetin nuk e kishin, deri te ajo se myslimanëve nuk u duhet, posaçërisht femrave myslimane”.[4]

Gjat Luftës së Dytë Botërore[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë luftës së dytë botërore Pazari i Ri ishte nën mbrojtjen e forcave vullnetare të rajonit. Më 4 nëntorë 1941 forcat e armatosura çetnike i sulmojnë vendasit të cilëve ju vijnë në ndihmë rreth 6 000 vullnetarë nga rrafshi i Kosovës, Drenica dhe rrafshi i Dugagjinit.

Nga ana e forcave ndihmëse ndër të tjrë bie Demë Ali Pozhari.

Pas Luftës së Dytë Botërore[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko dhe këtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ illyrians.org
  2. ^ Stefanaq Pollo (1983). Historia e Shqipërisë: Vitet 30 të shek. XIX-1912. II. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë. f. 49. 
  3. ^ I. Azizi, Qëndresa ndaj terrorit shtetëror serb në Kosovë e Sanxhak mes dy luftërave botërore
  4. ^ Avdić, H. (1991), Položaj Muslimana u Sandžaku, Sarajevo, fq. 15, 16.


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]





<