Dallime mes rishikimeve të "E penguara"

Jump to navigation Jump to search
2.518 bytes added ,  5 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
No edit summary
No edit summary
Kjo vepër mer përmasa të gjera dramatike në brendinë e vet , si një strukturë që ngrihet mbi vetë zhanerin e dramës artistike dhe mbi vetë dramën reale që zhvillohet para syve të njeriut gjatë regjimit totalitar.
 
=== Në brendësi të romanit: ===
{{Ismail Kadare}}
Në romanin “E Penguara” , zëri I rrëfimtarit ndërkembehet me atë të përsonazhit. Ligjerimet e brendshme të personazhit , mendimet  apo përjetimet e tij qe ndertojnë diskursin e personazhit , depërtojne në ligjërimin e rrëfimtarit të jashtëm. Rastet e një përzierje të tillë të ligjërimit  të rrëfimtarit me anë të personazhit nuk janë të rastësore.  Ato shtrihen përgjatë gjithë veprës dhe I shërbejnë qëllimit final të eksistencëssë këtij romani . Ndërthurja e ligjërimeve në këtë roman është I dukshëm dhe mjaft efikas. Rrëfimi objektiv në vetën e 3, që I takon rrëfimtarit jashtëdiegjetik, ngjyroset me nuancat emocionale të Rudianit , personazhit kryesor të veprës .Gjithashtu diskursi I rrëfimtarit organizohet duke shfrytëzuar motive  apo tituj të mëparshëm të shkrimatrit , Kadare.Romani “ E Penguara” na dëshmon një rrëfim , I cili shfaq të dy tipet e rrëfimit : 
 
-zëri I të cilit nënkuptohet pa rrëfimin heterodiegjetik, që shfaq shënjuesit e vet,
 
- edhe rrëfimin homodiegjetik , personazhet. Në roman , fragmented na paraqesin ngjarjet që zhvillohen në mendjen e personazhit kryesor , ndërtohen përmes një ligjërimi që shkrin në një idiomat dhe njohuritë bazë të protagonistit. Në këtë mënyrë , mendimet e personazhit na vijnë përmes zërit të rrëfimtarit të gjithëdijshëm, por me fjalorin e personazhit. Dialogu I përfytyruar i Rudian Stefës me Linda-B , që më shumë se një situatë  e mendimit të brendshëm të protagonistit është gati – gati një ndodhi që na rrëfehet si cdo ngjarje tjetër. Diskursi I zhvensosur I përdorur  nga shkrimatri , për të rrëfyer cafrë ndodh në mendjen e Rudianit , ka si synim të ruaje linjën rrëfyese dhe jot ë sjellë thjesht një dialog midis personazhesh, I cili raportohet tek lexuesi midis ligjëratës së zhdrejte. Dialogu imagjinar në kokën e protagonistit , midis tij dhe Lindes , si një pjesë e konsiderueshme e situatatve të paralelizuara konkretisht, na vjen përmes diskursit te zhvendosur .Në brendi të këtij diskursi , të cilin autori e quan dialog, kemi të bëjmë me shkëmbimet e batutave midis personazheve .Në një situatë te zakonshme dialogjike , kemi të bëjmë me ndërkëmbim të vazhdueshëm te personazhit me rrëfimtarin. Ky ndërkëmbim krijon mundësinë e ndryshimit të zërit që flet, por pa ndryshuar pozicionin jashtëdiegjetik të rrëfimtarit. {{Ismail Kadare}}
[[Kategoria:Romane shqiptare]]
[[Kategoria:Ismail Kadare]]
3

edits

Menyja e lëvizjeve