Jump to content

Stampa:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2012

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Artikujt e listuar më poshtë janë artikuj të shfaqur në seksionin "Artikulli i javës" gjatë gjithë vitit 2012.

Arkiva sipas viteve: 2012201320142015201620172018201920202021202220232024


Java 1-rë - Lufta shqiptaro-veneciane (1447-1448)

Ekuacioni i valës

Ekuacioni i valës është një ekuacion diferencial pjesor i rendit të dytë me rëndësi shumë të madhe i cili përshkruan propagimin e një sëre llojesh valësh, si valët e zërit, valët dritore si dhe valët në lëngje. Ky ekuacion shfaqet në fusha të ndryshme si në akustikë, elektromagnetizëm, si dhe në dinamikën e fluideve. Historikisht, problemi i një korde vibruese si ajo në një instrument muzikor u studiua për herë të parë nga Jean le Rond d'Alembert, Leonard Ojler, Daniel Bernulli, dhe Jozef Luiz Lagranzhi. Ekuacioni i valës është prototipi i shembullit për një ekuacion diferencial pjesor hiperbolik.

Lexo më shumë...

Java 2-të - Saturni

Saturni

Saturni është një planet i Sistemit Diellor. Ai është planeti i gjashtë për nga largësia nga Dielli. U emërtua sipas zotit romak Saturnus, i quajtur Kronos në mitologjinë greke. Simboli i Saturnit është ♄, që është simboli i drapërit të Saturnusit. Saturni është planeti i dytë për nga madhësia në Sistemin Diellor pas Jupiterit. Si Jupiteri, Urani dhe Neptuni, Saturni është më së shumti i përbërë nga gazet dhe nuk ka një sipërfaqe të ngurtë. Për shkak të kësaj, këta katër planete quhen "gjigantët e gaztë".

Lexo më shumë...

Java 3-të - Sali Nivica

Sali Nivica

Sali Nivica lindi më 15 maj 1890 në Rexhin të rrethit Tepelenë dhe vdiq më 10 janar 1920 në Shkodër. Ai ka qënë gazetar, patriot, politikan dhe shkrimar. Në vitin 2011, Sali Nivicës i'u dha nga presidenti i Shqipërisë 'Urdhri Nderi i Kombit', dekorata më e lartë e Republikës.

Lexo më shumë...

Java 4-të - Moska

Moska (rusisht: Москва́) është kryeqyteti i Rusisë. Moska është një ndër qytetet më të vjetra dhe më të bukura të Rusisë, ndodhet në pjesën evropiane të Rusisë. Perandorët ose carët e kthyen qytetin në bazën e tyre të urdhrave deri në vitin 1712, kur kryeqytet i Rusisë u bë Saint Petersburg. Moska u rikthye në kryeqytet të Rusisë në vitin 1918 dhe shërbeu si kryeqyteti i ish-Bashkimit Sovjetik nga viti 1922 deri në vitin 1991. Moska ka qenë historikisht kryeqyteti i BRSS, Perandorisë Ruse, Regjimeve cariste dhe Dukatit Moskovit. Moska konsiderohet si një prej qyteteve më të gjelbra të Evropës dhe ka rreth 27 kilometra katrorë gjelbërim në parqe për person. Infrastruktura historike e kombinuar me zhvillimin modern të viteve të fundit e kanë bërë Moskën një prej destinacioneve më intriguese dhe tërheqëse të Evropës.

Gjatë viteve, Moska ka marrë një sërë emërtimesh si Roma e Tretë (Третий Рим),Guri i Bardhë (Белокаменная), Froni i Parë (Первопрестольная)dhe 40 Dyzetat(Сорок Сороков). (Lexo më shumë...)

Java 5-të - Johann Sebastian Bach

Johann Sebastian Bach

Johann Sebastian Bach u lind më 21 mars 1685, në një familje muzikantësh, në Eisenach, në Gjermaninë e Mesme. Ishte i fundit nga tetë fëmijë. Pas vdekjes së prindërve, kur ishte ende i mitur, ai jetoi me vëllain e tij te madh, nga i cili morri mësimet e para në piano. Falë talentit muzikor, sukseseve në mësim dhe zërit të jashtëzakonshëm ai fitoi një bursë për të ndjekur studimet e mëtejshme në shkollën e Shën Majkellit në qytetin e Lyneburgut, në Principatën e Lyneburgut. Nga ky qytet i rëndësishëm i Lidhjes Hansatike, ai pati mundësinë të vizitonte Hamburgun. Atje ai u njoh me veprën e organistit J.A. Reinken. Ndërsa në Cel, një qytet tjetër jo larg Lyneburgut, ai u njoh me muzikën franceze.

Lexo më shumë...

Java 6-të - Mikrovalët

Mikrovalët

Mikrovalët janë brezi i valëve me gjatësi decimetri, centimetri dhe milimetri. Me Mikrovalë kuptohen valë elektromagnetike gjatësia e të cilave gjendet brenda 1 m dhe 1 mm që i përgjegjet një brezi të frekuencës prej 300 MHz deri 300 GHz.

Mikrovalët gjejnë batim të gjerë në aparate, instrumente të ndryshme elektroteknike si që është psh: Radari, Furra me mikrovalë, në tekniken Plasma (TV, PC etj), sistemet e komunikimit ajrorë (Celulari, Bluetooth, Televizioni satelitor, WLAN) si dhe tek senzorë e ndryshëm. Po ashtu në qarqet ushtarake flitet për një armë me mikrovalë si armë rrezatuese psh ADS.

Lexo më shumë...

Java 7-të

Historia e Japonisë

Feudalizmi, ashtu si në shumë vende të tjera të globit, u zhvillua edhe në Japoni. Në njohje të parë, Japonia është një varg ishujsh në Oqeanin Paqësor. Jeta feudale në Japoni mori nuanca të ndryshme nga ato të bashkësive evropiane dhe shumë shpesh, për shkak të largësisë së saj me Shqipërinë, ajo trajtohet në mënyrë shumë të vakët në librat shkollorë ose jashtë shkollorë shqipëtarë. Për të pasur një imazh të qartë të feudalizmit në këtë vend, duhet parë fillimi dhe organizimi shoqëror në kohën para feudale. Si burim më i mirë mund të përdoren pjesë nga novelat japoneze si edhe copëzat të shkruara në atë periudhë kohe.

Lexo më shumë...

Java 8-të

Perikliu

Perikliu (rreth 495 – 429 p.e.r, Greqisht: Stampa:Polytonic, që do të thotë "i rrethuar nga lavdia") ishte një shtetar, orator dhe gjeneral i rëndësishëm ndikues i Athinës gjatë Epokës së Artë—hollësisht, periudha midis luftërave Persiane dhe Peloponeziane. Ai kishte prejardhje, nga mamaja, nga familja Alkmeonide.

Perikliu ngriti artet dhe letërsinë; kjo qe një arsye kryesore pse Athina mbajti reputacionin e të qenit qendra edukative dhe kulturore e botës greke të lashtë. AI filloi një projekt ambicioz për ndërtimin e shumicës së strukturave mbijetuese në Akropol (duke përfshirë dhe Partenonin). Ky projekt e zbukuroi qytetin, nxori në pah lavdinë e tij dhe i dha punë njerëzve. Më tej, Perikliu e rriti kaq shumë demokracinë athinase saqë kritikët e quajnë atë një populist.

Lexo më shumë...

Java 9-të

Relativiteti i përgjithshëm

Relativiteti i përgjithshëm ose Teoria e relativitetit të përgjithshëm është një teori gjeometrike e gravitacionit e publikuar nga Albert Ajnshtajni1916. Në fizikën moderne teoria konsiderohet si një nga përshkrimet më të përkryera të gravitetit. Ajo unifikon relativitetin special dhe ligjin Njutonian të gravitetit universal, dhe e përshkruan gravitetin si një veti gjeometrike të hapësirës dhe kohës, ose hapësirë-kohës. Në veçanti, kurbatura e hapësirë-kohës është e lidhur direkt me momentin katër-dimensional (relacioni mbi masë-energjinë dhe momentin linear) ose çfarëdo lënde dhe rrezatimi që mund të jenë të pranishme. Relacioni jepet në mënyrë specifike nga ekuacionet e fushës të Ajnshtajnit, një sistem ekuacionesh diferenciale pjesore.

Lexo më shumë...

Java 10-të

Lua error te Moduli:Location_map te rreshti 424: No value was provided for longitude. Fterra shtrihet në jug-jug-perëndim të Kurveleshit. Gjatësia maksimale e territorit të saj është rreth 11 km me orientim VP-JL dhe gjerësia maksimale 4.4 km, me gjerësi mesatare rreth 3.6 km. Sipërfaqja e përgjithshme e territorit të fshatit Fterrë është rreth 37 km².

Territori i Fterrës, sipas morfologjisë, shtrihet në dy lugina: ajo e Fterrës në perëndim dhe ajo e Galishtit në lindje. Territori është malor dhe më pak kodrinor. Kuota më e lartë është maja e Lëpjetës në lindje 1596 m. mbi nivelin e detit dhe më e ulët në jug-perëndim në bashkimin e përroit të Langadhës me lumin e Fterrës 130 m. mbi nivelin e detit. Fshati ndodhet rreth kuotave 350 deri 400 m. mbi nivelin e detit.

Lexo më shumë...

Java 11-të

Egjipti i lashtë

Egjipti i lashtë ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën veri-lindore, i përqendruar në rrjedhat e lumit Nil, në atë që është sot shteti modern i Egjiptit.

Qytetërimi egjiptian filloi të ngrihej rreth 3150 p.e.r (sipas kronologjisë konvencionale egjiptiane) kur u krye bashkimi politik i Egjiptit të Sipërm e të Poshtëm nën faraonin e parë. Historia e Egjiptit të lashtë ndodhi në një seri Mbretërish të qëndrueshme, të ndara nga periudha paqëndrueshmërie të njohura si Periudhat e Mesme. Mbretëria e Vjetër i përket Epokës së Hershme të Bronzit, Mbretëria e Mesme dhe Mbretëria e Re Epokës së Vonë të Bronzit. Egjipti arriti pikun e fuqisë së tij gjatë Mbretërisë së Re, në periudhën e Ramsesit, pas së cilës filloi të binte ngadalësisht.

Egjipti u pushtua radhë pas radhe nga fuqi të huaja gjatë kësaj periudhe të vone. Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, një nga gjeneralët e tij, Ptoleme Soteri, shpalli veten si sundues të ri të Egjiptit. Kjo Dinasti Ptolemaike sundoi Egjiptin deri në vitin 30 p.e.s., kur u pushtua nga Perandoria Romake dhe u bë një provincë romake.

Lexo më shumë...

Java 12-të

Dita e Verës

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e Elbasanit dhe festohet më 14 mars. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tanimë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t'i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse. Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashtë të Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi.

Lexo më shumë...

Java 13-të

Santiago

Santiagoja e Kilit apo thjesht Santiagoja është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Kilit dhe qendra e Zonës Metropolitane që njihet si Gran Santiago.

Edhe pse konsiderohet si një qytet i madh, Santiago nuk është një njësi e vetme administrative, por në të kundërtën është pjesë e territorit të 37 komuna, nga të cilat 26 prej tyre janë krejtësisht brenda urbane dhe 11 radio me disa jashtë ai. Pjesa më e madhe e qytetit është në kuadër të Provincës së Santiago, me disa zona brenda krahinat Maipo, Cordillera dhe Talagante.

Lexo më shumë...

Java 14-të

Hamurabi

Hamurabi (në gjuhën akadiane nga gjuha amorite ʻAmmurāpi, "i afërmi është shërues," nga ʻAmmu, "i afërm," dhe Rāpi, "shërues"; (vdiq rreth 1750 p.e.r)) ishte mbreti i gjashtë i Babilonisë (do të thotë, i Dinastisë së Parë Babilonase) nga 1792 p.e.r deri më 1750 p.e.r. U bë mbreti i parë i Perandorisë Babilonase pas abdikimit të të atit, Sin Muballit, dhe zgjeroi kontrollin e Babilonisë në Mesopotami duke fituar disa luftëra me mbretëritë fqinje. Ndonëse perandoria e tij kontrollonte të tërë Mesopotaminë në kohën kur ai vdiq, pasardhësit e tij qenë të paaftë të ruanin perandorinë.

Lexo më shumë...

Java 15-të

Procesi i Pavarësisë së Kosovës

Në nëntor 2005 filloj zyrtarisht procesi për vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Kosova nga viti 1999, pasi që forcat serbe u detyruan ta lëshonin Kosovën, ka qenë e administruar nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK, dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria e Kosovës. Edhe pse Serbia nuk ka kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 1244Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendet se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë. Më 2 shkurt 2007 i dërgauri special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradit. Edhe kosovarët por edhe të huajt janë të mendimit se kjo do të coj drejt krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Pas disa bisedime Kosova u shpall më 17 shkurt 2008 i pavarur.

Lexo më shumë...

Java 16-të

Procesi i Pavarësisë së Kosovës

Në nëntor 2005 filloj zyrtarisht procesi për vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Kosova nga viti 1999, pasi që forcat serbe u detyruan ta lëshonin Kosovën, ka qenë e administruar nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK, dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria e Kosovës. Edhe pse Serbia nuk ka kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 1244Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendet se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë. Më 2 shkurt 2007 i dërgauri special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradit. Edhe kosovarët por edhe të huajt janë të mendimit se kjo do të coj drejt krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Pas disa bisedime Kosova u shpall më 17 shkurt 2008 i pavarur.

Lexo më shumë...

Java 17-të

Modelimi i të dhënave është një metodë e përdorur për të definuar dhe analizuar kërkesat e të dhënave të nevojshme për të mbështetur proceset e biznesit të një organizate. Kërkesat e të dhënave janë të regjistruara si modeli konceptual i të dhënave me ndërlidhje të definimit të të dhënave. Impementimi aktual i modelit konceptual quhet modeli logjik i të dhënave. Për zbatimin e një modeli konceptual të të dhënave mund të kërkojë më shumë modele logjike të të dhënave. Modelimi i të dhënave nuk përcakton vetëm elemente të të dhënave, por struktura e tyre dhe marrëdhëniet në mes tyre.

Lexo më shumë...

Java 18-të

Roma e lashtë ishte një qytetërim që u zhvillua prej një komuniteti te vogël bujqësor të themeluar në Gadishullin Italik që në shekullin e 10-të para Krishtit. I vendosur përgjatë detit Mesdhe, ajo u bë një nga perandoritë më të mëdha në botën e lashtë.

shekujt e ekzistencës së saj, qytetërimi romak nga një monarki adoptoi një republikë oligarkike dhe më vonë një perandori autokratike. Romakët arritën të dominojnë Evropën jugperëndimore, Evropën juglindore (Ballkanin) dhe tërë rajonin mesdhetar me anë të asimilimit kulturor dhe pushtimit.

Lexo më shumë...

Java 19-të

Flamuri i Republikës së Kosovës u adoptua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës menjëherë pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia në 17 Shkurt 2008. Flamuri qe rezultat i një gare ndërkombëtare për dezinjimin e tij, organizuar nga UNMIK i mbështetur nga Kombet e Bashkuara, ku u dorëzuan gati një mijë punime. Versioni i përdorur tani është variant i punimit të dezinjuar nga Muhamer Ibrahimi. Ajo ka gjashtë yje të bardha në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në një sfond blu. Ato simbolizojnë gjashtë grupimet kryesore etnike të Kosovës.

Lexo më shumë...

Java 20-të

Shkenca Islame është shkenca e cila buron nga Kur’ani dhe është e bazuar në doktrinën e Njëjësisë (TeuhiditBesimit në një Zot të vetëm) e cila e përbën qendrën e Shpalljes Kur’anore. Ajo është zhvilluar brenda kornizës së të kuptuarit islam mbi universin nga njëra anë dhe të shkencës nga ana tjetër.

Ekziston një trup i një diturie të organizuar, e cila mund të quhet shkencë islame dhe e cila është islame, jo pse është kultivuar nga ana e myslimanëve, por për më tepër, sepse ajo përputhet me parimet, normat dhe qëllimet e Shpalljes islame dhe pse organikisht është e lidhur me të. Asnjë shkencë nuk mund të quhet islame vetëm pse etimologjikisht rrjedh prej fjalës sciencia, e cila është ekuivalente e fjalës el -‘ilm, ose nga fakti se një mysliman, pa marrë parasysh devotshmërinë e tij, e zhvillon dhe i kontribuon asaj. Për më tepër se një milenium, shkencëtarët myslimanë e kanë zhvilluar këtë trup të shkencës duke u inspiruar nga traditat e mëhershme shkencore, mirëpo këtë gjithnjë e kanë bërë duke e integruar atë që e kishin adoptuar nga këto burime në botëkuptimin islam dhe kështu kanë krijuar njërën ndër traditat më të njohura shkencore në botë. Pra, mu kjo është ajo tradita që e përbën atë të cilën ne e quajmë shkencë islame.

Lexo më shumë...

Java 21-të

Festivali Evropian i Këngës 2012

Festivali Evropian i Këngës 2012 (Anglisht: Eurovision Song Contest 2012, Frëngjisht: Concours Eurovision de la chanson 2012) apo ndryshe Eurosong 2012 do jetë edicioni i 57-të i Eurovizionit. Festivali do mbahet në BakuAzerbajxhanit nga data 22 deri 26 maj të vitit 2012. Këtë vit, do të marrin pjesë gjithsej 43 shtete, në mesin e tyre edhe Shqipëria, të cilën do ta përfaqësoj këngëtarja kosovare Rona Nishliu.

Maroko ishte rrugës për tu kthyer në festival, por që vendosi të mos kthehej. Gjithashtu Republika Çeke është duke u menduar të jetë pjesë e Eurosong-ut të këtij viti por që vendosi të jetë larg edhe për këtë vit , ata kanë marrë pjesë në këtë festival prej vitit 2007-2009, por u tërheqën për shkak të rezultateve "Të Tmerrshme", e quajtur kështu nga faqja e Eurosongut në internet, Republika Çeke ka falimentuar në këtë festival, ç'do vit, duke qenë e fundit për dy herë me radhë, dhe e para-fundit. Ndërsa sa i përket çështjes së Kosovës, EBU ka lëshuar një artikull ku flet për këtë çështje. Sipas EBU, Kosova është përpjekur të marrë pjesë në Eurosong, prej vitit 2009, por ka falimentuar për shkak të kushteve financiare, gjithashtu edhe për shkak të kundërshtimeve nga Serbia, Rusia dhe Spanja (pjesë e Big 5). Kurse, krahas shteteve që nuk morrën pjesë edhe këtë vit, befasisht Polonia vendosi të tërhiqej nga gara për shkak të rezultatit të keq në vitin 2011, në të cilën u rendit e fundit.

Lexo më shumë...

Java 22-të

Bjeshkët e Nemuna

Bjeshkët e Nemuna (gjithashtu e njohur si Alpet shqiptare dhe Bjeshkët e Nâmuna) janë vazhdimësi e Maleve Dinarite shtrihen në veri të Shqipërisë, në perëndim të Kosovës dhe në jug-lindje të Malit të Zi. Bjeshkët e Nemuna shtrihen deri te lugina e Ibrit rreth 50 km në gjatësi. Në anën e Kosovës ngritën nga fundi i fushës (500-600 m) dhe arrijnë lartësinë mbi 2,000 m, në disa vende prehen nga luginat të thella lumore, të lumit të Pejës, Deçanit, Erenikut dhe kanë si kufi jugor Drinin. Ky grup malor përbëhet prej disa malesh: Gjeravica (mali më i lartë në Kosovë 2,656 m), Mali i Junikut, Strellci, Lumbardhit, Kopranikut, Hajlës, Zhlebit, Rusolinës, Moknës etj. Të gjitha këto male e tejkalojnë lartësinë prej 2,000 m. Ato janë të pjerrëta, në pjesën e sipërme janë në formë të rrafsheve, ku gjenden kullota të mira dhe gjatë dimrit mund të bëhet skijim.

Shqiptarët shquajnë mandej anën perëndimore të maleve, do të thotë që vështron për nga ultësirat e Shkodrës dhe në veri tek Përroi i thatë, me emrin Malësia e Madhe, dhe ajo jug/jug-lindore me emrin Malësia e Vogël. Këto emërime ndryshojnë vetëm pjesërisht në ndryshime lartësisë apo të morfologjisë. këtë vit, befasisht Polonia vendosi të tërhiqej nga gara për shkak të rezultatit të keq në vitin 2011, në të cilën u rendit e fundit.

Lexo më shumë...

Java 23-të

FAO

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë ose "FAO" (it:"Organizzazione delle Nazioni Unite per l'Alimentazione e l'Agricoltura") është një agjenci e specializuar e Kombeve te Bashkuara që çon në përpjekjet ndërkombëtare për të mundur urinë. Shërbyes janë vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim. FAO vepron si një forum neutral ku të gjithë vendet takohen si të barabartë për të negociuar marrëveshje dhe debat politik. FAO është gjithashtu një burim i dijes dhe informacionit, si dhe ndihmon vendet në zhvillim dhe vendet në tranzicion për përmirësimin dhe modernizimin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, duke siguruar "ushqime të mira" dhe "sigurinë ushqimore" për të gjithë.

Lexo më shumë...

Java 24-të

Millosh Gjergj Nikolla ─ ky është emri i tij i vërtetë, se Migjeni, është pseudonimi ose emri i tij i pendës. Ishte poet dhe prozator shqiptar i shquar i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.

Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si "Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit.

Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë anticifligare qe i ndjeshëm ne vitet kur shkroi. Një shtysë te posacme mori përhapja e krijimtarisë se tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.

Lexo më shumë...

Java 25-të

Durrësi

Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Qyteti ka mbi 200,000 banorë dhe njëherit është qendra e prefekturës dhe qarkut të Durrësit. Është një nga qytetet më të lashtë dhe më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë. Durrësi është i vendosur në bregdetin qëndror shqiptar, rreth 33 km (21 mi), në perëndim të kryeqytetit Tiranë. Ai ndodhet në një nga pikat më të ngushta të Detit Adriatik, përballë porteve italiane të Barit (300 km/186 mi larg) dhe Brindisit (200 km/124 mi larg). Qyteti i Durrësit është i populluar nga rreth 202.000 banorë(me të dhënat e vitit 2009). Në qytetin e Durrësit ndodhet universiteti më i ri publik në Shqipëri quajtur Aleksandër Moisiu. Durrësi mbahet mend edhe si kryeqyteti i shtetit shqiptarë nga 7 marsi 1914 deri më 11 shkurt 1920. Durrësi u bë kryeqytet i Mbretërisë së Shqipërisë nga Princ Vidi kur ai zbarkoj më 7 mars 1914 e deri në vendimin e Kongresirit të Lushnjës të datës 11 shkurt 1920 për shpalljen e Tiranës si kryqytetin e ri të shtetit shqiptarë.

Lexo më shumë...

Java 26-të

Durrësi

Via Egnatia apo Rruga Egnatia është ndërhyrja në infrastrukturë me te cilën Romakët quajnë dhe organizojnë duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit te dytë p. e. s një vijë drejtuese mijëvjecare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior. Rruga siç dëshmon Strabon kishte si pikë degëzimi në ekstremitetin e tij perëndimor, në bregdetin Adriatik, qytetin e Apollonis. Me rrugën Egnatia bashkohej një rrugë që vinte nga Epidamnos (Dyrrachium), e quajtur në mënyrë konvencionale nga studimet degë veriore e rrugës Egnatia ose në rrugë më të përgjithshme e më të thjeshtuar "Rruga Egnatia", në një pikë, vlerësuar nga Straboni e barazlarguar nga të dyja qytetet, që të paktën në periudhën në të cilen janë shkruajtur dy intenerarët të përfshira në Itinerarium Provinciarium koicidonte ose kishte si stacion vijues të parë zonën e quajtur Klodiana, e quajtur Mansio Coladiana nga një burim i tretë internerari Itinerarium Burdigalense. Duke u bashkuar të dyja rrugët në një rrugë të vetme ato pershkonin luginën e mesme të Shkumbinit dhe ngjitej deri në kodrën e Sopi Polis-it, në zonën e Haxhi Beqarit, ku rruga antike ishte e detyruar nga morfologjia e luginës të kalonte nga bregu i djathtë te bregu i majtë i lumit Shkumbìn.

Lexo më shumë...

Java 27-të

Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.

Lexo më shumë...

Java 28-të

Pitagora

Pitagora (greqisht: Πυθαγόρας) lindi afërsisht në vitin 592 p.e.s. dhe vdiq 486 p.e.s., ishte matematikan dhe filozof grek. Pitagora është shumë i njohur me teoremëm e tij në matematikë, e cila njihet si "Teorema e Pitagorës" e cila shprehet me barazimin është mjaft e thjeshtë por për nga rëndësia është e jashtzakonshme dhe mësohet që në shkollën fillore.

Lexo më shumë...

Java 29-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 30-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 31-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 32-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 33-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 34-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 35-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 36-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 37-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 38-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 39-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 40-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 41-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 42-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 43-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 44-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 45-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 46-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 47-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 48-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 49-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 50-të

KS Dinamo është klub fubollistik shqiptar nga Tirana themeluar më 19 korrik 1950 . Nga viti 1995 deri më 1997 klubi ishte i njohur me emrin Olimpik. Skuadra zhvillon ndeshjet si vendës në stadiumin Selman StërmasiTiranë me një kapacitet prej 12,000 shikues.

KS Dinamo është shpallur 18 herë Kampion i Shqipërisë në futboll dhe kanë fituar 15 herë Kupën e Shqipërisë. Po ashtu KS Dinamo kanë një numër pjesëmarrjesh në skenën Europiane të futbollit, kështu katër herë kanë marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, pesë herë në Kupën UEFA, tre herë për Kupën e Kupave dhe pesë herë në Kupën Ballkanike. (Lexo më shumë...)

Java 51-të

Krishtlindja (edhe "Kërshëndellat" apo shkurt "Kshnellat" ndër besimtarët katolikë) është një festë fetare e kristianizmit. Kristianët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindien e Jesus Krishtit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për kristianët.

Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjeshtë simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se Tij.Rëndësia e ditës së Krishtlindies nisi të rritet dalngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindies. Sot dita e Krishtlindies kremtohet me shfaqjen e skenës së lindies së Krishtit, pemën e Krishtlindies, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindies apo mëngjesin e Krishtlindies. Krishtlindia është festa në të cilën të kristianët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë.


Java 52-të

Festimet e vitit të Ri në Rio
Festimet e vitit të Ri në Rio

Viti i Ri është koha në të cilën një vit i ri kalendarik fillon numërimin. Në shumë kultura, kjo festë festohet në një njëjtën mënyrë. Viti i Ri i kalendarit gregorian, sot në përdorim në mbarë botën, bie në 1 janar, ashtu siç ndodhte edhe me kalendarin romak. Ka kalendarë të shumta që mbeten në përdorim rajonal që e llogarisin Vitin e Ri ndryshe. Sipas traditës katolike, 1 janar është dita e rrethprerjes së Jezusit (në ditën e tetë nga lindja e tij), atëherë kur iu vu edhe emri (Lluka 2:21).

Data 1 janar është pranuar relativisht vonë në kulturën perëndimore si dita e parë e vitit. Deri në vitin 1751Angli dhe Uells (dhe të gjitha zotërimet britanike) viti i ri fillonte më 25 mars. Ndryshimi u bë në vitin 1600 në Skoci. Gjatë mesjetës disa ditë të tjera janë marrë si ditë të fillimit të vitit kalendarik (për shëmbull 1 marsi, 25 marsi, Pashkët, 1 shtatori, 25 dhjetori). Në shumë vende, të tilla si Republika Çeke, Italia dhe Britania e Madhe, 1 janari 1 është festë kombëtare.

Java 53-të

Drini dhe lumi Buna në Shkodër e shikuar nga Kalaja e Rozafës, ish kalaja venedikase.
Drini dhe lumi Buna në Shkodër e shikuar nga Kalaja e Rozafës, ish kalaja venedikase.

Lufta shqiptaro-veneciane e vitit 1447-1448 u zhvillua në mes Venedikut te cilët ishin aleatë me forcat osmane kundër shqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Lufta ishte rezultat i një mosmarrëveshje në mes të Republikës dhe familjes Dukagjini për posedimin e kështjellës së Danjës (Dejës). Skënderbeu, aleat i familjes Dukagjini, lëvizi kundër disa qytete të mbajtura nga Venediku përgjatë bregdetit shqiptar, në mënyrë që të bëj shtypje venedikasve për rikthimin e Danjës. Në përgjigje, Republika dërgoi një forcë lokale për të rrethuar kështjellën e Danjës, dhe i bëri thirrje Perandorisë Osmane për të dërguar një forcë ekspeditës në Shqipëri. Osmanët, tashmë e kishin rrethuar kështjellën e Svetigrad-it.

Megjithatë, Lidhja e Lezhës mposhti të dy, forcat e Venedikut dhe ekspeditën osmane. Lidhja fitoi mbi forcat e Venedikut më 23 korrik 1448 në portat e Shkodrës dhe mbi osmanët tre javë më vonë më 14 gusht 1448 në Betejën e Oranikut. Republika ishte, më pas, u largua me pak ushtarë për të mbrojtur Shqipërinë venedikase. Si rezultat, Lidhja shpejt nënshkroi paqe me Republikën e Venedikut duke vazhduar luftën kundër Perandorisë Osmane. Pas Luftës shqiptaro-veneciane të 1447-1448, Venediku nuk e sfidoi seriozisht Skënderbeun apo Lidhjen, duke lejuar Skënderbeun të përqendrohet në fushatat e tij kundër Perandorisë Osmane.

Java 54-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.