Teatri Kombëtar i Shqipërisë
Teatri Kombëtar ka qenë teatri kryesor në Tiranë. Në mars të 2020 Teatri Kombëtar i Shqipërisë u zgjodh nga Europa Nostra mes 7 monumenteve të rrezikuara në Evropë, si shembull përjashtimor të arkitekturës moderne italiane të viteve '30 të shekullit 20 dhe një nga sitet më të shquara kulturore të Shqipërisë, i ballafaquar me rrezikun e pashmangshëm të shembjes. Pas dy muajve, më 17 maj 2020 godina e teatrit u shemb.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pronësia e truallit iu ble familjes Libohova për interes publik.[1]
Ndërtesa e teatrit është e vetmja godinë futuriste e inxhinierit dhe arkitektit italian, Giulio Berté, projekti i nisur në fillimjanarin e 1938 dhe që përfundoi në shtator të 1939. U porosit nga Mbretëria Shqiptare në bazë të marrëveshjes italo-shqiptare të janarit të 1938, në hulli të planit rregullues të qendrës së Tiranës. Aty u vendos rrethi italo-shqiptar "Scanderbeg", si qendër kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese, e ndërtuar nga firma "Pater". Sipërfaqja tokës së dhënë për projektin përfshinte 13 mijë m2, prej të cilave 7 mijë m2 mbulohen nga godina brenda së cilës ishte biblioteka, zyra e informacionit, zyra e përkthimit letrar, etj.
Funksionet kulturore dhe sportive godina vazhdoi t'i ushtronte edhe pas pushtimit italian.
Pas kapitullimit italian, ndërtesa ndërroi emër dhe u quajt Kinema "Kosova".
Më 1 mars 1945, nĕ atë teatër u zhvillua Gjyqi Special, 1945, që dënoi 60 intelektualë, civilë e ushtarakë, 17 të pushkatuar e 43 me burg, ku vdiqën. Kjo i hapi rrugë zyrtarizimitt e ligjërimit te krimit, sepse në çdo qytet u ngritën gjyqet speciale që çuan në pushkatim mbi 6000 shqiptarë të pafajshëm, dhe mijra tə vdekur në burgje e kampe internimi.
Më 1945 iu bë edhe ndryshimi i fundit, duke u shndërruar në Teatër Popullor, më pas Kombëtar.[2]
Aktorët të parë të Teatrit Profesionist ishin Mihal Popi, Gjon Karma, Mihal Stefa, Ndrek Shkjezi, Liza Vorfi, Behije Çela, Ndoc Meshkalla, Hasan Reçi. Me vonë erdhën nga lëvizja amatore emra shumë të njohur si Marie Logoreci, Prokop Mima, Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka, Loro Kovaçi, Besa Imami, Violeta Manushi si dhe regjisori i porsadiplomuar Pandi Stillu.
Shfaqjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1945-1956
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Revizori", Gogol, regjia Sokrat Mio, 1947.
- "Othello", Shekspir, regjia A.J. Ricko, 1953.
- "Toka Jonë", Kolë Jakova, regjia Pandi Stillu, 1954.
- "Familja e Peshkatarit", Sulejman Pitarka, regjia Pjetër Gjoka, 1956.
- "Halili dhe Hajria", Kolë Jakova, regjia Besim Levonja, 1950.
- "Shërbëtori i dy zotërinjve", K. Goldon, regjia Zina Andri, 1955.
1956-1965
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Intrigë dhe Dashuri", Shiler, regjia Mihal Luarasi, 1957.
- "Hamleti", Shekspir, 1960.
- "Mbi Gërmadha", Fadil Paçrami, regjia Kujtim Spahivogli, 1962.
- "Borgjezi Fisnik", Molier, regjia P. Stillu, 1963.
- "Karnavalet e Korçës", Spiro Çomora, regjia P. Stillu, 1964.
- "Xhaxha Vanja", A. Çehov, regjia A. Malo, 1964.
- "Mbreti Lir", Shekspir, regjia P. Stillu, 1965.
1965-1972
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Pas vdekjes" dhe "14 vjeç dhëndër", Çajupi.
- "Prefekti", Besim Levonja.
- "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur", Ismail Kadare, regjia Pirro Mani.
- "Arturo Ui", Breht, regjia P. Manit, 1971.
1972-1985
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Njeriu që pa vdekjen me sy", Viktor Eftimiu, regjia Pirro Mani, 1974.
- "Lumi i vdekur", Jakov Xoxa, regjia Drita Agolli, 1975.
- "Zonja nga qyteti", Ruzhdi Pulaha, regjia Agim Qirjaqi, 1975.
- "Luiza Miller", Shiler, regjia D. Agolli, 1979.
- "Nata e dymbëdhjetë", Shekspir, regjia P. Mani, 1982.
- "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", Dritëro Agolli, regjia Fatos Haxhiraj, 1983.
- "Prometeu", Eftimiu, regjia P. Mani, 1984.
1985-1992
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Vdekja e një komisioneri", A. Miler, regjia F. Haxhiraj, 1986.
- "Pallati 176", Adelina Balashi, regjia Alfred Bualoti dhe Andon Qesari, 1986.
- "Romeo dhe Zhulieta", Shekspir, regjia Dhimitër Pecani, 1987.
- "Zbutja e kryeneçes", Shekspir, regjia F. Haxhiraj, 1988.
- "Kush e solli Doruntinën", Pirro Mani, regjia F. Haxhiraj, 1989.
- "Frikë dhe mjerim në rajhun e tretë", B.Breht, regjia A. Kumbaro, 1990.
- "Dhelpra dhe rrushtë", G.Figueredo, regjia Dhimitër Pecanit.
- "Rikardi I tretë", Shekspir, regjia Agim Qiriaqi, 1992.
1992–2005
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Dy zotërinjtë nga Verona", Shekspir, regjia Dhimitër Pecani, 1993.
- “8 Persona +”, Ferdinand Radi, regjia F. Radi, 1994.
- "Fernando Krafti më ka shkruar një letër", T.Dorst, regjia Gëzim Kame, 1994.
- "Tiranozauri", Kasëm Trebeshina, regjia Gëzim Kame, 1995.
- "Don Zhuani", Molier, regjia Arben Imami, 1996.
- "Apologjia e vërtetë e Sokratit", Gëzim Kame dhe Mirush Kabashi, 1997,
- "Quo Vadis", Serafin Fanku, regjia Se. Fanku, 1997,
- "Kopshti me dallëndyshe", B.Cikliropulos, regjia Kiço Londos, 1998,
- Ëndra e një nate dimri, I. Kadare, regjia A. Bora, 1999,
- "Njeriu, virtyti, kafsha", Luixhi Pirandelo, regjia Drita Agolli, 2000,
- "Armiku I Popullit", H. Ibsen, regjia Agim Qiriaqit, 2000,
- "Utopos", S. Çapaliku, regjia Rikard Ljarja, 2001,
- "Mbreti po vdes", E. Jonesko, regjia A. Bora, 2001,
- "Portreti Dorian Greit", O.Uajlld, regjia Kiço Londo, 2002,
- "(Gomone)", Mihal Luarasi, regjia Gëzim Kame, 2003,
- "Streha e të harruarve", Ruzhdi Pulaha, regjia M. Luarasi, 2004,
- "Kopraci", Molier, regjia H. Çuli, 2004,
- "Pjata e drunjtë", Morison, regjia Gëzim Kame, 2005,
- "Si e mposhta Musolinin", drama dhe regjia Aqif Mulliqi, 2005,
- "Xhaxha Vanja", A.P.Çehov, regjia H. Çuli, 2005.
Figurat e teatrit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dramaturgët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Drejtorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Agim Qirjaqi,
- Ahmet Pasha,
- Anastas Kristofori,
- Andon Qesari,
- Bujar Lako,
- Antoneta Papapavli,
- Besa Imami,
- Drita Haxhiraj,
- Drita Pelingu,
- Edi Luarasi,
- Elia Zaharia,
- Fatos Haxhiraj,
- Gjon Karma,
- Ilia Shyti,
- Laert Vasili,
- Luan Qerimi,
- Lazër Filipi,
- Lazër Filipi,
- Loro Kovaçi,
- Kadri Roshi,
- Sandër Prosi,
- Margarita Xhepa,
- Marie Logoreci,
- Ndrek Luca,
- Mihal Popi,
- Ndriçim Xhepa.
- Pavlina Mani,
- Pjetër Gjoka,
- Prokop Mima,
- Reshat Arbana,
- Rajmonda Bulku,
- Robert Ndrenika,
- Roland Trebicka,
- Roza Anagnosti,
- Sandër Prosi
- Shkëlqim Basha,
- Sulejman Pitarka,
- Viktor Gjoka,
- Violeta Manushi,
- Yllka Mujo,
- Ina Gjonçi,
- Petraq Xhillari
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 60 vjet Teatri Kombëtar, libër
- Zina Andri (1924-1980), regjisorja e parë grua në Teatrin Kombëtar.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gjergj Bojaxhi (17 qershor 2018). "Po Zh'bëjmë shtet". gazetatema.net. Tema.
- ^ Rubens Shima (15 qershor 2018). "Teatri Kombëtar, kronika e shembjes së një godine të jashtëzakonshme". panorama.com.al. Panorama.