Tiago Mendes
Tiago si lojtar i Atlético Madrid në vitin 2013 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Tiago Cardoso Mendes | ||
Datëlindja | 2 maj 1981 (43 vjeç) | ||
Vendlindja | Viana do Castelo, Portugali | ||
Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Atlético Madrid | ||
Numri | 5 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1995–1996 | Vianense | ||
1997–1998 | Âncora Praia | ||
1998–1999 | Braga | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1999–2002 | Braga | 62 | (4) |
2002–2004 | Benfica | 75 | (19) |
2004–2005 | Çelsi | 34 | (4) |
2005–2007 | Lyon | 56 | (10) |
2007–2011 | Juventus | 42 | (0) |
2010–2011 | → Atlético Madrid (huazim) | 49 | (6) |
2011– | Atlético Madrid | 84 | (7) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2000–2002 | Portugalia U21 | 21 | (3) |
2002– | Portugalia | 62 | (3) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 00:00, 7 Shkurt 2015 (UTC) ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 00:00, 19 nëntor 2014 (UTC) |
Tiago Cardoso Mendes (Portugalisht: [tiˈaɣu]; lindur më 2 Maj 1981), njohur zakonisht si Tiago, është një futbollist portugez i cili luan me klubin spanjoll Atlético Madrid në La Liga dhe me kombëtaren portugeze si mesfushor.
Një mesfushor i zhdërvjellët, i cili mund të luaj edhe në qëndër ose si mesfushor mbrojtës. Tiago ka aftësi të mira, duke luatjur në pesë ligat madhore të Europës: Angli, Francë, Itali, Portugali dhe Spanjë. Ai më së shquari ka shpenzuar katër sezone me Atlético Madrid, duke fituar pesë tituj madhorë, përfshirë ligën në vitin 2014 dhe UEFA Europa League në vitin 2012.
Një lojtar i kombëtares portugeze me më shumë se 60 ndeshje që nga viti 2002, Tiago ka përfaqsuar vendin e tij në Kupa Bote dhe në UEFA Euro 2004.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Portugali
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur në Viana do Castelo, Tiago e nisi karrierën me klubin portugez Braga, duke u vendosur në formacionin titullar të skuadrës që në moshën 19 vjeçare, duke u paraqitur në 27 ndeshje me skuadrën që e mbylli sezonin 2000–01 në vendin e katërt, duke u kualifikuar për në Kupën UEFA.
Vonë në dhjetor 2001, performancat e dalluara individuale të Tiagos i dhuruan atij – dhe shokëve të skuadrës Armando Sá dhe Ricardo Rocha – një kalim te gjigandët e ligës Sport Lisboa e Benfica; në sezonin e tij të parë të plotë ai shënoi plot 13 gola, shifra më e madhe e karrierës së tij, duke ndihmuar të kuqtë t'a përfundonin ligën në vendin e dytë, dhe në vitin tjetër, ai fitoi Kupën Portugeze kundër Portos.
Çelsi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tiago firmosi për Çelsin më 20 korrik 2004 për shumën e 15 milion €,[1] duke u bërë blerja e gjashtë e sezonit të trajnerit José Mourinho (në këto gjashtë blerje përfshihen edhe tre portugez). Pasi humbi ndeshjen e parë të sezonit 2004–05, ai shpejt u bë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e tij të re, duke shënuar në debutimin e tij jashtë fushe kundër Crystal Palace më 24 gusht;[2] ai gjithashtu shënoi një gol nga distanca në fitoren e skuadrës 3–1 kundër Manchester United më 10 Maj 2005, pasi skuadra kishte siguruar titullin e Premier League.[3]
Tiago ishte një lojtar titullar i skuadrës në atë sezon, duke humbur vetëm katër ndeshje në ligë. Ai e mbylli sezonin në mënyrë të suksesshme duke u konfirmua si e ardhmja e mesfushës së bluve, duke zhvilluar 51 paraqitje në të gjitha kompedicionet dhe duke shënuar edhe katër gola me klubin që fitoi Football League Cup të atij sezoni. Megjithatë, pavarësisht suksesit të tij fillestar, sezoni e ardhshëm pa mbërritjen e Michael Essien nga Olympique Lyonnais, gjë që i pakësoi mundësitë e tij në formacionin titullar; gjatë kësaj kohe në Stamford Bridge, përqindja e tij e humbjes ishte 2.94%, vetëm një në 34 paraqitje (një humbje 0–1 kundër Manchester City më 16 tetor 2004), e cila ishte përqindja më e ulët në histori të një lojtari i cili kishte luajtur të paktën 20 ndeshje.[4]
Lyon
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vonë në gusht 2005, Tiago firmosi me Olympique Lyonnais në një kontratë katër vjeçare për shumën e 10.1 milion €.[5][6] Mourinho në një intervistë tregoi se lënja e tij për të ikur ishte një "gabim i madh".[7]
Zakonisht duke luajtur si mesfushor mbrojtës sëbashku me mesfushorët Juninho Pernambucano, Mahamadou Diarra dhe Florent Malouda, Tiago shkëlqeu te Lyon, duke shënuar shtatë gola në 37 paraqitje. Një pjesë e përmbledhjes së sezonit të tij të parë në Francë ishte dygolëshi i shënuar kundër PSV Eindhoven, gjë që e çoi skuadrën në çerek–finalen e Ligës së Kampioneve, dhe goli i fitores kundër Troyes AC më 1 prill 2006; klubi e përfundoi sezonin në Ligue 1 në vendin e parë, duke e fituar titullin për herë të pestë.
Pas largimit të Diarras te Real Madridi në sezonin e ardhshëm, Tiago filloi duke luajtur në një rol më të rëndësishëm në mesfushën e Lyonit sëbashku me zëvëndësuesin e Diarras, Jérémy Toulalan. Ai fitoi titullin e tij të dytë të ligës dhe ndihmoi skuadrën të arrinte në finalen e Coupe de la Ligue, ku Lyon humbi kundër FC Girondins de Bordeaux pas një goli të pësuar në minutën e fundit; gjithsej ai shënoi gjashtë gola në 40 paraqitje në sezonin e tij të dytë.
Juventus
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 17 qershor 2007, presidenti i Lyon Jean-Michel Aulas konfirmoi se largimi i Tiagos nga klubi ishte i pashmangshëm pasi ishte raportuar se Juventus dhe Milan kërkonin të firmosnin me lojtarin. Ai firmosi zyrtarisht me Juventusin më 21 qershor 2007 për shumën e 13 milion €.[8] Performancat e tij në sezonin 2007–08 u kritikuan, megjithatë, me Goal.com e cila e përshkroi atë si dështimin e tretë më të madhë të sezonit.[9]
Fillimi i sezonit 2008–09 i dha mundësinë Tiagos të rikthehej në Premier League pas një oferte huazimi të plotë një vjeçar nga Everton. Juventusi e pranoi ofertën por Tiago refuzoi kushtet e tyre, duke pëlqyer më shumë qëndrimin në Itali.[10] Negociatat ndërmjet lojtarit dhe klubit patën një fund të dhunshëm kur Tiago e mbylli me forcë presidentin e Juventusit Giovanni Cobolli Gigli brënda një banjo – presidenti u shpëtua më pas nga kapiteni i skuadrës Alessandro Del Piero pas më shumë se një ore.[11] Pas një sezoni të parë të vështirë ai e rregulloi veten në formacionin e trajnerit Claudio Ranieri, por në nëntor 2008, në një ndeshje kundër Interit, ai doli jashtë me barrelë pasi kishte pësuar një dëmtim serioz në gju vetëm disa minuta pasi kishte filluar ndeshja, duke bërë që të qëndonte jashtë fushave të lojës për dy muaj.
Tiago u rikthye në stolin e rezervave për ndeshjen e janarit kundër Lazios, por e gjeti veten e tij poshtë pasi tani trajneri Ranieri preferonte Cristiano Zanettin, Mohamed Sissokon dhe të riun Claudio Marchisio në mesfushë. Pas dëmtimit të Sissokos dhe më vonë të Marchisios, Tiago u rikthye në formacionin titullar, por u rikthye duke marë një karton të kuq në ndeshjen e Derby d'Italia në prill, e mbyllur në barazim 1–1 në shtëpi.
Pjesa e parë e sezonit 2009–10 ishte për t'u harruar për Tiagon. Me mbërritjen e mesfushorëve Diego dhe Felipe Melo dhe me formën e tij disi të dobët, paraqitjet e tij u pakësuan sërisht; nën drejtimin e trajnerit Ciro Ferrara ai u vendos në stolin e rezervave sërisht, duke zhvilluar vetëm shtatë paraqitje në Serie A.
Atlético Madrid
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 8 janar 2010, Tiago kaloi te Atlético Madrid në formën e huazimit deri në fund të sezonit.[12] Ai shënoi golin e parë në ligë pas gati tre vitesh më 21 janar, duke shënuar me kokë në barazimin 1–1 në shtëpi kundër Celta de Vigo në ndeshjen e Copa del Rey të atij sezoni (2–1 rezultati i përgjithshëm);[13][14] gradualisht, ai e vendosi veten e tij në formacionin titullar sëbashku me mesfushorin Raúl García dhe gjithashtu ish shokun e tij te Benfica, Simão Sabrosa.
Pasi ndihmoi Colchoneros të arrinin në finalen e kupës – ai nuk mund të luante në Ligën e Evropës – por u arrit një marrëveshje e re me Juventusin.[15] Sërisht, ai luajti më shumë minuta se García me Atléticon e cila më në fund u kualifikua në Ligën e Europës, me Tiagon që shënoi katër gola në La Liga, përfshirë në dygolësh kundër Málaga CF në fitoren 3–0 jashtë fushe, të dy golat u shënuan me kokë.[16]
Më 20 korrik 2011, Tiago firmosi një kontratë dy vjeçare me Atlético Madrid.[17] Ai ishte një pjesë e rëndësishme e skuadrës që arriti në finalen e Ligës së Europës, zakonisht duke luajtur si titullar nën drejtimin e trajnerit Diego Simeone, i cili zëvëndësoi spanjollin Gregorio Manzano në mes të sezonit; ai humbi një ndeshje vendimtare në Bukuresht, megjithatë, ai nuk luajti në finale për shkak dalë jashtë me karton të kuq në ndeshjen e dytë të gjysmë–finales kundër Valencias (fitore 1–0 jashtë fushe, 5–2 rezultati i përgjithshëm) pasi goditi me shuplakë sulmuesin Roberto Soldado.[18]
Më 21 korrik 2014, në moshën 33 vjeçare, Tiago rinovoi kontratën e tij me klubin edhe për dy sezone të tjera.[19] Më 13 shtator, ai shënoi golin e avantazhit kundër Real Madridit pasi shënoi me kokë pas një krosimi të Koke, duke ndihmuar skuadrën të fitonte ndeshjen 2–1 në Santiago Bernabeu.
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Performancat e Tiagos me skuadrat e të rinjëve të Portugalisë i dhuruan atij debutimin me kombëtaren e të rinjëve në ndeshjen miqësore kundër Skocisë në nëntor 2002. Ai arriti të sigurojë një vend në formacionin titullar dhe ishte në listën e 23 lojtarëve që u thirrën për të luajtur në UEFA Euro 2004, pavarësisht se luajti në finalet.
Lëvizja në Francë ishte vendimtare për karrierën e tij ndërkombëtare pasi performancat e tij të forta me Lyon i dhuruan një vend titullari në mesfushën e Portugalisë. Kontributet e tij ndihmuan Portugalinë të kualifikohej për në Kupën e Botës 2006, ku ai u paraqit në pesë ndeshje në turnamentin e mbajtur në Gjermani me Portugalinë e cila u eleminua në gjysmë–finale nga Franca.
Tiago shënoi golin e parë me kombëtaren në Mars 2007, duke shënuar golin e vetëm në barazimin 1–1 kundër Serbisë, ku falë performancës së tij u shpall lojtari i ndeshjes. Megjithatë, ai u la jashtë skuadrës që do të luante në UEFA Euro 2008.
Tiago ishte në listën e lojtarëve të thirrur për të luajtur në Kupën e Botës 2010 e zhvilluar në Afrikën e Jugut. Ai bëri debutimin e tij në turnament duke zëvëndësuar Decon në ndeshjen e parë, një barazim pa gola kundër Bregut të Fildishtë. Ai mori vendin e brazilianit të natyralizuar edhe në ndeshjen e dytë, kundër Koresë së Veriut në Cape Town më 21 qershor 2010, duke shënuar dy herë (përfshirë një gol me kokë) në fitoren spektakolare 7–0.[20]
Pas Kupës së Botës, Tiago zyrtarisht lajmëroi tërheqjen nga kombëtarja duke thënë se u largua për shkaqe personale, dhe "për t'i lënë hapsirë të rinjëve", duke e mbyllur karrierën e tij ndërkombëtare me 58 ndeshje me tre gola.[21] Megjithatë, më 3 tetor 2014, pas një mungese katër vjeçare, ai u thirr nga trajneri i ri Fernando Santos për një ndeshje miqësore kundër Francës dhe për ndeshjen kualifikuese të UEFA Euro 2016 kundër Danimarkës.[22]
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 28 Mars 2007 | Beograd, Serbi | Seriba | 0–1 | 1–1 | Kualifikueset e UEFA Euro 2008 |
2. | 21 qershor 2010 | Cape Town, Afrika e Jugut | Koreja e Veriut | 4–0 | 7–0 | 2010 FIFA Kupa e Botës |
3. | 21 qershor 2010 | Cape Town, Afrika e Jugut | Koreja e Veriut | 7–0 | 7–0 | 2010 FIFA Kupa e Botës |
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 7 Shkurt 2015
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kupa e Ligës | Kontinenti[nb 1] | Tjetër | Total | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Braga | 1999–2000[23] | Primeira Liga | 18 | 1 | 1 | 0 | — | — | — | 19 | 1 | |||
2000–01[23] | Primeira Liga | 27 | 0 | 1 | 0 | — | — | — | 28 | 0 | ||||
2001–02[23] | Primeira Liga | 17 | 3 | 3 | 0 | — | — | — | 20 | 3 | ||||
Total | 62 | 4 | 5 | 0 | — | — | — | 67 | 4 | |||||
Benfica | 2001–02[23] | Primeira Liga | 15 | 1 | 3 | 0 | — | — | — | 18 | 1 | |||
2002–03[23] | Primeira Liga | 31 | 13 | 0 | 0 | — | — | — | 31 | 13 | ||||
2003–04[23] | Primeira Liga | 29 | 5 | 5 | 3 | — | 9 | 3 | — | 43 | 11 | |||
Total | 75 | 19 | 8 | 3 | — | 9 | 3 | — | 92 | 25 | ||||
Chelsea | 2004–05[24] | Premier League | 34 | 4 | 2 | 0 | 4 | 0 | 11 | 0 | — | 51 | 4 | |
Lyon | 2005–06[23][25] | Ligue 1 | 29 | 5 | 0 | 0 | 0 | 0 | 8 | 2 | — | 37 | 7 | |
2006–07[23][25] | Ligue 1 | 27 | 4 | 0 | 0 | 3 | 0 | 8 | 2 | — | 38 | 6 | ||
Total | 56 | 9 | 0 | 0 | 3 | 0 | 16 | 4 | — | 75 | 13 | |||
Juventus | 2005–06[26] | Serie A | 20 | 0 | — | — | — | 20 | 0 | |||||
2006–07[26] | Serie A | 15 | 0 | 0 | 0 | — | 3 | 0 | — | 18 | 0 | |||
2007–08[26] | Serie A | 7 | 0 | 0 | 0 | — | 3 | 0 | — | 10 | 0 | |||
Total | 42 | 0 | 0 | 0 | — | 6 | 0 | — | 48 | 0 | ||||
Atlético Madrid | 2009–10[27] | La Liga | 18 | 2 | 5 | 1 | — | — | — | 23 | 3 | |||
2010–11[28] | La Liga | 31 | 4 | 2 | 1 | — | 6 | 1 | — | 39 | 6 | |||
Atlético Madrid | 2011–12[29] | La Liga | 24 | 0 | 0 | 0 | — | 8 | 0 | — | 32 | 0 | ||
2012–13[30] | La Liga | 22 | 2 | 3 | 0 | — | 5 | 0 | — | 30 | 2 | |||
2013–14[31] | La Liga | 23 | 2 | 3 | 0 | — | 7 | 0 | 0 | 0 | 33 | 2 | ||
2014–15[26] | La Liga | 13 | 3 | 1 | 0 | — | 2 | 0 | 1 | 0 | 17 | 3 | ||
Gjithsej | 131 | 13 | 14 | 2 | — | 28 | 1 | 1 | 0 | 173 | 14 | |||
Gjithsej karriera | 400 | 46 | 29 | 5 | 7 | 0 | 70 | 8 | 1 | 0 | 507 | 59 |
- ^ Përfshirë kompedicione të tjera si UEFA Liga e Kampioneve dhe UEFA Liga e Europës
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 7 Shkurt 2015 [32][33]
Kombëtarja portugeze | ||
---|---|---|
Viti | Ndsh | Gola |
2002 | 1 | 0 |
2003 | 4 | 0 |
2004 | 7 | 0 |
2005 | 8 | 0 |
2006 | 12 | 0 |
2007 | 6 | 1 |
2008 | 1 | 0 |
2009 | 9 | 0 |
2010 | 10 | 2 |
2014 | 4 | 0 |
Gjithsej | 62 | 3 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Benfica
- Çelsi
- Lyon
- Ligue 1: 2005–06, 2006–07
- Trophée des Champions: 2005, 2006
- Coupe de la Ligue: Finalist 2006–07
- Atlético Madrid
- UEFA Liga e Europës: 2011–12
- La Liga: 2013–14
- UEFA Super Kupa: 2010, 2012
- Copa del Rey: 2012–13; Finalist 2009–10
- Supercopa de España: 2014; Finalist 2013
- UEFA Liga e Kampioneve: Finalist 2013–14
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Portugal
- UEFA Kampionati Europian: Finalist 2004
Urdhëra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Medalje e merituar, Order of the Immaculate Conception of Vila Viçosa (House of Braganza)[34]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Tiago set for Chelsea bow". BBC Sport. 18 gusht 2004. Marrë më 21 prill 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "C Palace 0–2 Chelsea". BBC Sport. 24 gusht 2004. Marrë më 8 shtator 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Record-breaking Chelsea cruise past sorry United". China Daily. 11 maj 2005. Marrë më 2 qershor 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The golden rule". Sky Sports. 12 dhjetor 2012. Marrë më 22 qershor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tiago set to complete Lyon transfer" [Tiago gati për të plotsuar transferimin e tij te Lyon]. Raidió Teilifís Éireann. 23 gusht 2005. Marrë më 2 qershor 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lyon conclude Tiago's £6.82m move". BBC Sport. 27 gusht 2005. Marrë më 2 qershor 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jiggins, Paul (19 janar 2008). "Tiago off to Spurs for £9m". The Sun. Londër. Marrë më 2 qershor 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Juventus sign Tiago and Almiron" [Juventus firmos me Tiago-n dhe Almiron]. FIFA.com. 22 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2008. Marrë më 2 qershor 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Garganese, Carlo (26 maj 2008). "Calcio Debate: Goal.com Serie A Awards". Goal.com. Marrë më 24 qershor 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tiago rejects Everton loan switch" [Tiago refuzon mundësinë e huazimit te Evrton]. BBC Sport. 22 gusht 2008. Marrë më 25 gusht 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tiago locked Juve President Gigli in washroom" [Tiago kyç presidentin Gigli në dhomën e dushit]. Goal.com. 1 shtator 2008. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2008. Marrë më 2 shtator 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Juve, è ufficiale: Tiago in prestito all'Atletico Madrid" [Është zyrtare: Tiago huazohet te Atlético]. Tuttosport. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2014. Marrë më 8 janar 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ El Atlético vuelve a arriesgar la Copa (Atlético risks Cup again); Marca, 22 janar 2010
- ^ 0–1: Un gol de Forlán mete al Atlético en semifinales (0–1: Goli i Forlán dërgon Atlético-n në gjysmë–finalen); El Mundo Deportivo, 28 janar 2010
- ^ Tiago embarks on second spell at Atlético; UEFA.com, 16 gusht 2010
- ^ "Tiago puts paid to Malaga". ESPN Soccernet. 19 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 16 maj 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tiago joins Atletico Madrid" [Tiago bashkohet me Atletico Madrid-in]. ESPN Soccernet. 20 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2012. Marrë më 20 korrik 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Adrián leads Atlético to Bucharest showpiece". UEFA.com. 26 prill 2012. Marrë më 30 prill 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tiago signs for two seasons" [Tiago firmos për dy sezone]. Atlético Madrid. 21 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2015. Marrë më 29 korrik 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Portugal pours it on in second half". The New York Times. 21 qershor 2010. Marrë më 4 janar 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Tiago manda carta à federação e renuncia à seleção portuguesa aos 29 anos (Tiago dërgon letër te Federata dhe tërhiqet nga kombëtarja portugeze në moshën 29 vjeçare)[lidhje e vdekur]; ESPN Brazil, 17 janar 2011
- ^ "Tiago's joy at Seleção return". PortuGOAL. 7 tetor 2014. Marrë më 11 tetor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h "Tiago". ForaDeJogo. Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2015. Marrë më 20 janar 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Matches played by Tiago in 2004/05" [Ndeshje të luajtura nga Tiago në 2004/05]. Soccerbase. Marrë më 20 janar 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Tiago". Ligue 1. Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2015. Marrë më 20 janar 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d "Tiago". Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2019. Marrë më 20 janar 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Matches played by Tiago Mendes in 2009/10" [Ndeshje të luajtura nga Tiago Mendes në 2009/10]. BDFutbol. Marrë më 20 janar 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Matches played by Tiago Mendes in 2010/11" [Ndeshje të luajtura nga Tiago Mendes në 2010/11]. BDFutbol. Marrë më 20 janar 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Matches played by Tiago Mendes in 2011/12" [Ndeshje të luajtura nga Tiago Mendes në 2011/12]. BDFutbol. Marrë më 20 janar 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Matches played by Tiago Mendes in 2012/13" [Ndeshje të luajtura nga Tiago Mendes në 2012/13]. BDFutbol. Marrë më 20 janar 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Matches played by Tiago Mendes in 2013/14" [Ndeshje të luajtura nga Tiago Mendes në 2013/14]. BDFutbol. Marrë më 20 janar 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tiago Mendes - national football team player". EU-Football.info. Marrë më 31 dhjetor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Tiago | National Football Teams 31 dhjetor 2014
- ^ "Selecção distinguida pelo Duque de Bragança" [Ekipi kombëtar nderohet nga Duka e Bragança]. Cristiano Ronaldo News. 30 gusht 2006. Marrë më 30 gusht 2006.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili zyrtar tek Atlético Madrid
- Profili dhe statistikat tek Zerozero
- Statistikat tek ForaDeJogo Arkivuar 20 janar 2015 tek Wayback Machine
- Profili tek PortuGOAL Arkivuar 25 qershor 2017 tek Wayback Machine
- Tiago tek Soccerbase.com
- Profili tek BDFutbol
- Tiago Mendes tek National-Football-Teams.com
- Tiago Mendes Arkivuar 11 korrik 2015 tek Wayback Machine – Rekordi në kompedicionet e FIFA
- Profili tek 2010 FIFA Kupa e Botës Arkivuar 5 nëntor 2013 tek Wayback Machine
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Commons category link from Wikidata
- Lindje 1981
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë portugezë
- Futbollistë në kombëtaren portugeze
- Futbollistë në S.C. Braga
- Futbollistë në S.L. Benfica
- Futbollistë në Chelsea F.C.
- Futbollistë në Olympique Lyonnais
- Futbollistë në Juventus F.C.
- Futbollistë në Atlético Madrid
- Futbollistë në Primeira Liga
- Futbollistë në Premier League
- Futbollistë në Ligue 1
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në UEFA Euro 2004
- Futbollistë në 2006 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës