Jump to content

Kampionati Botëror i Futbollit 2018

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga FIFA Kampionati Botëror i Futbollit 2018)
2018 FIFA Kupa e Botës
Чемпионат мира по футболу FIFA 2018
Chempionat mira po futbolu FIFA 2018
Detajet
Vendi pritësRusia
Datat14 qershor – 15 korrik
Skuadrat32 (nga 5 konfederata)
Stadiumet12 (në 11 qytete pritëse)
Renditja përfundimtare
Kampionët Franca (titulli i 2-të)
Vendi i dytë Kroacia
Vendi i tretë Belgjika
Vendi i katërt Anglia
Statistikat
Ndeshje të luajtura64
Gola të shënuar169 (2,64 për ndeshje)
Pjesëmarrja3.031.768 (47.371 për ndeshje)
Golashënuesi më i mirëFlamuri Harry Kane (6 gola)
Lojtari më i mirëFlamuri Luka Modrić
Lojtari i ri më i mirëFlamuri Kylian Mbappé
Portieri më i mirëFlamuri Thibaut Courtois
Çmimi Fair Play Spanja

2018 FIFA Kupa e Botës ishte edicioni i 21të i FIFA Kupës së Botës, një turnament ndërkombëtar futbolli që zhvillohet një herë në katër vite dhe që luhet midis ekipeve kombëtare anëtar të FIFA-s. U zhvillua në Rusi nga 14 qershor 2018 e deri më 15 korrik 2018.[1] Ishte edicioni i parë i Kupës së Botës që u zhvillua në Evropën lindore, dhe edicioni i 11të i zhvilluar në Evropë.[2] Ky edicion i Kupës së Botës rezultoi të ishte më i kushtueshmi në histori me shpenzimet për organizimin e tij që arritën rreth 14.2 miljard $. Gjithashtu ishte edhe edicioni i parë ku u vendos edhe përdorimi i sistemit Video assistant referee (VAR).[3]

Në turnament moren pjesë 32 skuadra, 31 prej të cilave siguruan pjesmarrjen nga fazat kualifikuese, kurse vendi mikpritës u kualifikua automatikisht. Njëzet nga 32 ekipet pjesmarrëse kishin luajtur gjithashtu edhe në turnamentin e vitit 2014, kurse Islanda dhe Panamaja bënë debutimin e tyre në një Kupë Bote. Gjithsej u luajtën 64 ndeshje në 12 stadiume në 11 qytete të ndryshme.[4]

Finalja u zhvillua më 15 korrik në Stadiumin LuzhnikiMoskë, ndërmjet Francës dhe Kroacisë. Franca fitoi ndeshjen 4–2 për të fituar trofeun e tyre të dytë në histori, duke u bërë trofeu i katërt rresht që fitohet nga një ekip evropian.[5]

Përzgjedhja e vendit pritës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Personeli rus duke festuar dhënjen e të drejtës për të oranizuar Kupën e Botës 2018 më 2 dhjetor 2010.
Presidenti Vladimir Putin duke mbajtur trofeun e FIFA Kupës së Botës në një ceremoni para fillimit të turnamentit në Moskë më 9 shtator 2017.
Kartmodheda 100 rubla ruse e bërë për të festuar Kupën e Botës 2018. Paraqet një figurë të portierit soviet Lev Yashin

Procedura e kandidaturës për të organizuar Kupën e Botës 2018 dhe 2022 filloi në janar 2009, dhe vendet e interesuara kishin kohë deri më 2 shkurt 2009 për t'u regjistruar për kandidaturë.[6] Për edicionin e 2018-tës ishin fillimisht nëntë kandidatura, por Meksika më vonë u tërhoq nga procedura,[7] kurse kandidatura e Indonezisë u refuzua nga FIFA në shkurt 2010 pasi qeveria indonezia kishte dështuar të dërgonte një letër që mbështeste kandidaturën e tyre. Gjatë procesit, tre jo-kombe të UEFA-s (Australia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës) hoqën dorë gradualisht nga kandidatura për edicionin e 2018-tës, kurse kombet e UEFA-s hoqën dorë nga edicioni i 2022-shit. Si përfundim ngelën vetëm katër kandidatura për Kupën e Botës 2018, dy prej të cilave ishin kandidatura të përbashkëta: Anglia, Rusia, Holanda/Belgjika dhe Portugalia/Spanja.

22 anëtarët e komitetit ekzekutiv të FIFA-s u mblodhën më 2 dhjetor 2010 në Zyrih për të votuar vendet organizatore të dy turnamenteve të ardhshme.[8] Rusia fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 2018 në raundin e dytë të votimit. Kandidatura e Portugalisë/Spanjës u rendit e dyta kurse e Holandës/Belgjikës e treta. Anglia, e cila po kandidonte për të organizuar turnamentin për herë të dytë në histori, u eliminua në raundin e parë.[9]

Rezultatet e votimit ishin si më poshtë:[10]

Kandidatura e FIFA-s 2018 (12 vota shumica)
Kandidaturat Votat
Raundi 1 Raundi 2
Rusia 9 13
Portugalia / Spanja 7 7
Belgjika / Holanda 4 2
Anglia 2 Eliminuar

Federata Angleze e Futbollit dhe të tjerë ngritën shqetësimin e rryshfeteve nga ana e palës ruse dhe korrupsion nga antarët e FIFA-s. Ata pretenduan se katër antar të komitetit ekzekutiv kishin kërkuar rryshfet për të votuar për Anglinë, kurse Sepp Blatter tha se vendimi për të shpallur Rusinë fituese ishte marrë para se votimi të kryhej.[11] Një hetim i brëndëshëm, i quajtur si 2014 Garcia Report i kryer nga Michael J. Garcia, u tërhoq nga publikimi në shtyp nga Hans-Joachim Eckert, kryetari i FIFA-s i gjykimit mbi çështjet etike. Në vend të kesaj Eckert nxorri një përmbledhje të shkurtër, dhe refuzimi i FIFA-s për të publikuar hetimin e plotë solli dorëheqjen e Garcias në shenjë proteste.[12] Për shkak të polemikave, Federata Angleze refuzoi të pranone teorinë e Eckert që shfajsonte Rusinë, me Greg Dyke që bëri thirrje për ri-ekzaminimin e çështjes kurse David Bernstein bëri thirrje për të bojkotuar turnamentin.[13][14]


Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, të gjithë shtetet e disponueshme – të 209 shtetet anëtare të FIFA-s duke hequr shtetin e kualifikuar automatikisht Rusinë – aplikuan për të hyrë në fazat kualifikuese.[15] Zimbabveja dhe Indonezia u skualifikuan para se të luanin ndeshjet e tyre të para,[16][17] kurse Gjibraltari dhe Kosova, të cilat ju bashkuan FIFA-s më 13 maj 2016, shënuan pjesmarrjen e tyre të parë.[18] Ndeshja e parë kualifikuese u zhvillua më 12 mars 2015 në Dili midis Timori Lindor dhe Mongolisë, si pjesë e fushatës kualifikuese afrikane,[19] kurse shorti i fazës kryesore kualifikuese u hodh në pallatin Konstantinovsky të Shën Petersburgut, më 25 korrik 2015.[20][21][22]

  Kualifikuar
  Nuk u kualifikua
  Skualifikuar
  Nuk është pjesë e FIFA-s

Nga 32 ekipet e kualifikuara për të luajtur në 2018 FIFA Kupën e Botës, 20 prej tyre kishin luajtur edhe në edicionin e kaluar. Islanda dhe Panamaja u kualifikuan për herë të parë, me të parën që u bë shteti me popullsinë më të vogël që luan në një Kupë Bote.[23] Ekipe të tjera që rikthehen pas disa mungesave janë: Egjipti, rikthehet në turnament për herë të parë që nga viti 1990, Maroku, që për herë të fundit garoi në 1998, Peruja, rikthim që nga 1982 dhe Senegali, e cila konkuronte për herë të dytë pasi arriti çerek-finalet në edicionin e 2002-shit. Ishte gjithashtu hera e parë që tre shtete nordike (Danimarka, Islanda dhe Suedia dhe katër shtete arabe (Egjipti, Maroku, Arabia Saudite dhe Tunizia) kualifikohen për një Kupë Botë.[24]

Shtetet me reputacion që dështuan të siguronin pjesmarrjen ishin katër herë kampionët e botës Italia (për herë të parë që nga 1958), tre herë finalistët dhe vendi i tretë në edicionin e 2014-tës Holanda (për herë të parë që nga 2002), katër herë kampionët e Afrikës Kameruni, dy herë fituesi i Copa América dhe finalisti i 2017 FIFA Kupës së Konfederatave Kili, fituesi i 2016 OFC Kupës së Kombeve Zelanda e Re dhe fituesit e 2017 CONCACAF Kupës Gold Shtetet e Bashkuara të Amerikës (për herë të parë që nga 1986). Shtete të tjera me repucation që deshtuan të siguronin pjesmarrjen ishin Gana dhe Bregu i Fildishtë; të dyja këto ekipe kishin luajtur në tre edicionet e fundit.[25]

Shënim: Numrat në krah të djathtë të ekipeve tregojnë pozicionin në renditjen botërore të FIFA-s[26]


Fabio Cannavaro, fituesi i Kupës së Botës me Italinë, në Moskë në shortin e FIFA Kupës së Botës 2018.

Shorti u mbajt më 1 dhjetor 2017 në orën 18:00 (ora e Moskës) në pallatin State Kremlin në Moskë.[27][28] Të 32 ekipet u ndan në 8 grupe me nga 4 secila, duke zgjedhur nga një ekip nga të katër vazot.

Për shortin, ekipet u ndanë në katër vazo bazuar në pozicionin e tyre në renditjen botërore të FIFA-s në tetor 2017. Vazoja 1 mban vendin organizator Rusinë (e cila hyri automatikisht) dhe shtatë ekipet më të mira, kurse vazoja 2 mban tetë ekipet e tjera më të mira edhe kështu me rradhë.[29] Ky short ishte i ndryshëm nga herët e tjera pasi vetëm vazoja 1 u bazua në renditjen e FIFA-s kurse vazot e tjera u bazuan në konsideratat gjeografike. Megjithatë, ekipet nga e njëjta konfederatë nuk u shortuan midis njëra-tjetrës për fazën e grupeve, përjashtuar vetëm dy ekipe të UEFA-s që mund të binin në të njëjtin grup.

Vazo 1 Vazo 2 Vazo 3 Vazo 4

Flamuri Rusia (65) (vëndi pritës)
Flamuri Gjermania (1)
Flamuri Brazili (2)
Flamuri Portugalia (3)
Flamuri Argjentina (4)
Flamuri Belgjika (5)
Flamuri Polonia (6)
Flamuri Franca (7)

Flamuri Spanja (8)
Peru Peruja (10)
Flamuri Zvicra (6) (11)
Flamuri Anglia (12)
Flamuri Kolumbia (13)
Flamuri Meksika (16)
Flamuri Uruguaji (17)
Flamuri Kroacia (18)

Flamuri Danimarka (19)
Flamuri Islanda (21)
Flamuri Kosta Rika (22)
Flamuri Suedia (25)
Flamuri Tunizia (28)
Flamuri Egjipti (30)
Flamuri Senegali (32)
Flamuri Irani (34)

Flamuri Serbia (38)
Flamuri Nigeria (41)
Flamuri Australia (43)
Flamuri Japonia (44)
Flamuri Maroku (48)
Flamuri Panamaja (49)
Flamuri Koreja e Jugut (62)
Flamuri Arabia Saudite (63)


Lojtarët e Kroacisë pas finales së Kupës së Botës kundër Francës.

Fillimisht, çdo ekip duhej të prezantonte një list me 30 lojtarë, por në shkurt 2018, lista u rrit deri në 35 lojtarë.[30] Pas ekipit fillestar, skuadrat duhej të emëronin një ekip final me 23 lojtarë (tre prej tyre detyrimisht portierë) deri më 4 qershor. Lojtarët që mund të pësonin një dëmtim serioz mund të zëvëndësoheshin 24 orë para ndeshjes së parë të ekipit dhe këto zëvëndësues mund edhe të mos ishin detyrimisht pjesë e ekipit fillestar.[31]

35 lojtarët e përfshirë në ekipin fillestar duhej ti nënshtroheshin një testi të detyrushëm nga 21 deri më 27 maj 2018, me përjashtim të atyrë që luajtën në 2018 Finalen e UEFA Ligës së Kampioneve që u zhvillua më 26 maj.[32]

Më 29 mars 2018, FIFA publikoi listën e 36 gjyqtarëve dhe 63 ndihmësve për të drejtuar ndeshjet.[33] Më 30 prill 2018, FIFA gjithashtu publikoi edhe listën e 13 gjyqtarëve që do të ishin pjesë e VAR (video assistant referee), me synimin për të ndihmuar në rastet e dyshimta.[34]

Gjyqtari Fahad Al-Mirdasi i Arabisë Saudite u hoq nga lista më 30 maj 2018 me tentativën e trukimit të ndeshjeve,[35] sëbashku me dy ndihmësit e tij, Mohammed Al-Abakry dhe Abdulah Al-Shalwai. Ai nuk u zëvëndësua nga një gjyqtar tjetër, por nga dy ndihmësa, Hasan Al Mahri i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Hiroshi Yamauchi i Japonisë, të cilët u shtuan në listë.[36][37] Ndihmës gjyqtari Marwa Range i Kenjas hoqi dorë pasi BBC publikoi një hetim të kryer nga një gazetar ganez që implikonte Rangen në një skandal rryshfeti.[38]

Video assistant referee

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pak pas vendimit të Bordit të Shqoqatës Ndërkombëtare të Futbollit për të vendosur sistemin "Video assistant referee" (VAR) në ligjet e lojës, më 16 mars 2018, këshill i FIFA-s mori vendimin e pritshëm për të miratuar përdorimin e VAR për herë të parë në një edicion të FIFA Kupës së Botës.[39][40]

Ndërhyrjet e VAR në çdo ndeshje u kryen nga një zyrë e vetme në Moskë, e cila merr video direkt të ndeshjeve dhe janë në kontakt me radio me gjyqtarët e ndeshjeve.[41] Sistemet ishin në vend për të komunikuar informacione në lidhje me VAR dhe ishin të dukshme në ekranet e çdo stadiumi për tifozët e pranishëm.[41]

VAR kishte një ndikim të rëndësishëm në disa ndeshje.[42] Më 15 qershor 2018, goli i Diego Kostës kundër Portugalisë u bë goli i parë pas vendimit të VAR; penalltia e parë me vendim të VAR ju dha Francës në ndeshjen ndaj Australisë një ditë më vonë dhe u shënua nga Antoine Griezmann.[43][44] Një numër rekord penalltishë u dhanë gjatë turnamentit, me VAR që luajti një rol të rëndësishëm.[45] Përgjithshisht, VAR u vlerësua dhe kritikua nga komentatorë dhe analistë.[46] FIFA e quajti vendosjen e VAR në turnament një sukses që në javën e parë të përdorimit.[47]

Rusia propozoi këto qytete për të zhvilluar turnamentin: Kaliningradin, Kazanin, Moskën, Nizhny Novgorodin, Rostovin, Shën Petersburgun, Samarën, Saranskun, Soçin, Volgogradin, Yaroslavlin dhe Jekaterinburgun.[48] Shumica e qyteteve janë në Rusinë Evropiane kurse qytete si Soçi dhe Jekaterinburgu ndodhen aftër kufirit Evropë-Azi, për të paksuar kohën e udhëtimit për skuadrat.[49][50] Vlersimi i raportit të kanditaturës thoshte: "Kandidatura ruse propozon 13 qytete dhe 16 stadiume, duke kaluar kështu kriteret minimale të FIFA-s. Tre nga këto 16 stadiume do të rindërtohen, kurse 13 të tjerat do të ndërtohen".[51]

Në tetor 2011, Rusia uli numrin e stadiumeve nga 16 në 14. Ndërtimi i stadiumit të propozuar Podolsk në rajonin e Moskës u anullua nga qeveria rajonale, dhe gjithashtu në kryeqytet, stadiumi Otkrytiye Arena po konkuronte me Stadiumin Dynamo se kush do të ndërtohej i pari.[52]

Zgjedhja finale e stadiumeve pritëse u zyrtarizua më 29 shtator 2012. Numri i qytete u paksua sërisht duke shkuar 11 kurse numri i stadiumeve ra në 12; Krasnodari dhe Yaroslavl u hoqën nga lista. Nga 12 stadiumet e përdorura për turnamentin, 3 prej tyre (Luzhniki, Jekaterinburgu dhe Soçi) ju nënshtruan një rinovim madhor kurse nëntë stadiumet e tjera ishin të reja. 11.8 miljard $ u përdorën për të pritur turnamentin.[53]

Sepp Blatter në korrik 2014 deklaroi se, duke parë shqetësimet në përfundimin e stadiumeve të Rusisë, numri i stadiumeve për të zhvilluar turnamentin mund të ulej nga 12 në 10. Ai gjithashtu shtoi: "Neve nuk do të jemi në një situatë, si në rast të një, dy ose tre stadiume në Afrikën e Jugut, ku qëndron një problem se çfarë do të bëhet me këto stadiume".[54]

Rindërtimi i Stadiumit Qëndror të Jekaterinburgut në janar 2017.

Në tetor 2014, në vizitën e parë zyrtare në Rusi, komiteti inspektues i FIFA-s dhe kryetari i saj Chris Unger vizituan Shën Petersburgun, Soçin, Kazanin dhe Moskën. Ata ishin të kënaqur me punimet.[55]

Më 8 tetor 2015, FIFA dhe komiteti lokal organizativ ranë dakord për vendosjen e emrave zyrtar të stadiumeve ku do të zhvillohej turnamenti.[56]

Nga 12 stadiumet e vendosura – Stadiumi Luzhniki në Moskë dhe ai i Shën Petersburgut – ishin dy stadiumet me kapacitetin më të madh dhe u përdorën më shumë gjatë turnamentit. Të dyja pritën nga shtatë ndeshje. Soçi, Kazani, Nizhny Novgorodi dhe Samara pritën nga gjashtë ndeshje, përfshirë nga një çerek-finale secila, kurse Stadiumi Otkrytiye dhe ai i Rostovit pritën pesë ndeshje, përfshirë nga një ndeshje të raundit të 16-tave secila. Volgogradi, Kaliningradi, Jekaterinburgu dhe Saranski pritën vetëm katër ndeshje, asnjëra prej tyre pjesë e fazës me eliminim direkt.

Pjesa e jashtme e Otkrytie Arena në Moskë

Gjithsej u ndërtuan dhe rindërtuan dymbëdhjetë stadiume në njëmbëdhjetë qytete të Rusisë për FIFA Kupën e Botës.[57]

  • Kaliningrad: Stadiumi Kaliningrad – Fillimet e punimeve nisën në shtator 2015 kurse ndeshja përuruese u zhvillua më 11 prill 2018.
  • Kazan: Kazan Arena – Stadiumi u ndërtua në vitin 2013 për Universiaden verore. Që atëherë ka pritur 2015 Kampionatin Botëror të Lojërave Ujore dhe 2017 FIFA Kupën e Konfederatave. Stadiumi shërben si shtëpia e Rubin Kazanit.
  • Moska: Stadiumi Luzhniki – Stadimi më i madh që u mbyll në vitin 2013 për tu rinovuar. Rinovimi i tij përfundoi në nëntor 2017.
  • Moska: Stadiumi Spartaku – Stadiumi është shtëpia i klubit me të njëjtin emër Spartak Moska. Në përputhje me kërkesat e FIFA-s, gjatë zhvillimit të Kupës së Botës u quajt Stadiumi Spartaku në vend të emrit të zakonshëm Otkritie Arena. Ndeshja përuruese u luajt më 5 shtator 2014.
  • Nizhny Novgorod: Stadiumi Nizhny Novgorod – Ndërtimi i stadiumit nisi në vitin 2015. Projekti përfundoi në dhjetor 2017.[58]
  • Rostov-në-Don: Rostov Arena – Stadiumi është me vendndodhje në bankën e majtë të lumit Don. Ndërtimi i stadiumit përfundoi më 22 dhjetor 2017.
  • Shën Petersburg: Stadiumi Shën Petersburg – Ndërtimi i stadiumit filloi në vitin 2007. Projekti përfundoi zyrtarisht më 29 dhjetor 2016.[59] Stadiumi ka pritur ndeshje të 2017 FIFA Kupës së Konfederatave dhe do të shërbej gjithashtu edhe si stadium për UEFA Euro 2020.
  • Samara: Samara Arena – Ndërtimi filloi zyrtarisht më 21 korrik 2014. Projekti përfundoi në 21 prill 2018.
  • Saransk: Mordovia Arena – Stadiumi u programua të ndërtohej në vitin 2012 në kohë për Spartakiadën ruse, por plani ndryshoi. Hapja u shty për në vitin 2017. Ndeshja e parë në këtë stadium u zhvillua më 21 prill 2018.
  • Soçi: Stadiumi Fisht – Stadiumi priti ceremoninë hapëse dhe mbyëllesë të 2014 Lojërave Dimërore. Më pas u rinovua në përgatitjet për 2017 FIFA Kupën e Konfederatave dhe 2018 Kupën e Botës.
  • Volgograd: Volgograd Arena. Zona kryesore ku stadiumi u ndërtua ishte zona e shkatërruar e Stadiumit Qëndror. Stadiumi përfundoi më 3 prill 2018.[60]
  • Jekaterinburg: Ekaterinburg Arena. Stadiumi qëndror i Jaketerinburgut u rinvua për Kupën e Botës. Stadiumi ka një kapacitet prej 35,000 spektatorësh. Projekti i rinovimit përfundoi në dhjetor 2017.
Moska Shën Petersburg Soçi
Stadiumi Luzhniki Otkritie Arena
(Stadiumi Spartaku)
Stadiumi Krestovsky
(Stadiumi Shën Petersburg)
Stadiumi Olimpik Fisht
(Stadiumi Fisht)
Kapaciteti: 78,011[61] Kapaciteti: 44,190[62] Kapaciteti: 64,468[63] Kapaciteti: 44,287[64]
Volgograd Rostov-on-Don
Volgograd Arena Rostov Arena
Kapaciteti: 43,713[65] Kapaciteti: 43,472[66]
Nizhny Novgorod Kazan
Stadiumi Nizhny Novgorod Kazan Arena
Kapaciteti: 43,319[67] Kapaciteti: 42,873[68]
Samara Saransk Kaliningrad Jekaterinburg
Samara Arena Mordovia Arena Kaliningrad Stadium Stadiumi Qëndror
(Ekaterinburg Arena)
Kapaciteti: 41,970[69] Kapaciteti: 41,685[70] Kapaciteti: 33,973[71] Kapaciteti: 33,061[72]

Kampet e skuadrave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kampet u përdorën nga 32 skuadrat kombëtare për qëndrim dhe stërvitje para dhe gjatë turnamentit të Kupës së Botës. Më 9 shkurt 2018, FIFA publikoi kampet për çdo ekip pjesmarrës.[73]

Përgatitja dhe shpenzimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shërbime të transportit publik falas ju dhanë biletë-mbajtësve gjatë Kupës së Botës, përfshirë edhe transportin e trenit në 11 qytetet ku u zhvillua turnamenti. Një tjetër lloj transporti ishte edhe ai me autobuz.[77][78][79]

Ceremonia hapëse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Franca Flamuri4–2Flamuri Kroacia
Report
Pjesëmarrja: 78,011[80]

Zgjedhja e vendit pritës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përgjigja e helmimit të Skripal

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vështrimi kritik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të drejtat e transmetimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Orari i ndeshjeve të Botërorit "Rusi 2018"". trt.net.tr. 13 qershor 2018. Marrë më 27 tetor 2018.
  2. ^ "Rusia nikoqire e Mundialit në vitin 2018, ndërsa Katari në vitin 2022". Individi.com.mk. 2 dhjetor 2010. Marrë më 27 tetor 2018.
  3. ^ "FIFA vendos: VAR do të përdoret në Botëror". Top-Channel.tv. 3 mars 2018. Marrë më 27 tetor 2018.
  4. ^ "'Rusia 2018' zhvillohet në 11 qytete, 12 stadiume – Pamjet dhe kapacitet e stadiumeve ku do të zhvillohet Kampionati Botëror (Foto)". Telegrafi.com. 1 dhjetor 2017. Marrë më 27 tetor 2018.
  5. ^ "Franca fiton Botërorin e dytë, por bota mrekullohet me Kroacinë". Te Shehi. 15 korrik 2018. Marrë më 27 tetor 2018.
  6. ^ Goff, Steve (16 janar 2009). "Future World Cups" [Kupat e arshme të botës] (në anglisht). The Washington Post. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2011. Marrë më 16 janar 2009.
  7. ^ "Mexico withdraws FIFA World Cup bid" [Meksika tërhiqet nga kandidatura e FIFA Kupës së Botës] (në anglisht). FIFA. 29 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2011. Marrë më 10 shkurt 2011. Arkivuar 30 prill 2011 tek Wayback Machine "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2011. Marrë më 27 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ "Combined bidding confirmed" [Kandidaturat e përbashkëta konfirmohen] (në anglisht). FIFA. 20 dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2009. Marrë më 20 dhjetor 2008. Arkivuar 22 janar 2009 tek Wayback Machine "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2009. Marrë më 27 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  9. ^ "England miss out to Russia in 2018 World Cup Vote" [Anglia eliminohet në favor të Rusë në votimin për Kupën e Botës 2018] (në anglisht). BBC Sport. 2 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2010. Marrë më 2 dhjetor 2010.
  10. ^ Doyle, Paul; Busfield, Steve (2 dhjetor 2010). "World Cup 2018 and 2022 decision day – live!" (në anglisht). Londër: The Guardian. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2016.
  11. ^ Gordon, Aaron (27 qershor 2017). "What We Know About Corruption in the 2018 And 2022 World Cup Bids" [Çfarë dimë në rreth korrupsionit në kandidaturat e Kupës së Botës 2018 dhe 2022] (në anglisht). Vice.com. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2018. Marrë më 31 maj 2018.
  12. ^ "Michael Garcia: FIFA investigator resigns in World Cup report row" [Michael Garcia: Hetuesi i FIFA-s dorëhiqet mes raportit të Kupës së Botës] (në anglisht). BBC Sport. 17 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2016. Marrë më 17 dhjetor 2014.
  13. ^ "Former FA chairman David Bernstein calls for 2018 World Cup boycott" [Ish presidenti i Federatës Angleze David Bernstein bën thirrje për bojkotim të Kupës së Botë 2018] (në anglisht). The Guardian. 17 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2018. Marrë më 31 maj 2018.
  14. ^ "Qatar World Cup organizers ready to fight for 2022" [Organizatorët e Katarit për Kupën e Botës gati të luftojnë për 2022-shin] (në anglisht). Reuters. 3 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2018. Marrë më 31 maj 2018.
  15. ^ "Road to Russia with new milestone" [Rruga për në Rusi me një arritje të re] (në anglisht). FIFA. 15 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 21 mars 2015. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 21 mars 2015. Marrë më 27 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  16. ^ "Zimbabwe expelled from the preliminary competition of the 2018 FIFA World Cup Russia" [Zimbabveja përjashtohet nga kompedicioni preeliminator i Kupës së Botës 2018 në Rusi] (në anglisht). FIFA. 12 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mospërputhje stampash kohore te |archive-date= / |archive-url=; sugjerohet 16 nëntor 2017 (Ndihmë!) "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2017. Marrë më 27 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  17. ^ "Indonesia excluded from 2018 World Cup qualifiers" [Indonezia përjashtohet nga kualifikueset e Kupës së Botës 2018] (në anglisht). Reuters. 3 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2016.
  18. ^ "Kosovo & Gibraltar become eligible for 2018 World Cup Qualifying" [Kosova dhe Gjibraltari të disponueshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2018] (në anglisht). Rusia: RT. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2016. Marrë më 14 maj 2016.
  19. ^ "Long road to Russia begins in Dili" [Rruga e gjatë për në Rusi fillon në Dili] (në anglisht). FIFA. 11 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mospërputhje stampash kohore te |archive-date= / |archive-url=; sugjerohet 16 nëntor 2017 (Ndihmë!) "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2017. Marrë më 27 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  20. ^ "FIFA World Cup Preliminary Draw: 1 week to go" [Shorti paraeliminator i FIFA Kupës së Botës: 1 javë e mbetur] (në anglisht). FIFA. 18 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mospërputhje stampash kohore te |archive-date= / |archive-url=; sugjerohet 16 nëntor 2017 (Ndihmë!) "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2017. Marrë më 27 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  21. ^ "Organising Committee for the FIFA World Cup extends its responsibilities to cover 2018 and 2022" [Komiteti organizativ për FIFA Kupës e Botës zgjeron përgjegjësit e tij për të mbuluar 2018 dhe 2022] (në anglisht). FIFA. 19 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2014. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2014. Marrë më 27 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  22. ^ "Konstantinovsky Palace to stage Preliminary Draw of the 2018 FIFA World Cup" [Pallati Konstantinovsky për të pritur shortin paraeliminator të 2018 FIFA Kupës së Botës] (në anglisht). FIFA. 10 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2014. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2014. Marrë më 27 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  23. ^ T.A.W. (12 dhjetor 2017). "How Iceland (population: 330,000) qualified for the World Cup" [Si Islanda (popullsia: 330,000) u kualifikua për në Kupën e Botës] (në anglisht). The Economist. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2017. Marrë më 13 dhjetor 2017. {{cite news}}: Mospërputhje stampash kohore te |archive-date= / |archive-url=; sugjerohet 13 nëntor 2017 (Ndihmë!)
  24. ^ "In first, 4 Arab countries qualify for FIFA World Cup Finals" [Për herë të parë 4 shtete arabe kualifikohen për në FIFA Kupën e Botës] (në anglisht). The Times of Israel. 12 tetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2017. Marrë më 13 tetor 2017. {{cite news}}: Mospërputhje stampash kohore te |archive-date= / |archive-url=; sugjerohet 13 nëntor 2017 (Ndihmë!)
  25. ^ Reineking, Jim (12 qershor 2018). "FIFA World Cup 2018: Notable teams that failed to qualify" [2018 FIFA Kupa e Botës: Ekipe të shquara që dështuan të kualifikoheshin] (në anglisht). USA Today. Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2018. Marrë më 27 qershor 2018.
  26. ^ "FIFA/Coca-Cola World Ranking" [FIFA/Coca-Coca Renditja Botërore] (në anglisht). FIFA. 7 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2018. "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2016. Marrë më 28 tetor 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  27. ^ "Hidhet shorti i Botërorit 2018, ndeshja hapëse Rusi-Arabi Saudite". Top-Channel.tv. 1 dhjetor 2017. Marrë më 28 tetor 2018.
  28. ^ "Hidhet shorti i Botërorit/ Argjentina në grup 'ferri', 32 skuadra mësojnë kundërshtarët (Video)". BalkanWeb.com. 1 dhjetor 2017. Marrë më 28 tetor 2018.
  29. ^ "OC for FIFA Competitions approves procedures for the Final Draw of the 2018 FIFA World Cup" (në anglisht). FIFA. 14 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2017. {{cite web}}: Mospërputhje stampash kohore te |archive-date= / |archive-url=; sugjerohet 10 nëntor 2017 (Ndihmë!) "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2018. Marrë më 28 tetor 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  30. ^ "Organising Committee for FIFA Competitions: Updates on the FIFA World Cup and women's tournaments" [Komiteti organizativ për kompedicionet e FIFA-s: Përditsime rreth FIFA Kupës së Botës dhe turnamentet e grave] (në anglisht). FIFA. 8 shkurt 2018. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2018. Marrë më 9 shkurt 2018. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2018. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  31. ^ "Regulations – 2018 FIFA World Cup Russia" [Rregullat – 2018 FIFA Kupa e Botës Rusia] (PDF) (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2017.
  32. ^ "Rest periods for the players on the provisional list for the 2018 FIFA World Cup Russia" [Periudha e pushimeve për lojtarët në listën fillestare për 2018 FIFA Kupën e Botës] (PDF) (në anglisht). FIFA. 30 mars 2017. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 18 prill 2017. "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 18 prill 2017. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  33. ^ "2018 FIFA World Cup – Statistical Kit – Referees" [2018 FIFA Kupa e Botës – Statistikat – Gjyqtarët] (PDF) (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 qershor 2018. Marrë më 11 korrik 2018.
  34. ^ "World Cup 2018 List of video match officials" [Kupa e Botës 2018 Lista e gjyqtarëve të VAR] (PDF) (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 30 prill 2018.
  35. ^ "World Cup 2018: Referee Fahad Al Mirdasi 'banned over match-fixing attempt in Saudi Arabia'" [Kupa e Botës 2018: Gjyqtari Fahad Al Mirdasi i dënuar me tentativ trukimi të ndeshjes në Arabinë Saudite] (në anglisht). BBC Sport. 16 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2018.
  36. ^ "FIFA statement on the situation of the Saudi Arabian referee Fahad AL MIRDASI" [Deklarata e FIFA-s rreth situatës së gjyqtarit arab Fahad Al Mirdasi] (në anglisht). FIFA. 30 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2018.
  37. ^ "Updated: List of FIFA match officials for the 2018 FIFA World Cup" [Përditsim: Lista e zyrtarëve të ndeshjeve të FIFA-s për 2018 FIFA Kupën e Botës] (PDF) (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 qershor 2018. "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 qershor 2018. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  38. ^ "Betraying the Game: African officials filmed taking cash" [Tradhëtari lojën: Zytarët afrikan filmohen duke marrë para] (në anglisht). BBC Sport. 7 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2018. Marrë më 20 qershor 2018.
  39. ^ "Konfirmohet zyrtarisht a përdoret VAR në Botërorin në Rusi". Insporti.com. 3 mars 2018. Marrë më 28 tetor 2018.
  40. ^ "Historike/ Teknologjia në "Rusi 2018", FIFA do të përdorë "VAR-in" në Botëror". BalkanWeb.com. 22 janar 2018. Marrë më 28 tetor 2018.
  41. ^ a b "Teknologjia VAR do të përdoret në Botëror për katër raste". Koha.net. 3 mars 2018. Marrë më 28 tetor 2018.
  42. ^ "VAR vendimtar në Botëror, ja çfarë thotë FIFA". Lajmi.net. 30 qershor 2018. Marrë më 28 tetor 2018.
  43. ^ "Video / Perla e Ronaldos dhe tregolësh, Portugali-Spanjë dhuron spektakël". Mapo.al. 15 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2018. Marrë më 28 tetor 2018.
  44. ^ "Franca mposht Australinë falë teknologjisë". JOQ.al. 16 qershor 2018. Marrë më 28 tetor 2018.[lidhje e vdekur]
  45. ^ "Rekord i penalltive në Botërorin "Rusia 2018"". Insporti.com. 26 qershor 2018. Marrë më 28 tetor 2018.
  46. ^ McLean, Max (16 qershor 2018). "12 very different opinions on VAR at the World Cup to help you make your mind up" [12 opsione të ndryshme mbi VAR-in në Kupën e Botës që do tju ndihmojnë ta ndanin mendjen]. The Irish Independent (në anglisht). Marrë më 27 qershor 2018.
  47. ^ "FIFA: VAR, një sukses i Kampionatit Botëror përkundër polemikave". Telegrafi.com. 29 qershor 2018. Marrë më 28 tetor 2018.
  48. ^ "2018 FIFA World Cup Bid Evaluation Report: Russia" [Reporti i Kanditaturës së 2018 FIFA Kupës së Botës: Rusia] (PDF) (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 dhjetor 2010. Marrë më 10 dhjetor 2002. "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 dhjetor 2010. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  49. ^ National Geographic Atlas [Atlas Kombëtar i Gjeografisë] (në anglisht). National Geographic Society. 2011. fq. 59.
  50. ^ "The border between Europe and Asia" [Kufiri midis Evropës dhe Azisë]. welcome2018.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2018. Marrë më 23 qershor 2018.
  51. ^ Marikar, Hafiz. "Russia to host next FIFA World Cup" [Rusia të mikprese Kupën e ardhshme të Botës] (në anglisht). Dailynews.lk. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2014. Marrë më 23 korrik 2014.
  52. ^ "Почему у России осталось только 14 стадионов к ЧМ-2018 – Известия" [Pse janë vetëm 14 stadiume për Rusinë në Kupën e Botës 2018] (në rusisht). Izvestia. 7 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2011. Marrë më 8 tetor 2011.
  53. ^ "2018 FIFA World Cup to be played in 11 Host Cities" [2018 FIFA Kupa e Botës do të luhet në 11 qytete pritëse] (në anglisht). FIFA. 29 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2014. Marrë më 29 shtator 2012. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2014. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  54. ^ Saakov, Rafael (22 korrik 2014). "Russia 2018: Major challenges for next World Cup hosts" [Rusia 2018: Sfida të mëdhaja për pritësit e ardhshëm të Kupës së Botës] (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2014. Marrë më 29 korrik 2014.
  55. ^ Rogovitskiy, Dmitriy (21 tetor 2014). "Russia on track for World Cup 2018, say FIFA inspectors" [Rusia në rrugë për Kupën e Botës 2018, thonë inspektorët e FIFA-s] (në anglisht). Reuters. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2014. Marrë më 29 tetor 2014. Arkivuar 29 tetor 2014 tek Wayback Machine "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2014. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  56. ^ "Stadium names for the 2018 FIFA World Cup Russia confirmed" [Emrat e stadiumeve për 2018 FIFA Kupën e Botës Rusi të konfirmuara] (në anglisht). FIFA. 8 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2017. {{cite web}}: Mospërputhje stampash kohore te |archive-date= / |archive-url=; sugjerohet 11 nëntor 2017 (Ndihmë!) "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2017. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  57. ^ "World Cup 2018 stadiums: A guide to the venues of this summer's tournament" [Stadiumet e Kupës së Botës 2018: Një guidë për vëndet e këtij turnamenti të verës] (në anglisht). The Telegraph. 30 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2018. Marrë më 14 qershor 2018.
  58. ^ "Стадион на 45000 зрительских мест к Чемпионату мира по футболу в Нижнем Новгороде" [Stadium për 45,000 spektatorë për Kupën e Botës në Nizhny Novgorod]. stroytransgaz.ru (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2017. Marrë më 31 maj 2018.
  59. ^ "Стадион на Крестовском ввели в эксплуатацию" [Stadiumi në Krestovsky i vendosur në veprim] (në rusisht). fontanka.ru. 29 dhjetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2017. Marrë më 31 maj 2018.
  60. ^ "Стадион ЧМ-2018 по футболу в Волгограде введен в эксплуатацию" [Kupa e Botës 2018 në Volgograd u vendos në operim] (në rusisht). RIA Novosti. 3 prill 2018. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2018. Marrë më 31 maj 2018.
  61. ^ "Luzhniki Stadium" [Stadiumi Luzhniki] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2017. Marrë më 15 qershor 2018. {{cite web}}: Mospërputhje stampash kohore te |archive-date= / |archive-url=; sugjerohet 16 nëntor 2017 (Ndihmë!) "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2018. Marrë më 28 tetor 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  62. ^ "Spartak Stadium" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2018. Marrë më 15 qershor 2018. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2018. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  63. ^ "Saint Petersburg Stadium" [Stadiumi Shën Petersburg] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2017. Marrë më 15 qershor 2018. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2017. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  64. ^ "Fisht Stadium" [Stadiumi Fisht] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2018. Marrë më 15 qershor 2018. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2018. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  65. ^ "Volgograd Arena" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2017. Marrë më 15 qershor 2018. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 dhjetor 2017. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  66. ^ "Rostov Arena" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2018. Marrë më 15 qershor 2018. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2018. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  67. ^ "Nizhny Novgorod Stadium" [Stadiumi Nizhny Novgorod] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2018. Marrë më 15 qershor 2018. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2018. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  68. ^ "Kazan Arena" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2018. Marrë më 15 qershor 2018. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2018. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  69. ^ "Samara Arena" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 15 qershor 2018. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  70. ^ "Mordovia Arena" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2018. Marrë më 15 qershor 2018. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2018. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  71. ^ "Kaliningrad Stadium" [Stadiumi Kaliningrad] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2017. Marrë më 15 qershor 2018. "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2017. Marrë më 28 tetor 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  72. ^ "Ekaterinburg Arena" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2018. Marrë më 15 qershor 2018. "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2017. Marrë më 28 tetor 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  73. ^ "Team Base Camps for 2018 FIFA World Cup confirmed" [Kampet për ekipet për 2018 FIFA Kupën e Botës konfirmohen] (në anglisht). FIFA. 9 shkurt 2018. Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2018. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2018. Marrë më 28 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  74. ^ McNulty, Phil (12 qershor 2018). "World Cup 2018: Life inside the England bubble – what they can expect in Repino" [Kupa e Botës 2018: Jeta brënda flluskës së Anglisë – çfarë presin ata në Repino] (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2018. Marrë më 15 qershor 2018.
  75. ^ Grohmann, Karolos (14 qershor 2018). "Soccer: No tropical paradise? No problem for Germany, says midfielder Kroos" [Futboll? Jo parajsë tropikale? Jo problem për Gjermaninë, thotë mesfushori Kroos] (në anglisht). Reuters. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2018. Marrë më 7 korrik 2018.
  76. ^ "Croatia defender Pivaric says he has 'excellent' 1st impression of training base" [Mbrojtësi i Kroacisë Pivaric thotë se ai ka përshtypje të 'shkëlqyeshme' për bazën stërvitore]. Fourfourtwo.com (në anglisht). 12 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2018. Marrë më 15 qershor 2018.
  77. ^ Ames, Nick (27 mars 2018). "World Cup 2018: what is a Fan ID and do I need one to watch games in Russia?" [Kupa e Botës 2018: çfarë është një Id tifozi dhe a më duhet një për të parë ndeshjet në Rusi?]. The Guardian (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2018. Marrë më 10 qershor 2018.
  78. ^ Wildie, Tom (8 qershor 2018). "Aussie soccer fan's World Cup dream crushed by new Russian visa rejection" [Ëndërra e tifozit australian për të parë Kupën e Botës shkatërrohet nga rufuzimi rus i vizës] (në anglisht). ABC News. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2018. Marrë më 10 qershor 2018.
  79. ^ "What World Cup fans going to Russia should know" [Çfarë duhet të dinë tifozët e Kupës së Botës që po ikin në Rusi] (në anglisht). BBC Sport. 6 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2018. Marrë më 10 qershor 2018.
  80. ^ "Match report – Final – France v Croatia" [Raporti i ndeshjes – Finalja – Franca v Kroacia] (PDF) (në anglisht). FIFA. 15 korrik 2018. Marrë më 15 korrik 2018.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]