Jump to content

Shanllëurfa

Coordinates: 37°09′30″N 38°47′30″E / 37.15833°N 38.79167°E / 37.15833; 38.79167
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Urfa
Shanllëurfa
View of Urfa
Harran
Rizvaniye Mosque
Urfa Castle
Halfeti
Göbekli Tepe
Mevlid-i Halil Mosque
Në drejtim të akrepave të orës nga lart: Pamje e Urfa, Xhamia Rizvanije, Halfeti, Xhamia Mevlid-i Halil, Göbekli Tepe, Kalaja e Shanllëurfës, Harran
Nofka(t): 
Qyteti i Profetëve[1]
Shanllëurfa is located in Earth
Shanllëurfa (Earth)
Koordinatat: 37°09′30″N 38°47′30″E / 37.15833°N 38.79167°E / 37.15833; 38.79167
VendiTurqia Turqia
Provincat e TurqisëShanllëurfa
Qeveria
 • KryetariZeynel Abidin Beyazgül (AKP)
 • GuvernatorAbdullah Erin
Lartësia mbidetare
477 m (1,565 ft)
Popullsia
 (2018)
 • Gjithsej2.031.425
Zona kohoreUTC+3 (TRT)
Faqja zyrtarewww.sanliurfa.bel.tr

Urfa, zyrtarisht i njohur si Shanllëurfa është një qytet në Turqinë juglindore dhe kryeqyteti i Provincës Shanllëurfa. Popullsia e saj prej mbi dy milionë banorësh përfshin turq etnikë, kurdë dhe arabë. Urfa ndodhet në një fushë rreth 80 km në lindje të lumit Eufrat dhe është vendbanimi ku lindi Artisti i madh Ibrahim Tatlises. Klima e saj karakterizohet nga vera jashtëzakonisht të nxehta, të thata dhe dimra të freskët dhe të lagësht.

Rreth 12 km në verilindje të qytetit ndodhet vendi i famshëm neolitik i Göbekli Tepe, tempulli më i vjetër i njohur në botë, i cili u themelua në mijëvjeçarin e 10-të pes.[2] Zona ishte pjesë e një rrjeti të vendbanimeve të para njerëzore ku ndodhi revolucioni bujqësor. Për shkak të lidhjes së saj me historinë jehude, të krishterë dhe islame, dhe një legjende sipas së cilës ishte vendlindja e Abrahamit, Urfa është mbiquajtur "Qyteti i Profetëve".[1]

Për një kohë gjatë sundimit të Antiohus IV Epifanes (175–164 p.e.s.) qyteti u emërua Callirrhoe ose Antiokia në Callirhoe (greqishtja e lashtë: Ἀντιόχεια ἡ ἐπὶ Καλλιρρόης). Gjatë sundimit bizantin u quajt Justinopolis. Para sundimit turk, shpesh njihej më mirë me emrin e dhënë nga Seleukidët, Ἔδεσσα, Edesa.

Şanlı do të thotë "i madh, i lavdishëm, dinjitoz" në turqisht dhe Urfa u riemërua zyrtarisht Şanlıurfa ("Urfa e Lavdishme") nga Asambleja e Madhe Kombëtare Turke në vitin 1984, në njohje të rezistencës lokale në Luftën për Pavarësi Turke. Titulli u dha pas kërkesave të përsëritura nga anëtarët e parlamentit të qytetit, të etur për të marrë një titull të ngjashëm me ata që u jepen qyteteve fqinje Gazi (Veteran) Antep dhe Kahraman (Heroik) Maraş.

  1. ^ a b "'City of prophets' drawing faith tourists". Hürriyet Daily News (në anglisht). 20 nëntor 2014. Marrë më 29 tetor 2020.
  2. ^ "The World's First Temple - Archaeology Magazine Archive". archive.archaeology.org (në anglisht). Marrë më 22 mars 2018.