Stadiumi Fadil Vokrri
Emri i plotë | Stadiumi Fadil Vokrri |
---|---|
Vendndodhja | Rr. Fehmi Agani p.n., 10000 Prishtinë, Kosovë |
Koordinatat | 42°39′47″N 21°09′25″E / 42.66297°N 21.15688°E |
Pronari | Prishtina |
Operatori | KF Prishtina |
Kapaciteti | 12.810 |
Madhësia e fushës | 105 x 68 |
Sipërfaqja | Bari |
Ndërtimi | |
Ndërtuar | 1951-1953 |
Hapur | 17 maj 1953 |
Rinovuar | 2005 dhe 2016-2018 |
Çmimi i ndërtimit | 3.800.000 € (renovimi 2016–2018) |
Përdoruesit | |
KF Prishtina Përfaqësuesja kosovare e futbollit |
Stadiumi Fadil Vokrri është një stadium multi-qëllimor në Prishtinë, Kosovë, dhe është një nga stadiumet më të mëdha në Kosovë, aktualisht përdoret kryesisht për ndeshjet e futbollit dhe është shtëpi e KF Prishtinës. Stadiumi pas renovimit ka një kapacitet prej 12,810 ulësesh. Ajo është gjithashtu një nga dy stadiumet e Kosovës që përdoren për ndeshjet ndërkombëtare të Përfaqësueses kosovare të futbollit.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stadiumi filloi ndërtimin në vitin 1951 dhe që nga viti 1953 është në shërbim të KF Prishtinës. Stadiumi në vitin 2018 u riemërtua nga Stadiumi i Qytetit në Stadiumin Fadil Vokrri pas vdekjes së legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri.
Kuriozitetet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në dhjetor 2007 ishte hera e parë pas Luftës së Kosovës, që stadiumi ishte i mbushur për afro 30,000 njerëzve, për një koncert të reperit amerikan 50 Cent.
Ndeshjet internacionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 7 shtatorë 2002, u mbajt miqësorja e parë pas Luftës së Kosovës midis Kosovës dhe Shqipërisë.
# | Data | Kompedicioni | Kundërshtari | Rezultati | Shikuesit | |
---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshjet nga viti 2002 | ||||||
1. | 7 shtator 2002 | Miqësore | Shqipëria | 0–1 | 25,000 | |
2. | 17 shkurt 2010 | 2–3 | 10,000 | |||
3. | 7 shtator 2014 | Omani | 1–0 | 10,700 | ||
4. | 10 tetor 2015 | Guinea Ekuatoriale | 2–0 | 6,700 | ||
5. | 13 nëntor 2015 | Shqipëria | 2–2 | 38,000 | ||
6. | 10 shtator 2018 | UEFA Liga e Kombeve | Ishujt Faroe | 2–0 | 12,667 | |
7. | 11 tetor 2018 | Malta | 3–1 | 12,365 | ||
8. | 20 nëntor 2018 | Azerbajxhani | 4–0 | 13,000 | ||
9. | 21 mars 2019 | Miqësore | Danimarka | 2–2 | 13,000 | |
10. | 24 mars 2019 | Kualifikuese për evropianin UEFA Euro 2020 | Bullgaria | 1–1 | 12,580 | |
11. | 7 shtator 2019 | Republika Çeke | 2–1 | 12,678 | ||
12. | 10 tetor 2019 | Miqësore | Gjibraltari | 1–0 | 12,000 | |
13. | 14 tetor 2019 | Kualifikuese për evropianin UEFA Euro 2020 | Mali i Zi | 2–0 | 12,494 | |
14. | 17 nëntor 2019 | Anglia | 0–4 | 12,326 | ||
15. | 6 shtator 2020 | UEFA Liga e Kombeve 2020–21 | Greqia | 1–2 | 0[1] | |
16. | 11 tetor 2020 | Sllovenia | 0–1 | |||
17. | 18 nëntor 2020 | Moldavia | 1–0 |
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Pamje e Stadiumit
-
Pamje gjatë ndeshjes Prishtina-Ferizaj
-
Qendra Tregtare "Bororamiz" dhe Stadiumi