Kanuni i Labërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Kanuni i Labërisë i quajtur edhe Kanuni i Papazhulit/Papa Zhulit ose Idriz Sullit është mënyra si është quajtur bashkësia e rregullave të së drejtës zakonore në krahinat jugperëndimore të Shqipërisë, Lumi i Vlorës, Himarë e Kurvelesh.

Emërtimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Termi kanun vjen nga greqishtja "κανών" ("kanon"),[1] që ndër të tjera do të thotë kopan dhe rend, dhe është tejbartur nga arabishtja në turqishten e hershme.[2] Forma Kanuni i Papazhulit përdorej më përpara dhe sipas Eqrem bej Vlorës kur gjysmën e parë të shek. XVIII lebërit filluan të bëheshin muslimanë, e quajtën i Idriz Sullit - që ishte në atë kohë një kryetar i Progonatit. Himara që mbeti e krishterë vijoi të përdorte emërtimin e moçëm.[3]

Gojëdhëna[redakto | redakto tekstin burimor]

Në fshatin Zhulat gojëdhëna e radhitur kumton që në kohët bizantine jetonte një prijës i shquar i quajtur Papazhuli, i cili "nga mosha ish plak'i thinjur, por nga mëndja e nga krahu ish djal'i ri". Në atë kohë një ushtri e madhe kish ardhur nga deti, prijësi i të cilës quhej Kryelesh. Forcat e zbarkuara nga Adriatiku u ndalën në Fushën e Bardhë nën Zhulat dhe i çuan fjalë Papazhulit se ajo ushtri mësynte Kostantinopojën dhe nuk kishte qëllim të mpleksej me krahinën. Palët dhanë besë që për tri ditë të mos prekej njëri-tjetri dhe shkëmbyen pengje besimi, Papazhuli u tërhoq dhe të tretën ditë iu fanit sikur i foli dielli duke i thënë "mos e prek arín që të pret udhën". Kësodore Papazhuli e lejoi të kalonte ushtrinë lirisht ndër ato vise, Kurveleshit i mbeti emri në ndër të prijësit Kryelesh dhe në Kanunin e vendit u bënë disa ndryshime për t'iu afruar Kanunit të të huajve.[3]

Sipas një gojëdhëne radhitur nga Çabej më 1938-39:[4]

"Thuhet se para afërsisht një shekulli u patën bashkuar dy të parë nga të Labërisë, Idris Sulli nga Zhulati dhe Demir Dosti prej Kardhiqi për të reformuar kanunin e vjetër, posaçërisht për të rregulluar rishtas çështjen e rrëmbimit të moçëm dhe të zbimit të gruas."

Më tej shton komentimin e tij:

"Si duket, institucionet e lashta nuk po përkonin më me gjendjen e kohëve të reja."

Mbledhja[redakto | redakto tekstin burimor]

Mbledhja e parë e detajuar e këtij varianti të së drejtës zakonore shqiptare u bë në fillimvitet '50 nga Rrok Zojzi.[5]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ κανών, Henry George Liddell, Robert Scott, A Greek-English Lexicon, on Perseus
  2. ^ Lua error in Moduli:Citation/CS1/Identifiers at line 57: attempt to call upvalue 'make_wikilink' (a nil value).
  3. ^ a b Vlora, Ekrem. "Disa gojëthanje mbi "Kanunin e Papazhulit (ose të Idriz Sullit)"". adsh.unishk.edu.al. Romë: Shêjzat (it. Le Pleiadi) vj. 1, nr. 2-3. f. 56–61.  |dead-url=po i pavlefshëm (ndihmë)
  4. ^ Lua error in Moduli:Citation/CS1/Identifiers at line 57: attempt to call upvalue 'make_wikilink' (a nil value).
  5. ^ Lua error in Moduli:Citation/CS1/Identifiers at line 57: attempt to call upvalue 'make_wikilink' (a nil value).