Marcelo Brozović: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari Advanced mobile edit |
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari Advanced mobile edit |
||
Rreshti 239: | Rreshti 239: | ||
====Golat me kombëtaren==== |
====Golat me kombëtaren==== |
||
:''Scores and results list Croatia's goal tally first, score column indicates score after each Brozović goal.'' |
|||
{| class="wikitable sortable" |
|||
|+ List of international goals scored by Marcelo Brozović<ref>{{cite web|url=https://eu-football.info/_player.php?id=28719|title=Marcelo Brozović - national football team player|website=EU-Football.info|access-date=21 June 2018}}</ref> |
|||
|- |
|||
!scope="col"|No. |
|||
!scope="col"|Date |
|||
!scope="col"|Venue |
|||
!scope="col"|Cap |
|||
!scope="col"|Opponent |
|||
!scope="col"|Score |
|||
!scope="col"|Result |
|||
!scope="col"|Competition |
|||
|- |
|||
|1 |
|||
|13 October 2014 || [[Stadion Gradski vrt]], [[Osijek]], Croatia || style="text-align:center"|6 || {{fb|AZE}} || style="text-align:center"|4–0 || style="text-align:center"|6–0 || [[UEFA Euro 2016 qualifying Group H|UEFA Euro 2016 qualifying]] |
|||
|- |
|||
|2 |
|||
|28 March 2015 || [[Stadion Maksimir]], [[Zagreb]], Croatia || style="text-align:center"|8 || {{fb|NOR}} || style="text-align:center"|1–0 || style="text-align:center"|5–1 || UEFA Euro 2016 qualifying |
|||
|- |
|||
|3 |
|||
|17 November 2015 || [[Olimp-2]], [[Rostov-on-Don]], Russia || style="text-align:center"|14 || {{fb|RUS}} || style="text-align:center"|2–1 || style="text-align:center"|3–1 || [[Friendly (association football)|Friendly]] |
|||
|- |
|||
|4 |
|||
|23 March 2016 || Stadion Gradski vrt, Osijek, Croatia || style="text-align:center"|15 || {{fb|ISR}} || style="text-align:center"|2–0 || style="text-align:center"|2–0 || Friendly |
|||
|- |
|||
|5 |
|||
|rowspan="2"|12 November 2016 || rowspan="2"|Stadion Maksimir, Zagreb, Croatia || rowspan="2" align=center| 24 || rowspan="2"|{{fb|ISL}} || style="text-align:center"|1–0 || rowspan="2" style="text-align:center"| 2–0 || rowspan="2"|[[2018 FIFA World Cup qualification – UEFA Group I|2018 FIFA World Cup qualification]] |
|||
|- |
|||
|6 |
|||
|style="text-align:center"|2–0 |
|||
|- |
|||
|7 |
|||
|4 September 2021 || [[Tehelné pole]], [[Bratislava]], Slovakia || style="text-align:center"|65 || {{fb|SVK}} || style="text-align:center"|1–0 || style="text-align:center"|1–0 || [[2022 FIFA World Cup qualification – UEFA Group H|2022 FIFA World Cup qualification]] |
|||
|- |
|||
|} |
|||
== Referime == |
== Referime == |
Versioni i datës 4 mars 2024 20:40
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Marcelo Brozović[1] | ||
Datëlindja | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data | ||
Vendlindja | Zagreb, Kroaci | ||
Gjatësia | 1.81 m (5 ft 11 in)[2] | ||
Pozicioni | Mesfushor-mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Al Nassr | ||
Numri | 77 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2002–2010 | Hrvatski Dragovoljac | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2010–2011 | Hrvatski Dragovoljac | 22 | (1) |
2011–2012 | Lokomotiva | 33 | (5) |
2012–2015 | Dinamo Zagreb | 64 | (9) |
2015–2023 | Internazionale | 261 | (25) |
2023– | Al Nassr | 18 | (2) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2009–2010 | Kroacia U18 | 4 | (0) |
2011 | Kroacia U19 | 1 | (0) |
2011–2013 | Kroacia U20 | 5 | (3) |
2011–2014 | Kroacia U21 | 13 | (7) |
2014– | Kroacia | 93 | (7) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 25 shkurt 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 21 nëntor 2023 |
Marcelo Brozović (lindur më 16 nëntor 1992) është një futbollist profesionist kroat i cili luan si mesfushor-mbrojtës për klubin saudit Al Nassr dhe kombëtaren kroate.
Brozović nisi hapat e parë në futboll në akademinë e Hrvatski Dragovoljac. Ai bëri debutimin e tij si profesionist në sezonin 2010–11, gjatë së cilës u aktivizua në 22 ndeshje, por ekipi ra nga kategoria. Pas kësaj, ai firmosi me Lokomotivën, me të cilën luajti vetëm një sezon. Në gusht 2012, Brozović u transferua te Dinamo Zagreb, duke qënë një nga një lojtarët më të rëndësishëm të ekipit në tre vitet e ardhshme. Në janar 2015, ai u huazua në Itali te Interi për një vit e gjysëm. Pas mbarimit të huazimit, Interi pagoi 5 milion € për kartonin e tij. Brozović qëndroi për shtatë vite te Interi, duke zhvilluar mbi 300 ndeshje. Ai ndihmoi ekipin të fitonte titullin e Serie A në vitin 2021 (titulli i parë pas më shumë se një dekade) si dhe ndihmoi në arrijen e finaleve të UEFA Ligës së Kampioneve dhe UEFA Ligës së Evropës respektivisht në vitin 2023 dhe 2020.
Brozović luajti mbi 20 ndeshje me ekipet e moshave të Kroacisë. Debutimi i tij me ekipin e parë erdhi në qershor 2014. Ai ka luajtur me Kroacinë në tre edicione të FIFA Kupës së Botës (2014, 2018 dhe 2022), duke arritur në finale në vitin 2018, si dhe në dy edicione të UEFA Kampionatit Evropian (2016 dhe 2020). Në vitin 2023, ai udhëhoqi ekipin në finalen e UEFA Ligës së Kombeve 2023.
Karriera me klube
Vitet e para
Brozović ka lindur në Zagreb, dhe u rrit si futbollist te akademia e Hrvatski Dragovoljac. Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 24 korrik 2010 duke luajtur 90 minuta të plota në humbjen 4–1 kundër Dinamo Zagreb. Brozović shënoi golin e parë si profesionist më 18 mars 2011 kundër Karlovac.[3]
NK Lokomotiva
Në korrik 2011, Brozović firmosi me klubin tjetër kroat Lokomotiva, pas rënjes së Hrvatskit.[4] Ai u aktivizua në 27 ndeshje në sezonin e tij të parë, duke shënuar katër gola. Lokomotiva e mbylli sezonin në mesin e renditjes.
Dinamo Zagreb
Në gusht 2012, Brozović firmosi një kontratë shtatë-vjeçare me Dinamo Zagreb, duke zëvendësuar në mesfushë Milan Badelj, i cili ishte transferuar në Gjermani te Hamburger SV.[5] Ai mori fanellën me numrin 77 dhe bëri debutimin zyrtar më 14 shtator në barazimin pa gola kundër NK Osijek në kampionat, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[6] Katër ditë më vonë, Brozović luajti ndeshjen e tij të parë në UEFA Ligën e Kampioneve në humbjen 2–0 në shtëpi kundër Portos në fazën e grupeve.[7] Goli i tij i parë me klubin erdhi më 14 prill 2013 në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Inter Zaprešić.[8] Brozović e mbylli sezonin e tij të parë në Zagreb me 30 ndeshje dhe 2 gola në të gjitha kompeticionet. Dinamo fitoi kampionatin për herë të 15të në histori; ky ishte trofeu i parë në karrierën e Brozović.[9]
Brozović shënoi tetë gola në të gjitha kompeticionet gjatë sezonit 2013–14, duke vendosur një rekord personal për numrin e golave të shënuar në një sezon. Ai luajti 93 minuta në Superkupën e Kroacisë më 6 korrik 2013, me Dinamon që ngriti trofeun pasi mposhti me penallti ekipin rival Hajduk Split.[10] Më 12 prill 2014, Brozović u aktivizua 90 minuta të plota në fitoren 4–0 kundër Rijekës, duke zhvilluar ndeshjen e tij të 100të në elitën e futbollit kroat.[11]
Internazionale
2015–2019: Vitet e para dhe përshtatja në Itali
Më 24 janar 2015, Brozović firmosi me klubin italian Inter në formë huazimi për dy vite dhe me detyrim blerje pas mbarimit të huazimit.[12] Ai mori fanellën me numrin e tij të preferuar 77, e veshur më parë nga mesfushori ganez Sulley Muntari. Brozović bëri debutimin e tij zyrtar më 1 shkurt, duke luajtur në 20 minutat e fundit në humbjen 3–1 në transfertë kundër Sassuolos.[13] Vetëm tre ditë më vonë, Brozović bëri debutimin e tij në Kupën e Italisë duke u aktivizuar si titullar për 90 minuta në humbjen minimale 1–0 kundër Napolit në çerek-finale.[14] Ai shënoi golin e parë me Zikaltrit në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit, në fitoren 4–3 në shtëpi kundër Empolit.[15] Brozović e mbylli gjysmën e dytë të sezonit 2014–15 me 15 ndeshje, përfshirë 13 si titullar, dhe 1 gol.
Brozović e nisi sezonin e tij të parë të plotë me Interin duke luajtur si titullar në fitoren 1–0 kundër Atalantës në ndeshjen hapëse të kampionatit.[16] Ai shënoi golin e parë të sezonit më 23 nëntor në fitoren 4–0 në shtëpi kundër Frosinones, duke shënuar katër minuta pasi ishte aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 88të.[17] Pas kësaj, ai shënoi një gol të bukur nga distanca në një tjetër fitore 4–0, këtë herë në Stadio Friuli kundër Udineses, duke festuar me shokët me të ashtuquajturin festimin EpicBrozo – që është edhe pseudonimi i tij – që konsiston në vendosjen e gishtit të madh dhe gishtit tregues të dorës së majtë nën mjekër.[18]
Tre ditë më pas, Brozović shënoi një gol identik në suksesin 3–0 kundër Cagliarit në raundin e 16-tave të kupës.[19] Në ndeshjen e dytë të gjysëm-finales kundër ekipit rival Juventus, ai shënoi një dopietë, e para me Interin, duke e dërguar ndeshjen në kohën shtesë dhe më pas me penallti; Interi u mposht nga penalltitë, pavarësisht se Brozović shënoi në tentativën e tij.[20] Pas përfundimit të ndeshjes, statistikat treguan se kroati kishte vrapuar 17.81 km në 120 minuta lojë, përfshirë 13.8 në kohën e rregullt, duke vendosur një rekord në Evropë.[21][22] Interi e mbylli kampionatin në vendin e katërt, duke arritur rezultatin më të mirë që nga sezoni 2010–11, gjë që i siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.[23]
Më 15 shtator 2016, Brozović bëri debutimin e tij në kompeticionet evropiane për Interin kundër Hapoel Be'er Sheva në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës;[24] pavarësisht se e nisi ndeshjen si titullar, ai u zëvëndësua në fund të pjesës së parë nga trajneri Frank de Boer dhe vendosi të mos qëndronte në stolin e rezervave me shokët e tjerë të ekipit, një vendim ky që shkaktoi polemika.[25] Ai nuk u përfshi nga de Boer për ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Juventusit për "sjellje joprofesionale".[26] I pyetur në lidhje me këtë vendim, de Boer deklaroi se Brozović "duhej të shfaqi disipilinën e tij", duke shtuar se "ai bëri diçka që nuk mund t'a pranoj".[27]
Brozović u rikthye në ekip më 16 tetor për ndeshjen në shtëpi kundër Cagliarit,[28] e cila u mbyll me një humbje 2–1; ai nuk u aktivizua në këtë ndeshje.[29] Katër ditë në pas, ai luajti si titullar kundër Southamptonit në Ligën e Evropës, por u përjashtu me karton të kuq në minutën e 77të.[30] Pas largimit të de Boer dhe mbërritjes së Stefano Piolit si trajneri i ri i ekipit, Brozović pati rritje në formën e tij,[31] duke shënuar golin e parë të sezonit më 24 nëntor në humbjen 3–2 me përmbysje kundër Hapoel Be'er Shevës, një rezultat që konfirmoi eliminimin e Zikaltërve nga Liga e Evropës.[32] Në ndeshjen e rradhës në Serie A, Brozović shënoi golin e parë në kampionat për këtë sezon në fitoren 4–2 në shtëpi kundër Fiorentinës.[33] Më 7 dhjetor, Brozović firmosi një kontratë të re deri në vitin 2021 me një rrogë të re të përmirësuar.[34] Katër ditë më pas, ai shënoi dopietën e parë me Interin në fitoren 2–0 kundër Genoas në kampionat.[35]
Pas përmirësimit të performancave nën drejtimin e Piolit,[36][37] Brozović ruajti vendin e titullarit edhe pse performancat e tij patën ulje dhe ngritje me trajnerin e ri Luciano Spalletti.[38][39][40] Gjatë fundit të sezonit, ai u vendos në rolin e mesfushorit-mbrojtës në formacionin 4–2–3–1 të Spallettit.[41] Më 2 tetor, ai shënoi një dygolësh në fitoren 2–1 kundër ekipit të sapongjitur Beneventos.[42] Më 11 shkurt 2018, gjatë ndeshjes në kampionat kundër Bolonjës, Brozović u zëvëndësua në minutën e 58të pas një performance të dobët. Në momentin e zëvëndësimit, ai u fërshëllye nga disa sektorë të stadiumit, por ai u kundërpërgjigj duke duartrokitur me ironi.[43] Ai u gjobit për këtë veprim,[44] duke u lënë në stol në ndeshjen kundër Genoas, ndaj u cilës u aktivizua në minutat e fundit.[45] Në muajt e fundit të sezonit, Brozović u dallua për performancat e tij;[46][47] më 12 maj, ai luajti ndeshjen e 100të në Serie A në humbjen 2–1 në shtëpi kundër Sassuolos,[48] kurse në ndeshjen e fundit vendimtare kundër Lazios në transfertë për kualifikimin në Ligën e Kampioneve, Brozović ishte vendimtar me asistet e tij për golat e Danilo D'Ambrosios dhe Matías Vecinos, me Interin që fitoi 3–2,[49] duke siguruar rikthimin në Ligën e Kampioneve pas gjashtë sezonesh.[50]
Brozović e nisi sezonin 2018–19 duke debutuar në Ligën e Kampioneve si lojtar i Interit në fitoren 2–1 me përmbysje kundër Tottenhamit në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.[51] Pas kësaj, ai i dha fitoren Interit në ndeshjen kundër Sampdorias me një gol në minutën e 94të.[52] Gjatë këtij sezoni, Brozović ishte një nga lojtarët më të përdorur të trajnerit Spalletti, duke u aktivizuar në 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet.[53][54]
2019–2023: Scudetto, finalja e Ligës së Kampioneve dhe largimi
Në ndeshjen e parë të sezonit 2019–20, Brozović shënoi golin e parë të fitores 4–0 kundër Lecces në javën e parë të kampionatit, e cila ishte gjithashtu ndeshja e parë e Antonio Contes si trajner i Zikaltërve.[55] Në javën e katërt, ai shënoi një gol në fitoren 2–0 kundër Milanit në Derby della Madonnina.[56] Në ndeshjen e dytë derbi të sezonit, Brozović shënoi një gol të bukur nga distanca duke ndihmuar Interin të fitonte 4–2 me përmbysje;[57] ai luajti si kapiten në këtë ndeshje, duke zëvendësuar Samir Handanović i cili mungonte për shkak dëmtimi.[58][59] Në kampionat, Brozović ishte një nga lojtarët më të dalluar të ekipit,[60][61] duke u shpallur asistuesi më i mirë i ekipit (sëbashku me Alexis Sánchez) me 9 asiste.[62][63][64] Më 21 gusht 2020, ai luajti si titullar në finalen e Ligës së Evropës kundër Seviljes, e cila ishte ndeshja e tij e 200të me Interin; ai asistoi golin e mbrojtësit Diego Godín në pjesën e parë por Interi u mposht 3–2.[65]
Në sezonin e rradhës 2020–21, Brozović vazhdoi të ishte një lojtar i rëndësishëm në formacionin titullar. Ai shënoi golin e parë të sezonit më 31 tetor në barazimin 2–2 kundër Parmës.[66] Më 2 maj 2021, pas barazimit të Atalantës kundër Sassuolos në javën e 34tē, Inter u shpall matematikisht fitues i kampionatit katër javë nga fundi, duke i dhënë fund një dominimi 9-vjeçar nga Juventusi.[67] Ky ishte trofeu i parë i Brozović si lojtar i Interit.[68][69] Përgjatë sezonit ai regjistroi dy gola dhe shtatë asiste në të gjitha kompeticionet,[70] si dhe ishte lojtari me më shumë kilometra të përshkruar në kampionat.[71]
Në sezonin 2021–22, Brozović vazhdoi të ishte një lojtar i rëndësishëm në mesfushë nën drejtimin e trajnerit të ri Simone Inzaghi. Më 27 gusht 2021, në fitoren 3–1 në kampionat kundër Veronës, Brozović luajti ndeshjen e tij të 200të në Serie A, duke u bërë kroati i parë që arrin këtë shifër në epokën e tre pikëve për fitore.[72] Më 3 nëntor, ai shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve me Interin në fitoren 3–1 në transfertë kundër Sheriff Tiraspol në fazën e grupeve.[73] Më 11 janar 2022, Brozović fitoi trofeun e dytë me Interin, Superkupën Italiane, duke mposhtur në finale Juventusin 2–1.[74] Disa muaj më pas, ai fitoi edhe Kupën e Italisë, me Interin që mposhti Juventusin sërisht në finale, këtë herë me rezultatin 4–2.[75] Në kampionat, Interi e humbi Scudetton, e cila u fitua nga Milani, por Brozović i'u dha çmimi "Mesfushori më i Mirë i Sezonit".[76]
Më 6 nëntor 2022, ai u rikthye në aksion pas 49 ditësh mungesë në humbjen 2–0 në shtëpi kundër Juventusit, duke zhvilluar ndeshjen e tij të 300të me Zikaltrit.[77] Më 18 janar 2023, ai fitoi sërisht Superkupën Italiane, me Interin që fitoi 3–0 kundër Milanit.[78] Më 24 maj, Interi mposhti 2–1 Fiorentinën për të fituar kupën e 9të në histori.[79] Më 10 qershor, Brozović luajti si kapiten në finalen e UEFA Ligës së Kampioneve 2023 kundër Manchester Cityt, por Interi u mposht 1–0.[80][81] Gjatë këtij sezoni, Brozović e humbi vendin e titullarit për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme muskulare por edhe formës së mirë të Hakan Çalhanoğlu.[82] Ky ishte sezoni i fundit i Brozović me Zikaltrit; ai gjithsej luajti 330 ndeshje dhe shënoi 31 gola në të gjitha kompeticionet, duke fituar pesë trofe.[83][84]
Al Nassr
Më 3 korrik 2023, klubi saudit Al Nassr konfirmoi transferimin e Brozović për 18 milion €.[85][86] Ai bëri debutimin e tij zyrtar më 31 korrik duke luajtur 90 minuta në fitoren 4–1 kundër Union Sportive Monastirienne në Kupën e Klubeve Kampione Arabe.[87]
Karriera ndërkombëtare
Brozović është paraqitur me Kroacinë në nivelet nën-18, -19, -20 dhe -21. Me kombëtaren nën-21, ai ishte protagonist në vitin 2013, duke shënuar 7 gola në 8 ndeshje.
Më 31 maj 2014, Brozović u përfshi në listën e 23 lojtarëve të thirrur nga trajneri Niko Kovač për të luajtur në Kupën e Botës 2014.[88] Debutimi i tij me Kroacinë erdhi më 7 qershor në fitoren 1–0 në miqësoren kundër Australisë në Estádio de Pituaçu.[89] Brozović bëri debutimin e tij në Kupën e Botës pesë ditë më vonë, duke luajtur në 26 minutat e fundit në humbjen 3–1 kundër Brazilit.[90]
Pas Kupës së Botës, Brozović u bë një lojtar titullar gjatë kualifikueseve të UEFA Euro 2016, duke formuar një treshe në mesfushë sëbashku me Luka Modrić dhe Ivan Rakitić.[91] Ai shënoi golin e parë ndërkombëtar më 13 tetor 2014 në fitoren 6–0 kundër Azerbajxhanit.[92] Goli i tij i dytë në kualifikuese erdhi në mars 2015 në fitoren minimale 1–0 kundër Norvegjisë.[93]
Në maj 2016, ai ishte pjesë e ekipit që do të merrte pjesë në turnament.[94] Debutimi i tij në UEFA Kampionatin Evropian erdhi në fitoren 1–0 kundër Turqisë në ndeshjen e parë të Grupit D.[95] Më 12 nëntor 2016, Brozović shënoi dopietë në fitoren 2–0 kundër Irlandës në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018.[96]
Në maj 2018, Brozović u përfshi nga trajneri Zlatko Dalić në ekipin që do të merrte pjesë në Kupën e Botës 2018 në Rusi.[97] Kroacia arriti deri në finale, ku u mposht nga Franca me rezultatin 4–2. Gjatë turnamentit, Brozoviç ishte një nga lojtarët më të dalluar të ekipit.[98]
Jeta personale
Në janar 2010, Brozović mori pjesë në këngën "$agud - Car". Zëri i tij ishte në pjesën hyrëse.[99]
Statistikat e karrierës
Klube
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Hrvatski Dragovoljac | 2010–11 | Prva HNL | 22 | 1 | 1 | 0 | — | — | 23 | 1 | ||
Lokomotiva | 2011–12 | Prva HNL | 27 | 4 | — | — | — | 27 | 4 | |||
2012–13 | 6 | 1 | 1 | 1 | — | — | 7 | 2 | ||||
Gjithsej | 33 | 5 | 1 | 1 | — | — | 34 | 6 | ||||
Dinamo Zagreb | 2012–13 | Prva HNL | 23 | 2 | 1 | 0 | 6[a] | 0 | — | 30 | 2 | |
2013–14 | 27 | 6 | 6 | 1 | 8[b] | 1 | 1[c] | 0 | 42 | 8 | ||
2014–15 | 14 | 1 | 0 | 0 | 12[d] | 2 | 1[c] | 0 | 27 | 3 | ||
Gjithsej | 64 | 9 | 7 | 1 | 26 | 3 | 2 | 0 | 99 | 13 | ||
Internazionale (huazim) | 2014–15 | Serie A | 15 | 1 | 1 | 0 | — | — | 16 | 1 | ||
2015–16 | 32 | 4 | 3 | 3 | — | — | 35 | 7 | ||||
Internazionale | 2016–17 | Serie A | 23 | 4 | 2 | 1 | 3[e] | 1 | — | 28 | 6 | |
2017–18 | 31 | 4 | 2 | 0 | — | — | 33 | 4 | ||||
2018–19 | 32 | 2 | 2 | 0 | 8[a] | 0 | — | 42 | 2 | |||
2019–20 | 32 | 3 | 3 | 0 | 11[f] | 0 | — | 46 | 3 | |||
2020–21 | 33 | 2 | 4 | 0 | 5[a] | 0 | — | 42 | 2 | |||
2021–22 | 35 | 2 | 4 | 0 | 8[a] | 1 | 1[g] | 0 | 48 | 3 | ||
2022–23 | 28 | 3 | 3 | 0 | 9[a] | 0 | 0 | 0 | 40 | 3 | ||
Gjithsej | 261 | 25 | 24 | 4 | 44 | 2 | 1 | 0 | 330 | 31 | ||
Al Nassr | 2023–24 | Saudi Pro League | 17 | 2 | 2 | 0 | 5[h] | 1 | 5[i] | 0 | 29 | 3 |
Gjithsej karriera | 397 | 42 | 35 | 6 | 75 | 6 | 8 | 0 | 515 | 54 |
- ^ a b c d e Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ Dy ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Kampioneve, gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
- ^ a b Ndeshje në Superkupën e Kroacisë
- ^ Katër ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Kampioneve, tetë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, pesë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Ndeshje në Supercoppa Italiana
- ^ Të gjitha ndeshjet në AFC Ligën e Kampioneve
- ^ Të gjitha ndeshjet në Kupën Arabe të Klubeve Kampione
Kombëtarja
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Kroacia | 2014 | 7 | 1 |
2015 | 7 | 2 | |
2016 | 11 | 3 | |
2017 | 7 | 0 | |
2018 | 12 | 0 | |
2019 | 7 | 0 | |
2020 | 4 | 0 | |
2021 | 15 | 1 | |
2022 | 13 | 0 | |
2023 | 10 | 0 | |
Gjithsej | 93 | 7 |
Golat me kombëtaren
- Scores and results list Croatia's goal tally first, score column indicates score after each Brozović goal.
No. | Date | Venue | Cap | Opponent | Score | Result | Competition |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 13 October 2014 | Stadion Gradski vrt, Osijek, Croatia | 6 | Azerbajxhani | 4–0 | 6–0 | UEFA Euro 2016 qualifying |
2 | 28 March 2015 | Stadion Maksimir, Zagreb, Croatia | 8 | Norvegjia | 1–0 | 5–1 | UEFA Euro 2016 qualifying |
3 | 17 November 2015 | Olimp-2, Rostov-on-Don, Russia | 14 | Rusia | 2–1 | 3–1 | Friendly |
4 | 23 March 2016 | Stadion Gradski vrt, Osijek, Croatia | 15 | Izraeli | 2–0 | 2–0 | Friendly |
5 | 12 November 2016 | Stadion Maksimir, Zagreb, Croatia | 24 | Islanda | 1–0 | 2–0 | 2018 FIFA World Cup qualification |
6 | 2–0 | ||||||
7 | 4 September 2021 | Tehelné pole, Bratislava, Slovakia | 65 | Sllovakia | 1–0 | 1–0 | 2022 FIFA World Cup qualification |
Referime
- ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of Players" (në anglisht). FIFA. 11 qershor 2014. fq. 12. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 qershor 2015. Marrë më 8 korrik 2014.
- ^ "Marcelo Brozovic: Player Profile". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2019. Marrë më 15 tetor 2017.
- ^ "Hrvatski Dragovoljac vs. Karlovac 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 18 mars 2011. Marrë më 21 qershor 2018.
- ^ "Lokomotiva cilja na ostanak" [Lokomotiva ka për qëllim të qëndrojë]. HrSport.net (në kroatisht). 13 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2015. Marrë më 29 qershor 2014.
- ^ Ante Dubravac (31 gusht 2012). "Marcelo Brozović potpisao sedmogodišnji ugovor s Dinamom" [Marcelo Brozovic firmos një kontratë shtatë vjeçare me Dinamo-n]. Sportnet.hr (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 31 gusht 2012.
- ^ "Dinamo Zagreb vs. Osijek 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 14 shtator 2012. Marrë më 13 dhjetor 2016.
- ^ David Crossan (18 shtator 2012). "Porto extend Dinamo losing streak" (në anglisht). UEFA. Marrë më 13 dhjetor 2016.
- ^ "Dinamo Zagreb vs. Inter Zaprešić 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 14 prill 2013. Marrë më 13 dhjetor 2016.
- ^ "Prva Liga 2013–13". sportnet.hr (në kroatisht). Marrë më 2 mars 2024.
- ^ "Dinamo still on top in Croatia after Super Cup win" (në anglisht). UEFA. 6 korrik 2013. Marrë më 17 gusht 2023.
- ^ "Dinamo Zagreb vs. HNK Rijeka 4 – 0" (në italisht). Soccerway. 12 prill 2014. Marrë më 13 dhjetor 2016.
- ^ "Brozoviç: Për Interin refuzova Milanin"". Panorama Sport. 30 janar 2015. Marrë më 25 tetor 2019.
- ^ "Sasuolo zhyt Interin në krizë" (në sanskritisht). Panorama Sport. 2 shkurt 2015. Marrë më 25 tetor 2019.
- ^ "Higuain hero, Ranokia skandal". Gazeta e Sportit. 5 shkurt 2015. Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2015. Marrë më 8 shkurt 2015.
- ^ "Inter 4-3 Empoli: Seven second-half goals see Nerazzurri finish with a flurry" (në anglisht). Goal.com. 1 qershor 2015. Marrë më 1 qershor 2015.
- ^ "Internazionale vs. Atalanta - Football Match Summary - August 24, 2015" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 26 gusht 2020.
- ^ Hernán Buso (23 nëntor 2015). "Inter Milan 4-0 Frosinone: Delight for Mancini as his team climb top" (në anglisht). Vavel.com. Marrë më 23 nëntor 2015.
- ^ "Mauro Icardi scored twice as Inter Milan dispatched Udinese to extend their lead at the top of Serie A" (në anglisht). BBC.com. 13 dhjetor 2015. Marrë më 21 janar 2016.
- ^ "Inter 3-0 Cagliari: Mancini's men stroll to Coppa Italia win" (në anglisht). Goal.com. 15 dhjetor 2015. Marrë më 6 mars 2016.
- ^ "Coppa: Juve penalties break Inter hearts" (në anglisht). Football Italia. 2 mars 2016. Marrë më 6 mars 2016.
- ^ Andrea Sorrentino (3 mars 2016). "Inter, bellissima e amarissima la rimonta impossibile riesce ma ai rigori la Juve è perfetta" (në italisht). La Repubblica. fq. 46.
- ^ "Il record del 'Maratoneta' Brozovic, contro la Juve ha percorso circa 18 km". calcio.fanpage.it (në italisht). Marrë më 19 mars 2022.
- ^ "Inter, il girone di ritorno è uno strazio: Roberto Mancini parafulmine o colpevole?" (në italisht). Eurosport. 16 maj 2016. Marrë më 19 mars 2019.
- ^ "Inter 0-2 Hapoel Be'er Sheva: Woeful Nerazzurri whipped at home" (në anglisht). Goal.com. 15 shtator 2016. Marrë më 12 dhjetor 2016.
- ^ "Internazionale v Hapoel Be'er Sheva Live Commentary & Result, 15/09/2016, UEFA Europa League" (në italisht). Goal.com. Marrë më 19 mars 2017.
- ^ "'Unprofessional' Brozovic out of Inter-Juve" (në anglisht). Football Italia. 17 shtator 2016. Marrë më 12 nëntor 2016.
- ^ "De Boer: 'Brozovic must prove himself'" (në anglisht). Football Italia. 20 shtator 2016. Marrë më 12 dhjetor 2016.
- ^ "Brozovic back in Inter squad" (në anglisht). Football Italia. 15 tetor 2016. Marrë më 12 dhjetor 2016.
- ^ "Internazionale vs. Cagliari 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 16 tetor 2016. Marrë më 12 nëntor 2016.
- ^ Adrian Kajumba (20 tetor 2016). "Inter Milan 1-0 Southampton: Candreva nets stunning winter for 10-man hosts - 5 things we learned" (në anglisht). Mirror.co.uk. Marrë më 12 dhjetor 2016.
- ^ "Inter, Brozovic rinato con Pioli: 4 gol in 5 gare, meglio di Icardi" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 11 dhjetor 2016. Marrë më 12 dhjetor 2016.
- ^ "Nine more through to round of 32, Inter Milan out" (në anglisht). UEFA. 24 nëntor 2016. Marrë më 12 dhjetor 2016.
- ^ "Inter put four past Fiorentina". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 28 nëntor 2016. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2018. Marrë më 12 dhjetor 2016.
- ^ "Official: Brozovic renews with Inter" (në italisht). Football Italia. 7 dhjetor 2016. Marrë më 12 dhjetor 2016.
- ^ Andrea Sorrentino (12 dhjetor 2016). "Nuovo Brozovic e la difesa a tre così Pioli prova a sollevare l'Inter". La Repubblica (në italisht). fq. 47.
- ^ Marco Fallisi (11 dhjetor 2016). "Inter, Brozovic rinato con Pioli: 4 gol in 5 gare, meglio di Icardi" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ Tiziana Cairati (26 mars 2017). "Inter, Brozovic si ferma: ma Pioli lo riavrà subito" (në italisht). La Repubblica.
- ^ Andrea Sorrentino (2 tetor 2017). "Vietato incantare, l'Inter va al risparmio" (në italisht). La Repubblica. fq. 36.
- ^ Guido De Carolis (11 mars 2018). "Inter-Napoli 0-0, pagelle nerazzurre: Skriniar possente, Brozovic trasformato" (në italisht). La Corriere dello Sport.
- ^ Giancarlo Padovan (18 mars 2018). "L'Inter è tornata ed è più forte: Cancelo e Brozovic le armi in più di Spalletti". Calciomercato.com (në italisht).
- ^ Pierfrancesco Catucci (18 prill 2018). "Inter, goditi l'EpicBrozo 2.0: regista, letale, insostituibile" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 18 prill 2018.
- ^ "Talking Points: Benevento 1 Inter Milan 2 – Brozovic double inspires the Nerazzurri to rough win" (në anglisht). Daily Football Show. 2 tetor 2017. Marrë më 2 tetor 2017.
- ^ Kavan Flavius (13 shkurt 2018). "Inter to Make an Example of Playmaker Marcelo Brozovic for Sarcastic Clap Towards Fans" (në anglisht). 90min.com. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2022. Marrë më 21 qershor 2018.
- ^ "Brozovic to be fined by Inter" (në anglisht). Football Italia. 13 shkurt 2018. Marrë më 21 qershor 2018.
- ^ "Genoa 2-0 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. 17 shkurt 2018. Marrë më 21 qershor 2018.
- ^ "Agent: "Inter fans whistled at Brozovic and now he is their idol. Was close to join Sevilla in January"" (në anglisht). FedeNerazzurra.net. 29 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2022. Marrë më 21 qershor 2018.
- ^ Will Beckman (9 maj 2018). "Brozovic Has Changed Inter & Become Unsellable" (në anglisht). Sempre Inter. Marrë më 21 qershor 2018.
- ^ "Serie A: Inter-Sassuolo 1-2, as it happened..." Calciomercato.com (në anglisht). 12 maj 2018. Marrë më 24 qershor 2018.
- ^ "Stunning Inter Comeback Breaks Lazio Hearts and Seals Champions League Qualification" (në anglisht). Sports Illustrated. 20 maj 2018. Marrë më 23 maj 2018.
- ^ "Inter back in Champions League after dramatic recovery" (në anglisht). RTE.ie. 20 maj 2018. Marrë më 23 maj 2018.
- ^ Harry West (18 shtator 2018). "Inter 2 Tottenham 1: Icardi, Vecino complete dramatic late turnaround" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 19 shtator 2018.
- ^ "Sampdoria 0 Inter 1: Brozovic wins it late after VAR takes centre stage" (në anglisht). FourFourTwo. 22 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2018. Marrë më 23 shtator 2018.
- ^ Stampa:Cita web
- ^ "Inter, numeri sorprendenti. Che Brozovic: leader in 4 statistiche" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 18 janar 2020.
- ^ "'Maybe' - Inter's Brozovic keen to maintain focus in Scudetto challenge after stunning curler vs Lecce" (në anglisht). Goal.com. 27 gusht 2019. Marrë më 9 shkurt 2020.
- ^ Shamoon Hafez (9 shkurt 2020). "Inter Milan 4–2 AC Milan" (në anglisht). BBC Sport.
- ^ Shamoon Hafez (9 shkurt 2020). "Inter Milan 4–2 AC Milan" (në anglisht). BBC Sport.
- ^ "Inter, ecco chi è il capitano senza Handanovic". Calciomercato.com (në italisht). 9 shkurt 2020.
- ^ "Il migliore in campo di Inter-Milan è..." inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 10 shkurt 2020. Marrë më 15 shkurt 2020.
- ^ "Inter, ritirata la patente a Brozovic" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 27 gusht 2020.
- ^ "Brozovic, notte agitata in pronto soccorso" (në italisht). Sky Sport Italia. Marrë më 27 gusht 2020.
- ^ "Inter, i "valorizzati" e gli "involuti" di Conte" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 27 gusht 2020.
- ^ "Calciomercato Inter: Brozovic, si cercano acquirenti" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 28 gusht 2020.
- ^ "Season review: i nerazzurri più presenti in questa stagione". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 27 gusht 2020.
- ^ "Šokantan gol dotukao Brozovićev Inter! Lukaku zabio na pogrešnoj strani, Sevilla osvojila Europsku ligu". Sportske novosti (në kroatisht). 21 gusht 2020.
- ^ "Inter-Parma 2-2: doppio Gervinho, poi Brozovic e Perisic salvano i nerazzurri al 92'" (në italisht). La Repubblica. 31 tetor 2020. Marrë më 20 mars 2022.
- ^ Hina (2 maj 2021). "VIDEO: Inter je novi prvak Italije, pogledajte gol koji je Brozu, Perišiću i društvu donio veliko slavlje". Sportske novosti (në kroatisht). Marrë më 2 maj 2021.
- ^ "Inter je novi prvak Italije". Index.hr (në kroatisht). 2 maj 2021. Marrë më 2 maj 2021.
- ^ "Perišić i Brozović prvaci Italije! Konačno prekinuta velika vladavina Juventusa". Gol.hr (në kroatisht). 2 maj 2021. Marrë më 2 maj 2021.
- ^ Dražen Antolić (31 maj 2021). "Epic Brozo u svom stilu najavio turopoljsku premijeru Vatrenih: 'Ako osvojimo Euro, tetovirat ću se!'". Sportske novosti (në kroatisht). Marrë më 1 qershor 2021.
- ^ "Serie A, le squadre e i giocatori che hanno percorso più chilometri" (në italisht). Sky Sport Italia. 24 maj 2021. Marrë më 10 gusht 2021.
- ^ "Brozovic, la Lega Serie A celebra le 200 presenze nel nostro campionato: "Statistica-bomba"" (në italisht). L'Interista. Marrë më 20 mars 2022.
- ^ "Inter, missione compiuta: Sheriff arrestato e ottavi più vicini" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 3 nëntor 2021.
- ^ "Festa Inter in Supercoppa: Sanchez punisce la Juve al 121'!" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 12 janar 2022.
- ^ "L'Inter batte 4-2 la Juve e vince la Coppa Italia: decisiva la doppietta di Perisic" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 11 maj 2022.
- ^ "Serie A 2021/22: Brozovic eletto miglior centrocampista". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 22 maj 2022.
- ^ "Brozovic, 300 presenze con L'Inter". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 7 nëntor 2022.
- ^ "Festa Inter in Supercoppa: Milan travolto 3-0 con le magie di Dzeko e Lautaro!" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 18 janar 2023.
- ^ "Lautaro mostruoso, Fiorentina ribaltata: la Coppa Italia è dell'Inter!" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 24 maj 2023.
- ^ Edi Džindo (11 qershor 2023). "City je prvak, ali Brozović je ostavio srce na terenu". Večernji list (në kroatisht). Marrë më 11 qershor 2023.
- ^ "Inter, che peccato! Gioca alla pari col City, ma la Champions è di Guardiola" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 10 qershor 2023.
- ^ "Attento Brozovic, l'Inter ti è sfuggita di mano. Da leader e insostituibile a riserva" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 6 mars 2023. Marrë më 3 korrik 2023.
- ^ "Brozovic come nei film: un gran finale prima dell'addio" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 2 maj 2023. Marrë më 3 korrik 2023.
- ^ "L'Inter saluta Brozovic: "330 presenze, 31 gol e 5 trofei. E un'avventura…"". fcinternews.it (në italisht). 4 korrik 2023. Marrë më 4 korrik 2023.
- ^ "Inter's Brozovic joins Saudi side Al-Nassr" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 3 korrik 2023.
- ^ "OFFICIAL: Brozovic signs for Al Nassr". besoccer.com (në anglisht). Marrë më 3 korrik 2023.
- ^ "US Monastirienne 1–4 Al Nassr". Global Sport Archive (në anglisht). Marrë më 29 shkurt 2024.
- ^ "World Cup 2014: Lovren and Jelavic in Croatia squad" [Kupa e Botës 2014: Lovren dhe Jelavic në skuadrën e Kroacisë] (në anglisht). BBC Sport. 12 qershor 2014. Marrë më 29 qershor 2014.
- ^ "Australia's 1-0 loss to Croatia was a step in the right direction ahead of the World Cup kick-off" (në anglisht). Herald Sun. 7 qershor 2014. Marrë më 29 qershor 2014.
- ^ "Brazili "vjedh" një penallti, Nejmari është për… Oskar". Panorama Sport. 12 qershor 2014. Marrë më 8 shkurt 2015.
- ^ Aleksandar Holiga (15 tetor 2014). "How Croatia Used Luka Modric and Ivan Rakitic in a Midfield Diamond" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 3 mars 2024.
- ^ Elvir Islamović (13 tetor 2014). "Croatia beat Azerbaijan for third straight win" (në anglisht). Osijek: UEFA. Marrë më 21 qershor 2018.
- ^ "Croatia thrashes Norway 5-1 in Euro qualifier" (në anglisht). Yahoo. Marrë më 16 dhjetor 2015.
- ^ "Croatia's UEFA Euro 2016 Squad Named" (në anglisht). Croatia Week. 16 maj 2016. Marrë më 21 qershor 2018.
- ^ "Turkey 0-1 Croatia" (në anglisht). BBC Sport. 12 qershor 2016. Marrë më 21 qershor 2018.
- ^ Vala Hafstad (14 nëntor 2016). "Croatia Beats Iceland 2-0" (në anglisht). Iceland Review. Marrë më 21 qershor 2018.
- ^ Rauf Arshad (12 qershor 2018). "Croatia World Cup 2018 Squad & Possible Starting Lineups" (në anglisht). Total Sportek. Marrë më 21 qershor 2018.
- ^ "World Cup 2018: France 4-2 Croatia - player ratings" (në anglisht). BBC Sport. 15 korrik 2018. Marrë më 9 tetor 2019.
- ^ "ISPOVIJEST DINAMOVE ZVIJEZDE PRIJE TRANSFERA". Jutarnji.hr (në kroatisht). 23 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2014. Marrë më 23 tetor 2014.
- ^ "Marcelo Brozović" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 8 shkurt 2015.
- ^ "Profili i Marcelo Brozović te Scoresway". Scoresway (në anglisht). Scoresway. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2017. Marrë më 8 shkurt 2015.
- ^ "Football : Marcelo Brozović" (në anglisht). Football DataBase. Marrë më 8 shkurt 2015.
- ^ "Marcelo Brozović - national football team player". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 31 dhjetor 2014.
- ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Marcelo Brozović" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
- ^ "Marcelo Brozović - national football team player". EU-Football.info. Marrë më 21 qershor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
Lidhje të jashtme
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Marcelo Brozović. |
- Profili Arkivuar 31 mars 2019 tek Wayback Machine te inter.it
- Marcelo Brozović Arkivuar 24 tetor 2014 tek Wayback Machine – Rekordi kompetitiv te FIFA
- Marcelo Brozović - Rekordi kompetitiv te UEFA
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Probleme teknike me llogaritjen e moshës
- Lindje 1992
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë kroatë
- Futbollistë në kombëtaren kroate
- Futbollistë në NK Hrvatski Dragovoljac
- Futbollistë në NK Lokomotiva
- Futbollistë në NK Dinamo Zagreb
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në Prva HNL
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2016
- Futbollistë në 2018 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2020