Jump to content

Gadimja e Epërme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gadime e Epërme)
Gadime e Epërme
Kështjellanë
Fshat

Gadime e Epërme është një vendbanim në komunën e Lipjanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Kështjellanë. Është vendbanim i grupit kulturor dardan dhe është i tpit kodrinor.

Kalaja-Gradina ngrihet në lindje të fshatit. Vendbanimi gjendet mbi kodrën që përmes një lugu të gjerë në pjesën lindore të saj, lidhet me prapavijën kodrinore, ndërsa në pjesët e tjera janë mjaft të rrëpinjta. Rrëzat jugore dhe jugperëndimore i lagë një lum i vogël. Pjesa e epërme e kodrës u banua që në epokën eneolitike, ndërsa gjatë epokës së hekurit vendbanimi u zgjerua. Në rrafshin rrëzë kodrës u zbuluan gjurmë të një vendbanimi të vogël të periudhës romake.[1]


Në hartën gjeografike austriake të vitit 1689 u regjistrua vetëm me emrin Gadime. Në sallnamet e Vilajetit të Kosovës së vitit 1893 është regjistruar vetëm me emrin Gadime. Në Turqi u shpërngulën familja Gjaqi, Hasan Demiri e Hasan Agushi të tërë me familje. Fshati ka pësuar që nga sundimi osman. Në prill 1999 u dëbuan në Maqedoni banorët e fshatit dhe musafirët, që ishin 27,318 qytetar, fshati është plaçkitur.

  1. ^ Osmani, Jusuf (2003). Vendbanimet e Kosovës. Prishtinë: Shkrola. fq. 110. ISBN 9951-8547-4-5.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]