Jump to content

KF Teuta Durrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Teuta Durrës
Emri i plotëKlubi Futbollit Teuta Durrës
Pseudonimi(et)Djemtë e Detit
Durrësakë
Themeluar1920; 104 vite më parë (1920)
si Klubi Sportiv Urani
StadiumiStadiumi Niko Dovana
Kapaciteti13,000
PresidentiEdmond Hasanbelliu
TrajneriGentian Begeja
LigaKategoria Superiore
2023–246të
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Klubi Futbollit Teuta Durrës është klubi futbollistik i qytetit të Durrësit themeluar në vitin 1920 me emrin KS Urani emër të cilin e ndërruan pas dy viteve në SK Durrës. Pas pjesëmarrjes së skuadrës në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar në vitin 1930 klubi merr emrin e mbretëreshës ilire Teuta, duke u quajtur KS Teuta Durrës. Më 1946 pas Luftës së Dytë Botërore emërohet nga komunistët si KS Ylli i Kuq Durrës deri në vitin 1949, vit në të cilin emërohet KS Durrës, pastaj më 1951 KS Puna Durrës, 1958 KS Lokomotiva Durrës e deri në vitin 1991 kur i rikthehet emri KS Teuta Durrës emër të cilin e mban edhe sot. Ndeshjet si vendas KS Teuta Durrës i luajnë në Stadiumin Niko DovanaDurrës. Shikueshmëria mesatare e ndeshjeve në stadiumin me kapacitet prej 13.000 vendeve është diku 3.000 shikues për ndeshje.

Skuadra e klubit Teuta është skuadra kampione në fuqi e Kategorisë Superiore dhe e ka fituar 2 herë Kategorinë Superiore shqiptare dhe tre herë ka fituar Kupën e Shqipërisë. Në arenën e futbollit evropian ka marrë pjesë në Kupën UEFA tri herë, në Kupën Intertoto ka luajtur po ashtu tri herë ndërsa në Kupën e Kupave një herë dhe në Kupën Ballkanike ka luajtur një herë.

Tani klubi udhëhiqet nga presidenti i klubit Edmond Hasanbelliu.

Rajoni Kompeticioni Trofe Sezonet
Shqipëri Kategoria Superiore 2 1993–94, 2020/21
Kategoria e Parë 2 1958–59, 1960–61
Kupa e Shqipërisë 4 1994–95, 1999–00, 2004–05, 2019–20

KS Teuta ne kupat e Europes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga korriku, 2013.

Sezoni Kompeticioni Raundi Shteti Klubi Ne Shtepi Jashte Shtepie Totali
1994/95 UEFA Kupa QR Qiproja Apollon Limassol 1–4 2–4 3–8
1995/96 UEFA Kupa e Kupave QR Finlanda TPS Turku 3–0 0–1 3–1
1R Italia AC Parma 0–2 0–2 0–4
1996/97 UEFA Kupa 1QR Sllovakia FC Kosice 1–4 1–2 2–6
1999 Kupa Intertoto 1R Islanda IA Akranes 2–1 1–5 3–6
2000/01 Kupa UEFA 2QR Austria SK Rapid Wien 0–4 0–2 0–6
2002 Kupa Intertoto 1R Malta Valletta 0–0 2–1 2–1
2R Rumania Gloria Bistriţa 1–0 0–3 1–3
2004 Kupa Intertoto 1R Sllovakia FK ZTS Dubnica 0–0 0–4 0–4
2005/06 UEFA Kupa 1QR Bosnja dhe Hercegovina NK Široki Brijeg 3–1 0–3 3–4
2007/08 UEFA Kupa 1QR Kroacia NK Slaven Belupo 2–2 2–6 4–8
2012/13 Liga e Europës 1QR Gjeorgjia FC Metalurgi Rustavi 0–3 1–6 1–9
2013/14 Liga e Europës 1QR Moldavia Dacia Chişinău 3–1 0–2 3–3 (a)
  • QR = Raundi kualifikuese
  • 1R = Raundi i pare
  • 2R = Raundi i dyte

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]