Topanica
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Topanicë
Trojë | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 2.061 |
Topanicë është një vendbanim në komunën e Dardanës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Trojë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Topanica është një nga fshatrat më të mëdha të komunës së Dardanës si për nga numri i banorëve ashtu edhe nga sipërfaqja.
Ka një sipërfaqe rreth 10 km². Topanica shtrihet në fushën e Anamoraves dhe është pjesa qendrore e Anamoraves (kryesisht në pjesën lindore). Topanica i takon tipit te fshatit te dendur që ka rreth 240 banor në kilometër katror, kurse gjithsej Topanica ka rreth 2500 banorë.Lartësia mbidetare e fshatit Topanicë është 456 m. Klima që ndikon në Topanicë është klima e mesme kontinentale. Në Topanicë ka edhe lumenjë, kodra, melle, fusha, etj. Si malet më të njohura në Topanicës janë: Mali i keq, Zabeli, Bregu i thanave, Kodra e Gradevcit etj. Shtrirja e fshatit Topanicë është e tipit të kolektiv, kohëve të fundit ka tentime të shtrirjes lineare përgjat rrugëve edhe në pjesët ku ka komasacion, shërbimet janë në qendër të fshatit sidomos xhamija , ndërsa shkolla dhe ambullanta gjenden ne pjeseën veriore të fshatit. Topanica është vendbanim i tipit individual. Topanica ka funksion agrar shumë funksionale. Ky vendbanimi shërben për kryerjen e disa funksioneve themelore të jetës së njerëzve: banimin, jetën në bashkësi, funksionin e punës, furnizimin, arsimimin, argëtimin, pushimin, komunikimin etj. Gati i gjithë fshati për ngrohje e shfrytëzon drurin. Uji i pijes 95% shfrytëzohet nga sistemi i ujësjellsit, nuk ekziston sistemi i kanalizimit të ujrave të zeza. Shtëpitë në fshatin Topanicë janë të ndërduara me material të fortë. Në këtë fshat nuk ka objekte me rëndësi arkitektonike apo me ndonjë rëndësi të veçant. Nëpër Topanicë kalon edhe një lum i cili quhet apo njihet si Lumi i Shtrembër, i cili prej burimit është i gjatë 43,2 km deri në Topanicë.
Sipas burimeve arkeologjike dëshmohet se gjurmët e para të paraardhëseve tanë kanë qene në Gradevc të Topanicës.
Pasuritë natyrore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasuritë natyrore të këtij fshati janë: Tufi, Zhavori, Klori, Shkemb Argjilor, toka bujqësore është mjaft pjellore (klasa e II e bonitetit e cila është nën komasacion deri te klasa e II-IV). Në Topanicë zhvillohen këto veprimtari: bujqësia, me prioritet perimtaria zejtaria (ndërtimtar, makineri, elektrik-elektroteknik, teknologji informative) dhe tregëtia.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Topanica me se shumti merret me lavërtari dhe blegtori.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Feja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati është i banuar teresisht nga komuniteti shqiptar dhe te gjithe i perkasin religjionit islam. Në mes të fshatit gjendet xhamia e fshatit, e rinërtuar gjatë viteve të '60 dhe teqeja e fshatit, që është shumë e vjetër dhe që i takon familjes "SHEHU".
Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati ka shkollen fillore 9 vjecare "Rexhep Mala" Arsimi i lartë në fshatin Topanicë është i vonshëm. Gjeneratat e para me diploma fakulteti janë të periudhës së viteve të 70. Tani ka shumë topanicas të arsimuar, me diploma fakulteti të të gjitha profileve, magjistra dhe doktora shkence.
Sporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky fshat gjithmone ka pasur sportiste te mire, sidomos ne futboll. Ne vitin 2011 skuadra nga ky fshat u radhit e para ne turneun e futbollit te vogel ne Rogane.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Berivojca | Bllata | Bratilloci | Busavata | Çarrakoci | Dajkoci | Dazhnica | Desivojca | Feriqeva | Gmica | Gogolloci | Gragjeniku | Grizima | Gjyrisheci | Hajnoci | Hodonoci | Huboci | Hogoshti | Karaçeva e Epërme | Karaçeva e Poshtme | Kolloleçi | Kopernica | Koretini | Kostadinca | Kranidelli | Kremenata I | Kremenata II | Krileva | Lajçiqi | Leshtari | Lisocka | Maroci | Meshina | Moçari | Muçivërca | Novosella | Petroci | Poliçka | Rahovica | Rogaçica | Ruboci | Sedllara | Strelica | Strezoci | Svirca | Shahiqi | Shipashnica e Epërme | Shipashnica e Poshtme | Tërstena | Topanica | Tugjeci | Vaganeshi | Velegllava e Epërme | Velegllava e Poshtme | Vriqeci | Zajçeci | Zhuja
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |