Jump to content

Dugajeva (Klinë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dugaiva)
Dugajevë
Dukë
Fshat
Shtëpitë në Dugajevë
Shtëpitë në Dugajevë
Emri i banorëveDugojevas

Dugajevë është një vendbanim në komunën e Klinës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Dukat dhe Dukë.

Fshati Dugajevë shtrihet në bregun e djathtë të Lumbarshit të Pejës, rreth 11–12 km në jugperëndim të Klinës. Është vendbanim kodrinor dhe fushor në formë të zgjatur më tepër i tipit shpërndarë.

Rrahije, Rrahu, Bucina, Gllumca, Qatina, Madana, Kallaba, Arat e Epra, Lugu i Currit, Lugu i Deli Nout, Lugu i Deli Qunit, Zabeli i Zotnisë, Arat e Lugut, Kroni i Zanave, Kroni i Pren Martinit, Lugu i Plepave etj.

Gojani, Nikprelaj, Berisha, Kçira, Ukgjini, Shala, Gjonaj, Krasniqi, Andreu, Martini, Gjokaj etj.

Në dokumentet e shkruara e gjejmë në shtesën e relates së Pjetër Karaxhiqit të vitit 1725, shkruan së në qytetin e Pejës misionar apostolik është Don Ndre Braqani, misioni i të cilit i takon edhe fshati Dugoneva më 5 shtëpi e 25 anëtarë besimtarë të Krishterë.

Ky vendbanim është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovë të vitit 1893, të vitit 1896, dhe vitit 1900 (Dr. Isuf Osmani-Vendbanimet e Kosovës).

Nga ky fshat kanë dal gjenerata të ndryshme shkollarësh e së shumica prej tyre ka migruar në qytete të ndryshme si Klinë, Prishtinë etj. Vlenë të përmendët Zef Gojani ndër mësuesit e parë të kësaj ane, Frrok Gojani profesori i parë i komunës së Klinës, themeluesi dhe drejtori i parë shkollës së mesme Luigj GurakuqiKlinë. duka.jpg

Në vazhdimësi banorët e fshatit janë ballafaquar më jetën dhe regjimet e kohës. Vlenë të përmendet Gjon C. Gojani i cili përjetoi tri luftëra më Serbin. Ai pos tjerash në moshën 80 vjeçare u maltretua nëpër stacionet famëkeqe të policisë serbe në Klinë dhe Kliqinë, më 1993 për shkak të rezistencës së tij qe i bëri regjimeve serbe dhe autoritetit që kishte në popull dhe më pretekst të kërkimit të armeve.

Më përfundimin e luftës së dytë botërore pushteti serb i instaluar me dhunë në Kosovë gjatë rrethimit të atdhetarit dhe patriotit Ndue Perlleshi, në malet e Bokshiqit, kur ky i shpëton rrethimit, pushkatohet Pren M. Gojani (17 vjeçar) më pretekst së Preni si kushëri i fisit më Ndoun e ka lejuar qëllimisht këtë të fundit të shpëtoi nga rrethimi.

Nga ky fshat kishte pjesëmarrës në demonstratë e vitit 1968 dhe 1981 si përkrahje kërkesave për liri dhe pavarësi. Në mars të vitit 1990 popullata shqiptare e Dugajevës në mënyrë të organizuar dorëzojnë librezat e Partisë dhe nga Lidhja Socialiste e asaj kohe kalojnë në Partinë Lëvizje-LDK. Pas kësaj kohe e gjerë më fillimin e luftës së armatosur në vitin 1998, Dugajevasit marrin pjesë në gjitha organizimet e kohës për liri, pavarësi dhe demokraci. Në fshat organizohen zgjedhjet dhe referendumi për Kosovë shtet i pamvarur, në cilat popullata merr pjesë masovikisht.

Më fillimin e luftës së armatosur në Likoshan, Qirez e më vonë Prekaz; Dugajevasit ndihmojnë Drenicën më gjësende të ndryshme dhe të holla. Në luftën e armatosur janë kyqur edhe të rinj Dugajevas. Fshati luftën e ndihmoi edhe në forma tjera si në ushqim dhe veshmbathje etj. Duhet pasur para sysh së këtu jetonin një konsiderueshëm i familjeve serbe të cilat e vështirësonin punën.

Ngarje të veçanta: Fillimi i bombardimeve të NATO-së, ku banorët e fshatit krahas gëzimit, përjetuan një ankth të vërtet dhe të pa përshkruar. Pastaj si ngjarje tjetër duhet cekur, largimi i forcave ushtarake dhe paraushtarake serbe nga fshati më gjithë banoret serb, më 17 qershor 1999.

Më përfundimin e një lufte të tmerrshme dhe të përgjakshme, Dugajevasit të vetëdijeshem se vetëm Zoti ka mundur të bëjë një mrekulli të tillë që te shpëtojë një popull të tërë nga zhdukja kolektive nga një regjim gjenocidial, shprehën dëshirë që në shenjë falënderimi Zotit të ngritin një tempull Kishtar.

Më ardhjen e Dr. Dom Gjergj Gjergjit si famullitar në famullinë e Gllaviçicës kjo dëshirë e Dugajevasve u bë realitet. Kisha filloi të ndërtohet në vendin që gjindet afër varrezave të fshatit. Kjo Kishë u ndërtua më ndihmen e bashkatdhetarëve tanë në botën e jashtme si dhe më kontributin e banorëve të fshatit, gjithsesi më ndihmen e gjithanshme të Dr. Dom Gjergj Gjergjit.

Që në nismë të iniciativës së ndërtimit të saj banorët e fshatit shprehen dëshirën që Kisha të ngritët në nder dhe lavd të Nënës Terezë. Kjo nismë u jetësua më rastin e Lumturimit të sajë nga Ati i Shejtë Papa Gjon Pali i II-të që u bë më 19 tetor 2003 në Romë. Më këtë u plotësuan kushtet qe edhe zyrtarisht kjo Kishë të pagëzohet më e emrin Nënës Terezë. Mu për këtë në këtë Kishë më 13 nëntor 2003 u bë celebrimi i Meshës në shëjë falënderimi për Lumturimin e Nënës Terezë, më qrast marrin pjesë shumë meshtar si dhe mysafirë të tjerë.

Mesha e I-rë është thënë më datën 2 shkurt 2001. Bekimi i këmbanave që janë dhuratë nga Italia është bërë më 1 shkurt 2002. Rrahjen e parë të tyre e ka bërë Izabella Kastrioti (pasardhësja e familjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeu), pra ajo është ndrikulla e Kishës sonë e cila jeton dhe vepron në Itali.

Këtë Kishë gjerë më tani e kanë vizituar shumë mysafirë në mesin e tyre edhe ndërkombëtar, si për shembull zëvendës komandanti i KFOR-it. Gjenerali Bergman, pastaj disa meshtar të KFOR-it si dhe pjesëtar të shumtë të KFOR-it.

Duhet cekur së në në këtë Kishë gjinden shumë gjësënde të cilat i janë dhuruar personalisht Dom Gj. Gjergjit nga Nënë Tereza dhe Papa Gjoni Pali i II-të. Në mesin e tyre edhe një Qiri qe Papa e ka sjellur në Shqipëri kur e ka vizituar këtë vend pas rënjës së komunizmit. Pastaj është edhe një peckë (leckë) më gjakun e Nënës Terezë, kur në momentet e fundit të jetës së saj është tentuar ti jipet infuzion. Kjo peck i është dhuruar Dr. Dom Gj. Gjergjit nga motrat e Nënës Tereze. Kjo relikte veç ka filluar të zgjoj kureshtjen e vizitore.

Më dëshirën e banorëve të fshatit të gjithë njëzëri kanë vendosur që si festë familjare tani e tutje të kremtojnë 5 shtatorin, pra ditën që Nëna Terezë ka kaluar në amshim. Më këtë ata kanë lënë festate mëparshme. Kësaj kishë nga Dugojevasit i janë dhuruar mbi një hektar tokë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]