Jump to content

Gerard Piqué

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gerard Piqué
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGerard Piqué Bernabeu
Datëlindja (1987-02-02) 2 shkurt 1987 (37 vjeç)
VendlindjaBarcelona, Spanjë
Gjatësia1.94 m (6 ft 4 in)[1]
PozicioniQëndër-mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Barcelona
Numri3
Karriera me të rinjtë
1997–2004Barcelona
2004–2005Manchester United
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2004–2008Manchester United12(0)
2006–2007Real Zaragoza (huazim)22(2)
2008–Barcelona392(29)
Karriera ndërkombëtare
2002–2003Spanja U167(2)
2004Spanja U178(3)
2006Spanja U198(3)
2007Spanja U205(1)
2006–2008Spanja U2112(1)
2009–2018Spanja102(5)
2008–Katalonia10(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Gerard Piqué Bernabeu (lindur më 2 shkurt 1987) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin spanjoll Barcelona. Ai konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij.[2][3][4]

Piqué ishte një talentët më premtues të akademisë së famshme La Masia. Pavarësisht kësaj, ai u bë pjesë e Manchester United në vitin 2004. Ai u rikthye te Barcelona katër vite më pas nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe ndihmoi klubin të fitonte tripletën në sezonet 2008–09 dhe 2014–15. Ai është një nga katër lojtarët që kanë fituar UEFA Ligën e Kampioneve në dy sezone rresht me dy ekipe të ndryshme; lojtarët e tjerë janë Marcel DesaillyPaulo Sousa dhe Samuel Eto'o.

Piqué luajti 102 ndeshje për Spanjën nga viti 2009 e deri në vitin 2018. Ai ishte një lojtar i rendësishëm në ekipet që fituan FIFA Kupën e Botës 2010 dhe UEFA Euro 2012. Ai njoftoi tërheqjen nga ekipi kombëtar pas përfundimit të FIFA Kupës së Botës 2018.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Piqué lindi në BarcelonëKatalunjës[1] dhe e nisi karrierën e tij në akademinë e Barcelonës fillimisht duke luajtur si mesfushor mbrojtës. Megjithatë, para se të firmoste kontratën e tij të parë si profesionist, ai u transferua në Angli te Manchester United. Anglezët nuk paguan asnjë shumë për kartonin e tij pasi ishte shumë i ri të firmoste një kontratë profesionisti.[5]

Manchester United

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Piqué bëri debutimin e tij zyrtar me Manchester United më 26 tetor 2004 në suksesin 3–0 kundër Crewe Alexandra në Kupën e Ligës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 67të në vend të John O'Shea.[6] Debutimi i tij si titullar erdhi në janar 2005 në barazimin pa gola kundër Exeter City në Kupën FA. Piqué luajti ndeshjen e tij të parë në Premier Ligë, sërisht duke zëvëndësuar O'Shean, në një fitore 3–1 kundër Sunderland. Ndeshja e tij e parë si titullar në kampionat erdhi më 29 mars 2005 kundër West Ham UnitedOld Trafford, duke luajtur si mbrojtes i djathtë, pasi Gary Neville mungonte për shkak të një dëmtimi.[7]

Performancat pozitive të Piqué, sidomos me ekipin rezervë, bënë që në shkurt 2005 të firmoste një kontratë të re katër-vjeçare. Pavarësisht kësaj, më 4 gusht 2006 ai u huazua në La Liga te Real Zaragoza. Një nga kushtet e formulës së huazimit ishte që Piqué të luante të paktën 20 ndeshje për klubin aragonez.[8] Ai pati një periudhë të suksesshme te Zaragoza, duke luajtur 22 ndeshje në mbrojtje me kolegun argjentinas Gabriel Milito; në disa raste ai u aktivizua edhe si mesfushor mbrojtës.

Më 5 maj 2007, u njoftua se Piqué do të rikthehej në Old Trafford për sezonin e ardhshëm. Sir Alex Ferguson kishte synuar të vlerësonte formën e Piqué në La Romareda më 6 maj, përpara një takimi ku të dy palët do të diskutonin perspektivat e ardhshme të Piqué me klubin. Megjithatë, Ferguson nuk ishte në gjendje të merrte pjesë për shkak të vështirësive të linjës ajrore.[9]

Piqué luajti vetëm nëntë ndeshje gjatë sezonit 2007–08. Ai shënoi golin e parë me klubin në fitoren 4–0 kundër Dynamo Kyiv në një ndeshje të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve më 7 nëntor 2007.[10] Ai u bë lojtari i 450të që shënon të paktën një gol me klubin.[11] Goli i tij i dytë gjithashtu erdhi në Ligën e Kampioneve, në një ndeshje në transfertë kundër Romës më 12 dhjetor 2007.[12]

Rikthimi te Barcelona

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 27 maj 2008, Piqué u rikthye te Barcelona në një marrëveshje katër-vjeçare, duke pasur njê klauzolë lirimi 5 milion €.[13] Barcelona pagoi 5 milion € për transferimin e tij.[14] Piqué shprehu kënaqësinë e tij për rikthimin te Barcelona, por shtoi se ai e shijoi qëndrimin e tij te Manchester United:

Jam shumë i lumtur që jam kthyer. Nuk mendoja se do të kthehesha prap por kjo është shumë e mirë për mua. Manchester United është një klub i madh dhe më pëlqeu që fitova gjëra. Më ka ndihmuar të luaj me lojtarë të klasit botëror dhe dua ta vazhdoj këtë gjë te Barça.

Piqué shënoi golin e tij të parë me Barcelonën më 26 nëntor 2008 në fitoren 5–2 kundër Sporting CP në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.[15][16] Më 29 janar 2009, Piqué shënoi kundër ekipit rival Espanyol në Kupën e Mbretit; goli, i cili u shënua me kokë pas ekzekutimit të një goditje këndi në minutën e 57të, i dha fitoren Barcelonës me rezultatin 3–2.[17][18] Më 2 maj 2009, Piqué shënoi golin e gjashtë të Barcelonës në fitoren historike 6–2 kundër Real MadriditSantiago Bernabéu, duke festuar golin në një mënyre pasionante.[19][20]

Më 13 maj 2009, Piqué fitoi trofeun e tij të parë me Barcelonën, Kupën e Mbretit, duke luajtur 90 minuta të plota në finalen e fituar 4–1 kundër Athletic Bilbao.[21] Tre ditë më pas, Barcelona fitoi edhe kampionatin që javën e 36të pas humbjes së Real Madridit 3–2 kundër Villarrealit.[22] Më 27 maj, Piqué luajti në finalen e Ligës së Kampioneve kundër ish klubit të tij Manchester United, të cilën Barcelona e fitoi 2–0 në Romë;[23] me këtë sukses, Barcelona kompletoi një tripletë historike, duke u bërë klubi i parë spanjoll që e arrin këtë gjë.[24]

Më 19 dhjetor 2009, Piqué ishte pjesë e ekipit që mposhti klubin argjentinas Estudiantes 2–1 në finalen e FIFA Kupës së Botës për Klube 2009Abu Dhabi; ai asistoi golin e barazimit të shënuar nga Pedro në minutën e 89të që e dërgoi ndeshjen në kohën shtesë. Barcelona u bë ekipi i parë në histori që fiton gjashtë trofe në një vit.[25]

Më 26 shkurt 2010, Piqué firmosi një kontratë të re me Barcelonën deri në vitin 2015.[26][27] Dy muaj më vonë, ai shënoi golin e vetëm të fitores 1–0 kundër InteritCamp Nou në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve; pavarësisht kësaj fitoreje, Barcelona u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 3–2.[28]

Piqué luajti ndeshjen e tij të parë si kapiten më 7 dhjetor 2010 në fitoren 5–0 kundër rusëve të Rubin Kazan në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, në mungesë të kapitenit Carles Puyol dhe zëvëndës-kapitenit Xavi.[29] Më 28 maj 2011, Piqué luajti në finalen e tij të dytë të Ligës së Kampioneve. Barcelona mposhti 3–1 Manchester United në Wembley Stadium për të ngritur trofeun për herë të dytë në tre sezone.[30]

Më 18 dhjetor 2011, Piqué fitoi një tjetër trofe, FIFA Kupën e Botës për Klube; ai luajti si titullar në finalen e fituar kundër klubit brazilian SantosYokohama.[31] Më 1 maj 2013, ai shënoi një autogol në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve kundër Bayern München; Barcelona e humbi ndeshjen 3–0 në shtëpi dhe u eliminua nga kompeticioni me rezultatin e përgjithshëm 7–0.[32]

Piqué firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me Barcelonën në maj 2014.[33] Më 6 maj 2015, ai luajti si titullar në finalen e Ligës së Kampioneve kundër JuventusitBerlin;[34] Barcelona fitoi ndeshjen 3–1 dhe u bë ekipi i parë në histori që kompleton tripletën në sezone të ndryshme.[35] Piqué, Xavi, Lionel Messi, Andrés Iniesta, Sergio Busquets, Dani Alves dhe Pedro janë të vetmit lojtarë që kanë qënë e të dyja ekipeve që fituan tripletën.[35]

Më 20 dhjetor 2015, Piqué fitoi trofeun e tij të 21të me katalanasit pasi Barcelona mposhti pastër 3–0 argjentinasit e River Plate për të fituar një tjetër trofe të FIFA Kupës së Botës për Klube.[36] Në janar 2018, ai firmosi një kontratë të re deri në qershor 2022.[37] Piqué luajti ndeshjen e tij të 500të për Barcelonën në suksesin e lehtë 5–2 kundër Real Betis në kampionat më 25 gusht 2019, duke u aktivizuar 90 minuta të plota.[38]

Më 20 tetor 2020, Piqué nënshkroi një kontratë të re me klubin deri në qershor 2024; klauzola e tij e lirimit u vendos në shumën 500 milion €.[39] Më 3 mars 2021, ai shënoi një gol me kokë në minutën e fundit të ndeshjes së kthimit gjysëm-finale të Kupës së Mbretit kundër Seviljes, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm çka bëri që ndeshja të shkonte në kohën shtesë. Barcelona fitoi 3–0 në kohën shtesë dhe përparoi në finale,[40] të cilën e fitoi kundër Athletic Bilbaos.[41]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Piqué ishte pjesë e ekipit nën-19 që fitoi UEFA Kampionatin Evropian nën-19 2006 në Poloni.[42] Në finalen e fituar 2–1 kundër Skocisë, Piqué zhvilloi një paraqitje pozitive në mbrojtje si dhe dha kontributin e tij në sulm, fillimisht duke goditur traversën me një gjuajtje me kokë dhe më pas duke asistuar golin e dytë të Spanjës të shënuar nga sulmuesi Alberto Bueno.[43]

Pas kësaj, ai mori pjesë në Kupën e Botës 2007 me ekipin nën-20, duke luajtur si titullar në të gjashta ndeshjet e ekipit në turnament. Ai gjithashtu shënoi një gol në fitoren 4–2 me përmbysje kundër Brazilit në raundin e 16-tave.[44] Megjithatë, në ndeshjen çerek-finale kundër Republikës Çeke, Piqué humbi penalltinë vendimtare të ekipit të tij çka solli edhe eliminimin nga turnamenti.[45]

Piqué u thirr për herë të parë në ekipin e të rriturve më 6 shkurt 2009 pēr ndeshjen miqësore ndaj Anglisë.[46] Ai luajti 90 minuta të plota me Spanjën që fitoi 2–0 në Sevilje.[47] Ai shënoi golin e tij të parë me Spanjën në ndeshjen e tij të dytë mē 28 mars 2009, kur ai u aktivizua si zëvëndësues në vënd të të dëmtuarit Carles Puyol dhe shënoi golin e vetëm të fitores kundër Turqisë në Stadiumin Santiago Bernabéu në Madrid, e vlefshme për kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010.[48] Katër ditë më vonë, ai luajti si titullar në fitoren 2–1 kundër të njëtit kundërshtar, këtë herë në Stamboll.[49]

Piqué luajti në turnamentin e tij të parë madhor në FIFA Kupën e Konfederatave 2009. Ai luajti në katër nga pesë ndeshjet e Spanjës e cila e mbylli turnamentin në vendin e tretë.

Piqué ishte titullar i Spanjës gjatë FIFA Kupës së Botës 2010Afrikën e Jugut, duke luajtur në qëndër të mbrojtjes sëbashku me kolegun e tij te Barcelona Carles Puyol. Ai luajti në të shtata ndeshjet si titullar, me Spanjën që u shpall kampione bote pasi mposhti Holandën 1–0 në finale.[50] Gjatë turnamentit, Piqué formoi një dyshe të suksesshme në mbrojtje me Puyol; me ata në mbrojtje, Spanja pësoi vetëm dy gola në shtatë ndeshje, duke e mbajtur portën e praprekur në pesë ndeshje. Në ndeshjen hapëse të Spanjës kundër Zvicrës në fazën e grupeve, disa momente para se Gelson Fernandes të shënonte golin e vetëm të takimit, sulmuesi kundërshtar Eren Derdiyok u rrëzua mbi portierin Iker Casillas i cili goditi aksidentalisht në fytyre Piquén, duke e hedhur në tokë dhe duke i shkaktuar një të çarë ngjitur me syrin e djathë.[51]

Piqué luajti çdo minutë me Spanjën në fushatën e tyre të suksesshme në UEFA Euro 2012, duke u aktivizuar në qëndër të mbrojtjes me Sergio Ramosin. Në ndeshjen gjysëm-finale kundër Portugalisë, ai shënoi penalltinë e tretë të ekipit të tij, duke ndihmuar Spanjën të shkonte në finale. Në finale, Spanja e mbajti portën e paprekur për të pestën ndeshje rresht dhe fitoi me rezultatin bindës 4–0 kundër Italisë.[52] Piqué ishte një nga tre mbrojtësit spanjoll që u përfshi në Ekipin e Turnamentit nga UEFA; La Roja pësoi vetëm një gol në gjashtë ndeshje gjatë turnamentit.[53]

FIFA Kupën e Konfederatave 2013, Piqué shënoi një nga penalltitë e Spanjës në fitoren e tyre ndaj Italisë në gjysëm-finale. Në finalen kundër Brazilit, ai u përjashtua me karton të kuq në minutën e 68të për një ndërhyrje të ashpër ndaj Neymar. Spanja u mposht me rezultatin 3–0, duke i dhënë fund ecurisë pozitive me 29 ndeshje pa humbje, e cila në atë kohë ishte një rekord.[54]

Më 13 qershor 2016, Piqué shënoi golin e tij të pestë për Spanjën në fitoren 1–0 kundër Republikës Çeke në fazën e grupeve të UEFA Euro 2016.[55] Ai luajti ndeshjen e tij të 100të me Spanjën më 20 qershor 2018 në fitoren minimale 1–0 kundër Iranit në fazën e grupeve të FIFA Kupën e Botës 2018.[56] Dy muaj pas përfundimit të turnamentit, Piqué njoftoi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar.[57]

Më 25 mars 2019, Piqué luajti ndeshjen e tij të 10të me Katalonjën në fitoren 2–1 kundër Venezuelës, disa muaj pasi ishte tërhequr nga kombëtarja spanjolle.[58]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Piqué është një mbrojtës modern dhe komandues në fushë, i cili kombinon forcën dhe ndërhyrjet e sakta me teknikën dhe pasimin. Falë gjatësisë dhe fizikut, ai është një lojtar i fuqishëm në duelet ajërore. Piqué është një lojtar efektiv në mbajtjen e topit si dhe është i aftë të lexojë lojën; këto veçori bënë që ai të formonte një dyshe të suksesshme në mbrojtje me Carles Puyol te Barcelona dhe te Spanja.[59][60]

Pavarësisht se në rininë e tij konsiderohej një talent premtues, Piqué fillimisht u kritikua nga media si një lojtar që bën gafa në mbrojtje,[61][62] kurse në vazhdim të karrierës, ai u kritikua për mungesën e vazhdimësisë dhe shpejtësisë.[63][64] Pavarësisht kësaj, ai sërisht konsiderohet një nga mbrojtësit më të mirë në botë.[65] Në vitin 2018, kur u pyet në lidhje me Piqué, shoku i tij i skuadrës Puyol e përshkroi atë si "qëndër-mbrojtësin më të mirë të botës" falë zhvillimit si lojtar nē aspektin e inteligjencës, lidershipit, pozicionimit, qetësisë dhe parashikimit.[66]

Pozicioni i tij natyral është qëndër-mbrojtës, por Piqué mund të luaj edhe si mesfushor mbrojtës, një pozicion të cilën e mbuloi në rininë e tij. Në disa raste ai ka luajtur në rolin e një mbrojtësi të lirë, një pozicion që njihet me emrin "Sweeper". Në këtë pozicion ai shfaqi ngjashmëri me mbrojtësin legjendar Franz Beckenbauer, duke fituar pseudonimin "Piquénbauer".[5][67][68]

Piqué gjithashtu ka luajtur në rolin e një qëndër-sulmuesi, kjo falë gjatësisë së tij, në raste kur ekipi i tij ka qënë në disavanzh në minutat e fundit të ndeshjes.[68][69]

Jashtë futbollit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Piqué u rrit në një familje katalanase. Babai i tij, Joan, është një biznesmen kurse mamaja e tij, Montserrat, është drejtoreshë e një spitali të lëndimeve kurrizore në Barcelonë. Ai ka një vëlla më të vogël, Marc.[70][71] Gjyshi i tij, Amador Bernabeu, është një ish-zëvendës president i Barcelonës.[72] Gjatë referendumit të pavarësisë së Katalonjës 2017, ai u pa nga shumë njerëz si një nga fytyrat publike të argumentit pro-pavarësisë, duke votuar dhe duke postuar në Twitter mbështetjen e referendumit në katalanisht.[73] Ai më pas u përball me reagimin e ashpër të disa tifozëve spanjollë për mbështetjen e tij për referendumin e pavarësisë katalanase.[74]

Nga viti 2011 deri në vitin 2022, Pique ishte në një lidhje me këngëtaren kolumbiane Shakira.[75] Ata u njohën kur ai u shfaq në videoklipin e saj "Waka Waka (This Time for Africa)", kënga zyrtare e FIFA Kupës së Botës 2010.[76] Pique dhe Shakira ndajnë të njëjtën ditëlindje, me dhjetë vjet diferencë. Ata së bashku kanë dy fëmijë.[77][78] Në qershor 2022, çifti konfirmoi në një deklaratë të përbashkët se ata do ndaheshin.[79]

Pique ishte fytyra e linjës së meshkujve të Mangos HE për katër sezone radhazi midis 2011 dhe 2012.[80][81][82] Në vitin 2012, ai ia dha zërin versionit katalan të The Pirates! In an Adventure with Scientists! si Mbreti i Piratëve.[83]

Media dhe aktiviteti në biznes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pique është themeluesi dhe presidenti i Kosmos Holding, një grup investimesh sportive dhe mediatike që ai e filloi me Hiroshi Mikitani (themelues dhe kryetar i firmës japoneze të tregtisë elektronike Rakuten, Inc.), Edmund Chu, Nullah Sarker dhe Mike Evans.[84] Kosmos ka krijuar një partneritet 25 vjeçar me Federatën Ndërkombëtare të Tenisit me vlerë 3 miliardë $, i cili do t'a transformojë Kupën Davis dhe do të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme për zhvillimin global të tenisit.[85]

Në gusht 2018, miliarderi amerikan Larry Ellison publikoi një letër ku thuhej se ai po i bashkohet grupit Kosmos.[86] Në dhjetor 2018, përmes firmës së tij Kosmos Holding, Pique bleu klubin spanjoll të futbollit FC Andorra. Më 21 maj 2022, skuadra u ngjit në Segunda División pasi mposhti UCAM Murcian, tashmë të rënë nga kategoria, me rezultatin 1–0 në shtëpi, duke u ngjitur kështu në nivelin e dytë për herë të parë në historinë e tyre. Në korrik 2019, Pique mori shumicën e aksioneve në një tjetër klub futbolli spanjoll – Gimnàstic Manresa. Marrja u përfundua gjithashtu duke përdorur firmën e tij Kosmos Holding.[87]

Në dhjetor 2020, Piqué investoi në lojën e futbollit Sorare.[88] Kosmos bleu të drejtat e transmetimit spanjoll për Copa América 2021 nën një partneritet me transmetuesin Ibai Llanos,[89] kurse në vitin 2021, ai dhe Ibai themeluan dhe u bënë bashkëpronarë të ekipit të esports KOI.[90]

Në vitin 2020, në përgjigje të pandemisë COVID-19, Piqué së bashku me shokët e skuadrës, përfshirë Lionel Messin, u angazhuan për një ulje të pagave prej 70% gjatë krizës. Më tej ata u angazhuan për të dhuruar për pagat e të gjithë punonjësve në klub gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.[91]

Mashtrimi i taksave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 10 korrik 2019, Piqué u urdhërua nga një gjykatë spanjolle t'i paguante 2.1 milion € autoriteteve tatimore pas dënimit të tij për mashtrim të të drejtave të imazhit. Mbrojtësi pretendoi t'i dorëzonte të drejtat e tij të imazhit kompanisë së tij Kerad Project në mënyrë që të paguante më pak taksa nga viti 2008 në 2010.[92]

Më 27 gusht 2019, Piqué mori pjesë në EPT Barcelona 25,000 € Single-Day High Roller Event. Ai përfundoi në vendin e dytë dhe fitoi një çmim prej 352,950 €.[93]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 10 shtator 2022[94]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Manchester United 2004–05 Premier League 0 0 1 0 1 0 1[a] 0 0 0 3 0
2005–06 3 0 2 0 2 0 0 0 7 0
2006–07 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
2007–08 9 0 0 0 1 0 3[a] 2 0 0 13 2
Gjithsej 12 0 3 0 4 0 4 2 0 0 23 2
Real Zaragoza (huazim) 2006–07 La Liga 22 2 6 1 28 3
Barcelona 2008–09 La Liga 25 1 6 1 14[a] 1 0 0 45 3
2009–10 32 2 1 0 12[b] 2 4[c] 0 49 4
2010–11 31 3 7 0 12[a] 1 1[d] 0 51 4
2011–12 22 2 8 0 5[a] 0 3[e] 0 38 2
2012–13 28 2 4 1 10[a] 0 2[d] 0 44 3
2013–14 26 2 2 0 9[a] 2 2[d] 0 39 4
2014–15 27 5 6 1 11[a] 1 44 7
2015–16 30 2 5 2 8[f] 1 3[g] 0 46 5
2016–17 25 2 7 0 8[a] 1 1[d] 0 41 3
2017–18 30 2 8 1 9[a] 1 2[d] 0 49 4
2018–19 35 4 5 0 11[a] 2 1[d] 1 52 7
2019–20 35 1 2 0 7[a] 0 1[d] 0 45 1
2020–21 18 0 2 1 3[a] 2 0 0 23 3
2021–22 27 1 2 0 10[h] 2 1[d] 0 40 3
2022–23 1 0 0 0 1[a] 0 0 0 2 0
Gjithsej 392 29 65 7 130 15 21 1 608 52
Gjithsej karriera 426 31 74 8 4 0 134 17 21 1 659 57
  1. ^ a b c d e f g h i j k l m n Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  2. ^ Një ndeshje në UEFA Super Kupë, njëmbëdhjetë ndeshje dhe dy gola në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. ^ Dy ndeshje në Supercopa de España, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  4. ^ a b c d e f g h Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España
  5. ^ Dy ndeshje në Supercopa de España, një ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  6. ^ Një ndeshje në UEFA Super Kupë, shtatë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Kampioneve
  7. ^ Një ndeshje në Supercopa de España, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  8. ^ Pesë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Kampioneve, pesë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Evropës

Burimi: [95][96]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Spanja 2009 13 4
2010 16 0
2011 8 0
2012 11 0
2013 11 0
2014 6 0
2015 8 0
2016 12 1
2017 9 0
2018 8 0
Gjithsej 102 5

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [95]

Lista e golave ndërkombëtarë të shënuar nga Gerard Piqué
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 28 mars 2009 Stadiumi Santiago Bernabéu, Madrid, Spanjë 2 Flamuri Turqia 1–0 1–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
2 12 gusht 2009 Philip II Arena, Shkup, Maqedoni 8 Flamuri Maqedonia 2–2 3–2 Ndeshje miqësore
3 5 shtator 2009 Estadio Riazor, A Coruña, Spanjë 9 Flamuri Belgjika 3–0 5–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
4 14 tetor 2009 Bilino Polje, Zenica, Bosnja dhe Hercegovina 12 Flamuri Bosnja dhe Hercegovina 1–0 5–2 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
5 13 qershor 2016 Stadium Municipal, Toulouse, Francë 78 Flamuri Republika Çeke 1–0 1–0 UEFA Euro 2016
Manchester United
Barcelona[1]
Spanja[1]
Çmime
Dekorime
  • Medalja e Artë e Urdhrit Mbretëror të Meritës Sportive: 2011[112]
  1. ^ a b c d "Gerard Piqué profile" [Profili i Gerard Piqué]. fcbarcelona.com (në anglisht). FC Barcelona. Marrë më 10 shtator 2019.
  2. ^ "Ranked! The 10 best centre-backs in the world" [Të renditur! 10 qëndër-mbrojtësit më mirë në botë] (në anglisht). FourFourTwo. 29 janar 2021. Marrë më 9 maj 2021.
  3. ^ Alfie Potts Harmer (26 dhjetor 2019). "7 Best Centre-Backs of the Decade" [7 qëndër-mbrojtësit më të mirë të dekadës]. HITC (në anglisht). Marrë më 9 maj 2021.
  4. ^ Vishal Subramanian (4 shkurt 2020). "Top 10 defenders of last decade (2010-2019)" [10 mbrojtësit më të mirë të dekadës (2010–2019)]. sportskeeda.com (në anglisht). Sport Skeeda. Marrë më 9 maj 2021.
  5. ^ a b Ben Hayward (1 korrik 2011). "Made in La Masia: From Lionel Messi to Cesc Fabregas, the extraordinary array of talent to emerge from Barcelona's fabled farmhouse" [Të bërë nga La Masia: Nga Lionel Messi te Cesc Fabregas: vargu i jashtëzakonshëm i talentëve që kanë dalë nga akademia e Barcelonës] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 16 maj 2020.
  6. ^ "Crewe 0–3 Man Utd" (në anglisht). BBC Sport. 26 tetor 2004. Marrë më 27 maj 2008.
  7. ^ "Man Utd 1–0 West Ham" (në anglisht). BBC Sport. 29 mars 2006. Marrë më 16 janar 2015.
  8. ^ "Zaragoza's Piqué: My future is with Man Utd" [Piqué i Zaragozës: E ardhmja ime është me Man Utd]. OnTheMinute.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2007. Marrë më 30 janar 2007.
  9. ^ Ben Hibbs (4 maj 2007). "Piqué set for OT return" [Piqué gati për rikthimin në Old Trafford]. ManUtd.com (në anglisht). Manchester United F.C. Marrë më 16 janar 2015.
  10. ^ Phil McNulty (7 nëntor 2007). "Man Utd 4–0 Dynamo Kiev" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 3 maj 2010.
  11. ^ "All Goalscorers in all Competitive Matches" [Të gjithë golashënuesit në të gjitha ndeshjet zyrtare]. StretfordEnd.co.uk (në anglisht). The Website of Dreams. nëntor 2007. fq. 5. Marrë më 8 nëntor 2007.
  12. ^ Ian Herbert (13 dhjetor 2007). "Roma 1 Manchester United 1: Piqué's joy on pitch marred by violence off it" [Roma 1 Manchester United 1: Kënaqësia e Piqué në fushë prishet nga dhuna jashtë saj]. The Independent (në anglisht). Marrë më 25 qershor 2010.
  13. ^ "Piqué comes back home" [Piqué rikthehet në shtëpi]. fcbarcelona.com (në anglisht). FC Barcelona. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2010. Marrë më 25 qershor 2010.
  14. ^ Sid Lowe (25 maj 2009). "Gerard Piqué is back at Camp Nou, the man with Barcelona in his DNA" [Gerard Piqué rikthehet në Camp Nou, njeriu me Barcelonën në ADN-në e tij]. The Guardian (në anglisht). Marrë më 30 nëntor 2010.
  15. ^ "Sporting Lisbon 2 – 5 Barcelona" (në anglisht). ESPN FC. 26 nëntor 2008. Marrë më 12 mars 2013.
  16. ^ "Jose Mourinho's Inter Milan progress despite defeat to Panathinaikos" [Interi i Jose Mourinhos përparon pavarësisht disfatës ndaj Panathinaikosit]. The Daily Telegraph (në anglisht). 26 nëntor 2008. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2022. Marrë më 12 mars 2013.
  17. ^ "Barcelona 3 – 2 Espanyol" (në anglisht). ESPN FC. 29 janar 2009. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2009. Marrë më 2 korrik 2009.
  18. ^ "Barcelona into Copa del Rey semis" [Barcelona në gjysëm-finale të Kupës së Mbretit]. The Daily Telegraph (në anglisht). 29 janar 2009. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2022. Marrë më 12 mars 2013.
  19. ^ "Real Madrid-Barcelona: Celebrations in enemy territory" [Real Madrid-Barcelona: Festimet në territor armik]. Marca (në anglisht). 24 prill 2017. Marrë më 16 tetor 2018.
  20. ^ "REAL MADRID – FC BARCELONA 2–6". fcbarcelona.com (në anglisht). FC Barcelona. 2 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2014. Marrë më 10 gusht 2013.
  21. ^ "Barcelona defeat Athletic Bilbao to win Copa del Rey" [Barcelona mposht Athletic Bilbao dhe fiton Kupën e Mbretit]. The Daily Telegraph (në anglisht). 14 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2022. Marrë më 12 mars 2013.
  22. ^ "Real Madrid loss hands La Liga title to Barcelona" [Real Madridi e humbet titullin e La Ligas ndaj Barcelonës]. The Daily Telegraph (në anglisht). 16 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2022. Marrë më 12 mars 2013.
  23. ^ "Barcelona 2–0 Man Utd" (në anglisht). BBC Sport. 27 maj 2009. Marrë më 12 mars 2013.
  24. ^ "Guardiola salutes his treble winners" [Guardiola përshëndet fituesit e tii të tripletës] (në anglisht). UEFA. 28 maj 2009. Marrë më 12 mars 2013.
  25. ^ "Barcelona add world title to trophy haul" [Barcelona shton titullin botëror në listën e trofeve të tyre] (në anglisht). CNN. 19 dhjetor 2009. Marrë më 10 gusht 2013.
  26. ^ "Piqué signs new Barcelona deal" [Piqué firmos marrëveshje të re me Barcelonën]. MirrorFootball (në anglisht). Mirror Group Newspapers. 26 shkurt 2010. Marrë më 12 mars 2013.
  27. ^ "Piqué extends Barcelona contract" [Piqué zgjat kontratën e tij me Barcelonën] (në anglisht). UEFA. 26 shkurt 2010. Marrë më 12 mars 2013.
  28. ^ "Barcelona 1 – 0 Internazionale" (në anglisht). ESPN FC. 28 prill 2010. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2010. Marrë më 28 prill 2010.
  29. ^ Razwan Mirza (8 dhjetor 2010). "Barca end Rubin hoodoo" [Barca i jep fund tersit të Rubin] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 10 dhjetor 2020.
  30. ^ Alex Dunn (28 maj 2011). "No answer to Barca genius" [Ska përgjigje për gjenialitetin e Barçës] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 10 dhjetor 2020.
  31. ^ Alan Gardener (18 dhjetor 2011). "Club World Cup final: Santos 0-4 Barcelona – as it happened" [Finalja e Kupës së Botës për Klube: Santos 0-4 Barcelona: ashtu si ndodhi] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 10 dhjetor 2020.
  32. ^ "Piqué: Worst moment of my Barcelona career" [Piqué: Momenti më i keq i karrierës time te Barcelona] (në anglisht). ESPN FC. 1 maj 2013. Marrë më 1 maj 2013.
  33. ^ "Gerard Piqué signs on till 2019" [Gerard Piqué firmos deri në vitin 2019] (në anglisht). FC Barcelona. 20 maj 2014. Marrë më 22 maj 2014.
  34. ^ Andrew Haslam (6 qershor 2015). "Barcelona see off Juventus to claim fifth title" [Barcelona mposht Juventusin dhe fiton titullin e pestë] (në anglisht). UEFA. Marrë më 7 qershor 2015.
  35. ^ a b "Barça make history with second treble!" [Barça bën historinë me tripletën e dytë!]. fcbarcelona.com (në anglisht). FC Barcelona. 6 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2015. Marrë më 7 qershor 2015.
  36. ^ Matt Jones (20 dhjetor 2015). "Barcelona vs. River Plate: Score, Reaction for 2015 FIFA Club World Cup Final" [Barcelona vs. River Plate: Rezultati, reagimet për finalen e FIFA Kupës së Botës për Klube 2015] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 10 dhjetor 2020.
  37. ^ "Gerard Piqué and FC Barcelona renew contract through to 2022" [Gerard Piqué dhe FC Barcelona rinovojnë kontratën deri në vitin 2022]. fcbarcelona.com (në anglisht). FC Barcelona. 18 janar 2018. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2018. Marrë më 18 janar 2018.
  38. ^ "Gerard Piqué reaches 500 games for FC Barcelona" [Gerard Piqué arrin 500 ndeshje për FC Barcelonën]. fcbarcelona.com (në anglisht). FC Barcelona. 25 gusht 2019. Marrë më 26 gusht 2019.
  39. ^ "Agreement for contract extensions for Piqué, Ter Stegen, De Jong and Lenglet" [Marrëveshje për rinovimet e kontratave të Piqué, Ter Stegen, De Jong dhe Lenglet]. fcbarcelona.com (në anglisht). FC Barcelona. 21 tetor 2020. Marrë më 10 dhjetor 2020.
  40. ^ "Barcelona vs. Sevilla score: Barca reach Copa del Rey final as Pique, Braithwaite rescue trophy chance" [Barcelona vs. Sevilla: Barca arrin finalen e Kupës së Mbretit. Pique dhe Braithwaite shpëtojnë mundësinē për trofe]. CBSSports.com (në anglisht). Marrë më 4 mars 2021.
  41. ^ "Barca thrash Athletic to win Copa del Rey" [Barça shkatërron Athletic Bilbaon dhe fiton Kupën e Mbretit] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 shtator 2021.
  42. ^ "Meléndez's mind focused on final" [Mëndja e Meléndez e përqëndruar te finalja] (në anglisht). UEFA. 27 korrik 2006. Marrë më 27 korrik 2006.
  43. ^ "This defeat feels like a victory" [Kjo humbje nga duket si fitore] (në anglisht). UEFA. 30 korrik 2006. Marrë më 30 korrik 2006.
  44. ^ "Spain-Brazil Match Report" [Raporti i ndeshjes Spanjë-Brazil] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2008. Marrë më 2 prill 2008.
  45. ^ "Spain – Czech Republic Match Report" [Raporti i ndeshjes Spanjë - Republika Çeke] (në anglisht). FIFA. 14 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2007. Marrë më 22 qershor 2013.
  46. ^ "Lista de convocados para el amistoso ante Inglaterra" [Lista e të thirrurve për ndeshjen miqësore ndaj Anglisë] (në spanjisht). Real Federación Española de Fútbol. 6 shkurt 2009. Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2009. Marrë më 6 shkurt 2009.
  47. ^ Nick Iliev (12 shkurt 2009). "International Friendly: Spain completely outclass England" [Ndeshje miqësore ndërkombëtare: Spanja ja kalon tërësisht Anglisë]. The Sofia Echo (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2010. Marrë më 25 qershor 2010.
  48. ^ "Del Bosque Analyses Spain's Turkey Win" [Del Bosque analizon fitoren e Spanjës kundër Turqisë] (në anglisht). Goal.com. 29 mars 2009. Marrë më 25 qershor 2010.
  49. ^ "Turkey 1–2 Spain: Riera earns comeback victory" [Turqia 1–2 Spanja: Reira siguron fitoren me përmbysje] (në anglisht). ESPN FC. 1 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2011. Marrë më 25 qershor 2010.
  50. ^ Kevin McCarra (11 korrik 2010). "World Cup 2010 final: Andrés Iniesta finds key for Spain to beat Holland" [Finalja e Kupës së Botës 2010: Andres Iniesta gjen çelsin për Spanjën për të mposhtur Holandën] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 12 mars 2013.
  51. ^ Sam Sheringham (16 qershor 2010). "Spain 0–1 Switzerland" [Spanja 0–1 Zvicra] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 16 janar 2015.
  52. ^ Phil McNulty (1 korrik 2012). "Spain 4–0 Italy" [Spanja 4–0 Italia] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 korrik 2012.
  53. ^ "Ten Spain players in Team of the Tournament" [Dhjetë lojtarë spanjollë në Ekipin e Turnamentit] (në anglisht). UEFA. 2 korrik 2012. Marrë më 2 korrik 2012.
  54. ^ "Brazil Caps Confederations Cup Marked by Protests With Title" [Brazili e mbyll Kupën e Konfederatave me protesta për titullin] (në anglisht). Bloomberg. 1 korrik 2013. Marrë më 10 gusht 2013.
  55. ^ Paul Saffer (13 qershor 2016). "Piqué pounces for late Spain win" [Piqué i jep fitoren Spanjës në fund] (në anglisht). UEFA. Marrë më 14 qershor 2016.
  56. ^ "Diego Costa Guides Spain Past Impressive Iran" [Diego Costa udhëheq Spanjën të kalojë Iranin mbreslënës] (në anglisht). Bein Sports. 20 qershor 2018. Marrë më 23 qershor 2018.
  57. ^ "Pique confirms retirement from Spain national team to focus on Barcelona" [Pique konfirmon tërheqjen nga Spanja me qëllim për t'u përqëndruar te Barcelona] (në anglisht). Goal.com. 11 gusht 2018. Marrë më 27 shtator 2022.
  58. ^ "Gerard Pique plays for Catalonia in friendly against Venezuela" [Gerard Piqué luan pēr Katalonjën në një ndeshje miqësore kundër Venezuelës] (në anglisht). BBC Sport. 25 mars 2019. Marrë më 29 gusht 2019.
  59. ^ Ian Hawkey (11 korrik 2010). "Defending the caveman" [Duke mbrojtur shpellarin] (në anglisht). The Times. Marrë më 17 maj 2020.
  60. ^ Christopher Atkins (30 korrik 2013). "Ranking the 20 Best Defenders in World Football" [Duke renditur 20 mbrojtësit më të mirë të botës së futbollit] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 17 maj 2020.
  61. ^ Michael Cox (5 maj 2015). "The differences between Guardiola's Barcelona vs. Guardiola's Bayern" [Diferenca midis Barcelonës së Gardiolës dhe Bayernit ë Guardiolës] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 16 maj 2020.
  62. ^ "World Class Defenders Are Lacking In Number At The Top Level" [Mbrojtësit e klasit botëror po mungojnë në numër në nivelin elitar] (në anglisht). Bein Sports. 9 maj 2016. Marrë më 6 korrik 2020.
  63. ^ Jerrad Peters (6 tetor 2014). "Unlocking the mystery that is Gerard Pique" [Duke zhbllokiuar misterin që është Gerard Pique] (në anglisht). Sportsnet. Marrë më 16 maj 2020.
  64. ^ Vitor Sobral (14 maj 2014). "How the Socceroos' World Cup opponents fared" [Si arrtën kundërshtarët e Kupës së Botës të Socceroos] (në anglisht). The World Game. Marrë më 17 maj 2020.
  65. ^ Gregor MacGregor (3 janar 2017). "The 6 best centre-backs in the world" [6 qëndër-mbrojtësit më të mirë në botë] (në anglisht). FourFourTwo. Marrë më 17 maj 2020.
  66. ^ Sam Marsden (6 prill 2018). "Barcelona's Gerard Pique the best defender in the world - Carles Puyol" [Gerard Pique i Barcelonës është mbrojtësi më i mirë në botë] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 16 maj 2020.
  67. ^ Christopher Simpson (6 korrik 2016). "Gerard Pique Has 'Piquenbauer' Beer Named After Him in Barcelona Tribute" [Një birrë emërohet 'Piquenbauer' në Barcelonë në nder të Gerard Piqué] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 30 prill 2017.
  68. ^ a b "A closer look at Spain's Euro 2012 squad" [Një vështrim më i afërt i ekipit të Spanjës për Euro 2012] (në anglisht). The Globe and Mail. 6 qershor 2012. Marrë më 17 maj 2020.
  69. ^ "Gerard Piqué Bernabeu". arxiu.fcbarcelona.cat (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2015. Marrë më 2 shkurt 2015.
  70. ^ "Familia sólo hay una" [Ka vetëm një familje]. El Periódico de Aragón (në spanjisht). 5 gusht 2006. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2011. Marrë më 15 mars 2011.
  71. ^ "Gerard Piqué – World Cup 2010" [Gerard Piqué – Kupa e Botës 2010] (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2012. Marrë më 15 mars 2011.
  72. ^ Sid Lowe (25 maj 2009). "Gerard Piqué is back at Camp Nou, the man with Barcelona in his DNA" [Gerard Piqué kthehet në Camp Nou, njeriu që ka Barcelonën në ADN-në e tij] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 31 maj 2009.
  73. ^ Andy West (1 tetor 2017). "Catalan referendum: How FC Barcelona found themselves at centre of issue" [Referendumi katalanas: Si u bë problem Barcelona] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 2 tetor 2017.
  74. ^ "Spain fans boo Barcelona's Pique at football training" [Tifozët e Spanjës vërshëllejnë Piquén e Barcelonës në seancën stërvitore] (në anglisht). BBC Sport. 3 tetor 2017. Marrë më 3 tetor 2017.
  75. ^ "Piqué confirms Shakira relationship on request from Barcelona coach Guardiola" [Piqué konfirmon marrëdhënjen me Shakirën me kërkesë të trajnerit të Barcelonës Guardiola] (në anglisht). Tribal Football. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2011. Marrë më 7 shkurt 2011.
  76. ^ "Antonio de la Rúa, Shakira's Ex-Boyfriend, Sues Star For $250 Million" [Antonio de la Rúa, ish i dashuri i Shakirës, padit yllin për 250 milion $]. The Huffington Post (në anglisht). 6 shtator 2012. Marrë më 24 janar 2013.
  77. ^ "First picture: Shakira and Gerard Piqué's two-week-old baby Milan" [Fotoja e parë: Bebi dy javësh Milan i Shakirës dhe Gerard Piqués]. Daily Mirror (në anglisht). 4 shkurt 2013. Marrë më 12 mars 2013.
  78. ^ "Shakira baby: The name of the little boy revealed" [Fëmija i Shakirës: Zbulohet emri i djalit të vogël] (në anglisht). Hello Magazine. 30 janar 2015.
  79. ^ Claudia Rebaza; Zoe Sottile (4 qershor 2022). "Shakira and footballer Gerard Piqué announce split" [Shakira dhe futbollisti Gerard Piqué njoftojnë ndarjen] (në anglisht). CNN. Marrë më 4 qershor 2022.
  80. ^ "Gerard Piqué for H.E. by Mango Spring 2011 Campaign" [Gerard Piqué për H.E. nga fusha pranverë 2011 e Mango] (në anglisht). The Fashionisto. 24 shkurt 2011. Marrë më 29 mars 2011.
  81. ^ Michelle Wray (15 mars 2011). "Gerard Pique Launches He by Mango Spring/Summer 2011 Collection Pictures" [Gerard Piqué lançon He nga Mango Pranverë/Verë 2011 Fotot e Koleksionit] (në anglisht). Monsters and Critics. Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2011. Marrë më 29 mars 2011.
  82. ^ "Gerard Pique, Mango image for the fourth time" [Gerard Piqué, imazhi i Mangos për herë të katërt]. La Vanguardia (në anglisht). 23 korrik 2012. Marrë më 2 gusht 2012.
  83. ^ "TV3 TN migdia 6_8_2012 Piqué doblatge Pirates" (në katalonisht). YouTube. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2021. Marrë më 10 gusht 2014.
  84. ^ "Owner of Rakuten supports Gerard Pique in Players Tribune expansion" [Pronari i Rakuten mbështet Gerard Pique në zgjerimin e Players Tribune]. Palco 23 (në spanjisht). 17 prill 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  85. ^ "ITF announces plans for transformation of Davis Cup" [FNT njofton planet për transformimin e Kupës Davies]. ITF Tennis (në anglisht). 26 shkurt 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  86. ^ "American billionaire Larry Ellison backs Indian Wells to host revamped Davis Cup" [Miliarderi amerikan Larry Ellison mbësht Indian Wells si organizator i Kupës Davis të rinovuar]. Reuters (në anglisht). 7 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  87. ^ "Barcelona defender Gerard Pique buys another football club" [Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique blen një tjetër klub futbolli] (në anglisht). Football España. Marrë më 28 korrik 2018.
  88. ^ "Gerard Pique Joins Sorare To Help Reinvent Fantasy Soccer Worldwide" [Gerard Pique i bashkohet Sorare për të rikrijuar futbollin fantazi në mbarë bottën] (në anglisht). Forbes. Marrë më 22 shkurt 2021.
  89. ^ Ed Dixon (21 qershor 2021). "Kosmos turns to Twitch for Copa America broadcasts in Spain" [Kosmos i kthehet Twichit për transmetimin e Copa Américas në Spanjë]. SportsPro (në anglisht). Marrë më 21 qershor 2021.
  90. ^ "¿Quién es Ibai Llanos? Conoce al reconocido streamer de G2 Esports". Movistar eSports (në spanjisht). 20 mars 2020. Marrë më 25 janar 2021.
  91. ^ Christina Settimi (30 mars 2020). "Lionel Messi's Coronavirus Wage Cut Could Cost Him $50 Million" [Shkurtimi i rrogës së Lionel Messit gjatë Koronavirusit mund t'i kushtoj atij 50 milion $]. Forbes (në anglisht). Marrë më 30 mars 2020.
  92. ^ "Gerard Pique handed €2.1 million tax bill" [Gerard Piqués i jepet tarifa 2.1 milion € e taksave] (në anglisht). France 24. 10 korrik 2019. Marrë më 10 korrik 2019.
  93. ^ "FC Barcelona Star Gerard Piqué Wins €352,950 at EPT Barcelona, Arturo Vidal Cashes €134,460" [Ylli i FC Barcelonës Gerard Piqué fiton 352,950 € në EPT Barcelona, Arturo Vidal fiton 134,460 €]. pokernews.com (në anglisht). Marrë më 27 gusht 2019.
  94. ^ "Gerard Piqué". Soccerway (në anglisht). Marrë më 14 mars 2018.
  95. ^ a b "Gerard Piqué – national football team player". EU-Football.info (në anglisht). 11 tetor 2015. Marrë më 11 tetor 2015.
  96. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Gerard Piqué" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 30 shtator 2022.
  97. ^ "Gerard Piqué: Overview" (në anglisht). Premier League. Marrë më 17 prill 2018.
  98. ^ Caroline Cheese (5 gusht 2007). "Chelsea 1–1 Man Utd" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 17 prill 2018.
  99. ^ "How brilliant is Barcelona defender Gerard Piqué?" [Sa gjenial është mbrojtësi i Barcelonës Gerard Piqué?] (në anglisht). UEFA. 3 tetor 2018. Marrë më 15 mars 2019.
  100. ^ "The 2014/15 Liga BBVA Ideal XI" [XI ideale e La Ligës 2015/16] (në anglisht). LFP. 15 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2018. Marrë më 17 qershor 2015.
  101. ^ "UEFA Champions League squad of the season" [Skuadra e sezonit e UEFA Ligës së Kampioneve] (në anglisht). UEFA. 9 qershor 2015. Marrë më 9 qershor 2015.
  102. ^ "Once ideal de LaLiga para UEFA: 4 del Madrid, 3 del Barça..." AS.com (në spanjisht). 22 maj 2017. Marrë më 22 maj 2017.
  103. ^ "EURO 2012 Team of the Tournament" (në anglisht). UEFA. 1 janar 2022. Marrë më 12 prill 2024.
  104. ^ "The Best named at FIFA Football Awards" [Emërohen më të mirë në Çmimet e Futbollit të FIFAs] (në anglisht). FIFA. 9 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2017. Marrë më 12 janar 2017.
  105. ^ "FifPro announces reserve Teams of the Year – but Luis Suarez and Arjen Robben won't be laughing while Iker Casillas is somehow named the second best goalkeeper of 2013" [FifPro publikon Ekipet e Vitit të rezervave – por Luis Suárez dhe Arjen Robben nuk po qeshin ndërkohë Iker Casillas çuditërisht emërohet poetieri i dytë më i mirë i vitit 2013]. The Independent (në anglisht). 15 janar 2014. Marrë më 1 tetor 2017.
  106. ^ "2015 World XI: the Reserve Teams – FIFPro World Players' Union" [XI e Botës 2015: Ekipet Rezervë – FIFPro World Players' Union] (në anglisht). FIFPro.org. 11 janar 2016. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2019. Marrë më 1 tetor 2017.
  107. ^ "2016–2017 World 11: the Reserve Teams – FIFPro World Players' Union" [11 e Botës 2016–2017: Ekipet Rezervë – FIFPro World Players' Union] (në anglisht). FIFPro.org. 23 tetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2019. Marrë më 23 tetor 2017.
  108. ^ "FIFA FIFPro World XI: the reserve teams – FIFPro World Players' Union" [FIFA FIFPro World XI: ekipet rezervë – FIFPro World Players' Union] (në anglisht). FIFPro.org. 15 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2019. Marrë më 1 tetor 2017.
  109. ^ "World 11: The Reserve Team for 2017–18" [11 e Botës: Ekipi Rezervë për 2017–18] (në anglisht). FIFPro.org. 24 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2019. Marrë më 25 shtator 2018.
  110. ^ "Rankings: How All 55 Male Players Finished" [Renditja: Si u renditën të 55 lojtarët meshkuj]. FIFPro World Players' Union (në anglisht). 23 shtator 2019. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2020. Marrë më 5 tetor 2022.
  111. ^ "Pique: My priorities are football, football, football". Marca (në anglisht). Madrid. 3 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2023. Marrë më 5 dhjetor 2019.
  112. ^ "Las campeones del mundo de fútbol ya tienen la Real Orden del Mérito Deportivo" (në spanjisht). Mundo Deportivo. 5 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2020. Marrë më 28 tetor 2011.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]