Jump to content

Kompanitë Austriake të Azisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kompania e Ostendit, Kompania Perandorake Aziatike e Triestes dhe Antverpit, Kompania Aziatike e Triestes
LlojiKompani e privilegjuar me kartë
IndustriaTregtia
Themeluar në19 dhjetor 1722
Defunct1795
Njerëzit kyç
  • Paul De Kimpe
  • Thomas Ray
  • Colin Campbell
  • Jacques Maelcamp
  • William Bolts
  • Louis-François de Coninck
  • Jacques Baut
  • Charles Proli
ProdhimiÇaji, erëzat, mëndafshi, porcelani, metalet, fruta të thata, orizi, soja, kallamsheqeri etj.

Kompanitë Austriake të Azisë ose të Indisë Lindore (Österreichische Ostindien-Kompanie) është një term i përgjithshëm që përfshin një seri kompanish tregtare austriake me bazë në Ostend dhe Trieste. Emrat e tyre variojnë nga frëngjisht: Compagnie Générale Impériale et Royale des Indes; gjermanisht: Generale Keizerlijke Indische Compagnie (Oostendse Compagnie; frëngjisht: Compagnie d'Ostende); Kompania Perandorake Aziatike e Triestes dhe Antverpit (frëngjisht: Société impériale asiatique de Trieste et Anvers) dhe Kompania Aziatike e Triestes[1] ose Kompania e Triestes (frëngjisht: Société asiatique de Trieste) u themeluan nga William Bolts në vitin 1775 dhe vazhduan deri në vitin 1785.

Kompania e Ostendit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ballina e kartës së themelimit të kompanisë në 1722

Kompania e Ostendit (Oostendse Compagnie; frëngjisht: Compagnie d'Ostende), frëngjisht: Compagnie Générale Impériale et Royale des Indes; gjermanisht: Generale Keizerlijke Indische Compagnie, zyrtarisht Kompania e Përgjithshme e Krijuar në Vendet e Ulëta Austriake për Tregtimin dhe Lundrimin në Indi (frëngjisht: Compagnie générale établie dans les Pays-Bas Autrichiens pour le Commerce et la Navigation aux Indes)[2][3][a][4] ishte një kompani e privilegjuar tregtare e Vendeve të Ulta Austriake (“Vendet e Ulta Jugore”, që atëherë zotëroheshin nga Austria Habsburge, ndërsa tani konsiderohet Belgjika moderne) në Perandorinë e Shenjtë Romake, e themeluar më 19 dhjetor 1722 për të tregtuar me Inditë Lindore dhe Inditë Perëndimore. Ajo e mori emrin nga qyteti port flamand i Ostendit.

Ajo u themelua si një konkuruese e Kompanisë holandeze nga Vendet e Ulta Veriore (të njohura si Republika e Holandës), portugeze, britanike dhe franceze të Indisë Lindore.

Për pak vite ajo i bëri një konkurencë të fortë kompanive më të vjetra të Indisë Lindore britanike, hollandeze dhe franceze, në mënyrë të veçantë në tregtinë fitimprurëse të çajit me Kinën.[5] Ajo krijoi dy ngulime në Indi. Megjithë bilancin e saj fitimprurës, në vijim ajo u urdhërua të mbyllej në vitin 1731 pasi Qeveria Britanike ushtroi presion diplomatik mbi Austrinë, duke iu frikësuar ndikimit të kompanisë në tregtinë e tregtarëve të saj. Shkrirja e saj u bë një parakusht për Traktatin e Vjenës dhe për krijimin e një aleance midis dy shteteve. Kompania e Ostendit mund të konsiderohet si përpjekja e parë austriake për të tregtuar me Inditë Lindore; e dyta ishte Kompania Perandorake Aziatike e Triestes dhe Antverpit (frëngjisht: Société impériale asiatique de Trieste et Anvers) dhe Kompania Aziatike e Triestes, më pak e sukseshme e themeluar në vitin 1775.

Kolonitë dhe konçesionet historike austriake

Paqja e Münster-it, që i dha fund Luftës Tetëdhjetë Vjeçare në vitin 1648, përmbante një ndalim për subjektet spanjolle që zgjeronin tregtinë e tyre të përtejdetit me Inditë Lindore, që në këtë mënyrë prekte edhe Vendet e Ulta Spanjolle.[b] Kur Paqja e Utrecht-it dhe Rastatt-it e transferoi sovranitetin mbi zonën nga Habsburgët Spanjollë te ata Austriakë në vitet 1713-1714, Vendet e Ulta Jugore nuk u ndjenë më të lidhur nga ky kufizim.[6] Suksesi i Kompanive britanike, holande dhe franceze të Indisë Lindore bëri që tregtarët dhe pronarët e anijeve të Ostendit në Vendet e Ulta Austriake të dëshironin të krijonin marrëdhënie të drejtpërdrejta tregtare me Inditë.[7]

Pasi Scheldt-i ishte i mbyllur për lundrimin e drejtpërdrejtë, Ostendi ishte porti më i përshtatshëm për tregtinë e përtejdetit. Nga aty, Thomas Ray dërgoi anijen “Sankt Matthaeus” për në Surat më 17 qershor 1714, me sukses të madh tregtar me kthimin e tij më 30 gusht 1716.[8]

Hartë e emporit austriak në Bankipur, 1750

Tregtia nga Ostendi për në Mokha të Jemenit, Indi, Bengal dhe Kinë filloi në vitin 1715.[9] Disa prej tregtarëve nga Antverpi, Genti dhe Ostendi iu dhanë karta për tregtinë e Indisë Lindore nga Qeveria Habsburge e Vendeve të Ulta Austriake, që së fundi kishin marrë kontrollin e territorit nga Spanja. Midis viteve 1715 dhe 1723, 34 anije lundruan nga Ostendi për në Kinë, Brigjet e Malabarit dhe Koromandelit, Surat, Bengal dhe Mokha. Këto ekspedita u financuan nga sindikata të ndryshme ndërkombëtare të përbëra nga tregtarë dhe bankierë flamandë, britanikë, holandezë dhe francezë.

Kompania Holandeze (V.O.C.) donte ta ndalonte këtë konkurencë me të gjitha çmimet dhe më 27 prill 1719 rrëmbyen markezin e Prié-s të Ostendit, Hercule Louis Turinetti, në bregun e Guinesë (afër Fortesës Laksim). Përgjigja e popullit të Ostendit ishte rrëmbimi i anijes së VOC-ut (të mbushur me fildish) më 23 tetor 1719. Më 4 korrik 1719, anija "Prince Eugène" lundronte duke u kthyer për në Ostend me një sasi të madhe çaji kantonez në bord.

Pjesërisht falë lejeve luksoze të markezit të Prié-s, transporti privat nga Ostendi lulëzoi.[10] Sipërmarrës të ndryshëm vendas, që transportonin çajë nga Kina, e panë kompaninë si një mjet për të vendosur një pengesë për rritjen e trafikur, që filloi ti ulte çmimet. Megjithëse ata nuk donin një empor të kushtueshëm si grupi i parë, kishte mjaft interes për ta gjetur me njëri-tjetrin. Kur markezi i Prié-s e humbi ndikimin në favor të Eugjenit të Savojës dhe Patrick MacNeny-t, peshorja filloi të anonte gjithashtu nga Vjena. Në vitin 1721, perandori Karli VI i dha kartën e privilegjeve.

Aksion në Kompaninë Ostend, nxierë më 2 shtator 1723

Karta e privilegjeve dhe themelimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rivaliteti i ndërsjelltë mes sindikatave rëndonte shumë mbi fitimet dhe kjo rezultoi në themelimin e Kompanisë së Ostendit, të privilegjuar nga karta e sunduesit austriak Karli VI, në dhjetor 1722. Versioni i parë i kartës parashikonte pasjen e shtatë drejtorëve: tre nga Antverpi, tre nga Genti dhe një nga Ostendi. Megjithatë, ajo pohonte se Kompania e Ostendit duhet ta ndihmonte perandorin në kohërat e luftës. Drejtorët nuk ranë dakord me këtë dhe refuzuan të bashkëpunonin. Ata pranuan vetëm një version të dytë të modifikuar të kartës, që u nxor në 18 korrik 1723. Në mënyrë që të mos ulej imazhi i perandorit, karta u datua më 19 dhjetor 1722.

Karta e privilegjeve ishte e vlefshme për një periudhë prej tridhjetë vjetësh dhe përmbante 103 nene. Kompanisë së Ostendit i jepej monopoli mbi tregtinë midis Vendeve të Ulta Austriake dhe Azisë, Amerikës dhe Afrikës. Për më tepër, kompanisë shumëkombëshe iu dha autonomi e gjerë për të vendosur traktate tregtare me monarkët e huaj (për sa kohë interesat e perandorit nuk prekeshin). Perandori, nga ana e tij, duhet të respektonte autonominë tregtare të firmës. Gjithashtu, karta përmbante të gjitha llojet e rregullave dhe marrëveshjeve rreth operimit të kompanisë.

Vizatim me luanin e artë të Ostendit

Kapitali i kompanisë u ngulit në 6 milionë gulden ose florinë, të ndarë në 6,000 aksione me 1,000 florinë secili. U furnizua kryesisht nga banorët e pasur të Antverpit dhe Gentit. Aksionet u nxorën në bursën e Antverpit më 11 dhe 12 gusht 1723,[11] me 3,037 nga aksionet që do të zotëroheshin nga 54 investitorët kryesorë, kryesisht tregtarë të Antverpit. Shtatë drejtorat u zgjodhën nga figurat kryesore të tregtisë dhe financave: Jacques De Pret, Louis-François de Coninck dhe Pietro Proli, nga Antverpi; Jacques Maelcamp, Paulo De Kimpe dhe Jacques Baut, nga Genti; dhe Jakobiti irlandez Thomas Ray, një tregtar dhe bankier me bazë në Ostend. Ndërsa anijet lundronin nga Ostendi, zyrat e kompanisë ishin të vendosura në Bursën e Antverpit.[12] Një nga aksionerët kryesorë ishte duke i 4-rt i Arenbergut, Leopold Philip.[13] Aksionet e kompanisë dolën jashtëzakonisht fitimprurës, duke mundësuar një fitim prej 15 përqindësh.

Kompania zotëronte gjithashtu dy empore (qendra tregtimi), në Kabelon (Kovelongu modern) në bregun e Koromandelit dhe në Bankipur (Içapore) në Bengal. Midis viteve 1724 dhe 1732, 21 anije të kompanisë u dërguan kryesisht në Kanton të Kinës dhe në Bengal. Falë rritjes së çmimit të çajit u bënë fitime të larta në tregtinë kineze. Midis viteve 1719 dhe 1728, Kompania Ostend transportoi 7 milionë paundë çajë nga Kina (afërsisht gjysma e sasisë së përgjithshme të sjellë në Evropën Perëndimore), që do të ishte afërsisht e njëjtë me Kompaninë Britanike të Indisë Lindore gjatë së njëjtës periudhë.[14]

Pamje e Ostendit në vitin 1729

Selitë e kompanisë gjendeshin në Bursën e Antverpit. Ankandet mbi mallrat e furnizuara zhvilloheshin në Ostend dhe Bryzh. Mbledhjet e drejtorëve duhet të zhvilloheshin në Antverp për tre vitet e parë dhe në Bryzh ose Gent për vitet në vijim. Kapitali i kompanisë u vendos në 6 milionë gulden (ose florinë), për tu ndarën në 6000 aksione me nga 1000 florinë secili. Më 1 shtator 1723, filloi blerja e aksioneve, që u morën në një ditë e gjysëm nga sipërmarrës, fisnikë dhe zyrtarë qeveritarë. Dy të tretat e rregjistrimeve ishin nga Antverpi, megjithëse u përdorën padyshim njerëz që firmosën për fisnikë të pasur.[15]

Meqë kompania ishte shumë e suksesshme, aksionet ishin vetë 75% të paguar dhe kapitali veprues arrit në 4,500,000 florinë. Mbledhja e parë e bordit të drejtorave u zhvillua në Antverp më 6 tetor 1723. Katër anijet e para të kompanisë lundruan nga Ostendi më 10 shkurt 1724; dy ishin të destinuara për në Kinë, një për në Bengal dhe një për në Mokha të Jemenit. Shpejt u krijuan empore në Bankipur dhe Bhurompur.

Veprimtaritë tregtare u përqëndruan në dy fusha: Kina dhe Bengali, me Kinën tregtia ishte më e rëndësishme. Kompania Ostend ishte kompania e parë nga Evropa Perëndimore kontinentale që e përqëndroi veprimtarinë e saj me Kantonin. Ngarkesat e udhëtimeve vajtëse të anijeve të kompanisë zakonisht përbëheshin nga piastra argjendi dhe plumbi si balast. Ngarkesat e kthimit përbëheshin nga çaji i zi boel, pëlhura mëndafshi nga Nankingu, porcelan dhe kinezërira.

Nisja e anijeve nga Ostendi ishte tepër e përcaktuar në kohë për shkak të erërave të favorshme. Anijet për në Indinë Lindore niseshin midis fundit të nëntorit dhe fillimit të marsit. Erërat mbizotëruese perëndimore që frynin nga Kanali ndonjëherë ishin aq të fuqishme sa anijet duhet të prisnin me javë për radën e Ostendit. Sapo kalonin përmes Kanalit, anijet vazhdonin rrugëtimin e tyre përgjatë Ishujve Kanarie dhe Kepit të Gjelbër. Nga këta ishuj, erërat tregtare veri-lindore ndonjëherë i bartnin ato në brigjet braziliane. Atëherë itinerari ndryshohej për në jug-lindje, për ta kapërcyer Oqeanin Atlantik prapë.Synimi ishte që të përfundohej në jug të Afrikës për të përdorur Dyzet Hungërueset (Erëra të forta perëndimore, që ndodhin në hemisferën jugore, përgjithësisht midis 40° dhe 50° të gjerësisë juguore). Ato erëra të forta, por mashtruese perëndimore i bartin anijet përgjatë pjesës jugore të Oqeanit Indian. Në kohën e duhur, në varësi të destinacionit (India apo Kina), anijet e ndryshonin itinerarin e tyre për në veri. Nëse gjithçka shkonte mirë, ato do të mbërrinin në destinacionin e tyre pas një udhëtimi prej gjatë deri në shtatë muajsh. Anijet e Kompanisë Ostend qëndronin në Azi për rreth pesë muaj. Udhëtimi i kthimit merrte prapë rreth gjashtë deri në shtatë muaj. Shumica e anijeve ktheheshin në Ostend nga fundi i verës ose fillimi i vjeshtës.[16]

Përplasja me vendet e tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Harta e emporeve të Bankipurit (Kompania Ostend) dhe vendeve të tjera evropiane në Bengalin Perëndimor, 1726

Që nga krijimi, kompania e re provokoi hapjen e armiqësive të komopanive të tjera të vjetra të Indisë Lindore, që i frikësoheshin patronazhit të saj favorizues perandorak dhe faktit që shumë nga punonjësit e kompanisë së re në Lindje ishin ish punonjës të kompanive britanike, holandeze ose francezetë Indive, që sillnin me vete përvojën e tyre në tregtinë lindore. Për më tepër, në mënyrë që të tërhiqte të huaj me përvojë, Kompania e Ostendit u lejoi atyre fitime bujare në aspektin e hapsirës së ngarkesave për tregtinë private, diçka që anatemohej në kompanitë ekzistuese monopoliste.[17] Megjithë atket armiqësore nga konkurueset e saj, kompania e re ishte mjaft fitimprurëse nga fillimi deri në vitin 1726, duke qenë e aftë të deklaronte një divident prej 33 përqindësh.

Fitimet e mëdha të kompanisë së Ostendit shkaktuan rezistencë të ashpër nga qeveria në Amsterdam dhe nga Kompania Holandeze e Indisë Lindore, por edhe nga anglezët. Sipas tyre, transportimi nga Ostendi anashkalonte një nga parashikimet më të rëndësishme të “Traktatit të Munsterit” (1648) dhe “Traktatin e Barrierës”, përkatësisht ndalimin e tregtisë dhe transportin flamand përtejdetit. V.O.C.-u thirri studiuesin e njohur gjyqësor Jean Barbeyrac (1674-1744) dhe Abraham Westerveen (~1647) për të gjetur argumente ligjore kundër Kompanisë së Ostendit, duke përfshirë parashikimet e “Traktatit të Paqes së Münster-it” (1648). Kompania e Ostendit argumentoi kundër kësaj nëpërmjet Patrice François de Neny, Jean Du Mont Baron de Carelskroon (1667-1727) dhe Jean Rousset de Missy.

(majtas) Pamflet që i kundërvihej Kompaninë së Ostendit si "e dëmshme" për tregtarët britanikë dhe holandezë; (ndërsa djathtas) një ligj i vitit 1723 që i ndalonte subjektet franceze nga investimi në kompani

Midis dy konkurueseve ndodhën shumë incidente të dhunshme. Jacques André Cobbé, guvernatori i parë i Ostendit i emporeve të Kovalanit (1719) dhe Bengalit (1720), u vra në mbrojtje e emporit të fundi në vitin 1724.

Në mënyrë që të parandalonte rekrutimin e ekuipazhit në republikë - flamandët dhe brabantinët nuk mund të bënin pa ndihmën e detarëve holandezë dhe anglezë, për udhëtimin e tyre në Inditë Lindore – shteti i përgjithshëm i shtatë republikave të bashkuara (Holanda moderne) në vitin 1717 e rinovoi ndalimin tradicional, që asnjë shtetas i republikës nuk duhet të shërbente për shtetet e tjera për Inditë Lindore. Shkelësit që kapeshin në bordin e anijeve të huaja të Indisë Lindore duhet të paguanin me jetën e tyre për këtë. Mallrat e tregtuar, ose porositë e marra nga Kompania Ostend, gjobiteshin me konfiskim, një gjobë prej 1000 florinësh (ose gulden) dhe burgim.

Kur u zbulua se, megjithë këtë rregullore, shumë holandezë veriorë ishin përfshirë në Kompaninë Ostend, Shteti i Përgjithshëm i Shtatë Republikave të Bashkuara shpalli një edikt të ri në vitin 1723 dhe shtuan fshikullimin publik për këtë.

Holandezët ndaluan gjithashtu dhënien me qira, blerjen ose pajisjen e njerëzve të Ostendit me nga komisioni, me dënimin që anijet me përmbajtjet e tyre do të konfiskoheshin për llogari të VOC-ut dhe do të vendosej një gjobë sa katërfishi i vlerës së anijes së konfiskuar. Për shkak të aksioneve në Kompaninë Ostend gjithashtu dënohej me konfiskimin dhe një gjobë që arrinte katërfishin e vlerës së depozitimit.

Britania e Madhe dhe Republika Holandeze përdorën fuqinë e tyre negociuese në nivelin gjeopolitik për të detyruar shfuqizimin e Kompanisë së Ostendit. Si pasojë e “Traktatit të Vjenës në 1725”, midis S[panjës, Austrisë, Anglisë, Prusisë dhe Francës austriakët u ndjenë të kërcënuar dhe këto shtete konkluduan “Traktatin e Hanoverit” (3 shtator 1725). Republika e Shtatë Provincave të Bashkuara nuk u bashkua deri në vitin 1727 me kushtin që aleanca duhet ta ndihmonin ti ndalonte veprimtaritë e Kompanisë së Ostendit.[8]

Pezullimi dhe ndalimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompania e Ostendit u sakrifikua në lulëzim nga Karli VI, në mënyrë që të siguronte njohjen e vajzës së tij, Maria Theresa, dhe si trashëgimitare e tij dinastike nën anglisht: Pragmatic Sanction of 1713. Në vitin 1727, kryeministri francez André Hercule de Fleury i dha Karlit VI ultimatumin në vazhdim: luftë ose pezullim të veprimtarive të Kompanisë së Ostendit për shtatë vjet. Kështu, në maj 1727, perandori, nën presionin diplomatik nga britanikët dhe holandezët, e pushoi kartën e privilegjeve për shtatë vjet. Si një pazar i vogël Karli VI fitoi mbështetjen për “Saksionin e tij Pragmatik”, të nxjerrë nga britanikët. [18]

Kapja e anijes "Imperatrice Elisabeth" e Kompanisë së Ostendit nga piratët berberë, në Atlantik gjatë kthimit nga Mokha, 1724

Gjatë pezullimit të Kompanisë së Ostendit, u bënë propozime të ndryshme për të bërë kapital fitimprurës gjatë pushimit. Për shembull, drejtori Proli propozoi zhvendosjen e kapitalit te frëngjisht: Compagnie de Trieste ose për të filluar një organizim të ri tregtar në Detin Adriatik. Megjithatë, të gjitha planet u braktisën për arësye të ndryshme. Për shembull, nuk kishte personel të kualifikuar të pranishëm në Trieste dhe Deti Mesdhe ishte i pasigurtë.

Perandori Karli VI shpresonte se kompania do të përqëndrohej në tregtinë në Evropë gjatë pezullimit. Megjithatë, drejtorët nuk e ndanë këtë mendim pasi ata nuk shikonin ndonjë degë të ekonomisë të aftë për të arritur të njëjtat fitime. Drejtorët propozuan krijonin një shoqëri të fshehtë aksionere. Synimi i këtij organizimi sekret ishte ishte ta lejonte kompaninë të vijonte të ekzistonte, por nën emrin e individëve privatë. Perandori do të mundësonte pasaportat e nevojshme dhe në këtë mënyrë të shmangej traktati i pezullimit. Në mars 1728 u formua kompania e fshehtë. Pas pezullimit, rrethanat e detyruan kompaninë të angazhohej në një lloj tregtie në dispozicion: ajo i largoi fshehtësisht anijet nga portet e huaja. Kështu kjo shoqëri sekrete organizoi udhëtime të paligjshme nën flamuj të huaj nga Cádiz-i, pa dijeninë e fuqive të mëdha detare. Pjesa tjetër e kapitalit u investua në Kompaninë Daneze, si një formë investimi.

Midis viteve 1728 dhe 1731 u organizuan një numër i vogël ekspeditash ilegale në flamuj të huazuar, por anijet më të fundit që lundruan për kompaninë ishte dy "anije me leje" që e lanë në vitin 1732 dhe ishin një konçesion i bërë në Traktatin e Vienës. Empori në Bankipur, atëherë nën zotërimin e drejtpërdrejtë perandorak, zgjati deri në vitet 1740.[19] Kompania e pushoi tregtinë zyrtarisht në 16 shkurt 1734 dhe u likuidua më 16 shkurt 1737.[11] Megjithëse zyrtarisht e pushuar, aksionerët e mbajtën fshehtësisht kompaninë si një mjet për të tërhequr investime deri në vitin 1774.[12] Shumë nga investitorët e kompanisë u përfshinë gjithashtu në Kompaninë Suedeze të Indisë Lindore.

Në mars 16 marsin e 1731-it, “Traktati i dytë i Vjenës” urdhëroi shfuqizimi përfundimtar të saj. Në vitin 1737, në pjesën më të madhe, ishte përfunduar ripagimi i kapitalit. Shkrirja përfundimtare nxori 7,500,000 gulden fitim të pastër ose 166% të kapitalit fillestar. Njerëzit mbrapa Kompanisë së Ostendit përdorën portet e Cádiz-it, Dancigut dhe Hamburgut për të vijuar udhëtimet private për në Lindje, por në vitin 1739 edhe kjo gjeti fundin e saj.

Neni pesë i patentës për shembull, listonte simbolet që Kompania Ostend ishte e lejuar të përdorte. Çdo anije mbante katër flamuj: një në secilin nga tre direkët dhe një te pupa (ose kiçi):

  • Në direkun ballor: flamuri Latin: Leo Belgicus në argjend (i bardhë) në një fushë të kuqe; ngjyrat duhet ti referoheshin Austrisë, ndërsa luani ishte simbol i rajoneve flamande.[20]
  • Në direkun e mesëm: ndodhej stema e kompanisë që konsistonte në një kryq të rregulluar të Shën Andreas në një brerore të zjarrtë argjendi, në një fushë të artë. Kjo stemë u shfaq edhe te vulat, dokumentet dhe topat e Kompanisë Ostend.
  • Në direkun e mbrapëm: një kryq i rregulluar i Shën Andreas i pikturuar mbi një sipërfaqe të bardhë ose argjendi.
  • Flamuri Perandorak i Perandorisë së Shenjtë Romake.

Kompania e Ostendit në letërsi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga historia e Kompanisë së Ostendit janë frymëzuar mjaftë shkrimtarë:

  • Libri në frëngjisht i Jan Van Dorp (pseudonim i Oscar Van Godtsenhoven, 1908-1988), Flamand des vagues, 1948 (rishtypur në vitin 2013, ISBN 978-236914009-2),[21] i përkthyer në holandisht nën titullin Marinus, ISBN 9789082985658 (2019)[22]
  • Libri në holandisht i Johan Ballegeer, De scheepsjongens van de Keyserinne, viti 1969, në Antverp me botues Standaard Uitgeverij.[23]
  • Libri në holandisht i Katrien Van Hecke, Oostende is niet ver meer, viti 2022, publikuar në Haselt me botues Clavis).[24]
  • Libri në holandisht i Doris Klausing, De smaak van thee: een avontuurlijke expeditie van de Oostendse Compagnie, në holandisht, viti 2023, në Antverp.[25]
Stema e Kompanisë së Ostendit

Themelimi i Kompanisë Aziatike të Triestes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitet 1770 Austria ri-themeloi një kompani tregtare koloniale, bazuar te modeli i Kompanisë së Ostendit , për të përfituar nga lufta në vazhdim midis Britanisë, Francës dhe Republikës Holandeze për të kapur një pjesë të këtyre vendeve në tregtinë me Indinë dhe Kinën. Kjo ishte frëngjisht: Société impériale asiatique de Trieste et Anvers, ose frëngjisht: Société asiatique de Trieste, gjithashtu e njohur si Kompania e Triestes, e themeluar në vitin 1775 nga William Bolts dhe Charles Proli, me seli në Ostend dhe Trieste, që operoi deri në vitin 1785.[26][27][28]

Në vitin 1775, tregtari britanik, atëherë 37 vjeç, me origjinë holandeze, William Bolts i ofroi shërbimet e tij qeverisë së Monarkisë Habsburge të perandores Maria Theresa, duke paraqitur një propozim për themelimin e tregtisë austriake me Indinë e sunduar nga Kompania Britanike nga porti i Triestes në Adriatik në Italinë e tanishme. Propozimi i tij u pranua.

Libri i Boltsit mbi Indinë dhe Bengalin

Udhëtimi i Giuseppe e Teresa, 1776–1781

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 24 shtator 1776, Bolts lundroi nga Livornoja në zotërimet e Leopoldit, Duka i Madh i Toskanës, djali i vogël i perandores, për në Indi në komandën e një anijeje nën flamurin e Perandorisë së Shenjtë Romake, anija e mëparshme e udhëtimeve indiane Earl of Lincoln, e riemërtuar Giuseppe e Teresa (e quajtur edhe frëngjisht: Joseph et Thérèse ose gjermanisht: Joseph und Theresia). Ai mori me vete një një kartë dhjetë-vjeçare që e autorizonte të tregtonte nën ngjyrat perandorake midis porteve austriake të Adriatikut dhe Persisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës, si dhe nga Afrika dhe Madagaskari për në Amerikë.[29] Kjo sipërmarrje kërkoi kapital thelbësor, që Bolts e kërkoi në Vendet e Ulta Austriake (tashmë Belgjika) dhe solli në Antverp bankierin Charles Proli dhe ortakët e tij, bankierët I. C. I. Borrikens dhe D. Nagel.[30][31][32]

Kolonizimi i Gjirit Delagoa

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në pak vitet në vazhdim Bolts krijoi empore në Bregdetin e Malabarit në Indi, në bregun Jug-Lindor Afrikan në Gjirin Delagoa në Mozambikun modern dhe në Ishujt Nikobar.[33][34][35][36][37]

Synimi i tij për të krijuar një empor në Gjirin Delagoa ishte që ta përdorte atë si një bazë për tregtinë midis Afrikës Lindore dhe porteve të bregut perëndimor të Indisë.[38] Ai siguroi tre anije për të zhvilluar tregtinë e këtij “vendi”, siç quhej tregtia e europianëve midis Indisë dhe destinacioneve të tjera jo evropiane. Gjatë udhëtimit të tij ai mblodhi buburreca koçinilje brazilianë (dactylopius coccus) në Rio de Zhaneiro dhe i transportoi ata në Gjirin Delagoa, duke paraprirë kështu hyrjen në Bengal të këtij insekti për bërjen e ngjyrave të kuqe. Flamuri perandorak nuk u valëvit për një kohë të gjatë mbi Gjirin Delagoa, pasi autoritetet e alarmuara portugeze, që e pretendonin vendin si të tyrin dërguan një frigatë me 40 topa dhe 500 ushtarë nga Goa për ti larguar njerëzit e Bolts-it në prill 1781 dhe për të gjetur garnizonin e Lourenço Marques (Maputo) që vendosi një prani të përhershme portugeze aty.[39][40][41][42][43]

Veprimtaritë në Indi, 1776–1781

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Frigata Theresia, 1768

Ku mësoi për sipërmarrjen e Bolts-it, Kompania Britanike e Indisë Lindore (EIC) i udhëzoi zyrtarët e saj në Bengal, Madras dhe Bombei për të “ndjekur mënyrat më efektive që mund të jenë plotësisht të justifikuara për tiu kundërpërgjigjur dhe mundur” atë.[44]

Përsëri, në vitin 1774 EIC e kishe çeduar Pazarin Banki në lumin Hughli, më lartë Kolkatës, për Kompaninë e Ostendit ose Kompaninë Austriake të Indisë Lindore. Kjo ishte gjithashtu në duar austriake në vitin 1794, por britanikët në vijim e zaptuan atë, me gjasa pak më vonë.

Bolts përfitoi plotësisht nga statusi asnjanës i Austrisë në luftën midis Britanisë dhe Francës, Spanjës dhe Hollandës (1778–1783), që u përfshinë në përpjekjet për pavarësinë Amerikane. Aktet e përsëritura të armiqësisë së Kompanisë Britanike kundër Bolts-it në Indi u bënë subjekt i paraqitjes urgjente të ambasadorit austriak në Londër, duke bërë që në janar 1782 të dërgoheshin udhëzime nga Gjykata e Drejtorëve të Indisë, që urdhëronin zyrtarët e tyre në Indi të mos sulmonin "ndonjë subjekt të Madhërisë së Tij Perandorake".[45]

Megjithse kur mbërriti në fillim në Surat të Indisë, Boltsi u përballë me një mur kundërshtimi të ngritur nga Kompania Britanike e Indisë Lindore, shpejt ai e bëri veten të njohur te Hajder Aliu, navabi i Majsores dhe kundërshtari më i fortë i anglezëve në Indi. Ai e vizitoi navabin në kryeqytetin e tij, Srirangapatam, ku iu dha leja për të krijuar empore tregtare në zotërimet e navabit në Bregdetin e Malabarit si në Mangalore, Karvar dhe Baliapatam.[46]

Hartë e Arkipelagut Nikobar

Kolonizimi i Ishujve Nikobar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërsa Bolts-ti vetë ishte në Srirangapatam, ai dërgoi anijen Joseph und Theresia në Ishujt Nikobar, ku mbërriti në qershor 1778. Kapiteni i saj aty i mori në zotërim më 12 korrik. Ishujt ishin fokusi përpjekjeve të misionarëve të krishterë të Vëllazërisë Moraviane (ose Kisha Moraviane Moravská církev ose Moravští bratři, formalisht Latin: Unitas Fratrum), që e vizituan kohë pas kohe nga baza daneze në kontinentin indian në Trankuebar. Për rrjedhojë të aksionit të Bolts-it, kompania perandorake kishte krijuar një empor tregtar në ishullin e Nankoverit, drejtuar nga Gottfried Stahl, i shoqëruar nga pesë europianë të tjerë.[47][48][49][50][51][52] Autoritetet daneze protestuan fuqimisht kundër aksionit të Boltsit në marrjen e zotërimit të Arkipelagut Nikobar dhe në vitin 1783 dërguan një anije lufte për ti larguar austriakët.[53]

Debatet mes Boltsit dhe Prolit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Megjithë arritjet e tij të shumta që nga viti 1776, sipërmarrja e Boltsit në përgjithësi ishte një humbje, për habinë e bankierëve të tij belgë, Charles Proli dhe ortakët. Proli nuk ra dakord me Boltsin mbi rëndësinë e tregut të Kinës: Proli donte të përqëndrohej ekskluzivisht në atë treg, ndërsa Bolts u jepte rëndësi të njëllojtë Indisë si për mallrat austriake, si mërkuri, plumbi, bakri, hekuri, kallaji dhe vitrioli, aty mund të gjenin kripë, në kundërshtim me Kinën, ku vetëm dollarët e argjendtë spanjollë pranoheshin në shkëmbim për prodhimet kineze si çaji, porcelani dhe mëndafshi. Ndërsa Boltsi ishte akoma në Indi, grupi i Prolit dërgoi dy anije, Ville de VienneMauritius dhe Prince Kaunitz për në Kinë, pa e informuar atë. Në padijeni të blerjes së Boltsit të një anije që ai e quajti Prince Kaunitz, grupi i Prolit dërgoi një tjetër anije me të njëjtin emër për në Kinë, në mënyrë të pavarur prej tij.[54]

Ky veprim përbëri një shkelje të kontratës së Prolit me të. Proli refuzoi të përmbushte aktet e Boltsit, duke tërhequr bankën e tyre ndërsa ai ishte në Indi. Ata i bënë thirrje qeverisë perandorake të ta transferonte kartën e Boltsit ekskluzivisht te ata. Grupi i Prolit zaptoi gjithashtu anijen Joseph et Therese si garanci kur anija të kthehej në Leghorn.[55] Në një dëgjesë me perandorin Josefi II në Bruksel, më 28 korrik 1781, Boltsi dhe Proli ranë dakord për ta shndërruar shoqërinë e tyre në një kompani aksionere dhe në gusht Boltsi e dorëzoi kartën e tij te Kompania e re Perandorake e Triestes dhe Antverpit për Tregtinë e Azisë (frëngjisht: Société Impériale pour le Commerce Asiatique de Trieste et d’Anvers). Kompania do të dërgonte gjashtë anije për në Kinë dhe Indi, dy për në Afrikën Lindore dhe Mauritius dhe tre për peshkimin jugor të balenave.[56]

Kompania Perandorake e Triestes dh Antverpit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pamje zonës së Miramares në Trieste

Kompania Perandorake e Triestes dhe Antverpit u hap për publikun në gusht 1781 për të mbledhur, nominalisht, gjysmën e kapitalit të saj në njëmijë aksione. Në fakt, Kompania ishte seriozisht e nënkapitalizuar, pasi një mijë aksionet e tjera të mbajtura nga Grupi Proli dhe Boltsi ishin paguar me vlerë nominale të aseteve të shoqërisë së mëparshme. Vlerësimi i atyre aseteve nga Boltsi u pranua me vlerën nominale, por ishte një vlerë fiktive dhe në fakt kompania e re trashëgoi borxhet e shoqërisë së vjetër. Rrjedhimisht ajo vuajti mungesën kronike të parave të disponueshme dhe i duhej të mbështetej në huamarrje afatshkurtra dhe obligacione hipotekare (për të cilat vetë anijet viheshin si kolateral) me çmim prej 30 deri në 35 përqind.[57]

Nën këto kushte, çdo udhëtim duhet të ishte një sukses për Kompaninë që të mbetej funksionuese. Gjithashtu nën termat e marrëveshjes së krijimit të kompanisë së re, Boltsi çedoi kartën e tij te partnerët belgë në shkëmbim të një huaje prej 200,000 florinë (d.m.th., 200 aksionet e tij në kompani) dhe të drejtën për të dërguar dy anije për llogari të tij në Kinë.[58][59]

Kompania Perandorake Aziatike nën drejtimin e Grupit Proli u përqëndrua në tregtinë e çajit të Kinës. Në vitin 1781, 1782 dhe 1783 çmimi i çajit në Evropë, veçanërisht në Angli, ishte ngritur në nivele të padëgjuara. Në vitin 1781 dhe 1782 asnjë anije holandeze ose franceze nuk u shfaq në Guangzhou (atëherë i transkriptuar në shkrimin latin si "Kanton") si rezultat i Luftës Amerikane dhe në vitin 1782 vetëm njëmbëdhjetë anije angleze, tre daneze dhe dy suedeze u furnizuan aty. Vetëm katër nga trembëdhjetë anijet angleze u rikthyen të padëmtuara në vitin 1783 për shkak të veprimtarisë navale franceze. Duke u përpjekur të kapte mundësinë për të bërë fitime të mëdha, Grupi Proli dërgoi pesë anije në Kanton: Croate-n, Kollowrath-in, Zinzendorff-in, Archiduc Maximilien dhe Autrichien.[60][61][62]

Mbërritja në portin e Ostendit e Flotës Ushtarake të Revolucionit Franceze, 1792

Gjithësesi, mundësia u humb pasi, me nënshkrimin e një armëpushimi në janar 1783 luftuesit e mëparshëm ishin të aftë ti dërgonin anijet e tyre në Kanton në siguri dhe vera e vitit 1783 pa një tërësi prej tridhjetë e tetë anije aty, duke përfshirë pesë anijet perandorake. Ato u desh të blinin çajë me një çmim të lartë dhe kur u kthyen në Ostend, në korrik 1784 duhet ta shisnin me një çmim të ulët në një treg të tejmbushur, ashtu dhe duke patur për të paguar për lejen e kthimit në atë port. Çmimi i çajit në Ostend ra shumë poshtë kur Qeveria Britanike futi anglisht: Commutation Act në vitin 1784, që e pakësoi taksën mbi çajin nga pesëdhjetë në dhjetë përqind dhe e bëri trafikimin nga Vendet e Ulta jo fitimprurës. Çmimi i çajit në Europë ra papritur nga 30 deri në 33 solë francezë në 11 deri në 14 solë, ose rreth gjashtëdhjetë përqind. Në mënyrë shkatërrimtare, një anije e gjashtë, Belgioioso, duke bartur një sasi të madhe argjendi për blerjen e mallrave kineze, u fundos gjatë stuhisë në Detin Irlandez shpejt pasi ishte nisur nga Liverpooli, ku ishte përgatitur për udhëtimin për në Kanton.[63]

Pavarësisht humbjeve të mëdha, borxheve dhe disponueshmërive, Kompania investoi në një anije tjetër, gjermanisht: Kaiserliche Adler ose frëngjisht: Aigle Impériale (Shqiponja Perandorake), një gjigande prej 1,100 tonësh, e ndërtuar në mënyrë të veçantë për Kompaninë nga kantieri detar i Fiumes, që nisi në mars 1784, duke e çuar flotën e Kompanisë në një tërësi prej nëntë anijesh. Punët arritën fundin në janar 1785, kur Kompania pushoi të gjitha pagesat dhe menjëherë më pas shpalli falimentimin, duke e fundosur shtëpinë bankare Proli bashkë me të. Ndërsa disa autorë kanë pohuar se Charles Proli në vijim kreu vetëvrasje, ky fakt është kundërshtuar pasi Proli u varros në një terren të shenjtëruar në ish Varrezën e Shën Gudulas.[64][65][66][67][68][69] Një artikull në shtypin e Dublinit më 25 maj 1786 regjistronte shitjen e anijeve të kompanisë së shpërbërë, Zinderdorf, Kolloërath, Kaunitz, Maximilian dhe Austrian, “bashkë me gjithë pajisjet e tyre, topat, depot etj.” dhe vërente: “Shkatërrimi i kësaj kompanie, ashtu dhe mjaft të tjerave në Evropë, është një masë e madhe për shkak të taksës së çajit në Angli dhe përparësive që zotërimet territoriale i japin Kompanisë Britanike”.[70]

Ekspedita e frigatës "Novara", 1865

Kompania Perandorake e Triestes dhe Antverpit lulëzoi megjithë kundërshtimin e konkurenteve të saj, kompanive angleze dhe holandeze të Indisë Lindore, gjatë periudhës kur Britania gjendej në luftë me Hollandën dhe Francën si një zhvillim i Luftës Amerikane të Pavarësisë. Kompania Perandorake përfitoi nga asnjanësia e Austrisë gjatë këtij konflikti duke qenë e aftë ti dërgonte anijet e saj në Kanton, ndërsa konkurentet e saja ishin të penguara për ta bërë këtë. Kur lufta përfundoi, kompanitë holandeze dhe angleze u rikthyen në nxitimin për në Kanton, që e ngriti çmimin e çajit kinez dhe mallrave të tjera aty dhe shkaktoi një tejmbushje të tyre kur anijet u kthyen në Europë.[71][72]

Tregtia nga Vendet e Ulta Austriake për në Indi, që ishte rifilluar nga Boltsi dhe Kompania Perandorake e Indisë Lindore u vazhdua pas falimentimit të asaj kompanie në shkurt 1785 nga një grup tregtarësh belgë dhe anglezë të drejtuar nga viskoni Edouard de Walckiers, familja e të cilit kishte luajtur një pjesë në historinë e Kompanisë së Ostendit, që tregtoi me Indinë më herët në shekullin e XVIII dhe që, bashkë me bankierin marsejez Kick, kishte qenë një nga aksionerët më të mëdhenj në Kompaninë Perandorake.[73]

Tregtarët britanikë ishin kryesisht të përfaqësuar nga bankierët e Brukselit, Charles Herries & Co. Kompania e William Boltsit, e përmendur si “Société Triestine à Trieste”, ishte në dukje e lidhur gjithashtu me këtë grup.[74][75] Nga viti 1787, kjo shoqëri dërgoi mjaft anije në Indi që nga Ostendi, e para prej të cilave ishte St. Joseph. Në vitet në vijim anijet Concordia, Prudencia, Belgioioso, Ville de Vienne, Henriette dhe Comtesse de Trautmannsdorff shkuan në Indi. Këta udhëtime u ndërmorën ekskluzivisht për në Indi, për shkak të ndalimit kinez të tregtisë për flamurin perandorak deri sa borxhet që Kompania Perandorake kishte bërë në Kanton, duke përfshirë 12% të interesit vjetor, të shlyeshin. Pasi Walckiers dhe ortakët e tij nuk donin të përfshiheshin në atë çëshjte, Kina mbeti e mbyllur për tregtinë e tyre, ndërsa India dhe Mauritiusi mbetën destinacionet e një duzine anijesh, deri sa Luftërat Revolucionare Franceze i dhanë fund këtyre sipërmarrjeve në mesin e viteve 1790.[76][77]

Anijet e përdorura nga kompanitë aziatike të Austrisë ishin të madhësisë mesatare, me një zhvendosje mesatare uji midis 200 dhe 600 tonëve. Shumë ishin pjesërisht, ose tërësisht me ekuipazh të detarësh të huaj, si nga Anglia dhe gjetiu.[78]

Anijet e përdorura nga Kompania e Ostendit përfshinë:

  • L'Impératrice Élisabeth (Sipas perandoreshës Elisabeta Kristina e Brunsvik-Volfenbytelit, e njohur edhe si Impératrice) – një anije me 28 topa, me ekuipazh detarësh britanik[78]
  • Espérance- anije e linjës me 20 topa[78]
  • Ville-de-Vienne- më parë anija indiano-lindore britanike Heathcote.
  • Maison-d'Austriche
  • Flandria
  • Saint-Joseph
  • Prince-Eugène
  • Aigle – frigatë me 26 topa
  • Sainte-Élisabeth – frigatë me 22 topa, ish anije britanike e blerë në Napoli në vitin 1720.
  • Saint-Charles, më parë Saint-François-Xavier – 26 topa
  • Charles VI (Sipas perandorit të [[Perandoria e Shenjtë Romake|Perandorisë së Shenjtë Romake Karli VI) – anije e linjës me 26 topa
  • Paix - frigatë me 28 topa
  • Marquis-de-Prié – frigatë me 28 topa (në vitet 1727-1728 operohej nga Guillaume (Willem) Philips de Brouwer me Kinën)[79]
  • Tigre – frigatë me 28 topa
  • Lion – frigatë me 22 topa
  • Concorde – anije linje me 30 topa
  • Keizerinne (në vitet 1725-1726 e përdorur nga Guillaume (Willem) Philips de Brouwer me Kinën)[80]

Anijet e përdorura nga kompanitë e mëvonshme përfshijnë:

  • Giuseppe e Teresa (e quajtur edhe frëngjisht: Joseph et Thérèse ose gjermanisht: Joseph und Theresia), kishte qenë anija e mëparshme britanike e udhëtimeve indiane Earl of Lincoln.
  • Prudencia
  • Henriette
  • Comtesse de Trautmannsdorff
  • Croate
  • Prince Kaunitz, shitur në 1786.
  • Kollowrath, shitur në 1786.
  • Zinzendorff, shitur në 1786.
  • Archiduc Maximilien
  • Autrichien
  • Belgioioso, në 1784, fundosur gjatë stuhisë në Detin Irlandez me një sasi të madhe argjendi për blerjen e mallrave kineze në Kanton.
  • Kaiserliche Adler ose frëngjisht: Aigle Impériale (Shqiponja Perandorake), një gjigande prej 1,100 tonësh, e ndërtuar në mënyrë të veçantë për Kompaninë nga kantieri detar i Fiumes, nisi në mars 1784.

Kompania Holandeze (VOC) u përqëndrua në tregtinë e erëzave dhe kishte gati monopolin e të gjithë Azisë Lindore. Marzhi mesatar i fitimit të tregtisë me Kinën i Kompanisë së Ostendit ishte 158%, që ishte mjaftë më mirë sesa fitimet e realizuara nga kompanitë e huaja. Në udhëtimin vajtës dërgoheshin mallra si mërkuri, plumbi, bakri, hekuri, kallaji dhe vitrioli, zakonisht për në Indi, ku merrnin kripë. Ndërsa në Kinë, në shkëmbim për prodhimet kineze si [[c[aji]], porcelani dhe mëndafshi, pranoheshin vetëm dollarët e argjendtë spanjollë.

Përveç mëndafshit, India furnizonte një shumëllojshmëri prodhimesh, ssi arraku (pije alkolike), boraksi (për industrinë e qelqit), dru sandali, erëza, llak, ratan dhe nitrat potasi. Por prodhimi indian “par excellence” i eksportit ishte pëlhurat dhe pambuku. Në Evropën e shekullit të XVIII, këto ishin të njohura si indiennes. Pambuku njihej në Evropë që nga kohët e lashta, por deri në shekullin e XVIII, industria tekstile evropiane mbizotërohej nga leshi dhe liri.

Zhvillimi i industrisë tekstile indiane në Bengal bëri të mundur eksportimin e indiennes në Europë në një shkallë të madhe nga shekulli XVII e në vijim. Kompania e Ostendit gjithashtu iu përgjigj kërkesës së madhe për këto pëlhura të lehta, fleksibile, lehtësisht të lashme dhe plotë ngjyra.

Pambuku i thurur në mënyrë të hollë dhe i zbardhur ishte i njohur si muslinë. Pëlhurat e pazbardhura të punuara trashë prej pambuku quheshin kalikot. Si muslina ashtu dhe kalikoti mund të shtypeshin ose stampoheshin me blloqe druri. Këto pëlhura të stampuara ishin të njohura si çintzen (ose çintz) dhe ishin tepër popullore në Europë.

Para epokës sonë, mëndafshi eksportohej nëpërmjet Rrugës së Mëndafshit për në Egjiptin e Lashtë, Greqinë e Lashtë dhe Perandorinë Romake. Gjithësesi, mëndafshi kinez dhe indian mbeti veçanërisht popullor në Europë për shkak të cilësisë sipërore. Kompania Ostend importoi mëndafsh nga të dyja vendet, ku secili prodhonte lloje të ndryshme të tij. Nga India vinte armozinë shumë e hollë, damask me lule, mëndfshi i fortë kabesa dhe mëndafshi i papërpunuar bariga. Gjithësesi, mëndafshi më i mirë, ishte mëndafshi lankin nga Nanxhingu i Kinës.

Bima e çajit është pirë në Kinë që të paktën fillimi i erës sonë. Përmendja e parë e pirjes së çajit në Europë daton nga mesi i shekullit të XVI. Pastaj çaji mbërriti pak nga pak në Evropë. Në shekullin e XVII, holandezët e VOC filluan të importonin çajë nga Kina jugore. Ata trafikonin çajë në shporta nëpërmjet Formozëz për në Batavia dhe nga aty për në Amsterdam. Ajo ngarkesë çaji ndonjëherë në rrugëtim për dy vjetë dhe rrjedhimisht humbiste shumë nga aroma e saj. Kur tregu kinez u rihap në fillim të shekullit të XVIII, Kompania Ostend i transportoi ngarkesat e saj të çajit në arka druri të vulosura hermetikisht me plumb. Tetë muaj më vonë, tregut europian mund ti ofrohej një çaj i pasur me erë. Kjo çoi në një revolucion të vërtetë në konsum.

Kompania importoi rreth 1,000 tonë çaj gjatë ekzistencës së saj, 58% e sasisë së çajit të konsumuar në Evropë midis viteve 1725 dhe 1728. VOC-u nuk arriti kurrë përtej nivelit të 13% të tregut. Ajo bleu variete më të mira në Kanton, zgjedhja e dytë transportohej për në Batavia, kur cilësia dëmtohej më tej nga paketimi i dobët dhe mbingarkimi.

Procesi i prodhimit të porcelanit vjen nga Kina dhe daton që nga Dinastia Tang. Porcelani nuk u arrit të imitohej në Evropë deri në fillim të shekullit të XVIII (porcelani i Meissen-it). Megjithatë, porcelani ishte njohur në Evropë nëpërmjet tregtisë së karvaneve që nga shekulli XIII. Ai u bë popullor kur anijet portugeze (shekulli XVI) dhe holandeze (shekulli XVII) e sollën atë nga Kina. Mbyllja e tregut kinez nga viti 1650 e mbrapa, e bëri më të vështirë importimin e tij në Evropë (që çoi në suksesin e qeramikës blu të Delftit). Me rihapjen e tregut kinez, Kompania Ostend qe e aftë ta rinovonte kërkesën. Për shkak të konsumimit në rritje të çajit, kompletet prej porcelani të çajit ishin shumë popullorë. Fillimisht, ato ishin komplete tavoline me motive kineze, por shpejt europianët porositën porcelan me motive evropiane nga Kina. Kjo njohej si chine de commande. Porcelani gjithashtu zgjidhi një problem madhor nautik: çaji ishte një ngarkesë e lehtë (362 kg/m3) kështu që anijet nuk zhyteshin mjaftueshëm thellë në ujë. Porcelani më i rëndë (2400 kg/m3) ishte 'balasti' ideal për këtë.

Tregtia e skllevërve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një grup tregtarësh kryesisht francezë ishte gjithashtu aktivë në portin e Ostendit, që donin të tregtonin skllevër afrikanë duke sjellë tekstile nga Bengali si mjet shkëmbimi. Meqë navabi i Bengalit u jepte leje vetëm kompanive me patenta privilegji, ata këmbëngulnin mbi një nismë të tillë.[10]

Kompania e Ostendit nuk u angazhua në tregtinë e skllevërve, megjithëse ajo i shfrytëzoi aktivisht mundësitë për ta bërë këtë. Letrat nga drejtorët e Kompanisë së Ostendit, Jacomo de Pret dhe Jean Baptiste Soenens dhe nga investitori Paulo Jacomo Cloots tregojnë se drejtimi i saj hezitonte rreth tregtisë së skllevërve, veçanërisht në fazën fillestare.[81] Është domethënës gjithshtu fakti se në tre ekspeditat në Gana dhe Bregun e Fildisht1718 dhe 1719 imbarkacioni zuri vend për një maksimum prej një viti, një tregues se pronarët e anijeve të Ostendit nuk i pajisën anijet e tyre për lundrim trekëndor: pas së gjithash, udhëtimet për skllevër zgjatën 18 muaj. Udhëzimet ishin shumë të qarta për të blerë vetëm arë, fildish, rrëshirë. Në vitin 1726, menaxhimi i Kompanisë Ostend reagoi gjithashtu keq ndaj propozimit të superkargos Andreas Lanszweert për të ndërtuar një stacion furnizimi dhe depo skllevërish në Fort-Dauphin të Madagaskarit.[82] Gjithësesi, në vitin 1728 kompania dërgoi dy anije për në ishullin Fernando de Noronha për të shqyrtuar mundësitë e trafikimit të skllevërve.[83] Ishulli konsiderohej i përshtatshëm për ndërtimin e plantacioneve të kallamsheqerit që do të punoheshin nga katërqind deri në gjashtëqind skllevër, por për shkak të fundit të parakohshëm të kompanisë, planet nuk u zbatuan.

  1. ^ Frëngjishtja ishte gjuha zyrtare e Vendeve të Ulta Austriake dhe kompania e zhvilloi biznesin në frëngjisht dhe/ose flamandisht. Emrat e tjerë të përdorur ishin frëngjisht: Compagnie impériale et royale établie dans les Pays-Bas autrichiens ose frëngjisht: Compagnie générale
  2. ^ Neni 5: Për më tepër, është rënë dakord dhe firmosur që spanjollët duhet të vijojnë me lundrimin e tyre në mënyrat që e kanë bërë deri tani në Indinë Lindore, pa u lejuar të shtrihen më tej.
  1. ^ Samuel Adrian Miles Adshead (2016). China In World History (në anglisht). Palgrave Macmillan UK. fq. 274. ISBN 978-1-349-23785-2.
  2. ^ Jelten Baguet (2013). De Oostendse Compagnie, haar directeurs en de Oostenrijkse Bewindvoerders. Een casuïstische analyse van hun onderlinge interactie (1722-1731) (PDF) (në holandisht). Universiteit Gent. Marrë më 8 nëntor 2020.
  3. ^ Jan Parmentier. "Ostend East India Company". Encyclopedia.com (në anglisht). Marrë më 8 nëntor 2020.
  4. ^ Michal Wanner (2007). "The Establishment of the General Company in Ostend in the context of the Habsburg Maritime Plans 1714-1723". Prague Papers on the History of International Relations (në anglisht). Institute of Word History. fq. 55.
  5. ^ Paul Butel (1997). Européens et espaces maritimes: vers 1690-vers 1790 (në frëngjisht). Presses Universitaires de Bordeaux. fq. 198. ISBN 978-2-86781-194-4.
  6. ^ Frederik Dhondt (2015). "Delenda est haec Carthago. The Ostend Company as a Problem of European Great Power Politics (1722-1727)". Revue belge de Philologie et d'Histoire (në anglisht). 93 (2): 406.
  7. ^ George Edmundson (1911). "Ostend Company". përmbledhur nga Hugh Chisholm (red.). Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 20. Cambridge University Press. fq. 356–357.
  8. ^ a b Frederik Dhondt (2015). "Delenda est haec Carthago. The Ostend Company as a Problem of European Great Power Politics (1722-1727)". Revue belge de Philologie et d'Histoire (në anglisht). 93 (2): 397–437.
  9. ^ Paul Butel (1997). Européens et espaces maritimes: vers 1690-vers 1790 (në frëngjisht). Presses Universitaires de Bordeaux. fq. 197. ISBN 978-2-86781-194-4.
  10. ^ a b Gijs Dreijer (16 nëntor 2018). "Een strijd om erkenning. De onderhandelingen over de Oostendse Compagnie (1713–1723)" (PDF). Tijdschrift voor Zeegeschiedenis (Journal of Maritime History) (në holandisht). Amsterdam University Press. 37 (2): 50–52.
  11. ^ a b J. Mertens (1980). "Oostende – Kanton – Oostende, 1719–1720". përmbledhur nga Wyffels Carlos (red.). Doorheen de nationale geschiedenis (State Archives in Belgium) (në holandisht). Algemeen Rijksarchief. fq. 224–228.
  12. ^ a b L. Michielsen (1937). "Het einde van de Oostendsche Kompagnie". Bijdragen tot de Geschiedenis (në holandisht). 28: 128–129.
  13. ^ Jelten Baguet (2015). "Politics and commerce: a close marriage? The case of the Ostend Company (1722-1731)". Tijdschrift voor Sociale en Economische Geschiedenis (në anglisht). 12 (3): 51–76. doi:10.18352/tseg.63.
  14. ^ Paul Butel (1997). Européens et espaces maritimes: vers 1690-vers 1790 (në frëngjisht). Presses Universitaires de Bordeaux. fq. 198. ISBN 978-2-86781-194-4.
  15. ^ Gijs Dreijer (16 nëntor 2018). "Een strijd om erkenning. De onderhandelingen over de Oostendse Compagnie (1713–1723)" (PDF). Tijdschrift voor Zeegeschiedenis (Journal of Maritime History) (në holandisht). Amsterdam University Press. 37 (2): 54.
  16. ^ Shpjegimi i ekspozitës ‘300 jaar Oostendse Compagnie’ në muzeun e qytetit të Ostendes (1 nëntor 2023 - 15 maj 2024) "'300 years of the Ostend Company' (300 jaar Oostendse Compagnie) (1 nëntor 2023 - 15 maj 2024)". oostendsecompagnie.wordpress.com (në holandisht dhe anglisht).
  17. ^ John Keay (1994). The Honourable Company: A History of the English East India Company (në anglisht). Macmillan Publishing Company. fq. 240. ISBN 978-002561169-6.
  18. ^ Paul Butel (1997). Européens et espaces maritimes: vers 1690-vers 1790 (në frëngjisht). Presses Universitaires de Bordeaux. fq. 198. ISBN 978-2-86781-194-4.
  19. ^ John Keay (1994). The Honourable Company: A History of the English East India Company (në anglisht). Macmillan Publishing Company. fq. 241. ISBN 978-002561169-6.
  20. ^ Rekonstruksion i bazuar në dokumente arkivore nga Mirella Marini, kuratore e ekspozitës '300 years of the Ostend Company' (300 jaar Oostendse Compagnie) (1 nëntor 2023 - 15 maj 2024) në muzeun e qytetit të Ostendit "'300 years of the Ostend Company' (300 jaar Oostendse Compagnie) (1 nëntor 2023 - 15 maj 2024)". oostendsecompagnie.wordpress.com (në holandisht dhe anglisht).
  21. ^ Jan Van Dorp (1948). Flamand des vagues (në frëngjisht). ISBN 978-236914009-2.
  22. ^ Jan Van Dorp (2019). Marinus (në holandisht). Përkthyer nga Peter Butlink. ISBN 978-908298565-8.
  23. ^ Johan Ballegeer (1969). De scheepsjongens van de Keyserinne (në holandisht). Standaard Uitgeverij.
  24. ^ Katrien Van Hecke (2022). Oostende is niet ver meer (në holandisht). Clavis. ISBN 978-904484372-9.
  25. ^ Doris Klausing (2023). De smaak van thee: een avontuurlijke expeditie van de Oostendse Compagnie (në holandisht). ISBN 978-946477624-9.
  26. ^ Franz von Pollack-Parnau (1927). Eine österreich-ostindische Handelskompanie, 1775-1785: Beitrag zur österreichische Wirtschaftsgeschichte unter Maria Theresia und Joseph II (në gjermanisht). W. Kohlhammer.
  27. ^ Jan Denuce (1932). "Charles de Proli en de Aziatische Compagnie". Antwerpsch Archievenblad: uitgegeven in opdracht van hft gemeentebestuur door der dienst der stadsarchieven (në holandisht). Veritas. fq. 3–64.
  28. ^ Helma Houtman-De Smed (1983). Charles Proli, Antwerps zakenman en bankier, 1723-1786: een biografische en bedrijfshistorische studie (në holandisht). Academie voor Wetenschappen, Letteren en Schone Kunsten van België. ISBN 978-906569331-0.
  29. ^ William Bolts (1787). "4: Octroi de Sa Majesté l'Imperatrice Reine Apostolique, accordé au Sieur Guillaume Bolts, à Vienne le 5 Juin 1775". Recueil de pièces authentiques, relatives aux affaires de la ci-devant Société impériale asiatique de Trieste, gérées à Anvers (në frëngjisht). Uitgever niet Gekend. fq. 44–49.
  30. ^ Franz von Pollack-Parnau (1927). Eine österreich-ostindische Handelskompanie, 1775-1785: Beitrag zur österreichische Wirtschaftsgeschichte unter Maria Theresia und Joseph II (në gjermanisht). W. Kohlhammer. fq. 24.
  31. ^ Jan Denuce (1932). "Charles de Proli en de Aziatische Compagnie". Antwerpsch Archievenblad: uitgegeven in opdracht van hft gemeentebestuur door der dienst der stadsarchieven (në holandisht). Veritas. fq. 3–64.
  32. ^ Helma Houtman-De Smed (1983). Charles Proli, Antwerps zakenman en bankier, 1723-1786: een biografische en bedrijfshistorische studie (në holandisht). Academie voor Wetenschappen, Letteren en Schone Kunsten van België. ISBN 978-906569331-0.
  33. ^ Fulvio Babudieri (1989). "Le vicende della 'Compagnia Asiatica di Trieste'; articolo no.1130". Archeografo Triestino: Raccolta di Memorie, Notizie e Documenti, Particolarmente per Servire alla Storia di Trieste, del Friuli e dell’Istria (në italisht). Societa della Minerva. IV Serie, Vol. XLIX (XCVII della raccolta): 217–234.
  34. ^ Michal Wanner (2001). "William Bolts a Císařská asijská společnost v Terstu". Dějiny a současnost (në çekisht). Lidové noviny. 23 (5): 11–16.
  35. ^ Michal Wanner (27 nëntor 2012). "Imperial Asiatic Company in Trieste – The Last Attempt of the Habsburg Monarchy to Penetrate East Indian Trade, 1781–1785". Mischellanea Historico-Archivistica (në anglisht dhe çekisht). Archiwum Główne Akt Dawnych. 19: 177–202.
  36. ^ John Everaert (1996). "Willem Bolts. India Regained and Lost. Indiamen, Imperial Factories and Country-Trade (1775-1785)". përmbledhur nga John Everaert; Jan Parmentier (red.). International Conference on Shipping, Factories and Colonization (Bussels, 24-26 november 1994) (PDF) (në anglisht). Royal Academy of Overseas Sciences. fq. 61–70. ISBN 90-6569-647-4.
  37. ^ Kuzhippalli Skaria Mathew, red. (1995). Mariners, Merchants, and Oceans: Studies in Maritime History (në anglisht). Manohar. fq. 363–369. ISBN 978-81-7304-075-7.
  38. ^ Österreichisches Staatsarchiv, Haus-, Hof- und Staatsarchiv (HHStA), Ostindische Compagnie (OIC), iv; cituar te Sven H. Carlson (1984). Trade and Dependency (në anglisht). Uppsala University. fq. 112. ISBN 978-915541628-7.
  39. ^ Carl Bernhard Wadström (1794). An Essay on Colonization, Particularly Applied to the Western Coast of Africa, with Some Free Thoughts on Cultivation and Commerce: Also Brief Descriptions of the Colonies Already Formed, Or Attempted, in Africa, Including Those of Sierra Leona and Bulama (në anglisht). Vëll. 1. Darton And Harvey. fq. 187–195.
  40. ^ B. Struck (1927). "Österreichs Kolonialversuche im 18. Jahrhundert". Völkerkunde: Beiträge zur Erkenntnis von Mensch und Kultur (në gjermanisht). 3 (1): 184–193.
  41. ^ Franz von Pollack-Parnau (1927). Eine österreich-ostindische Handelskompanie, 1775-1785: Beitrag zur österreichische Wirtschaftsgeschichte unter Maria Theresia und Joseph II (në gjermanisht). W. Kohlhammer. fq. 81–82.
  42. ^ Alexandre Lobato (2000). Os Austriácos em Lourenço Marques (në portugalisht). Imprensa de Universidade Eduardo Mondlane.
  43. ^ Walter Markov (1961). "L'expansion autrichienne outre-mer et les intérêts portugaises 1777–81". Congresso Internacional de História dos Descobrimentos, Actas (në frëngjisht, portugalisht, dhe anglisht). Vëll. 5: Expansão ultramarina - Parte II: A expansão nos séculos XVII e XVIII. Comissão Executiva das Comemorações do V Centenário da Morte do Infante D. Henrique. fq. 281–291.
  44. ^ 24 dhjetor 1776, British Library, India Office Records and Archives, Bengal Despatches, VIII, ff.271-4; cituar te Sir Richard Temple (dhjetor 1917). "Austria's Commercial Venture in India in the Eighteenth Century". Indian Antiquary (në anglisht). XLVI: 279.
  45. ^ 25 janar 1782, British Library, India Office Records and Archives, Bombay Despatches, VI, f.297; cituar te Sir Richard Temple (prill 1918). "Austria's Commercial Venture in India in the Eighteenth Century". Indian Antiquary (në anglisht). XLVII: 68.
  46. ^ Walter Markov (1961). "La Compagnia Asiatica di Trieste". Studi Storici (në italisht). 2 (1): 14.
  47. ^ Franz von Pollack-Parnau (1927). Eine österreich-ostindische Handelskompanie, 1775-1785: Beitrag zur österreichische Wirtschaftsgeschichte unter Maria Theresia und Joseph II (në gjermanisht). W. Kohlhammer. fq. 45–47.
  48. ^ Heinrich Sieveking (1940). "Die Kaiserliche Flagge auf den Nikobaren". Ostasiatische Rundschau. Die Zeitschrift für den Fernen Osten, Australien und die Südsee (në gjermanisht). 21 (5–6): 111–2.
  49. ^ Gazzetta Universale: o Sieno Notizie Istoriche, Politiche, di Scienze, Arti, Agricoltura ec (në italisht). Vëll. 7. Firence. 1780.
  50. ^ "St. James's Chronicle, or British evening post". newspaperarchive.com (në anglisht). 18 janar 1780.
  51. ^ Journal politique, ou Gazette des gazettes (në frëngjisht). Vëll. 317, Seconde Quinzaine. M. Lutton. tetor 1779.
  52. ^ London Chronicle (në anglisht). Londër: J. Wilkie. 11 mars 1780.
  53. ^ Walter Markov (1961). "L'expansion autrichienne outre-mer et les intérêts portugaises 1777–81". Congresso Internacional de História dos Descobrimentos, Actas (në frëngjisht, portugalisht, dhe anglisht). Vëll. 5: Expansão ultramarina - Parte II: A expansão nos séculos XVII e XVIII. Comissão Executiva das Comemorações do V Centenário da Morte do Infante D. Henrique. fq. 281–291.
  54. ^ Guillaume Bolts (1785). Précis de l'origine de la marche et de la chûte de la compagnie d'Asie et d'Afrique dans les Ports du Littoral Autrichien (në frëngjisht). Gazette d’Amsterdam. fq. 17–8.
  55. ^ Helma Houtman-De Smedt (1999). "The ambitions of the Austrian empire with reference to East India during the last quarter of the eighteenth century". përmbledhur nga Sushil Chaudhury; Michel Morineau (red.). Merchants, Companies and Trade: Europe and Asia in the Early Modern Era (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 232–3. doi:10.1017/CBO9780511599620.014. ISBN 978-052156367-3.
  56. ^ David Macpherson (1812). The History of the European Commerce with India: To which is Subjoined a Review of the Arguments for and Against the Trade with India (në anglisht). Longman, Hurst, Rees, Orme, and Brown. fq. 316.
  57. ^ Helma Houtman-De Smedt (1999). "The ambitions of the Austrian empire with reference to East India during the last quarter of the eighteenth century". përmbledhur nga Sushil Chaudhury; Michel Morineau (red.). Merchants, Companies and Trade: Europe and Asia in the Early Modern Era (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 227–33. doi:10.1017/CBO9780511599620.014. ISBN 978-052156367-3.
  58. ^ Guillaume Bolts (1787). Recueil de pièces authentiques, relatives aux affaires de la ci-devant Société impériale asiatique de Trieste, gérées à Anvers (në frëngjisht). fq. 60–65.
  59. ^ Norman Leslie Hallward (1920). William Bolts, A Dutch Adventurer under John Company (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 190–95.
  60. ^ Canton Consultations, 12 tetor 1783, British Library, India Office Records and Archives, G12/77; cituar te Sven H. Carlson (1984). Trade and Dependency (në anglisht). Uppsala University. fq. 110. ISBN 978-915541628-7.
  61. ^ Franz von Pollack-Parnau (1927). Eine österreich-ostindische Handelskompanie, 1775-1785: Beitrag zur österreichische Wirtschaftsgeschichte unter Maria Theresia und Joseph II (në gjermanisht). W. Kohlhammer. fq. 91.
  62. ^ Guillaume Bolts (1785). Précis de l’Origine, de la Marche et de la Chûte de la chute de la Compagnie d’Asie et d’Afrique dans les ports du littoral autrichien (në frëngjisht). fq. 29–30.
  63. ^ "Monthly Chronicle". The British Magazine and Review, or, Universal Miscellany (në anglisht). Harrison & Co. 2 (Jan.-qershor 1783): 238–240. mars 1783.
  64. ^ Guillaume Bolts (1785). Précis de l’Origine, de la Marche et de la Chûte de la Compagnie d’Asie et d’Afrique dans les Ports du Littoral Autrichien (në frëngjisht). fq. 31–39, 65–69.
  65. ^ Franz von Pollack-Parnau (1927). Eine österreich-ostindische Handelskompanie, 1775-1785: Beitrag zur österreichische Wirtschaftsgeschichte unter Maria Theresia und Joseph II (në gjermanisht). W. Kohlhammer. fq. 91–96.
  66. ^ Helma Houtman-De Smedt (1999). "The Ambitions of the Austrian Empire with reference to East India during the last quarter of the eighteenth century". përmbledhur nga Sushil Chaudhury; Michel Morineau (red.). Merchants, Companies and Trade: Europe and Asia in the Early Modern Era (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 236–7. doi:10.1017/CBO9780511599620.014. ISBN 978-052156367-3.
  67. ^ Walter Markov (1961). "La Compagnia Asiatica di Trieste". Studi Storici (në italisht). 2 (1): 22–24.
  68. ^ Ernest Jean van Bruyssel (1865). Histoire du commerce et de la marine en Belgique (në frëngjisht). Vëll. Tome 3. fq. 295–299.
  69. ^ Helma Houtman-De Smed (1983). Charles Proli, Antwerps zakenman en bankier, 1723-1786: een biografische en bedrijfshistorische studie (në holandisht). Academie voor Wetenschappen, Letteren en Schone Kunsten van België. fq. 175. ISBN 978-906569331-0.
  70. ^ The Pennsylvania Herald, and General Advertiser (në anglisht). Filadelfia: M. Carey and Co. 6 shtator 1786. OCLC 122479090.
  71. ^ Ernest van Bruyssel (1851). Histoire du Commerce et de la Marine en Belgique (në frëngjisht). Vëll. Tome III. fq. 299.
  72. ^ Giorgio Gilibert (2003). "Il mercante, il banchiere e l'imperatrice: l'avventura coloniale della Compagnia Asiatica di Trieste". përmbledhur nga Roberto Finzi; Loredana Panariti; Giovanni Panjek (red.). Storia economica e sociale di Trieste: La città de traffici, 1779–1918 (në italisht). Vëll. 2. LINT. fq. 3–20. ISBN 978-888190183-8.
  73. ^ Helma Houtman-De Smedt (1999). "The ambitions of the Austrian empire with reference to East India during the last quarter of the eighteenth century". përmbledhur nga Sushil Chaudhury; Michel Morineau (red.). Merchants, Companies and Trade: Europe and Asia in the Early Modern Era (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 225–239, 235. doi:10.1017/CBO9780511599620.014. ISBN 978-052156367-3.
  74. ^ Holden Furber (1951). John Company at Work, a Study of European Expansion in India in the Late Eighteenth Century (në anglisht). Harvard University Press. fq. 137.
  75. ^ Heinrich Benedikt (1965). Als Belgien österreichisch war (në gjermanisht). Verlag Herold. fq. 197–198.
  76. ^ Franz von Pollack-Parnau (1927). Eine österreich-ostindische Handelskompanie, 1775-1785: Beitrag zur österreichische Wirtschaftsgeschichte unter Maria Theresia und Joseph II (në gjermanisht). W. Kohlhammer. fq. 100–102.
  77. ^ Michael Horvath; Hannes Zimmermann (1995). Österreich Maritim: Die frühen Jahre (në gjermanisht). Verlag Österreich. fq. 80.
  78. ^ a b c Holden Furber (2001). "10. East India Companies". përmbledhur nga Paul H. Kratoska (red.). South East Asia, Colonial History: Imperialism before 1800 (në anglisht). Vëll. 1. Routledge. fq. 299. ISBN 978-0-415-21540-4.
  79. ^ Adolf Staring (janar 1958). "Chineesche Portrefiguren". Oud Holland – Journal for Art of the Low Countries (në holandisht). 73 (1): 226. doi:10.1163/187501758X00314. ISSN 1875-0176.
  80. ^ Adolf Staring (janar 1958). "Chineesche Portrefiguren". Oud Holland – Journal for Art of the Low Countries (në holandisht). 73 (1): 220–229. doi:10.1163/187501758X00314. ISSN 1875-0176.
  81. ^ Jan Parmentier (1 mars 1990). "De Oostendse Guineavaarders, 1718-1720". Handelingen van het Genootschap voor Geschiedenis (në holandisht). Ghent University. 127 (3–4): 165–197. doi:10.21825/hvgg.v127i3-4.4544.
  82. ^ Jan Parmentier (2004). Het gezicht van de Oostendse handelaar: studie van de Oostendse kooplieden, reders en ondernemers, actief in de internationale maritieme handel en visserij tijdens de 18de eeuw (në holandisht). Stadsbestuur. OCLC 1399804509.
  83. ^ John G. Everaert (1975). "Commerce d'Afrique et traite négrière dans les Pays-Bas autrichiens". Revue française d'histoire d'Outre-Mer (në frëngjisht). 62 (226–227): 180–181.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkurtim: P:BE

< Përmbajtja < Portale < Gjeografi < Evropa < Kompanitë Austriake të Azisë
Portal Belgjika

Mirë se vini – Welkom – Bienvenue

[Redakto nëpërmjet kodit]

Mbretëria Belge (flamenisht: Koninkrijk België; frëngjisht: Royaume de Belgique; gjermanisht: Königreich Belgien) ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës dhe kufizohet me Holandën, Gjermaninë, Luksemburgun dhe Francën. Belgjika ka mbi dhjetë milion banorë që jetojnë në një sipërfaqe prej rreth tridhjetë e kater mijë kilometra katror. Kane shume lek po shume shume lek ta thyjn koken ne lek pz. Ndikimi i përhershëm i gjermanishtes dhe asaj romake kanë përshkruar dhe ndarë kulturën dhe linguistiken belge. Belgët flasin kryesisht dy gjuhë: gjuhën flame (neederlands) e folur në veri dhe frëngjishtja në regjionin Valon, në jug të Belgjikës. Regjioni kryesor i saj është ai i Brukselit në të cilin zyrtarisht fliten të dy gjuhët. Më shumë...

Artikulli i muajit

[Redakto nëpërmjet kodit]

Albert II (i lindur më 6 qershor 1934 në Bruksel ; më emer te plotë Albert Felix Humbert, Theodor Christian Eugen Maria), që nga viti 1993, është i gjashti Mbreti i Belgjikës nga Dhoma e Saksonisë dhe Koburg-Gotha. Ai pasoi vëllanë e tij pa fëmijë më të moshuar të fronit Baudouin ose ne Hollandisht Baudewijn (1930-1993). Albert II, lindi në 1934 në Kështjellën Stuyvenberg në Bruksel. Ai është djali më i vogël i Mbretit Leopold III dhe gruas së tij të parë princeshës Astrid nga Suedia e cila vdes në nje aksident komunikacioni një vit pasi lindi princi Alberti II.

Fotografia e muajit

[Redakto nëpërmjet kodit]

 Gjeografia       Historia       Ekonomia & Filozofia       Arti & Kultura       Feja       Shkenca & Teknologjia       Sporti

Portali tematik · Indeksi alfabetik · Artikuj sipas kategorive · Artikuj të mirë · Artikuj të përkryer