Jump to content

Krisodhari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Krisodhar
Χρυσόδουλη
Fshat

Krisodhar (greqisht: Χρυσόδουλη/Khrisodouli) është fshat në qarkun i Janinës, Greqi. Ky fshat në rajonin i Dropullit ishte banuar nga shqiptarët myslimanë deri vitëve 1923-1924.

Nga veriu, fshati Krisodhari kufizohet me Kakavie, nga jugu me Arnishtën dhe me Argjirohorin edhe nga lindja kufizohet me Pondikatin.

Toponimet të fshatit Krisodhar:(Para vitit 1923)[1]

  • Arat e Seitit – ara.
  • Beshturi - shkëmb i madh në njê kodër.
  • Faq-e-ja e Gjërë - e veshur me pyll lisash, shkozash e koçimaresh.
  • Grop’ e Kaçupit - vend grope. brinja, përdoret për kulotë.
  • Grop’ e Seitit - arë në një vend gropë që mban emrin e Seitit.
  • Kroi i Vjetër - Krua.
  • Mali i Krisodharit - mali veshur me pyll.
  • Mejdan/i - vend ku mblidheshin burrat për të kuvenduar.
  • Mekami – mekam.
  • Melisopetra - (gr. guri i bletës) shkëmb, që ka pasur një bletë.
  • Pandelejmoni - kodër me lisa në kufi me Mavropullin.
  • Pilli i Shkëmbit Kuq – pyll.
  • Prroi i Vjetër - përrua në kufi me Argjirohorin.
  • Rrapi Tre Puzeve - rrap shekullor që ka tre puse pranë në të cilët merr ujë populli.
  • Shkëmbi i Kuq - shkëmb mbi fshat.
  • Shkëmbi i Vetëtimës - shkëmb ku dikur ka goditur rrufeja.
  • Shpella e Shkëmbit - shpellë në shkëmb.
  • Teqeja e Krisodharit - teqe e cila ka qenë ne 4 kate.
  • Tre Puzet - tre burime pusesh që dalin nga dheu.
  • Udha Kriq - udhë që ndahet në katër drejtime.
  • Varret e Xhamisë - varret e fshatit.
  • Xhamia e Krisodharit - xhami e fshatit.
  • Xhepet e Karagjozatëve - ara të fisit të karagjozatëve të Gjirokastrës.

Familjet në fshatin Krisodhar:(Para vitit 1923)[2]

Demiri, Memeti, Nika, Pondikati, Sejdullahu, Shehu, Tare etj.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995), Fjalori Onomastik i Epirit, Eurorilindja, f. 413-414. Tregoi: Azbi Shehu, lindur në Voshtinë më 1902, bari, autodidakt, sot me banim në Libohovë. Libohovë, korrik 1980. Shënim: Sepse informatori ishte nga fshati fqinj Voshtina, njohuritë e tij për të gjitha toponimeve të Krisodharit mund të jetë kufizuar dhe mund të ketë më shumë toponime në fshat.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 413.