Magura
Magurë | |
---|---|
Qytezë |
Magurë është një vendbanim në komunën e Lipjanit, Kosovë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Eshtë vendbanim rrëzëkodrinor i tipit të grumbulluar me lartësi mbidetare 574 m. Siperfaqja e zonës kadastrale është 326 ha dhe gjendet në kontaktin ndermjet fushëgropes së Kosovës dhe malit Golesh (1.018 m). Terreni ndërtohet nga shkëmbinjtë ultrabazike (peridotite) të pasur me magnezit, nikel e krom, ndërsa në pjesën fushore gjen-den sedimente terrigjene me originë nga proceset e shpatit dhe të lumenjve. Relievi është fushor në lindje dhe kodrinor-malor në perëndim.[1]
Në malin Golesh relievi ka traitën e lugines ku rrjedh lumi i Magurës, ujërat e të cilës derdhen në Sitnicë, për të vazhduar në Detin e Zi.
Etimologjia e toponimit Magurë është me prejardhjen arumune dhe rrjedh nga fjala latine Moγoro domethënë "kodër e vogël", "kodrinë", në shqip Magulë, "kodër", "bregore" dhe në rumanisht Măgură me të njëjtin kuptim.[2]
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lagjet kryesore jane: Maliqi, Dulla, Nishori, Bardhi, Krasniqi, Bllaca, Metaj, Mejzinolli, Qiriqi, Shala, Bytyçi, Jezerci, Grejçeci, Statovci, Kleçka si dhe disa familje ashkali. Ndërmjet dy Lufterave Botërore pushteti sllav vendosi 11 familie kolone serbe me gellim te prishjes se struktures etnike te popullsise dhe presionit ndaj shqiptarëve per t'u shpërngulur ne Turqi.[1]
Gjate dekadave pati zhvillim te hovshem demografik, ku ne periudhen 1948-2011 e rriti numrin e popullsise perreth 9 here.[1]
Strukturen etnike te popullsise e perbejne shqiptaret me 89% dhe ashkalinite me 11%. Nga fillimi i viteve te 90-ta per shkaqe politike dhe ekonomike jane shpërngulur mbi 800 banore, prej te cilève mbi 80 banore me 20 ekonomi familjare i largoi ndermarrja "Feronikel", duke i kompensuar tokën per shkak te eksploatimit te xehes se nikelit. Keta banore jane vendosur ne Lipjan dhe Rufe, ndersa te tjerët em-igruan jashte Kosoves, ne Gjermani, Austri, Zvicer, Norvegji dhe SHBA.[1]
Ne kete vendbanim erdhen edhe 120 banore nga vendbanimet e tjera, si nga Krojmiri, Shala, Baica, Kleqka, Dobraja, Janjeva, Fushtica, Lladraviqi etj.[1]
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e Leksikon Vendbanimet e Kosovës (bot. Vëllimi III Vendbanimet Rurale M-ZH). Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. 2019. fq. 19–21. ISBN 978-9951-615-90-7.
- ^ Begzad Baliu (Mars 2013), "Toponimia Arumune në Kosovë Arkivuar 14 korrik 2018 tek Wayback Machine", Konferenca: Lidhjet Kulturore dhe Historike Shqiptaro-Rumune, Universiteti Fan S. Noli Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë, Shtëpia Botuese "Promo Print", Korçë, ISBN: 9789928146144, Marrë më 4 Shkurt 2018, fq. 100.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Akllapi | Babushi i Muhaxherve | Baica | Banulla | Blinaja | Bregu i Zi | Brusa | Bujani | Bungeti | Çellapeku | Divlaka | Dobraja e Madhe | Dobraja e Vogël | Fushlot | Gadimja e Epërme | Gadimja e Poshtme | Gllanica | Gllavica | Gllogoci | Gracka e Vjetër | Gracka e Vogël | Gumnasella | Hallaçi i Madh | Hallaçi i Vogël | Hanroc | Janjeva | Kleçka | Kojska | Konjuhi | Kraishti | Krojmira | Leletiqi | Lipovica | Llugaxhia | Lluga | Magura | [[Mareci (Lipjan) | Medveci | Mirena | Okosnica | Plitkoviqi | Poturoci | Qylaga | Resinoci | Ribari i Madh | Ribari i Vogël | Rufca e Re | Rufca e Vjetër | Sllovia | Smallusha | Shala | Shisharka | Teqeja | Tërbuca | Topliçani | Torina | Varigoci | Vogaçica | Vrella | Vrella e Goleshit | Zllakuqani
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |