Jump to content

Epiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Epiriotët)
Rajoni i Epirit
Rajoni i Epirit

Epiri (Trajta e pashquar: Epir; Greqishtja e lashtë: Ήπειρος, "kontinent") është një rajon historik dhe gjeografik i pozicionuar në jug-perëndim të gadishullit të Ballkanit. Në veri shtrihet nga Malësia e Akrokerauneve deri në Gjirin e Ambrakisë në jug dhe nga Malet e Pindit në lindje deri në Detin Jon në perëndim.[1] Sipas ndarjes territoriale aktuale Epiri ndahet mes qarqeve Gjirokastër dhe Berat në jug të Shqipërisë dhe periferisëEpiritGreqinë veri-perëndimore. Qyteti më i madh i Epirit është Janina, kryeqendër e periferisëEpirit, ndërsa Gjirokastra është qyteti më i madh i Epirit në pjesën e Shqipërisë.[1]

Si një rajon i ashpër dhe malor, Epiri shtrihej poshtë lumit Vjosë dhe banohej nga fise që jetonin në fshtatra, prandaj athiniotët i quanin barbarë (të pacivilizuar), më kryesoret ishin Molosët, Thesprotët dhe Kaonët. Në Epir gjendej faltorja e Dodonës, orakulli më prestigjioz në botën antike pas Delfit. Herodoti i njeh dodonasit si popullsi greke[2]. Pasi Epiri u bashkua në një shtet të vetëm në vitin 370 p. e. s. nga dinastia Ajakide, Epiri u fuqizua më tej në kohën e Pirros së Epirit, i cili ndërmori fushata ushtarake kundër Romës nga ku ka origjinën edhe termi "Fitorja e Pirros". Në vitin 146 p. e. s. Epri, bashkë me disa pjesë të Ilirisë ra nën pushtimin e Perandorisë Romake, e më pas nën pushtetin e Perandorisë Bizantine. Pas rënie së KostandinopojësKryqëzatën e katërt, Epiri u bë qendër e Despotatit të Epirit, një nga shtetet trashëgimtare të Perandorisë Bizantine dhe Despotati shqiptar të Nartës. U pushtua nga Perandoria Osmaneshekullin XV. Gjatë sundimit të Ali Pashë Tepelenësshekullin XIX, Epiri si pjesë e Pashallëkut të Janinës u bë territor autonom, por osmanët rimorën kontrollin e tij në vitin 1821. Pas Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, pjesa jugore e Epiri u bë pjesë e Greqisë, ndërsa pjesa veriore e Epirit u bë pjesë e shtetit të sapokrijuar të Shqipërisë.

Ura osmane e Nartës

Me emrin "Epir", në kohët e lashta quheshin krahinat në veri-perëndim te Greqisë, që shtriheshin prej lumit Vjosë[3] në Veri e deri në gjirin e Ambrakisë në Jug. Kufijtë e sipërm nuk duhet ti marrim si të prerë, pasiqë në kohët e ndryshme ata kanë lëvizur; kështu për shembull, në kohën e sundimit të Pirros ata janë zgjeruar shumë më përtej territoreve të përmendura. Disa nga gjeografët e shkrimtarët e kohës së lashtë quanin Epir edhe krahinat që ndodheshin në bregun e djathtë të Vjosës dhe i shtynin kufijtë e këtij shteti deri në Skraparin e Mallakastrën e sotme, duke përfshirë edhe qytetin e Apolonisë[4]. Nga ana tjetër disa fise kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Epirit quheshin nga shkrimtarët e vjetër herë epirotë dhe herë maqedonë[5].

Të gjitha mendimet e shfaqura për përkatësinë etnike të fiseve epirote nga dijetarët e ndryshëm janë mbështetur kryesisht në të dhënat e shkrimtarëve të vjetër, veçanërisht te Tukididi dhe shumë pak në të dhënat arkeologjike. Mendimet kanë qenë sa të ndryshme, aq edhe kontradiktore. Prandaj nuk duhet të na befasojë fakti se të njëjtat të dhëna, të përdorura nga disa , janë interpretuar nga të tjerët në një kuptim krejt të kundërt.

Zanafilla e emrit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tukididi[6] me emrin Epir kuptonte tokat e Lokërve dhe të Akarnanisë, duke përfshirë kështu pothuajse gjysmën e bregut që shtrihej në veri të gjirit të Korintit. Helaniku[7], Apeiros quante edhe Azinë e Vogël, ndërsa Tukiditi[8] dhe Isokrati[9] quanin kështu edhe një pjesë të mirë të Azisë. Straboni[10] thotë se: Homeri me fjalën Epir nënkuptonte vendet përballë ishujve, duke përfshirë Leukadën.

Më vonë banorët e Korkyrës dhe të ishujve përreth me emrin Epeiros quanin tokat përkundrej ishujve, që shtriheshin gjatë bregut të detit Jon, të banuar nga fiset kaone e thesprote.

Fjala Epir rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër Apeiros, që në dialektin dorik do të thotë stere, ose kontinent (tokë)[11]. Ajo ka pasur kuptime të ndryshme gjatë historisë së kësaj krahine.

Kështu pra emri Epir në fillim ka pasur kuptim gjeografik e jo etnik.

Me emrin Epir, autorët e lashtë në fillim e kanë quajtur një territor të gjerë, i cili më vonë u ngushtua rreth krahinave përballë Korkyrës dhe ishujve përqark. Më pas, në shek. V-të p.e. sonë, ky emër përfshiu edhe të gjitha fiset e brendshme, duke u bërë një emër i përbashkët për krahinat, që formonin në këto brigje një tërësi gjeografike, etnike e politike.

Emri Epir, u përvetësua jo vetëm nga gjeografët, historianët e shkrimtarët antikë, por edhe nga vetë banorët, të cilët e përdorën këtë shpesh herë edhe në dokumentet e tyre të shkruara, në mbishkrime e monedha.

Disa dijetarë, duke u nisur nga elemente të shkëputura kulturore që janë përhapur më vonë në Epir dhe nga gjuha greqisht e monumenteve epigrafike të Epirit kanë shprehur mendimin se banorët e kësaj krahine ishin helenë. Ky mendim është kundërshtuar nga studiues të ndryshëm, të cilët marrin parasysh dhe interpretojnë ndryshe disa thënie të historianëve dhe gjeografëve antikë dhe rezultatet e kërkimeve të sotme arkeologjike [12]. Herodoti thotë se: në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare. Kurse Straboni, duke u mbështetur te Efori, Hesiodi dhe Euripidi thotë se: vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte Arkadia dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe Troadë[13].

Në Epir janë gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografikë me prejardhje ilire. Kështu p.sh.:

emra personash: Dastidi, Anyla, Tarypi;
emra fisesh: Kaonët, Tesprotët, Prasaibët;
emra gjeografikë: mali Tamar, mali Asnau, lumi Thyamis [13].

Edhe gjetjet arkeologjike, megjithëse të pakta, pajtohen me traditën e shkruar të lashtë dhe me të dhëna gjuhësore. Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës greqisht, fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të popullsisë.

Teopompi, – thotë Straboni[14] – përmend 14 fise epirote, por nga mbishkrimet ne njohim një numër më të madh. Dijetari anglez Hamond[15] na thotë se: ... në Epir ka pasur rreth 60 fise, por vetëm disa nga këto mund të arrijnë një zhvillim të tillë, sa të zënë një vend në histori. Fiset kryesore të Epirit, që përmenden më shumë përë rëndësinë e tyre ishin: Tesprotët, Kaonët, Molosët, Atamanët, Anfilokët dhe Kasopët[16].

Përkatësia e fiseve Epirote

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mendimin që fiset epirote nuk ishin helenë, shqiptarët e mbështesin në faktin që disa shkrimtarë grekë të Athinës i quanin ata barbarë. Kjo në fakt është një bindje e gabuar, pasi termi barbar nuk përdorej vetëm për të huajt, por athiniotët e përdornin edhe për fise të tjera greke që jetonin kryesisht në fshatra (si epirotët), apo edhe për ata grekë që nuk ishin fis jonik si origjinë. Ka raste kur athiniotët quanin barbarë edhe tebanët që i kishin ngjitur, vetëm se ata ishin fis eolik, apo edhe banorët e Elisit që mirëprisnin Lojërat Olimpike që ishin vetëm për grekët. Epiri dhe Maqedonia ishin në fakt dy mbretëri greke, jashtë territorit të Greqisë, njësoj siç ishte Magna Graecia në Italinë Jugore. Fiset më jugore ilire mbahen bylinët, të cilët edhe ata u helenizuan në shekullin IV pr.e.s nën sundimin maqedonas. Kufiri tradicional i Epirit të lashtë është lumi Vjosë dhe malet Akrokeraune. Më lart ishin fiset ilire. Ka raste kur ilirët shtrijnë sundimin e tyre në Epir, veçanërisht me mbretin Glaukias të taulantëve, apo me mbretin Agron të ardianëve, mirëpo këto janë periudha të shkurtra. Janë dy arkeologët më të mëdhenj britanikë (botuar nga Oksfordi) Nicholas Hammond dhe John Wilkes që e konfirmojnë që epirotët ishin fise greke dhe përcaktojnë qartë kufinjtë e tyre.

Hartë që tregon dallimin midis grekëve dhe ilirëve (burim i Oksfordit)

Fakte që epirotët ishin grekë e konfirmon gjithashtu pjesëmarrja në Lojërat Olimpike, që ishin vetëm për grekë, tempujt, stadiumet dhe teatrot e pranishëm në vend, mbishkrimet, emrat e njerëzve, feja, kalendari etj.

Shqiptarët e populluan Epirin pas vitit 1200[17], kjo është konfirmuar së fundmi edhe nga të dhënat gjenetike dhe mbështetet nga të dhëna të tjera veneciane. Epiri i Ri, që u krijua fillimisht nga zgjerimi i territoreve që pushtoi mbreti Pirro dhe më pas nga romakët, shtrihej deri në Lezhë. Kjo bëri që më vonë edhe shqiptarët të njiheshin si epirotë dhe gjuha shqipe si epirote, por kjo vlen vetëm për periudhën e Mesjetës.

Antigonea, qytet antik që ndodhet përballë Gjirokastrës është themeluar nga Pirroja, të cilit u vuri emrin e gruas së tij Antigonea. Ajo ishte njëra prej vajzave të Berenikës. Këtë e kishte me Filipin, para se të martohej me Ptolemeun[18] . Pirrua ka qenë një mbret shumë i pasur. Sipas historianëve antikë Ambrakia (Narta e sotme), ka qenë kryeqyteti i Pirros. Ajo ishte e stolisur me 1015 shtatore (monumente), Plini sh. I, tregon se statujat e famshme të nëntë muzeve i grabitën romakët në Ambraki në kryeqytetin e Pirro Mollosit[19] .

Ajo veç statujave të shumta të saj, qe e pajisur edhe me dy teatro, ishte nga qytetet më të bukur të asaj kohe, por të gjitha këto u grabitën nga gjeneralët romakë gjatë vitit 186 para erës sonë.

Pirroja i Epirit ishte i fisit Mollos [20]. Plutarku në veprën e tij Vita (Jeta) e mbretit mollos Pirro, i cili gjithashtu dy herë për disa vjet mbajti edhe titullin e mbretit të Maqedonisë, njofton se ai në një betejë kundër Demetrios Poliorkitis në vitin 287 p.e.sonë mbante një helmetë me një tufë pendlash (Federbusch) e me dy brirë cjapi dhe maqedonasit menjëherë kaluan në anën e tij. Meqë e njohën si mbretin e tyre të drejtpërdrejt e të vërtetë. Në monedhat e Tarentit që u prenë nga ky qytet për Pirron gjatë fushatës së tij kundër Romës në vitet 280-275 p.e.sonë, dalin si shenja të mbretit Ajakid një majë shtize, vetëtima e Zeusit të Dodonës dhe helmeta me brirë. Një helmetë e tillë është simbol monedhash edhe i uzurpatorit Trifon, që, në vitin 142-139 p.e.sonë, në Siri, duke kujtuar prejardhjen e tij mbretërore maqedone u ngrit kundër selekuidëve. Mund të sillen edhe shembuj të tjerë për karakterin mbretëror të kësaj helmete me brirë, por këtu nuk është nevoja. Shekuj më vonë atë e mbajti Skënderbeu, sepse nga njëra anë, ai si Aleksandër Bej donte të lidhej me traditën e maqedonasit të madh, që ende sot në Orient quhet Dhul-Quarnein (Dybrirësh)[21] , e nga ana tjetër se ai e ndiente veten si epirot dhe pasardhës i Pirros. Në qoftë se kronikat nuk gënjejnë, ne quhemi epirotë, ... paraardhësit tanë kanë bërë beteja të mëdha me romakët dhe gjejmë se ata, ut plurium, më shumë lavdi se sa turp kanë sjellë prej tyre... Skënderbeu. Shkruante në vitin 1460 në një letër që i dërgonte princit Ursini në Itali. Po për këtë biografi i tij Marin Barleti, me prejardhje nga Shkodra, në titullin e veprës së tij që doli në vitin 1508-1510 e quajti Epirotarum princeps (princ i epirotëve) dhe e bënë emrin e Skënderbeut të prejardhur nga Aleksandri i Madh, ndërkohë që botimi i përkthyer gjermanisht nga Johannes Pinicianus është titulluar Princ i Epirotëve dhe i Shqipërisë (Gjermanisht: Herzog zu Epiro und Albanien), duke e lidhur në këtë mënyrë të kaluarën e lashtë me të sotmen. Kështu shprehet në punimet e tij studjuesi i mirënjohur gjerman P. R. Franke[22] .

Për periudhën e antikitetit të Gjirokastrës, kësaj qyteze-kështjellë, hedhin dritë të mjaftueshme edhe gërmimet arkeologjike. Gërmime që u kryen në kalanë e Gjirokastrës, në verën e vitit 1983. Gërmimet në territorin e brendshëm të kalasë ishin të frytshme, sepse u përfitua një lëndë arkeologjike që i takon shekujve IV ose III p.e.sonë. Kjo riafirmon plotësisht emërtimin e hershëm të kësaj qyteze-kështjellë me emrin Pirrokastra, sepse pikërisht gjatë kësaj kohe ka jetuar mbreti Pirro. Si pasojë, kjo kohë e vonë e antikitetit shpjegon edhe faktin, që në këtë kështjellë nuk gjenë ndërtime muresh prej gurësh ciklopike ose pellazgjike. Ky qytet nuk ka pasur nevojë për gurë të tillë, përderisa në periferinë e tij gjenden me sasi të mëdha shtresash gurë radhorë të rezistueshëm, të sheshtë me dimensione të ndryshme trashësie, që rrallë gjenden në viset e tjera të Shqipërisë.

Emile Isambert, duke u mbështetur tek historiani i vjetër romak Tit Livi në veprën e tij i kundërvihet dy herë anglezit Leek. I cili del me hamendje se: Gjirokastra është Argia e dikurshme[23] . Sepse në fakt Argia ndodhet afër Ballshit. Aty rrjedh edhe një lum i vogël, i cili quhet Lumi i Argias e që derdhet në Vjosë. Të njëjtin qëndrim si Emil Isambert mban edhe Dr. Milan Shufflaj[24] në veprën e tij Serbët dhe Shqiptarët. Ai flet për gjurmët e familjes së dëgjuar të Arianitasve. Përmes mjaft dokumenteve del se kjo familje ka qëndruar në afërsi të fshatit të sotëm Aranitas, ku kalon edhe një lum i vogël i quajtur Argias[25] . Kjo gjendet edhe në greqisht e shkruar. Te vepra e Emile Isambert, afirmohet edhe një herë se Gjirokastra është Pirrokastra e dikurshme, siç e shkruanin më vonë helenët.

Në mesjetë Pyrrho-Castra e humb rëndësinë e saj. Historia e saj përzihet me pjesën tjetër të Epirit. Emërtimi i ri Gjirokastër u ndie nga fundi i shek. XIV. Dihet historikisht që pas vitit 1375 në këtë qendër banimi shtrihej principata e Gjin Bue Shpatës. Pas vitit 1385 sundimtari i saj ishte Gjin Zenebishi. Duke u nisur nga tradita e njohur e pagëzimit të qytezave-kështjellë me emrat e sundimtarëve të dëgjuar, për nder të udhëheqësve të lartpërmendur, kjo qytezë-kështjellë u quajt me emrin Gjinokastër. U quajt kështu sepse të dy prijsat e saj mbanin emrin e pastër shqiptar Gjin. Me fjalë të tjera u quajt;Qyteza-kështjellë e Gjinit[26]. Me kalimin e kohës Gjinokastra u kthye në Gjiro-Kastra, si rrjedhim i veprimit të dukurisë gjuhësore të rotacizmit, që tingulli (n) shndërrohet në (r).

Vë në dukje emërtimin e hershëm grek Argjiro-Kastra, të huajt që duan t'u japin nga një kuptim emrave të qyteteve Gjirokastrën e quajtën; Château d'Argent (Kështjellë e Argjendtë) duke u nisur nga pamja që japin gurët e bardhë radhorë me të cilët është ndërtuar ky qytet. Aty jo vetëm muret, por edhe kulmet janë mbuluar me rrasa guri të holla dhe të bardha që ndrijnë natën si argjent nga hëna dhe ditën nga dielli. Me emrin Argjirokastra këtë qytet e quajnë vetëm të huajt[27].

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b "Epirus". Encyclopedia Britannica. Marrë më 3 nëntor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!).
  2. ^ Herodoti. "Historitë 4.33". perseus (në anglisht).
  3. ^ Straboni. VII, 5; Plin, N.H. IV, 1:App. Illyr 1.
  4. ^ Etol. III, 13, 44; Strab. VII, 325, 327 dhe H. Ceka, Përputhje onomastike iliro-epirote, në Studime Historike nr. 2, 1965, fq. 85
  5. ^ H.Ceka, art. i cituar, fq. 84
  6. ^ Tukididi I, 5, 1.
  7. ^ Shih te Steph. Byz. De Vrbibus et populis
  8. ^ Tukid. I, 16.
  9. ^ Isokrati Harpokration dhe Suida
  10. ^ Strab. 1, 10
  11. ^ H.P. Sh.fq. 46, F.E. Sh.fq. 241, F.Gj.S. Sh.fq. 431
  12. ^ H.P. Sh.fq. 46
  13. ^ a b Po aty, fq. 43
  14. ^ Strab. VII, 5
  15. ^ N.G.L.Hammond: fq. 290 dhe E.Leppore ;vep e cit. Tukidit.
  16. ^ Te Nilsson, po aty.
  17. ^ Elsie, Robert (1995). "Historia e letërisë shqiptare". archive.org. {{cite web}}: Shiko vlerën e |archive-url= (Ndihmë!)
  18. ^ Av. M.Kokolari, Nuk mbulohet dielli me shoshë, "Bashkimi i shqiptarëve" nr. 6, fq. 4, dt. 15 shtator 1993, Tiranë
  19. ^ Po aty.
  20. ^ J.G.von Han, Reise von Belgrad nach Salonik, 1858, - Peter Robert Franke, Alt-Epirus und das Königtum der Molosser, Erlangen, 1954, (Epiri i lashtë dhe mbretëria e molosëve), Mynchen-Bon, 1949-'54
  21. ^ P.R.Franke, Albanien im Altertum, Antike Welt, Sondernumner, 1983
  22. ^ U.M.Leek, Travels in Northern Greece, 1835
  23. ^ Emile Isambert, vëll. i cituar fq. 859-867
  24. ^ Dr. Milan Shuflai, Serbët dhe shqiptarët, fq. 180
  25. ^ Av. M. Kokolari, vep e cituar, Dr. Ali Hadri, HPSH. Prishtinë, 1966, fq. 42-43
  26. ^ Dr. Ali Hadri, po aty.
  27. ^ Abdyl Frashëri, Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të Vjetër, fq. 100

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]