Viti i mbrapshtë
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Viti i mbrapshtë është një roman i shkruar nga Ismail Kadare në vitin 1985 dhe i botuar më 1986 në përmbledhjen "Koha e shkrimeve".[1]. Në kuadër të Veprës komplete të botuar nga Onufri, përfshihet në vëllimin e dymbëdhjetë.
Romani u shkrua vitin kur vdiq diktatori shqiptar Enver Hoxha dhe është përkthyer në disa gjuhë të botës
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ngjarjet e romanit ndodhin në vitin 1914, menjëherë pas shpalljes së pavarësinë dhe njohjes së saj nga Fuqitë e Mëdha Gjermania, Anglia, Austro-Hungaria, Franca, Italia dhe Rusia, kur në qiell shfaqet një kometë e cila interpretohet si ogur i keq anekënd botës. Në atë kohë emërohet si mbret i Shqipërisë një austriak me besim protestant Wilhelm zu Wied. Shqipëria është rrëmujë, nuk dihen kufinjtë, sdihet kryeqyteti, kanë humbur vulat. Shteti është i zhytur në anarki, dhe nëpër vend sillen poshtë e përpjetë ushtri austriake, franceze, greke, serbe dhe çeta të panumërta, duke përfshirë esadistët dhe ndjekësit e Haxhi Qamilit të cilët nuk e pranojnë princin e huaj për mbret pa u bërë synet dhe kërkojnë bashkimin me Perandorinë Osmane nën thirjet "Dum Baben" dhe këngët e shfrenuara
Në këtë sfond komiti me flokë të gjatë e të verdhë si bishti i kometës Shestan Verdha bashkë me shokë, nisen në kërkim të luftës për ti dalë zot atdheut. Rrugës kalojnë nëpër katunde të ndryshme ku rradhët e tyre shtohen, iu bashkangjiten njerëz të ndryshëm, disa njerëz me një top të cilin s'dinë ta përdorin, prifiti Stilian i cili mendon t'u bjerë këmbanave kur të hyjnë në ndonjë qytet e dikur arrijnë deri në dyqind vetë, mirëpo herë pas here mezi shpëtojnë nga kurthat e esadistëve dhe liderit të tyre homoseksual Kus Babaj i cili është në zi qëkur ia kanë vrarë dylberin e tij. Esadistët paraqiten si njerëz primitivë e të frikshëm që ëndërrojnë t'i grijnë "kaurrët e mallkuar" dhe iu mbushen sytë me lot kur përmendet "nëna" Turqi.
Përveç këtyre dy këndvështrimeve Kadareja trajton edhe ankthin e princeshës Sofia dhe rrëmujën që zotëron në kryeqytet.
Jemi në zemër të një komedie të përforcuar nga një vodevil i luajtur nga diplomatët e akredituar në Shqipëri. Dhe Ismail Kadareja qesëndis historianët e ardhshëm, kur të tundohen për të vënë rregull në tërë këtë mishmash të pashpjegueshëm dhe të pakuptueshëm, për të mos thënë absurd. Jemi larg luftës së proletariatit kundër imperializmit. Përveç faktit se, nga gjithë kjo histori e ngatërruar, ngrihet zëri modest i fshatarëve të thjeshtë që ndërgjegjësohen për çështjen kombëtare. Të keqarmatosur, të keqkomanduar, ata enden kuturu andej-këndej, diku duke dalë fitimtarë, por duke humbur përfundimisht.
Sidoqoftë, nuk ka asnjë dyshim se këta këmbëzbathur shkruajnë, në syrin e Kadaresë, epopenë e vërtetë shqiptare. Romani përfundon me largimin e kometës që simbolizon fundin e atij viti të mbrapshtë.
Koha e kometës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky libër krijoi një frymëzim të veçantë tek regjisori shqiptar me famë botërore Fatmir Koçi i cili fillimisht shkroi një skenar të ri dhe e quajti Koha e kometës në anglisht: Time of the Comet me aktorët kryesor Blerim Destani dhe amerikanën me origjinë shqiptare Masiela Lusha
References
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kadare, Ismail (2009). Vepra,12 , p.369. Onufri , Tiranë
Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |