Jump to content

Diana Çuli

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Diana Culi)

Diana Çuli (Tiranë, 13 prill 1951) ka qenë një politikane dhe është një shkrimtare e gazetare shqiptare.

Diana Çuli
U lind më13 Prill 1951
Tiranë
KombësiaShqiptare
Vite aktiv(1973 - prezente)

Është diplomuar për Filozofi, Universiteti i Tiranës, më 1973. Pas diplomimit ka punuar si redaktore në gazetën Drita, dhe ne gazetën franko-shqiptare Les letteres albanaises. Në 1990 dhe ju bashkua partisë Social Demokrate të Shqipërisë.

Që nga viti 2006, ajo është përfaqësuese e Shqipërisë në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Ajo është aktiviste e Shoqërisë Civile për të drejtat e grave, barazinë gjinore, dhe luftës kundër trafikimit të grave dhe vajzave. Diana Çuli, u emërua presidente e Federatës Shqiptare të Grave.

Në fund të vitit 1970, ajo publikoi historinë e saj të parë të shkurtër "Ndërgjegja". Ajo ka publikuar tetë novela dhe është autore e disa skenareve të filmave si : "Hije që mbeten pas" (1985), "Rrethi i kujtesës" (1987) dhe "Bregu i ashpër" (1988).

Që në mesin e viteve '90 opinioni publik iu kthye Çulit për komentimin e saj të poezive të Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit. Debat që iu rikthye më 2017 me kundërvënie ndër media të ndryshme nga qëndrimi akuzator si përgjegjësja për pushkatimin dhe vrasësja e poetëve, drejtuar nga Agron Tufa.[nevojitet citimi]

  • 1980: Jehonat e jetës
  • 1983: Zeri i larget
  • 1986: Dreri i trotuareve
  • 1992: Rekuiem
  • 1993: ... dhe nata u nda në mes
  • 2000: Diell në mesnatë
  • 2006: Engjëj të armatosur
  • 2009: Gruaja në kafe[1]
  • 2011: Hoteli i drunjtë