Luka Modrić
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Luka Modrić[1] | ||
Datëlindja | 9 shtator 1985[1] | ||
Vendlindja | Zara, RS Kroacia, RSF Jugosllavia | ||
Gjatësia | 1.72 m (5 ft 8 in)[2] | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Real Madrid | ||
Numri | 10 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1996–2001 | Zadar | ||
2002–2003 | Dinamo Zagreb | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2003–2008 | Dinamo Zagreb | 94 | (27) |
2003–2004 | → Zrinjski (huazim) | 22 | (8) |
2004–2005 | → Inter Zaprešić (huazim) | 18 | (4) |
2008–2012 | Tottenham Hotspur | 127 | (13) |
2012– | Real Madrid | 162 | (9) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2006– | Kroacia | 104 | (12) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Luka Modrić (lindi më 9 shtator 1985) është futbollist kroat i cili luan për klubin spanjoll Real Madrid dhe si kapiten për skuadrën kombëtare kroate. Lukasi luan si mesfushor, por ai poashtu luan si sulmues apo mbrojtës. Ai është emëruar si Futbollisti Kroat i Vitit gjashtë herë, duke u barazuar me Davor Šuker, që fitoi shumë herë gjatë gjithë kohës.[3][4]
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Luka Modrić lindi në 9 shtator 1985 dhe u rrit në fshatin Modrići e cila është pjesë e Zaton Obrovački, një fshat i vendosur në shpatet jugore të malit Velebit, në veri të qytetit të Zadarit në Republikën Socialiste të Kroacisë, e cila ishte një republikë brenda Jugosllavisë.[5]
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Real Madrid
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2012–2013: Sezoni debutues dhe vëndi si titullar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 27 gusht 2012, Real Madridi njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me Tottenhamin për transferimin e Modrić për rreth 30 milion £.[6][7] Ai bëri debutimin e tij me klubin vetëm dy ditë më vonë në ndeshje e kthimit të finales së Supercopa de España 2012 kundër Barcelonës në Stadiumin Santiago Bernabéu, duke zëvëndësuar gjermanin Mesut Özil në minutën e 83të. Reali fitoi ndeshjen, duke bërë që Modrić të fitonte trofeun e parë me klubin vetëm 36 orë pas kishte firmosur.[8] Pavarësisht debutimit pozitiv, Modrić fillimisht e pati të vështirë të përshtatej në ekip nën drejtimin e trajnerit José Mourinho për shkak të stërvitjes së pakët gjatë fazës përgatitore, të cilën ai e kishte humbur për shkak të negociatave të gjata me klubin.[6] Prezenca e mesfushorit veteran Xabi Alonso dhe Sami Khedirës në rolin e mesfushorit mbrojtës, si dhe Özil si mesfushor i avancuar bënë që Modrić të ishte më së shumti rezervë, duke u aktivizuar si zëvëndësues. Ai luajti jashtë pozicionit të tij në muajt e parë në klub. Modrić luajti ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampioneve më 18 shtator kundër Manchester Cityt në fazën e grupeve.[9] Më 3 nëntor, Modrić regjistroi golin e parë me klubin duke shënuar në minutën e fundit të fitores 4–0 kundër Real Zaragozës.[10] Dy javë më pas, ai asistoi golin e Karim Benzemas, e cila më pas u kreditua si autogol i Jon Aurtenetxe Borde, me një krosim nga 50 metra; ky ishte goli i parë i suksesit 5–1 kundër Athletic Bilbao.[11] Ndeshja e tij më e mirë e sezonit ishte ajo e 4 dhjetorit kundër Ajaxit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ku ai asistoi golat e Cristiano Ronaldos dhe José Callejón me krosime duke ndihmuar Realin të fitonte 4–1.[12] Në fund të vitit ai u votua si blerja më e keqe e sezonit nga gazeta sportive spanjolle Marca.[13]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Modrić filloi karrierën e tij ndërkombëtare duke luajtur me ekipet e moshave. Ai fillimisht u aktivizua me ekipin nën-15, duke vazhduar me rradhë me ekipet nën-17, nën-18, nën-19 dhe nën-21.[14] Ai debutoi në mars 2001 me ekipin nën-15 të drejtuar nga Martin Novoselac. Pavarësisht talentit dhe pjekurisë psikologjike, Modrić nuk ishte titullar dhe lojtar i rëndësishëm deri sa arriti rritjen fizike, e cila nisi pas debutimit të tij me ekipin nën-18. Novoselac e konsideron atë një shëmbull për lojtarët e rinjë falë rritjes graduale, punës së vazhdueshme dhe përpjekjeve, si dhe talentit.[15] Modrić bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 1 mars 2006 në një ndeshje miqësore kundër Argjentinës, të cilën Kroacia e fitoi 3–2.[14]
2006–2008: Kupa e Botës 2006 dhe Euro 2008
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Modrić luajti dy ndeshje si zëvëndësues në finalet e FIFA Kupës së Botës 2006, respektivisht kundër Japonisë dhe Australisë.[16][17] Me vendosjen e Slaven Bilić si trajneri i ri i ekipit kombëtar, Modrić doli në pah në skenën ndërkombëtare; ai shënoi golin e parë me Kroacinë më 12 gusht 2006 në miqësoren e fituar 2–0 kundër kampionëve të botës Italisë në Livorno.[18]
Performancat e Modrić bënë që ai të fitonte vendin so titullar në formacion si dhe ishte një nga lojtarët më të dalluar të Kroacisë në fushatën e suksesshme kualifikuese të Euro 2008; Kroacia e mbylli grupin në vendin e parë me 29 pikë, duke arritur dy fitore ndaj Anglisë, e cila nuk mundi të kualifikohej.[19][20] Për Modrić pritshmëritë ishin të mëdhaja, duke bërë që gjatë kualifikueseve ai të fitonte pseudonimin "Cruyffi kroat" nga mediat kroate.[21][22] Në fazën e grupeve të Euro 2008, Modrić shënoi me penallti golin e parë të Kroacisë në fitoren 1–0 kundër Austrisë më 8 qershor;[23] ai u bë lojtari më i ri që shënon gol në një Kampionat Evropian për Kroacinë (22 vjeç dhe 273 ditë).[24] Kjo ishte penalltia e akorduar dhe e shënuar më e shpejtë në historinë e këtij kompeticioni (4 minuta).[25] Modrić vazhdoi me paraqitjet mbreslënëse duke u shpallur lojtari më i mirë në fitoren 2–1 kundër favoritëve të Gjermanisë, e cila në fund do të arrinte edhe finalen.[26] Në ndeshjen çerek-finale kundër Turqisë, Modrić shfrytëzoi gabimin e portierit turk Rüştü Reçber dhe krosoi për shokun e ekipit Ivan Klasnić, i cili shënoi një minutë para përfundimit të ndeshjes. Megjithatë, Turqia barazoi menjëhetë me anë të Semih Şentürk, duke e dërguar ndeshjen te gjuajtjet e penalltive. Te penalltitë, Modrić gaboi në tentativën e tij me Kroacinë që u eliminua me rezultatin 3–1.[27] Pas përfundimit të kompeticionit, Modrić u përfshi në UEFA Ekipin e Turnamentit, duke u bërë kroati i dytë pas Davor Šuker që e arrin këtë gjë.[28]
2008–2016: Rezultatet zhgënjyese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Modrić shënoi tre gola në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010, respektivisht kundër Kazakistanit,[29] Andorrës[30] dhe Ukrainës.[31] Këto gola e bënë atë golashënuesin më të mirë të ekipit për këtë fushatë kualifikuese sëbashku me Ivica Olić, Ivan Rakitić dhe Eduardon. Ekipi nuk e siguroi kualifikimin pasi u rendit në vendin e tretë, një pikë larg Ukrainës së vendit të dytë. Modrić luajti në të gjitha ndeshjet në kualifikueset e UEFA Euro 2012, duke shënuar një gol kundër Izraelit.[32] Ai luajti si titullar në të tre ndeshjet e fazës së grupeve kundër Republikës së Irlandës, Italisë dhe Spanjës, me Kroacinë e cila nuk e kaloi grupin. Ndeshja e tij më e mirë ishte ajo kundër Spanjës; një nga momentet më të dalluara në atë ndeshje ndodhi kur ai mori topin në mesfushë dhe kaloi të tre mesfushorët spanjollë dhe dhuroi një kros në stilin trivela nga e djathtas për Ivan Rakitić, gjuajtja e të cilit u prit nga Iker Casillas.[33] Për shkak se Kroacia nuk e kaloi fazën e grupeve, Modrić nuk u përfshi në Ekipin e Turnamentit, edhe pse The Daily Telegraph e përfshiu në njëmbëdhjetëshen më të mirë deri në gjysëm-finale,[34] si dhe loja e tij mori komplimente nga analistët.[35][36]
Modrić dhe Kroacia u kualifikuan në FIFA Kupën e Botës 2014 pas raundit play-off. Ata u vendosën në grupin A me vendin organizator Brazilin, Meksikën dhe Kamerunin. Kroacia luajti në ndeshjen hapëse të turnamentit kundër Brazilit, duke u mposhtur 3–1,[37] në një ndeshje ku Modrić pësoi një dëmtim të lehtë në këmbë.[38][39] Në ndeshjen e dytë, Kroacia regjistroi një fitore 4–0 kundër Kamerunit,[40] megjithatë ata nuk e kaluan grupin pasi u mposhtën në ndeshjen e fundit 3–1 nga Meksika.[41] Kroacia e mbylli grupin në vendin e tretë pavarësisht pritshmërive të mëdha nga media dhe publiku kroat.[42]
Më 9 shtator 2014, në ditëlindjen e tij të 29të, Modrić shënoi golin e parë me Kroacinë pas tre vitesh, në një fitore kundër Maltës në kualifikueset e UEFA Euro 2016.[43] Ai më pas shënoi edhe një penallti kundër Azerbajxhanit.[44] Më 3 mars 2015, Modrić luajti për herë të parë si kapiteni i Kroacisë në ndeshjen e kthimit kundër Azerbajxhanit, e cila u mbyll në barazim në transfertën e Bakut.[45] Në finalet e turnamentit, Modrić shënoi golin e fitores për Kroacinë në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve kundër Turqisë, duke mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje në ajër nga 25 metra.[46] Me këtë gol, Modrić u bë lojtari i parë kroat që shënon në dy edicione të ndryshme të Kampionatit Evropian, pas golit të shënuar kundër Austrisë në vitin 2008.[47] Ai gjithashtu u shpall lojtari i ndeshjes.[46] Pas kësaj, Modrić u detyrua të humbiste ndeshjen vendimtare ndaj Spanjës për shkak të një dëmtimi të vogël muskulor.[48][49] Pavarësisht mungesës së tij, Kroacia fitoi ndeshjen dhe u rendit e para në grup,[50] por u eliminua nga Portugalia me rezultatin 1–0 në raundin e 16-tave.[51]
2016–2018: Topi i Artë i Kupës së Botës 2018
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Modrić u emërua kapiteni i ri i Kroacisë për kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018 pas tërheqjes së Darijo Srna.[52] Kroacia e nisi fushatën kualifikuese mirë, por pas humbjeve minimale ndaj Islandës dhe Turqisë,[53][54] si dhe barazimit ndaj Finlandës (ndeshje në të cilën Modrić regjistroi paraqitjen e tij të 100të me ekipin kombëtar),[55][56] Kroacia rrezikoi seriozisht mundësitë për kualifikim.[57][58] Kjo gjë bëri që Modrić të deklaronte publikisht mungesën e besimit te trajneri Ante Čačić.[59][60][61] Shpejtë pas kësaj Čačić u shkarkua dhe u zëvendësua nga Zlatko Dalić, i cili mori detyrën para ndeshjes vendimtare kundër Ukrainës në transfertë,[62] të cilën Kroacia e fitoi 2–0, duke siguruar një vënd në fazën play-off.[63] Në këtë fazë, Modrić shënoi me penallti në fitoren 4–1 kundër Greqisë, duke ndihmuar Kroacinë të kualifikohej në finalet e turnamentit.[64]
Kroacia u vendos në Grupin D sëbashku me Argjentinën, Islandën dhe Nigerinë. Gjatë turnamentit, Modrić, sëbashku me Ivan Rakitić dhe Mario Mandžukić, u etiketuan si Gjenerata e Artë e dytë e futbollit kroat.[65][66] Modrić shënoi me penallti në fitoren e Kroacisë në ndeshjen hapëse dhe u shpall lojtari më i mirë.[67][68] Në ndeshjen e dytë kundër Argjentinës, Modrić shënoi një gol të bukur me një gjuajtje nga 23 metra distancë,[69] duke i dhënë Kroacisë fitoren 3–0 dhe duke u shpallur sërisht lojtari më i mirë.[70][71] Ai u aktivizua edhe në ndeshjen e fundit kundër Islandës, të cilën Kroacia e fitoi gjithashtu, duke u shpallur si lojtari më i mirë i turnamentit për fazën e grupeve nga FourFourTwo, The Daily Telegraph dhe ESPN.[72][73][74]
Në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Danimarkës, gjatë kohës që rezultati ishte i barabartë 1–1, Modrić krijoi një mundësi shënimi për Ante Rebić në pjesën e dytë të kohës shtesë, i cili në fund fitoi një penallti pasi u rrëzua nga lojtarët kundërshtar; Modrić ekzekutoi penalltinë por gjuajtja e tij u prit nga Kasper Schmeichel. Megjithatë, ai shënoi në gjuajtjet e penalltive ku Kroacia fitoi 3–2.[75][76][77] Në ndeshjen e rradhës çerek-finale kundër vendit organizator Rusisë, Modrić asistoi golin e mbrojtësit Demagoj Vida në kohën shtesë, duke barazuar ndeshjen në 2–2; ai shënoi në gjuajtjet e penalltive duke ndihmuar Kroacinë të kualifikohej në gjysëm-finale si dhe u shpall lojtari më i mirë për herë të tretë në turnament.[78][79] Kroacia arriti një fitore historike 2–1 kundër Anglisë në gjysëm-finale më 11 korrik, duke siguruar finalen e Kupës së Botës për herë të parë në histori.[80] Dy ditë para finales media raportoi se Modrić ishte lojtari që kishte vrapuar më shumë kilometra si dhe ishte lojtari i tretë që kishte krijuar më shumë raste. Ai gjithashtu kishte bërë shumë driblime dhe pasime gjysëm fushën kundërshtare.[81] Edhe pse Kroacia u mposht 4–2 nga Franca në finale më 15 korrik,[82] Modrić u nderua me çmimin Topi i Artë si lojtari më i mirë i turnamentit,[83] si dhe u përfshi në Ekipin e Turnamentit.[84][85] Pas pritjes madhështore që ekipi mori në Zagreb,[86] Modrić sëbashku me shokët e ekipit Danijel Subašić, Šime Vrsaljko dhe Dominik Livaković u pritën nga dhjetra mijëra tifozë në qytetin e tyre të lindjes Zadar.[87]
2018–2022: Topi i Bronztë i Kupës së Botës 2022
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Modrić luajti në të katërt ndeshjet e edicionit përurues të UEFA Ligës së Kombeve, me Kroacinë që e mbylli Grupin 4 të Ligës A në vendin e fundit pas humbjes historike 6–0 kundër Spanjës dhe asaj 2–1 kundër Anglisë në Wembley Stadium në nëntor 2018.[88][89]
Modrić shënoi dy gola në fushatën kualifikuese të Euro 2020; një penallti në barazimin 1–1 kundër Azerbajxhanit dhe një gol falë një inkursioni personal në fitoren 3–0 kundër Hungarisë, me Kroacinë që u rendit në vendin e parë në grup dhe u kualifikua.[90][91] Megjithatë, turnamenti u shty për vitin 2021 për shkak të Pandemisë së COVID-19.[92] Më 24 mars 2021, Modrić luajti ndeshjen e tij të 134 me ekipin kombëtar në fitoren 1–0 kundër Sllovenisë në kualifikuet e FIFA Kupës së Botës 2022, duke barazuar anësorin Darijo Srna si lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në historinë e kombëtares.[93] Ai e theu rekordin tre ditë më vonë në fitoren 1–0 kundër Qipros në ndeshjen e rradhës kualifikuese.[94][95]
Profili i lojtarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Modrić është një mesfushor i talentuar me dhuni teknike. Pozicioni i tij i preferuar është në rolin e organizatorit, ku ai kontrollon ritmin e lojës nga mesfusha.[96][97] Ai është lavdëruar nga futbollistë, analistë, trajnerë për pasimet e sakta dhe gjuajtjet nga distanca, të cilat ndonjëherë i kryen me teknikën Trivela (gjuajtje me pjesën e jashtme të këmbës), si dhe për aftësinë për të shmangur ndërhyrje nga mbrojtësit kundërshtar duke qënë nën presion.[98][99][100][101]
Golat ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Luka Modrić – golat për Kroacinë | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|
# | Data | Vendtakimi | Kundërshtari | Pikët | Rezultati | |
1. | 16 gusht 2006 | Stadiumi Armando Picchi, Livorno, Italia | Italia | 0–2 | 0–2 | |
2. | 7 tetor 2006 | Stadiumi Maksimir, Zagreb, Kroacia | Andorra | 7–0 | 7–0 | |
3. | 7 shkurt 2007 | Stadiumi Kantrida, Rijeka, Kroacia | Norvegjia | 2–0 | 2–1 | |
4. | 8 qershor 2008 | Stadiumi Ernst Happel, Vjena, Austria | Austria | 0–1 | 0–1 | |
5. | 6 shtator 2008 | Stadiumi Maksimir, Zagreb, Kroacia | Kazakistani | 2–0 | 3–0 | |
6. | 15 tetor 2008 | Stadiumi Maksimir, Zagreb, Kroacia | Andorra | 3–0 | 4–0 | |
7. | 6 qershor 2009 | Stadiumi Maksimir, Zagreb, Kroacia | Ukraina | 2–2 | 2–2 | |
8. | 6 shtator 2011 | Stadiumi Maksimir, Zagreb, Kroacia | Izraeli | 1–1 | 3–1 | |
9. | 9 shtator 2014 | Stadiumi Maksimir, Zagreb, Kroacia | Malta | 1–0 | 2–0 | |
10. | 13 tetor 2014 | Stadiumi Gradski vrt, Osijek, Kroacia | Azerbajxhani | 5–0 | 6–0 |
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lukasi u martua me Vanja Bosnić në maj 2010 në kryeqytetin kroat Zagreb pas katër viteve lidhje. Djali i tyre, Ivano u lind më 6 qershor 2010.[102][103] Vazja e tyre, Ema, lindi më 25 prill 2013.[103][104] Vajza e tyre e dytë, Sofia, linei më 2 tetor 2017.[105]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Hugman, Barry J., red. (2010). The PFA Footballers' Who's Who 2010–11 (në anglisht). Mainstream Publishing. fq. 290. ISBN 978-1-84596-601-0.
- ^ "Player Profile" (në anglisht). Real Madrid C.F. Marrë më 18 nëntor 2017.
- ^ "Luka Modrić dobio još jednu renomiranu nagradu: 'O ovome sam maštao!'" (në kroatisht). Vecernji List. 10 janar 2017. Marrë më 11 janar 2017.
- ^ "Modric equals Suker with Croatian Footballer of the Year award" (në anglisht). FourFourTwo. 1 janar 2018. Marrë më 4 janar 2018.
- ^ "Kako je stvaran Luka Modrić" [Zhvillimi i Luka Modrić] (në kroatisht). Nogometni-magazin. 30 dhjetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2018. Marrë më 20 janar 2016.
- ^ a b "Merr fund telenovela, Modriç firmos për madrilenët". Gazeta Shqip. 28 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 25 mars 2020. Marrë më 26 mars 2020.
- ^ "Spanjë, Luka Modric firmos me Realin: Do të mund Barcelonën". Shqiptarja.com. 27 gusht 2012. Marrë më 26 mars 2020.
- ^ "Reali mund Barcelonën dhe fiton Superkupën". Gazeta Panorama. 30 gusht 2012. Marrë më 26 mars 2020.
- ^ "Real mund City-n, zhgënjen Milan". Top-Channel.tv. 18 shtator 2012. Marrë më 26 mars 2020.
- ^ "Modric thrilled to score first Real Madrid goal" [Modric i entuziasmuar për golin e parë me Real Madridin] (në anglisht). Tribal Football. 3 nëntor 2012. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2020. Marrë më 17 shkurt 2013.
- ^ "Modrić briljantno asistirao Benzemi s udaljenosti od 50 m!" (në kroatisht). Večernji list. 17 nëntor 2012. Marrë më 14 maj 2013.
- ^ "Real Madrid shkatërron Ajax". Ora News. 5 dhjetor 2012. Marrë më 26 mars 2020.
- ^ Sachin Nakrani (1 korrik 2018). "Modric set to receive the recognition he deserves" [Modric gati të marri njohjen që e meriton] (në anglisht). Irish Independent. Marrë më 4 dhjetor 2018.
- ^ a b Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaMid
- ^ Azpitarte & Puertas 2016, f. 44–45.
- ^ Neven Miladin (18 qershor 2006). "Japan 0–0 Hrvatska: Neiskorišteni penal Srne i manjak sreće u završnici" [Japoni 0–0 Kroaci: Penalltia e pashënuar e Srna dhe mungesa e fatit në fund] (në kroatisht). Nogometni-magazin. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2018. Marrë më 20 janar 2016.
- ^ Neven Miladin (22 qershor 2006). "Hrvatska 2–2 Australija: Dvaput vodili i ispali sa SP-a" [Kroaci 2–2 Australi: Kryesuam dy herë dhe eliminohemi nga Kupa e Botës] (në kroatisht). Nogometni-magazin. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2018. Marrë më 20 janar 2016.
- ^ "Italija – Hrvatska 0–2: Slaven Bilić startao pobjedom" [Itali – Kroaci 0–2: Slaven Bilic e nis me fitore] (në kroatisht). Jutarnji list. 16 gusht 2006. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2016. Marrë më 20 janar 2016.
- ^ Phil McNulty (11 tetor 2006). "Croatia 2–0 England" [Kroaci 2–0 Angli] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 20 janar 2016.
- ^ Jonathan Stevenson (21 nëntor 2007). "England 2–3 Croatia" [Angli 2–3 Kroaci] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 20 janar 2016.
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaDutch
- ^ Hugo Cerezo (1 prill 2016). "Modric aiming to emulate Barcelona legend Cruyff" [Modric synon të imitojë legjendën e Barcelonës Cruyff] (në anglisht). Marca. Marrë më 6 korrik 2018.
- ^ Ian Hughes (8 qershor 2008). "Austria 0–1 Croatia" [Austri 0–1 Kroaci] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 8 qershor 2008.
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura:1
- ^ Trevor Haylett (8 qershor 2012). "Modrić penalty undoes gutsy Austria" [Penalltia e Modrić zhbën Austrinë e guximshme] (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2008. Marrë më 10 qershor 2008.
- ^ "Croatia 2–1 Germany" [Kroaci 2–1 Gjermani] (në anglisht). UEFA. 12 qershor 2008. Marrë më 20 janar 2016.
- ^ Michael Harrold (21 qershor 2008). "Turkey triumph in Vienna shoot-out" [Turqia triumfon në gjuajtjet e penalltive në Vienë] (në anglisht). UEFA. Marrë më 20 janar 2016.
- ^ "Luka Modric In EURO's Best Team, Xavi Best Player" [Luka Modric në ekipin më të mirë të Euros, Xavi lojtari më i mirë]. dalje.com (në anglisht). Kontineo oglašavanje. 30 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2011. Marrë më 1 korrik 2009.
- ^ "Croatia cruise to Kazakhstan victory" [Kroacia fiton ndaj Kazakistanit] (në anglisht). UEFA. 7 shtator 2008. Marrë më 20 janar 2016.
- ^ "Croatia 4–0 Andorra" [Kroaci 4–0 Andorrë] (në anglisht). FIFA. 15 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2016. Marrë më 20 janar 2016.
- ^ "Croatia 2–2 Ukraine" [Kroaci 2–2 Ukrainë] (në anglisht). FIFA. 6 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2016. Marrë më 20 janar 2016.
- ^ Elvir Islamović (6 shtator 2011). "Eduardo double against Israel sends Croatia top" [Dopieta e Eduardoa kundër Izraelit dërgon Kroacinë në krye] (në anglisht). UEFA. Marrë më 20 janar 2016.
- ^ Ben Smith (18 qershor 2012). "Croatia 0–1 Spain" [Kroaci 0–1 Spanjë] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 14 gusht 2013.
- ^ Kristian Walsh (26 qershor 2012). "Euro 2012: the best eleven so far" [Euro 2012: njëmbëdhjetëshja më e mirë deri tani] (në anglisht). The Daily Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2022. Marrë më 14 gusht 2013.
- ^ "Harry Redknapp: My Euro 2012 Team of the Tournament" [Harry Redknapp: Ekipi im i Turnamentit të Euro 2012]. betting.betfair.com (në anglisht). Bet Fair. 29 qershor 2012. Marrë më 14 gusht 2013.
- ^ "Analysis: Modric's Euros prove his suitability for Madrid move" [Analizat: Europiani i Modrić vërtetoi se ai është i përshtatshëm për një kalim në Madrid] (në anglisht). FourFourTwo. 20 qershor 2012. Marrë më 14 gusht 2013.
- ^ "Brazil 3 Croatia 1" [Brazil 3 Kroaci 1] (në anglisht). BBC Sport. 12 qershor 2014. Marrë më 19 qershor 2014.
- ^ Dusan Stojanovic (13 qershor 2013). "Modric injury in loss against Brazil not serious" [Dëmtimi i Modrić në humbjen kundër Brazilit nuk është serioz] (në anglisht). Yahoo News. Marrë më 27 nëntor 2014.
- ^ "World Cup 2014: Luka Modric hoping to be fit to face Cameroon" [Kupa e Botës 2014: Luka Modric shpreson të jetë i gatshëm për Kamerunin] (në anglisht). BBC Sport. 14 qershor 2014. Marrë më 19 janar 2016.
- ^ "Cameroon 0 Croatia 4" [Kamerun 0 Kroaci 4] (në anglisht). BBC Sport. 18 qershor 2014. Marrë më 19 qershor 2014.
- ^ "Croatia 1 Mexico 3" [Kroaci 1 Meksik 3] (në anglisht). BBC Sport. 23 qershor 2014. Marrë më 24 qershor 2014.
- ^ Elvir Islamović (24 qershor 2014). "Croatia's World Cup highs and lows" [Uljet dhe ngritjet e Kroacisë në Kupën e Botës] (në anglisht). UEFA. Marrë më 27 nëntor 2014.
- ^ Elvir Islamović (9 shtator 2014). "Modrić sets Croatia on course to sink Malta" [Modrić udhëheq Kroacinë në fitoren ndaj Maltës] (në anglisht). UEFA. Marrë më 27 nëntor 2014.
- ^ Elvir Islamović (13 tetor 2014). "Croatia beat Azerbaijan for third straight win" [Kroacia mposht Azerbajxhanin për fitoren e tretë rresht] (në anglisht). UEFA. Marrë më 27 nëntor 2014.
- ^ Marko Pavić (2 shtator 2015). "Modrić uoči kapetanskog debija: Ponosan sam, vjerujem da ću na pravi način predstavljati Hrvatsku" [Modrić para debutimit si kapiten: Jam krenar, besoj se do t'a përfaqësoj Kroacinë siç duhet] (në kroatisht). Večernji list. Marrë më 20 janar 2016.
- ^ a b Andrew Haslam (12 qershor 2016). "Modrić magic helps Croatia down Turkey" [Magjia e Modrić ndihmon Kroacinë të mposhti Turqinë] (në anglisht). UEFA. Marrë më 14 qershor 2016.
- ^ Miles Chambers (12 qershor 2016). "Modrić makes Euros history with two Croatia firsts" [Modrić shkruan historinë e Europianit me dy të para për Kroacinë] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 12 qershor 2016.
- ^ "Čačić sprema veliko iznenađenje? Modrić i Mandžukić pauzirali, izbornik 'bacio mamac'" (në kroatisht). 19 qershor 2016. Marrë më 24 dhjetor 2022.
- ^ "Croatia midfielder Luka Modric advised to miss Spain game by doctor" [Mesfushori i Kroacisë Luka Modric këshillohet nga doktori të mos luaj në ndeshjen ndaj Spanjës] (në anglisht). Squawka Football News. Marrë më 6 korrik 2018.
- ^ "Croatia 2–1 Spain: Ivan Perišić hands Croatia dramatic win to top Group D" [Kroaci 2–1 Spanjë: Ivan Perisic i jep Kroacisë fitoren dramatike dhe vendin e parë në Grupin D] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 1 korrik 2018.
- ^ "Croatia 0–1 Portugal" [Kroaci 0–1 Portugali] (në anglisht). BBC Sport. 25 qershor 2016. Marrë më 1 korrik 2018.
- ^ "Luka Modrić, the new captain: "I'm so proud"" [Luka Modrić, kapiteni i ri: "Jam shum krenar"] (në anglisht). Federata Kroate e Futbollit. 29 gusht 2016. Marrë më 29 gusht 2016.
- ^ "[VIDEO] Modrić: Nismo bili pravi, izgledali smo prazno i potrošeno". Hrvatska radiotelevizija (në kroatisht). 12 qershor 2017. Marrë më 22 tetor 2020.
- ^ Ivan Halar; Željko Janković (5 shtator 2017). "Turska šokirala Hrvatsku! Bit će dramatično do kraja kvalifikacija". Večernji list (në kroatisht). Marrë më 22 tetor 2020.
- ^ Nenad Nevešćanin; Josip Tolić (6 tetor 2017). "ŠOK NA RUJEVICI! Hrvatska prosula pobjedu u 90. minuti..." 24sata (në kroatisht). Marrë më 22 tetor 2020.
- ^ P. R. (6 tetor 2017). "Luka Modrić obilježava 100. utakmicu za hrvatsku reprezentaciju". Gol.hr (në kroatisht). Marrë më 24 tetor 2020.
- ^ Danijel Starešinčić (7 tetor 2017). "Ovo je luda opcija u koju baš nitko u Hrvatskoj ne vjeruje!". Tportal.hr (në kroatisht). Marrë më 22 tetor 2020.
- ^ "Igrači utučeni nakon Finske: "Nešto ne štima, treba se jako dobro zamisliti"". Gol.hr (në kroatisht). 6 tetor 2017. Marrë më 22 tetor 2020.
- ^ Katarina Kušec (6 tetor 2017). "Modrić: Treba li izbornik Čačić otići? A što da sada radimo!?". Večernji list (në kroatisht). Marrë më 24 dhjetor 2022.
- ^ Ante Jukić (7 tetor 2017). "Real Madrid star Luka Modric unwilling to back Croatia coach in outburst" [Ylli i Real Madridit Luka Modric nuk pranon të mbështesi trajnerin e Kroacisë]. Goal.com (në anglisht). Marrë më 22 tetor 2020.
- ^ Dejan Lovrić (7 tetor 2017). "Modrić: Jesmo li uz izbornika? Ha, što sad da radimo..." Goal.com (në kroatisht). Marrë më 22 tetor 2020.
- ^ I. Š. (7 tetor 2017). "Novi izbornik Zlatko Dalić otkrio što će napraviti uoči Ukrajine". Gol.hr (në kroatisht). Marrë më 22 tetor 2020.
- ^ Ivan Janković (10 tetor 2017). "Kramarić uništio Ukrajinu usred Kijeva, Hrvatska izborila dodatne kvalifikacije!". Tportal.hr (në kroatisht). Marrë më 22 tetor 2020.
- ^ Hina (9 nëntor 2017). "Briljantna Hrvatska pregazila Grčku i dala joj do znanja tko ide u Rusiju". Gol.hr (në kroatisht). Marrë më 22 tetor 2020.
- ^ Joe Callaghan (30 qershor 2018). "Modric magic at heart of Croatian soccer's golden generation" [Magjia e Modric në zemrën e gjeneratës së artë të dytë të futbollit kroat] (në anglisht). Toronto Star. Marrë më 5 korrik 2018.
- ^ Nick Miller (30 qershor 2018). "Are Ivan Rakitic and Luka Modric the World Cup's biggest unsung heroes?" [A janë Ivan Rakitic dhe Luka Modric herojnë e heshtur të Kupës së Botës?] (në anglisht). The Independent. Marrë më 1 korrik 2018.
- ^ Mike Whalley (17 qershor 2018). "World Cup 2018: Luka Modric penalty secures 2–0 win for Croatia against Nigeria" [Kupa e Botës 2018: Penalltia e Luka Modric siguron fitoren 2–0 të Kroacisë kundër Nigerisë] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 17 qershor 2018.
- ^ "Modric-inspired Croatia open with a win" [Kroacia e frymëzuar nga Modric e nis me fitore] (në anglisht). FIFA. 17 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 17 qershor 2018.
- ^ Oliver Kay (22 qershor 2018). "Mesmerising Luka Modric makes it a nightmare for misfiring Lionel Messi" [Luka Modric i jashtëzakonshëm ja bën makth Lionel Messit] (në anglisht). The Times. Marrë më 22 qershor 2018.
- ^ Patrick Jennings (21 qershor 2018). "Croatia stun Argentina to reach World Cup last 16" [Kroacia shtang Argjentinën dhe arrin në raundin e 16-tave të Kupës së Botës] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 21 qershor 2018.
- ^ "Croatia advance on a dark night for Argentina" [Kroacia avancon në një mbrëmje të errët për Argjentinën] (në anglisht). FIFA. 21 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 21 qershor 2018.
- ^ Nick Miller (29 qershor 2018). "Ranked! The 10 best players of the 2018 World Cup group stage" [Renditja! 10 lojtarët më të mirë të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2018]. FourFourTwo (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2018. Marrë më 29 qershor 2018.
- ^ Jeremy Wilson (29 qershor 2018). "Top 10 best players of the World Cup group stages – but who has made the biggest impact in Russia so far?" [10 lojtarët më të mirë të fazës së grupeve të Kupës së Botës – por kush e ka pasur ndikimin më të madh në Rusi deri tani?] (në anglisht). The Daily Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2022. Marrë më 29 qershor 2018.
- ^ "Luka Modric beats Cristiano Ronaldo, tops World Cup Play Power Rankings" [Luka Modric mposht Cristiano Ronaldon, në krye të World Cup Play Power Rankings] (në anglisht). ESPN FC. 29 qershor 2018. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ Paul Fletcher (1 korrik 2018). "Croatia beat Denmark in tense shootout" [Kroacia mposht Danimarkën në penalltitë intesive] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 2 korrik 2018.
- ^ Gabriele Marcotti (2 korrik 2018). "Luka Modric vanquishes ghosts of penalties past in what could be his final World Cup" [Luka Modric shuan fantazmat e penalltive në çfarë mund të jetë Botërori i tij i fundit] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 2 korrik 2018.
- ^ David Hytner (2 korrik 2018). "'Now we can forget Turkey': Modric and Croatia lay ghost of 2008 to rest" ['Tani mund t'a harrojmë Turqinë': Modric dhe Kroacia prehin fantazmat e 2008] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 2 korrik 2018.
- ^ Patrick Jennings (7 korrik 2018). "Croatia knock out Russia on penalties" [Kroacia eliminon Rusinë me penallti] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 7 korrik 2018.
- ^ "Croatia through as hosts pay the penalty" [Kroacia kalon më tej, organizuesit paguajnë penalltitë] (në anglisht). FIFA. 7 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2018. Marrë më 7 korrik 2018.
- ^ Phil McNulty (11 korrik 2018). "Croatia 2–1 England" [Kroaci 2–1 Angli] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 korrik 2018.
- ^ Ryan O'Hanlon (13 korrik 2018). "Who Is the Defining Player of the 2018 World Cup?" [Kush është lojtari më përcaktues i Kupës së Botës 2018?] (në anglisht). The Ringer. Marrë më 13 korrik 2018.
- ^ Phil McNulty (15 korrik 2018). "France 4–2 Croatia: France beat Croatia in thrilling World Cup final" [Francë 4–2 Kroaci: Franca mposht Kroacinë në finalen emocionuese të Kupës së Botës] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 15 korrik 2018.
- ^ "Golden consolation for magical Modric" [Ngushëllim i artë për Modricin magjik] (në anglisht). FIFA. 15 korrik 2018. Marrë më 15 korrik 2018.
- ^ "FIFA World Cup Fan Dream Team" [Ekipi i Ëndërrave i Tifozëve i FIFA Kupës së Botës] (në anglisht). FIFA. 17 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2018. Marrë më 17 korrik 2018.
- ^ "Kane crowned King, Mina the PPG VIP" [Kane emërohet mbret, Mina PPG VIP] (në anglisht). FIFA. Marrë më 25 korrik 2018.
- ^ Una Hajdari (15 korrik 2018). "Philosophical fans celebrate Croatia's historic World Cup, despite final defeat" [Tifozët filozofij festojnë Kupën e Botës historike të Kroacisë, pavarësisht humbjes në finale] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 20 korrik 2018.
- ^ Frane Šarić (17 korrik 2018). "Zadar gori, fešta za Modrića, Subašića, Vrsaljka i Livakovića" [Zadari digjet, festë për Modrić, Subašić, Vrsaljko dhe Livaković] (në kroatisht). Večernji list. Marrë më 31 gusht 2018.
- ^ "Spain–Croatia" [Spanjë–Kroaci] (në anglisht). UEFA. 11 shtator 2018. Marrë më 13 prill 2022.
- ^ "England–Croatia" [Angli–Kroaci] (në anglisht). UEFA. 18 nëntor 2018. Marrë më 13 prill 2022.
- ^ "Azerbaijan–Croatia" [Azerbajxhan–Kroaci] (në anglisht). UEFA. 9 shtator 2019. Marrë më 25 nëntor 2019.
- ^ "Croatia–Hungary" [Kroaci–Hungari] (në anglisht). UEFA. 10 tetor 2019. Marrë më 25 nëntor 2019.
- ^ Ivica Medo (17 mars 2020). "Evo zašto Vatrenima odgovara odgoda Eura: Rodit će se idealan spoj, Modrić dobiva nasljednika". Gol.hr (në kroatisht). Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ Hina (24 mars 2021). "Povijesni nastup Luke Modrića zasjenio poraz Hrvatske! Kapetan dostigao Srnu, u subotu ruši rekord" (në kroatisht). Sportske novosti. Marrë më 24 mars 2021.
- ^ "Croatia 1–0 Cyprus" [Kroaci 1–0 Qipro] (në anglisht). BBC Sport. 27 mars 2021. Marrë më 27 mars 2021.
- ^ James Stroud (28 mars 2021). "Luka Modric's emotional reaction after being given standing ovation for breaking Croatia record" [Reagimi emocional i Luka Modric pasi mori një duartrokitje në këmbë pasi theu rekordin e Kroacisë]. GiveMeSport (në anglisht). Marrë më 18 shtator 2021.
- ^ "Luka Modrić Bio, Stats, News" (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2013. Marrë më 30 mars 2013.
- ^ Ben McAleer (6 dhjetor 2016). "Modric at the heart of Real Madrid's quest to top group" [Modric në zemrën e objektivit të Real Madridit për të fituar grupin] (në anglisht). WhoScored.com. Marrë më 14 korrik 2017.
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaIce Cold
- ^ Greg Price (7 shtator 2012). "Real Madrid News: Jose Mourinho Warns His Players, Praises Luka Modric, Supports Kaka" [Lajmet e Real Madridit: Jose Mourinho paralajmëron lojtarët e tij, lavdëron Luka Modric, mbështet Kakan] (në anglisht). International Business Times. Marrë më 20 janar 2016.
- ^ Barney Ronay (29 qershor 2018). "Quaresma chooses liberation over conformity with outside of his boot" [Quaresma zgjedh lirinë në vend të konformitetit me pjesën e jashtme të këpucës së tij] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 13 prill 2022.
- ^ X, Mr (11 tetor 2009). "Tottenham Hotspur's Luka Modric To Replace Paul Scholes at Manchester United?" [Luka Modric i Tottenham Hotspurit do të zëvëndësoj Paul Scholes te Manchester United?] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 13 prill 2022.
- ^ "Football star Luka Modric becomes a father" [Ylli i futbollit Luka Modric bëhet baba] (në anglisht). Croatian Times. 7 qershor 2010. Marrë më 25 korrik 2012.
- ^ a b "Obiteljska idila Luke Modrića" [Family idyll of Luka Modrić] (në kroatisht). Gloria. 9 qershor 2013. Marrë më 12 qershor 2013.
- ^ "Vanja i Luka Modrić kćer nazvali Ema" [Vanja and Luka Modrić named daughter Ema] (në kroatisht). Večernji list. 2 maj 2013. Marrë më 12 qershor 2013.
- ^ "Luka Modrić nakon dva tjedna napokon pokazao kćerkicu preslatkog imena" [After two weeks Luka Modric finally showed the daughter with adorable name] (në kroatisht). Gloria. 16 tetor 2017. Marrë më 17 tetor 2017.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gabime mungese shënjestrimi me stampat Harv dhe SFN
- Lindje 1985
- Njerëz që jetojnë
- Njerëz nga Zara
- Futbollistë kroatë
- Futbollistë në kombëtaren kroate
- Futbollistë në NK Dinamo Zagreb
- Futbollistë në NK Inter Zaprešić
- Futbollistë në HŠK Zrinjski Mostar
- Futbollistë në Tottenham Hotspur F.C.
- Futbollistë në Real Madrid C.F.
- Futbollistë në Prva HNL
- Futbollistë në Premier League
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në 2006 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2008
- Futbollistë në UEFA Euro 2012
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2016
- Futbollistë në 2018 FIFA Kupën e Botës
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve