Sabajete Peposhi
Sabajete Peposhi ishte një shkrimtare me origjinë nga Kukësi. Veprat e saj dallohen për origjinalitetin dhe për paraqitjen e së vërtetës pa asnjë devijim. Ajo ishte një poete dhe prozatore që me veprat e saj tërhoqi vëmendjen e shumë lexuesve. Megjithëse jetoi shumë pak, periudha letrate gjatë së cilës shkruajti, fundi i shek. XX dhe fillimi i shek. XXI, e favorizonte për një larmishmëri tematikash.[1]
Sabajete Peposhi | |
Emri | Sabajete |
Mbiemri | Peposhi |
Lindur më | 20 qershor 1986 |
Lindur në | Kukës |
Vdiq më | 28 prill 2010 |
Vdiq në | Tiranë |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | Gazetare, shkrimtare |
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Kukës më 20 qershor 1986. Babai i saj, Xhemaliu punonte mjek, ndërsa nëna, Vasha ishte infermiere. Kishte edhe një motër dhe një vëlla. Shkollën 8-vjeçare e mbaroi në Kukës, tre vite të shkollës së mesme në Gjimnazin “Havzi Nela”, Kukës, ndërsa maturën në Gjimnazin “E. Çabej”[lidhje e vdekur], në Tiranë. Degën e gazetarisë e mbaroi në Tiranë, pranë Fakultetit të Filologjisë. Që në moshën 9-vjeçe u dallua për talentin e saj në letërsi. Gradualisht u përpoq të formësonte profilin e vet, dhe përveçse të ruante brishtësinë, delikatesën dhe të njerëzishmen , u fut në fushën e letërsisë, e pajisur me ndjesinë e të shkruarit, me talentin e saj, dhe me punën përkushtuese njëkohësisht. Ishte shumë filozofike në konceptet që parashtronte në shkrimet e saj. Që në hapat e saj të para në krijimtari letrare u përkujdes për të Petrit Palushi i cili përgatiti dy botimet e saj në poezi dhe prozë.[1]
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për sa i përket veprimtarisë së saj Sabajete Peposhi përveq se ishte tepër e përkushtuar pas krijimtarisë letrare ajo gjithashtu ishte e favorizuar nga mbështetja që shumë autorë kuksianë i dhanë ku ndër ta ishte Petrit Palushi. Në vitin 1998, në moshën 12-vjeçare, në konkursin letrar të nxënësve të shkollave tetëvjeçare të Kukësit, fitoi vendin e parë. Në vitin 1999, në moshën 13-vjeçare botoi përmbledhjen poetike “Në qetësinë e qiellit” (Kl. letrar “A Pashku”,Kukës). Që nga ajo kohë botoi cikle me poezi dhe prozë në organe të ndryshme letrare (Tiranë, Prishtinë, Shkup); përfshihet gjithashtu me dhjetë proza në përmbledhjen “Para pasqyrës” (2004) si dhe me esenë “Karvani i yjeve të përlotur” në përmbledhjen “Fjala në litar” (Shkrime për Havzi Nelën), 2005.[2]
Në vitin 2004, fitoi vendin e parë në Konkursin letrar të nxënësve të shkollës së mesme “E. Çabej[lidhje e vdekur]” (Tiranë), me poezinë “Atdheu” dhe vendin e dytë me prozën “Lëmshi”. Në maj të vitit 2008, botoi përmbledhjen me proza “Mungesë në ballo” (Ombra GVG[lidhje e vdekur]).Më 2 korrik 2008, në Ditën e Komunikimit në Departamentin e Gazetarisë, Arkivuar 20 shkurt 2017 tek Wayback Machine mori çmimin e parë (Atelieja e radios).
Në vitin 2008, mbaroi Fakultetin (Dega gazetari, Tiranë). Nga viti 2009, deri në mars 2010, punoi në disa organe shtypi të Tiranës. Ndahet aksidentalisht nga jeta me 28 prill 2010 në moshën 24 vjecare. Ka lënë ne doëshkrim shumë proza, ese dhe poezi si dhe një Ditar, te cilin e mbajti kur ishte nxënëse në vitin e tretë dhe të katërt në gjimnaz ku një ndër shënimet e saj ishte : “Jam e urtë deri në atë cak sa gjykoj se nuk më kanë cënuar në një formë apo tjetër identitetin tim si njeri.Prandaj , kujdes! Ky ishte thjesht një paralajmërim .E dua jetën në cdo sens që përfshin dritëhijet e saj , por jam në disfavor te errësirës së hijeve." [3]
Në fund të vitit 2010, proza e saj “Në tren”, përfshihet në Antologjinë "Shqipëria tregon (1991-2010)", përgatitur nga A. Klosi dhe E. Demo, por autorja nuk pati fatin ta shihte një libër të tillë. Në maj të 2014-tës Klubi letrar “Anton Pashku” Kukës, themelon Çmimin letrar Sabajeta Peposhi, si shenjë nderuese pë të talentuarën Peposhi dhe njëkohësisht nxitje për talentet e reja .Ndërsa më 20 qershor 2014; ndahet Çmimi për vitin 2014. Fituese: Trëndelina Terziu me esenë “Ëndrra e pakryer.” Nënteksti dhe kuptimësia e parë vihen re pikë së pari në veprat e autores. Njëkohësisht Sabajete Peposhi e shpaloste kuptimësinë e letërsisë si një reflektim të jetës [4]
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Në qetësinë e qiellit” (përmbledhje poetike)
- “Para pasqyrës”
- “Fjala në litar”
- “Mungesë në ballo”
Çmimet dhe vlerësimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Çmimi i parë në Konkursin letrar të shkollës së mesme "E. Çabej" me poezinë "Atdheu" (2004)
- Çmimi i dytë në Konkursin letrar të shkollës së mesme "E. Çabej" me prozën "Lëmshi" (2004)
- Çmimi i parë "Atelia e radios" (2 korrik 2008)
- Në nderim të saj u themelua çmimi letrar "Sabajete Peposhi" (maj 2014)[1]
Kritika letrare ndaj veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për shkrimtaren Sabajete Peposhi janë disa autorë të cilët kanë shprehur mendimet e tyre për shkrimet e saj. Ndër këto autorë janë:
Vath Koreshi tregon se: "Prozat e Sabajetës ishin vërtet shumë interesante, duke marrë parasysh edhe moshën e saj…" (gusht, 2003) [5]
Petrit Palushi shprehet për shkrimtaren se Sabajete Peposhi shkruajti dhe realizoi një letërsi origjinale. Sipas tij autorja e shikonte letërsinë jo si pasqyrë të jetës, por si një hapsirë të fshehtë e të pa zbuluar. Në shkrimet e saj vihet re lehtë kuptimësia e parë si dhe funksionimin e tekstit vetëm sipas parametrave letrare. Në shkrimet e tij ai citon:"...ajo shkroi dhe realizoi një letërsi jashtë fakteve jo të vërteta, krejt origjinale, si shpërfillje jo vetëm për letërsinë masive, por dhe si reagim i ndjeshëm përmes një qetësie shembullore ndaj një realiteti të pakëndshëm dhe deri diku të papërceptueshëm për të, pavarësisht se ia doli ta krijojë në mënyrën më të mirë të mundshme, në një formë gati-gati magjike, në kumtimet e saj në prozë e poezi." (2010) [6]
Myftar Gjana tregon se ajo në veprat e saj ka përdorur një gjuhë të pasur poetike dhe parabolat poetike tek shkrimet “Buzë gropës së hapur” dhe tek “Hakmarrja e rrugëve”. Ai thekson se konkretësia abstrake, metafora e tejdukshme dhe metonimia janë tipare të tjera që i bëjnë veprat e saj të jenë sa më të natyrshme. " Sidomos gjuha e saj poetike, e pasur dhe qetë, e zhveshur nga makiazhet industriale të rëndomta të epokës së informacionit. . Me fjalë të tjera, Peposhi, nëpërmjet fjalës së bukur dhe dashurisë për të paralajmëron njerëzit në mënyrë estetike: Ruhuni nga mëkati i papastërtisë së fshehtë të dhunimit të njerëzve të dashur!" (2004) [7]
Yrjet Berisha flet për autoren në fjalë që arti i prozave të saj ka shtresa të dukshme të prozës poetike. Toni meditues dhe rrëfimi i tregimeve është kompleks për veprat e Sabajete Peposhit. Në krahasim me tregimet bashkohore amerikane ato janë cilësuar si "short stories". Ai citon se: "Kjo prozë s’ka ndonjë personazh ,s’ka dialog , por ka monolog të tipit dramatik. Arti i këtyre prozave ka shtresa të tejdukshme të prozës poetike, struktura e të cilave i nënshtrohet sistemit teorik të metonimisë..." (2006)[1]
Ahmet Selmani flet për veprat e autores në një këndvështrim asnjanës. Sipas autorit shkrimtarja në veprat e saj rrëfen ngjarje të vërteta. Një nga veçoritë e prozës “Mungesë në ballo” janë kuptimet artistike që i siguron jetëgjatësi letrare.'"Libri i saj “Mungesë në ballo” është model që i thyen format e tejkaluara dhe ngrihet në një piedestal tjetër të letërsisë moderne…" (2008)[2]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d Materialet për jetën e S. Peposhit, nga libri në dorëshkrim “Sabajeta Peposhi përballë një realiteti mistik” (Petrit Palushi)
- ^ a b Mungesë në ballo, proza, shtëpia botuese ombra gvg,autore Sabajete Peposhi (2008)
- ^ Botimet e S. Peposhit: a) Në qetësinë e qiellit (1999), botim i Klubit letrar “Anton Pashku”, Kukës.
- ^ Në fund të vitit 2010, proza e saj “Në tren”, përfshihet në Antologjinë "Shqipëria tregon. 1991-2010", përgatitur nga A. Klosi dhe E. Demo, por autorja nuk pati fatin ta shihte një libër të tillë
- ^ Para pasqyrës (Përmbledhje me krijuese te Kukësit), 2005; ajo përfshihet me disa proza Fjala në litar, shkrime të zgjedhura për H. Nelën
- ^ Vlerësimet për krijimtarinë e Sabajeta Peposhit janë marrë nga gazeta “Shekulli”, 20 qershor 2010 (Petrit Palushi)
- ^ Mungesë në ballo, proza, shtepia botuese ombra gvg,autore Sabajete Peposhi (2008)