Aeroporti i Prishtinës
Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës Aeroporti Adem Jashari | |
---|---|
Pamje nga aeroporti i Prishtinës | |
Summary | |
Operator | Prishtina International Airport J.S.C. |
Coordinates | 42°34' 22" V 21° 02' 09" J 1789 ft / 545 m mbi niv. detit |
17/35 2496 m |}
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" (IATA: PRN, ICAO: BKPR) është një aeroport ndërkombëtar i vendosur 15 kilometra në jugperëndim të Prishtinës, kryeqytetin e Kosovës.
Aeroporti frekuentohet nga më shumë se 1.7 milionë pasagjerë në vit dhe është porti i vetëm i hyrjes për udhëtarët ajrorë në Kosovë. Është emëruar në nder të Adem Jasharit, themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftoi për çlirimin e Kosovës nga Republika Federale e Jugosllavisë gjatë viteve 1990.
Pista është ndërtuar më 1965 ndërsa më 1985 aeroporti është pajisur sipas standardeve të ICAO-së. Deri në qershor 1999, aeroporti ka pasur vetëm trafik të brendshëm. Që nga ajo kohë, Aeroporti i Prishtinës ka arritur të krijoj lidhje të rregullta për shkëmbim të udhëtarëve dhe mallrave. Terminali i ri i Aeroportit të Prishtinës në Sllatinë, është ndërtuar në vitin 2015 .
Struktura e udhëtarëve përbëhet nga diaspora e Kosovës, punëtorët e organizatave të huaja dhe ushtarëve të NATO-s, dhe pushuesve të qendrave turistike të Mesdheut gjatë muajve të verës. Si rezultat, disa prej linjave janë vetëm sezonale.
Linjat ajrore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga Prishtina fluturohet me linja ajrore për në këto qytete: Dyzeldorf, Shtutgart, Bremen, Dortmund, Frankfurt mbi Majn, Berlin, Basel, Zyrih, Vjenë, Londër, Gjenevë, Hamburg, Hanover, Berlin, Kopenhagë, Memmingen, Karlsruhe, Milano, Veronë, Göteborg, Mynster/Osnabrück, Stamboll, Helsinki, Oslo, Malmö, Stokholm, Antali, Bodrum