Jump to content

Ashley Young

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ashley Young

Young në stërvitje me AnglinëKupën e Botës 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAshley Simon Young[1]
Datëlindja (1985-07-09) 9 korrik 1985 (39 vjeç)[2]
VendlindjaStevenage, Angli
Gjatësia1.75 m (5 ft 9 in)[3]
PozicioniAnësor
Mbrojtës krahu
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Everton
Numri18
Karriera me të rinjtë
1995–2003Watford
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2007Watford98(19)
2007–2011Aston Villa157(30)
2011–2020Manchester United192(15)
2020–2021Internazionale44(5)
2021–2023Aston Villa53(1)
2023–Everton17(0)
Karriera ndërkombëtare
2006–2007Anglia U2110(0)
2007–2018Anglia39(7)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 25 shkurt 2024

Ashley Simon Young (lindur më 9 korrik 1985) është një futbollist profesionist anglez i cili luan si anësor ose mbrojtës krahu për klubin anglez Everton. Ai gjithashtu ka qënë një lojtar i kombëtares angleze, me të cilën ka regjistruar 39 ndeshje dhe 7 gola.

I lindur dhe i rritur në Hertfordshire, Young e nisi karrierën e tij te Watford dhe luajti ndeshjen e tij të parë si profesionist në vitin 2003 nën drejtimin e trajnerit Ray Lewington. Ai u bë plotësisht pjesë e ekipit të parë të sezonin 2004–05 dhe ishte një lojtar kyç në ngjitjen e ekipit në elitë në sezonin 2005–06. Në janar 2007, ai u transferua te Aston Villa për një shifër fillestare 8 milion £.

Young u bë një element i rëndësishëm në Villa Park dhe fitoi çmimin PFA Lojtari i ri i Vitit në vitin 2009. Më 23 qershor 2011, Young firmosi me Manchester United për shifrën fillestare 17 milion £. Ai fitoi gjashtë trofe te United, përfshirë Premier Ligën në vitin 2013, Kupën FA në vitin 2016, Kupën e Ligës dhe UEFA Ligën e Evropës në vitin 2017. Në janar 2020, ai u transferua në Itali te Interi.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Young j'u bashkua akademisës së të rinjëve të Watford në moshën 10 vjeç. Ai vazhdoi zhvillimin atje deri në verën e vitit 2001, kur ai u njoftua nga klubi se nuk do të merrte një bursë studimi të plotë dhe se do t'i duhej të kërkonte një ekip tjetër. Pavarësisht se u refuzua, Young qëndroi në klub me kohë të pjesshme dhe u mundua që të përmirsohej dhe t'i provonte klubit që mund të bëhej pjesë e ekipit të parë. Ai filloi të stërvitej me ekipin nën-18, pavarësisht se ishte 16 vjeç, dhe filloi të luante si titullar nga fundi i sezonit. Ai vazhdoi me ekipin nën-21 dhe në fund j'u ofrua kontrata e parë si profesionist nga klubi.[4][5]

Young bëri debutimin e tij si profesionist në shtator 2003 në moshën 18 vjeç nën drejtimin e trajnerit Ray Lewington, duke shënuar si zëvëndësues në një ndeshje ndaj Millwall.[6] Ai luajti edhe pesë ndeshje të tjera si zëvëndësues në atë sezon, duke shënuar tre gola, kurse ndeshja e tij e parë si titullar erdhi në Kupën e Ligës. Young u bë protagonist në skuadrës gjatë sezonit 2004–05, ku ai luajti 34 ndeshje në kampionat me Watfordin që siguroi me vështirsi mbijetesën në Championship. Pavarësisht se nuk shënoi, Young u nderua me çmimin e klubit "Lojtari më i mirë i ri".[7]

Young filloi të luante në pozicione të avancuara si sulmues ose anësor i djathtë në sezonin 2005–06 nën drejtimin e trajnerit Aidy Boothroyd. Ai luajti 41 ndeshje si titullar dhe shënoi 15 gola, përfshirë një gol në gjysëm-finalen e play-off kundër Crystal Palace. Në këtë fazë, Watfordi u shpall fitues duke mposhtur Leeds United 3–0 për të siguruar ngjitjen në Premier Ligë. Gjatë atij sezoni, Young shënoi disa gola spektakolar, përfshirë një gol nga rreth 30 metra distancë që përfundoi në trekëndësh kundër Coventry City si dhe një gol nga një gjuajtje me hark në ndeshjen ndaj Queens Park Rangers. Megjithatë, në atë sezon, Young u përjashtua me karton të kuq për herë të parë në karrierë në derbin lokal kundër Luton Town.[8]

Young e nisi sezonin 2006–07 në Premier Ligë në një formë të mirë, duke shënuar tre gola, përfshirë një në minutën e fundit në barazimin 3–3 kundër Fulham (ai kishte shënuar edhe golin e dytë të Watfordit) dhe një tjetër në fitoren ndaj Middlesbrough, e para e Watfordit për atë sezon. Ai gjithashtu shënoi me goditje dënimi në Kupën e Ligës kundër Hull City, duke i dhënë ekipit fitoren 2–1.[9] Në merkaton e dimit në janar 2007, Watfordi mori oferta 5 milion £ nga tre klube të pazbuluara për Young.[10] Watfordi i refuzoi të tre ofertat, edhe pse më pas erdhi një tjetër ofertë, këtë herë më e përmirsuar 7 milion £, sërisht nga një klub anonim.[11] Një ofertë edhe më e përmirsuar te rreth 10 milion £ erdhi nga West Ham United, duke bërë që Watford ta pranonte. Megjithatë, Young e refuzoi transferimin, duke vendosur që të priste oferta nga klubi që nuk rrezikonin rënjen nga kategoria.[12]

Young (djathtas) me Aston Villën në vitin 2008.

Më 23 janar 2007, Aston Villa siguroi transferimin e Young për 8 milion £, e cila shkonte deri në 9.65 milion £ në varësi të bonuseve.[13] Në atë kohë, ai u bë transferimi më i kushtueshëm i Aston Villës.[14] Tetë ditë më vonë, ai shënoi në debutimin e tij për klubin në St James' Park kundër Newcastle United, por Villa u mposht 3–1.[15] Young e nisi sezonin 2007–08 në formë të mirë, duke u shpallur lojtari më i mirë në disa ndeshje, e cila u pasua edhe nga ftesa e parë në ekipin kombëtar.[16] Më 20 prill 2008, Young shënoi një dopietë dhe asistoi dy të tjetër në fitoren 5–1 të Aston Villës kundër Birmingham CityVilla Park.[17] Në këtë sezon, ai arriti të asistoj 17 gola, duke u renditur në vendin e dytë mbrapa Cesc Fàbregas.[18] Performancat e tij bënë që ai të përfshihej në Ekipin e Sezonit të Premier Ligës, duke u bërë vetëm një nga dy lojtarët (sëbashku me David James të Portsmouth) që nuk ishte pjesë e "Katërshes së madhe" (Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Manchester United) dhe që ja doli të ishte pjesë e Ekipit të Sezonit.[19]

Young e nisi sezonin 2008–09 në formë pozitive, duke shënuar golin e parë në kompeticionet evropiane më 26 korrik 2008 në fitoren minimale 1–0 kundër Odense.[20] Aston Villa fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3–2, duke u kualifikuar për në raundet kualifikuese të Kupës UEFA. Më 10 tetor 2008, Young u shpall Lojtari i Muajit i Premier Ligës për muajin shtator.[21] Në nëntor 2008, ai firmosi një kontratë të re katër-vjeçare me klubin.[22] Më 7 dhjetor, gjatë fitores 3–2 kundër Evertonit në kampionat, Young ishte protagonist me dy gola të shënuar, përfshirë edhe atë të fitores në minutat shtesë, duke arritur në kuotën 5 gola.[23] Kjo performancë shtyu trajnerin Martin O'Neill ta përshkruante Young si lojtar i "klasit botëror" në intervistën pas ndeshjes.[24] Më 10 janar 2009, Young u shpall sërisht Lojtari i Muajit i Premier Ligës për muajin dhjetor, kurse trajneri O'Neill u shpall Trajneri i Muajit. Ai u bë lojtari i parë në histori që fiton tre çmime mujore të Premier Ligës brënda një viti.[25] Gjatë një ndeshje kampionati kundër Sunderland, Young mori kartonin e kuq të parë në Premier Ligë për një ndërhyrje të ashpër me të dyja këmbët kundër Dean Whitehead.[26] Më 26 prill, ai fitoi çmimin PFA Lojtari i Ri i Vitit.[27]

Young shënoi golin e parë të sezonit 2009–10 më 24 gusht me penallti, duke ndihmuar ekipin të fitonte 3–1 kundër Liverpool në Anfield.[28] Megjithatë, vetëm tre ditë më vonë, ai humbi një penallti në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Rapid Vienna në raundin play-off të UEFA Ligës së Evropës. Ai fitoi dy penallti në pjesën e parë të asaj ndeshje (të parën që e humbi, dhe të dytën që u shënua nga James Milner). Aston Villa u eliminua nga turnamenti me rregullin e golit jashtë fushe.[29]

Gjatë sezonit 2010–11, Young u bë zëvëndës-kapiteni i klubit dhe luajti në një rol të lirë mbrapa sulmuesit, që i lejonte atij të kalonte nga krahët në qëndër. Ai shënoi golin e parë në këtë sezon me një goditje dënimi në ndeshjen e Premier Ligës në shtëpi kundër Bolton Wanderers më 18 shtator 2010.[30] Ai e mbylli sezonin me 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke qënë lojtari që ka luajtur më shumë nga e gjithë skuadra. Ai gjithashtu shënoi nëntë gola dhe asistoi katërmbëdhjetë të tjerë.[31]

Me vetëm një vit të mbetura nga kontrata e tij aktuale me klubin, Young njoftoi se ai nuk do të merrte një vendim për të ardhmen e tij deri në përfundim të sezonit. Më 20 qershor 2011, trajneri i ri Alex McLeish pranoi se mundësitë që ekipi të humbiste Young ekzistonin, duke deklaruar: "Nuk është konfirmuar ende por ka të ngjarë ashtu."[32]

Manchester United

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 23 qershor 2011, Young përfundoi një kalim te Manchester United për një shifër të pazbuluar, e cila u raportua të ishte rreth 17 milion £.[33] Ai i kreu vizitat mjeksore një ditë më parë, kur Manchester United kishte mposhtur konkurencën e Liverpoolit për shërbimet e tij.[34] Ai firmosi një kontratë pesë-vjeaçre me klubin,[35] duke marrë fanellën me numrin 18, e cila për herë të fundit ishte pjesë e Paul Scholes.[36]

Young bëri debutimin e tij me klubin më 7 gusht në ndeshjen e FA Community Shield 2011 kundër ekipit rival Manchester City, duke luajtur si titullar në të gjithë takimin, me Manchester United që fitoi 3–2 dhe siguroi trofeun e parë të sezonit; ai asistoi golin e parë të ekipit të tij të shënuar nga Chris Smalling me një goditje të lirë.[37] Debutimi i tij në kampionat erdhi më 14 gusht në fitoren 2–1 në transfertë ndaj West Bromwich Albion, fillimisht duke asistuar golin e Wayne Rooney dhe më pas duke detyruar mbrojtësin kundërshtar të shkaktonte një autogol pas një inkursioni dhe krosi nga krahu i majtë.[38] Young shënoi dy golat e parë të tij për Manchester United në fitoren rekord 8–2 kundër ArsenalitOld Trafford.[39]

Më 27 shtator 2011, Young bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Kampioneve në barazimin 3–3 kundër Basel, duke shënuar me kokë në minutën e 90të.[40] Pas një dëmtimi në kyçin e këmbës të pësuar në dhjetor 2011, Young u rikthye në aksion gjatë barazimit 3–3 të United kundër ÇelsitStamford Bridge më 5 shkurt 2012.[41] Në Ligën e Kampioneve, Manchester United u eliminua që në fazën e grupeve, duke u zhvendosur në Ligën e Evropës, ku në ndeshjen e parë të raundit të 32-tave kundër Ajaxit, Young shënoi një nga golat e fitores 2–0.[42] Ai e mbylli sezonin e parë në Old Trafford me 33 ndeshje dhe 8 gola në të gjitha kompeticionet.[43]

Young në aksion me Manchester United në vitin 2015.

Në maj 2014, Louis van Gaal u vendos trajneri i ri i Manchester United.[44] Nën drejtimin e tij, ekipi filloi të luante me rreshtimin 3–5–2, që pa Young të zhvendosej në rolin e anësorit të tërhequr. Pas luajti në këtë pozicion gjatë fazës përgatitore, ai debutoi në këtë rol të ri më 16 gusht në disfatën 2–1 kundër Swansea City.[45] Më 1 janar 2015, Young dëmtoi kofshën gjatë barazimit 1–1 kundër Stoke City.[46][47] Ai u rikthye në aksion më 3 shkurt në fitoren komode 3–0 kundër Cambridge United në Kupën FA, duke zëvëndësuar argjentinasin Marcos Rojo në minutën e 82të.[48] Young regjistroi golin e parë të sezonit në fitoren 1–0 kundër Newcastle United më 4 mars,[49] kurse më 12 prill, ai u shpall lojtari më i mirë në fitoren 4–2 kundër Manchester Cityt, ku ai shënoi golin e barazimit të përkohshëm dhe asistoi dy gola të tjerë.[50] Young e mbylli sezonin 2014–15 me 29 ndeshje dhe 2 gola ndërmjet Premier Ligës dhe Kupës FA.[51] Ai e kaloi sezonin duke luajtur si anësor dhe si anësor i tërhequr; për këtë të fundit, trajneri ndjeu se ishte pozicioni më i mirë për anglezin.[52]

Më 7 gusht 2015, Young firmosi një kontratë të re tre-vjeçare me Manchester United, me një mundësi rinovimi edhe për një vit, duke e mbajtur veten të angazhuar në klub deri në vitin 2018.[53] Ndeshjet e tij në fillimin e sezonit ishin të kufiziuara, duke luajtur vetëm një ndeshje si titullar kundër Tottenham Hotspur më 8 gusht.[54] Më 12 shtator, Young kombinoi me debutuesin Anthony Martial i cili shënoi golin e tij të parë të sezonit në fitoren 3–1 kundër ekipit rival Liverpool.[55] Gjatë muajve të ardhshëm, ai filloi të aktivizohej si mbrojtës i djathtë për shkak të dëmtimit të Antonio Valencias.[56] Më 17 janar 2016, Young pësoi një dëmtim të rëndë në ije në ndeshjen ndaj Liverpoolit, duke qëndruar jashtë fushave për disa muaj.[57] Ai u rikthye në aksion më 10 prill në disfatën 3–0 kundër Tottenham Hotspur, duke luajtur në një pozicion të avancuar pasi zëvëndësoi Marcus Rashford në fillim të pjesës së dytë.[58] Vendimi për të aktivizuar Young në pozicionin e sulmuesit bëri që trajneri Van Gaal të përballej me kritika të shumta, megjithatë holandezi e mbrojti këtë vendim duke thënë se ai "të tendoste mbrojtjen kundërshtare".[59][60] Ai shënoi golin e tij të vetëm të sezonit më 17 maj në ndeshjen e fundit të Premier Ligës ku Manchester United fitoi 3–1 kundër Bournemouth.[61] Katër ditë më pas, ai fitoi Kupën FA ku në finale Manchester United fitoi 2–1 kundër Crystal Palace në kohën shtesë; ai u aktivizua fillimisht si zëvëndësues në minutën e 72të në vend të Rashford, duke marrë rolin e sulmuesit, por më pas u zhvendos si mbrojtës i majtë. Ky ishte trofeu i tij i tretë me klubin.[62]

Young (majtas) në aksion me Manchester United në vitin 2017.

Me ardhjen e José Mourinhos në krye të pankinës së Manchester United, hapsirat në formacion për Young u paksuan në pjesën e parë të sezonit. Ndeshja e tij e parë sezonale erdhi më 15 shtator në disfatën 1–0 kundër Feyenoord në Ligën e Evropës, duke zëvëndësuar spanjollin Juan Mata në minutën e 63të.[63] Nga tetori deri në janar, Young luajti vetëm katër ndeshje, të gjitha si titullar në pozicionin e mbrojtësit të krahut ose anësorit të tërhequr. Ai regjistroi asistin e parë të sezonit më 19 mars 2017 në fitoren 3–1 kundër Middlesbrough, ku krosimi i tij u shënua me kokë nga Fellaini.[64] Më 16 prill, Young ishte kapiten i ekipit për herë të parë, me Manchester United që fitoi 2–0 kundër Çelsit. Sezoni i tij u mbyll më 4 maj pas një dëmtimi kundër Celta Vigos në ndeshjen e parë të gjysëm-finales së Ligës së Evropës.[65]

Young zhvilloi ndeshjen e parë të sezonit 2017–18 më 12 shtator në fitoren 3–0 kundër Baselit në Ligën e Kampioneve, ku ai ishte kapiten dhe asistoi golin e Fellainit në minutën e 35të me një krosim.[66] Pesë ditë më pas, ai luajti si titullar në krahun e majtë të mbrojtes në fitoren komode 4–0 kundër Evertonit.[67] Më 28 nëntor, Young shënoi dopietën e tij të parë që nga marsi 2012 në fitoren 4–2 në Vicarage Road kundër ish klubit të tij Watford; ai shënoi dy golat e parë të ekipit të tij, përfshirë edhe një goditje dënimi nga 30 metra që përfundoi në trekëndëshin e majtë.[68]

Në shkurt 2019, Young firmosi një kontratë të re një-vjeçare me klubin.[69] Në gusht 2019, para fillimit të sezonit 2019–20, Young u vendos kapiteni i ri i Manchester United.[70]

Më 17 janar 2020, klubi italian Internazionale njoftoi se kishte firmosur një kontratë gjashtë-mujore me mundësi rinovimi për një sezon me Young.[71] Shuma e transferimit u raportua të ishte 1.5 milion €. Ai bëri debutimin e tij me ekipin më 26 janar në ndeshjen e Serie A kundër Cagliarit, duke asistuar golin e vetëm të ekipit të tij të shënuar nga Lautaro Martínez me një kros, me Interin që barazoi 1–1 në San Siro.[72]

Young shënoi golin e parë me Interin më 16 shkurt në humbjen 2–1 kundër LaziosStadio Olimpico.[73] Në sezonin e ardhshëm, Interi fitoi Scudetton për herë të 19të në histori; Young u bë anglezi i tretë, pas Jimmy Greaves (1962) dhe Gerry Hitchens (1963) që fiton kampionatin në Itali.[74]

Rikthimi te Aston Villa

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 17 qershor 2021, Young u rikthye te Aston Villa duke firmosur një kontratë një-vjeçare.[75] Ai i'u bashkua klubit zyrtarisht më 1 korrik pas skadimit të kontratës së tij me Interin.[76] Ai e nisi sezonin e ri 2021–22 më 14 gusht duke luajtur në humbjen 3–2 kundër ish ekipit të tij Watford.[77]

Më 10 qershor 2022, Young u la i lirë nga Villa pas përfundimit të kontratës.[78] Ai u bë lojtar i lirë më 1 korrik, megjithatë, klubi i ofroi një kontratë të re një-vjeçare tre ditë më pas, të cilën Young e pranoi.[79] Më 27 korrik, u njoftua se Young do të ishte kapiteni i klubit kurse John McGinn do të shërbente si kapiteni në fushë.[80]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2006–2009: Ekipi nën-21 dhe ekipi i parë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shkurt 2006, performancat pozitive të Young me Watford u shpërblyen me thirrjen e parë në ekipin kombëtar nën-21 nga trajneri Peter Taylor për ndeshjen miqësore kundër një ekipi italian të Serie B. Anglia fitoi 1–0, me Young i cili luajti si titullar në pjesën e parë. Thirrja e tij e rradhës erdhi për ndeshjen kundër Zvicrës në shtator të atij viti. Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e UEFA Kampionatin Evropian nën-21, përfundoi me fitoren e Anglisë 3–2 falë një goli në fund, duke bërë që Tre luanët të fitonin grupin e tyre dhe të kualifikoheshin në fazën play-off. Ai u thirr në finalet e turnamentit, duke zhvilluar tre ndeshje. Në gjysëm-finalen kundër vendit organizator Holanda, Young shënoi dy herë në gjuajtjet e penalltive me Anglinë që u mposht 13–12. Në periudhën 2006–2007, Young zhvilloi 10 paraqitje me ekipin nën-21 të Anglisë.[81]

Më 31 gusht 2007, Steve McClaren thirri Young në ekipin e parë të Anglisë për herë të parë, për ndeshjet kualifikueseUEFA Euro 2008 kundër Rusisë dhe Izraelit.[16] Ai luajti ndeshjen e tij të parë për Anglinë më 16 nëntor 2007 në ndeshjen miqësore kundër Kombëtarja austriake e futbollit; Young u aktivizua si zëvëndësues në pjesën e dytë dhe kontriboi në fitimin e ndeshjes me rezultatin 1–0.[82] Ai nuk ishte pjesë e listës praprake me 30 lojtarë të trajnerit Fabio Capello për Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut.[83]

2010–2012: Fushata e UEFA Euro 2012

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Young me Anglinë para një ndeshje në UEFA Euro 2012.

Më 12 tetor 2010, Young luajti si titullar për herë të parë me Anglinë në një ndeshje kualifikueseUEFA Euro 2012 kundër Malit të Zi.[84] Goli i tij i parë ndërkombëtar erdhi më 9 shkurt 2011 në miqësoren në transfertë kundër Danimarkës, duke ndihmuar Anglinë të fitonte 2–1.[85] Po në atë vit, Young do të shënonte edhe kundër Zvicrës (me një gjuajtje vollej në hyrje të zonës kundërshtare), Uellsit (golin e vetëm të ndeshjes)[86] si dhe kundër Malit të Zi, në një ndeshje ku ai asistoi edhe golin e Darren Bent. Në këtë ndeshje Anglia barazoi 2–2, një rezultat që i lejoi kualifikimin për në finalet e turnamentit.[87]

Më 26 maj 2012, Young shënoi në ndeshjen miqësore përgatitore për Euro 2012 kundër Norvegjisë, duke shënuar për të katërtën ndeshje rresht. Ai u bë lojtari i parë që nga Wayne Rooney që shënon në katër ndeshje rresht për Anglinë.[88] Në turnament, Young luajti në të katërt ndeshjet e kombëtares. Anglia u eliminua në çerek-finale nga Italia pas gjuajtjeve të penalltive; ai ishte një nga dy lojtarët e Anglisë që gabuan në penalltinë e tyre.[89]

2017–vazhdon: Rikthimi dhe Kupa e Botës 2018

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Young me Anglinë gjatë Kupës së Botës 2018.

Në nëntor 2017, pasi nuk kishte qënë pjesë e kombëtares për rreth 4 vite, Young u rikthye pasi mori një ftesë nga trajneri Gareth Southgate për ndeshjet miqësore kundër Gjermanisë dhe Brazilit.[90] Ai luajti në miqësoren e dytë ndaj Brazilit më 14 nëntor, e cila u mbyll në barazim pa gola, duke zëvëndësuar mbrojtësin Ryan Bertrand në minutën e 80të.[91]

Në maj 2018, Southgate e përfshirë Young në listën e tij me 23 lojtarë që do të luanin në Kupën e Botës 2018 në Rusi.[92] Ai ishte titullar në krahun e majtë të mbrojtjes në dy ndeshjet e para të grupit kundër Tunizisë dhe Panamasë.[93][94] Anglia i fitoi të dy ndeshjet e para, duke siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt. Kjo gjë bëri që Young të lihej pushim për ndeshjen e tretë të grupit kundër Bekgjikës.[95] Në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër fituesit të grupit H Kolumbisë, Young luajti si titullar dhe u zëvëndësua nga Danny Rose 12 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Ndeshja shkoi në gjuajtjet e penalltive ku Anglia fitoi 4–3.[96] Në çerek-finalen kundër Suedisë, Young luajti 90 minuta të plota dhe asistoi një nga dy golat e fitores 2–0.[97] Në gjysëm-finale Anglia u përball me Kroacinë, e cila fitoi 2–1 në kohën shtesë duke i eliminuar Tre Luanët nga kompeticioni;[98] në ndeshjen e vendit të tretë, Southgate nuk e aktivizoi Young. Anglia humbi finalen e vogël kundër Belgjikës, duke e mbyllur turnamentin në vendin e katërt, e cila ishte rezultati më i mirë i tyre që nga viti 1990.[99]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Young në karrierën e tij ka luajtur në disa pozicione: edhe pse kryesisht është një anësor, ai ka luajtur si sulmues nën drejtimin e trajnerit Boothroyd te Watford dhe një herë nën drejtimin e Van Gaal te Manchester United.[10][59][60] Te Aston Villa, ai luajti në një rol të lirë mbrapa sulmuesit.

Gjatë viteve të tij te United, Young u përshtat në rolin e mbrojtësit, duke u aktivizuar në të majtë. Martin Laurence i WhoScored tha në vitin 2018, "Luke Shaw nuk mund të marrë një goditje në Manchester United dhe kjo është në sajë të formës së Ashley Young, i cili është përshtatur me një rol tjetër të ri në mënyrë të shkëlqyer. Young tani po dëshmon se është një mbrojtës agresiv dhe inteligjent, ndërsa ende ofron kërcënim me dërgesat e tij në zonë. Në formën aktuale, 32-vjeçari nuk duhet të hyj në ekip, por të konsiderohet si zgjedhja e parë e Anglisë."[100] Përveç se në krahun e majtë, Young ka luajtur edhe në të djathtë të mbrojtjes.[66]

Young në karrierën e tij ka shkaktuar edhe polemika, duke u akuzuar nga mediat për simulime dhe është kritikuar nga trajnerë si Sir Alex Ferguson dhe David Moyes, të cilët kanë thënë se ai i ka përdorur simulimet për të marrë avantazhe të padrejta.[101][102]

Young ka lindur në Stevenage, Hertfordshire.[103] Ai ka vëlla më të madh[104] dhe dy vëllezër më të vegjël që janë futbollista: Lewis, i cili debutoi me Watford në vitin 2008,[105] dhe Kyle, i cili në prill 2009 u stërvit me Akademinë e Arsenal.[106] Young ndoqi gjimnazin John Henry Newman, ku ai luajti futboll me pilotin e ardhshëm të Formula Një, Lewis Hamilton.[104] Babai i tij i cili ka lindur në Xhamajkë është tifoz i Tottenhamit,[107] kurse vetëm Young, ashtu si vëllai i tij, ishte tifoz i Arsenalit. Heroi i tij dhe "modeli brënda dhe jashtë fushe" ishte Ian Wright.[104] Young u martua me Nicky Pike në qershor 2015. Ata fillimisht e kishin planifikuar martesën në vitin 2011 por u anullua dy ditë para se të kryhej.[108]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 26 janar 2020
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divizion Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Watford 2003–04[109] Divizioni i Parë 5 3 0 0 1 0 6 3
2004–05[110] Championship 34 0 0 0 4 0 38 0
2005–06[111] 39 13 0 0 1 1 3[a] 1 43 15
2006–07[112] Premier League 20 3 1 0 2 1 23 4
Gjithsej 98 19 1 0 8 2 3 1 110 22
Aston Villa 2006–07[112] Premier League 13 2 13 2
2007–08[113] 37 9 1 0 1 0 39 9
2008–09[114] 36 7 3 0 1 0 8[b] 2 48 9
2009–10[115] 37 5 6 2 5 2 2[c] 0 50 9
2010–11[116] 34 7 2 0 3 2 1[c] 0 40 9
Gjithsej 157 30 12 2 10 4 11 2 190 38
Manchester United 2011–12[117] Premier League 25 6 0 0 0 0 7[d] 2 1[e] 0 33 8
2012–13[118] 19 0 2 0 0 0 2[f] 0 23 0
2013–14[119] 20 2 0 0 2 1 8[f] 0 0 0 30 3
2014–15[120] 26 2 3 0 0 0 29 2
2015–16[121] 18 1 1 0 2 0 5[f] 0 26 1
2016–17[122] 12 0 3 0 1 0 7[c] 0 0 0 23 0
2017–18[123] 30 2 4 0 0 0 4[f] 0 0 0 38 2
2018–19[124] 30 2 3 0 1 0 7[f] 0 41 2
2019–20[125] 12 0 1 0 2 0 3[c] 1 18 1
Gjithsej 192 15 17 0 8 1 43 3 1 0 261 19
Internazionale 2019–20[125] Serie A 1 0 0 0 0 0 1 0
Gjithsej karriera 448 64 30 2 26 7 54 5 4 1 562 79
  1. ^ Ndeshje në play-off e Championship
  2. ^ Dy ndeshje dhe një gol në UEFA Kupën Intertoto, gjashtë ndeshje dhe një gol në Kupën UEFA
  3. ^ a b c d Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  4. ^ Tre ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Kampioneve, katër ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Evropës
  5. ^ Një ndeshje në FA Community Shield
  6. ^ a b c d e Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
Redaktuar më 11 korrik 2018[126]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Anglia 2007 1 0
2008 3 0
2009 3 0
2010 4 0
2011 7 4
2012 9 2
2013 3 1
2017 1 0
2018 8 0
Gjithsej 39 7

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 11 korrik 2018. Rezultatet e Anglisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Young.[127]
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 9 shkurt 2011 Stadiumi Parken, Kopenhagen, Danimark 12  Danimarka 2–1 2–1 Ndeshje miqësore
2 4 qershor 2011 Wembley Stadium, Londër, Angli 15   Zvicra 2–2 2–2 Kualifikueset e UEFA Euro 2012
3 6 shtator 2011 17  Uellsi 1–0 1–0
4 7 tetor 2011 Podgorica City Stadium, Podgorica, Mali i Zi 18  Mali i Zi 1–0 2–2
5 29 shkurt 2012 Wembley Stadium, Londër, Angli 19  Holanda 2–2 2–3 Ndeshje miqësore
6 26 maj 2012 Ullevaal Stadion, Oslo, Norvegji 20  Norvegjia 1–0 1–0
7 22 mars 2013 San Marino Stadium, Serravalle, San Marino 28  San Marino 4–0 8–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014

Watford

Aston Villa

Manchester United

  1. ^ Hugman, Barry J., red. (2010). The PFA Footballers' Who's Who 2010–11 (në anglisht). Edinburgh: Mainstream Publishing. fq. 449. ISBN 978-1-84596-601-0.
  2. ^ "2018 FIFA World Cup Russia: List of players: England" [FIFA Kupa e Botës Rusi 2018: Lista e lojtarëve: Anglia] (PDF) (në anglisht). FIFA. 15 korrik 2018. fq. 10. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 qershor 2018. Marrë më 23 prill 2019.
  3. ^ "Ashley Young" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 17 janar 2020.
  4. ^ Phil McNulty (26 mars 2011). "England ease pressure on Capello" [Anglia lehtëson presionin ndaj Capellos] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 mars 2011.
  5. ^ Mark Froggart (23 qershor 2015). "How early rejection inspired Ashley Young" (në anglisht). Manchester United F.C. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2017. Marrë më 30 nëntor 2017.
  6. ^ Charlie Henderson (23 janar 2007). "Young tipped for big Villa impact" [Young i duhuri për impakin e madh të Villës] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 20 gusht 2008.
  7. ^ "Ashley Young" (në anglisht). The Football Association. Marrë më 25 qershor 2011.
  8. ^ "Luton Town 1:2 Watford" (në anglisht). World Football. 2 janar 2006. Marrë më 24 janar 2020.
  9. ^ "Watford 2:1 Hull City" (në anglisht). World Football. 24 tetor 2006. Marrë më 24 janar 2020.
  10. ^ a b "United lead chase for Bale as Young attracts £5m bids" [United kryeson ndjekjen për Bale me Young që tërheq oferta 5 milion £]. The Independent (në anglisht). 4 janar 2007. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2017. Marrë më 28 prill 2017.
  11. ^ "Watford reject £7m bid for Young" [Watford refuzon ofertën 7 milion £ për Young] (në anglisht). BBC Sport. 12 janar 2007. Marrë më 12 janar 2007.
  12. ^ "Young rejects Hammers move" [Young refuzon kalimin te Hammers] (në anglisht). Eurosport. 15 janar 2007. Marrë më 15 janar 2007.
  13. ^ "Young completes £9.65m Villa move" [Young përfundon kalimin 9.65 milion £ te Villa] (në anglisht). BBC Sport. 23 janar 2007. Marrë më 28 prill 2017.
  14. ^ "Aston Villa: Martin O'Neill's signings – where are they now?" [Aston VIlla: Blerjet e Martin O'Neill – ku janë ata tani?]. Birmingham Mail (në anglisht). 14 mars 2017. Marrë më 28 prill 2017.
  15. ^ Phil McNulty (31 janar 2007). "Newcastle 3–1 Aston Villa" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 7 shkurt 2007.
  16. ^ a b "Young guns for an England place" [Young synon për një vend te Anglia] (në anglisht). UEFA. 31 gusht 2007. Marrë më 29 prill 2017.
  17. ^ Phil Harlow (20 prill 2008). "Aston Villa 5-1 Birmingham" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 24 janar 2020.
  18. ^ "Statistics" [Statistikat] (në anglisht). Premier League. Marrë më 19 gusht 2008.
  19. ^ "Ronaldo named player of the year" [Ronaldo emërohet lojtari i vitit] (në anglisht). BBC Sport. 27 prill 2008. Marrë më 15 dhjetor 2017.
  20. ^ "Aston Villa 1-0 Odense (agg 3-2)" (në anglisht). BBC Sport. 26 korrik 2008. Marrë më 24 janar 2020.
  21. ^ "Young earns monthly player award" [Young merr çmimin mujor të lojtarit] (në anglisht). BBC Sport. 10 tetor 2008. Marrë më 3 tetor 2009.
  22. ^ "Young signs four-year Villa deal" [Young firmos marrëveshje katër-vjeçare me Villën] (në anglisht). BBC Sport. 4 nëntor 2008. Marrë më 4 nëntor 2008.
  23. ^ Ian Hughes (7 dhjetor 2008). "Everton 2-3 Aston Villa" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 24 janar 2020.
  24. ^ John Edwards (8 dhjetor 2008). "O'Neill brands Young 'world class' after sensational winner" [O'Neill etiketon Young 'klas botëror' pas golit të bujshëm të fitores] (në anglisht). Daily Mail. Marrë më 24 janar 2020.
  25. ^ "Young handed third monthly award" [Young merr çmimin e tretë mujor] (në anglisht). BBC Sport. 16 janar 2009. Marrë më 3 tetor 2009.
  26. ^ Rob Stewart (17 janar 2009). "Ashley Young sent off as Aston Villa run continues" [Ashley Young përjashtohet, ecuria e Aston Villës vazhdon] (në anglisht). Londër: The Daily Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2009. Marrë më 18 janar 2009.
  27. ^ "Giggs earns prestigious PFA award" [Giggs fiton çmimin prestigjoz të PFA] (në anglisht). BBC Sport. 26 prill 2009. Marrë më 28 prill 2017.
  28. ^ Phil McNulty (24 gusht 2009). "Liverpool 1-3 Aston Villa" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 25 janar 2020.
  29. ^ Paul Fletcher (27 gusht 2009). "Aston Villa 2-1 Rapid Vienna (agg 2-2)" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 25 janar 2020.
  30. ^ Stuart James (18 shtator 2010). "Kevin Davies rescues a deserved point for Bolton at Aston Villa" [Kevin Davies shpëton një pikë të merituar për Boltonin në Aston Villa] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 25 janar 2020.
  31. ^ "Games played by Ashley Young in 2009/2010" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2009/2010] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 25 janar 2020.
  32. ^ "Exclusive – McLeish: 'Villa don't want to lose Downing'" [Eksluzive – McLeish: 'Villa nuk do të humbasi Downing'] (në anglisht). Talksport. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2011. Marrë më 22 qershor 2011.
  33. ^ "Ashley Young joins Man Utd from Aston Villa" [Ashley Young i bashkohet Man Utd nga Aston Villa] (në anglisht). BBC Sport. 23 qershor 2011. Marrë më 18 janar 2020.
  34. ^ Mark Ogden (30 maj 2011). "United close in on Young" [United i afrohet Young] (në anglisht). Londër: The Daily Telegraph. Marrë më 25 janar 2020.
  35. ^ Nick Coppack (23 qershor 2011). "Reds sign Ashley Young" [Të kuqtë firmosin me Ashley Young] (në anglisht). Manchester United F.C. Marrë më 23 qershor 2011.
  36. ^ "Paul Scholes comes out of retirement at Manchester United" [Paul Scholes rikthehet nga pensionimi te Manchester United] (në anglisht). BBC Sport. 8 janar 2012. Marrë më 28 prill 2017.
  37. ^ Chris Bevan (7 gusht 2011). "Manchester City 2–3 Manchester United" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2013.
  38. ^ "West Brom 1 United 2" (në anglisht). Manchester United F.C. 14 gusht 2011. Marrë më 29 prill 2017.
  39. ^ "United show no mercy" [United nuk tregon mëshirë] (në anglisht). Sky Sports. 28 gusht 2011. Marrë më 25 janar 2020.
  40. ^ Phil McNulty (27 shtator 2011). "Manchester United 3–3 Basel" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 25 janar 2020.
  41. ^ "Comeback kings steal point" [Mbretërit e përmbysjes vjedhin një pikë] (në anglisht). Sky Sports. 5 shkurt 2012. Marrë më 25 janar 2020.
  42. ^ Razwan Mirza (16 shkurt 2012). "Dutch delight for classy United" [Kënaqësi holandeze për United me klas] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 25 janar 2020.
  43. ^ "Games played by Ashley Young in 2011/2012" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2011/2012] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 25 janar 2020.
  44. ^ "Manchester United: Louis van Gaal confirmed as new manager" [Manchester United: Louis van Gaal konfirmohet trajneri i ri] (në anglisht). BBC Sport. 19 maj 2014. Marrë më 19 maj 2014.
  45. ^ Chris Bevan (16 gusht 2014). "Manchester United 1-2 Swansea City" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 25 janar 2020.
  46. ^ "Ashley Young suffers hamstring injury" [Ashley Young pëson dëmtim në kofshë] (në anglisht). Manchester United F.C. 1 janar 2015. Marrë më 19 shtator 2017.
  47. ^ "Stoke City 1–1 Manchester United" (në anglisht). BBC Sport. 1 janar 2015. Marrë më 19 shtator 2017.
  48. ^ "Manchester United 3–0 Cambridge United" (në anglisht). BBC Sport. 3 shkurt 2015. Marrë më 19 shtator 2017.
  49. ^ "Newcastle United 0–1 Manchester United" (në anglisht). BBC Sport. 4 mars 2015. Marrë më 5 mars 2015.
  50. ^ "Manchester United 4–2 Manchester City" (në anglisht). BBC Sport. 12 prill 2015. Marrë më 13 prill 2015.
  51. ^ "Games played by Ashley Young in 2014/2015" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2014/2015] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 25 janar 2020.
  52. ^ "Louis van Gaal impressed by Ashley Young" [Louis van Gaal i impresionuar nga Ashley Young] (në anglisht). Manchester United F.C. 5 mars 2015. Marrë më 19 shtator 2017.
  53. ^ "Ashley Young signs new deal with United" [Ashley Young firmos një marrëveshje të re United] (në anglisht). Manchester United F.C. 7 gusht 2015. Marrë më 7 gusht 2015.
  54. ^ "Manchester United 1–0 Tottenham Hotspur" (në anglisht). BBC Sport. 8 gusht 2015. Marrë më 19 shtator 2017.
  55. ^ "Manchester United 3–1 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. 12 shtator 2015. Marrë më 19 shtator 2017.
  56. ^ "Manchester United 2–0 West Brom" (në anglisht). BBC Sport. 7 nëntor 2015. Marrë më 19 shtator 2017.
  57. ^ "Van Gaal confirms Young needs surgery" [Van Gaal konfirmon se Young ka nevoj për operacion] (në anglisht). Manchester United F.C. 22 janar 2016. Marrë më 19 shtator 2017.
  58. ^ "Tottenham 3–0 Manchester United" (në anglisht). BBC Sport. 10 prill 2016. Marrë më 19 shtator 2017.
  59. ^ a b "Louis van Gaal tactics leave Manchester United fans furious as Ashley Young plays up front" [Taktikat e Louis van Gaal acarojnë tifozët me Ashley Young i cili luan në sulm] (në anglisht). Londër: The Independent. 10 prill 2016. Marrë më 19 shtator 2017.
  60. ^ a b "Van Gaal explains Ashley Young's striker role in Manchester United defeat at Tottenham" [Van Gaal shpjegon rolin e sulmuesit të Ashley Young në disfatën e Manchester United kundër Tottenham] (në anglisht). Manchester Evening News. 10 prill 2016. Marrë më 19 shtator 2017.
  61. ^ "Manchester United 3–1 Bournemouth" (në anglisht). BBC Sport. 17 maj 2016. Marrë më 19 shtator 2017.
  62. ^ Phil McNulty (21 maj 2016). "Crystal Palace 1–2 Manchester United" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 15 dhjetor 2017.
  63. ^ "Feyenoord 1–0 Manchester United" (në anglisht). BBC Sport. 15 shtator 2016. Marrë më 19 shtator 2017.
  64. ^ Louise Gwilliam (19 mars 2017). "Middlesbrough 1–3 Manchester United" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 30 nëntor 2017.
  65. ^ Stephan Schemilt (4 maj 2017). "Celta Vigo 0–1 Manchester United" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 30 nëntor 2017.
  66. ^ a b Sam Wallace (12 shtator 2017). "Manchester United 3 Basel 0: Marcus Rashford scores on Champions League debut as hosts coast despite Paul Pogba injury" [Manchester United 3 Basel 0: Marcus Rashford shënon në debutimin e Ligës së Kampioneve, vendasit fitojnë pavarësisht dëmtimit të Paul Pogbas] (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 27 janar 2020.
  67. ^ Lewis Jones (18 shtator 2017). "Manchester United 4-0 Everton: Wayne Rooney frustrated as United march on" [Manchester United 4-0 Everton: Wayne Rooney i acaruar, United marshon] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 27 janar 2020.
  68. ^ Gerard Brand (29 nëntor 2017). "Watford 2-4 Man Utd: Ashley Young scores two superb goals in away win" [Watford 2-4 Man Utd: Ashley Young shënon dy super gola në fitoren në transfertë] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 27 janar 2020.
  69. ^ "Ashley Young: Manchester United defender signs contract extension" [Ashley Young: Mbrojtësi i Manchester United firmos rinovimin e kontratës] (në anglisht). BBC Sport. 11 shkurt 2019. Marrë më 27 janar 2020.
  70. ^ Sam Carney (3 gusht 2019). "Ole says Young will be new club captain" [Ole thotë se Young do të jetë kapiteni i ri i klubit] (në anglisht). Manchester United F.C. Marrë më 9 gusht 2019.
  71. ^ "ZYRTARE/ Interi prezanton afrimin e parë në merkaton e janarit". Panorama Sport. 17 janar 2020. Marrë më 27 janar 2020.
  72. ^ "VIDEO/ Interi dështon sërish, perla e Naingolanit i heq fitoren ekipit të Kontes". Panorama Sport. 26 janar 2020. Marrë më 27 janar 2020.
  73. ^ Joel Soria (16 shkurt 2020). "WATCH: Ashley Young opens his Inter Milan account with volley". NBC Sports (në anglisht). Marrë më 16 shkurt 2020.
  74. ^ "Young meglio di Beckham e Gascoigne: gli inglesi che non ce l'hanno fatta" (në italisht). Sky Sport. 2 maj 2021. Marrë më 2 maj 2021.
  75. ^ "Ashley Young: Aston Villa re-sign winger from Inter Milan on one-year deal" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 17 qershor 2021.
  76. ^ "Ashley Young agrees personal terms with Aston Villa as free transfer from Inter Milan nears completion". Sky Sports (në anglisht). Marrë më 17 qershor 2021.
  77. ^ Ellie Thomason (14 gusht 2021). "Watford beat Villa on Premier League return" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 15 gusht 2021.
  78. ^ "Premier League clubs publish 2021/22 retained lists". premierleague.com (në anglisht). Premier League. Marrë më 10 qershor 2022.
  79. ^ "Ashley Young pens new contract" (në anglisht). Aston Villa F.C. 4 korrik 2022. Marrë më 4 korrik 2022.
  80. ^ "John McGinn named Aston Villa Captain" (në anglisht). Aston Villa F.C. 27 korrik 2022. Marrë më 27 korrik 2022.
  81. ^ "England's matches: The under 21's: 2000–10" [Ndeshjet e Anglisë: Nën-21: 2000–10]. England Football Online (në anglisht). Chris Goodwin, Glen Isherwood & Peter Young. 29 shtator 2017. Marrë më 7 shtator 2018.
  82. ^ "Austria 0–1 England" [Austria 0–1 Anglia] (në anglisht). BBC Sport. 16 nëntor 2007. Marrë më 28 prill 2017.
  83. ^ "England's provisional World Cup squad includes Carragher and King" [Carragher dhe King të përfshirë në ekipin paraprak të Anglisë] (në anglisht). Londër: The Guardian. 11 maj 2010. Marrë më 11 maj 2010.
  84. ^ "Young impresses as England year with qualifying draw" [Young lë mbresa, Anglia e mbyll vitin me barazim në kualifikuese] (në anglisht). Aston Vila F.C. 13 tetor 2010. Marrë më 27 janar 2020.
  85. ^ "Denmark 1–2 England" [Danimarka 1–2 Anglia] (në anglisht). BBC Sport. 9 shkurt 2011. Marrë më 26 prill 2016.
  86. ^ Phil McNulty (6 shtator 2011). "England close on Euro 2012 place with win over Wales" [Anglia i afrohet vendit të Euro 2012 me një fitore ndaj Uellsit] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 prill 2016.
  87. ^ Phil McNulty (7 tetor 2011). "Euro 2012: Montenegro 2–2 England" [Euro 2012: Mali i Zi 2–2 Anglia] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 prill 2016.
  88. ^ Phil McNulty (26 maj 2012). "Norway 0–1 England" [Norvegjia 0–1 Anglia] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 prill 2016.
  89. ^ Graham Dunbar (24 qershor 2012). "Euro 2012: Italy eliminates England in shootout" [Euro 2012: Italia eliminon Anglinë në gjuajtjet e penalltive] (në anglisht). The Star. Marrë më 28 janar 2020.
  90. ^ "Welcome back Young" [Mirë se u riktheve Young] (në anglisht). Twitter. 2 nëntor 2017. Marrë më 2 nëntor 2017.
  91. ^ Phil McNulty (14 nëntor 2017). "England 0–0 Brazil" [Anglia 0–0 Brazili] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 30 nëntor 2017.
  92. ^ "Formacioni dhe 23 lojtarët e Anglisë për Botërorin "Rusia 2018"". Insporti.com. 11 mars 2018. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2020. Marrë më 28 janar 2020.
  93. ^ Rigers Avdo (18 qershor 2018). "Kane i kundërpërgjigjet Lukaku-t, Anglia vuan por mposht Tunizinë". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2020. Marrë më 28 janar 2020.
  94. ^ "Anglia 'shkërmoq' Panamanë, Kane parakalon Ronaldon për golashënues (Video)". BalkanWeb.com. 24 qershor 2018. Marrë më 28 janar 2020.
  95. ^ "VIDEO: Belgjika "thyen" Anglinë me golin e Januzajt, Tunizia mposht Panamanë". Gazeta Tema. 28 qershor 2018. Marrë më 28 janar 2020.
  96. ^ "Thyhet mallkimi për Anglinë, mposht me penallti Kolumbinë dhe shkon në çerekfinale (Video)". BalkanWeb.com. 3 korrik 2018. Marrë më 28 janar 2020.
  97. ^ "VIDEO/ Nuk ka më surpriza, Anglia "vret" me kokë Suedinë dhe kalon në gjysmëfinale". Gazeta Panorama. 7 korrik 2018. Marrë më 28 janar 2020.
  98. ^ "Kroacia shkruan historinë, eliminon Anglinë dhe kualifikohet në finale". Telegrafi.com. 11 korrik 2018. Marrë më 28 janar 2020.
  99. ^ "VIDEO/ Belgjika "leksion" Anglisë, "djajtë" e mbyllin Botërorin në podium". Gazeta Panorama. 14 korrik 2018. Marrë më 28 janar 2020.
  100. ^ Martin Laurence (14 mars 2018). "The outsiders who deserve England call-ups – and the regulars who don't" [Të jashtmit që meritojnë thirrjen te Anglia – dhe të zakonshmit që nuk e meritojnë] (në anglisht). Londër: The Guardian. Marrë më 22 mars 2018.
  101. ^ "Sir Alex Ferguson 'has word' with Ashley Young over diving accusations" [Sir Alex Ferguson 'ka fjalë' me Ashley Young rreth akuzave të simulimit] (në anglisht). Londër: The Guardian. Press Association. 20 prill 2012. Marrë më 16 shtator 2016.
  102. ^ "Ashley Young: David Moyes in diving warning to Man Utd winger" [Ashley Young: David Moyes paralajmëron anësorin e Man Utd për simulimin] (në anglisht). BBC Sport. 14 shtator 2013. Marrë më 28 prill 2017.
  103. ^ "Ashley Young". 11v11.com (në anglisht). AFS Enterprises. Marrë më 10 qershor 2018.
  104. ^ a b c Brian Viner (6 tetor 2008). "Ashley Young: Meet Stevenage's second greatest sporting prodigy" [Ashley Young: Takoni talentin e dytë sportiv të Stevenage] (në anglisht). Londër: The Independent. Marrë më 15 shtator 2009.
  105. ^ "Watford team profiles: Lewis Young" [Profilet e ekipit të Watford: Lewis Young] (në anglisht). Watford F.C. Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2008. Marrë më 20 gusht 2008.
  106. ^ "Young Gunner Kyle to be better than brother Ashley?" [Young Gunner Kyle do të bëhet më i mirë se vëllai Ashley?] (në anglisht). FourFourTwo. 8 prill 2009. Marrë më 8 prill 2009.
  107. ^ Daniel Taylor (16 tetor 2009). "Ashley Young: 'I knew I had to fight to prove them wrong'" [Ashley Young: 'E dija që duhet të luftoja për t'ja provuar atyre gabim'] (në anglisht). Londër: The Guardian. Marrë më 11 dhjetor 2013.
  108. ^ Pete Bainbridge (23 qershor 2015). "Manchester United star Ashley Young marries childhood sweetheart Nicky Pike" [Ylli i Manchester United martohet me Nicky Pike] (në anglisht). Manchester Evening News. Marrë më 22 prill 2019.
  109. ^ "Games played by Ashley Young in 2003/2004" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2003/2004] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 26 prill 2016.
  110. ^ "Games played by Ashley Young in 2004/2005" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2004/2005] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 26 prill 2016.
  111. ^ "Games played by Ashley Young in 2005/2006" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2005/2006] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 26 prill 2016.
  112. ^ a b "Games played by Ashley Young in 2006/2007" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2006/2007] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 26 prill 2016.
  113. ^ "Games played by Ashley Young in 2007/2008" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2007/2008] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 26 prill 2016.
  114. ^ "Games played by Ashley Young in 2008/2009" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2008/2009] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 26 prill 2016.
  115. ^ "Games played by Ashley Young in 2009/2010" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2009/2010] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 26 prill 2016.
  116. ^ "Games played by Ashley Young in 2010/2011" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2010/2011] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 26 prill 2016.
  117. ^ "Games played by Ashley Young in 2011/2012" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2011/2012] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 26 prill 2016.
  118. ^ "Games played by Ashley Young in 2012/2013" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2012/2013] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 26 prill 2016.
  119. ^ "Games played by Ashley Young in 2013/2014" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2013/2014] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 26 prill 2016.
  120. ^ "Games played by Ashley Young in 2014/2015" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2014/2015] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 26 prill 2016.
  121. ^ "Games played by Ashley Young in 2015/2016" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2015/2016] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 26 prill 2016.
  122. ^ "Games played by Ashley Young in 2016/2017" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2016/2017] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 26 prill 2016.
  123. ^ "Games played by Ashley Young in 2017/2018" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2017/2018] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 26 prill 2016.
  124. ^ "Games played by Ashley Young in 2018/2019" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2018/2019] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 26 prill 2016.
  125. ^ a b "Games played by Ashley Young in 2019/2020" [Ndeshje të luajtura nga Ashley Young në 2019/2020] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 26 prill 2016.
  126. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Ashley Young" (në anglisht). National Football Team. Marrë më 29 janar 2020.
  127. ^ "Ashley Young" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 29 janar 2020.
  128. ^ "Leeds 0–3 Watford" (në anglisht). BBC Sport. 21 maj 2006. Marrë më 23 prill 2019.
  129. ^ Phil McNulty (28 shkurt 2010). "Aston Villa 1–2 Man Utd" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 23 prill 2019.
  130. ^ "Ashley Young: Overview" [Ashley Young: Përmbledhje] (në anglisht). Premier League. Marrë më 5 dhjetor 2017.
  131. ^ Phil McNulty (24 maj 2017). "Ajax 0–2 Manchester United" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 23 prill 2019.
  132. ^ "Ashley Young: Man Utd winger warns young players about 'sharks'" [Ashley Young: Anësori i Man Utd paralajmëron lojtarët e rinjë rresht 'peshkaqenëve'] (në anglisht). BBC Sport. 22 dhjetor 2017. Marrë më 23 prill 2019.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]