Jump to content

Muzeu Arkeologjik Kombëtar

Coordinates: 41°19′06″N 19°49′19″E / 41.31833°N 19.82194°E / 41.31833; 19.82194
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Museumi i Arkeologjisë)

Muzeu Arkeologjik Kombëtar në Tiranë e ka zanafillën në vitin 1948 me emërtimin Muzeu Etnografik-Arkeologjik. Me zgjerimin e kërkimeve dhe studimeve në vitin 1976 u kthye plotësisht në muze arkeologjik.

Aktualisht, është qendra ku pasqyrohet pjesa më e madhe e pasurisë arkeologjike në vend. Muzeu numëron rreth 18 mijë objekte të cilat i takojnë periudhave të ndryshme historike, ndërkohë që në tri pavijonet e tij janë ekspozuar mbi 2000 objekte ku përfshihen skulptura dhe deri tek objekte të imta, të cilat i takojnë epokës së gurit deri në pushtimin turk.

Një pjesë e objekteve nuk ekspozohen për shkak të mungesës së ambienteve ndërsa pjesa tjetër ka vlera të vogla ekspozimi.

41°19′06″N 19°49′19″E / 41.31833°N 19.82194°E / 41.31833; 19.82194