Aeroporti i Prishtinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës
Aeroporti Adem Jashari

Pamje nga aeroporti i Prishtinës
Aeroporti i Prishtinës is located in Earth
Aeroporti i Prishtinës
Aeroporti i Prishtinës (Earth)
Vendndodhja e aeroportit të Prishtinës
Summary
OperatorPrishtina International Airport J.S.C.
Coordinates42°34' 22" V
21° 02' 09" J
1789  ft / 545 m
mbi niv. detit

17/35 2496 m |}

Skeda:Prishtinainternfghgatiort.jpg
Pamje e aeroportit nga ajri

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" (IATAPRN, ICAO: BKPR) është një aeroport ndërkombëtar i vendosur 15 kilometra në jugperëndim të Prishtinës, kryeqytetin e Kosovës.

Aeroporti frekuentohet nga më shumë se 1.7 milionë pasagjerë në vit dhe është porti i vetëm i hyrjes për udhëtarët ajrorë në Kosovë. Është emëruar në nder të Adem Jasharit, themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftoi për çlirimin e Kosovës nga Republika Federale e Jugosllavisë gjatë viteve 1990.

Pista është ndërtuar më 1965 ndërsa më 1985 aeroporti është pajisur sipas standardeve të ICAO-së. Deri në qershor 1999, aeroporti ka pasur vetëm trafik të brendshëm. Që nga ajo kohë, Aeroporti i Prishtinës ka arritur të krijoj lidhje të rregullta për shkëmbim të udhëtarëve dhe mallrave. Terminali i ri i Aeroportit të Prishtinës në Sllatinë, është ndërtuar në vitin 2015 .

Struktura e udhëtarëve përbëhet nga diaspora e Kosovës, punëtorët e organizatave të huaja dhe ushtarëve të NATO-s, dhe pushuesve të qendrave turistike të Mesdheut gjatë muajve të verës. Si rezultat, disa prej linjave janë vetëm sezonale.

Linjat ajrore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga Prishtina fluturohet me linja ajrore për në këto qytete: Dyzeldorf, Shtutgart, Bremen, Dortmund, Frankfurt mbi Majn, Berlin, Basel, Zyrih, Vjenë, Londër, Gjenevë, Hamburg, Hanover, Berlin, Kopenhagë, Memmingen, Karlsruhe, Milano, Veronë, Göteborg, Mynster/Osnabrück, Stamboll, Helsinki, Oslo, Malmö, Stokholm, Antali, Bodrum

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]