Filip Shiroka: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 2: Rreshti 2:
{{Letër portreti|boja="#F0C030"|Filip Shiroka }}
{{Letër portreti|boja="#F0C030"|Filip Shiroka }}
{{Leter figura|Filip Shiroka.jpg}}
{{Leter figura|Filip Shiroka.jpg}}
{{Leter emri| Filip }}
{{Leter emri| Xhok }}
{{Leter mbiemri| Shiroka }}
{{Leter mbiemri| Xhila }}
{{Leter ditëlindje|1859}}
{{Leter ditëlindje|1991}}
{{Leter vendlindje|Shkodër}}
{{Leter vendlindje|Misllodezhd}}
{{Leter ditëvdekje|1935}}
{{Leter ditëvdekje|akoma gjall}}
{{Leter vendvdekje|Bejrut}}
{{Leter vendvdekje|akoma gjall}}
{{Leter kombësia|Shqiptare}}
{{Leter kombësia|kazinant}}
{{Leter shtetësie|Osmane (Turke), Shqiptare}}
{{Leter shtetësie|),shqiptar}}
{{Leter profesioni| shkrimtar }}
{{Leter profesioni| druvar }}
<!-- {{Leter shënim|*}} -->
<!-- {{Leter shënim|*}} -->
<!-- {{Leter mirnjohje| }}-->
<!-- {{Leter mirnjohje| }}-->

Versioni i datës 11 prill 2017 11:06

Filip Shiroka
Fotoporteti
Emri Xhok
Mbiemri Xhila
Lindur më 1991
Lindur në Misllodezhd
Vdiq më akoma gjall
Vdiq në akoma gjall
Kombësia kazinant
Shtetësia ),shqiptar
Profesioni druvar

Filip Shiroka lindi më 1859Shkodër, Shqipëri dhe vdiq më 1935Bejrut, Liban - shkrimtar, rilindas, shqiptar.

Jetëshkrimi

Filipi përfundoi shkollen françeskane të Shkodrës. Më vonë punoi si libralidhës. Njëri nga mësuesit e tij ishte poeti arbëresh Leonardo De Martino (1830-1923), ndikimi i të cilit ndjehet në vargjet e Shirokës. Poema e parë e botuar ishte All’Albania all’armi, all’armi ! (Në Shqipëri, në armë, në armë !), një poezi me theks luftarak kombëtar kushtuar mbrojtjes së Ulqinit kur fuqitë e mëdha, pasi dështuan t'i jepnin Malit te Zi, Hotin e Grudën, vendosën t'ia kompensojnë me Ulqinin e Tivarin, pa vlera të veçanta letrare, e cila u shkrua në Italisht dhe u publikua në Obsservatore CattolicoMilanos1878; ashtu si miku i tij nga i njejti qytet Pashko Vasa, ai do te shkonte per per te ndjekur studimet e larta ne Itali. Si shumë intelektualë shqiptarë të shekullit të 19-të, Filip Shiroka e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij jashtë Shqipërisë.

1880, pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ai u vendos në Egjipt dhe Liban ku punoi si inxhinier në konstruksionin e hekurudhave. Aty kaloi pjesën më të madhe të jetës, u lidh me lëvizjen e emigrantëve shqiptarë dhe filloi të shkruante vjersha. Disa vjet punoi në Bejrut të Libanit, me përkrahjen e Pashko Vasës. Me Çajupin e lidhte një miqësi e ngushtë. Vjershat e tij, të shkruara në vitet 1896-1903 u botuan në gazetat shqiptare të kohës, kryesisht në 'Albania' të drejtuar nga Faik Konica. Ato u përmblodhën më vonë nga historiani i njohur Dom Ndoc Nikaj dhe u botuan në vëllimin me titullin Zani i zemrës, Tiranë 1933. Shiroka, i cili po ashtu përdori pseudonimet Gegë Postriba dhe Ulqinaku, është autor i së paku 60 poemave, tri tregimeve të shkurta, artikujve dhe disa përkthimeve, veçanërisht të veprave për liturgjinë katolike. Pseudonimi i tij letrar do te ishte Geg Postriba, preferuar kjo përkundër përzgjedhjes që kishte bërë Luigj Gurakuqi, i cili në poezitë e tij nënshkruante Leke Gruda.

Tema në veprën e poetit Filip Shiroka ishte ajo e atdhedashurisë, krenarisë kombëtare për të kaluarën dhe shpirtin liridashës të shqiptarëve. Në poezitë "Burri", "Gjergj Kastrioti", "Shypnia", Shiroka bëri thirrje hapur për çlirimin e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Në poezitë e tij më të mira, që i kushtohen mallit për atdhe, Shiroka mediton mbi fatin e tij dhe atë të atdheut. Melankolia dhe humori i hollë i përshtaten tepër Shirokës, që me vjershat e këtij lloji sjell një notë vetjake në poezinë tonë te Rilindjes. Poezitë më të njohura janë Shko dallëndyshe dhe Dallëndyshe eja. Vdiq në BejrutLibanit1935 me mall e dashuri per atdheun, me deshiren qe te varroset ne Varrezat e Rrmajit ku kishte varrin e babes e nenes se dashtun.

Filip Shiroka ishte poet me ndjenja te holla, nje krijues lirik i lindur e krejt i natyrshem, nje mjështër i gjuhes, i shprehjeve te embla dhe te pastra si kristali, e per kete ai ze nje vend te nderuar ne historine e Letersise Shqipe. Eshtrat e Filip Shirokes, u sollen nga Libani ne Atdhe dhe u rivarrosen ne qytetin e Shkodres rreth nje cerek shekulli pas vdekjes se poetit ne nje ceremoni ku moren pjese mijra e mijra qytetare shkodrane admirues te poetit zeembel te "Dallendyshes"[1].

Krijimtaria letrare

  • 1878 All’Albania all’armi, all’armi!
  • 1933 Zani i zemrës. Autor Filip Shiroka.; Përmbedhur nga Ndoc Nikaj, 1933, Tiranë.
  • 19?? Shko dallëndyshe! Poezi.
  • 19?? Dallëndyshe eja! Poezi.

Burimet

  1. ^ Filip Shiroka